Kangjelji XXI
Neser dihet shen Meria :
frunkullera me u dhez,
udhet jan pjote me fjalj.
Men , ullinj e vreshtat ona,
verdhullore henies,
mos maj ju te genjeni
vashat e ketij katundi.
Se ti mbrema e hjesheme,
kush me tij te rie ce gjum
nani gjintes t`i qellonj?
Mua thelleza mbi shtrat
kurm me sheh te pa llogaz,
si nje thron shihjet;
si te pantehjinj se e menat
dita ime madhja?
Shkrehet e me bie kumbora
me gare me te garaksur.
Ka dejti motera ime
gapen e me ruani mon,
kurmi vet i qeshunith.
Shpit ona pastronien.
Para shpivet, thirm e valles.
Kunatat ce mbremanet
patin fjalj nde vateret
e me voll qelluani gjum,
rrin afer nde valljet,
te zena per dorje.
Vajza kriekeshtenj,
e ljerier prindevet,
mua me vjen e tin zot
ce e beri paftes,
ce uljen sit e ruan te jeta
gjith njerezit vellezer.
Neserith, nde ket her,
uljiet te shtrati im,
me jep ceren per te puthur,
nen lloren me lje keshen.
Djaljerat ce te m`i ljehen
te daljen nder dherat an,
nder ullinjet e kopshterat,
si me delj henia
ka jeta e njogurez.
Shen Meri , mos na ljesh
pra ce te me hinj mbe shpi,
e stoljisurez me ar,
buljereshavet e pritur,
e rempiem gjitonevet ,
si ka baret nj`iothi,
ce bufetavet t`i merinj.
Ljefteri e nji katundi
shpi e tatemadhit tim,
nani ka te zotera;
e se con ajo mbe shpi
nje tharos e gavnar.
Kenga XXI
Neser gdhihet shen Meria,
flakadani sec u ndez,
udhet jane plot me fjale.
Mana, ullinj e vreshta tonat,
verdhelluar henes,
kurre te mos i genjeni
vashat e ketij katundi.
O ti mbremje e bukur,
kush me ty po rri tani
qe e zuri gjindjen gjumi?
Mua thelleza te shtrati
me sheh kurm te heshtur,
sikur te shih nje statuje;
si te pandehe se neser
eshte dita ime e madhe?
Shkrehen pushke e bje kambana
me hare me te aguar;
motera ime nga deti
hap dritaren e sheh motin
e gjith` kurmi po m`i qesh.
Shtepite tona pastrohen.
Para shpive- thirrma e valles.
Kunatat qe, mbremanet,
bene fjal` te vatra
edhe fjeten zemeruar,
rrine afer ne vallet,
te zena per dore.
Vajza kryegeshtenje,
liruar nga prindet,
vjen te une e te zotiyne,
qe e beri pa mekate,
qe ul syte e sheh mbi dhe
gjithe njerezit si vellezer.
Neser ajo , ne ket` ore,
ulete ne shtratin tim,
me jep faqen per te puthur,
me le gershetin nen llere.
Djemt` qe do m`i lejne,
trojeve tona do dalin,
nder ullinj e kopeshtije,
ashtu si del heneza
e njohur nga bota.
Shen Meri , ti mos na le,
pasi te hyje ne shpi
e stolisur me ar
e pritur nga bujareshat,
e rrembyer nga gjitonet, -
si nga bari nje vjollce,
qe tryezen kundermon.
Si liri per gjithe vendin
qe shtepia e tim gjyshi,
por tani esht` nen te tjere :
nusja nuk gjen ne shtepi
asgje per t`u madheshtuar.
Krijoni Kontakt