Nga kujtimet e Edith Durhamit
Plaku na tha se s'i kishte ardhur mire, kur na kishte pare ne dere, ngaqe policet gjithnje nxirrnin ngaterresa, dhe me syte qe i shkelqenin na foli fare hapur:-Po te keni ardhur per ndonje pune te tille, aty i kam pushket, stive.
Ngriti martinen e suvariut duke thene se e kishte dhe ai nje, si ajo. I tregova se ne fshatrat tona s'mbante njeri pushke. Kjo i beri shume pershtypje.
Sa mire-tha. Vendi juaj qenka me fat. Ketu te ne s'ben dot pa pushke. Jam tetedhjete vjec dhe cdo dite thuhet se gjendja do te permiresohet. Por s'po shohim gje. Tani prape sec thone per ca reforma. I kam degjuar me dhjetra here keto fjale dhe e di qe do te vdes pa pare paqe me sy.
Dinjiteti e thjeshtesia e tij me bere pershtypje. E pyeta per emrin. Per turqit jam Sulejman,-tha- por emrin e pagezimit ma thone Kostandin...
Dhe, keshtu me rradhe. Te gjithe kishin nga dy emra dhe perdornin here njerin here tjetrin, sipas nevojes. Suvariut te ri, qe ishte i krishtere, i erdhi shume keq per ta; te gjithe aq te mire, po c'e do, rriteshin per t'u vrare. U foli me shume perzemersi duke u perpjekur t'u mbushte mendjen te shkonin ne shkolle e te mesonin shkrim e kendim, se perndryshe te gjithe do te beheshin hajdute. Por, ata qeshnin. Suvariu na tha se, me te mbushur 15 vjec, do t'u jepnin nga nje pushke dhe nga nje revolver dhe do t'u mesonin si te mbronin nderin e shtepise....(Kujtimet jane marre nga vizita e saj ne Shpat)
Historia
Ajo qe i dha shkas armatimit te popullsise shqiptare ka qene prishja e skemave piramidale, ku shumica e qytetareve shqiptare kane humbur kursimet e jetes se tyre. Keshtu, ne mars te vitit 1997, si rezultat i agravimit te situates, kane qene plot 1300 magazina armatimi, qe jane shkaterruar plotesisht dhe armatimi eshte marre. Nga keto kane qene rreth 550.000 arme te lehta dhe gati 900 milione fisheke te rrembyer. Qe nga ai vit, ne Shqiperi jane rregjistruar rreth 1500 vrasje dhe rreth 5000 akte kriminale, qe kane ndodhur qe ne vitin 1997.
Ne prill te vitit 1997, ne nje perpjekje per vendosjen e stabilitetit dhe per te filluar integrimin ne Evrope, si edhe per te zgjidhur problemin e armeve te vjedhura dhe municioneve, Qeveria shqiptare ka promovuar dorezimin vullnetar te armatimit. Kjo me vone eshte ndjekur ne vitin 1998, nga nje ligj i ri per armet, si edhe per amnisti per ata qe dorezonin deri ne gusht te vitit 2002. Ky ligj i lejonte vetem disa bisnesmene dhe banoret e zonave kufitare, qe te mbanin arme. Me vone, afati i ketij ligji, eshte shtyre deri ne 4 gusht te vitit 2002, ku banoret qe dorezonin armet nuk penalizoheshin.
Komisioni Kombetar i Mbledhjes se Armeve eshte vendosur si trupa kryesore qe merrej me mbledhjen e armeve te vjedhura dhe municionit. Ky komision ka punuar nen kryesine e zevendeskryeministrit dhe nje grupi institucional, ku perfshihej nga Ministri i Rendit Publik, ai i Mbrojtjes dhe Ministria e Pushtetit Lokal. Armet, qe mblidheshin ne drejtimin e policise, shikoheshin nga policia dhe vendoseshin ne depot e armeve, apo ne vendet e destinuara per shkaterrim.
Krijoni Kontakt