Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Ali Demi

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet nė Bllog
    22

    Ali Demi

    Nipi i Ali Demit rrėfen jetėn e Heroit tė Popullit qė u vra nė moshėn 25 vjeēare

    Diplomati Luan Rama sjell biografinė pėr Heroin e Popullit, Ali Demi


    Emri:  Ali-Demi.A-200x300.jpg

Shikime: 1568

Madhėsia:  19.6 KB

    Diplomati Luan Rama sjell biografinė pėr Heroin e Popullit, Ali Demi. Rama, qė ėshtė edhe nipi i Ali Demit, ka botuar librin me titull “PRANVERA DY HAPA PRANĖ” i dedikohet tėrėsisht Heroit tė Popullit. Ali Demi lindi nė Filat tė Ēamėrisė mė 18 janar tė vitit 1918, ku mbaroi dhe shkollėn fillore. Nė vitin 1927, biri i Ahmet Luēe Demit dhe i Nazo Xhafos, me njė bursė studimi shkon nė konviktin “Ēamėria” tė Sarandės, ku kishin filluar tė shkonin fėmijė ēamė pėr tė mėsuar nė gjuhėn amėtare. Nė vitin 1932 hyn nė Gjimnazin e Gjirokastrės ku qėndroi rreth katėr vjet. Aty dhe lexon librat e parė progresistė tė kohės. Organizon shoqatėn “Skėnderbeu” dhe pastaj “Qepa”, duke drejtuar dhe njė gazetė me tė njėjtin titull. Pas ngjarjeve tė kryengritjes antizogiste tė Fierit, njė vit mė vonė bashkė me shokun e tij tė ngushtė Themo Vasi dhe kushėririn e tij Njazi Demi organizon revoltėn e nxėnėsve pėr kushtet e kėqia tė jetesės, por Ministria e Arsimit i pėrjashton qė tė tre nga shkolla, bashkė me disa shokėt tė tjerė. Ali Demi vjen nė Tiranė dhe regjistrohet nė gjimnazin e Tiranės, ku menjėherė njihet me Qemal Stafėn, Vasil Shanton dhe bėhet anėtar i Grupit Komunist tė Shkodrės. Me mbarimin e studimeve fillon punėn si punonjės provizor nė Post-Telegrafėn e Tiranės, ku drejton njė nga celulat e para komuniste. Nė prag tė themelimit tė Partisė Komuniste Shqiptare dhe bashkimit tė grupeve komuniste kryeson njė grup pėr pėrgatitjen e Konferencės sė Grupeve Komuniste, nga e cila u themelua P. K. SH. nė shtėpinė e mikut tė tij Xhemal Cani. Eshtė njė nga 200 komunistėt e parė dhe vazhdon tė drejtojė njė celulė “trojka” tė pėrbėrė gjithnjė nga tre veta. Organizon njė protestė tė punėtorėve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Postė Telegrafės nė Tiranė dhe bie nė sy tė fashistėve italiane pėr veprimtarinė e tij antifashiste. Me fillimin e Luftės Italo-Greke angazhohet nė batalionin shqiptar “Tomorri” dhe shkon nė front, por qėllimi i tij ėshtė organizimi i sabotimit tė kėsaj lufte. Me kėtė rast shkon nė Filat ku takon prindėrit dhe menjėherė lė frontin me njė grup tė madh shqiptarėsh dhe kthehet nė Tiranė, duke i fshehur armėt nė shtėpinė e Bije Vokshit. Nė shkurt tė vitit 1942 sjell familjen e tij nga Ēamėria. Shtėpia nr. 66, nė rrugėn e Shėngjergjit tė Tiranės kthehet nė njė nga bazat mė tė rėndėsishme tė luftės ilegale, ku zhvillohet Konferenca e Parė e Aktivit tė P. K. SH. pėr Tiranėn, bazė e pėrgatitjes dhe shpėrndarjeve tė trakteve e komunikatave tė para tė P.K.SH.-sė. Ėshtė njė nga organizatorėt e manifestimit tė madh antifashist nė Tiranė nė 7 prill tė vitit 1942. Kėtu bie pėrsėri nė sy tė spiunėve tė Kuesturės. Nė 18 prill tė vitit 1942 arrestohet dhe torturohet. Autoritetet italiane kėrkojnė ta internojnė menjėherė nė kampet e tyre nė ishujt e Italisė, por nė bazė tė hetimeve tė tjera, duke parė rrezikshmėrinė e tij, e mbajnė nė Tiranė. Burgoset nė burgun e Tiranės ku dėnohet me 23 vjet burg. Me rastin e vrasjes sė Perlat Rexhepit shkruan njė poezi pėr tė. Organizon grevėn e urisė nė burgun e Tiranės kundėr internimit tė komunistėve nė ishujt e Italisė. Nė shtator tė vitit 1942 organizohet demonstrata e madhe e grave dhe e popullit tė Tiranės para burgut, ku vritet dhe Mine Peza. Organizon hapjen e kanalit nga tė burgosurit politikė dhe pas njė tentative tė dytė arratisjen e tė burgosurve, e cila pas shumė pėrpjekjesh realizohet nė 29 prill tė vitit 1943. Njė jetė e re fillon pėr tė: si komisar i batalionit “Ēermenika” ku merr pjesė nė disa aksione. Gjatė dy muajve ndihmon pėr ngritjen e kėshillave tė reja nacional-ēlirimtare nė krahinat e Oparit dhe Zaranikut. Nė gusht tė vitit 1943, pas njė udhėtimi tė gjatė nga malet e Ēermenikės nėpėr Mallakastėr, mė sė fundi mbėrrin nė Vlorė nė kohėn e vėshtirė tė luftės dhe pėrēarjes si pasojė e fraksionit tė Sadik Premtes. Caktohet sekretar organizativ dhe mė pas sekretar politik i Komitetit tė Partisė sė Qarkut tė Vlorės, njė nga qarqet mė tė mėdha tė luftės sė Frontit Nacional-Ēlirimtar. Mė 19 dhjetor tė vitit 1943, rrethohet nga ballistėt e mbėshtetur nga forcat gjermane nė njė bazė tė Kaninės sė Vlorės, bashkė e dy shokė tė tjerė, Pano Dhimgjoka dhe Dhimitėr Mandro. Lufta vazhdon dhe tė nesėrmen. Pas vrasjes sė Pano Dhimgjokės, ai ēan rrethimin, fsheh shokun e tij tė plagosur, por duke u larguar qėllohet pėr vdekje nga njė mitraloz. Vritet nė moshėn 25 vjeēare. Nė shkurt tė vitit 1943 ishte krijuar ēeta “Ēamėria”, ndėrsa nė pranverė tė vitit 1944, nė Qeramicė, u formua Batalioni IV “Ali Demi” me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM), ku ēamėt luftojnė krahas partizanėve grekė, nė kuadrin e ushtrisė ēlirimtare greke. Nė 5 korrik tė vitit 1945, nga Kėshilli Antifashist Nacional-Ēlirimtar shpallet “Hero Kombėtar” me motivacionin “Udhėheqės dhe punėtor i palodhur, shėmbull heroizmi dhe abnegacioni tė pashoqtė, gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare ai u bė dhe mbeti njė nga fytyrat mė tė shquara pėr brezat e sotme dhe tė nesėrme tė Popullit shqiptar”. Mė pas dekorohet nga Presidumi i Kuvendit Popullor me dekoratat “Urdhėri i Yllit partizan”, “Urdhėrin e Flamurit”, “Medaljen e Ēlirimit”, “Medaljen e trimėrisė” dhe “Medaljen e Kujtimit”. Nė shtator tė vitit 1945, eshtrat i tij merren nė Kaninė dhe varrosen me ceremoni nė varrezat e martirėve tė qytetit tė Vlorės, nė prani tė nėnės sė tij. Po ato ditė organizohej nė Vlorė dhe Kongresi Antifashist Ēam, ku ishte ftuar dhe nėna e Ali Demit. Emrin e Ali Demit e mbajnė shkolla tė ndryshme nė Shqipėri, veēanėrisht nė Tiranė dhe Vlorė si dhe institucione tė ndryshme kombėtare. Njė sėrė bustesh janė ngritur nė pėrkujtimin e veprės sė tij.

    (Fragment nga fundi i librit “Pranvera dy hapa pranė”)

    “Dita kur erdhėn dhe lajmėruan pėr vrasjen, – tregon Ildizja, motra e Aliut, – mė kujtohet si tani. Babai kishte vdekur qė nė janar tė atij viti. Nga Aliu prej kohėsh s’kishim asnjė lajm. Nėna kishte nxjerrė govatėn dhe po lante rrobat nė oborr, nė shtėpinė e Rexhep Ēamit ku banonim qė nga fillimi i vitit 1943. Atėherė rruga jonė quhej “Rruga e Kusit” dhe porta e shtėpisė mbante numrin 97, sot rruga Riza Cerova. Ishte prill i vitit 1944. Njė ditė mė parė kishte ardhur njė ilegal qė kishte sjellė 100 napolona flori. Nėna i mori, por njeriu qė erdhi nuk i tha as emrin, por thjesht i kishte thėnė: “I ke ndihmė nga shokėt e Luftės!” Erdhi dhe iku si era. Atė ditė tė bukur marsi, tri gra i ranė portės sė shtėpisė dhe unė dola ta hapja. – Kanė ardhur mysafirė!” – i thirra nėnės, e cila kur i pa, i la rrobat mėnjanė dhe fshiu duart. Njėrėn prej grave e njihnim, quhej Marie Xhara, ndėrsa tjetra ishte Distra Halimi. Kur gratė hynė nė sallon, njėra prej tyre e pėrqafoi nėnėn dhe i tha: “Aliu tė la shėndenė!” Nėna s’po i besonte syve. Si?!… Papritur pashė nėnėn qė goditi kokėn me grushte dhe u shemb nė tokė. I kishte rėnė tė fikėt. Unė fillova tė qaja. Ato e morėn nėnėn dhe e vunė nė divan. Pas pak nėna fshiu lotėt dhe e mblodhi veten, duke na thėnė se “Aliu ra pėr vatan”. Por komshijtė qė kishin dėgjuar britmėn e saj erdhėn menjėherė. Gratė nuk qėndruan dhe ikėn menjėherė se ishin ilegale. – “Shko lajmėro Vehbiun!” – mė tha nėna qė ishte ende e hutuar dhe me pikėllim tė madh. Por Vehbiu, im vėlla, qė atė kohė punonte nė dyqanin e Osman Ēamit nė qendėr tė Tiranės e dinte prej kohėsh dhe nuk i kishte treguar nėnės, se nuk donte ta mėrziste.”
    Kėtė ēast do ta pėrjetėsonte nė kėngė dhe njė kėngė popullore e jugut, nė tė cilėn kėndohej:

    ”… Klithi nėna e trishtuar
    Sipėr seē i ra
    Dhe ky shtrat me gjak i lyer
    Prap me lot u la.

    Mbahu moj, i thanė shokėt
    Si kėshtjellė mbi dhé
    Nėnė ty tė kish Aliu
    Nėnė tė kemi dhe ne…”

    “Nga vjeshta e vitit 1944 na u dogj dhe shtėpia nė rrugėn e Kusit, – vazhdon tregimin Ildizja. – Frynte ere. Ne nuk ishim nė shtėpi, sepse ishim larguar nga frika e gjermanėve qė po digjnin lagjen e Shebekėve. Na kishin thėnė tė largoheshim dhe ishim larguar. Ishim fshehur nė ca bodrume tė njė ndėrtese, kur erdhėn dhe na njoftuan nė mbrėmje: “- Ē’ka ngjarė? – i pyetėm… – Ka rėnė zjarr andej nga ju!” Dola nė oborr dhe bashkė me nėnėn pamė tutje nga dukeshin flakė zjarri. Nėna tha: Mos digjet shtėpia jonė?! Por nuk shkuam, nga frika se ishte natė dhe mund tė vriteshim nga gjermanėt. Tė nesėrmen erdhi dikush dhe na lajmėroi. Shkuam me shpejtėsi por ē’tė shikonim. Shtėpia ishte djegur e tėra. Ushqimet qė kishim nė shtėpi i kishin rrėmbyer. Vetėm pardesyja e Aliu kishte shpėtuar si pėr mrekulli. Ishte djegur dhe njė valixhe e Adil Ēarēanit qė e kishte patur me dokumente dhe qė e kishte fshehur nė shtėpinė tonė, por para se tė largohej nga ne ku qėndroi ca kohė i fshehur si ilegal, ai i kishte marrė tė gjitha dokumentet dhe i kishte fshehur nėn njė trėndafil tė madh, nė oborrin e shtėpisė”.

    Nėnė e bir

    Pikėtakimi i fundit i Nazos me Aliun ndodhi nė shtatorin e vitit 1945, kur bashkė me Vehbiun dhe Ildizen, duhej tė shkonte nė Kaninė tė merrnin trupin e Aliut pėr ta varrosur me ceremoni nė varrezat e Vlorės. Njė makinė e qeverisė kishte ardhur t’i mirrte nė shtėpi dhe qė herėt ishin nisur drejt Vlorės. Kanina atė ditė ishte mbushur me njerėz. Populli priste nėnėn e Aliut dhe sigurisht dhe njerėzit qė vinin nga qeveria pėr ceremoninė e varrimit tė Aliut. Bėnte ftohtė dhe poshtė nga Kanina, dukej deti qė hidhte dallgė. Siē kujtonte gjyshja ime, ajo nuk kishte dashur tė shkonte nė Kaninė pėr tė asistuar nė ē’varrimin e birit tė saj. E kishte tė rėndė. Si vallė do tė shkonte atje? A do tė mund ta vėshtronte birin e saj tė tretur? Jo, nuk donte tė shkonte. Madje i kishte thėnė Vehbiut qė tė shkonte vetėm ai, por meqė tė gjithė i thanė se duhej tė shkonte, u nis. Pasi ndalėn nė Vlorė qė tė shlodheshin, makina do tė nisej drejt Kaninės. Shoqėruesi i tyre u tha qė tė hipnin, por Nazo nuk tundej. Qėndronte pa folur, si tė ishte e ngrirė. Diēka mėrmėriti por askush nuk e morri vesh se ē’tha. Atėherė ajo morri vajzėn nga dora dhe pa thėnė asnjė fjalė u fut drejt e nė makinė. Pas pak makina u nis drejt Kaninės, duke iu ngjitur atyre bregoreve qė i rrihte era e shtatorit. Kur hynė nė Kaninė, njerėzit u afruan nga makina. Tė gjithė shikonin Nazon, atė grua tė veshur me tė zeza, por qė vrasja e Aliut dukej qė e kishte thyer. Disa njerėz i pritėn dhe nxituan drejt varrezės, ku qė tutje dukej varri i hapur dhe trupi i nxjerrė i Aliut. Tė parėt ishin ata tė shtėpisė qė e kishin strehuar atė natė. Por papritur Nazo u step. Gjithė qėnia i ngriu. Hidhte kėmbėt kuturru dhe sytė iu mjergulluan. Ishin lotėt qė e mbytėn, ndėrkohė qė shihte turbullt atė trup qė ishte shtrirė dhe prisnin ta merrnin. Njė grua tutje nisi njė piskamė por qė ishte njė vaj, njė kėngė, qė populli i kishte ngritur Aliut.

    “Ali Demi vetėtima / o trimi me shumė trima,
    Tė kish rritur varfėria / tė dha sisė Ēamėria…”

    Por Nazo nuk dėgjonte fare. Shihte gjithnjė turbullt dhe papritur iu shfaq ajo mbrėmje e vonė e nėntorit tė vitit 1940, kur Aliu i kishte ardhur nė shtėpi dhe i vdekur nga lodhja flinte pa hequr kėpucėt. Ishte koha e “Luftės Italo-Greke”. Ajo i kish lėnė dy mollė nė komodinė dhe ishte tėrhequr pa fjalė…
    Po, biri i saj po flinte… Tani po flinte pėrjetėsisht dhe ajo s’donte qė tė tjerėt ta zgjonin. Papritur imazhet e turbullt iu errėsuan dhe s’dėgjoi mė asgjė. Kishte humbur e tėra…
    Vetėm zėrat e njerėzve qė bėrtitėn e zgjuan nga ajo kllapi: “Tė rrojė! Tė rrojė nė jetė tė jetėve kujtimi i Aliut!”
    Nė Vlorė, ceremonia ishte e madhe dhe njerėzit gėlonin. Tė gjithė kishin ardhur tė ishin tė pranishėm nė nderimin e njė prej heronjve mė tė shquar tė asaj lufte. “Ato ditė nė Vlorė ne ndėnjėm mė gjatė, pasi nėnėn e ftuan nė Kongresin e Ēamėrisė, – kujtonte nėna ime, – i cili u hap mė 23 shtator. Ngado e pritėn me nderim tė veēantė. Pikėrisht nė sallėn e kongresit nėna u takua dhe me Rexhep Demin, Musa Demin dhe shumė djem ēamė qė kishin zbritur nga lufta, shokė tė Aliut.” Nė atė kongres, qė kishte mbledhur personalitetet mė tė njohura tė Ēamėrisė qė tani ndodheshin nė Shqipėri ishin dhe Njaziu, Kasemi dhe Tahir Demi. Ishin po kėshtu Teme Sejko dhe tė tjerė nga kjo familje. Kongresi, i cili i dėrgoi dhe njė memorandum ministrave tė Jashtėm tė vėndeve tė Forcave Aleate, duke kėrkuar kthimin e refugjatėve, dėnimin e kriminelėve dhe sigurimin e tė drejtave tė barabarta me popullsinė greke, krijoi gjithashtu Komitetin Antifashist Ēam tė kryesuar nga Vehip Demi dhe Dervish Dojaka. Dhe shumė shpejt do tė dilte gazeta “Zėri i Ēamėrisė”…
    Vite tė shumtė do tė kalonin. Mbaj mėnd gjithnjė se kur vinte 5 maji apo 20 dhjetori, gjyshja do tė rregullonte shtėpinė, do tė vishte rrobet e saj tė zeza dhe me njė shami tė zezė hedhur kokės dhe do tė qėndronte nė dhomė pėr tė pritur miqtė, shokėt e Aliut dhe gjithė ata ēamėr qė vinin tė pėrkujtonin tė birin, pasi Aliu kishte mbetur pothuaj e vetmja referencė krenarie pėr ta.
    Nė vitin 10 janar tė vitit 1966, gjyshja ime Nazo Demi dha frymėn e fundit. Prej vitesh vuante nga zemra. Mė kujtohet si tani kur para se tė vdiste, mė kėrkoi qė t’i shkoja pranė krevatit. U ula pranė saj. Mė shikonte me pikėllim dhe mė morri dorėn dhe s’ma lėshonte. Kur kisha lindur, donte tė mė quanin Ali, por prindėrit e mij qė vinin nga lufta dhe ateistė siē ishin, i thanė tė mė vinte njė emėr tjetėr dhe ajo mė quajti Luan. Madje nėna ime ma kujtonte gjithnjė gėzimin e saj kur linda nė shtėpi, duke thirrur me njė gėzim tė papėrmbajtur: “Eshtė djalė!”… Shumė vite kishin kaluar me atė dorėn e saj qė mė fėrkonte kurmin pėr tė mė zgjuar dhe atė ditė, nė ēastet e fundit tė saj, ndjeja se herė-herė mė shtrėngonte dorėn, sikur parandjente se po ikte, duke mė dhėnė kėshtu njė pėrshėndetje tė heshtur, tė fundme. Pastaj dora e saj u rėndua. Menjėherė hyri mjeku dhe i bėri njė inxheksion por ishte e kotė. Ajo po jepte shpirt. Amaneti i saj ishte tė mbulohej me pardesynė e djalit tė saj. Gjithė jetėn kishte jetuar me kėtė plagė dhe mungesė tė madhe. Dhe ashtu shkoi arkivoli i saj, mbuluar nga ajo pardesy e bardhė, sikur tė donte ta ngrohte atė zemėr qė flinte pėrgjithnjė.

    Njeriu i revoltės… po tė ishte gjallė?


    Po tė ndjekėsh itinerarin e jetės sė Ali Demit, njė nga karakteristikat e tij mė spikatėse ėshtė gjendja e revoltės, apo e njeriut tė revoltuar kundėr padrejtėsisė dhe kjo ndoshta se qė nė fėmijėri ai e ndjente veten tė kėrcėnuar si njė popullatė brėnda njė shteti tjetėr qė kėrkonte gjithnjė shpėrnguljen e tij. Kjo revoltė e pėrgjithshme, u shfaq mė gjerė dhe pėr sistemin, dhe kjo qė nė vitet e para nė konviktin “Ēamėria” tė Sarandės, siē dėshmojnė dhe shokėt e tij, e mė pas, akoma mė shumė nė konviktin e gjimnazit tė Gjirokastrės, ku njė ndėrgjegje e re po e ēonte drejt idealesh tė tjera, qė i kapėrcenin kufijtė e vendlindjes. Kėtė e pamė nė protestat e organizuara me Themo Vasin e Njazi Demin. Edhe pse i pėrjashtuar nga gjimnazi i Gjirokastrės, nė Tiranė, nė prag tė pushtimit, revolta do ta hidhte pėrsėri nė rrugėt e protestave kundėr pushtimit, nė ditėt e para tė prillit 1939 dhe mė pas nė protestat e demonstrimet e vazhdueshme kundėr fashistėve italiane, veēanėrisht nė ditėt e pėrkujtimit tė Pavarėsisė shqiptare. Kjo revoltė e lidhi me komunistėt e parė shqiptarė dhe e bėri pjesė aktive tė Partisė Komuniste Shqiptare. Kjo revoltė do ta ndiqte nė aksionet e para si dhe nė burgun e Tiranės, duke organizuar grevat e urisė, protestat e mėdha gjer dhe arratisjen e njė numri tė madh tė burgosurish politikė.
    Kur isha 6-7 vjeē, mbaj mėnd qė ditėn e “5 Majit”, qė nė mėngjes, nė shtėpinė tonė hynin e dilnin ca njerėz tė panjohur. Pritej tė vinte dikush. Unė isha nė oborr, ku shumė njerėz tė pallateve pėrreth, fqinj tė ndryshėm, ishin kuriozė tė shikonin njeriun qė zbriste nė bulevard nga njė makinė e zezė dhe ngjiste shkallėt e shtėpisė sonė. Ishte Enver Hoxha dhe gjyshja ime ishte ende gjallė.
    Pas asaj vizite, ēdo 5 maj, por dhe me rastin e ditės sė vrasjes sė Aliut, mė 20 dhjetor, nė shtėpinė tonė vinin shumė njerėz pėr tė nderuar kujtimin e tij. Ishin shokėt e luftės. Por nga viti nė vit disa fytyra qė ishin bėrė tė zakonshme zhdukeshin dhe unė nuk i shihja mė, sikur tė ishin fshirė nga faqja e dheut. Kjo gjė atėherė s’mė binte shumė nė sy por tani qė e kujtoj, mendoj se kėta njerėz ishin ata qė goditeshin nga Enver Hoxha, qė internoheshin apo futeshin nėpėr burgje. Xhaferr Vokshin e kam parė vetėm nga fillimi i viteve 80’ kur me nėnėn time i bėmė njė vizitė nė shtėpinė e tij nė Durrės. Xhaferri kishte hequr shumė, por ende mbahej. Po tė mos kishte qėnė Bije Vokshi, dhe ai do tė dergjej nėpėr burgje. Kaq e kaq njerėz qė i kishin kushtuar gjithēka luftės, ishin flakur tutje. Dhimbja dhe trishti i kishte mbuluar tė gjithė…
    Pothuaj 60 vjet pas luftės dhe ēlirimit tė Shqipėrisė, pėrpiqem tė imagjinoj se si do tė vazhdonte revolta e kėtij njeriu kur ai do tė zhgėnjehej nga hapat e para tė njė shteti totalitar i cili nuk do tė ishte shoqėria e lirisė, e vllazėrimit dhe e barazisė siē e kishte ėndėrruar ai dhe siē e kishte skicuar nė shėnimet e tij. Ky njeri me karakter kaq tė fortė, a do tė pajtohej me sistemin totalitar, i cili filloi tė krijohej dalėngadalė nė Shqipėri duke i shėrbyer pushtetit tė njė njeriu dhe ideologjisė staliniste, e cila ishte e huaj pėr shumė nga revolucionarėt shqiptarė? Duke hedhur njė vėshtrim historik mbi shokėt e tij tė revoltave gjatė pushtimit dhe kohės sė burgut, konstaton se shumė nga miqtė e afėrt tė tij gjatė viteve u margjinalizuan, u burgosėn, u internuan dhe u vranė nga njė klan konseguent e radikal i luftės klasore, i cili zgjodhi si model sistemin stalinist: Qemal Stafa, miku i tij i afėrt u vra nė rrethana tė dyshimta, shumė shokė tė tjerė u larguan nga funksionet e tyre dhe u pėrjashtuan nga rradhėt e partisė: Xhemal Cani, Sotir Vullkani, Xhaferr Vokshi, Mustafa Qilimi, Kristo Frashėri, etj. Po ta kishte marrė vesh vrasjen e shoqes sė tij tė luftės Ramize Gjebreja sigurisht qė ai do tė skandalizohej. Po kėshtu, nga familja e madhe e “dematėve”, shumė “dematė” u syrgjynosėn, tė tjerė u margjinalizuan; Tahir Demi u pushkatua si “armik i partisė”, Vehip Demi u dėnua nė Konferencėn e Tiranės mė 1956, Taho Sejkon e torturuan pėr vdekje dhe vdiq nėn tortura, pa pranuar se gjoja ishte “agjent i grekut”; Kasėm Demin e futėn nė burgun e Spaēit ku dhe vdiq, trupi i tė cilit ende dhe sot nuk dihet se ku ėshtė varrosur… Pra fare thjesht mund tė bėnim pyetjen: ēdo tė ndodhte me njeriun e revoltuar Ali Demi, ėndrra e tė cilit ishte shoqėria demokratike. Ky njeri, me siguri, ose do tė eliminohej si shumė shokė tė tjerė tė tij tė luftės, ose do tė margjinalizohej nė atė masė sa revolta e tij do ta ēonte menjėherė drejt njė fundi tragjik.
    Historia e heronjve tė tillė si e Qemal Stafės, Vasil Shantos, Ali Demit, Perlat Rexhepit, etj, nuk ėshtė thjesht vetėm njė histori shqiptare. Ajo qė ndodhi nė vendet e Lindjes Evropiane pas Luftės sė Dytė Botėrore ishte e ngjashme. Ata qė i mbijetuan kėsaj lufte dhe qė ishin aktorė tė mėdhenj tė saj, ose u margjinalizuan, ose u vranė nga shtetet totalitare si “tradhėtarė tė kauzės sė Partisė”. E megjithatė, gjaku i tyre nuk shkoi kot. Nė fakt ata iu pėrkushtuan lirisė kombėtare dhe krijimit tė njė shoqėrie tė re ku do tė zotėronte e drejta e liria. Nė asnjė vėnd tė Evropės nuk ka historianė negacionistė qė ta mohojnė luftėn dhe kontributin e heronjve tė tillė pse ata ishin tė majtė dhe luftuan pėr “shoqėrinė ideale”, utopike, atė tė barazisė e tė dinjitetit njerėzor. Por kjo duket se po ndodh vetėm nė Shqipėri, ku ca kalemxhinj dhe historianė tė errėt me qėllime tė mbrapshta politike duan ta denigrojnė luftėn e tyre dhe tė bėjnė heronj kolaboracionistėt qė i shėrbyen dhe nė fund ndoqėn pas ushtrinė gjermane pėrtej kufijve tė Shqipėrisė. Kolaboracioni ka vetėm njė emėr: kolaboracion. Atij nuk mund t’i japėsh ngjyrė tjetėr. Historia ėshtė histori dhe jo nė shėrbim tė politikės. Heronj tė vėrtetė ishin ata qė bėnė luftėn dhe derdhėn gjakun pėr lirinė. Ishte lufta e tyre ajo qė bėri qė pas luftės, Fuqitė e Mėdha ta konsideronin Shqipėrinė jo si bashkėpunėtore tė fashizmit e nazizmit por si vend qė luftoi krah aleatėve. Ishte ky gjaku qė solli lirinė e kėtij vendi… gjaku i martirėve tė tillė do ta ruajė gjithnjė tė purpurėn e vet…

    Tirana Observer

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Ali Demi

    Shum pesuan familja Demi.
    Po dhe Sejko.
    U shkofte mbare trashegimtareve!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •