Close
Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 245
  1. #151
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Fillimisht ngushellime familjeve te policeve te vrare ne krye te detyres. U prefshin ne paqe.

    Ngjarjen e kam ndjekur qe ne fillim, po sot qe qellova te lexoj cfare kane shkruar disa ketu, nuk me rrihet pa u pergjigjur. Fillimisht habitem se si mund te akuzosh efektivet ne terren per inkompetence ose qe nuk jane te afte te mbrojne veten e tyre.

    Te akuzosh forcat ne terren gjate nje operacioni per inkompetence, eshte si te akuzosh guret e shahut pse nuk e fitojne vete lojen!

    Morali i kesaj eshte qe pergjegjesine e plote per "vrasje nga pakujdesia" per 4 viktimat e forcave te rendit, e mban komanda operacionale dhe drejtuesit ne terren.

    Ekzistojne avantazhe taktike e teknike. Teknikisht forcat specilale ne mbeshtetje te operativeve civile kane qene superiore ne fuqi zjarri dhe ne pajisje ndaj krimineleve. Perfshire arme me qitje me te mire, pajisje vezhgimi ne largesi, komunikimi ne largesi dhe veshje anti-plumb.
    Tani : nqs nuk i kane patur veshur veshjet antiplumb eshte sepse nuk jane urdheruar ta bejne. Nqs i jane afruar makines se krimineleve ne menyre te pakujdesshme eshte sepse jane urdheruar ta bejne.

    Ketu fillon dhe humbet dhe behet qesharake e diletante pjesa taktike e operacionit. Dhe ku avantazhet taktik si befasia, pozicioni e te tjera humbin, armet nuk kane me rendesi fare.

    Shembull : Me jep 10 Navy Seals te supertrajnuar e te armatosur deri ne dhembe ne fund te nje pusi edhe mund ti vras nga gryka e pusit me gjysma tullash.

    Duke i dhene mundesine kriminelve te reagojne te paret, humben avantazhin kryesor surprize, humben edhe 4 efektive.

    Ne rastet kur nuk dihet saktesisht me cilin ke te besh supozohet skenari me i keq i mundshem pikerisht per te tilla arsye.
    Pra nqs shikon nje Touareg me xhama te erret, supozohet qe brenda mund te kete deri ne 5 persona te armatosur dhe te rrezikshem.
    Ne nje rast te tille nuk dergon 4 operative me duar ne xhepa duke fershellyer, per te pare kush eshte brenda.
    Ky eshte keq organizim dhe keq drejtim i nje operacioni per te cilin ishte zgjedhur ora e gabuar (ne vend te behej ne oren 3-4 AM), vendi i gabuar (zone e mbi populluar qe ofron mundesi per te marre pengje) dhe nderhyrja e gabuar (ne rast shkembimi zjarri demtime te restesishme potenciale mes civileve).

    Infinity, habitem kur thua nuk mbrojne dot veten e tyre. Ne 1997 ne north hollywood 2 grabites hapen zjarr dhe duke perdorur avatazhin teknik qe kishin ne pajisje vune perpara dhjetra police edhe SWAT, duke shkaktuar te pakten nja 15 viktima ne police e civile. Megjithese kishin disa plage ne trup vazhdonin te perparonin. Kjo nuk i bente ata me te zot se policia apo se SWAT. Thjesht ishin ta avantazhuar teknikisht. Qe ate dite ne US u vendos te rishihej forca e zjarrit qe i jepej policise si arme ordinance.

    Prandaj mos beni ju lutem gabimin te shikoni me percmim pergatitjen. Te gjithe viktimat u vrane ne qitje te afert me arme sulmi per distanca te aferta. Nqs do te ishe organizuar mire, fuqia e zjarrit e krimineleve te kishte qene inefektive.

    Shikoni gabimin dhe idiotesine ne formen dhe menyren e organizimit ne te gjitha gabimet qe permenda me lart. Situata mund te kishte precipituar ne forma nga me te ndryshmet dhe mund te ishte bere nje shembull shume me i keq se ky me kriminelet qe marrin pengje e largohen ose qe shkaktojne terheqje me raprezalje duke leshuar ndoshta ndonje granade difensive midis civileve.

    Sherbimet e kontrollit te brendshem duhet te shtrydhin e te gjejne regjistrime radio, deshmi e urdhera te dhene nga drejtuesit, e te bejne shembull te gjithe ata qe kane pergjejgjesi ne nje ngjarje te tille e cila mund te ishte evituar, jo per paaftesi te forcave ne terren, por per deshiren e fitimit te ndonje grade apo fames ne kurriz te nje pseudo operacioni te supozuar te suksesshem diten me diell.

    Nuk dua ta zgjas me sepse me kaq besoj se e bera te qarte cfare doja te thoja. Shpresoj qe shteti te marre persiper pergjegjesite direkte e indirekte edhe te shperbleje me nje shume te konsiderueshme familjet e viktimave qe u derguan te vdesin pa menduar.

  2. #152
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    P.S. - Jam dakord me Antimafian ne nje pike. Ne raste te tilla duhen bere shembuj.
    Ne Shqiperi per arsye te caktuara nuk ekziston denimi me vdekje. Megjithate shprehja "U vra ne perpjekje me forcat e rendit" po te ishte me shume prezente ne media, me mire do te ishte.
    Teorikisht keta persona duhen arrestuar edhe "duhet te nderrojne jete rruges per ne spital". Kjo ndihmon shume me teper ne qetesimin e publikut, edhe eviton imazhe shqetesuese si ato te pas disa muajsh me fytyrat e ketyre krimineleve qe buzeqeshin pas hekurave te burgut nderkohe qe seanca shtyhet sepse avokatet jane "pa qejf".

  3. #153
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    P.S. - Jam dakord me Antimafian ne nje pike. Ne raste te tilla duhen bere shembuj.
    Ne Shqiperi per arsye te caktuara nuk ekziston denimi me vdekje. Megjithate shprehja "U vra ne perpjekje me forcat e rendit" po te ishte me shume prezente ne media, me mire do te ishte.
    Teorikisht keta persona duhen arrestuar edhe "duhet te nderrojne jete rruges per ne spital". Kjo ndihmon shume me teper ne qetesimin e publikut, edhe eviton imazhe shqetesuese si ato te pas disa muajsh me fytyrat e ketyre krimineleve qe buzeqeshin pas hekurave te burgut nderkohe qe seanca shtyhet sepse avokatet jane "pa qejf".
    Ne momentin fillestar, cdo njeriu i shkojne ndermend gjera te tilla, sepse te vrasesh 4 persona dhe te kesh shprese edhe te dalesh nga burgu pas nja 10 vjetesh, kjo eshte edhe ajo qe e mban kriminelin sot. Por eliminimi fizik nuk kish per te sjelle asgje, sipas mendimit tim. Po, do te kishte efekt nje gjyq publik qe te shfaqej ne media drejtperdrejt, me qellim qe njerezit te njihen me te verteten, aresyet qe e kane shtyre kete person te behet kriminel, etj. Qellimi i shoqerise duhet te jete te pengoje formimin e kriminelit qysh ne djep.

    Perndryshe thjesht do te benim nje hakmarrje (antiligjore), te castit, por te kujtohemi se kjo nuk e pengon fabriken e krimineleve te prodhoje te tjere "Dajter", te cilet jane shume me te shkathet se policia deri sa arrijne te eliminojne nje numer kaq te madh njerezish.

    Ketu vec te tjerash kemi nje person jo normal psikikisht, perderisa i duket se vetem marrja e jetes se tjetrit do t`i zgjidhe problemet e tij.

    E theksoj: Kryesorja eshte qe te ndaloje prodhimi i dajterve te rinj.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne keto vite tranzicioni ne shqiperi jan vrar afer 300 polic nga kriminelet dhe shtrohet pyetja qfar ka ber shteti deri me sot per keta polic une them asgje.
    Pa dashur te politizoj sepse si njeri po ashtu tjetri krah i politikes nuk mund te mburret per luften ndaj krimit dhe perderisa nuk kethehet denimi me vdekje ne trojet shqiptare krimi do hedhe valle.
    jemi deshmitar qe edhe vendet e zhvilluara evropiane kan ren ne hall me kriminelet shqipetar dhe ne qoftse nuk lejohet denimi me vdekje ateher shteti duhet te gjej metoda ti likfidoi kriminelet pa gjygj ne emer te vetmbrojtjes keshtu behet edhe ne shtetet perendimore.
    Uniforma per nje shtet duhet te jet e shenjet dhe ai qe qon dor ne to duhet ta marr denimin me te rend,dhe ne qoftse shoqeria rrezikohet nga nje kriminel ateher duhet gjetur metoden per ta likfidua keshtu pastrohet shoqeria nga krimineli por edhe nga shpenzimet qe duhet te paguhen per ta mbajt nje kriminel ne burg te perjeteshem.
    Por per te ber nje pune te till se pari duhet pastru kriminelet nga policia e cila jam i bindur qe ka ndihmu kete kriminel per te jetua i lir dhe kurr nuk do sqarohet kjo pune.
    Se pari paga e nje polici nuk guxon te jet me e ulet se e nje deputeti dhe polici nuk ben te punoi aty ku edhe banon sepse familjarizmi nuk lejon qe te respektohet ligji nuk kemi ne vetedije te nivelit perendimor ku ligji eshte para se gjithash.
    Une ne kosove pash kur policia as qe guxonte te ndaloi ca kapadainje qe ter naten benin gara me makina ne mes qyteti dhe askush nuk guxonte tu flas.
    pata rastin gjithashtu te bisedoi me polic qe u rrenqetha kur me tregoi qe jemi ne hall te madh ku nuk guxojm ta kryejm punen sepse ose ka diken ne politik dhe fare leht e humb punen ose edhe me e keqja te hakmerret pas orarit te punes dhe se askush nuk qan koken.
    Pra duhet ta pranojm se jemi shoqeri per faqe te zez dhe ashtu siq punoim i kemi edhe punet.
    Me dhimsen keta 4 vllezer qe ran per lirin e te tjerve dhe se shteti jam i bindur qe nuk do qaj koken shum per familjet e tyre qe lan pas keshtu thon faktet e me parshme per familjet qe dhan bijt e tyre per te miren e ketij vendi.
    Kater polic te vrar dhe askush mos te jep pergjegjesi kjo ndodh vetem me shoqerin shqiptare,sepse po te ndodhte ne nje vend tjeter punet do te shkonin ndryshe.
    Une jam per denim me vdekje sepse ne vetem kur te bindemi se po e vrave dik do vritesh edhe ti ateher kuptoim,perndryshe jemi egersira

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    • Prokuroria tregon detaje nga hetimet e kryera ne skenen e ngjarjes ku i shumekerkuari Dritan Dajti dhe dy kusherinjte e tij vrane 4 policet ne detyre. Prençi deklaroi per Gazeta Shqiptare: "Dajti, kapo i një grupi kriminal. Operacioni për kapjen e tij nuk u dekonspirua"

    TIRANE-Pas masakrës së ndodhur në plazhin e Durrësit, ku humbën jetën katër policë të Antikrimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë zbardhur skenarin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një skenar paraprak, pasi do të jenë hetimet në vijim që do të tregojnë se si u shkaktua tragjedia e 7 gushtit. Ndërkohë, drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dje deklaruan për “Gazeta Shqiptare”, se ndërhyrja për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti ishte e parakohshme dhe e nxituar. Burime të besueshme nga kjo drejtori pohojnë se operacioni për prangosjen e Dajtit u përshpejtua pas marrjes së informacioneve të sakta për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës. Vetë drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, deklaroi se Dritan Dajti është kapo i një rrjeti kriminal. Bilanci i viktimave dhe hetimet e grupit hetimor, tregojnë se skuadra e operacioneve speciale e Drejtorisë së Antikrimit të Organizuar ishte krejt e papërgatitur përballë një personi të njohur në botën e krimit. Burime nga hetuesit e ngjarjes së rëndë pohojnë se makina Volkswagen tip “Tuareg” me ngjyrë të errët e me targa të huaja CR 535 FR, ka qenë e parkuar tek vendi ku ndodhi ngjarja (në zonën përballë pistës së vjetër “Iliria”. Mësohet se në automjet ka qenë Dritan Dajti, nipi i tij Ledion Mara, kunati Erges Xhaxhi dhe një person tjetër. Makina drejtohej nga i riu Erges Xhaxhi. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, grupi i ekspertëve ka konkluduar se urdhri për arrestimin dhe neutralizimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti ka qenë i menjëhershëm. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se nga automjeti tip “Ford Fiesta” pa targa, i skuadrës operacionale, ka dalë, Fatos Xhani me detyrë shef i operacionit dhe kryeinspektori Altin Dizdari. Ata kanë drejtuar pistoletat drejt makinës tip “Tuareg” dhe u kanë dhënë urdhër të dalin jashtë. Në moment, Dritan Dajti, i cili ishte ulur mbrapa, ka qëlluar që nga brenda mjetit me një plumb në kokë Fatos Xhanin (viktima e parë e tragjedisë). Më pas, Ledion Mara dhe Erges Xhaxhi kanë qëlluar në gjoks Dizdarin. Të katër të rinjtë kanë dalë nga makina, ndërsa i shumëkërkuari Dajti ka qëlluar dhe një herë në kokë drejtuesin e operacionit, Fatos Xhani, për t’u siguruar për vdekjen e tij. Autorët e krimit janë drejtuar për tek një rrugicë, kur ka ndodhur shkëmbimi i dytë i zjarrit, gjatë të cilit humbën jetën kryeinspektorët: Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska. Ndonëse të tronditur, agjentët e tjerë operacionalë kanë neutralizuar menjëherë Erges Xhaxhin, kunatin e Dajtit. Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa ka vrarë gabimisht nipin e tij, Ledion Mara. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e RENEA-s, të cilat kanë krehur gjithë zonën për të bërë të mundur prangosjen e personit të katërt që mundi t’i mbijetonte masakrës.



    Dritan Dajti maskohej si nënkomisar policie


    • Agron Zeneli, nënkomisar i policise se Korcës ky ishte identiteti i rremë që përdorte Dritan Dajti për të shëtitur lirisht. Pervec dokumentave falso iu kapën telefonë celularë të shtrenjë, karta telefoni greke, 2 radio policie, dhe patentë italiane me identitetin e rreme. ZBARDHET SKEMA E KRIMIT

    TIRANE-I shumë kërkuari Dritan Dajti pak para arrestimit ka bredhur lirisht në Shqipëri duke u identifikuar si polic. Shtypi shqiptar ditën e sotme i nben jehonë dokumentave që iu gjetën me vete Dritan Dajtit, pak para se të masakronte 4 efektivë policie gjatë aksionit për kapjen e tij.
    Një cantë e vogël në formë jastëku u ka tërhequr vëmendjen efektivëve në vendngjarje që kanë zbuluar në të 3 dokumenta relativisht të reja që e identifikonin Dajtin si polic të një grade të lartë. As më shumë e as më pak, por nënkomisar Agron Zeneli i policisë së Korcës.
    Njëra pas tjetrës, duke i nxjerrë me duar të veshura me dorashka, për të mos prishur gjurmët, një nga hetuesit, kishte vënë në tavolinë tri dokumente identifikimi policie, që të tria me fotografinë e Dritan Dajtit, pozuar paksa në profil dhe me emrin e Agron Zenelit sipër. Grada e nënkomisarit, që nuk mbahet rëndom nga një polic i thjeshtë e bën edhe më interesant faktin, pasi Dajti dyshohet kështu se u ka shpëtuar shumë kolegëve duke treguar dokumentat që kishte me vete.
    Dokumentet ishin të njëjta me ato që ka përdorur policia shqiptare për identifikim përgjatë 18-19 viteve postdiktaturë. Gjithsesi, hetimi ende nuk ka përcaktuar autenticitetin e këtyre dokumenteve të identifikimit që Dritan Dajti kishte me vete. Ato shkruajnë se janë lëshuar një komisariati i policisë së një qyteti të Shqipërisë së Mesme - jo nga Durrësi - por është ende herët të përcaktohet nëse janë kopje të falsifikuara me një precizion të lartë, apo origjinale. Në rast se janë origjinale, nuk është çudi që vetëm ky detaj të bëjë sjellë të tjera arrestime tek për njerëzit që kanë mundësuar pajisjen e të shumëkërkuarit me këto dokumente. Shtypi dëshmon se janë sekuestruar nëntë aparate celulare relativisht të shtrenjta si dhe një numër disafish më i lartë kartash telefonike. Shumica e tyre ishin përdorur, por kishte edhe të papërdorura dhe në këtë shumës hetuesit kishin renditur në procesverbal edhe karta të telefonive celulare të shteteve fqinje, ku më shumë binin në sy ato greke. Në fund fare, nga një xhep të çantës, hetuesit kishin nxjerrë edhe 6,500 euro, që duket Dajti i mbante me vete, si lekë xhepi.
    Ngjarja e rëndë ku mbetën të vdekur 4 policë policie, një “ushtar” i Dritan Dajtit nuk është kaluar në qetësi nga banorët e plazhit, të cilët dëshmojnë se makina Tuareg e dajtit kishte mbi një javë që parkohej pranë zonës së pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    sipas lajmeve qe po thohen e shkruen del qarte se dajti eshte vetem maja e eisbergut.
    thone qe paska qene dhe nje femer ne makine gjasme gruaja e dajtit ????
    si e ka pase emrin di na njoni ndonje informacion???

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ore babilonas ...! eshte hera e dyte qe ti reagon ne menyre shume te dhunshme .... po pse ore je bo ti njeri i eger, ku vetem shkretetira eshte rreth teje, te me japesh leksione diturie ....??!! ik mer condom ...! shoku i Edverit ...! shko edhe ti atje e jipi nje dore mikut tend pezjone se si ta ....!
    Demokracia eshte dhune.
    Edverisha,na bejne bisha.
    D...ylberin a shof kur tek pazari i ri i fut qofte tek tymi te shoqeruar me Grapa.
    dhe shef kerma te pjekura....
    lg

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Agron Zeneli, nënkomisar i policise se Korcës ky ishte identiteti i rremë që përdorte Dritan Dajti për të shëtitur lirisht. Pervec dokumentave falso iu kapën telefonë celularë të shtrenjë, karta telefoni greke, 2 radio policie, dhe patentë italiane me identitetin e rreme. ZBARDHET SKEMA E KRIMIT

    a ka mundesi ju lutem miqesisht me ma shpjegu kush kete gja
    se une smund te levizi neper viene me emrin markus shmidt shef i krimit ne vjene kur dihet se nuk ekziston nje i tille ose dhe ne ekzistofte dihet se kush eshte
    ky zeneli ekziston ne te vertete?
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #159
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    GOS (Grupi i Operacioneve Speciale) eshte i ndertuar mbi modelin e grupeve operacionale te ngjashme ne policite perendimore. Te tille jane ROS (Raggruppamento Operativo Speciale - Carabinieri / Itali), ku nje nga operacionet me te bujshme ne historine e tyre 19 vjeçare eshte arrestimi i Totò Riina, bosi i Cosa Nostra. SCO (Sezione Centrale Operativa - Polizia / Itali), te cilet arrestuan zevendesuesin e Totò Riina ne krye te Cosa Nostra, Bernardo Provenzanon. BKA (Bundes Kriminal Amt - Gjermani), SIS (Special Investigative Section - LAPD / USA), etj etj. Pra keto jane grupe operacionale te cilat hetojne gjithçka vete dhe ne te shumten e rasteve i kryejne arrestimet po vete. Natyra e tyre eshte e ngjashme me ate te nje sherbimi inteligjent, ku metodat e hetimit jane te shumellojshme duke filluar nga vezhgimi njerezor deri tek pergjimet e ndryshme ambientale dhe telekomunikative.

    Sipas njoftimit te Ministrise Brendshme, oficeret e GOS jane me nje eksperience jo te vogel dhe kane kryer trajnime ne bashkepunim me koleget e tyre perendimore.

    Nga ato qe lexova ne gazete ne operacion merrnin pjese 13 oficere te shperndare ne tre makina (besoj se te treja makinat kane qene vetura te vogla), dhe drejtoheshin nga vete komandanti i GOS, i cili humbi jeten.

    Zakonisht, krahas makinave te vogla (vetura) qe shkembehen ne gjurmimin dhe vezhgimin e objektivit, eshte dhe nje furgon i mbyllur, ku ndodhet "Komanda e Operacionit" dhe oficeri qe koordinon veprimet e veturave. Ne furgon qendrojne te pakten 3 oficere, te cilet sherbejne gjithashtu si grupi mbeshtetes i veturave, te cilet ne rast nderhyrje, kane gjithmone te gatshme arme zjarri automatike.

    Foto e vendngjarjes tregonte vetem nje makine "Ford Focus" pa targa, e cila kishte bllokuar manovrimin e mundshem te VW te objektivit. Kush mund t'a perdore nje mjet te tille ne Shqiperi ??? Policia qe gjurmon ose "gangsterre" per te ekzekutuar. Nqs je "gangsterr"atehere keto jane dy opsionet e para qe te shkojne ne mendje pasi veren nje makine te tille.

    Gjithashtu duhet permendur dhe armatimi i keq i oficereve te impenjuar ne operacion. Njerit nga oficereve qe humben jeten i ishte bllokuar automatiku Kallashnikov (i vetmi automatik ne perdorim ne operacion) dhe te tjeret ka shume mundesi te kene qene te armatosur vetem me armen e ordinances (me shume mundesi nje TT 33 Tokarev). Persa i perket jelekeve anti - plumb, ne nje vape te nxehte, eshte gati e pamundur t'i kamuflosh ne nje operacion te tille.

    Per mendimin tim, nqs oficeret do te kishin qene te armatosur me armatimin e duhur per perleshje ne zona urbane (arme te shkurtra automatike), bilanci i viktimave nuk do te kishte qene i tille.

    Qeveria duhet te pajise forcat e policise qe luftojne krimin e organizuar me armatimin dhe logjistiken e nevojshme, ndryshe beteja eshte e humbur ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #160
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Agron Zeneli, nënkomisar i policise se Korcës ky ishte identiteti i rremë që përdorte Dritan Dajti për të shëtitur lirisht. Pervec dokumentave falso iu kapën telefonë celularë të shtrenjë, karta telefoni greke, 2 radio policie, dhe patentë italiane me identitetin e rreme. ZBARDHET SKEMA E KRIMIT

    a ka mundesi ju lutem miqesisht me ma shpjegu kush kete gja
    se une smund te levizi neper viene me emrin markus shmidt shef i krimit ne vjene kur dihet se nuk ekziston nje i tille ose dhe ne ekzistofte dihet se kush eshte
    ky zeneli ekziston ne te vertete?


    Ti mendon se nje polic postoblloku ne Shqiperi merr mundimin dhe guximin per te kontrolluar identiteti e nje NenKomisari ?!?
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  3. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  4. Përse prindërit shqiptarë nuk u flasin për seks fëmijëve?
    Nga Tironce_Moderne në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 15:29
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •