Nga Toni Bler*
Leximi i ketyre rradheve mund te habise dike, por nuk kam dyshim mbi rendesine ose tempizmin e vizites ne Britanine e Madhe te Presidentit Bush, e parashikuar per kete jave.
Di qe disa prej kritikeve te tij me te ndezur dhe kundershtareve te politikes amerikane ne Irak po ferkojne duart me kenaqesi perballe prespektives per ta zene ngushte. Por besoj, me te gjithe forcat e mia, se nuk mund te kete moment me i mire se ky per nje vizite ne Britanine e Madhe nga ana e Xhorxh Bush. Dhe mundesi me e mire per vendet tona per te riafrimuar si marredheniet e vecanta qe na lidhin, ashtu dhe impenjimin tone te perbashket per t'i ofruar popullit iraken mundesine per nje te ardhme me te mire, per prosperitet me te madh dhe ne paqe.
Afirmimi im, nuk do te thote se une jam totalisht dakort me ate qe bejne Shtetet e Bashkuara. Ne fakt, disa kendveshtrime me ndajne nga ky President, si edhe nga ai paraardhes.
Kjo vizite, me kenaq ne menyre te vecante edhe sepse eshte momenti te nenvizoj se dy vendet tona ndajne te njejtat vlera, te njejten dashuri per lirine dhe demokracine dhe vendosmerine per te ndertuar nje bote me te sigurt per qytetaret tane dhe per popujt e botes.
Me kenaq edhe sepse Amerika eshte jo vetem aleatja jone me e ngushte, por edhe se eshte kombi me i fuqishem i botes. Nese duam te perparojme ne realizimin e prioriteteve tona, qe kemi shenuar per kete bote, duhet te kapim cdo mundesi bashkepunimi me Shtetet e Bashkuara. Jam i vetedijshem, gjithsesi, se ky kendveshtrim nuk ndahet nga ato qe kete jave duam te manifestojne kunder vizites se Presidentit Bush.
E kam te qarte se gjallerimi i pjeses me te madhe te demonstruesve do te jete kunder principit te nderhyrjes ushtarake ne Irak. Respektoj nje pozicionim te tille dhe nuk pres qe keta persona te ndryshojne mendim mbi kete ceshtje. Por dua t'i kerkoj te shohin te ardhmen ne vend qe te shohin te kaluaren. Dhe te njohin se, ne qofte se nuk do te kishte nje nderhyrhje ushtarake, Sadam Husein dhe djemte e tij do te gezonin ende pushtetin absolut ne Irak, te lire te vazhdonin te kercenonin vendet fqinje. Te lire edhe te vazhdonin veprimet e represionit dhe masakrat ndaj popullit te tyre, masakra qe ashtu sikurse na kane mesuar varret e perbashketa te zbuluara, u pergatiten ne permasa aq barbare, sa te linin ne fusha qinderamijera viktima. Asnje nuk mund te shtiret qe situata ne Irak eshte perfekte. Masakra e tmerrshme e karabiniereve dhe te forcave te policise italiane dhe te civilece irakene, qe ndodhen javen e kaluar, vune ne dukje problemet e medha te mbajtjes se sigurise, qe tashme ekzistojne.
Por nje paraqitje e ekuilibruar e asaj qe ndodhte ne territorin iraken, do te tregonte se populli i sfilitur iraken ka, per here te pare, nje shprese konkrete per te ardhmen. Pothuajse te gjitha shkollat dhe te gjitha universitetet jane hapur. Impiantet per furnizimin energjitik dhe hidrik jane rindertuar. Spitalet mjekojne pacientet ne baze te nevojave te tyre, jo sipas mbeshtetjes se tyre dhe aq me pak ndaj Sadamit. Pothuajse 40 mije police irakene te stervitur kontrollojne rruget. Ne vend qarkullon nje shtyp i lire dhe plot me jete, nderkohe qe interneti dhe televizionet satelitore kane rimarre ligjshmerine.
Objektivi yne mbetet ai i nje Iraku te lire dhe te qeverisur nga irakenet. Tashme, realiste eshte prespektiva e nje qeverie provizore irakene, e cila do te funksionoje para fundit te vitit te ardhshem. Kjo nuk do te thote fundin e impenjimit tone ushtarak ne Irak, por padyshim do te perfaqesoje nje hap te vendosur drejt objektivit tone per nje Irak te lire dhe te qeverisur nga irakenet.
Eshte shume e rendesishme se asnje qindarke nga parate e mbedhura nga nafta irakene nuk eshte terhequr nga fondi per rindertimin e vendit, fond i administruar nga Kombete e Bashkuara.
Gjithashtu, shpresoj, qe demonstruesit te kuptojne se kush ndalon prespektivat vijuese dhe progresin e shpejte. Nuk behet fjale per Presidentin Bush ose te nenshkruarit,as per forcat amerikane ose britanike. Faji duhet t'i atribuohet asaj qe ka mbetur ne kembe nga sistemi brutal i Sadamit, me mbeshtetjen e terroristeve qe kane mberritur nga vende te tjera. Jane ata, jo forcat e koalicionit, qe kane organizuar sulmet kunder Kryqit te Kuq, vrasjen e civileve dhe policeve irakene, sabotimin e impianteve per furnizimin elekrik dhe hidrik.
Motivi i ketyre atentateve te neveritshme qendron ne faktin se edhe ato kuptojne se sa vendimtare eshte e ardhmja e Irakut per stabilitetin jo vetem te rajonit, por te te gjithe planetit. Ata jane te vetdijshem qe te dy vendet tona jane angazhuar ne ndihmen per popullin iraken, qe ai te ndertoje nje te ardhme ne paqe, demokraci dhe prosperitet. Dhe dine qe suksesi ne kete ndermarrje do te tregoje njehere e pergjithmone boshllekun dhe falsitetin te rrenjosura ne ate urrjetie ekstreme dhe helmuese, qe ata ushqejne ndaj Shteteve te Bashkuara dhe Perendimit. Ky eshte cmimi qe i takon mbare botes nese do te arrijme ne permbushjen e qellimit tone. Edhe eshte i madh cmimi qe do te paguajme ne qofte se do te leme qe mospajtimi te futet ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te saj, do te deshtojme ne ndermarrjen tone.
Britania e Madhe mundet, me mire se cdo vend, te garantoje qe komuniteti nderkombetar te bashkepunoje ne rindertimin e asaj te ardhmeje me te mire per Irakun dhe, si rrjedhoje, per te gjithe qytetaret tane. Ja perse, megjithese dikush e ve ne dyshim, jam i bindur qe vizita e kesaj jave e Presidentit Bush eshte ne te interesin me te mire te ketij vendi te botes.
* Kryeminister i Britanise se Madhe
Krijoni Kontakt