Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Stalini dhe Hrushovi s'mė duan, por shpresoj te Enveri refugjat

    Faqja 8 - SPECIALE Nentor 7, 2003


    FLET 72-VJEĒARI HAMDI QINETI NGA TIRANA

    Stalini dhe Hrushovi s'mė duan, por shpresoj te Enveri refugjat


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Stalingradi dhe Hrushovi duan tė mė ēojnė nė azil, por kam shpresė se Enveri, qė ėshtė refugjat nė Itali, do tė mė shpėtojė". Kėshtu u shpreh dje 72-vjeēari nga Tirana, HamdiQineti, i cili njėkohėsisht ka mallkuar 7 nėntorin e vitit 1956, sepse atė ditė ka lindur djali i tij i madh, tė cilit i vuri emrin Stalingrad. Ndėrsa lindja e djalit tė dytė pėrkon me vitin 1959, dhe pėr kėtė arsye ai u pagėzua me emrin e Hrushovit, ndėrkohė qė i treti lindi nė epokėn e bllokadave dhe familja i vuri emrin e Enverit.

    Pėrse jeni i mėrzitur?
    Nuk mė qasin djemtė nė shtėpi. Qė kur mė vdiq gruaja, Stalingradi nuk mė flet mė, por mė vonė u zura edhe me djalin e dytė, Hrushovin, qė jetonte me mua. Kurse tė tretin, Enverin, e kam refugjat nė Itali. Sebepi kryesor i sherrit janė nuset e djemve.

    Pėrse u ke vėnė fėmijėve emra politikanėsh?
    Unė kam qenė furnitor qė mbuloja ambasadat e huaja dhe merresha kryesisht me furnizimet ushqimore tė ambasadės sovjetike. Atje u bėra mik me personelin dhe kur linda djalin e parė mė 7 nėntor tė vitit 1956 fola me ambasadorin sovjetik i cili mė kėshilloi t'i vija emrin Stalingrad. Kjo datė lidhej me Revolucionin Rus tė Tetorit. Atėherė kėto lloj emrash ishin nė modė. Pas 4 vjetėsh, kur kishte vdekur Stalini, (shtetin sovjetik e drejtonte Nikita Hrushovi) mė lindi djali i dytė, tė cilit i vura emrin Hrushov. Por ky emėr nuk mė vajti mbarė, sepse nė vitin '60 u prishėm pėrfundimisht me sovjetikėt, prandaj shkova nė gjendjen civile dhe ia ndėrrova emrin, duke ia vėnė Mbarim. Kjo sepse nuk donim mė fėmijė. Por atij as vetė nuk i pėlqeu emri Mbarim prandaj gjithė shokėt i thėrrisnin Hrushov. Kjo i pėlqente mė shumė edhe vetė atij. Pastaj, nė mėnyrė tė paparashikueshme na lindi aksidentalisht edhe djali i tretė, tė cilin e quajtėm Enver.

    Pėrse e quajtėt Enver?
    Po si ta quaja, Mao, apo Ēu En Lai? Nė atė kohė miqėsia jonė ishte vetėm me kinezėt. Por, me sa duket, ky i fundit doli mė i mbari, se ai mė dėrgon lekė pėr cigare nga Italia.

    Pse, dy tė tjerėt si janė?
    Pėr veten e tyre dhe pėr nuset janė tė mirė, po pėr mua as qė e ēajnė kokėn tė pyesin. Le qė Stalini ka filluar edhe bixhozin me kėto llotaritė sportive. Kurse Hurshovi shet kėpucė grash. Unė doja t'i bėja me shkollė po ata nuk patėn kokė pėr mėsime. Tani i madhi nuk mė qas mė nė shtėpi, ndėrsa i mesmi mė ka mbyllur derėn me ēelės dhe ka shkuar tė banojė tek vjehra. Duan ta japin shtėpinė me qera dhe mua duan tė mė ēojnė nė azil. Tė jetė pėr Stalinin dhe Hrushovin, unė pėfundoj pa bukė, por shpresoj shumė te Enveri, se ai nuk e harron qė i jepja kėpucėt e mia pėr ta dėrguar nė shkollė. Kush harron babanė, ka harruar veten dhe kush shan babanė nuk gjen falje nga Zoti!


    Si u politizuan emrat e shqiptarėve gjatė diktaturės

    Pasioni i prindėrve shqiptarė pėr t'u vėnė fėmijėve tė tyre emra tė politizuar ka nisur qysh nė fillimet e shekullit tė ri, por fenomeni ėshtė evidentuar sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kėshtu, shumicės sė tė porsalindurve tė parė, pas nėntorit tė 44-ės u kanė vėnė emra tė tillė si Trim, Partizan, Fitore, Stalingrad, Luftėtar, Asamble, Festime, etj. Ky pasion vazhdoi nė periudha tė ndryshme tė zhvillimeve komuniste, duke bėrė ndryshime pėrkatėse, ku u shtuan emrat Kongres, Revolucionare, Vullnetar, etj, etj. Nė kėtė kontekst fenomeni u fokusua sidomos nė vėnien e emrave tė drejtuesve komunistė tė Europės. Kėshtu, emrat Stalingrad, Leningrad, Dimitrov, Hrushov, Molotov etj., ndeshen sot tepėr dendur ndėr moshat 50-55 vjeēare. Por duket se kjo gjė vazhdon akoma edhe nė ditėt tona kur fėmijėt e porsalindur pagėzohen me emra politikanėsh botėrorė si Berluskon, etj., etj. Megjithatė, ajo qė vihet re nė ditėt tona ėshtė imitimi i emrave tė artistėve tė njohur botėrorė ose sportistėve qė kanė bėrė jehonė tė madhe nė sportet qė ushtrojnė.


    Hidrocentralet dhe uzinat kryesore mbanin emrat e Stalinit, Mao Ce Dunit dhe Enverit

    Fenomeni i imitimit gjatė viteve '45-'80 u zgjerua deri tek veprat industriale qė morėn emra politikanėsh, menjėherė pas inaugurimeve. Kėshtu, disa hidrocentrale morėn emrin e Leninit e Mao Ce Dunit, ndėrkohė qė mjaft uzina u pagėzuan me emra udhėheqėsish sovjetikė e kinezė. Absurditeti arriti deri aty saqė edhe qyteti i Kuēovės mori emrin Qyteti Stalin, ndėrkohė qė 4 kombinate tė rėndėsishme nė vend mbanin emrin e udhėheqėsit kinez Mao Ce Dun. Por, pas prishjes me sovjetikėt (viti '60) dhe sidomos pas grindjeve me kinezėt, veprat mė tė rėndėsishme industriale nė vend mbanin emrin e Enver Hoxhės. E gjithė kjo histori emrash u mbyll nė vitin 1990, ndėrkohė qė mė pas fenomeni vazhdoi me pagėzimin e rrugėve apo shesheve me emrat e udhėheqėsve ndėrkombėtarė, gjatė dhjetėvjeēarit tė fun

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112


    Pershendetje mariglen

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pershendetje yll!
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Pershendetje Geni.

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i Hrushovit pėr krimet e bėra nga Stalini
    Nga Brari nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 03:10
  2. Josif Visarionovic STALIN.
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 19:30
  3. Si e rrėzuam monumentin e Enver Hoxhės
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 12:44
  4. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •