Close
Faqja 22 prej 25 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 245
  1. #211
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Kërcënime në "Facebook": 20 mijë euro për foton e një polici

    Kërcënime në "Facebook": 20 mijë euro për foton e një polici

    Shteti sfidohet hapur në një faqe online në internet. Shokët e Ledion Marës premtojnë se do të marrin hak

    Organet e drejtësisë dhe
    shteti shqiptar sfidohet
    hapur në një faqe online
    në internet. Qindra
    shokë dhe të afërm të Ledion
    Marës, i cili mbeti i vrarë bashkë
    me katër punonjës policie gjatë
    operacionit për arrestimin e Dritan
    Dajtit, kanë lënë mesazhe në
    "Facebook" kundër punonjësve të
    policisë, duke i sharë dhe "premtuar"
    se do të hakmerren. "Shtet
    o shtet, hajde më vrisni dhe mua
    se jam shoku i Ledion Marës dhe
    nuk ia lë hakun pa ia marrë. Haku
    i Ledion Marës do të merret, kushdo
    qoftë ai që e vrau. Betohem
    për këtë gjë", shkruan organizatori
    i këtij forumi, i cili ka mbledhur
    rreth 900 pjesëtarë dhe mbi 400
    persona që kanë lënë opinionet
    e tyre. Duket se pas betejës për
    kapjen e Dritan Dajtit që u mbyll
    me katër policë të ekzekutuar
    dhe 23-vjeçarin Ledion Mara të
    vrarë, një tjetër betejë, por kësaj
    radhe jo me plumba, por kërcënime
    dhe fjalë po zhvillohet në
    "Facebook". Fansa të të riut që u
    vra gjatë operacionit policor në
    Durrës, por edhe persona të tjerë
    që përkrahin policinë, vazhdojnë
    të kërcënohen me njëri-tjetrin,
    secili në frontin e vet. Shokët e të
    riut të vrarë kanë arritur deri aty
    sa kanë vënë një shpërblim prej
    20 mijë eurosh për personin që
    do të sigurojë një foto të forcave
    të policisë dhe të një polici me
    inicialet I. GJ.
    Kërcënimi i hapur, por edhe
    detaje të tjera që flasin për skenarë
    hakmarrjeje, arratisje të dytë të
    Dritan Dajtit e kanë detyruar policinë
    të vendosë nën mbikëqyrje
    këtë faqe dhe të dërgojë në prokurori
    çdo material që hidhet aty,
    duke nisur kështu hetimet për
    kërcënime ndaj punonjësve të
    policisë. Mes mesazheve të rënda
    ka fjali të tilla si: "Shteti i ulet në
    gjunjë Dritan Dajtit. Ledion Mara
    është dëshmori i vërtetë", apo
    "Shteti i vret të fortët, megjithëse
    janë të pafajshëm, sepse kanë
    frikë prej tyre, por kanë harruar
    një gjë, 1 bie 1000 ngrihen dhe
    do ju shkatërrojmë ju o shtet".
    Në adresë të policisë lëshohen
    fjali të rënda si: "Kështu do ta
    pësoni o policë. Doni të lëmë të
    qetë policët e vrarë, na lini të kujtojmë
    Ledionin, kjo është negociata".
    Në total janë 440 persona
    të përfshirë në këtë debat, i cili,
    sipas policisë dhe prokurorisë,
    po sulmon direkt oficerë policie
    të caktuar dhe po ngre për herë
    të parë një grup në rrjet.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #212
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    PD: Rama, po përbalt policinë

    Partia Demokratike edhe një herë akuzoi kreun e PS-së për qëndrimet e mbajtura në lidhje me vrasjen e katër punonjësve të policisë. “Kryetari pa mandat i Partisë Socialiste, për 8 ditë me radhë përpiqet të përbaltë aktin heroik, rënien në krye të detyrës së oficerëve të shkëlqyer, nga akti terrorist i Dritan Dajtit, si dhe të bëjë avokatinë e aktit terrorist të Dritan Dajtit.

    Edi Rama deklaron se të rënët në krye të detyrës janë viktima të korrupsionit shtetëror dhe e bën këtë vetëm e vetëm për të lehtësuar Dritan Dajtin nga akti terrorist që ai kreu, për të cilin e dënon çdo shqiptar”, thuhet në deklaratën e PD-së. Në të theksohet se “Partia Demokratike dënon këtë qëndrim amoral të Edi Ramës dhe e garanton atë se sikur tre apo pesë herë në ditë të lëshojë deklarata në avokati të krimit, tolerancë zero është dhe mbetet platforma ndaj Dajtit dhe klaneve të tij kriminale, që ai ushqen me troje e leje ndërtimi në Bashkinë e kryeqytetit”.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=31705
    Po mire nuk eshte korrupsion shtetror ky qe lihet Rama i lire neper rruge pasi doli se kishte fol dhe me Dajtin para te vriteshin policet dhe pasi u dika qe ushqen klanet kriminale me troje e leje ndertimi?

  3. #213
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Tragjedia e Durrësit, mblidhen në facebook adhuruesit e së keqes

    Sui generis

  4. #214
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Kaq të lodhur janë gazetarët Shqiptar sa futen në Facebook dhe kërkojn të nxjerrin ndonjë lajm. Po kujt i rruhet për këta morracak ekrani, që bëjn të fortin me shkronja, dhe kanë frikë të dalin nga dera e shtëpis.

    Më vjen të qesh me të madhe, se i ka hyrë seriozisht dhe Prokuroria kësaj çështje, hajde popull hajde, dhe Amerika do fillojë të sulmoj të gjithë grupet e Facebook që jan Anti - SHBA dhe pro Al Qaeda.

  5. #215
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    kam degjuar para disa ditesh qe me anen e facebook njera humbi vendin e punes , se i tha pronarit qe s'ishte mire dhe nuk rrinte dot para kompjuterit.
    ky e kishte kapur qe kishte bere disa postime ne ate dite nga shpija.


    bukurija e facebukut eshte te mos jesh
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  6. #216
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ah, eshte bere facebook shum serioz ne shqiperi, kan nis kalecet te investigojne cdo fjale qe shkruhet.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #217
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ah, eshte bere facebook shum serioz ne shqiperi, kan nis kalecet te investigojne cdo fjale qe shkruhet.
    Po ka palla sa të duash që mendojn se do gjejnë ndonjë gjë interesante për tu rritur në detyrë nëpërmjet Facebook.

    P.s E hapa para një viti e ca për kuriozitet mbas dy ditësh e mbylla. Mua më duket idiotllik...

  8. #218
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    kta njerzit qe perpiqen te perulin policine e shtetite, njerzit qe perballen me te keqen dit per dit....kta duhen psh'urr ne te gjitha gjenet farefisnore.

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Ha! ''Adhuruesit e te keqes.'' lol Keta tipat si pune ketyre qe shkruajne ne facebook kercenime, me the te thash muhabete grash, nuk jane gje vecse ca morracaker ekrani( sic tha miku im Aikido me lart) qe s'kane jete dhe duan te bejne te fortin nga pc-ja, pasi kane pare filimn me Toni Montanen. Po se kush eshte e mira dhe e keqja ne keto dit sot, s'po meret me vesh jo.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  10. #220
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Pse nuk i ha mortja këta gazetarët Shqiptar??????????

    Unë e kam vënë re këtë fenomen shumë më herët se të bëhej e madhe, nuk ka ditë që në TV-të Radiot, apo medjat e e shkruara të mos ketë një lajm që lidhet me Facebook.
    Kjo është shumë patetike, dhe nuhatja ime më tregon se këta pseudo gazetarë, në vënd që të bëjnë punën e tyre, në ndjekje të lajmeve të vërteta që ndodhin në vënd, e kalojnë kohën në kafenera, dhe së fundmi, tani që kanë mësuar të përdorin kompjuterin, e kalojnë kohën në Facebook.

    Ndërsa përsa u përket këtyre qime-përpjetëve që lënë mesazhe të tipit "sfidojmë shtetin" këta janë ca adoleshent të rëndomtë, që rrinë gjithë ditën nëpër Internet Kafe, dhe bëjnë të fortin, ata nuk kanë, një jetë reale, ata nuk dalin dot nga shtëpia dhe të jenë vetvetja e tyre. Ata ëndërrojnë të jenë "të fortë" por mefshtësia e tyre në jetën reale ua privon një gjë të tillë, kështu që ata e bëjnë këtë online.
    Prokuroria ka bërë shumë mirë që ka nisur hetimet, por jo për të kapur kriminelët në Facebook, sepse aty nuk ka kriminela, kriminelat janë atje jashtë, duke u marë me aktivitetin e tyre të përditshëm, por prokuroria duhet të gjejë këta viktimat që lënë këto mesazhe aty dhe tu janë dënimin e merituar, duke i bërë shëmbull për të gjithë të tjerët që mendojnë se duke u fshehur pas një monitori mund të bësh çfarë të duash sepse askush nuk të gjen dot...

    Po është e vërtetë që shteti ynë është i dobët, sepse e ka drobitur korrupsioni, por për të gjithë ata që kanë dyshime, do tu kujtoja atë shprehjen e vjetër se "Shteti e kap lepurin me qerre"
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 22 prej 25 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  3. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  4. Përse prindërit shqiptarë nuk u flasin për seks fëmijëve?
    Nga Tironce_Moderne në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 15:29
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •