TEC i ri, Banka Boterore konfirmon 120 milione usd
Drejtori i Bankes Boterore per Europen Juglindore ka konfirmuar rreth 120 milione dollare kredi per zhvillimin e fazes se pare te punimeve per ndertimin e nje TEC-i te ri ne Vlore me fuqi 135 Megavat. Doda: "Gjate periudhes janar- mars 2004 do te perfundojne te gjitha negociatat per fillimin e punimeve"
Blerina Hoxha
Banka Boterore ka konfirmuar dje dhenien e rreth 120 milione dollareve ne formen e kredise per ndertimin e nje termocentrali te ri per prodhimin e energjise elektrike ne qytetin e Vlores. Drejtori per Europen Juglindore ne Banken Boterore, Iftikar Khalil ka zhvilluar dje nje takim me Ministrin e Industrise dhe Energjitikes, Viktor Doda ku ka bere konfirmimin e tij per mbeshtetje monetare, pasi e ka vleresuar situaten energjitike te permiresuar. Sakaq, sipas ministrit Doda gjithcka per ndertimin e TEC-it te ri do te perfundoje ndermjet muajve janar-mars te vitit 2004. Pra, sipas ketij situacioni pritet qe brenda 6 mujorit te pare te vitit te ardhshem te nise te ndertohet vepra e pare e re per prodhimin e energjise gati pas dy dekadash. Ndertimi i saj eshte programuar te kaloje neper dy faza. Ne te paren do te behet i mundur instalimi i 135 Megavat, nderkohe qe pjesen me te madhe te fondeve do t'a akordoje Banka Boterore. Faza e dyte e punimeve eshte programuar te zhvillohet gjate nje periudhe te mevonshme, ku kapaciteti prodhues i TEC- it te ri do te zgjerohet me rreth 300 ME. Keshtu te dy fazat e punimeve pritet te kene perfunduar ne vitin 2007, kur deri atehere Shqiperia do te kete nevoje te importoje energji elektrike eshte shprehur disa dite me pare drejtori i KESH, Andis Harasani. Idea per ndertimin e nje termocentrali lindi gjate vitit 2001, per shkak te krizes se rende qe pllakosi vendin nga mungesa e reshjeve. Me shume se 96 per qind e energjise se prodhuar ne vend eshte kontribut i hidrocentraleve, te cilet ne periudha te gjata thatesire e kane te pamundur te perballojne kerkesen per energji te konsumatoreve. Ne kete situate doli ne pah nevoja per ndertimin e nje TEC-i te ri, i cili vlersohet se mund te shmange krizen e thelle energjitike edhe ne momentet e nje thatesire te zgjatur.
Krijoni Kontakt