Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 09-08-2009 më 18:47
Një koment interesant.
Dje ne qytetin e Durresit, ne pjesen me te populluar te ketij qyteti shteti kriminal shqiptar pasi prishi marrveshjen me Dritan Dajtin beri te mundur vrasjen e 6 personave dhe plagosjen e dy te tjereve. Kater nga gjashte viktimat ishin oficera policia.
Gjithe familjeve qe humben te dshurit e tyre NGUSHELLIME!
...
Shpreh keqardhje per familjet e oficerave te policise se vrare ne Durres te cilet lejojne qe kufomat e te dashureve te tyre te perodren per perfitime politike nga banda Fazllo-Berisha.
A nuk ndodhi ky turp edhe me kufomen e Azem Hajdarit?
Per nder u qofte familjarve te deputetit Fatmir Xhindi qe nuk lejuan qe kufoma e tij te perdorej per pazare politike.
...
Me rastin e ngjarjes ne fjale, nje maskara nga Dardania, i quajtur Fatmir Sejdiu eshte hedhur ne mbeshtetje te bandes Fazllo-Berisha duke u solidarizuar me kete bande.
Maskarai Fatmir Sejdiu i cili krijoi kombin kosovar, mohoi flamurin dhe simbole te tjera kombetare shqiptare ne Dardani, nuk eshte shprehur per vrasjen e 26 te pafajshmeve ne Gerdec nga banda Fazllo-Berisha.
Po ashtu ky maskara nuk eshte shprehur per ekzekutimin e 225 km/katror territor shqiptar qe ju falen Greqise nga banda Fazllo-Berisha.
Ky maskara nuk eshte shprehur as per zhdukjen ne mes te Tiranes se Ismet Kryeziut, shqiptarit nga Dardania. Thuhet se Ismet Kryeziu u zhduk pasi kish bere te mundur filmimin e takimit sekret Berisha-Milloshevic.
...
Ne siklet per kete ngjarje na eshte vene edhe Kryeveterineri, Koke-daullja, nipi i Esat Top-tanit, pronari i kafe "Flores", bazes se Dushan Mugoshes. Kryeveteriner Bamir Topi, si garant i kushtetues, si komandant i forcave te armatosura shqiptare qe sigurine e raportojne tek UDB-ja, nuk na ka thene gje per tragjedine e Gerdecit, pavarsisht se ishte informuar qysh shume kohe me pare per ate qe ndodhte atje.
Kryeveterineri nuk na tha gje as edhe per shkeljen e kushtetutes nga ortaket Berisha-Rama.
Po ashtu Kryeveterineri nuk na tha gje as per pakesimin e teritorit shqiptar ne favor te Greqise.
...
Arrestimi i Dritan Dajtit u urdherua pikerisht kur banda Fazllo-Berisha kish nevoje te reklamonte suksese, pas vjedhjes se votave dhe zgjedhjeve te organizuara nga serbet te cilet nuk po i njef bota.
A nuk e dinin te gjithe se ku ishte Dritan Dajti? A nuk jetonte ai ne liri te plote? Perse u zgjodh pikerisht ky moment?
Ekzekutimi i Aleks Kekes ne Malsine e Madhe u be pikerisht kur PD-ja ishte ne prag katastrofe, pasi ne se ajo do te humbte ne Veri te Vendit do te shkrihej si parti.
Ekzekutimi i deputetit Fatmir Xhindi u krye menjehere pas skandalit te faljes se teritoreve shqiptare ne favor te Greqise qe te shuante jeohen e tradhetise komebtare.
Azem Hajadri u ekzekutua dhe kufoma e tij u perdor si preteks per lufte civile ne nje kohe qe ne Dardani po zhvillohej lufte clirimtare kundra serbeve.
Marjan Gryka (truproja i Azem Hajdarit) u plagos pikerisht kur akuzoi publikisht Sali Berishen si te implikuar ne vrasjen e Azem Hajdarit.
Kosta Trebicka u ekzekutua kur plasi skandali nderkomebtar i kontrabandes se armeve.
...
Ne se banda ne pushtet, maskarenjte dhe veterinerat i ha meraku per drejtesi perse nuk kerkojne vrasesit e Arben Brocit, Azem Hajdarit, Remzi Hoxhes, Ismet Kryeziut, Pjeter Arbenorit, Fatmir Xhindit, Kosta Trebickes...?
A ishte njeri a qen personi te cilin Fatos Nano e shtypi me makine dhe e hodhi ne kanal? A nuk eshte akuzuar publikisht Fatos Nano per kete ngjarje?
Po me eshtrat e fatkeqve ne Permet te cilet u betonuan masivisht, perse nuk meret banda ne pushtet, msakarenjete dhe veterinerat...?
...
Mjere shqiptaret... i pret vetegjyqesia...
Petrit Kola
Shq1pt4r M3 t4b4n nUk è RrUj p3r KèRk0n
Armet, dhe pajisjet e tjera sigurisht qe jane pjese e rendesishme ne operacion, por mos haroni qe RENEA me "Kallashet" dhe me "TT" e asaj kohe nuk deshtoi kurre. Rendesi ka planifikimi aksionit dhe shfrytezimi i elementit befasues. Per me teper akoma, cilido polic i skudrave speciale zorr se mba TT ne brez (ku do kalojne tani ato Gloket qe kapi policia)
Keta kater policet as qe me duken se plotesojne kushtet (te pakten fizike) per forca speciale edhe nga menyra aksionit duket se kan pas me bo vetem me hajdute makinash.
Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.
Hetime për njeriun e Dajtit në polici
Nga Bledar Lumani
Operacioni për arrestimin e Dritan Dajtit u dekonspirua apo veprimet dhe organizimi i oficerëve të policisë për prangosjen e tij janë kryer gabim? Është kjo pyetja e ngritur nga ana e prokurorëve dhe hetuesve që po merren me këtë çështje, të cilët, përveç Dajtit dhe miqve të tij, janë duke hetuar shkaqet e dështimit të operacionit. Sakaq, gjatë ditës së djeshme është kryer arrestimi i një prej miqve të Dritan Dajtit, Elvis Karoli, i cili mendohet se ka bashkëpunuar me këtë të fundit, duke e ndihmuar të fshihet gjatë këtyre viteve. Ndërkohë, gjendja e Dajtit, i cili ka tri plagë, sipas burimeve pranë spitalit të Burgut në Tiranë, është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet
Dy ditë pas vrasjes së katër oficerëve të policisë nga Dritan Dajti, hetuesit dhe prokurorët janë ende të paqartë në lidhje me atë që ka ndodhur në sektorin “Iliria” të plazhit të Durrësit. Hetuesit dhe ekspertët shprehen të habitur me faktin se ajo që duhej të ishte pritë për Dritan Dajtin, në fakt është kthyer në një pritë për oficerët e policisë.
“Ajo që në fakt duhet të ishte një pritë nga policia për Dritan Dajtin, duket se është kthyer në të kundërtën e planit. Kjo bën që të ngrihen dyshimet për dekonspirim, pasi Dajti, jo vetëm që nuk është kapur në befasi, siç pretendonin oficerët e operacionit, por vetë ata janë kapur në befasi nga Dajti”, - thanë burime pranë grupit hetimor që është ngritur për këtë ngjarje.
Nisur nga kjo, hetuesit dyshojnë që operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit është dekonspiruar. Kjo, duke u nisur edhe nga fakti që Dajti, edhe pse oficerët e policisë kanë qenë të veshur civilë, ka qëlluar në drejtim të këtyre të fundit, sapo ka zbritur nga automjeti. Për më tepër, Dritan Dajti ka qëlluar në drejtim të policisë, edhe pse këta të fundit nuk kanë hapur zjarr ndaj tij. Sakaq, sekuestrimi i dy radiove të policisë, sipas burimeve pranë prokurorisë, përforcon idenë se Dajti ishte në dijeni të operacionit për arrestimin e tij. Ajo që nuk shpjegohet dot nga ana e hetuesve është fakti se përse Dajti nuk u largua në momentin që mori vesh për operacionin që do të çonte në prangosjen e tij, por vajti drejt policisë, ku e dinte që i ishte ngritur një pritë. Hetuesit thonë se kjo për ta mbetet një mister.
Por grupi hetimor pritet që të marrë në shqyrtim edhe mënyrën e organizimit të operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Kjo, duke qenë se janë disa veprime që për hetuesit dhe prokurorët janë të dyshimta për nivelin e profesionalizmit të oficerëve të policisë. Burime pranë prokurorisë thanë se është i çuditshëm fakti se përse operacioni për arrestimin e Dajtit u vendos që të kryhej në mes të ditës, dhe për më tepër në një zonë të populluar nga plazhistët. Përveç kësaj, ata shprehin habi edhe për faktin se, pavarësisht se oficerët e policisë ishin në dijeni për rrezikshmërinë e Dritan Dajtit, kanë shkuar në operacion pa veshur jelekët antiplumb, gjë që në fakt mund t’u kishte shpëtuar jetën dy prej punonjësve të policisë që humbën jetën, pasi ata u goditën pikërisht në trup. Duke parë këto veprime, që sipas grupit hetimor nuk kanë qenë shumë të matura dhe profesionale, pritet që të hetohet edhe për personat që kanë firmosur urdhrin për këtë operacion.
Të dyja këto pista, ajo e dekonspirimit të operacionit dhe paaftësia e oficerëve të policisë, tashmë janë duke u hetuar nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa nuk përjashtohet fakti që këto dy pista të qëndrojnë bashkë.
Sakaq, hetuesit dyshojnë që aksioni i dy ditëve më parë të ketë qenë një operacion vëzhgimi dhe jo ndërhyrjeje, por të pikasur nga ana e Dajtit, ata janë detyruar që të ndërhyjnë, edhe pse nuk kanë qenë të përgatitur për këtë gjë. Pavarësisht kësaj, në Policinë e Shtetit askush nuk thotë gjë për operacionin, duke shtuar kështu misteret rreth kësaj ngjarjeje.
Sipas hetimeve të prokurorisë, mendohet që Dajti të ketë qëndruar për një kohë të gjatë në Spanjë, teksa kthehej vazhdimisht në Shqipëri.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku gjetën vdekjen katër punonjësit e policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkallari dhe Kastriot Feska, zona e plazhit ku ndodhi masakra, njohur ndryshe si plazhi pranë pistës “Iliria”, ka qenë e qetë. Pushuesit, përfshirë edhe ata që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, kanë vazhduar plazhin, por shprehen të revoltuar për situatën e krijuar dje, e cila vuri në rrezik, jo vetëm ata, por edhe fëmijët që ndodheshin rrotull. Nga ana tjetër, banorët e pallatit ku Dajti kishte marrë me qira një hyrje, ende tepër të trembur nga ngjarja e rëndë, kanë refuzuar të flasin. Në mënyrë konfidenciale, ata shprehen se e ndjejnë veten ne rrezik, nëse flasin rreth asaj që kanë parë dhe përjetuar ato pak minuta tmerri.
Arrestimi i bashkëpunëtorit
Oficerët e policisë kanë mundur dje që të vënë në pranga një prej të dyshuarve si bashkëpunëtor të Dritan Dajtit. Policia e kryeqytetit bëri me dije arrestimin e 21-vjeçarit Elvis Karoli, duke qenë se dyshohet që ky i fundit ka pasur lidhje të afërta me Dajtin. Madje, sipas burimeve të policisë, ka qenë Karoli ai që bënte të mundur strehimin dhe fshehjen e Dajtit. “Arrestimi i tij u krye, sepse dje, pas shumë informacionesh të marra në rrugë operative, dyshohet se i sipërcituari ka lidhje shoqërore me të arrestuarin Dritan Dajti”, - bëri të ditur në një komunikatë për shtyp policia e kryeqytetit. Sakaq, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, oficerët e policisë kanë mundur që të sekuestrojnë nën cilësinë e provës materiale 7 copë fishekë, detonatorë, eksplozivë luftarakë 1 copë, aparatura, të cilat dyshohen se shërbejnë për plasje eksplozivi, si dhe dy dylbi. Megjithatë, pavarësisht prangosjes së tij si bashkëpunëtori i një prej njerëzve më të rrezikshëm në vend, që dy ditë më parë ekzekutoi me gjakftohtësi katër oficerë policie, Karoli do të procedohet penalisht vetëm për veprën e “Armëmbajtjes dhe municioneve pa leje luftarake”.
Sakaq, pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Dritan Dajti u transportua në Spitalin e Burgut, ku dhe po kurohet. Burime pranë këtij spitali thonë se gjendja shëndetësore e Dajtit është e rëndë, duke qenë se ai ka humbur shumë gjak nga tri plagët e marra nga plumbat, gjithsesi ai është jashtë rrezikut për jetën. Duke qenë se në Spitalin e Burgut është çuar Dajti, masat e sigurisë në të kanë qenë në maksimum, teksa forca të shumta policie e kanë blinduar atë.
Nën masa të rrepta sigurie në Spitalin e Burgut ndodhet edhe Erges Xhaxhi miku i Dajtit, i cili ka marrë plagë të lehta.
Tema
Nje aksion te tille nuk do ta hartonte as nje student i vitit te pare te Akademise. Oficeret nuk plotesonin as nje kondicion per pjesmarrje ne nje aksion te tille. Ana organizative ishte skandaloze. Dikush permendi jeleket pak me siper, dhe se eshte shume vape, dhe e pamundur per tu fshehur, a thua se shkonin ne dasem ata dhe do te dukeshin keq. Armatimi dhe baza materjale skandaloze.
Dua ti kthehem dhe nje here anes organizative, dhe plan-veprimit te operacionit.
Gjeja elementare qe I mesohet nje studenti ne Akademi, eshte ndertimi i nje operacioni bazuar mbi 3 elemente, ose ndertuar mbi 3 grupe (skuadra)
1) Pararoja
2) Grupi i sulmit
3) Grupi i mbeshtetjes
Pararoja eshte skuadra e cila bazuar mbi numrin e personave te nevojshem ne operacion, stacionohen per-rreth vendit te operacionit, dhe mbikqyrin cdo levzije te objektivit apo dhe personave ordiner te cilet mund te ndodhen ne vend-ngjarje. Ata benne krehjen e terrenit dhe japin OK-in, per nderhyrjen e Grupit te Sulmit.
Grupi i Sulmit kryen nderhyrjen...
Ndersa Grupi i Mbeshtetjes ben mbeshtetjen me zjarr, ne rast te rezistences me zjarr nga ana e objektivit. Ata hapin zjarr me te gjitha llojet e armeve ne dispozicion, duke krijuar shok psikologjik tek objektivi. Ata bejne mbeshtetjen me zjarr gjat momentit qe zjarri kerkohet nga Grupi i Sulmit deri ne momentin e terheqjes se Grupit te Sulmit.
Nje oficer i mire nuk do tja lejonte kurre vehtes, vendosjen e tij dhe te skuadres se tij ne nje situate te tille.
Te 4-t oficeret u ekzekutuan me nga nje plumb ne vende vdekjeprurese, gje qe deshmon per aftesine qitese te objektivit, dhe mungesen e profesionalizmit te oficereve per ta mare parasysh kete.
My operacion me irriton nervat...
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
Flor, si heq asnje presje atyre qe ke thene. Renea, ne aksione edhe shume here me te veshtira nuk ka humbur asnje polic sepse komandanti dhe planifikuesi operacioneve nuk i nisnin asjnjehere cunat pa plan ne aksion, edhe kur rastet kane qene urgjente.
Persa i perket objektivit, se besoj se ka pas aftesi qitese. Bile sma merr mendja qe mund te kete qite me shume se 100fisheke ne jete te vet. POR ka pas probleme. Probleme me shtetin, probleme me kundershtaret. Kjo te ben qe ti besh syte kater. Dhe kur policet i afrohen makines me maska ne koke, adrealina shkon ne qiell, nuk duhet shume aftesi per te qelluar nga 2-3metra afer.
Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.
ngushllime
Pyetja: Duke qene se sipas lajmeve te dhena Dajti eshte pare te hipe ne makine afer shkolles Sami Frasheri ne Tirane PERSE nuk eshte bere arrestimi pernjehere aty ne vend por eshte dashte me shku deri ne Durres? Ka qene i kerkuar prej vitesh, perse u donte me e gjemu nga mbrapa deri ne Rrogozhine e pastaj ne Durres??
"They will not control us, We will be victorious"
Krijoni Kontakt