Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Monika Kryemadhi: Jam e zhgenjyer nga politika.

    `Monika Kryemadhi:
    Jam e zhgėnjyer nga politika

    Nga Mirela Struga

    Shpesh e gjen duke pirė njė kafe nė Rogner nėn shoqėrinė e kolegėve, mikeshave apo edhe tė bashkėshortit tė saj. Nėse ke disa vite pa e parė Monikėn, paraqitja e saj tė surprizon. Nga vajza me pamje djali, por edhe me komportim tė tillė, tani ajo ka zbuluar feminilitetin dhe ėmbėlsinė tek vetja. "Ndoshta ka ndikuar edhe fakti qė jam bėrė nėnė - thotė ajo.- Tani jam pak mė e shtruar." Ende nuk i ka mbushur tė 30-tat, bėn njė jetė shumė aktive dhe angazhohet kudo. Njė grua qė lėviz e qė nuk lejon tė bjerė nė rutinėn e sė pėrditshmes. Aktive, energjike, tė pret me njė buzėqeshje tė lehtė dhe tė tėrheq nė njė bisedė tė ēlirėt duke tė krijuar komoditetin e tė qėnurit si me njė mikeshė tė vjetėr. Ajo vjen edhe kėsaj here pėr tė treguar imazhin e saj tė ri jo vetėm tė jashtėm....

    Hyrja nė Politikė
    Ishte nėntor i vitit 1991, kur ajo vajti pėr herė tė parė nė PS e ku gjeti njė grup tė rinjsh, nė mes tyre Zela, Majko dhe Meta. Ishte vetėm 17 vjeē atėhere dhe ndihej ende e ndrojtur, ndoshta dhe pak e frenuar nė idetė qė diskutoheshin pėr rininė studentore, intelektuale. Ishte koha kur kėrkohej rinovimi i PS-sė dhe ajo ishte e vetmja vajzė qė shquhej mes dominimit tė djemve, me njė krenari tė brendshme, sikur tė donte t'i bėnte ballė njė sfide, por edhe njė barre qė do t'i duhej tė matej mirė ta merrte pėrsipėr. Reagime tė ndryshme i vinin nga familja, rrethi apo mjedisi shoqėror, herė herė mosbesues ndaj zgjedhjes sė saj, duke e parė shpesh edhe me keqardhje. Reflektimet do tė vijonin edhe nga mėsuesit, shpesh ndoshta nė mėnyrė kėrcėnuese me qėndrimet e tyre, ndėrsa asaj do t'i dukej vetja njė revolucionare e vėrtetė. Duke qenė ende e re nė moshė i duhet tė thyejė rregullat pėr t'u pranuar nė Parti. Ndoshta pikėrisht kėtu nis tė duket dhe veēantia e saj. Njė vajzė e re qė shumė mirė do tė ishte duke u marrė me librat, shoqet apo argėtimet e saj, merr njė vendim tė ēuditshėm, tė angazhohet nė Politikė. Dhe ajo ēfarė ėshtė mė shumė pėr t'u ēuditur ishte tėrheqja drejt njė force tė konsumuar politike me qėllim pėr t'i dhėnė shanse radikalizimit tė saj, nė njė kohė kur tė gjithė silleshin rreth PD-sė si njė shpresė e re pėr t'i lėvizur gjėrat nė Shqipėri.
    Pasi zgjidhet anėtare e kryesisė, nė maj 1992 zgjidhet sekretare e pėrgjithshme e FRESH-it.
    Por nuk do tė kalonte shumė kohė dhe ajo do tė pėrballej me zhgėnjimet e para nė politikė, do tė kuptonte se zgjedhja e saj do tė ishte njė sakrificė. "Politika ėshtė e pamoralshme" dhe ajo nuk do tė mund tė pranonte lehtė pazaret qė bėheshin nė tė ashtu siē nuk ka dashur asnjėherė ta pranojė zhgėnjimin brenda vetes, pėrkundrazi kėrkonte tė gjente njė shtysė atje thellė saj pėr tė vazhduar nė rrugėn e nisur me shumė mund, drejt asaj ēfarė ajo e quante ideal.

    Njohja me Ilir Meten
    Ishte tepėr e re kur u njoh me tė. Nėse gjatė gjithė kohės e kishte konsideruar veten si djalė, aq sa kishte guxuar edhe tė rrifej me djem, papritur dikush i kujton se ajo ėshtė femėr dhe se njė mashkull po e shihte si tė tillė. Njohja me Ilirin erdhi natyrshėm. Ato filluan tė kuptonin se krahas PS-sė i lidhte dhe diēka tjetėr, pra po linde dashuria mes njė djali dhe njė vajze. "Tek ai gjeta sigurinė qė kisha kėrkuar dhe ndjerė tė nevojshme gjithnjė. Iliri ishte personi qė e rrezatonte kėtė. Ishte i qartė, i qėndrueshėm, me njė personalitet qė e veēonte nga tė tjerėt dhe me nje autoritet tė padiskutueshėm i cili dinte ta pėrdorte gjithmonė pozitivisht." Mė pas, nė vazhdėn e thyerjes sė rregullave, tipike tė natyrės sė Monikės, ato nuk nxitojnė qė tė bėjnė dasėm e nusja tė vishet me tė bardha. Bashkėjetojnė dhe pa bėrė celebrim, bėjnė edhe njė vajzė. "Biles pėr kėtė kemi paguar edhe njė gjobė sipas ligjeve tė asaj kohe" - thotė Monika. Mė pas familja e tyre shtohet edhe me njė djalė. Fiks 20 muaj mbas lindjes sė vajzės, dhe me sa duket nuk do tė mbarojė me kaq. Monika, megjithėse e angazhuar, mendon se do tė ishte ideale po tė dyfishohej ky "rezultat". "Dy djem dhe dy vajza janė perfekt pėr mua qė i kam fėmijėt pikė tė dobėt, por edhe Iliri bėn shumė mbas tyre." Por pėrsa i pėrket mbėshtetjes nė politikė, Monika ka shumė vėrejtje pėr tė shoqin. "Kur unė bėja fushatė nė zonėn e kombinatit ku isha kandiduar pėr deputete, Iliri nuk mė pėrkrahu pėr asgjė Ai nė atė kohė ishte kryeministėr dhe i takonte tė paktėn si kolege tė pinte njė kafe me mua, dhe ai se bėri". Monika ėshtė e bindur se ēdo gjė nė politikė e ka arritur me forcat e saj dhe jo se ka qenė gruaja e Ilirit. "Pėrkundrazi - thotė ajo - kjo shpesh e ka komplikuar situatėn, sepse unė duhet tė mbaja mbi shpinė sulmet ndaj meje si person, por edhe si bashkėshorte e Ilirit. Biles mund tė them se ndoshta po tė mos kisha qenė gruaja e tij, ndoshta mund tė kisha bėrė edhe mė shumė." Kur e pyes Monikėn nėse ndjehet mirė kur i shoqi zgjidhet kryeministėr dhe a i pėlqen qė ai tė rizgjidhet, ajo pėrgjigjet: "Jo, nuk mė ka pėlqyer dhe nuk do tė doja qė ai ta kishte prapė atė detyrė, ndonėse e konsideroj tė sukseshėm pėr aq kohė sa ndenji aty. Unė nuk e kam shoqėruar asnjėherė nė vizitat e tij protokollare jashtė shtetit si njė grua kryeministri, sepse nuk mė pėlqen qė tė katandisem si njė manekinė nė krah tė burrit."

    Mardhėnia me Fatos Nanon
    "Takimin e parė me tė e pata nė vitin 91 ku ai erdhi dhe foli para kryesisė. Sinqerisht nuk i kuptova asnjė fjalė dhe nė atė kohė mendoja se ishte faji im, ndoshta isha akoma e paformuar. Por tė them tė drejtėn vazhdoj tė mos e kuptoj dhe tani mendoj se nuk ėshtė faji im.
    Tė japėsh dorėheqje kur e sheh se qeveria jote nuk ėshtė e sukseshme, ėshtė njė veprim shumė civil dhe fisnik. Kėtė gjė zoti Fatos e ka mjaft tė vėshtirė ta bėjė dhe kjo gjė mė bėn tė ndjehem e zhgėnjyer nga ai."

    Nė familje...
    I pėlqen tė zgjohet vonė, por angazhimet shpesh nuk ia lejojnė njė luks tė tillė. Megjithatė kur ka kohė provon tė gatuajė dhe e ndjen veten njė kuzhiniere tė mirė. Ka fatin tė ndihmohet nga ēdo gjė nga mamaja e vet, por gjithsesi i mbetet mjaft punė pėr tė bėrė.

    Look-u i saj
    Sapo lindi djalin, krahas kėnaqėsisė qė i dha krijesa e saj, ndjeu pak edhe zhgėnjimin e linjave goxha tė mbushura. Ishte 27 vjeē dhe peshonte 92 kg. Duhej bėrė patjetėr diēka.
    "Ishte e tmerreshme tė kėrkoje veshjen qė tė pėlqente dhe tė mos tė tė bėnte asgjė. Ka patur raste qė kam dashur tė qaj nga ndjenja e padrejtėsisė qė mė krijohej kur nuk gjeja nė butik masėn time. Qesharake..., mė duhej tė mendoja seriozisht pėr veten time". Kėshtu lindi njė tjetėr angazhim pėr veten tek ajo. Njė dietė strikte, shoqėruar me vrap tek liqeni bashkė me tė shoqin, bėnė qė brenda njė viti ajo tė heqė plot 40 kg nga trupi i saj dhe i shoqi 20. Tani ajo mund tė shijojė edhe preferencat e saj drejt veshjeve ekstravagante. I pėlqen tė luajė me lookun, me stilin dhe paraqitjen e saj. "Mė pėlqejnė ngjyrat, aksesorėt, veshjet tip ēingije. Ēfarė nuk ka nė gardarobėn time, qė nga ēizmet lejla e deri tek bluzat me arna. Njė herė kam shkuar nė parlament e veshur me njė fustan tė bardhė me disa qese vėnde-vėnde. Njė koleg mė erdhi afėr dhe mė tha: "Ik se le nam me atė fustan!". Po unė nuk dua t'ia di shumė. Thjeshtė ndjehem mirė kur vishem sipas qejfit tim.
    Njė herė do iknim me Ilirin diku, nė njė vizitė zyrtare dhe unė u vesha me njė bluzė me arna e pantallona me kutia. Ai mė pa dhe mė tha: "Sikur nuk ka lezet kjo veshje pėr atė vend". Nė fakt u ndėrrova, sepse e ndjeva se kishte tė drejtė. Por gjithsesi mė pėlqen tė bie nė sy, qė njerėzit tė diskutojnė pėr veshjen time, s'ka rėndėsi pėr mirė apo pėr keq."

    "Bizneset" e Monikės
    "Do kisha shumė dėshirė tė kisha disa biznese, ashtu siē pėrflitet shpesh nė media, por kjo ėshtė e pamundur pasi nėse do tė merresh me politikė, nuk do tė kesh kohė tė merresh me bizneset e tua. Pėr mendimin tim njė politikan qė merret me biznes (dhe ka shumė tė tillė kėtu tek ne) do t'i duhet tė vėrė politikėn nė funksion tė biznesit tė tij dhe kjo nuk do tė sjellė gjė tjetėr veēse njė humbje tė reputacionit tė politikės, humbje tė besueshmėrisė sė vetė individit. Unė kam njė jetė mjaft aktive nė politikė dhe sigurisht nė Shqipėri ėshtė diēka normale tė sulmohesh edhe me gjėra tė paqena qė tregon se sulmet nuk janė gjė tjetėr veēse njė xhelozi primitive. Por unė kam njė parim nė jetėn time qoftė kjo edhe nė politikė: nėse e ndjej qė ajo ēka unė bėj ėshtė e drejtė, luftoj deri nė fund".

    Marrdhėniet me elektoratin e saj
    "Unė banoj nė atė lagje ku jam zgjedhur deputete dhe shpesh kur kthehem nė mbrėmje nė shtėpi gjej njerėz qė mė presin. Ata janė shumė tė varfėr, ka shumė probleme tė infrastrukturės, ka papunėsi tė madhe por pavarėsisht nga kjo janė vėrtetė njerėz tė mrekullueshėm. Ndihma qė unė ju jap, shpesh nuk ka tė bėjė me faktin se jam deputete, por thjesht se jam njeri, se jam nėnė. Ka patur raste kur dikush mė ka kėrkuar ndihmė pėr fėmijėn e sėmurė dhe unė i kam hipur makinės pėr t'i gjetur ilaēe, pėr tė kontaktuar me mjekun dhe kur nė fund gjėrat janė zgjidhur pėr mirė, jam ndjerė shumė e lumtur."

    Dieta e Monikės
    "Shumė drastike, por falė Zotit pata vullnet dhe ia dola tė heq 40 kg, aq sa shumė njerėz mendonin se jam sėmurė. Tani kam shtuar fare pak dhe jam 60 kg, them se jam shumė mirė."
    Receta
    Nė mėngjes: njė gotė me lėng tė freskėt portokalli dhe njė kafe me qumėsht pa sheqer.
    Gjatė ditės ēaj, mundėsisht ēaj mali pa sheqer.
    Nė drekė: peshk tė zgarės (nė asnjė mėnyrė tė skuqur) ose gjoks pule tė zgarės dhe sa mė shumė sallatė jeshile, karrotė, rukola dhe spinaq, mundėsisht jo alkol.
    Mbas drekės: sa mė shumė kivi tė jetė e mundur, edhe njė kg.
    Nė darkė: ėshtė i mjaftueshm njė filxhan ēaj ose njė mollė jeshile.
    Jo djathė, spageti, ullinj, dhe absolutisht jo sheqer.

    "Ditėt e para ėshtė pak e vėshtirė, por duhet hequr mendja me punė ose duke lexuar. Sigurisht qė ka momente qė nuk mundesh, tė errėsohen sytė nga tė pangrėnėt, duhet tė hash ushqimet qė tė hahen, por menjėherė duhet tė kujtosh se sa shumė ke vuajtur pėr tė hequr ato pak kile qė i vendos menjėherė po hėngre. Njė peshore ėshtė e domosdoshme, por pa patur turp nga kilet e tua pasi me vullnet dhe besim nė vete do t'i heqėsh. Ne kujdesimi pėr rrobat tona qė tė mos na bėhen pis dhe neglizhojmė tė kujdesemi pėr trupin dhe shėndetin tonė".

    C-V personale
    - Mė 1997 diplomohet nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės nė degėn Bio-Kimi
    - Mė 1999 diplomohet nė Qendrėn europiane pėr politikat e sigurisė "George Marshall".
    - Mė 2002 diplomohet nė Master pėr Administrim Biznes UT
    - Nė prill 2002 ēertifikohet nė Harward University me teme "Lider nė manaxhimin e kaosit dhe konfliktit".
    - Aktualisht punon pėr doktoraturėn.

    Angazhimet mė kulminante nė politikė
    - 1995-2000 Zv. Presidente e Internacionales sė Rinisė Socialiste
    - 1996-2001 zgjidhet anėtare e kėshillit bashkiak tė Tiranės
    - 2001-2002 Kryetare e FRESH-it nė Kongresin e IV
    - 2001 Deputete nė Parlamentin Shqiptar

    Skeda personale
    Ditėlindja: 09.04.1974
    Vendlindja: Tiranė
    Pesha: 60 kg
    Gjatėsia:160 cm
    Gjėndja civile: E martuar me dy fėmijė: Bora 5 vjeē dhe Besari 3 vjeē
    Libri i preferuar: Leter babait, Franc Kafka
    Shkrimtari: Cvajg
    Aktori: Sandėr Prosi
    Shija: Edhe kripur edhe sheqerosur
    Pija: Gameldansk
    Stina: pranvera
    Koha: mesdita

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2003
    Vendndodhja
    tiran
    Postime
    4
    Nuk i pelqen politika Shoqes Kryevidhi dhe aman ci ka qejf peshqit ne zgar dhe jo peshq te bler ne pazar po te servirur me sallatra speciale e verera te shtrenjta ne lokalet me luks te Tiranes e europes.
    E nga vin ato peshq ?
    Mos valle punon peshkatar Iliri?
    Flasin per moral burr e grua e rrin ne nje Parti me Tos hajdutin e Luiz kanibalen.
    mate 7 her preje 1 her

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    Gjeja me e bukur ne postimin e Kuqalashes lidhur me Monika kryemadhin, por qe une e lexova se pjese te intervistes ishte nenshkrimi ne fund


    Jepi Salep



    Sinqerisht te pergezoj kuqalashe, megjithese jam i sigur se e ke bere pa vetedije. Por me tingelloi shume bukur mbas gjithe asaj interviste-te pakten vanitoze- mos me thene hipokrite, shprehja ne fund"Jepi Salep"

    Edhe tani nuk e mbaj dot te qeshuren

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Mbaj mend nje dite kur u ktheva pas shume vitesh ne shqiperi isha ulur ne nje kafene ne krah te CAM-it rruges qe te dergonte tek lokal V.I.P. Ne nje tavoline pak me tutje nje vajze me floke te prere kapelon, dhe pamje buldog dhe dy djem veshur elegante . Me beri pershtypje "fjalori i pasur" dhe mjaft "i lirshem", i vajzes dhe si per cudi, fjalori teper i matur i djemve. Nje nga miqte e mi ulur ne tavoline me shpjegoi qe ishte M Kryemadhi, e shoqja e Metes, dhe qe ishte mjaft "bosse", dhe qe kishte bisnese shoqeri ndertimi( ketu mu kujtua nje raport i shume viteve te me parshme per perfshirjen e politikaneve Italiane ne te ashtoquajtura shoqeri ndertimi ne italine e jugut, gje qe ishte nje nga arsyejet e vetme pse jugu i italise eshte krahina me e varfer dhe me me probleme e Italise). Me vone pastaj emri do ti perfshihej ne disa pazare per vagonet e austriake te trenave, dhe pasjen e vilave me 8 kondicionere ne krah te unazes se re, dhe qe cdo gje i akreditohej prinderve te Kryemadhit, dhe aspak z Ilir Meta.
    Vite me pas me nje mikun tim tek Piazza, vjen nje vajze e bjonde RZ dhe sekretare e z Meta, e pamartuar dhe kandidate per te gjetur "gozhde" ku te varej. Njihem me te dhe pasi flasim e flasim me hapet duke me treguar se cfare ndodhte ne kryeministri me sekretaret e tjera, ku nderto ishte dhe nje gruaja e nje parlamentari " mjeker cjap-forma e qethjes se mjekres ne ate kohe, e gazetar", e preferuara e z Meta kryeminister i asaj kohe, ( me duhet tju them qe eshte me te vertete e bukur...).Nje gje e tille nuk i kishte shpetuar znj Kryemadhi, qe per cudi "hakmerrej", duke udhetuar vetem ne shoqerine e nje "miku", ne Marikaj, apo pak me larg ne Dhermi, per "biznes". Dhe mu kujtuan vitet 1971 dhe revolucioni ne galerine e arteve ku Vera Grabocka shkonte me pedagoget e UT dhe i shoqi, me pastruesen e galerise se arteve...

    Ne ate kohe pati dhe nje reagim ne shtyp , nga nje Socialist per cfare ndodhte pas dyerve te kryeministrise.

    Por meqe jemi tek Kryemadhi dhe ky publikim i Kuqalashesme duhet te te them Kuqalashe o je mjaft cinike( me salepin),ose duhet te jesh idiote - me pelqen te pranoj te paren, pasi ne asnje moment nuk lexova mendimin tend, dhe len te nenkuptosh shume gjera.

    Sa per feminitetin e Kryemadhit, nuk e di ndoshta me duket vetem mua, por te besh seks me te duhet ta pranoj do te jete me eksituese te besh seks me Arnoldin.

    Nese nuk do te kete gazetare si puna e kesaj Struges, njerez te rendomte si Kryemadhi nuk do te reklamohen si personalitete, per me teper do te injoroheshin dhe liheshin ne harrese si fosile te prehistorise pa vlera ( duhet te kujtoj qe bashke me te shoqin futi frymen e familjarizimit te PS, derisa nese do te ishin lejuar pak me teper ne krye do te kishim nje PS , ku kryetar do te ishte z Meta, e antaret e kryesise do te ishin te tere permetare e tepelenas..dhe ndonje shofer i z Kryemadhi)

    Njeri me i peshtire nuk me kane zene syte,

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Postuar mė parė nga kundraRRYMES
    me duhet te te them Kuqalashe o je mjaft cinike( me salepin)
    "Jepi Salep" eshte firma ime, e cila lexohet ne fund te cdo postimi dhe s'ka lidhje fare me artikullin e M. Kryemadhit.

    Artikulli eshte marre nga Spektri (leximi i te cilit eshte me leke), dhe e solla ketu (si dhe shume artikuj te tjere qe sjell nga Spektri), mqse jo kushdo ka mundesi ta lexoje ate reviste. Une me buke e ju me gure.

    Shendet.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Faleminderit Kuqalashe , sepse vertet qe jo te gjithe mund ta lexojme "Spekter".

    Kundrarryma, shkrimin e kishe te lezecem dhe mese te vertete per katunaren Kryemadhi, qe dikur ne fillimet e FRESH nuk ja varte askush.Por ne nja dy paragrafe e kishe shkelur.Mos etiketo dhe paragjyko personat(e kam fjalen per Kuqalashen dhe per permetaret dhe tepelenen)
    Pershendetje nga Fleur.
    :^lulja

  7. #7
    Kuqalashja te falenderojme per shkrimet qe na sjell.

    Po KryeMADHI ne 97 e paska mbaru Universitetin?
    I kishte hy politikes me shkolle te mesme kjo.
    :^zilet

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    nuk e di sa jane paguar ata qe te shkruajne per Monikan (luinski) Kryemadhi, ta bejne portretin e saj biografik me interesant tek lexuesit qe ti rritet popullariteti i saj, ajo punon fort ne mengjes qe ti japi rezultat ne mbremje te gjaje veten ne karrige presidenti apo kryeministre me vone, Monika ka deshire qe karriera e saj te jete e suksesshme (ku do haje dhe ajo e shketa edhe ajo duhet te haj diku) dhe shkruajne disa si kuqalashja e te tjere ndihmojne qe karriera e saj komuniste te lulzoje ne te ardhme .....mos u mashtroni......
    SHQIPTARE TE BASHKUAR

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Postime
    78
    Drini artikulli eshte marre nga revista "spekter" nuk e ka shkrujt kuqalashja.Sa per sqarim.
    Kuqalashja faleminderit qe na bie shkrime nga "Spektri" se ne nuk kemi akses(duhen pagu 20$ ne vit)Por une nuk paguj as nje penny per K.Kokedhimen.
    :^lulja

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Gjeja mė mjerane qe lexova ne kete interviste eshte perqendrimi me pare ne paraqitjen e Monikes (look - kur do hiqet kjo fjale nga shtypi shqiptar?) e me pas pershkrimi gjithe dhimbshuri i Monikes per gjendjen mjerane te shume banoreve te zones se saj. Gje me te peshtire nuk ka. Nuk me genjen mendja se varferia e shqiptareve do te pakesohej nga kontributi i nje njeriu te vetem, por ama edhe te lexosh mbi llojshmerine e ēizmeve e bluzave te Monikes e fill pas saj per mjerimin e atyre qe votuan Moniken, me bėn t'ia leshoj ulerimes me sa te me nxere fyti.

    Nderkohe, nje gje kam te sigurt po u ktheva ne Shqiperi, nje pune si gazetare do e gjej patjeter. Nga dalin gazetaret tane te ketyre viteve te fundit? Nje zell i tejet per te perdorur nje gjuhe aq te renduar ne huazime sa te zė koka e te duhet nje fjalor ne dore. Kuptimin e fjales "tanga" e mesova vetem pak muaj me pare kur erdhi ime kusherire ne Kanada. Deri para se te me tregonte qe u thone brekeve qe te hyjne ne b*the, une kisha kujtuar se eshte nje dialekt per takat e kepuceve

    Kuqke, o derman, ti si ke qene keto kohet e fundit, se s'ta kam degjuar shume zėnė...

Tema tė Ngjashme

  1. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisė pėr zgjedhjet
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  2. Statusi i ardhshem i Kosovės!
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  3. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •