Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Te rejat e fundit.

    Mjafton vetėm pak ujė dhe roboti-mjek shkon poshtė
    Nė Piza ėshtė vendosur nė funksionim mikrobisturia e parė nė gjendje qė tė lehtėsojė ndėrhyrjet kirurgjikale nė zorrėn e trashė. Pacienti e gėlltit me njė gotė ujė duke lehtėsuar ndėrhyrjen kirurgjikale.
    NAPOLI - Mjafton njė gotė ujė dhe roboti-mjek rrėshket poshtė. Nė tė vėrtetė mikrobisturia dhe mikrokamera janė tė vendosura nė njė kapsulė tė vogėl e cila ėshtė realizuar nga studiuesit e universitetit tė Pizės. Ideja ka qenė e njė profesor ialian Paolo Dario, qė pas njė viti do tė zhvillojė eksperimentin e parė tek njė njeri. Ky ėshtė cilėsuar njė zbulim revolucionar qė nė tė gjitha efektet e tij ēon nė lindjen e nanokirurgjisė. Roboti ka vetėm njė objektiv: Tė lehtėsojė ndėrhyrjet nė zorrėn e trashė.

    Kremėrat solarė nuk mbrojnė nga tumoret e lėkurės.
    Sipas njė studimi tė publikuar tek Journal of Investigative Dermatology, kremėrat me efekt nxirės mbrojnė nga tė djegurit por jo nga dėmtimet e tjera tė shkaktuara nga rrezet Uva, ndėrmjet tyre dhe tumoret e lėkurės.
    Romė- Bie kulti i krijuar. Rrezet diellore mund ta venė njė njė rrezik serioz lėkurėn dhe kur pėrdorim kremin solar. Dyshimi se egziston mundėsia nė rritje pėr kancerin e lėkurės dhe kur kemi pėrdorur kremin solar ėshtė objekt i njė studimi nė Mbretėrinė e Bashkuar i cili qysh tani i ka dhėnė rezultatet e tij tė para. E njejta revistė ka publikuar rezultatet e disa studimeve tė cilat kanė arritur nė pėrfundimin se kremėrat solarė qė janė nė qarkullim nuk garantojnė njė mbrojtje tė vėrtetė nga rrezet Uva. Kėshtu sudiuesit thonė se vetėm pėrdorimi i preparateve qė mbrojnė lekurėn nga djegjet diellore nuk ėshtė efikas pėr tė mbrojtur shtresat e tjera tė lėkurės nė tė cilėn rrezet depėrtojnė.
    Rezultati i arritur ėshtė qė produktet me efekt nxirės garantojnė njė mbrojtje nga djegjet por qė i lejojnė rrezet tė filtrojnė nė lėkurė. Kėshtu ata kanė arritur nė pėrfundimin se pėrdorimi ose jo i kremėrave solarė nuk ndikon nė mbrojtjen nga rreziku i kancereve tė lėkurės. Kėshilla e studiuesve ėshtė qė tė veprojmė sipas mėnyrave tradicionale duke e evituar diellin gjatė orėve mė tė nxehta tė tij dhe duke u mbrojtur me bluza dhe me kapele. Reziqet e sėmundjeve tė lėkurės nė tė vertetė rriten sepse rrezet Uva arrijnė qė tė depėrtojnė nė lėkurė duke pėrshpejtuar plakjen e saj. Dhe kjo ndikon nė mėnyrė tė drejtėėrdrejtė nė Dna me dėmtime qė nė rastet mė tė rėnda mund tė shkaktojnė dhe tumore tė lėkurės. Kėshtu duhet tė tregohet kujdesi mė i madh nė plazh pasi tė pėrdorėsh vetėm kremin nuk ėshtė njė mbrojtje efikase. Sipas studiuesve kjo pėrbėn njė problem pasi kur njerėzit i pėrdorin kėto produkte me idenė se janė plotėsisht tė mbrojtur dhe ekspozohen nė diell atėherė ata rrezikojnė mė shumė.



    Pilula pėr meshkujt, pas njė viti do tė jetė nė farmaci.

    Tashmė dhe meshkujt do tė kenė pilulėn e tyre tė "shtatzanisė". Kontraceptivi mashkullor ėshtė nė fazėn e tij tė fundit tė eksperimentimit. Mė shumė se 300 burra nė tė gjithė botėn do ta provojnė para se t'i jepet rrugė e lirė. Studiuesit thonė se pilula funksionon dhe nuk ka efekte anėsore.
    Bolonja- Do tė ketė formėn e njė ngjitėsi tė vogėl dhe tė butė i vendosur nė krah nėn lėkurė. Kjo ėshtė pilula kontraceptive mashkullore qė do tė jetė nė farmaci pas njė viti, koha e duhur pėr eksperimentimin pėrfundimtar nė tė cilėn pilula ka arritur me sukses pas fazave tė mėparshme. Pėr tė siguruar se kontraceptivi do tė ketė vetėm efektet e shpresuara dhe jo efekte anėsore, do tė provohet tek 330 meshkuj nė tė gjithė botėn. Meshkujt vullnetarė kanė njė moshė nga 20 deri nė 50 vjeē me njė shėndet tė mirė dhe me njė aftėsi normale riprodhuese.
    Medikamenti do tė eksperimentohet njėkohėsisht nė 14 qendra shėndetėsore nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara. Specialistėt shpjegojnė se pasi kjo fazė e fundit tė rezultojė e suksesshme duhet tė pritet pėr miratimin e kėsaj pilule nga ēdo vend qė dėshiron ta hedhė atė nė pėrdorim nė farmaci.
    Por si do tė funksionojė pilula mashkullore? Pilula do tė vendoset nė krahun e ēdo pėrdoruesi tė saj nėn lėkurė. Substancat qė ēlirohen nė mėnyrė progresive do tė absorbohen nga trupi pėr njė periudhė kohore prej njė viti. Pėr tė kompletuar terapinė janė tė nevojshme dhe inxheksione periodike testeroni qė pėrsėriten ēdo tre muaj. Dhe gjithēka ėshtė nė rregull. Megjithatė mjekėt thonė se gjatė 90 ditėve tė para egziston rreziku qė disa spermatozoidė tė mbeten nė qarkullim prandaj meshkujt duhet tė tregohen tė kujdesshėm gjatė kėsaj periudhe.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Dije do na ndash familjen. Filluan pakenaqesirat already se kush (m/f) do e mbaje implantin nen lekure

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Hmmm... me shume halle me duket mua kjo pilula per meshkujt. Qe mashkulli mos prodhoje spermatozoide duhet qe te mos kete testosteron. Dmth. kjo pilula ul nivelet e testosteronit dhe progestines... qe ju duhen meshkujve per libido dhe funksionim normal te gjerave te tjera... keta prape mund te gjejne ndonje menyre... por shume duket si shume me e perpjete... meshkujt s'jane me cikel si femrat... hormonet per te prodhuar spermen ju duhen gjithashtu per te jetuar.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    a nuk quhet ndryshe kjo methode kastrim hormonal?

    eshte perdorur tek pedofilet qe te ulen ndjeshmeria e seksualizmit.....
    TBD

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Kjo nuk hyn tamam te te rejat e fundit. Por nje menyre kurimi te ulceres sipas nje mjeku popullor:

    Per stabilizim te acidit apo thartires ne lukth(qoft e lart apo e ulet) me sukses perdoret rrenja nga bima Acorus Calamus:
    nje gjysem luge e vogel mbushet me rrenje te grira dhe qitet ne nje gote-xhami apo serqi 2.5 dl dhe mbushet me uje naryral so gazifikues, lehet tere naten dhe ne mengjes futet gota ne uje te val derisa te voket, kullohet ne gote tjeter dhe para mengjesi duhet pir nje gercam, duhet ngrene mengjes dhe me pas prap duhet pir nje gercam tjeter, keshtu veprohet para dreke dhe pas dreke gjithashtu edhe para dhe pas darke.
    Problemi i thartires do te eliminohet brenda 6 javesh

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    nje i aferm i imi ka nje problem ne pjesen qe lidhet ezofagu me stomakun ,aty eshte nje membrane e cila hapet edhe mbullet dhe ajo i eshte demtuar dhe si rrjedhim tani ajo rri hapur,pra lenjget e stomakut ngjiten deri ne ezofag,plus qe ka edhe aciditet ne stomak.Doktori specialist i ka dhene zuurcale per nje vit dhe nese nuk i kalon me u be operacion.
    Ju lutem kush di te na shpjegoje dicka per kete semundje,a do ti kaloje kjo ketij pacienti me mjekim apo duhet operacioni.Nese ka ndonje bime mjekesore qe perdoret mund te na i thoni.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Gripi - Me vaksinėn e dyfishtė parandalon edhe bronkopneumonitė

    Piku i sėmundjes parashikohet gjatė muajit dhjetor.
    Ka ardhur koha pėr t'u mbrojtur nga gripi. Periudha optimale pėr t'u vaksinuar ėshtė mesi i tetorit deri nė fillim tė dhjetorit dhe si gjithmonė iu kėshillohet tė moshuarve, fėmijve dhe tė rriturve me sėmundje kronike respiratore dhe atyre me forca imunitare tė ulta. Rekomandimi qė japin mjekėt ėshtė tė kombinohet vaksina antigrip me vaksinėn kundėr pneumokokut, shkaku kryesor i bronkopneumonive virale. "Njė mbrojtje e dyfishtė" thotė njė mjek virolog, "qė mundėson shmangien e komplikacioneve qė rrjedhin shpesh nga gripi". Megjithatė gripi i sivjetėm nuk mendohet tė jetė veēanėrisht agresiv. Gripėrat e hasur deri tani janė tė ngjashėm me atė vitit tė shkuar tė Moskės, Kaledonisė sė Re dhe Hong Kongut. Por mund tė ketė ndonjė tė papritur me gripin qė quhet Viktoria qė duket se ėshtė mė i rėndė dhe periudha e pikut e qarkullimit tė tij do tė jenė Krishtlindjet dhe deri nė fillim tė Janarit.

    Osteoporoza edhe burrat rrezikohen prej saj

    Burrat mbi pesėdhjetė vjeē kanė rreziqe pėr tė pėsuar fraktura tė shkaktuara nga osteoporoza e cila ėshtė edhe mė kėrcėnuese se kanceri i prostatit tek ata. Sipas disa studimeve tė eksperteve amerikane ortopedė, delikatesa e kockės mashkullore ėshtė mė e rėndomtė se sa mendohet edhe pse ėshtė disa herė e lėnė pas dore por ata janė mė tė ekspozuar ndaj rrezikut pėr shkak tė alkoolit dhe dietave tė ērregullta shpesh me mungesa proteinash tė cilat gjenden shumė tek qumėshti. Alkooli nė tė kundėrt demton mėlēinė dhe ndryshon metabolizmin e vitaminės D e nevojshme pėr tė ngjizur kalciumin nė kockė.

    Probleme tė tė parit, njė xhel nė vend tė syzeve

    Njė xhelatinė "ēudibėrėse" e aftė tė rinojė sytė e tė moshuarve, mund tė zėvendėsojė nė vitet e ardhshme syzet dhe kirurgjinė laser. Kjo ėshtė ajo qė premtohet nga studiuesit e "Vision", njė qendėr kėrkimore shkencore nė Melburn, Australi, qė kanė shpikur njė xhel pėr tė zėvendėsuar dhe forcuar lėngun e kristalinės, e cila me kalimin e kohės dėmtohet duke shkaktuar probleme tė tė parit. Sipas ekspertėve australianė, ajo mund tė shėndrrohet edhe nė njė alternativė pėr kirurgjinė e kataraktit (perdes sė syrit).

    Diabeti
    Sėmundja e lidhur drejtpėrdrejt me mbipeshėn ėshtė diabeti i tipit 2, jo vartės nga insulina. Eshtė provuar se obeziteti ėshtė pėrgjegjės nė 57% tė rasteve. Veēanėrisht nxitėse ėshtė dhjami qė akumulohet nė nivelin e abdomenit. Mekanizmi qė ēon tek sėmundja lidhet me fenomenin e quajtur reziztenca ndaj insulinės, nė kushte normale insulina transporton glukozėn brenda qelizave ku pėrdoret pėr tė prodhuar energji. Me rritjen e peshės, qelizat fillojnė t'i rezistojnė kėtij veprimi dhe glukoza nuk arrin tė futet. Sheqeri qė mbetet nė qarkullim stimulon pankreasin tė prodhojė mė shumė insulinė pėr tė pėrballuar pėrkeqėsimin e metabolizmit, deri nė ezaurimin e qelizave pankreatike dhe shkakton diabetin e tipit 2. Ulja nė peshė mund tė ēojė me shpejtėsi nė njė sprapsje tė sėmundjes dhe kėshtu shmang pėrdorimin e ilaēeve.

    @ SPEKTRI

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    kush di ndonjeri te me shpjegoje per ezofagitin ose refluksi i ezofagut,kam shkruar edhe me larte per te.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  9. #9
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Ambrida,

    Kjo qe thua ti GERD (gastroesophageal reflux disease) vjen nga shkaqe te ndryshme, si lloji i ushqimit, gjenetika, ilacet, por kryesisht nuk dihet pse shkaktohet.

    Shkaqet qe konsiderohen si te rrezikshme jane:
    1) ushqimet qe kane shume yndyre, qepet e verdha, ushqimet pikante, lengjet e portokallit apo tipeve te tjera te citrusit, kafja, cigarja, alkoli.

    Zakonisht pacienti eshte mashkull, caucasian (i bardhe), dhe perdor ilace NSAIDs (qe jane ilace si puna e aspirines, ibuprofen, etj, etj. qe perdoren per arthritis ose per inflamacione te ndryshme).

    Cfare mund te beje ky? Kur te flere, te mbaje dy a tre jastiqe ne menyre qe lengjet mos te kene mundesi te kalojne ne esophagus.
    Mundesisht te mos haje para se te bjere te flere.
    Te eleminoje ilacet qe mund ta irritojne mukozen (nese po merr ilace)
    Duhet te kontrolloje peshen
    Gjithmone te ngrihet nga tavolina i pangopur sepse ne shqiptaret e kemi pak huq qe hame aq shume saqe na duhen dy ore pushim pastaj per te tretur ushqimin

    Kjo eshte shkalla e pare qe do i rekomandoja.
    Pastaj ka dhe ilace qe jane antihistamine blockers (H2 blockers) ose bllokues qe te ulin sasine e prodhuar te HCl.
    Psh. ca ilace qe rekomandohen jane Tagamet, Pepcid, Zantac etj.

    Operacioni eshte ne fazen e fundit dhe pse te shkoje ne salle pa provuar shkallat paraprirese?

    Ai duhet te mundohet te kurohet sepse dhe kancer mund te shkaktohet nga GERD. Quhet Barret's Esophagus qe kalon pastaj ne Adenocarcinoma of the Esophagus. Barret's esophagus eshte nje gjendje ne te cilen pjesa e fundit e esophagus eshte kthyer nga squamous epithelium ne glandular epithelium (s'di ta perkthej ne shqip).
    Nejse, s'po shkruaj me gjate qe t'i le dhe pak radhe te tjereve

    Nese ke pyetje, me thuaj.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Ai tani perdor zuurcale,ka perdorur me pare zantac por nuk i ka dhene shume efekt.
    A mund t'i kaloje kjo pa operacion?
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Elmaz Plava
    Nga Davius nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •