Close
Faqja 25 prej 25 FillimFillim ... 15232425
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 245 prej 245
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Arrestohet Dritan Dajti, humbasin jetën 4 oficerë policie

    Ky ish ai qe paraqeste rrezikshmeri te larte shoqerore,e ne seancat e tija gjyqesore s'donte avokat??

    Ku ish drejtesia keto vite te kaluara qe ndiejne keqardhje pd-istet ata per edvinorucet sot??

    Ne sistemin e drejtesise eshte vertet mafia ajo qe e kontrollon ate(pa ua ndjere fort se cilet jane ata qe qeverisin)!

    Vete dosja e autorit te temes eshte aq e komplikuar sa te gjithe deshmitaret okulare i dalin ne mbrojtje Dajtit ,edhe vete polici(kane eliminuar njerin nder koleget e tija)!

    Fjala drejtesi eshte aq zik zake,edhe aq neveri e peshtirosje me ngjall sa qe ngjason me dredhi,mashtrim,genjeshter,abuzim,marrezi!!

    Klike pisash!

  2. #242
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet Dritan Dajti, humbasin jetën 4 oficerë policie

    Pas 276 seancave përmbyllet procesi, Gjykata vendos: 4 burgime përjetë për Dritan Dajtin

    Pas 276 seancave përmbyllet procesi, Gjykata vendos: 4 burgime përjetë për Dritan DajtinTIRANE - Përmbyllet pas rreth 276 seancave në Gjykatën e Krimeve të Rënda, procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 efektivëve të skuadrës së operacioneve speciale të antikrimit të organizuar të policisë.

    Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të dënuar Dajtin me 4 burgime përjetë, një për çdo polic të vrarë në vitin 2009. Sipas gjykatës, Dritan Dajti është autor i vrasjes së oficerëve, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari, të cilët tentuan t'i vinin prangat pranë pistës Iliria në Durrës, pas shtatë vitesh arrati.

    Dritan Dajti ishte i pranishëm sot në seancë dhe e ka pritur me qetësi vendimin. Paraditen e sotme ka patur pretendime nga Sokol Koçiu, drejtori ekzekutiv i Byrosë për Mbrojtjen e të Burgosurve, se Dajti ishte marrë me forcë në seancë dhe pa prezencën e një avokati mbrojtës. Sipas Kociut, Dajtit i kishin injektuar qetësues në mënyrë që të mos reagonte.

    Procesi-gangrenë
    Hyrja në kolaps e procesit ndaj Dritan Dajtit prej një kohe të gjatë, nuk dëshmonte gjë tjetër, veçse kapitullimin e drejtësisë shqiptare. Seancat shtyheshin njëra pas tjetrës dhe, gjithçka ndodhte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të vinte përballë faktit, se një i akuzuar për vrasje të katërfishtë po e sfidonte drejtësinë.

    Përgjatë seancave gjyqësore, Dajti shantazhonte se do të hapte atë që ai e cilësonte si kutia e Pandorës, brenda së cilës theksonte se kishte të vërteta të hidhura, madje dhe për vetë gjykatësit. Seancë pas seance, Dritan Dajti sfidonte gjykatësit, duke u larguar nga kafazi i hekurt, në një kohë që në proces nuk paraqitej asnjë avokat, por edhe ata që paraqiteshin nuk pranonin ta merrnin në mbrojtje këtë të pandehur. Rituali i shtyrjes së procesit u krye për shumë kohë, deri ditën kur Dritan Dajti hodhi në fushën e 'betejës' kartën e tij të fundit, kur shantazhoi gjykatësin Mulkurti, duke përdorur fotot e një familjari të tij.

    Prej këtij momenti, gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gjykata gjeti zgjidhjen për t'i shkuar në fund një prej proceseve të cilësuara si 'gangrenë' në gjyqësor.

    (er.nu/BalkanWeb)

  3. #243
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet Dritan Dajti, humbasin jetën 4 oficerë policie

    Sokol Koçiu: Dajtit i kanë bërë injeksione në burg, gjykata t’i caktojë avokat

    TIRANE –Strategjia për mbrojtjen e Dritan Dajtit, autorit të masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës, ku mbetën të vrarë katër punonjës policie, duket se po shkon shumë larg.

    Sokol Koçiu, drejtori ekzekutiv i Byrosë për Mbrojtjen e të Burgosurve e cilëson të paligjshëm urdhrin e gjykatës për shoqërimin e Dritan Dajtit në seancat plenare, në kohën kur ai nuk ka ende një avokat mbrojtës. Sipas Koçiut, ka informacione se Dritan Dajtit i kanë bërë injeksione qetësuese që të mos reagojë.

    “Gjykata ka firmosur një urdhër të paligjshëm për shoqërimin e Dajtit në seancë. Gjykata ka për detyrë t’i caktojë avokat mbrojtës.”- deklaroi Koçiu.

    Kjo nuk është hera e parë që Sokol Koçiu i del në mbrojtje Dajtit, duke pretenduar se atij po i shkelen të drejtat në burg. Disa vite më parë ai dërgoi një letër presidentit të kohës Bamir Topi, duke e vënë të dijeni të atij që e quajti si skandalin gjyqësor, që po tenton të varrosë tragjedinë më korruptive në historinë e shtetit shqiptar.

    Procesi në udhëkryq
    Gjyqi ndaj Dritan Dajtit ka mbetur në udhëkryq dhe qindra seanca gjyqësore janë firmosur me shtyrje, për shkak se asnjë avokat nuk pranon ta marrë në mbrojtje, ndërsa vetë i pandehuri nuk zgjedh avokat pasi pretendon se nuk ka para për ta paguar. Ndërsa po shfrytëzon çdo hapësirë të ligjit, për të zvarritur sa më shumë procesin, Dajti ka vendosur të mos kursejë as familjarët e gjykatësve.

    Ai shantazhoi gjykatësin Idriz Mulkurti, me fotot e së bijës, duke pretenduar se kjo e fundit ka njohje me kunatin e tij Erges Xhoxhi, që ka qenë bashkë i pandehur në proces me të. E ndërsa shpresonte dorëheqjen e gjykatësit, çka do bëhej shkak për fillimin e procesit nga e para, nuk ndodhi aspak kështu. Gjykatësi dhe familja e tij, u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

    Madje, pas seancës së tensionuar, Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkoi mbështetjen e policisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, për të ndalur presionet ndaj gjykatësve dhe për të kontribuar që procesi ndaj Dajtit, i bllokuar prej dy vitesh të hyjë në rrugë të mbarë.

    (er.nu/BalkanWeb)

  4. #244
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet Dritan Dajti, humbasin jetën 4 oficerë policie

    Dënimet për Dritan Dajtin, Apeli i Krimeve të Rënda urdhëron rigjykim

    Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rikthyer për rigjykim në Shkallën e parë, dosjen në ngarkim të Dritan Dajtit, i cili vetëm pak kohë më parë u shpall fajtor për vrasjen e 4 efektivëve të policisë dhe u dënua me 4 dënime të përjetshme.
    Por kolegji penal i apelit e ka rrëzuar këtë proces dhe ka urdhëruar që procesi të rinisë nga fillimi në shkallën e parë.

    ORA NEWS

  5. #245
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Krimet e Rënda rrëzon dënimin e Dritan Dajti, vrau 4 oficerë policie

    Gjykata e Lartë rikthen burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin

    Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë vendimin kontrovers të Gjykatës së Apelit për lehtësimin e dënimit të Dritan Dajtit në 25 vjet burg, duke rikthyer në fuqi vendimin e shkallës së parë që e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër oficerëve të policisë.

    Nga Aleksandra Bogdani

    Emri:  dajti-2.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  27.5 KB
    Dritan Dajti gjatë një seance gjyqësore screenshot nga Youtube

    Gjykata e Lartë vendosi të martën që të rikthejë dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin pas një sage gjyqësore 15 vjeçare që pasoi vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit në vitin 2009.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, trupa e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosi në dhomë këshillimi që të prishë vendimin kontrovers të 8 shkurtit të vitit 2019 të Apelit për Krime të Rënda, përmes së cilit Dajti përfitoi letësimin e dënimit në 25 vjet burg. Më parë, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranonte një kërkesë të Dajtit për të përjashtuar gjyqtarin Sandër Simoni nga procesi.

    Në korrik të vitit 2014, Dritan Dajti u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për arrestimin e tij më 7 gusht të vitit 2009 në plazhin e Durrësit.

    Në të njëjtën ngjarje u vra edhe shtetasi Ledjon Mara, ndërsa mbetën të plagosur Fatjon Shamku dhe vetë Dajti.

    Oficerët e policisë ishin në operacion për arrestimin e Dajtit, i cili ishte në arrati që nga viti 2004 kur u arratis nga ambjentet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kur po gjykohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo në vitin 1999.

    Katër oficerët e policisë të vrarë u shpallën më pas Dëshmorë të Atdheut dhe u varrosën me cermoni zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë.

    Çështja gjyqësore ndaj Dajtit testoi gjithë sistemin gjyqësor në vend dhe u zvarrit për vite me radhë pas tërheqjes së njëpasnjëshme të avokatëve dhe tërheqjes së trupave gjykuese.

    E megjithatë, një trupë prej pesë gjyqtarësh të komanduar nga Apelet e Vlorës dhe Shkodrës vendosi në vitin 2019 që të pranonte kërkesën për gjykim të shkurtuar për Dajtin, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm dhe duke e ulur dënimin e tij në 25 vjet burg.

    Vendimi që e shpëtoi Dajtin nga burgimi i përjetshëm shkaktoi tronditje në opinionin publik dhe u pasua nga hetime për korrupsion dhe bastisje të shtëpive të tre gjyqtarëve që votuan në favor të uljes së dënimit, Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj.

    Por një vit më vonë, hetimet ndaj tre gjyqtarëve u pushuan pa rezultate.

    BIRN

Faqja 25 prej 25 FillimFillim ... 15232425

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  3. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  4. Përse prindërit shqiptarë nuk u flasin për seks fëmijëve?
    Nga Tironce_Moderne në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 15:29
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •