Close
Faqja 24 prej 25 FillimFillim ... 1422232425 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 245
  1. #231
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    sa **** e qenkan keta trimat qe dalin me cakmak ne forme pistolete dhe a thua se na tremben,keta te shkojne te luajne polici dhe hajduti poshte pallatit dhe mos na bejne si cuba..........................po tashi kane filuar te futen dhe ne profilet e tjereve se cfare publikojne,sa te lodhur keta gazetare
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  2. #232
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    keshtu jane edhe keta tipat e Fejsbukut, shifeni dhe do e kuptoni vet

     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  3. #233
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ka dale edhe gazeta me e re ne shqiperi "FACEBOOK"

    Kujdes se ndonje dite do te lexojm edhe per juve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2009
    Postime
    142
    kriminel i vertete qfare shpirti kan kta njerz qe vrasin me gjakeftoftesi me plumba pas koke

    si i behet qe komisariati duke e ditur se per cfare krimineli behet fjal te shkoj ashtu te pa organizuar sikur te ishin duke kapur ndonje femi vjedhes rrugesh? vertet nuk e kuptoi por kam dhibje per ata polic qe humbem dhe familjet e tyre

  5. #235
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22
    Dosja "Dajti" dergohet per gjykim

    E Shtune, 12 Dhjetor 2009

    Tirane-Mbyllen hetimet dhe dosja kalon per gjykim, per Dritan Dajtin dhe 2 bashkepunetoret e tij, Ergest Xhoxhin dhe inspektorin e policise Maringlen Mucaj, te dy te arrestuar. Grupi i prokuroreve te Krimeve te Renda, i perbere nga prokuroret Ardian Nezha dhe Eugen Beci, pas nje pune prej afro 4 muajsh, kane mbyllur hetimet dhe derguan dje dosjen per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ndaj Dritan Dajtit, autorit te masakres se 7 gushtit te ketij viti ku mbeten te vrare 4 oficere te Policise se Shtetit, prokuroria ka ngritur nje sere akuzash. Vec vrasjes se tyre, Dajti akuzohet edhe per vrasjen e Ledjon Mares dhe plagosjen e Fatjon Shamkut. Ne te njejten dosje jane perfshire edhe Ergest Xhoxhi, kunati i Dajtit, i cili ndodhej bashke me te ne makine kur u qelluan per vdekje 4 oficeret e larte te policise. Xhoxhi akuzohet per perkrahje te autorit pas krimit dhe falsifikim dokumentesh. Ndersa bashkepunetori i dyte i Dajtit, Maringlen Mucaj, i cili deri ne 23 nentorin e kaluar sherbente si inspektor policie ne Durres dhe qe dyshohet se ka ndihmuar shume te kerkuarin me informacione per t'iu fshehur policise, akuzohet per shperdorim detyre. Ne kete gjykim qe pritet te nise se shpejti, Dajti mbrohet nga avokati i tij Arben Qeleshi.

    Policia dorezon dosjen

    Dhjete dite pas masakres se 7 gushtit qe tronditi gjithe opinionin, policia i dergoi prokurorise nje dosje voluminoze me prova dhe fakte te pakontestueshme, ndaj shume te kerkuarit Dritan Dajti. Drejtuesit e larte te policise, i vune ne dispozicion organit te akuzes nje dosje me 6000 faqe kunder Dajtit. Hetimet per te, u kryen paralelisht nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Policine e Shtetit. Prokuroret e Krimeve te Renda, pas ngjarjes se Durresit dhe arrestimit te Dajtit, kane mbledhur informacion mbi veprimtarite kriminale te Dajtit. Akuza ka mundur te siguroje zbardhjen e tabulateve telefonike dhe lidhjet e tij, gjate kohes qe ka qene ne arrati.

    Arrestimi i Muces

    Arrestimi i Maringlen Muces muajin e kaluar, verteton te gjitha dyshimet qe linden pas masakres se 7 gushtit ne Durres, per nje dekonspirim nga ana e radheve te policise, per aksionet ne kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti. Disa dite pas vrasjes se 4 oficereve te larte te Policise se Shtetit, grupi hetimor i Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, zbuluan qe tabulatet telefonike te Dajtit, tregonin se nje nga efektive e Policise se Durresit, dyshohej se bashkepunonte me Dajtin, duke e ndihmuar qe ai te jetonte i qete pergjate 6 viteve ne arrati. Disa dite pas ngjarjes, prokuroret e ceshtjes thane se u moren si objekt hetimi, te gjithe numrat celulare te Dritan Dajtit si dhe tabulatet telefonike. Ato iu derguan kompanive celulare per zbardhjen e te gjitha telefonatave te Dajtit me personat qe kishte komunikuar. U deshen 3 muaj, qe nga kompanite celulare te kthehej pergjigjja e sakte, rreth personit te dyshimte si bashkepunetor i Dajtit.

    Masakra e 7 gushtit

    Masakra e cila tronditi gjithe opinionin publik ne vend, ndodhi ne 7 gusht ne pisten "Iliria" ne Durres. Forcat e operacioneve speciale ndodheshin ne ate zone, pas marrjes se informacionit per vendndodhjen e te superkerkuarit Dritan Dajti. "Rreth ores 13.45 nga sherbimet e vendosura, eshte konstatuar se personi shume i kerkuar eshte afruar me nje makine "Volkswagen" tip "Tuareg" me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar, 4 oficeret e operacioneve speciale te ngarkuar me kete detyre,

    Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskon, kane bere rrethimin e mjetit, per te bere te mundur arrestimin tij. Gjate nderhyrjes, i shumekerkuari Dritan Dajti ka qelluar menjehere me arme ne drejtim te punonjesve te policise, duke i lene ata te vdekur ne vend. Nga shkembi i zjarrit u plagos rende i shumekerkuari Dritan Dajti, si dhe mbeti i vrare bashkepunetori i tij, Ledion Mara. Aktualisht Dajti ndodhet i shtruar ne spitalin e burgut ne Tirane. Pas heqjes se nje plumbi ne shtyllen kurrizore, nderhyrje e kryer ne Spitalin Ushtarak, Dajti u rikthye serish ne spitalin e burgut. I shumekerkuari Dritan Dajti, kishte 6 vjet qe jetonte ne arrati, pas largimit ne menyre spektakolare nga Gjykata e Tiranes ne vitin 2003. Ai ishte denuar per vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, pronari i "Besa Construksion" ne vitin 1999.

    L.K

    Akuzat ndaj Dritan Dajtit

    "Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese", ndaj punonjesve te policise Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj

    "Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese" ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave me pasoje vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e Fatjon Shamkut

    "Mbajtje pa leje te armeve luftarake"

    "Falsifikimi i dokumentave" ne bashkepunim duke falsifikuar dhe perdorur dokumentat e mjetit tip "Volswagen Touareg" me targe Cr 535 FR

    "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve" duke falsifikuar dhe perdorur tre dokumente policie

    "Mbajtje pa te drejte e uniformes", duke mbajtur dokumente dhe shenja dalluese te Policise se Shtetit



    Akuzat ndaj Ergest Xhoxhit

    "Perkrahje e autorit te krimit"

    "Falsifikim i dokumenteve" ne bashkepunim


    Akuza ndaj Mariglen Mucajt

    "Shperdorim te detyres"


    KJ

  6. #236
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Flasin prinderit e Dritan Dajtit.

    “Dritan Dajti”, Gjykata i kerkon ndihme Kryeministrise

    Rreth 40 avokate nuk kane pranuar te marrin persiper mbrojtjen e te pandehurit Dritan Dajti, gje e cila po mban te bllokuar procesin gjyqesor. Per kete arsye Gjykata ka kerkuar ndihme nga Kryeministria per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Diten e djeshme eshte shtyre per te 198-ten here seanca ndaj te pandehurit Dritan Dajti, i cili akuzohet per vrasjen e kater punonjesve te policise ne gusht te vitit 2009 ne Durres. Ne seancen e djeshme, i pandehuri ka qene i pranishem ne banken e te akuzuarve duke i kerkuar “llogari” trupit gjykues, per letren derguar ne Kryeministri per vonesat e gjata ne gjyqin ndaj tij. “Nuk jam une ai qe bllokoj gjyqin, por jane avokatet qe caktoni ju, ata qe nuk vijne. Ju i dergoni letra kryeministrit, por eshte gjykata qe jep drejtesi dhe jo keshilli i ministrave”, u shpreh dje ne sallen e gjyqit, Dritan Dajti, i cili u shpreh se vonesat nuk jane shkaktuar prej tij, por per shkak te mungeses se avokateve. “Shkak i vonesave jane avokatet, te cilet caktohen nga gjykata dhe jo nga qeveria. Keni nje liste me 300 emra, therrisni edhe 250 te tjere te paraqiten per te bere mbrojtjen time dhe nese edhe ata nuk pranojne, ky nuk eshte faji im”, tha me tej Dajti. Pavaresisht ketyre pretendimeve, gjykata nuk e vleresoi te arsyeshme nje pergjigje per te pandehurin, mbrojtjen e te cilit nuk e kane marre persiper mbi 40 avokate. Gjyqtaret e ceshtjes dhe ministria e drejtesise, cakton nje avokat per thuajse cdo seance gjyqesore ndaj Dajtit, por edhe pas 198 seancave, ky proces vazhdon te jete i bllokuar. Dritan Dajti u arrestua me 7 gusht te vitit 2009 vetem pak minuta pasi kishte lene te vrare kater punonjes policie. Ngjarja ndodhi ne Durres, kur punonjesit e policise ishin angazhuar per te kryer arrestimin e te shumekerkuarit. Pas informacioneve per vendndodhjen e Dritan Dajtit, nje grup efektivesh te Policise se Shtetit u nisen nga Tirana ne drejtim te Durresit per t’i vene atij prangat. Dajti ndodhej ne nje automjet me xhama te zinj dhe qelloi mbi efektivet, sapo i pa ata t’i afroheshin. Nga ngjarja mbeti i vrare edhe 23-vjecari Ledion Mara, i cili shoqeronte Dajtin. Nderkohe, qe policet e vrare Altin Dizdari, 33 vjec, Fatos Xhani, 38 vjec Sajmir Duckollari, 32 vjec dhe Kastriot Feska, 40 vjec u shpallen “Deshmore te Atdheut”. I shumekerkuari Dritan Dajti, mbeti i plagosur nga te shtenat mes tij dhe policise. Ai u kap i plagosur dhe u transportua ne spital dhe me pas ne qeli, ku edhe ndodhet aktualisht. Qe prej vitit 2009 kur dhe Dajti perfundoi ne pranga, nuk eshte kryer asnje seance gjyqesore ndaj tij, pasi jane shtyre per shkak te mungeses se avokateve.

    KJ

  7. #237
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet Dritan Dajti, humbasin jetën 4 oficerë policie

    Avokatët refuzojnë të mbrojnë Dritan Dajtin, Krimet e Rënda njoftopjnë Presidentin

    Edhe në seancën e radhës ndaj Dritan Dajtit avokatët e caktuar në mbrojtje të tij nuk janë paraqitur. Për pasojë Gjykata edownload (13) Krimeve te Renda ka njoftuar sot presidentin e Republikes, njëherësh kreun e Këshillit të Lartë të Drejtesise . Gjykata ka kërkuar ndërhyrje për gjyqin ndaj Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen e katër policëve gjatë operacionit për ndalimin e tij në Durrës. Vete Dajti në seancë akuzoi gjykatën për zvarritjen e procesit ndaj tij, në një kohë që ai kërkon të gjykohet.

    MAPO

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dritan Dajti pret Fitoren e Edvinit..

    super vrasesi dritan.. vegel e vjeter e bandes ed ruce..po pret te fitoj ps-ja..
    ka kaq vjet qe ja ka mbrrit te tallet me gjykatat e prokurorite..
    paska pritur kte dite... qe kryeminister te benet tutori i tij edvinua e ministra miqt e tij tau e pisa tjer..

    -----

    Dritan Dajti: Pas 23 Qershorit do tregoj të vërtetën e vrasjeve të policëve




    TIRANË-Dritan Dajti, personi që akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë u shpreh sot në sallën e gjyqit se do të flasë për krimin vetëm pas datës 23 Qershor.

    “Po më detyrojnë të hap ‘kutinë e Pandorës’, por të vërtetën për krimet do e tregoj vetëm pas 23 Qershorit”, tha Dajti.

    “Nëse merreni me të afërmit, iu bëj të ditur se me kë keni të bëni. Më quajnë dritan Dajti!” tha ai duke reaguar kështu pas shoqërimit që policia i bëri një seancë më parë, një të afërmi të tij.
    Më 11 Qershor, i afërmi i Dajtit, Lulzim Muça është ndaluar sapo ka dalë nga salla e gjyqit me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Burime policore bëjnë të ditur se Muça dyshohet të jetë i përfshirë në disa vepra kriminale të ndodhura në Tiranë.

    Nuk dihet ende se për kë adresohet ky kërcënim i hapur i Dritan Dajtit që thekson se pas zgjedhjeve do hapë atë që ai e quan ‘kuti e Pandorës”, për të tronditur opinionin publik rreth të vërtetave.

    Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan ta arrestonin të shumëkërkuarin.

    (d.b/BalkanWeb)


    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento


    Dërguar nga Denisa, Fier më 18-06-2013 në 14:44

    Kriminelet qe mundohen ti bejne bisht drejtesise dhe na rezervoka surpriza. Cfare do te thuash nuk surprizon njeri,Rama beri kurban 4 veta me 21 janar ti po i jepke rendesi vetes






    Dërguar nga Darmian, Tirone (brenda unazes se vjeter) më 18-06-2013 në 14:42

    Amon mer amon, qe ska ngel njeri ketu pa i dit lidhjet e krimit me shtetit! Amon mre cpaskemi qene per tu mor me llafe ne si popull! Se mos boj nonjoni noj pune, po gjith diten gam-gam kot, thu ti se i interesojne nonjonit keto perlat qe nxirrni nga goja






    Dërguar nga armando, Paris më 18-06-2013 në 14:36

    Po perse mbas 23 qershorit ?
    Do ti japesh ngjyrim politik vepres penale ?
    Supozojme qe ke punuar per qarqe te caktaura ( min. e pun. te brenshme, sigurimi, policia apo dhe ndonje parti politike) , kujton se do te rehabilitojne ?

    Ti tashme je karte e djegur dhe asnje nuk ka me nevoje per ty. Ta dish se nese do te lirojne , do ta bejne qe te te heqin qafe me kollaj,,, me ndonjerin si puna jote.
    Ke marr fund…mos u lodh kot...
    Keshtu eshte kur perzihet politika me krimin.






    Dërguar nga ali baba, tirane më 18-06-2013 në 14:24

    Baballaret e kombit jane te korruptuar,keshtu qe nuk habitem per agje, vetem se do te shuaj kuriozitetin se deri ku shkon poshtersia e ketyre qe duhet te ishin ne vendin e Dajtit bashke me Dajtin.






    Dërguar nga news24, tirane më 18-06-2013 në 14:23

    Ju te ballkanweb jeni bere cerat e Sali Berishes se vetem komente pro Sali u vendosni aty dhe ndonje tek tuk qe eshte zeri i opozites.






    Dërguar nga cami, itali më 18-06-2013 në 13:58

    ky pret te vij RAMA ne pushtet harruat 97 me ZAN CAUSHIN mga GREQIA e solli RUCI me GJINUSHIN keta tipa ju duhen RAMES DHE KOKEDHIMES se ne te njejten guzhine jane gatuar mos harroni 97 keta jane te 21 janarit qe i vrane dhe kur u bene bashke me METEN u thane familjeve harrojeni 21 janarin tipa si ky ju duhen per te tjere 21 janare zgjohu o popull mos prit lugen e floririt






    Dërguar nga lidona, tr më 18-06-2013 në 13:58

    Fol ti fol o maskara por burgu ka per te gjunjezur per ti puthur kembet rojes per te pare pakez drite dielli.






    Dërguar nga florian më 18-06-2013 në 13:52

    Krimet stimuluese te 21 janarit nga Z.Rama qe paguan para per te hedhur pushtetin nuk mohohen nga asnjeri si dhe grevat e urise qe pagoi njerzit te dilnin te benin propagande. Jo o Z.RAma se nuk hidhet qeveria aq kollaj se edhe ky Dajti me lart mendon se do marresh ti pushtetin qe te dalin te thojne qe eshte i pafajshem po kjo qeveri qe ka pushtetin ska per ta leshuar kurre se kto njerez do vuajne deninimin e merituar deri ne fund te jetes se tyre.






    Dërguar nga Ska Shtet, TR më 18-06-2013 në 13:42

    NUK KA SHTET JO, SE KTIJ DUHET ME JA KEPUT KOKEN NE SALLE TE GJYGJIT. SHTET PA KLLEQE, SHTET I DOBET QE NENSHTROHET NGA PRESIONI I KTIJ PLERE!! PER FAMILJET E TE NDJEREVE SKA NGEL GJO TJETER VEC VETE-GJYQESISE!!! ZOTI JUA BOFT MO TE LEHTE DHIMBJEN, SE PLEHRA SI KY SE MERITOJN TE HAN BUK NGA TAKSAT E MIJA!!!!






    Dërguar nga Elma më 18-06-2013 në 13:41

    Lidhjet e kesaj qeverie me krimin jane te pafundme dhe kjo eshte mese e ditur tashme nga te gjithe qe kemi pare se si eshte rritur krimi ne keto 8 vite qeverisje te Saliut dhe qeveruise se tij te cilet me 21 janar vrane 4 njerez te pafajshme dhe mesazhi ishte i kuptueshmem per te gjithe kjo qeveri te vret sa here del kundra saj.

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Dritan Dajti pret Fitoren e Edvinit..

    Dërguar nga henri, stamboll më 18-06-2013 në 13:38

    po fol tashi ti apo ke hall se po hum pd-ja?

    Dërguar nga bora më 18-06-2013 në 13:01

    Pas 23 ky meriton te Zhduket nga dheu ka vrare eshe super kriminel qeveria e rames do ti japi ate qe meriton..






    Dërguar nga desara më 18-06-2013 në 12:58

    Po hape edhe ti kutine e pandores more dritan, cirrja masken ketij sistemi te korruptuar e kriminel, se dhe ti ke mbetur pa ja perplasur ne fytyre te vertetat e hidhura Kryeministrit ne ikje.






    Dërguar nga Gloni më 18-06-2013 në 12:57

    te vrafte i madhi zot kriminel.






    Dërguar nga Erjon më 18-06-2013 në 12:57

    Vdekje Dritan Dajtit.
    si nuk doli nej burre e tia kepuse koken si te zogut.






    Dërguar nga fatmir më 18-06-2013 në 12:56

    kokrra e barbonit tallet me jete njerezish dhe per me teper police..... vriteni ate qen bir qeni.






    Vazhdimi komenteve: 1 2 3








    Dërguar nga Bona më 18-06-2013 në 13:37

    Bene mire qe nuk flet sepse kjo qeveri te zhduke brenda nates. Te gjithe e dime sesa here eshte tradhetuar policia e shtetit nga kupola e drejtuese e saj e cila eshte bere pale me krimin dhe me shume se cdo gje kane luftuar efektivet e afte te policise se shtetit dhe jo krimin. Ndaj me 23 qershor vota ime do te jete kunder qeverise se krimit dhe asaj policie qe sot ka deshtuar ne misionin e saj kunder krimit.






    Dërguar nga Mondi më 18-06-2013 në 13:36

    Me habisin disa njerez ketu qe jane pro denimit me vdekje, jemi ne 2013 o njerez nuk mendohet me vdekje vdekje nese duam ta quajm vehten te civilizuar ka forma tjera per te denuar nje person per te mos qene rrezik per shoqerine. J Denojne me burg gjith jeten dhe hiqne fare nga media se ne kte forme nuk i jep rendesi ketij personi dhe harrohet fare. Lereni ta kalbin vehte burgu se vdekja te hiq vuajtjet shume shpejt ndersa jetesa brenda 4 mureve te ben te luash fare nga mendja.






    Dërguar nga Arta më 18-06-2013 në 13:32

    Lidhjet e kesaj qeverie me krimin te gjithe i kemi pare sesi i tradhetuan 4 oficeret e policise se vrare te cilet ishin ne tentative per te ndaluar Dritan Dajtin sepse kjo qeveri pjese te programit te saj ka vrasjet dhe krimin.






    Dërguar nga frost, berat më 18-06-2013 në 13:20

    jeni bere per te qare hallin....pse ore nga drijtan dajti prisni ju te arrini rilindjen.....ate kane bere gabim qe nuk e kane vrare akoma






    Dërguar nga qibiri, tiron më 18-06-2013 në 13:16

    @DESARA @MAKSI NE 2021 DO TJA U JAPI VET SALA PUSHTETIN MOS U MERZISNI NESE PO FLINI ME KTO IDE ME MIRE MERUNI ME NDONJE PUN TJETER SE KJO ESHTE PUNE E MBARUAR NUK E DO POPULLI edi ramen SE ESHTE DESHTAK DHE HAJDUT DO TA SHTRYDHTE SI LIMONI SHQIPERINE BASHKE ME koco kokdhimen edi mund ti kete premtuar dhe dritan dajtit qe ta nxjerri nga burgu po do ta haje dajti se edi sa te mari pushtetin do behet si enveri






    Dërguar nga alb më 18-06-2013 në 13:14

    Po ca kutie pandore flet ky.Mos ndoshta shpreson te fitoj edi rama.
    Me kater police qe ka vrare as obama si ben derman e jo nje langaraq si rama.






    Dërguar nga Timi më 18-06-2013 në 13:08

    Paska mor fun ai ven po hape kutin e pandores ca pret ti nuk del mos kte ta kesh te sigurt kush do qe te vi ne pushtet vetem nje gje ta dish mire se edi rama nuk eshte burr i fjales KTE TI E DI ME MIERE SE KA TRADHTUAR DHE TE TJERE PARA TEJE por per nje gje ke te drejte keshtu i kalojn gjonat thon hajd se ky me seder e nuk flet po kur behet fjal per kolen dy dur per nje kok jane dhe mos kerceno kot se sta ka mjeri friken bej punen qe te takon dhe mer denim te drejte perjet kupto






    Dërguar nga Maksi më 18-06-2013 në 13:03

    Dritan Dajti te thote gjithe sekretet e saliut dhe pse ai e sulmoj dhe ca arsyesh !! Ti ke qen brenda komploteve qe saliu bete per popullin !! Thuaji te gjitha sepe atit duhet tja ndreqim te gjitha gjerat qe ka bere dhe ta fusim ne burg krye mafiozin e poshte qe na e nxiu jeten dhe duke bere krime !! ka ardh koha ti themi STOP SALIUT






    Dërguar nga POMPACHIU, Tirane më 18-06-2013 në 13:01

    pale cmund te dije dritan dajti qe nuk e thote
    ndoshta ka ndonje gje per saliun se ai eshte me sekrete
    ben mire ta thote shpejt qe ti jape goditjen e fundit saliut!






    Vazhdimi komenteve: 1 2 3

  10. #240
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet Dritan Dajti, humbasin jetën 4 oficerë policie

    Dritan Dajti: Arjan Muça i implikuar në vrasjen e policëve në Tropojë

    TIRANË- Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajti. Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë më 7 gusht 2009 edhe në seancës e sotme këmbënguli se efektivi i policisë Saimir Duçkollari është ekzekutuar nga një prej kolegëve të tij, konkretisht F.G.

    Dajti i tha trupës gjykuese se Duçkollari është vrarë me plumb pas shpine teksa ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme do të flasë dhe për vrasjen e efektivëve të policisë në Tropojë. Sipas Dajtiti ish-shefin i grupit drejtues per kapjen e tij Arjan Muça ka gisht ne vrasjen e policeve ne Tropoje.

    Pas largimit nga salla të Dajtit, pala mbrojtëse nuk e vijoi mbrëmjen por u largua, duke bërë që seanca të dështojë sërish.

    (e.m/BalkanWeb)

Faqja 24 prej 25 FillimFillim ... 1422232425 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  3. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  4. Përse prindërit shqiptarë nuk u flasin për seks fëmijëve?
    Nga Tironce_Moderne në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 15:29
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •