CIA kap arsenal dokumentesh irakiane tė zbulimit
3 nentor 2003
Nė njė artikull tė gazetės Washington Post thuhet se presidenti irakian Saddam Hussein nuk dha urdhėr pėr kundėrsulm ndaj trupave amerikane kur filloi lufta, pasi ishte i bindur se njė pushtim nga toka do tė shmangej dhe se ai do tė mund tė mbetej gjallė.
Sipas gazetės, nėnkryeministri irakian Tariq Aziz u ka thėnė hetuesve qė morėn nė pyetje, se pėrfaqėsues tė Francės dhe tė Rusisė e kishin bindur ish presidentin irakian se kėto dy vende do tė ishin nė gjendje ta shtynin ose ta bllokonin njė luftė kundėr Irakun me anė tė votimit nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Zyrtarėt amerikanė i thanė gazetės se pohimet e zotit Aziz nuk ishin vėrtetuar nga burime tė tjera. Ndėrkohė, gazeta Uashington Post njofton se Agjencia Qendrore e Zbulimit ka kapur njė arsenal tė madh dokumentesh nė Irak ku flitet pėr shėrbimet irakiane tė zbulimit, blerjet e armėve dhe agjentėt irakianė qė vepronin jashtė vendit.
Gazeta citon zyrtarė tė paidentifikuar amerikanė, sipas tė cilėve nė dokumente jepen emrat e pothuajse tė gjithė oficerėve irakianė tė zbulimit, emrat e agjentėve tė Irakut jashtė vendit dhe prova qė flasin pėr pagesat e bėra nga ai vend pėr tė siguruar ndikim nė botėn arabe dhe nė shtete tė tjerė.
Sipas njė zyrtari, midis atyre qė kanė marrė para tė tilla nga Iraku kanė qenė personalitete tė njohura dhe me pozitė tė lartė nė vendet arabe dhe nė shtete tė tjerė, njerėz qė e kanė mbrojtur publikisht Saddam Husseinin.//ii
Krijoni Kontakt