Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 80
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar mė parė nga (AHMEDI)
    54. E, ata (jehuditė) i kurdisėn njė dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundėvu dredhisė sė tyre, All-llahu ėshtė asgjėsuesi mė i fuqishėm kundėr atyre qė bėjnė dredhi.
    55. (Pėrkujto, o i dėrguar) Kur All-llahu tha: 'O Isa, Unė po tė marr ty, po tė ngris te Unė, po tė shpėtoj prej sherrit tė atyre qė nuk besuan. E ata qė tė besuan ty, do t'i ngrisė lart mbi ata qė nuk besuan deri nė ditėn e kijametit, pastaj vetėm te Unė ėshtė kthimi juaj, Unė gjykoj mes jush pėr atė qė kudėshtoheshit.

    -----------------------------------------------------------------------------------
    59. Vėrtet, ēėshtja e Isait (tė lindur pa baba) te All-llahu ėshtė sikurse ēėshtja e Ademit. Atė e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha "Bėhu!" ai u bė.


    ----------------------------------------------------------------------------------
    Ka tjeter?


  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar mė parė nga (AHMEDI)

    [

    .
    72. Bėnė kufr (mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: "All-llah ėshtė ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vetė Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės.
    ----------------------------------------------------------------------------------
    75. Mesihu, bir i Merjemes, nuk ėshtė tjetėr, vetėm se i dėrguar; para tij pati shumė tė dėrguar. Nėna e tij ishte e drejtė (e ndershme). Qė tė dy ata ishin qė ushqeheshin (si njerėzit tjerė). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi i kthejnė shpinėn tė vėrtetės!
    -------------------------------------------------------------------------------


    Ka tjeter?


    . [/B]

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar mė parė nga INDRITI
    E, pėrmendju nė kėtė libėr (tregimin pėr) Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė lindje.
    17. Ajo, vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhebrilin, e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi.
    18. Ajo tha: "Unė i mbėshtetem tė Gjithėmėshirėshmit prej teje, nėse je qė frikėsohesh Atij (pra mė le tė lirė)!"
    19. Ai (Xhibrili) tha: "Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr (pejgamber)".
    20. Ajo tha: "Si do tė kem unė djalė, kur mua nuk mė ėshtė afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kamė qenė e pamoralshme".
    21. Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr Mua ėshtė lehtė, e pėr ta bėrė atė (djalin e krijuar pa babė) argument pėr njerėzit e edhe mėshirė nga ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer!"
    22. Ajo e barti atė (Isain), andaj (me tė nė bark) u izolua nė njė vend tė largėt.
    23. E dhembja (e lindjes) e mbėshteti atė te njė trup i hurmės. Ajo tha: "Ah sa mirė ka qenė pėr mua tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha e harruar qė moti!"
    24. E prej sė poshtmi atė e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji)".
    25. E ti shkunde trupin e hurmės se do tė bijnė ty hurma tė freskėta.
    26. Ti pra, ha pi e qetėsou, dhe nėse sheh ndonjė prej njerėzve thuaj: "Unė ka vendsur heshtje pėr hir tė Gjitėhmėshirshmit, andaj asnjė njeriu sot nuk i flas!"
    27. Dhe duke e bartur ngryk shkoj me tė te tė afėrmit e vet ata i thanė: "Oj Merjeme, ke bėrė njė punė shumė tėkeqe!"
    28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme!
    29. Atėherė ajo u dha shenjė kah (Isai). Ata thanė: "Si t'i flasim atij qė ėshė foshnjė nė djep?"
    30. Ai (Isai) tha: "Unė jam rob i All-llahut, mua mė ka dhėnė (ka caktuar tė mė japė) librin dhe mė ka bėrė Pejgamber.
    31. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jemė gjallė!
    32. Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė as tė padėgjueshėm!
    33. Selami (shpėtim prej All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė!"
    34. Kjo ėshtė (fjalė) e vėrtetė, rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė cilin ata shkaktojnė dyshime.
    35. Nuk i takoi (nuk ka nevojė) All-llahu tė ketė ndonjė fėmijė, i pastėr ėshtė Ai, kur dėshiron njė send Ai vetėm i thotė atij: Bėhu!". Ai menjėherė bėhet.
    36. (Isai i tha popullit tė vet) Dhe se All-llahu ėshtė Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhuronie Atė, kjo ėshtė rrugė (fe) e drejtė.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ka tjeter?

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar mė parė nga INDRITI


    Ndersa dita kur do te dale prej varrit i gjalle duhet te kuptosh diten e gjykimit ku Jezusi do te ringjallet prej Zotit .
    --------------------------------------------------------------------------------
    Indrit , ketu kundershton kuranin qe thote se, Isahu nuk u kryqezua sepse ne vend te tij Allau vendosi nje dash ne kryq, dhe njerezit nuk munden ta shohin, keshtu Isan e mor Allau ne qill ( dmth, qe Isau nuk vdiq. Athere , si do te ngjallet pa vdekur?!?!?Te te besoj ty apo kuranit?!?!?!

  5. #35
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    beso palin qe i foli me jezusin

    ku ke fakt qe thote Kur'ani qe u kryqezua dash???????????

    E kemi thene dhe here te tjera Isau a.s nuk u kryqezua por All-llahu i Lartemadheruar e ngriti ne qiell pra nuk ka vdekur dhe do te kethehet te mbaroj dhe ate pjese jete qe i ka ngelur do te thuej kryqin dhe do te vrasi derra te tjerat jane ne kopentencat e krijusit te universit
    Per me shume lexo librin muslimanet dhe kryqezimi i krishtit

    Po ta sqaroj Isau a.s(Jezusi) per ne as eshte kryqezuar dhe si pasoj na qenka ringjallur keto jane peralla te paganve

    i pa turp
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #36
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar mė parė nga deshmuesi
    --------------------------------------------------------------------------------
    Indrit , ketu kundershton kuranin qe thote se, Isahu nuk u kryqezua sepse ne vend te tij Allau vendosi nje dash ne kryq, dhe njerezit nuk munden ta shohin, keshtu Isan e mor Allau ne qill ( dmth, qe Isau nuk vdiq. Athere , si do te ngjallet pa vdekur?!?!?Te te besoj ty apo kuranit?!?!?!
    O deshmues!
    shyqyr qe erdhe njehere se u tremba se mos humbesh.
    Gjithjesesi e kuptoj se ke qene pa qef qe kur thua se kurani thote qe ne vend te Isait Allahu vendosi nje dash. Kjo i dashur ndodhi ne kohen e Ibrahimit, dhe djalit te tij Ismailit. Allahu nuk deshi qe Ismaili te behej kurban dhe ne vend te tij u ther dashi.
    Edhe bibla te njenjten gje thote.
    Nejse nuk te ve faj se kane dale 100 bibla.

    Ndesa per jezusin kurani thote:"Ata as nuk e gozhduan e as nuk e kryqezuan por ashtu ju perngjau"

    Pra Sipas Kuranit Isai eshte gjalle dhe se ai nuk vdiq ne kryq, edhe tani nuk ka vdekur per shkak se nuk e plotesoi tamam misjonin e ngarkuar nga Zoti.
    Ai do te vdese pasi te plotesoje deri ne fund misjonin e tij, qe ta ka permendur Altini me siper.
    Ok. Me i vemendshem here tjeter.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po mire, po a bien dakort te gjithe shkollaret islamike mbi vargun 19:33, dmth qe Jesui nuk ka vdekur por do te vdese pasi te rikthehet nje here ne toke?

    Nqs jo, perse te jete kjo hapesire interpretimi ne kete ceshtje qe Kurani e trajton kaq ceket, por qe eshte ceshtja kryesore?

    Disa nga shkollaret islamike kane thene se Jisui jetoi me tej, pas ngjarjes se kryqezimit, e pati nje vdekje natyrale.

    Nje nga keta eshte Levizja Ahmadija qe meson se Krishti ne fakt u kryqezua por se ai i mbijetoi kryqit, u morr poshte mbeshtjelle ne pelhuren e u mendua se kish vdekur, por qe ne fakt u risoll ne vete edhe shkoi ne Indi, ku jetoi e predikoi derisa sa mberriti tek 120 vite ne moshe, e me pas vdiq ne Srinagar ku edhe u varros. Varri i nje asketi te quajtur Jus Asaf eshte pranuar si te jete vari i Krishtit.


    Ideja se Krishti i mbijetoi kryqit shihet edhe sot ne shkrime te perllogaritura per te pergenjeshtruar Ungjillin, psh Ahmed Didad ben nje tentative te tille te njohur si teoria e pelhures, ne vend te teorise se zevendesimit.


    Sidoqofte, Ahmadijat ne pohimet e tyre kane vlere sepse se paku ata bejne nje hap para, qe edhe pse mohojne vdekjen e Krishtit ne kryq, pohojne se Ai u vu ne Kryq!


    Ne lidhje me pasazhet qe ju keni sjelle qe flasin per vdekjen e Jisuit (Sura 19:33), ky varg eshte perdorur ne Kuran edhe per profetin Joan Parerendesin ne Suran 19:15, edhe pa asnje dyshim dihet qe Joan Parerendesi ka vdekur e u varros si te gjithe njerezit e tjere, edhe se referenca e te ringjallurit lidhet me Diten e Ringjalljes.

    Interpretimi logjik i vargut 19:33 mbi Krishtin i bie qe Krishti po ashtu te pesoje nje vdekje natyrale e te ringjallet Ditene gjykimit, gje qe e ka pranuar edhe Jusuf Ali (Kurani i Shenjte, fq 774), kur thote se ata qe besojne se ai nuk vdiq fare, duhet te mendohen mire ne kete varg.

    Kete gje e pranon edhe nje shkrimtar tjeter musliman:

    "Asnje musliman nuk e zhvendose vdekjen e Joanit ne te ardhmen. Te gjithe e pranojne se ai ka vdekur. Meqe askush nuk mund ta zhvendose vdekjen e Joanit ne te ardhmen, po ashtu askush nuk do te mundej ta zhvendose vdekjen e Krishtit ne te ardhmen. Ne fakt nuk ka as edhe nje pasazh te vetem ne Kuran qe te tregoje se Krishti do te rikthehet per te vdekur. Pohimi paralel ne lidhje me Joanin qe vdiq, tregon qarte se Jisui vdiq po ashtu. (Obaray, Miraculose Conception, Death Resurrection edhe Ascension of Jesus as Taught in the Kuran, p. 45)


    Komentaret muslimane nuk jane as sesi te sigurte mbi idene se Ai nuk vdiq, sikurse jane edhe interpretuesit e sotshem (Elder, The Crucifixion in the Koran, The Muslim World, volum 13, p 243)


    Nje pasazh tjeter qe shkakton konfuzion Sura 3:55

    "O Jisu! Une do te te marr ty edhe do te te ngre tek vetja e do te te pastroj (nga mashtrimet) nga ata qe blasfemojne..."


    Fjalet "do te te marr" ne arabishten origjinale jane "innii mutauaffiika" qe sipas kuptimit te zakonshem do te thojne "do te te shkaktoj te vdesesh" (e mori Zoti, ne shqip, Muhamad Asad, The Message of Quran, p 75). E pas ketyre fjaleve Zoti thote ua rafi'uka ilayya - do te te ngrij tek vetja.

    Sic e pame ne Suran 19:33, ngjitja e Krishtit pason krejtesisht vdekjen.


    Kurani eshte konfuz ne temen e vdekjes se Krishtit (Abdul Hak, Christ in the New Testament and the Quran, p 18)

    Po ne kete liber thuhet:

    "Cfare na thote ketu Muhamedi ne librin e frymezuar prej qiellit, na duhet ta pranojme thjesht si fjale e Zotit, megjithe veshtiresite qe e rrethojne, edhe vetem Zoti mund te udhezoje drejte"

    Kjo shpjegon edhe se pse jane aq shume teori kundershtuese ne Islam ne lidhje me cfare ngjau me Krishtin ne fund te jetes se Tij tokesore.

  8. #38
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Seminarist, pershendetje nje here, se po me befason fare ti.

    1- Eshte e vertete qe jo te gjithe mendimtaret Islame kane rene dakort se a ka vdekur Isai apo jo, por duhet te dish se kur behet fjala per nje kundershtim mendimi, paresor gjithmone mendimi i shumices.
    2-Mendimtaret qe mendojne se ai e ka shijuar vdekjen me kohe mbeshteten pikerisht ne versetin :""O Jsa! Une do te te marr ty edhe do te te ngre tek vetja e do te te pastroj (nga mashtrimet) nga ata qe blasfemojne..."
    Pra ata mendojne se kjo nenkupton marrjen e shpirtit sipas ketij mendimi, dhe me sa di une jane vetem dy dijetare qe kane dhene kete mendim, dhe konsiderohet pakice.
    3-Po ashtu po me te njenjtin Ajet, shumica e dijetareve muslimane e komentojne se me marrje eshte tamam marrja e shpirtit por pasi Allahu ka permendur ngritjen kjo do te thote se Isai nuk ka vdekur por eshte ngritur ne qiell, aty ku deshi Allahu i Madheruar. Ndersa persa i perket vdekjes ku thuhet qe do te bej te vdesesh, ska ndonje gje te veshtire te kuptohet, pra kur te mbarosh misjonin do te vdesesh pa marre parasysh se je ngritur ne qiell.
    3-Ajeti me se miri shpjegohet me fjalen e profetit as:"Betohem ne ate qe ka ne dore shpirtin tim, se Isai i biri i mejremes do te jete parashenje per momentin e fundit, ai do te zbrese, do te thyeje kryqet, do te vrase te gjithe derrat, do te eleminoje taksat, ndersa parate do te jene aq me bollek saqe askush nuk do ti pranoje po tju jepet, dhe nje sexhde per Allahun do te vleje me teper se bota dhe cka ne te"
    Pra askush nuk ka pasur mundesi qe ta kuptoje kuranin me mire se profeti as. Dhe nese dikush ka gabuar ne shpjegimin e versetit kuranor kjo mund te shpjegohet me faktin se ai dijetar nuk e ka pasur degjuar me perpara kete hadith.
    4_ dhe sefundi dua te them se egziston ne kuran ajet per vdekjen e Isait" Cdo gje e gjalle do ta shijoje vdekjen"

    Pra tani mos do te sjell edhe nje verset per vdekjen tende?
    Gjerat jane mjaft te qarta, kot mundohesh qe ti veshtiresosh.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Indrit faleminderit per shpjegimin qe me jep ne lidhje me dashin, por te ftoj qe te gjesh nje kuran te viteve 90. dhe do te shohesh se, une kam te drejte. Kurani thote se, kur isahu shkoi poer tu kryqezuar, Allu coi nj dash dhe ata kryqezuan dashin, dhe syte e tyre nuk mundene te dallonin dashin. NEse ti nuk me beson, pyet hoxhen , te te thote.
    sa per atehq ethua se Isaj do te vdese me vone ker te beje kete apo ate, te lutem me sisll vargun ne kruan ku thuhet konkreitsht nje gje e tille.
    p.s. kam dhe diska tjeter: kini prej kuranit me vargje per Isahun, apo te jap pergjigjen tim per te cilene hapa dhe kete teme, sepse gjer me tash kini sjelle rreth tridhejte vargje gjithsej?
    sinqerisht Deshmuesi

  10. #40
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: edhe une te pershendes, Indrit

    [QUOTE]Postuar mė parė nga INDRITI

    3-Ajeti me se miri shpjegohet me fjalen e profetit as:"Betohem ne ate qe ka ne dore shpirtin tim, se Isai i biri i mejremes do te jete parashenje per momentin e fundit, ai do te zbrese, do te thyeje kryqet, do te vrase te gjithe derrat, do te eleminoje taksat, ndersa parate do te jene aq me bollek saqe askush nuk do ti pranoje po tju jepet, dhe nje sexhde per Allahun do te vleje me teper se bota dhe cka ne te"

    Eshte interesant mer, sa ngjet ky pershkrim i Krishtit me Anti-Krishtin e Bibles, gjithe kam menduar thelle mbi kete fakt?

    Perse te gjitha fete pa perjashtim jane duke pritur nje Mesia te fundit qe do te sjelle pushtet tokesor, pefshi ketu Hebrejt, Islamiket, Jehovistet, Budistet, Bahaullistet etj etj,

    ndersa te krishteret, ortodokset, katoliket e nje pjese derrmuese te protestanteve, thone se Anti-Krishti do te jete nje person qe do te pretendoje te jete Krishti, por qe do te persekutoje te krishteret (theyje kryqat e vrase derrat, qe simbolikisht per muslimanet mund te konsiderohen jobesimtaret) e do te beje aq mrekullira, dmth do te sjelle paqe, ekonomi te mbare etj etj, sa do te mashtroje te gjithe boten e do ta unifikoj nen veten!!!!!!!!!!

    Mendohuni mire njerez, askush nuk mund ta di nese nje dite e tille nuk do te jete e afert!


    Shen Vasili i Madh, qe dihet qe ka qene nje nga Luanet ne Krishtin, thuhet se ka thene:

    "O Zot mos me denjo te jetoj ditet e fundit", aq i madh do te jete persekutimi.

    Ndersa ne vende te tjera, thuhet se martiret e diteve te fundit do te jene sikurse martiret e tre shekujve te pare te krishterimit.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Xhamiat e Gjakovės (histori-foto)
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 16:39
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  5. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •