Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shqiptarėt mes pasqyrash

    Botuar te Gazeta "Bota Shqiptare", Rome, Itali.

    - identiteti, emigrantėt, Nėnė Tereza -





    1. Dialog shurdhmemec



    Shqiptarėt qė lanė atdheun pas rėnies sė diktaturės nuk mund ta pėrfytyronin qė vendet ku po shkonin nuk pėrbėnin vetėm njė ėndėrr tė dėshiruar, por edhe njė pasqyrė tė pashmangshme, ku shumė shpejt do ta shihnin vetveten. Shqipėria e viteve totalitare ishte (vetė)izoluar dhe (vetė)harruar brenda kufijve tė saj (politikė e kulturorė) tė hiperkontrolluar. Parė nga jashtė, Shqipėria dhe shqiptaria dukeshin si tė mbėshtjella me njė vello tė mistershme, qė mbante larg opinionin publik ndėrkombėtar, megjithėse duhet thėnė se ky i fundit nuk dukej i predispozuar pėr ta njohur. Pavarėsisht se misteri ngjall kureshtje, niveli i njohjes sė Shqipėrisė nė botė mbeti i mangėt, sepse kontaktet me vendet e tjera ishin jo vetėm tė reduktuara, por edhe skajėsisht tė kontrolluara. Nga ana tjetėr, nė ato pak raste komunikimi qė krijoheshin, regjimi pėrpiqej t’i tregonte botės kryesisht anėn ideologjike tė vendit, ēka i errėsonte dhe i nėnvleftėsonte tė gjitha aspektet e tjera tė identitetit shqiptar.

    Tė rritur nė njė mjedis kulturor tė mbyllur, etnocentrik e homogjen(izues), shqiptarėt e periudhės totalitare paraqiteshin me njė identitet thelbėsisht tė cunguar. Ēdo bashkėsi (komunitet) vepron dyfish nga pikėpamja e identitetit: nė drejtim tė anėtarėve tė vet dhe nė drejtim tė bashkėsive tė tjera. Tė dyja kėto dimensione pėrbrendėsohen nė mėnyrė graduale e “tė natyrshme” nga ēdo individ. Nė Shqipėrinė e diktaturės bashkėsia i ofronte individit njė identitet tė fortė e tė pėrcaktuar mirė. Nga njė anė ky identitet “ēeliku” i jepte individit njė farė sigurie, por nga ana tjetėr e ndrydhte atė, sepse e detyronte tė respektonte strukturat e tij tė ngurta e tė mbyllura. Fakti qė shqiptarėt nuk kishin mundėsi tė ballafaqoheshin lirisht me individė tė bashkėsive tė tjera e bėnte tė ēalė identitetin e tyre, sepse dialogu ėshtė conditio sine qua non pėr ēdo identitet, individual a kolektiv qoftė. Nė njė farė mėnyre identiteti shqiptar u modelua nė vetmi, ose mė saktė me njė dialog artificial e tė ndėrmjetėsuar. Shqiptarėt nuk mund t’i takonin personalisht qytetarėt e vendeve tė tjera, e megjithatė “e dinin” se ēfarė mendonin tė huajt pėr Shqipėrinė, sepse kėtė ua thoshte regjimi, i cili filtronte, shpikte e manipulonte tė gjitha mesazhet qė vinin nga jashtė.

    Takimi, ballafaqimi dhe marrėdhėniet me Tjetrin janė tė domosdoshme jo vetėm pėr tė plotėsuar vetveten, por edhe pėr tė parė se si pėrkufizohen identitetet e tė tjerėve. Nė kėtė drejtim shqiptarėt kishin mangėsi, pasi mundėsia pėr t’i njohur vendet e tjera u mohohej fizikisht; edhe atėhere kur kishin shansin t’i njihnin, atyre u mohohej e drejta pėr t’u shprehur lirisht e pėr t’u komunikuar tė tjerėve pėrvojėn e njohjes. Shqiptarėt e pakėt qė gėzuan fatin ta shihnin perėndimin qė nė vitet e komunizmit, nuk mund t’u tregonin bashkėatdhetarėve – e nuk kishin si tė guxonin sepse dėnoheshin pėr agjitacion-propagandė – realitetin e vendeve demokratike
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    2. Anije nė shkretėtirė



    Rėnia e regjimit komunist u dha mundėsinė shqiptarėve tė dilnin jashtėshtetit e t’i shihnin me sytė e tyre vendet e tjera. Tė parėt qė arritėn nė perėndim nuk e patėn tė vėshtirė tė dallonin njė injorancė tė thellė ndaj Shqipėrisė e shqiptarėve. Nė kėto vende nuk dihej pothuajse asgjė pėr shqiptarėt, pėrveēse ndonjė kuriozitet apo anekdotė qė vinte nga koha e luftės. Nė qytetet perėndimore tė viteve ’80 po tė takoje dikė rrugės e t’i thoje “jam shqiptar”, e fusje nė mendime, ngaqė nuk dinte nga binte Shqipėria. Njė miku im qė studionte nė atė kohė jashtė shtetit, mė tregonte se kur deklaronte origjinėn e vet shqiptare nuk priste ta pyesnin “ēfarė?” apo “ku ėshtė?”, por i paraprinte pyetjet me njė minileksion tė shpejtė gjeografie. Ishte kjo zbrazėti njohjeje qė favorizoi pėrhapjen dhe rrėnjosjen e mitit negativ pėr shqiptarėt. Nė Itali p.sh. shqiptarėt u paraqitėn nga masmediat si rreziku atavik qė i kanosej shoqėrisė sė mirėqėnies. Nė infosferė bymoi njė imazh tepėr negativ, qė e lidhte emrin “shqiptar” (albaneze) me kriminelėt, prostitutat, hajdutėt, trafikantėt, dembelėt, injorantėt, etj. etj. Ky imazh jo vetėm i rezistoi kohės por erdhi duke u bėrė gjithnjė e mė i zi. Edhe pse aktualisht mund tė perceptohet njė ulje e trysnisė sė kėtij imazhi, nė shoqėrinė pritėse mbeten paragjykime nga mė tė ndryshmet nė kurriz tė shqiptarėve.

    Mirėpo “nevoja pėr njohje” ėshtė njė nevojė thelbėsore pėr individin e pėr grupet njerėzore. Tė gjithė njerėzit janė nė pėrpjekje tė pėrhershme pėr t’u njohur (ose pranuar) nga tė tjerėt. Shqiptarėt qė mbėrritėn nė Itali nė periudhėn e eksodeve e kuptuan qė identiteti i tyre ishte krejtėsisht i panjohur, ndaj edhe instiktivisht filluan tė “vetėshpjegoheshin” duke treguar se cilėt ishin e nga vinin. Porse mitet e identitetit tė tyre ishin kuptimpakė pėr perėndimorėt, sepse nė radhė tė parė rezultonin tė panjohura, dhe sė dyti i pėrkisnin njė vizioni romantik tashmė tė kapėrcyer. Kjo mospėrputhje kodesh, pėrveēse pasojė, pėrbėnte njė dėshmi tjetėr pėr mungesėn e gjatė tė komunikimit tė lirė midis popullit shqiptar e popujve tė tjerė evropianė.

    Izolimi zakonisht e pėrforcon identitetin e njė bashkėsie. Kjo u ndodhi edhe shqiptarėve gjatė viteve tė mbylljes, kur edhe bunkerėt – sa tė kotė nga pikėpamja ushtarake aq edhe efikasė nga pikėpamja komunikative – pėrbėnin nė realitet kumte pėr shqiptarėt vetė, sepse u tregonin atyre se kishin armiq tė egjėr nėpėr botė qė i donin tė keqen; si rrjedhim duhej qė populli tė ishte “vigjilent” e “grusht bashkuar rreth Partisė”.

    Hapja e kufijve shėnoi pėrfundimin e izolimit dhe si pasojė rrėzimin e tė gjithė ngrehinės identitare qė mbėshtetej pikėrisht nė atė izolim. Identiteti kolektiv shqiptar u dėmtua rėndė pikėrisht sepse pjesė nga themelet e tij ishin ideologjizuar gjatė pėriudhės totalitare. Kriza identitare u rėndua kur shqiptarėt hynė masivisht nė kontakt me vendet perėndimore. Ata vunė re se pakkush nė Perėndim mallėngjehej nga shprehje tė tipit: “Skėnderbeu dhe shqiptarėt u bėnė mburojė e krishtėrimit; po tė mos kishin qenė shqiptarėt gjysma e Evropės do fliste sot turqisht”, ose “shumė Papė e perandorė tė Romės kanė qenė shqiptarė”. Pėrkundrazi, nė pak kohė penalatat mediatike i pikturuan shqiptarėt si djaj, si pėrfaqėsuesit e sė keqes, si prishėsit e harmonisė dhe tė vlerave sociale tė perėndimit.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    3. Sfilitje shpirtėrore



    Dėmi qė mund t’i shkaktohet njė grupi ose njė individi duke u paraqitur negativisht nga tė tjerėt nuk ėshtė hipotetik, por real. Kjo pėr arsyen se identiteti ndėrvepron ngushtė me njohjen, mosnjohjen apo edhe keqnjohjen nga ana e njerėzve apo bashkėsive tė tjera. Nė kėtė rast, siē thonė edhe studiues tė kalibrit tė Habermasit e tė Teilorit, imazhi qė reflektohet nga tė tjerėt ka njė ndikim konkret nė formimin identitar.

    Nga kjo pikėpamje shqiptarėt emigrantė kanė kaluar ēaste shumė tė vėshtira. Shumė bashkėkombas mė kanė rrėfyer se e ndjenin veten shumė keq (madje ndonjėherė edhe fizikisht) kur shihnin nė televizion se si trajtohej figura e shqiptarėve. Indinjata dhe sikleti qė ndjenin shtohej shumėfish tė nesėrmen, kur duhej tė pėrballonin komentet e kolegėve italianė tė punės, tė cilėt kishin parė njė mbrėmje mė parė lajmet pėr keqbėrėsit shqiptarė.

    Edhe femrės shqiptare i ėshtė dashur tė luftojė me njė imazh tė caktuar, qė e asocionte atė me prostitutat apo me femrat “mendjelehta”. Nė kėtė kuptim ato kanė qenė tė detyruara tė harxhojnė energji pėr t’u mbushur mendjen tė tjerėve se nuk ishin ashtu siē mendohej nė pėrgjithėsi. Pa dyshim ka qenė energji e harxhuar sė koti, qė mund tė kishte shkuar nė drejtim tjetėr.

    Njohja nga tė tjerėt ėshtė gjithashtu njė kusht themeltar pėr tė mos ēuar nė vetėpėrēmim apo nė mbivlerėsim tė vetvetes e tė kulturės tėnde. Kam pėrshtypjen se shumė nga shprehjet e dėshpėruara: “jemi racė e keqe”, “jemi tė poshtėr ne shqiptarėt”, e tė tjera si kėto, e kanė zanafillėn pikėrisht nė vuajtjen shpirtėrore si pasojė e pasqyrimit negativ. Edhe dukuri tė tjera si harresa e gjuhės shqipe, moslėvrimi i kulturės shqiptare, mbyllja nė vetvete, indiferentizmi, prirjet qendėrikėse, etj. lidhen drejtpėrdrejt (edhe pse jo tėrėsisht) me ndikimin e imazhit negativ, pra me keqnjohjen e shqiptarėve.

    Sė fundi duhet nėnvizuar se ai individ ose grup shoqėror qė nuk ndihet mirė me vetveten, detyrimisht nuk ndihet mirė as edhe me tė tjerėt. Kam ndjesinė se shqiptarėt, po tė kishin patur njė trajtim ndryshe, do t’u kishin dhėnė vendeve perėndimore shumė mė tepėr se ēka u kanė dhėnė deri mė sot, nė ekonomi dhe nė kulturė.





    4. Mėnga e Nėnė Terezės



    Nė kuadrin e mitit negativ pėr shqiptarėt futet nė njė farė mėnyre edhe miti i Nėnė Terezės, si dhe e gjithė polemika qė ėshtė zhvilluar rreth origjinės sė saj. Dua tė them se shqiptarėt, po tė kishin gėzuar njė mendim tė mirė nė botė, nuk do kishin qenė kaq “pasionalė” e “xhelozė” nė trajtimin e origjinės sė Nėnė Terezės. Mirėpo, imazhi negativ qė u kanė ngjitur atyre i bėn– dhe kjo ėshtė mėse e natyrshme – shumė tė ndjeshėm kur flitet pėr origjinėn e Nėnė Terezės. Nga ky kėndvėshtrim prania e mijėra shqiptarėve (emigrantė ose jo) gjatė ceremonisė sė lumturimit tė Nėnė Terezės, mė 19 tetor 2003, nė sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan, merr njė kuptim tė posaēėm. Ata ishin atje pėr t’u treguar tė tjerėve, por edhe vetvetes, se prej tyre nuk vijnė vetėm probleme e tė kėqija, por edhe figura madhėshtore tė njerėzimit. Mirėpo fizikisht shqiptarėt janė tė padallueshėm nga perėndimorėt e tjerė, kėshtu qė prania e tyre nė sheshin Shėn Pjetėr mund tė dallohej vetėm nga simbolet e tyre. Kėto simbole synonin gjithashtu tė komunikonin me shikuesit e shumtė tė televizionit, tė cilėt nga ekrani nuk mund t’i pikasnin shqiptarėt thjesht nga fytyra. Ja pra arsyeja e pranisė sė flamujve kuq e zi (tė vegjėl e tė mėdhenj), e qelesheve, e kollareve tė kuqe me mbishkrimin “Albania”, e bluzave me shqiponjėn dykrenare, etj.

    Edhe intervista e njė emigranti shqiptar – transmetuar nga emisioni humoristik “Fiks fare” tė Top Channel-it (21.10.2003), – i cili u ankua se ambasada shqiptare nuk kishte vėnė nė dispozicion flamuj kuq e zi pėr shqiptarėt qė kishin ardhur pėr ceremoninė e lumturimit, duhet parė si shprehje e nevojės pėr njohje. Sepse rasti i lumturimit tė njė shqiptareje, e njohur nė gjithė botėn pėr fisnikėrinė e vlerave tė saj, ėshtė tepėr i volitshėm pėr tė dėrguar njė mesazh pozitiv e pėr tė ekuilibruar atė pjesė tė zymtė tė infosferės qė trajton shqiptarėt. Fakti ėshtė se emigrantėt, ndryshe nga tė tjerėt, e ndjejnė pėrditė dhe realisht trysninė e imazhit.

    Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se miti i Nėnė Terezės nė Shqipėri ėshtė mbjellė nga lart. Ndryshe, nga tė lumturuar e shenjtorė tė tjerė nė botė, emri i saj nuk u konsolidua nga poshtė, me zėrin e masave. Kjo ėshtė aq e vėrtetė sa deri nė vitet ’90 pakkush nga shqiptarėt e dinte se Nėnė Tereza ishte quajtur dikur Gonxhe Bojaxhiu, kurse kulti i saj nė Shqipėri ende sot nuk duket tė jetė shumė i ndier. Po tė ishim tė sinqertė me veten, duhet tė pranonim se Shqipėria nuk gėlon nga statujat, bustet, fotografitė, ikonat e Nėnė Terezės; as nuk kemi asistuar nė ndonjė lulėzim mbresėlėnės tė narrativave pėr kėtė figurė tė njerėzimit. Ka patur mė shumė filma, dokumentarė, kujtime, studime, libra, artikuj, me nė qendėr punėn, vlerat dhe figurėn e Nėnė Terezės nė ndonjė vend tjetėr, se sa nė vendin tonė. Ai aeroport i mjerė qė iu dedikua nuk kishte tė shkruar dukshėm as emrin e saj, e jo mė ndonjė statujė si ajo e Leonardo da Vinēit nė aeroportin e Romės. Edhe vetė Urdhėri i saj nė Shqipėri nuk ėshtė se ka patur shumė pasues e ithtarė nė Shqipėrinė e drobitur nga ngulmimi i varfėrisė dhe cinizmi i pasurisė. Elitat shqiptare dhe veēanėrisht klasa drejtuese politike janė pėrpjekur mė tepėr ta tėrheqin Nėnė Terezėn pėr mėnge pėr t’u akredituar pranė kancelerive perėndimore, ose thjesht pėr propagandė e dukshmėri (vizibilitet) politike, se sa pėr tė respektuar e pėr t’i pėrhapur vlerat qė ajo figurė mishėron edhe sot e kėsaj dite. Polemikat e diskutimet pėr ngjyrėn e pasaportės sė Nėnė Terezės shkuan deri nė paroksizėm, ndėrsa elitat shqiptare harxhuan litra tė tėra boje shkrimi pėr t’i vėrtetuar botės – megjithėse unė kam pėrshtypjen se kėto polemika janė vėrtitur vetėm nė qerthullin shqiptar – se Nėnė Tereza ishte me origjinė shqiptare.

    Qė Nėnė Tereza ėshtė shqiptare nuk ka pikė dyshimi. Porse mbetet ende pėr t’u parė sa “Nėnė Terezė” jemi, ose duam tė jemi, ne shqiptarėt. Vetėm duke bėrė kėshtu askush nuk do guxojė tė vėrė pikėpyetje mbi origjinėn e saj, sepse Ajo do tė jetė vetvetiu dhe doemos e jona.

    Nė kėtė mėnyrė imazhi negativ pėr shqiptarėt do fillojė tė fashitet e sė bashku me tė edhe ai ankth pėr t’u pranuar denjėsisht nė familjen perėndimore.



    Rando Devole
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •