juanito , pse ne kete masakër e fut Sali Berishen , pse je kaq i trash ka koka mor cun? mos u bej kaq idiot me perfitu nga rasti e me fut Sali Berishen ketu.. majmun.
juanito , pse ne kete masakër e fut Sali Berishen , pse je kaq i trash ka koka mor cun? mos u bej kaq idiot me perfitu nga rasti e me fut Sali Berishen ketu.. majmun.
Policat kane qene tAntidroges dhe vetem po e mashin ne vezhgim. Gjynof.
Se cme shkojne nkoke ca lidhje mue Antidroga, Dritan Dajti, pista Iliria, Emiljano Shullazi, Ferhati.........
Ngushllime familjeve te te vrarve dhe policis Shqiptare.
Stjerner er dom som lyser i Mørke
budalliku me i modh qe mund te behet !!! ne rradhe te pare qe shkuan polica te paafte per situata te tilla ku d.dajti ishte me i kerkuari i drejtesise shqiptare !!! dhe e dyta si mund te behet nje operacion ne mes te dites ku ka shume kalimtar dhe rreziku per viktima eshte me se evident !!! e mira ishte qe te mbahej ne vezhgim dhe per disa ore deri sa te binte nata dhe te nderhynin RENEA-t !!! gjithsesi tani ajo qe u be u be !!! ngushellime familjarve !!!
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Tragjike!
Ngushëllime familjeve të viktimave.
Nuk e di se sa gjak duhet, për të ndërgjegjësuar shtetin Shqiptar, që përpara se ti japi një bexh dhe një pistoletë efektivave të policisë ti trajnojë siç duhet dhe pastaj ti nisi në detyrë.
Kjo është e paimagjinueshme, që në një operacion për kapjen e një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia Shqiptare të vriten 4 policë.
A kishin jelekë anti-plumb këta policët veshuar? Apo kujtonin se po shkonin të ruanin lopët?
A kishin një plan të detajuar ku në të të merej parasysh dhe fakti që personi të cilin po shkonin të kapnin ishte një nga më të rrezikshmit në vënd?
Është shumë tragjike për jetët e këtyre policëve të vrarë, por më tragjik është fakti që evektivat e Policisë së Shtetit të cilët janë fotografia e Shtetit i cili mbron dhe siguron jetën, dhe sigurinë e qytetarëve Shqiptarë, vriten sikur të jenë dele.
Disa zyrtarë të lartë të policisë së shtetit duhet të mbajnë direkt përgjegjësi për jetët e vartësve të tyre, ashtu siç kërkohet llogaria në hierarkinë e Policisë së Shtetit, ashtu duhet të shkojë dhe përgjegjësia.
Unë e kam ngritur shumë herë, problemin e punësimit në radhët e Policisë së Shtetit të personave pa asnjë lloj trajnimi. Kriter është shkolla e mesme dhe gjatësia.
Kjo është absurde dhe nuk ka kuptim, kur forcat më të trajnuara duhet të jenë efektivët e Policisë së Shtetit.
Grrrrrr, kjo më irriton jasht masë, sepse e di me detaje se çfarë ndodh në brëndësi të Policisë dhe Shërbimeve Inteligjente Shqiptare.
A do zërë mënd ndonjëherë ky shtet kallçuku, që të paguaj mirë evektivët e Policisë, dhe vetëm kështu do të eleminoj korrupsionin në radhët e policisë.
Ti dërgojë të gjithë policët në akademi, që kur të dalin nga andej të jenë të aftë të bëjnë zap krimin e organizua.
Ti japi policisë autoritet, që kur polici të mari shërbimin e patrullimit në qytet, të mos ndihet polici inferjor ndaj një qytetari, pasi sot rrogën e një polici e lënë bakshish në lokal adoleshentët në Shqipëri. Kështu luftohet kriminaliteti?
Po të isha ndonjë funksionar i lartë i Sigurisë së Shtetit tani, nesër në mëngjes do të kisha dhënë urdhër për të rreshtuar të gjithë policët në rresht, dhe të testoheshin nga ana inteligjente në radhë të parë, dhe nga ana fizike në radhë të dytë.
Pastaj të gjithë ata që e kalojnë testin, fitojnë të drejtën për tu trajnuar në radhët e Akademisë së Policisë, dhe në vënd të tyre kalojnë direkt forcat speciale të ushtrisë.
Nuk e kapërcej dot faktin që 4 policë vriten në një aksion për të kapur një të kërkuar.
Nuk e di a ka ndonjë oficer policie aty që ka 1 gram tru në kokë, ku ishte skuadra e specializuar për këto lloj operacionesh.
Ku dërgohen këta policë pa jelekë?
O Zot i madh, ti kem këtu ata oficerët e Durrësit, do ti kapja me shpulla e shkelma tani.
Ika më mirë se sa më shumë e sjell nëpër mënd më ikën truri fare tani.
Ropt ku ti ken, të gjithë ata oficerat që kanë urdhëruar operacionin.
.................................................. .................................................. ..................................................
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
- Polici vendosi te shkoj atje ne mes te dites me mendjen e tij, apo ju dha urdher nga dikush me lart?!
- Ai qe dha urdherin a nuk e dinte se cfare policesh po dergonte ne kete operacion?!
- Me fal po kush eshte pergjegjes per trajnimin e forcave te rendit?! Nga kush institucion i shtetit aprovohet buxheti per keto trajnime?!
Ecuria e rastit
Efektivat speciale e rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin afër mesditës. Shkëmbimi i zjarrit u verifikua në plazhin e Durrësit. Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr. Nga të shtënat bilanci i konfirmuar i të vde****e është 5 persona, dhe i plagosur, vetë Dritan Dajti. Aksioni ka qenë blic dhe i kryer pa shumë bujë, për shkak të zonës tejet të populluar me pushues, por në një vështrim të parë, ende nuk është përjashtuar pista e dekonspirimit të informacionit dhe e parapërgatitjes së Dajtit për ekzekutivimin e një masakre. Pas shkëmbimit të zjarrit, Policia e shtetit ka kaluar në gjendje gatishmërie. Identiteti i policëe të mbetur të vdekur ende nuk është shpallur zyrtarisht nga policia, megjithatë, mësohet se midis policëve të vdekur është edhe komandanti i skuadrës policore që ka kryer operacionin, 38-vjeçari Fatos Xhani.
I shumëkërkuari Dritan Dajti, nën shoqërimin e forcave Renea, është transportuar nga spitali i Durrësit drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, në rrezik për jetën. Dajti ka marrë 3 plagë, një në dorë, një në pjesën e barkut dhe një tjetër në shpinë. Drejtori i Policisë Ahmet Prençi dhe prokurore te Krimeve te Renda ndodhen në vendngjarje.
...
Gjashtë persona, mes të cilëve pesë punonjës policie kanë mbetur të vrarë sot pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës në plazhin e Durrësit. Policia vuri dyshimin se autor i vrasjeve është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.Më pas mësohet se policët kanë ndërruar jetë, ndërsa policia ka qëlluar në drejtim të Dajtit duke e lënë të plagosur.Ky i fundit u transportua në spitalin e Durrësit ku po mbahet në masa të rrepta sigurie.Sipas policisë policia e Durrësit kishte siguruar informacione për vendndodhjen e Dajtit duke organizuar dhe operacionin për kapjen e tij.
Autori i vrasjeve më pas është arrestuar nga policia dhe është dërguar i plagosur në spitalin e Durrësit. Por sapo kanë bërë të mundur rrethimin për arrestimin e tij, Dajti ka nxjerrë një armë dhe e ka zbrazur në drejtim të policisë.
Rrjedha e ngjarjes
Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e biznesmenit Beqir Beqja e ndodhur më 17 shkurt të vitit 1999 te “Zogu i Zi” në Tiranë, ngjarja për të cilën u arrestua.Mirëpo gjatë një seance gjyqësore në Tiranë, Dajti realizoi arratisjen më spektakolare të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.Qysh prej atëherë ai jetonte i lirë ndërsa ndiqej nga policia.Epilogu: 5 të vrarë dhe gjashtë të plagosur.
Dritan Dajti është dorëzuar pasi e ka parë të pamundur largimin nga vendi i krimit dhe arratisjen. Nbi të rëndojnë një mori akuzash për vrasje dhe rrëmbime. Disa vjet më parë, ai ishte arratisur nga Gjykata e Tiranës.
Po si nuk ka shpetim?? Ja do te zhvillohet gjyqi, do te denohet me burgim te perjetshem (ndoshta edhe 25 vjet), dhe me pas do te vijne amnistite njera pas tjetres. Te siguroj se ne fund te fundit me shume se 15 vjet burg nuk do te beje.
Mjere ata qe iken na ate menyre dhe familjet e tyre, se ai do te rregullohet.
Duaje te afermin tend si veten
nuk perjashtoj qe edhe te kete pase ndonjefare informacioni qe mund te kete dale nga rradhet e policise ....
megjithate ky personazh, me c'pashe ne lajme, paska qene i mirestervitur per qitje .... dmth profesionist ne vrasje ... nuk duhet nenvleftesuar kjo ...
mos te harrojme se kur eshte arratisur ky ka qene minister Igli Toska ... qysh se kane ardhur demokratet nuk me rezulton qe bandidat te ken hikur nga sallat e gjyqit me pistolete ne dore, si neper filmat Western ....
"They will not control us, We will be victorious"
Krijoni Kontakt