Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Korporata do tė importojė 1572 GWh energji elektrike me njė ēmim mesatar prej 33.95 euro/MWh

    “EFT” dhe “MontMontaza”, dy shitėset e energjisė

    KESH-i blen energji vetėm pėr 9 muajt e parė tė vitit, pėr 3 muajt e fundit, ēmimi ishte tepėr i lartė

    Bledjana Beqiri

    Tenderi i energjisė
    TIRANĖ- Korporata Elektroenergjitike Shqiptare siguron energjinė elektrike pėr vitin 2004. Ndryshe nga herėt e tjera do tė jenė dy kompani qė do tė furnizojnė me energji elektrike Korporatėn Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Kompania zvicerane “EFT” dhe kompania kroate “Montmontaza” janė dy kompanitė e pėrzgjedhura si fituese tė tenderit ndėrkombėtar pėr blerjen e energjisė elektrike. KESH-i vendosi qė tė blejė energji elektrike nga tė dy kompanitė, duke alternuar importin e energjisė dhe duke siguruar njė ēmim mė tė favorshėm. Kėshtu, KESH-i ka pėrzgjedhur pėr tė blerė energji elektrike vetėm pėr 9 muajt e parė tė kėtij viti, ndėrsa pėr 3-mujorin e fundit, pėr shkak tė ēmimeve tė larta tė ofruara nga kompanitė, ka preferuar qė tė mos blejė energji. “Energjia e ofruar pėr tremujorin e kartėrt nuk do tė blihet, sepse ēmimi i ofruar nga kompanitė ėshtė shumė i lartė”, -pohojnė burime zyrtare pranė KESH-it. Ato sqarojnė se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pėr 9 muajt e parė tė vitit 2004 do tė importojė rreth 1573 gigavat orė energji elektrike, me njė ēmim prej rreth 53.3 milionė eurosh. Ēmimi mesatar i blerjes sė energjisė elektrike nga tė dy kompanitė ėshtė 33.95 euro pėr megavat orė. Kėshtu, gjatė tre muajve tė parė tė kėtij viti, KESH-i do tė importojė rreth 446 gigavat orė energji elektrike, 345 gigavat orė nga kompania “EFT” dhe 100 gigavat orė nga kompania “MontMontaza” me njė ēmim mesatar prej 36.03 euro pėr megavat orė. Por, njė ēmim mė tė lirė ka ofruar kompania “EFT” pėr tremujorin e dytė tė kėtij viti, rreth 32.2 euro pėr megavat orė dhe njė sasi prej 511 gigavat orė, e cila do tė sigurojė vetė tė gjithė energjinė e nevojshme. Ndėrsa, pėr tremujorin e tretė tė dy kompanitė do tė ofrojnė njė sasi prej 615 gigavat orė dhe njė ēmim mesatar prej 33.89 euro pėr megavat orė. Lista me ofertat e dy kompanive fituese ėshtė dėrguar tashmė nė Agjencinė e Prokurimit Publike, e cila do tė deklarojė zyrtarisht kompanitė fituese tė tenderit ndėrkombėtar tė energjisė elektrike. “EFT” dhe “MontMontaza” janė dy kompanitė fituese, ndėrsa kompania austriake “KOPROM” u skualifikua.
    Pse dėshtuan dy tenderat e parė tė energjisė?!
    Dy janė tenderat e anuluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pėr blerjen e energjisė elektrike nė vitin 2004. Nė 6 shtator tenderi u anulua se kompanitė pjesėmarrėse ofronin energji elektrike me njė vlerė qė tejkalonte fondin limit tė pėrcaktuar nga KESH-i, ndėrsa nė tenderin e dytė tė zhvilluar nė 26 nėntor mori pjesė vetėm kompania angleze “EFT”. “Tenderi i zhvilluar nė shtator u anulua pėr shkak se tejkalohej fondi limit i parashikuar dhe njėkohėsisht ishte nė interesin e vetė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare qė tė blinte me vonė energji me ēmim mė tė ulėt”, -pohojnė burime pranė KESH-it. Blerja e energjisė elektrike me njė ēmim mė tė ulėt ishte argumenti i dhėnė nga KESH pėr anulimin e tenderit tė parė. Sipas drejtuesve tė kėsaj korporate, nga bllokimi i importit u arrit tė kurseheshin rreth 1.5 milionė dollarė. “Meqėnėse nė tender u shfaq vetėm njė kompani dhe njė ofertė, tenderi i shitjes sė energjisė elektrike nė bazė tė ligjit pėr konkurrencėn anulohet”, -deklaruan drejtuesit e KESH-it pas anulimit pėr herė tė dytė tė tenderit tė energjisė. Ndėrkohė tenderi i tretė, i cili u bė nė 16 janar, arriti qė tė sigurojė sasinė e kėrkuar nga KESH-i pėr mbulimin e nevojave me energji tė konsumatorėve.

    BOX
    Tenderi

    Ja skema e furnizimit me energji elektrike nga dy kompanitė

    Lotet Kompania Sasia energjisė Sasia e ofruar Ēmimi/njėsi Vlera
    (GWh) (GWh) (euro/MWh) (euro)
    I. EFT - 345.27 36.06 12 450 436
    MONTMONTAZA - 100.73 35.95 3 621 243
    Totali 446 446 36.03 16 071 679

    II. EFT - 511 32.2 16 454 200
    Totali 511 511 32.2 16 454 200

    III. MONTMONTAZA - 154.56 33.55 5 185 488
    EFT - 460.44 34.00 15 654 960
    Totali 615 615 33.89 20 840 448

    IV. KESH-i nuk do tė blejė energji nė 3-mujorin e katėr, sepse ēmimi i ofruar ishte shumė i lartė
    PAUCA SED MATURA

  2. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    INSTAT: 47% e prodhimit tė energjisė elektrike humb nė rrjet

    Raporti i tremujorit tė fundit i publikuar nga INSTAT-i tregon se ėshtė rritur me rreth 13 pėr qind pėrdorimi i energjisė nga konsumatorėt shqiptarė


    Rritet akoma mė shumė niveli i humbjeve tė energjisė elektrike nė rrjet. Faktin e kanė publikuar para disa ditėsh specialistėt e Institutit tė Statistikave, tė cilėt kanė bėrė tė ditur se gjatė tremujorit qė lamė pas ky nivel ka qenė rreth 47 pėr qind. Sipas tyre, nė tremujorin tetor-dhjetor tė vitit tė kaluar, niveli i humbjeve i energjisė elektrike ka rezultuar rreth 3.8 pėr qind mbi nivelin mesatar tremujor tė vitit. Raporti ku ata kanė publikuar tė dhėnat pėr energjinė elektrike, tregon se ēdo muaj kanė humbur mesatarisht 195 milion kwh. E shprehur nė sasi ditore, kjo shifėr qėndron nė nivelin e 6.3 milionė kwh nga 4.8 mln kwh nė tremujorin e mėparshėm dhe 5.7 milionė kwh nė tremujorin e katėrt 2002. Duke u krahasuar me nivelin e prodhimit nė vend, niveli i humbjeve nė rrjet gjatė 90 ditėve tė fundit tė vitit 2003 ka pėrbėrė rreth 37 pėr qind tė furnizimit gjithsej, ose 47 pėr qind tė energjisė elektrike qė ėshtė prodhuar nė vend.
    Duke lėnė pas kėtė shifėr negative tė bilanceve tė energjisė elektrike, INSTAT ka deklaruar se energjia elektrike e furnizuar nė tremujorin e katėrt tė vitit 2003 ka shėnuar rritje me 14 pėr qind krahasuar me tremujorin e mėparshėm. Por pavarėsisht nga ky fakt, niveli i furnizimit mbetet rreth 4 pėr qind nėn nivelin e furnizimit tė tremujorit tė katėrt tė vitit 2002. Megjithatė, niveli i furnizimit kėtė tremujor rezulton 1 pėr qind mė i lartė sesa niveli mesatar tremujor i realizuar gjatė vitit 2003. Furnizimi mė i lartė pėr vitin e shkuar ka qenė gjatė muajit dhjetor, ose e shprehur me shifrat e INSTAT-it, rreth 9 pėr qind mbi mesataren mujore.
    Kėshtu, sipas Institutit tė Statistikave, ēdo ditė ka pasur njė furnizim mesatarisht me 16.8 milionė kilovat-orė energji elektrike nga 13.7 milionė nė ditė gjatė tremujorit tė tretė tė 2003. Si faktor kryesor tė rritjes sė furnizimit me energji elektrike, specialistėt e INSTAT kanė nxjerrė prodhimin nė vend. Ata kanė theksuar nė raportin e tyre se prodhimi ka ndikuar drejpėrdrejt nė nivelin e furnizimit me energji elektrike, i cili mbuloi 80 pėr qind tė furnizimit tremujor.

    Pavarėsisht se prodhimi nė vend i energjisė elektrike ka pasur ndikim kryesor nė furnizimin e konsumatorėve, krahasuar me tremujorin e fundit tė vitit 2002, ky nivel ka pėsuar njė rėnie me 31 milionė kwh. Gjatė vitit 2003 janė prodhuar rreth 4.9 miliardė kwh energji elektrike nga 5.8 miliardė kwh qė ishin nevojat e parashikuara pėr vitin, duke mbuluar vetėm 84.5 pėr qind tė tyre.
    Krahas prodhimit, humbjeve dhe pėrdorimit, importi i energjisė elektrike gjatė tremujorit nė fjalė ka pasur vėmendjen e statistikave. Kėshtu, pėrfshirė kėmbimet, importi ka pėsuar rėnie, duke arritur nė nivelin mė tė ulėt tremujor nė tre vitet e fundit. INSTAT bėn tė ditur se importi i mirėfilltė rezultoi 10 pėr qind mė i ulėt krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar.


    Pėrdorimi nė vend i energjisė elektrike ketė tremujor rezulton me rritje me 12.5% krahasuar me tremujorin e mėparshėm dhe nė rėnie me 14% krahasuar me tremujorin e katėrt 2002. Ēdo ditė ėshtė pėrdorur mesatarisht 9.8 mln kwh energji elektrike kundrejt 11.4 mln kwh qė janė pėrdorur nė tremujorin e katėrt tė vitit 2002. Sektori i familjes konsumoi rreth 2% mė pak energji elektrike sesa nė tremujorin e katėrt 2002. Familjet kanė pėrdorur mesatarisht nė muaj 183.9 mln kwh kundrejt 188 mln kwh qė janė pėrdorur nė tremujorin e katėrt tė vitit 2002.
    PAUCA SED MATURA

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    BERZH premton financimin e dy linjave interkonjeksioni, tė cilat lidhin vendin me rrjetin europian tė energjisė

    BERZH-i garanton financime pėr energjitikėn


    B.Beqiri

    Takimi

    Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim garanton financimin e disa projekteve tė rėndėsishme pėr fuqizimin e sektorit elektroenergjitik. Kėshtu ka premtuar dje delegacioni i BERZH-it i kryesuar nga drejtori i Grupit tė Biznesit pėr Energjinė, Piter Reiniger, i cili shoqėrohej nga shefi i misionit tė BERZH nė Shqipėri, Giulo Moreno gjatė njė takimi qė zhvilluan me ministrin e Industrisė dhe Energjitikės, Viktor Doda. Linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Bullgari-Maqedoni-Shqipėri-Itali, linja e interkonjeksionit Sofie-Shkup-Tiranė-Itali, financimi i fazės sė parė tė ndėrtimit tė TEC-it tė Vlorės janė disa nga projektet strategjike qė do tė financohen nga BERZH-i. Ndėrkohė qė janė nė fazėn e zbatimit dy projekte qė financohen nga BERZH-i, projekti pėr ndėrtimin e linjės 220 kilovolt Elbasan 1-Elbasan 2, nėnstacionin 400 kilovolt i Zėmblakut, projekti pėr rehabilitimin e kaskadės sė Drinit, fuqizimi i nėnstacionit Tirana 1, fuqizimi i nėnstacionit Uznovė-Berat, si dhe pėrmirėsimi i rrjetit shpėrndarės nė Lushnje, Berat, Korēė dhe Kavajė. Burime zyrtare pranė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės pohojnė se BERZH-i ka vlerėsuar reformat dhe menaxhimin qė po i bėhet Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, e cila ėshtė bazė pėr krijimin e besueshmėrisė pėr thithjen e investimeve tė huaja nė sektorin elektroenergjitik. “Sektori energjitik ka nevojė pėr reforma tė thella dhe investime”, -ėshtė shprehur Doda. Ndėrkohė qė ai i ka kėrkuar drejtuesve tė BERZH-it mbėshtetje financiare pėr fazėn e parė tė ndėrtimit tė TEC-it tė Vlorės me njė shumė prej 37.5 milionė dollarė, duke nėnvizuar dhe duke rėnė dakord qė negociatat tė fillojnė nė prill tė kėtij viti, nė mėnyrė qė nė qershor tė sigurohet pėrfundimisht ky financim. Sipas ministrit, brenda kėtij viti duhet qė tė startojė ndėrtimi i fazės sė parė tė TEC-it tė Vlorės. Gjatė kėtij takimi Doda ka njohur krerėt e BERZH-it edhe me fazat e ristrukturimit tė KESH-it, ku deri nė fund tė gjashtėmujorit tė parė ėshtė kompania ENEL qė do tė punojė me KESH. Mė pas, nė vitin 2005 KESH do tė jetė njė kompani “holding”, pas ndarjes nė tre kompani, shpėrndarje-transmetim-prodhim. Ministri Doda ėshtė shprehur se “KESH po realizon tė gjitha detyrat pėr ristrukturimin dhe mirėmenaxhimin e saj, si dhe po shkon drejt privatizimit, si e vetmja mėnyrė e zhvillimit tė kėtij sektori”.




    19/02/2004

    Shpresojmė tani qė mė nė fund edhe me kėto investime qė po bėhen tė zgjidhet problemi i energjisė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Si mendoni se ka vepruar qeveria?


    ............
    ........
    ...................
    Qeveria vendos amnisti pėr debitorėt familjarė. Nė total 11,3 miliardė lekė. Nano: Institucionet tė mos blejnė makina, por tė paguajnė energjinė

    Dritat, qeveria fal 13 miliardė lekė

    Kushti: Falja fillon nė momentin qė vihet matėsi dhe nis pagesa e energjisė elektrike

    Anila Rama

    TIRANE- Qeveria u fal 11.3 miliardė lekė debitorėve familjarė qė nuk kanė paguar energjinė elektrike qė nga viti 1994 deri nė fund tė 2000-shit me kusht qė falja tė nisė sapo tė vihen matėsat e rinj tė energjisė dhe tė fillojė pagesa. Vendimi u mor dje nė mbledhjen e Komitetit Ndėrministror tė Politikave Ekonomike, nė bazė tė propozimit tė bėrė nga kryeministri Fatos Nano, si pjesė e paketės pėr zbutjen e efekteve tė reformave. Ndėrkaq ata qė do tė pėrfitojnė nga ky vendim i papritur i qeverisė qė prej njė kohe tė gjatė ka kėmbėngulur pėr pagesat e lekėve tė prapambetura, janė banorė tė zonave tė ndryshme nė tė gjithė vendin. Ndėrsa institucionet buxhetore qė gjithashtu janė debitorė ndaj KESH-it nė shuma tė konsiderueshme, pėrjashtohen nga vendimi i marrė dje nga Komiteti i Politikave Ekonomike. Burime nga KESH thanė dje se falja e borxheve pėr vitet ‘94-2000 ėshtė mjeti i vetėm qė mund tė pėrdorej pėr tė filluar mbledhjen e pagesave tė tjera. Kreu i ekzekutivit, Nano, tha dje se reformat e ndėrmarra nuk kishin kthim prapa, pasi ato ishin nė interes tė pėrmirėsimit tė standardeve tė jetesės sė qytetarėve shqiptarė.
    Kostoja e reformave
    Ai pranoi se zbatimi i tyre kishte kosto tė pashmangshme, pasi synohej standardizimi me Bashkimin Europian dhe rajonin. Shefi i qeverisė shtoi gjatė prezantimit tė paketės sė planit tė masave se pavarėsisht nga rritja e tarifave tė energjisė dhe tė impulseve tė telefonisė fikse, ato vazhdonin tė ishin nėn koston qė shpenzonte shteti. Kryeministri Nano tha se kishin filluar tė pėrllogariteshin efektet e para tė zbatimit tė ēmimeve tė reja tė energjisė, pavarėsisht nga ndjeshmėria qė ka pasur ajo tek qytetarėt. Nano tha se ishte e rėndėsishme tė vazhdonte pėrmirėsimi i furnizimit me energji elektrike pėr qytetarėt, duke shtuar se kishte rezultate tė kėnaqshme nė shlyerjen e faturave. Problematike ngelen nė kėtė drejtim Shkodra dhe Vlora.
    Plani i masave
    Sipas kreut tė ekzekutivit janė 191 000 familje nė nevojė, pėr tė cilat shteti ka ofruar kompensim financiar, pas zyrtarizimit tė ēmimit tė ri tė energjisė si dhe pėr rivlerėsim tė pagave dhe tė pensioneve nė mėnyrė qė tė ulen efektet anėsore nė shportėn e mallrave tė konsumit. Sipas pėrllogaritjeve, shuma qė shteti do tė shpenzojė pėr tė kompensuar kėtė pjesė tė shoqėrisė shkon nė 253 milionė lekė. Ndėrkohė e gjithė paketa e masave e propozuar dje nė mbledhjen e Komitetit tė Politikave Ekonomike, do t’i kushtojė qeverisė gati 15 miliardė lekė. Ndėrkaq kryeministri Fatos Nano tha se do tė merreshin masa tė rrepta disiplinore pėr punonjėsit shtetėrorė qė nuk kanė paguar faturat e energjisė elektrike, duke pohuar se do t’ju mbaheshin detyrimet nga listėpagesat (borderotė) nė qendrėn e punės ku punojnė. Sipas Nanos, institucionet shtetėrore nuk mund tė ushtronin pėrgjegjėsitė publike me nėpunės qė nuk respektotjnė detyrimet minimale ndaj tij. Nga ana tjetėr, shefi i qeverisė i kėrkoi ministrit tė Financave tė fillojė analizėn pėr disiplinimin e shpenzimeve operative, duke shtuar se kishte abuzime tė shumta nė kėtė drejtim. “Tė gjitha institucionet buxhetore detyrohen tė shlyejnė tė gjitha faturat e prapambetura. Ministri i Financave tė marrė masat pėrkatėse qė tė disiplinojė shpenzimet operative qė lidhen me prioritetet e radhės sė pagesės nė dobi tė shlyerjes sė detyrimeve pėr energjinė elektrike. Ne nuk mund tė tolerojmė qė institucionet shtetėrore tė vazhdojnė tė blejnė makina dhe pajisje tė reja, tė pėrdorin pa limit telefonat dhe tė vazhdojnė tė kenė borxhe ndaj KESH-it”, -tha Nano. Duke vijuar mė tej paraqitjen e masave, Nano urdhėroi qė tė ngriheshin ekipet e punės task-forcė mes policisė elektrike dhe forcave tė rendit, pėr tė pėrfunduar vendosjen e matėsave tė rinj tė energjisė, proces qė sipas tij ėshtė zvarritur nė kohė. Kryeministri kėrkoi qė Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, duhet tė vendoste kritere tė rrepta pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, tė cilat duhet tė kenė tė paracaktuar mėnyrėn e ngrohjes sė ndėrtesės qė do tė ngrihet.


    Tarifė doganore 0 pėr gazin e lėngshėm
    Gazi i lėngėt qė pėrdoret pėr konsum tė pėrditshėm nuk do t’i nėnshtrohet mė detyrimeve doganore. Komiteti Ndėrministror i Politikave Ekonomike vendosi dje qė tė ēojė nė zero tarifėn doganore pėr gazin e lėngshėm qė hyn nga importi. Ky vendim bėhet pėr t’ju ardhur nė ndihmė dhe pėr tė favorizuar konsumatorėt shqiptarė qė pėrdorin gazin pėr ngrohje dhe gatim. Kryeministri Nano kėrkoi qė tė ushtrohej njė kontroll i rreptė nė tregun e shpėrndarjes me qėllim qė tė shmangeshin abuzimet. “Ministri i Financave dhe ministri i Energjisė tė studiojnė dhe tė sjellin pėr vendimmarrje pėr mbledhjen mė tė afėrt tė qeverisė, reduktimin nė 0 tė tarifės doganore tė gazit tė lėngėt, si burim alternativ energjie, si dhe tė zbatojnė njė kontroll mė tė rreptė mbi tregun e gazit tė lėngshėm pėr tė shmangur rritjen abuzive tė ēmimit tė tij”, -tha Nano.
    a.r



    Vendimet e djeshme

    1- Tė gjithė konsumatorėt familjarė qė kanė detyrime tė pashlyera ndaj KESH-it pėr periudhėn nga viti 1994 deri nė 2000 do tė trajtohen sipas njė skeme pėr skedulimin e kėtij borxhi me kusht qė efektet tė fillojnė nga momentet kur konsumatorit i instalohet matėsi i energjisė elektrike, dhe fillon pagesa sipas kritereve ligjore dhe respektimi i tė gjitha kushteve tė kontratės, siē janė mosdėmtimi i sistemit tė matjes, ndėrhyrjet e paligjshme. Kjo shumė arrin nė 13.1 miliardė lekė tė reja dhe prej saj pėrfitojnė: zona Shkodėr, Tropojė, Koplik, Has, Kukės, Lezhė, Pukė nė 3.8 miliardė lekė;


    Tiranė 1.9 miliardė lekė;
    Durrės, Krujė Kavajė, Shijak 1.2 miliardė lekė
    Fier, Mallakastėr, Patos, Vlorė nė 2.3 miliardė lekė,
    Burrel, Mat, Bulqizė, Laē, Dibėr, Mirditė me 1.15 miliardė lekė
    Berat, Skrapar, Kuēovė, Lushnjė me 1.3 miliardė lekė;
    Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin 0.6 miliardė lekė.

    2. Sipas procedurave ligjore nė fuqi, shlyerja e faturave tė KESH nga punonjėsit buxhetorė, tė cilėt janė debitorė, do tė bėhet nga listėpagesat. Nė rast tė kundėrt ndaj tyre do tė merret masė disiplinore e rėndė

    2- Institucionet buxhetore detyrohen tė shlyejnė tė gjitha faturat e prapambetura. Ne nuk mund tė tolerojmė qė institucionet shtetėrore tė vazhdojnė tė blejnė makina dhe pajisje tė reja, tė pėrdorin pa limit telefonat dhe tė vazhdojnė tė kenė borxhe ndaj KESH-it.

    4- Urdhėroj ngritjen dhe funksionimin e task -forcave operacionale ndėrmjet policisė elektrike dhe asaj tė rendit pėr tė mbėshtetur oporacionin e vendosjes sė matėsave nė tė gjithė vendin dhe ndėrprerjen e vjedhjes sė energjisė.

    5- Ministri i Financave dhe ministri i Energjisė tė studiojnė dhe tė sjellin pėr vendimmarrje pėr mbledhjen mė tė afėrt tė qeverisė, reduktimin nė 0 tė tarifės doganore tė gazit tė lėngėt, si burim alternativ energjie, si dhe tė zbatojnėi njė kontroll mė tė rreptė mbi tregun e gazit tė lėngshėm pėr tė shmangur rritjen abuzive tė ēmimit tė tij.

    6- U kėrkoj organeve vendimmarrėse dhe atyre zbatuese tė fushės sė ndėrtimeve tė zbatojnė me pėrpikmėri ligjin pėr ruajtjen e energjisė nė banesa dhe ngrohjen e ndėrtesave me lėndė alternative me kosto mė tė ulėt se energjia elektrike.


    Nano: Tė rishikohen marrėveshjet e Albtelekomit me kompanitė private
    Kryeministri Fatos Nano kėrkoi rishikimin e marrėveshjeve tė interkonjeksionit tė nėnshkruara mes kompanisė shtetėrore Albtelekom dhe kompanive tė telefonisė celulare. Sipas tij, vendosja e kėtyre marrėveshjeve disa vjet mė parė ishte e domosdoshme, pasi lidhej me futjen nė treg tė kompanive celulare. Por ai shtoi mė tej se kishte ardhur koha qė ato tė rishikoheshin, duke u bazuar nė logjikėn e tregut. “Marrėveshjet e interkonjeksionit tė kompanive private me Albtelekomin, janė njė histori e gjatė nė shtetit tonė nė kėto vite tranzicioni. Arritja e kėtyre marrėveshjeve ishte ngushtėsisht e lidhur me futjen nė treg tė kompanive celulare, tė cilat i kanė kondicionuar shtetit shqiptar marrėveshje tė cilat tashmė ka ardhur koha tė rivlerėsohen mbi standarde tė tregut tė sotėm. Nė kuptimin ligjor, kjo ėshtė e paatakueshme, por nė logjikėn e tregut rivlerėsimi qė kėrkojmė tė bėhet duhet t’i shėrbejė shėndoshjes ekonomike tė Albtelekomit si pasuri strategjike e shqiptarėve nė prag tė privatizimit dhe pėrmirėsimit tė shėrbimit ndaj qytetarėve”, -tha Nano. Ai kėrkoi qė drejtuesit e Albetekomit tė paraqisnin nė qeveri njė raport tė detajuar, mbi ecurinė e deritanishme tė kėtyre marrėveshjeve duke propozuar rrugėt konkrete pėr tė dalė nga situata nė tė cilėn ndodhet.
    PAUCA SED MATURA

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Veprimi i nanos nje grusht turinjve qytetarit te ndershem shqiptar ,qe edhe pse ne kushte te veshtira ekonomike ka
    paguar energjine elektrike per 13 vjet me radhe.
    I ndershmi e ha gjithmone.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  6. #16
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Harasani: Firma private pėr mbledhjen e borxheve

    Nė njė konferencė pėr shtyp, drejtori i KESH-it ka shpjeguar nismat e fundit tė Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare


    “Borxhi qė debitorėt shtetėrorė deri mė 31 dhjetor 2003 i kanė korporatės pėr vitin 2003 ėshtė 429 milionė lekė dhe borxhi pregresiv ėshtė 3.164 miliardė.” Kėtė ka deklaruar gjatė fundjavės drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it Andis Harasani nė njė konferencė pėr shtyp tė dhėnė njė ditė pas vendimit tė kryeministrit Fatos Nano. I detyruar qė tė japė shpjegimet pas ndėrmarrjes sė fundit tė qeverisė, Harasani ka deklaruar se falja e borxheve tė viteve `94-`00 ėshtė e nevojshme pasi kompania ėshtė drejt privatizimit dhe duhen bėrė pastrimet e llogarive. “Ėshtė njė veprim kontabėl, - ka thėnė Harsasni, - qė e bėjnė tė gjitha ndėrmarrjet para privatizimit.” Duke u bazuar nė deklarat e para pėr kėtė problem, tė cilat janė bėrė gjatė mbledhjes sė Kėshillit Ndėrministerial pėr Ekonominė (KNPE), drejtori i pėrgjithshėm i korporatės ka sqaruar se kryeministri ka dhėnė disa direktiva qė nė mbledhjen e ardhshme tė KNPE-sė qė do tė zhvillohet para fundit tė marsit tė pėrcaktohen detajet e sakta se cilėt konsumatorė do tė pėrfitojnė falje dhe ēfarė procedurash do tė ndiqen pėr kėtė falje. Gjatė konferencės, nga interesi i gazetarėve nuk kanė dalė dhe konsumatorėt tė cilėt paguajnė rregullisht energjinė elektrike. Problemi qė mund tė lindė pas faljes sė fundit tė ndėrmarrė nga qeveria mund tė jetė “zhgėnjimi” i abonentėve, tė cilėt kanė qenė tė rregullt me pagesėn e faturave tė energjisė elektrike. “Opinioni im nė lidhje me njerėzit qė paguajnė faturat e energjisė elektrike, - ka thėnė drejtori, - ėshtė qė kėta njerėz i vlerėsojmė dhe iu kėrkoj qė tė vazhdojnė tė paguajnė dhe se korporata do tė marrė masa pėr ato konsumatorė qė nuk paguajnė.” Mė tej nė lidhje me konsumatorėt Andis Harasani nuk mendon qė ėshtė njė fyerje pėr konsumatorėt pėr ata qytetarė qė paguajnė sepse ky veprim ėshtė njė pastrim llogarish dhe se do tė instalohen forma tė reja pėr mbledhjen e faturave. Kėshtu, sipas deklaratės sė Harasanit, pėr periudhėn 2001-2003 pėr ata debitorė qė nuk paguajnė do tė zbatohet njė skemė ku do tė pėrfshihen institute tė caktuara, firma private, polici private. Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė KESH-it, tė gjitha kėto do tė kenė autorizime pėrkatėse pėr mbledhjen e kėtyre faturave elektrike tė pashlyera. Pėr kėtė shėrbim tė gjitha firmat apo organet e tjera do tė marrin njė pėrqindje tė caktuar, e cila mund tė shkojė deri nė 20 pėr qind. Nė lidhje me kėtė nismė qė mendohet tė ndėrmerret, Andis Harasani ka theksuar qė kjo mėnyrė ėshtė hapi i parė pėr privatizimin e kėtij tregu strategjik. Deklratėn e tij drejtori i KESH-it e ka mbyllur duke thėnė se shumė kompani kanė shfaqur interes pėr KESH-in nė sektorin e energjisė elektrike dhe nė veēanti pėr njė copėzim tė tij. Nė kėto kompani tė interesuara bėjnė pjesė kompani tė huaja dhe vendase.


    Borxhi dhe mbledhja e tij
    Shuma prej 13.1 miliardė lekė ėshtė vlera qė do tė falet pėr periudhėn 1994-2000. Ndėrsa pėr periudhėn 2001-2003 do tė shikohen format pėr mbledhjen e faturave nga institute, firma apo polici private. KESH-i ka vendosur 160 mijė matėsa pėr periudhėn shtator 2002 deri nė dhjetor 2003, tė cilat arrijnė nė 30 pėr qind e matėsve qė duhet tė instalojmė nė vend. Po kėshtu janė tė prokuruar dhe 160 mijė matės dhe presim tė sigurojmė dhe 75 mijė tė tjerė nė mėnyrė qė tė plotėsojmė tė gjithė Shqipėrinė. Njė nga detyrat qė u vendos nė KNPE ėshtė qė brenda javės KESH-i duhet tė dorėzojė nė kabinetin e kryeministrit raportin e saktė tė instalimit tė matėsve. Ėshtė propozuar dhe krijimi njė task force elektrike pėr njė ndėrhyrjeje tė fortė pėr konsumatorėt qė nuk shlyejnė faturat elektrike. Konsumi mesatar i njė familjeje shqiptare ėshtė 330 kilovolt nė muaj.
    PAUCA SED MATURA

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Vihet nė punė nėnstacioni i Zemblakut

    Para dy ditėsh krerėt e Korporatės Elektroenergjetike kanė prerė shiritin e nėnstacionit 400/110 kV dhe tė linjės 110 kV Zemblak-Korēė


    Pėrurohet nėnstacioni 400/110 kilovolt nė Zemblak tė Korēės. Tė dhėnat e marra nga drejtoria e pėrgjithshme e Koorporatės informojnė se ky nėnstacion ka njė fuqi tė instaluar prej 150 MVA dhe se ėshtė zgjedhur Korēa pėr ndėrtimin e tij pasi ėshtė parė si njė zonė shumė e rėndėsishme e vendit. Specialistėt e energjetikės bėjnė tė ditur se me vendosjen nė punė tė nėnstacionit 400/110 kV (kilovolt) pritet njė pėrmirėsim i ndjeshėm nė furnizimin me energji elektrike nė zonat e Korēės, Pogradecit, Ersekės dhe Pėrmetit. Pėr sa i pėrket linjės 110 kV, ata thonė se ajo ka njė gjatėsi rreth 15 kilometra dhe se pėr ndėrtimin e saj ka ndihmuar kompania zvicerane “Colenco”.
    “Financimi i nėnstacionit 400/110 kV tė Zemblakut dhe linjės 110 kV Zemblak – Korēė,ėshtė bėrė nga njė kredi e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim. Nė fund tė takimit kreu i Energjetikės ka sqaruar se kontrata pėr ndėrtimin e kėtij nėnstacioni ėshtė nėnshkruar nė qershor tė vitit 2002 dhe nė muajt e fundit tė po kėtij viti ka filluar dhe puna pėr ndėrtimin e tij. Nėnstacioni ėshtė vėnė nė punė nė shkurt tė kėtij viti.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •