Ka ca jave qe Edvini del neper rrethe e me zor u hyn militanteve socialiste neper ato palo-konferenca e u bertet..kujdes se PD do na marre pushtetin..etj..
Mbasi perpunoi Vloren e kuptohet me ane te Vlores ri-fut ne xhep dhe gjysmen e celulave socialiste ne Tirane (meqe jane me shum se gjysma e socialisteve "tiranas" cobenj laberie..) ai ju fut dhe qyteteve te vogla socialiste si gramshi, Librazhdi e Laci e ndonje dit do shkoj ne Puke a Bilisht e gjetiu..
Kot shkon Edvini ne kto qytete kolkozianesh?

Joo.. ai eshte shum qerrata..
Ai e di se nga ferra e vogel del lepuri madh..
Pra nga qyteto-katundet e vogla te mbushura nga polici me i thjeshte e deri tek rojet e depove me Socialo-enveriste fanatike..ish vullnetar te Enver-Milloshit..sot biznesmene ..dalin Lider te mdhej socialiste..

Shqiperia sundohet nga deputeto-Ministra socialiste qe Kendojne ne Tirane me vota te katundareve hysni-milloshisto-Enveriste te zonave e shtresave me regresive te Shoqerise Shqiptare..

Kush nuk me beson le te analizoje se nga vijne BOSET SOCIALISTE e Me cilat VOTa Gezojne pushtetin..

Nejse ... ja c'fare u thote EDVINI (cuni dentistes se Bllokut) qe i ngjan pak Xhaxhit Enver kur ishte me i ri.. "vllezerve" te tije socialiste..

KJ shkruan :

-------

KEMI HUMBUR IDEALET

Nga Edi Rama

Duke filluar do te doja t’i referohesha nje shprehjeje dashamirese prezantimi qe me beri miku im Namik Dokle, i cili me quajti "nje mik qe kam ardhur te behem i zoti i shtepise". Une mendoj se, ne Partine Socialiste cdo anetar eshte zot shtepie dhe nuk mendoj se PS-ja eshte nje prone e cila i takon njerit apo tjetrit ish-pronar, ose pronar, ose pretendent per pronar. Ne kete fryme, jo vetem PS-ja, por e gjithe familja e madhe politike jo vetem shqiptare, por edhe evropiane apo boterore e socializmit demokratik, eshte e mbledhur ne nje bashkim vullnetesh te lira individesh sepse ideali i socialisteve i cili eshte nje ideal qe here shfaqet e here zbehet por qe mbetet boshti i kesaj familjeje, eshte ideali i barazise. E nese ne familjen tone nuk jemi te gjithe te barabarte, vaj halli per barazine qe do te kerkojme per mbeshtetesit dhe simpatizantet tane, ashtu sikunder une mendoj se barazia ne familje nuk duhet ngaterruar me hierarkine. Dhe sipas meje ne hierarkine e nje partie socialiste sa me larg te jesh aq me sherbetor i perulur duhet te jesh ndaj anetaresise, ndaj anetareve te familjes. Une personalisht keshtu e shoh te qenurit zot shtepie ne atdheun tim dhe ne partine ku bej pjese.

Duke qendruar te ai ideal i socialisteve demokratike, te cilin shpeshhere per fat te keq e kemi humbur nga fushepamja, do te doja te thosha qe Partia Socialiste pavaresisht transformimeve shoqerore dhe zhvillimeve jo gjithmone te mirepritshme te vendit, nuk mund te jete nje shoqate tregtaresh dhe as nje organizate per klientet e pushtetit. PS-ja eshte dhe duhet te jete ne radhe te pare partia e te gjithe atyre qe ndihen ne nevoje. Eshte ne radhe te pare e te gjithe atyre qe mbi te gjitha kane nevoje per solidaritet, qofshin ne gjendje shume te veshtire, qofshin ne gjendje relativisht te veshtire. Eshte partia e atyre grave dhe burrave qe jane me mijera qe nuk e kane edhe aq te kollajshme qe te garantojne buken e perditshme dhe nuk eshte partia e atyre qe duke perfituar nga mungesa e konkurrences se ndershme po behen gjithnje e me te fuqishem ne kete vendin tone te vogel dhe duke perfituar dhe nga dyert e hapura te partise, po diktojne gjithnje e me rrezikshem jo vetem fatet e kesaj force politike, por edhe normat dhe menyrat e perfaqesimit ne kete force politike.

Une e shtroj kete si nje problem dhe nuk e lidh thjesht dhe vetem me kongresin qe po afron, te cilin e shoh me shume shqetesim, sepse konstatoj se ne jemi ne nje gjendje ku partite simotra te Internacionales mund te kene qene ne shekullin e 18 apo te 19; pra ne nje gjendje ku shit-blerja brenda vetes per perfitime postesh, per perfitime bursash, kredish e vendesh te thjeshta pune, eshte tashme e njohur per te gjithe. Dhe une shoh me shume shqetesim qe edhe ne prag te ketij kongresi kjo situate nuk del nga korniza e ketij konteksti dhe mendoj qe vete numri i delegateve ne kogres eshte posacerisht i kontrollueshem dhe i diktueshem nga kjo situate dhe nga ky numer tregtaresh apo klientesh te pushtetit te socialisteve te thjeshte.

***

Dhe per kete arsye them se do te ishte e udhes qe per te miren tone te perbashket, per stabilitetin e kesaj force politike, e cila duhet te jete nje anije e perbashket e ankoruar ne boten e punes dhe jo ne boten e monopoleve, se paku numri i perfaqesuesve tane ne kongres duhet te ishte dyfishi; ashtu sikunder une mendoj qe ne PS eshte koha te shikohet me shume seriozitet mungesa dhe boshlleku i madh i grave ne normat tona te perfaqesimit ne te gjitha nivelet, sepse do te mendoj qe sot gruaja shqiptare eshte ne gjendje t’i ofroje shoqerise dhe ne menyre te vecante PS-se nje fushepamje te re dhe plotesisht te munguar, duke balancuar edhe ate mungese shpehhere te frikshme pergjegjshmerie te burrave, edhe ate prioritet shpeshhere te neveritshem per te abuzuar me pushtetin jo thjesht dhe vetem ne kuptimin financiar, por qofte edhe vetem ne kuptimin e ushtrimit te nje mentaliteti patriarkal mbi ata qe konsiderohen me te vegjel, edhe pse une mendoj se anetari i thjeshte i nje partie te madhe politike dhe demokratike sic pretendon te jete PS-ja, eshte ne fund te fundit themeli dhe arsyeja e ekzistences se nje force politike. Ne kete kontekst une them qe do te ishte e udhes qe ne statutin e partise te sanksionohej nje norme e rendesishme perfaqesimi e grave shqiptare dhe natyrisht grave shqiptare qe perqafojne programin dhe idealet per te cilat ekziston PS-ja.

E duke iu referuar programit, une nuk e kuptoj dot se si nje parti e madhe politike, e cila gjendet para sfidash shume te medha dhe shume te egra te zhvillimit, dokumentin e vet te fundit politik e ka te vitit 1998, nderkohe qe shume transformime kane ndodhur dhe nderkohe qe cdo parti simoter cdo vit perpunon dokumentin e vet politik. Por nuk eshte ketu thjesht fjala per nje dokument politik te pervitshem, eshte fjala per dokument politik parimesh, te cilat duhet t’i rinjohim dhe t’i ripranojme bashkarisht, sepse nuk mund te shkojme dot shume larg me kete situate ku percarja e ka gerryer dhe po vazhdon ta gerryeje perdite organizmin tone politik, ku ndasite klanore pa asnje motivim programor apo inspirim filozofik, por thjesht dhe vetem per arsye te pushtetit, po bejne ligjin ne PS, dhe ku per fat te keq po duken simptoma shume te qarta te nje prirjeje te shumices per te dhunuar pakicen dhe te nje rebelimi te pakices per t’iu imponuar shumices dhe per t’u bere pastaj shumice neser. Dhe kjo eshte nje prirje te cilen ne duhet ta asgjesojme jo duke u ndare, por duke i ribashkuar, jo duke kerkuar te bejme me njeri-tjetrin prokurorin dhe gjykatesin, por duke i ofruar njeri-tjetrit doren e solidaritetit brenda nje kuadri te rivizatuar parimesh themelore te forces tone politike, sepse jo vetem nuk po njohim me forcen tone politike, por nuk po njohim me as njeri-tjetrin; jo vetem kemi humbur rrugen e idealeve te socializmit demokratik, por kemi filluar te behemi barriere ne rrugen e njeri-tjetrit; jo vetem nuk po arrijme te gjejme brenda vetes forcen per te dale nga praktika e zbulimit te armiqve dhe e lenies se topit ne deren e njeri-tjetrit, por nuk po arrijme te bejme me themeloren, te bejme vetekritiken e domosdoshme perpara gjithe elektoratit tone, perpara gjithe shqiptareve, sepse nuk po arrijm- ende te shohim se problemi kryesor nuk eshte se kush do te jete kryetari i PS-se, problemi kryesor nuk eshte se kush do te jene ministrat e PS-se, problemi kryesor nuk eshte se kush do te jene deputetet e PS-se; problemi eshte se si PS-ja do te jete partia qe mbron keta te pambrojtur, se si PS-ja do te jete partia qe garanton ushqimin e popullit; nderkohe qe ketu ne Shqiperi ushqimi i popullit eshte me i shtrenjte se ne Evrope, nderkohe qe ketu ne Shqiperi nje telefonate kushton me shume se ne Evrope dhe nderkohe qe nje situate monopoliste ka krijuar nje gjendje ku ne merremi me pllakat e trotuareve dhe nuk shohim qe fshati eshte ne sekretim te plote, dhe nuk shohim qe intelektualet i jane larguar PS-se, dhe nuk shohim qe rinia nuk po afrohet me te PS-ja, dhe nuk shohim qe grate kane mbetur perseri si ne kohen e mesjetes, dhe nuk shohim qe ne fund te fundit gjithe kjo qe bejme nuk eshte asnje gje tjeter vecse nje kacafytje per nje pushtet abuziv qe i duhet vetem atij tjetrit qe po pret te vije e ta marre pushtetin e socialisteve te thjeshte.

Po dorezojme pushtetin

Jemi ne qe po e cojme pushtetin e socialisteve te opozita dhe jemi ne qe nuk po arrijme te kuptojme se duhet te themi "mjaft". Mjaft me kerkimin e grupeve armiqesore brenda njeri-tjetrit. Dhe do te doja te rikthehesha per nje moment te kjo situate monopolesh, te kjo situate procedurash, te zvarritura dhe te sterzgjatura burokratike dhe do te doja t’i beja thirrje deputeteve te PS-se qe ne vend qe te bejne sherr se kush do te minister dhe ne vend qe te paraqiten here njeri e here tjetri si vlere e partise, te ulen dhe te modernizojne ligjet, te modernizojne ato ligje qe e bejne prokurimin publik me te shpejte dhe me transparent, te modernizojne ato ligje qe i japin mundesi stimulimit te politikave te zhvillimit, te modernizojne ato ligje qe e bejne me te vetedijshem ministrin socialist kur nenshkruan marreveshje me te huajt. Nenshkruajme me te huajt cdo marreveshje qe vene perpara sepse nuk e kemi mendjen ne ato qe nenshkruajme dhe harrojme qe te gjitha ato jane borxhe. Eshte ne mbi 1 miliard dollare borxhi qe Shqiperia u ka partnereve, eshte nje borxh qe ne 2004 do te filloje te lahet. Si do ta lajme kete borxh?

Keto jane probleme te verteta. Dhe nuk eshte problemi i vertete se kush do te jete kryetari i Partise Socialiste. Nuk eshte problemi i vertete se kush do te drejtoje PS-ne. Problemi i vertete eshte se a do te kete nje Parti Socialiste te te gjithe socialisteve. A do te kete nje Parti Socialiste te te gjithe atyre qe kerkojne mbrojtje nga ky sistem ku ekonomia po zhvillohet ne te eger, ku informaliteti po ben ligjin dhe ku tregetaret dhe klientet e pushtetit jane sot te privilegjuarit, nderkohe qe ne pushtet nuk jane ata; ne pushtet jeni ju, ne pushtet jane socialistet e thjeshte, ne pushtet jane ushtaraket ne pension, ne pushtet jane veteranet, ne pushtet jane te rinjte. Cfare ben pushteti yne per te gjithe keta? Nuk po them asgje, por shume pak.

***

Dhe nderkohe ajo qe mund te bejme natyrisht nuk eshte shume, sepse buxheti yne eshte nje buxhet modest, sepse qevria jone operon ne kushte te nje varferie te pergjithshme. Por ajo cka ne mund ta bejme eshte solidariteti me njeri-tjetrin dhe transparenca me njeri-tetrin. Ne nuk mund t’i justifikojme deshtimet tona si vepra te armiqve, se neqoftese problemin e zhvillimit ne Shqiperi do ta zgjidhte perjashtimi i Ilir Zeles, hajde perjashtojme Ilir Zelen sot. Nese problemin e krizes ne PS e zgjidhte zevendesimi i Ndre Legisit me pese drejtore si delegate te Mirdites, atehere hajde te themi "rrofshin drejtoret". Por mendoj se keshtu po e mbulojme problemin.

Do te doja te terhiqja vemendjen te fakti se ne kemi nevoje te rigjejme njeri-tjetrin, kemi nevoje te shohim se problemi yne themelor, arsyeja se pse ne jemi bashke dhe arsyeja se pse ne sot qeverisim Shqiperine eshte qe ne garantojme zhvillim dhe kjo qe ne po bejme nuk eshte zhvillim eshte nje zvarritje e cila vazhdon per shkakun e vetem se ende perballe nesh gjendet nje personazh qe nuk eshte i besueshem. Dhe fale tij ne vazhdojme te jemi sot ne pushtet. Por vota e 12 tetorit nuk eshte nje vote per te cilen e ka pergjegjesine kryetari i Bashkise se Librazhdit, apo Korces, apo Elbasanit. Kjo eshte shume alarmante nese eshte vertet menyra jone e te menduarit, kjo eshte shume skandaloze nese eshte analiza dhe gjetja jone, kjo eshte pa perspektive nese eshte menyra se si ne do ta mbyllim kapakun me 12 tetorin. Une mendoj se ne te gjitha fjalimet qe u bene ketu, ne te gjitha faktet qe u sollen ketu, gjithsecili e di shume mire thelle vetes se problemi yne eshte nje problem qe ne e kemi me popullin shqiptar, eshte nje problem qe ne e kemi me vendin dhe interesat e vendit, eshte nje problem i qeverisjes sone qe nga maja deri ne baze, eshte problemi i akaparimit te pushtetit te socialisteve te thjeshte nga nje superstrukture partiake e cila nuk ehste gje tjeter vecse sherbetore e interesave tona dhe jo menaxhere e interesave te atyre qe e perbejne.

Dhe ne kete aspekt, une do te t’ju ftoja te gjitheve qe te reflektojme shume seriozisht per te ardhmen tone te perbashket. Te reflektojme shume seriozisht per faktin se PS-se i duhet te rigjeje solidaritetin mbi bazen e nje programi ku te mbrohen dhe te stimulohen interesat e te gjithe te pambrojturve qe jane shumica derrmuese ne kete vend dhe ku te garantohet konkurrenca e hapur dhe e ndershme per te gjithe te fuqishmit e atdheut tone, te cilet nuk mund te behen ustallaret e kongresit, te cilet nuk mund ta kthejne aksesin e tyre te pakufishem brenda strukturave tona te larta ne nje instrument per te dominuar politiken e PS-se. Dhe une jam shume dakord qe te bertasim te gjithe njezeri cilindo emer qe doni ju. Por une jam i sigurte qe kjo nuk na e zgjidh problemin dhe ne momentin kur perfliten emrat e pervecem eshte momenti kur nje parti politike filon te mos kuptoje me krizen ku eshte futur. Edhe nje here ju falenderoj per durimin qe me degjuat, ju falenderoj jashtazakonisht shume per faktin se gjithsesi duke qene ose jo dakord me mua ju patet respektin qe idete e mia t’i degjoni. Dhe duke falenderuar edhe nje here te gjithe miqte dhe shoket qe jane ketu ne presidium une do t’ju beja te gjitheve apelin: Kujdes, po katandisemi si Partia Demokratike! Shume kujdes sepse neser do te jete tmerresisht vone!"


------------


Ja pra Edvini nuk e fsheh Shqetsimin se ..ne se Soc-specialsat nuk jane grusht bashkuar mund te vije PD ne pushtet e athere kushedi..ndoshta i dalin Horrlliqet..

Ky eshte Sinqeritet..dhe pike..