Ketu do te ndjekim ngjarjet,lajmet ne te fundit nga Moto GP...
Boterori Moto GP kete fundjave na jep takimin tek Grand Prix i La Mans(France) per proven e katert te kalendarit 2005.
Valentino Rossi do ta perballoje kete gare me avantazhin qe ka krijuar ne kapionat.Pas tre garave piloti italian ka nje avantazh te dukshem mbi te tjeret dhe Sete Gibernau,piloti qe kete vit duhet te jete kundershtari kryesor i Rossit,i cili nuk mund te lejoje largimin e metejshem te ketij te fundit.
Ne 3 garat e para spanjoli nuk arriti te ndaloje entuziazimin e Kampionit te padiskutueshem te botes,duke ndikuar keshtu negativisht edhe ne moralin e tij,por ne France Gibernau do te mundohet te fitoje per te treten here radhazi.
Shoku i tij i skuadres Marco Melandri(Italian) po jeton nje fillim shume entuziazmant: 2 pode ne 3 gara dhe ne kete menyre jep pershtypjen si kercenimi kryesoj per Rossin.
Alex Barros pas fitores fantastike ne Portugali shtrengon dhembet dhe presim nje pozicion te mire per pilotin ne kete gare.
Max Biaggi(Repsol Honda) do te mundohet te hipi perseri ne pod dhe te konfirmoje permiresimet e bera nga konstruktoret japonez.
Pas kthimit ne Shangai Olivier Jacque, do te beje garen e tij te 2-te ne kete sezon.Ne La Mans francesi do te kete mundesi te lere nje kujtim te mire Kawasakit,ne pritje te sherimit titullarit Alex Hofmann.
Edhe Makoto(Konica Minolta Honda) Tamada udheton frejt Frances pa sigurine ne do te marre pjese ne prova apo jo.Pas pushimit japonezi po mundohet te pershpejtoje rekuperimin e plote te tij.
Ndersa kush duhet te jete rekuperuar komplet eshte Loris Capirossi(Ducati Malboro).Piloti roman ka bere gara te mira po pa resultat te kenaqshem.
Shoku i tij i skuadres Carlos Checa do mundohet te japi nje resultat te mire sic ndodhi vitin tjeter kur u rendit i dyti.Spanjolli pergatitet per garen e tij te 144-rt duke u bere piloti i trete i te gjithe koherave ne pjesemarrjen ne Moto GP.
Krijoni Kontakt