Close
Faqja 17 prej 25 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 245
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Ti mendon se nje polic postoblloku ne Shqiperi merr mundimin dhe guximin per te kontrolluar identiteti e nje NenKomisari ?!?
    nuk e di vlla a merr mundimin apo jo
    po me duket shume e cuditshme kjo gja
    nuk e di a me kupton po nese korca ka komisar x nenkomisar y keto jane njerez qe njihen ne rradhet e shtetit shqiptar apo jo
    si eshte e mundur qe na ekzistoka dhe nje nenkomisar zeneli qe se njihka njeri
    ose me mire me than kush e emroi zoterine zeneli nenkomisar?????
    (po e marr ceshtjen sikur ekziston me te vertete ky emer) ose mund te jete vertet nje zoteri zeneli nenkomisar i korces dhe me kete emer ka leviz dhe ky po prap se prap kaq e veshtire qenka mu diktu ??????
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Standardet e nderimit të policëve dhe çnderimit të shtetit
    Nga Mero Baze


    Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, u përpoq të tërhiqte vëmendjen me nderimet e larta zyrtare për katër oficerët e vrarë të policisë në krye të detyrës, në përpjekje për ta konsideruar si fatkeqësi dhe jo përgjegjësi masakrën e krimit mbi policinë shqiptare. Me një protokoll të pazakontë respekti ndaj policëve të vrarë, rekomandimin për t’u shpallur Dëshmorë të Atdheut dhe varrosjen në Varrezën e Dëshmorëve të Kombit, po përpiqet në të vërtetë të shmanget vëmendja nga problemi i madh politik dhe shtetëror që krijon humbja e katër policëve në krye të detyrës.

    Problemi i parë që krijon masakra e krimit mbi policinë shqiptare, është demoralizimi i policisë dhe dyshimi i saj i përjetshëm se shefat i shesin te kriminelët si koka turku. Nuk di të them ç’ka ndodhur në rastin konkret, por fakti që është bërë qitje nga një person i vetëm mbi kokat e katër oficerëve të policisë dhe fakti që citoi media se në vendngjarje u gjetën radio policie, tregon qartazi linjën vertikale të krimit me shefat e mëdhenj të policisë në Shqipëri. Kjo është arsyeja kryesore madhore, përse policia jonë gjendet sot e demoralizuar dhe e vrarë fizikisht dhe shpirtërisht. Nëse kriminelët kanë peng shefat e mëdhenj, policët e thjeshtë kanë aq intuitë sa t’i rrinë larg përplasjes me rrezikun. Dhe kjo nuk është një histori e re e këtyre viteve. Besimin te policia nuk e kthen dot ceremonia e varrosjes së shokëve të tyre. Ky përkundrazi është një moment, kur ata meditojnë pikërisht për fatin që i pret, nga fakti se kanë shefa ata që organizojnë ceremoninë.

    Problemi i dytë, i cili mbetet politik, është përpjekja për t’i ikur përgjegjësisë politike për këtë masakër dhe mjaftimi me ceremoninë e respektit ndaj oficerëve të vrarë. Nuk di ndonjë vend të botës, qoftë dhe afrikan, që të ndodhë një masakër e tillë mbi policinë dhe të mos ketë asnjë dorëheqje, asnjë ndjesë shtetërore, asnjë reperkusion politik. Kryeministri, në vend që të dëshmonte përgjegjësinë e tij ndaj kësaj masakre të krimit mbi shtetin që ka ndërtuar ai, flet për dënime maksimale ndaj kriminelit. Ai kriminel tashmë e kreu veprën e vet. Edhe sikur të mos kishte vrarë asnjë polic, ai do merrte dënim të përjetshëm, se ka vrarë njerëz të tjerë. Sali Berisha nuk është as Prokuror i Përgjithshëm i këtij vendi, edhe pse do të hiqet si i tillë, as kryegjykatësi i këtij vendi, edhe pse sillet si i tillë. Ai është kryeministër dhe në këtë ngjarje ai nuk është në anën e atyre që gjykojnë dhe dënojnë, por në anën e tyre që gjykohen dhe janë përgjegjës për mundjen e shtetit nga krimi. Minimumi ai duhet të heshtë dhe të gjejë mënyra se si të rrisë besimin e policisë te pushteti i tij i mbushur me batakçinj të punësuar nga gjithë kriminelët e këtij vendi. Pushteti i tij është pushteti që hapi dyert e burgjeve para 28 qershorit për t’i kthyer kriminelët në ruajtës të votave të tij. Ai është përgjegjës për këtë bilanc tragjik dhe nuk ka pse na jep leksione ligjore mbi sasinë dhe cilësinë e dënimit që duhet të marrë Dritan Dajti. Ai thjesht duhet të marrë përgjegjësinë e tij, pse katër oficerë policie nuk jetojnë më, duke lënë pas vetes fëmijë dhe familje të traumatizuara.

    Dhe së fundmi, duke dashur të nderohen me sinqeritet oficerët e shtetit shqiptar dhe ata njerëz që vënë në rrezik jetën për ne, ka nevojë për një standard respekti për të gjithë. Ne kemi një ushtri policësh të vrarë nga kriminelët, disa madje në skena më profesionale sesa masakra e Durrësit. Është në seriozitetin e shtetit shqiptar të ketë një standard për nderimin e tyre, pasi nuk mund të prehen disa në Varrezat e Dëshmoreve dhe disa në varrezat e fshatrave, disa Dëshmorë të Atdheut dhe disa thjesht të rënë në krye të detyrës. Nuk është as dita dhe as koha të thuhet se ç’duhet bërë, por nxitimi për t’ua bërë një ceremoni madhështore, vetëm për të fashitur përgjegjësinë që ka shteti për jetën e tyre, është fyes për ata që sot po prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Mbaj mend se, pak a shumë dy vjet më parë, në Fier, 5 policë u çarmatosën nga një i kërkuar nga policia dhe më pas ata u zhveshën dhe i liruan nga detyra. Ata dhe mund të ishin vrarë dhe nuk jam i sigurt për standardin e ceremonisë dhe respektin me të cilin do të përcilleshin. Me këtë dua të them që katër oficerët që dhanë jetën në Durrës, meritojnë më shumë respekt të sinqertë nga shteti shqiptar, duke u respektuar si oficerë të rënë në krye të detyrës dhe jo si personazhe që rrezikojnë t’i prishin imazhin politik me vdekjen e tyre kryeministrit dhe për këtë shkak veçohen nga të tjerët. Jam dakord që çdo polic i vrarë të respektohet si ata që u përcollën dje, por ama ky të jetë standard i shtetit shqiptar, dhe jo voluntarizëm politik i Sali Berishës, i cili përpiqet ta japë si dhuratë nderimin për policët, dhe jo ta ndjejë si përgjegjësi çnderimin që i ka bërë shtetit.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Flet babai i Dajtit: Policet s’i vrau im bir, por korrupsioni i shtetit
    » Dërguar më: 09/08/2009 - 10:26
    Klodiana Lala

    Familja e të shumëkërkuarit Dritan Dajti sfidon shtetin. Hasan Dajti, babai i njeriut që shkaktoi masakrën njerëzore dy ditë më parë në Durrës, akuzon policinë për krimin e rëndë. “Policët s’i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit”, - shprehet Hasan Dajti. Është thinjur i tëri dhe në sy i dallohet dhimbja, lodhja dhe trishtimi. Ka kaluar një natë të tërë përpara hetuesve në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe vetëm pak minuta më parë kishte mbërritur në shtëpinë e tij, që ndodhet në lagjen “Brrakë”. “Më vonë do flas. Do nxjerr në dritë dosje dhe do dalë e vërteta në shesh. Shkuan të arrestojnë të shumëkërkuarin disa civilë, që i vunë armën në kokë. Me një makinë pa targa. Përse?”, - thotë më tej Dajti në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”. Teksa ai flet, bashkëshortja e Dritanit, vëllai i këtij të fundit, Sokoli dhe e ëma Afërdita, miratojnë në heshtje fjalët e kryefamiljarit…
    Çfarë mund të na thoni për ngjarjen?
    Policët nuk i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit. I vrau Dhori Sollaku. Shikoni dosjen. Nuk ka prova, as shkencore, as dëshmi që ta implikojnë Dritanin në vrasjen e policëve.
    Pra, ju implikoni shtetin në këtë ngjarje?
    Si ka mundësi që shkojnë civilë dhe jo me uniformë policie dhe me makinë pa targa, për të arrestuar Dritan Dajtin, që gjoja qenka i rrezikshëm. Ndërsa shtëpinë time e ruajnë forca speciale të veshur me antiplumb? Si mund të shkojnë civilë t’i drejtojnë pistoletën një njeriu? Patjetër, që kushdo të jetë do reagojë.
    Akuzat tuaja ndaj policisë janë të rënda. Si i vërtetoni?
    Unë e kam mësuar ngjarjen si gjithë të tjerët, nga media. Mua më morën në drejtorinë e policisë për të më marrë në pyetje. Shtëpia ime vëzhgohej me specialë. Por, unë kam fakte. Kam dosje që vërtetojnë këto që po them. Dritan Dajtin nuk shkuan për ta arrestuar, por për ta vrarë, për interesa të caktuara.
    Keni frikë nga ndonjë hakmarrje?
    Nuk kemi frikë nga hakmarrja. Dritan Dajti nuk i ka vrarë policët. Na vjen keq për policët e vrarë, por nuk është djali im ai që i vrau, por vetë shteti, korrupsioni shtetëror, paaftësia e drejtuesve të policisë.
    Printo Dërgo me e-mail
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Qeveria duhet te pajise forcat e policise qe luftojne krimin e organizuar me armatimin dhe logjistiken e nevojshme, ndryshe beteja eshte e humbur ...
    ne kete pike te mesazhit tend nuk jam dakort .... Policise nuk i mungojne materialet ... problemi eshte qe ne nuk dime asgje se si ka qene puna .... dhe as kemi per ta mor vesh na i here ... te jesh i sigurte per kete ...

    te vetmen qe gje qe kemi marre vesh keto 3 dite eshte se vetem drejtuesi i operacionit ( i ndjeri komisar) e ka dite motivin e operacionit .... kjo per te evituar ate qe kishte ndodh here te tjera qe ky krimineli ti bonte 8-shin policise ... trashe trashe, ka pase rrjedhje informacioni ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 09-08-2009 më 16:12
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #165
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ne kete pike te mesazhit tend nuk jam dakort .... Policise nuk i mungojne materialet ... problemi eshte qe ne nuk dime asgje se si ka qene puna .... dhe as kemi per ta mor vesh na i here ... te jesh i sigurte per kete ...

    te vetmen qe gje qe kemi marre vesh keto 3 dite eshte se vetem drejtuesi i operacionit ( i ndjeri komisar) e ka dite motivin e operacionit .... kjo per te evituar ate qe kishte ndodh here te tjera qe ky krimineli ti bonte 8-shin policise ... trashe trashe, ka pase rrjedhje informacioni ...

    Nuk luftohen kriminelet me Kallashnikov dhe TT 33 me 7 fisheke. Ishin 13 police dhe kishin vetem nje Kallashnikov qe i la ne balte. Tre "gangsterra", nga te cilet njeri kishte dy pistoleta, nga te cilat nje "Glock", qe nuk te le ne balte asnjehere, me 15 fisheke dhe tjetri kishte nje Scorpions qe ka madhesine pak a shume te nje TT 33 dhe te sharron po qe nevoja.

    "Gangsterrat" ecin me kohen, policia me gjera te vjetra ose te falura. Shiko RENEA, eshte akoma e armatosur me AK 47. Imagjino, pajisjet logjistike apo elektronike ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    "Gangsterrat" ecin me kohen, policia me gjera te vjetra ose te falura. Shiko RENEA, eshte akoma e armatosur me AK 47. Imagjino, pajisjet logjistike apo elektronike ...
    normal qe hecin me kohen .... kane se ku e bejne pazarin ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #167
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    nuk e di vlla a merr mundimin apo jo
    po me duket shume e cuditshme kjo gja
    nuk e di a me kupton po nese korca ka komisar x nenkomisar y keto jane njerez qe njihen ne rradhet e shtetit shqiptar apo jo
    si eshte e mundur qe na ekzistoka dhe nje nenkomisar zeneli qe se njihka njeri
    ose me mire me than kush e emroi zoterine zeneli nenkomisar?????
    (po e marr ceshtjen sikur ekziston me te vertete ky emer) ose mund te jete vertet nje zoteri zeneli nenkomisar i korces dhe me kete emer ka leviz dhe ky po prap se prap kaq e veshtire qenka mu diktu ??????

    Goldian, grada e nenkomisarit dhe e komisarit eshte e barabarte me graden e majorit ne ushtri, nqs nuk gabohem. Grada e nje polici te thjeshte postoblloku eshte neninspektor apo inspektor dhe eshte e barabarte me graden e togerit ne ushtri, prap nqs nuk gabohem. Nuk besoj se nje toger ne Tirane, ka dijeni rreth majoreve qe sherbejne ne Korçe. E njejta gje dhe per inspektorin e postobllokut, duket pak e veshtire te kete dijeni per nenkomisaret qe sherbejne ne Policine e Korçes. Pastaj eshte puna e hierarkise dhe gjerat behen me te thjeshta per "mashtruesin" nenkomisar ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Ky i ati i Dajtit me ngjan me ate nenen na Vlora qe ankohej se shteti shqiptar i ka burgosur djalin, ne nje kohe qe djali kishte me miliona para dhe me pallate dhe me lokale, dhe me unaza dhe me makina, dhe me lavatrice dhe me fshesa korenti, dhe nenokja thoshte pa piken e turpit, "djalin ma kane futur ne burg per pune politike".

    Edhe ky Dajti, njelloj. I paska futur ca parulla nga fundi, le ta beje Rama shok, ose t'ia shpalle djalin qytetar nderi te Tiranes, pas vdekjes.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Plot Lexo Postimin
    Edhe ky Dajti, njelloj. I paska futur ca parulla nga fundi, le ta beje Rama shok, ose t'ia shpalle djalin qytetar nderi te Tiranes, pas vdekjes.
    degjo .... c'do gje qe shkruan Gazeta Shqiptare eshte per tu verifikuar ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 09-08-2009 më 17:15
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    • Prokuroria tregon detaje

    . Mësohet se në automjet ka qenë Dritan Dajti, nipi i tij Ledion Mara, kunati Erges Xhaxhi dhe një person tjetër.

    (d.b/BalkanWeb)
    Paskan qene 4 vete ne makine?????

    Kjo ngjarje eshte mire te sherbeje per shkundje te policise dhe politikes shqiptare.
    1)TE FORTET ne shqiperi njihen dhe perdoren per zgjedhje nga te dyja forcat politike.(problem shume i madh)
    2)Te fortet nen petkun e bashkepunimit te fshehte me shtetin shik shir shellir bejne cdo pisllek te mundshem deri ne eleminim personash dhe su hyn gjemb ne kembe.
    3)Te fortet e cdo qyteti njihen 100% nga qytetaret dhe "jo nga policia".
    4)Ndoshta sot keta te forte sherbejne majtas e djathtas dhe quhen "kriminele te vegjel qe po perdoren" por qe jan potencialisht shume te rrezikshem ne rast se per nje moment shteti humb ekulibrin(97).
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 17 prej 25 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  3. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  4. Përse prindërit shqiptarë nuk u flasin për seks fëmijëve?
    Nga Tironce_Moderne në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 15:29
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •