Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    udhetar
    Anëtarësuar
    14-12-2003
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    16
    emigracioni nuk eshte per ata qe dekurajohen shpejt. rifillimi pothuajse nga hici ne nje ambient jofamiljar ku te mungon cdo lloj mbeshtjeje psikologjike karakteret e dobet i thyen kollaj.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2004
    Vendndodhja
    Aty ku shtegeton shpirti
    Postime
    6
    Lexova me vemendje te gjitha ca ishin shkruajtur dhe nuk jam aspak e cuditur per gjithcka qe shkruhet e flitet.
    Por mor vellezer kjo pune eshte me FAT dhe JO ME INAT.
    Dhe gjithekush flet si e ka ecur eshte e natyrshme sipas eksperiences qe ka pasur.
    Kur vjen ne Kanada vertet ndihesh i zhgenjyer vitet e para thone qan aq shume sa te mbarjone lotet ( une jam ende ne fazen e vajtimit) por dihet se po nuk kape fshesen dhe lecken nuk fillon kariera. Po pse budallenj jane keta ketu qe gjithe jeten e tyre ngelen neper shkolla. Kane nga 3 e 4 diploma dhe punojne ne restorante si pjata lares po cdo gje eshte e natyrshme jetojme ne nje bote te cmendur pergatituni te perballeni me cmendurit.
    Tjeter s'kam ca te them hajde shendet e lumturi.

    P.s per ata qe kane nga nje pune persembari ne shqiperi mos e lini se dot me se zini.
    Te shoh tek pi cigare
    dhe syt i mba mbi mua
    do te doja te isha cigare
    te digjesha ne buzet e tua

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-12-2004
    Postime
    5
    Qe eshte cyryk ky bicim inxhinieri duket qe nga kjo,

    Per mua si inxhinjer i cili jame specializuar ne Tirane se paku $4000 edhe im shoqja me siguri $3000. Ohoho...parajse. $7000. Nje vite $80,000. 10 Vjete $800,000. I thame mirupafshim fukarallekut.

  4. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Ledina
    Te kesh patur nje pune te mire ne Shqiperi nuk do te thote qe je i afte per Kanada.
    -E para eshte anglishtja
    -E dyta eshte edukata e komunikimit, qe ne jemi shume larg
    -E treta studimi dhe te qenit ne nivel me kohen
    Dhe mendoj me pak pune,studim, e vullnet c'do gje arrihet
    PLUS qe robi me mend parapergatitet me informacionin e duhur per kushtet e tregut te punes, a i perkthehet apo jo diploma, a do i duhen kredenciale te reja lokale etj etj...

    Por ne fakt nuk kane faj as keta sepse Kanadaja promovon emigrimin ekonomik pa ia qartesuar emigrantit se shteti Kanada te pranon, por korporata Kanada eshte nje lloj tjeter kafshe...ne fund te fundit nuk po e le Shqiperine per relievin Kanadez por per te punuar ne korporatat Kanadeze.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Postime
    3
    Shkrimi qe ka hapur temen ketu eshte nje poshtersi dhe nje paturpesi e atij q

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Postime
    3
    Shkrimi qe ka hapur temen ketu eshte nje poshtersi dhe nje paturpesi e atij qe e ka gatuar (alba nuk te drejtohem ty ).
    Une jetoj ne Kanada, Toronto dhe u bene disa vjet qe kam ardhur ketu me nje aplikim si emigrante qe nga Shqiperia. Normalisht qe te vish ketu me idene shqiptare per Ameriken e Veriut si vendi i parajses eshte gabim, por ne menyre absolute nuk mund te pajtohem me ate fryme nihiliste dhe genjeshter te paturpshme qe eshte thene nga ky i ashtuquajturi Ilir Arbana (nese ekziston). Kanadaja eshte vend shume social dhe mjaft mikeprites sidomos ndaj emigranteve dhe jam e sigurt qe te gjithe shqiptaret qe jane ketu pak me shume e pak me pak e kane provuar kete mikepritje ne forma te ndryshme. E lexova me shume vemendje shkrimin e panorames dhe tju them te drejten provova nje ndjenje neverie per njerez te tille qurraman dhe pa kellqe. Une jam femer dhe e vetme e perballova jeten ne Toronto, e vetme e gjeta punen, e vetme e mbarova Masterin per Busines dhe zoteria qe na qenka inxhinjeri i talentuar nga Shqiperia na paska perfunduar pjatalares. Ajo qe me ben shume pershtypje eshte fakti qe ky zoteri megjithese sic del nga ajo qe ka shkruar, ka jetuar per nje kohe relativisht te gjate ne Toronto, akoma se ka kuptuar thelbin e nje shoqerie kapitaliste te ndertuar ne baze te rregullave dhe parimeve dhe normave qe nuk shkelen sepse perbejne vete ekzistencen e kesaj shoqerie. Me vjen per te qeshur kur ne menyre shume naive, ndonese nga halli, i kerkon administratorit te apartamentit qe mos te paguante qirane e fundit por vetem te paren. Kete lloj llogjike mund ta pranoja po te behej fjale per nje shkrim ne diten e pare te ketij njeriu ne Toronto, por smund te pranoj menyren cinike dhe tere mllef qe ai e thote mbas kaq kohesh. Ku ke pare ti zoteri ne nje shoqeri kapitaliste te mirefillte te te zgjasin doren dhe te te bejne favore pa te njohur aspak? Me sa mend ne koke pretendon nga njerezit e panjohur dicka qe per ata personifikon nje mundesi jetese dhe koncept teresisht kanadez dhe aspak dallaver i zakonshem i shqiptareve te mesuar me ndere dhe favore dhe pretendime absurde te kesaj natyre?
    Perse ndihesh i perbuzur dhe i pavleresuar zoteri kur te thone neper intervista puna qe niveli jot i anglishtes nuk te lejon te punesohesh ne profesionin tend?
    DHe me sa tru ne koke ti i pari e pretendon nje dicka te tille qe me nje anglishte aq mediokre sa e klasifikove veten tende, te kerkosh te zesh nje vend pune si inxhinjer kur ke te besh me nje profil te larte dhe nivel te larte punesimi dhe intelektual? Si mund te mos e konsiderosh gjuhen qe gje te rendesishme?
    Me permend faktin e eksperiences kanadeze. E kam degjuar edhe une ate fjale disa here ne kerkesat qe kam bere per pune. Po ju shtrova punes vullnetare, studiova ligjet dhe rregullat qe me duheshin dhe ne fund ja arrita sic ja kane arritur shume e shume shqiptare qe e them me krenari kane bere dhe po bejne karriere ne shoqerine kanadeze dhe sidomos ate te Torontos. Mund ta them me plote gojen qe eshte komuniteti me i punesuar dhe ne pozicionet me intelektuale ne gjithe emigracionin shqiptar. Natyrisht kjo nuk eshte as teoria dhe as perfundimi im, por dicka e marre nga studimet ketu ne Kanada.
    Edhe kur thua per bashkeshorten, ose perrallis, ose nuk ekziston fare si personazh ose kjo eshte nje gjelle e gatuar shume keq dhe qe vjen ere. Nese ajo ka qene mesuese me aq eksperience sa thua zotrote, te siguroj une qe nese do dinte gjuhen do te ishte inkuadruar shume mire ne sistemin arsimor kanadez sic jane sistemuar me dhjetra e dhjetra shqiptare te tjere qe i kane plotesuar kushtet.
    Une nuk dua te mburr Kanadane per te balancuar ate qe ke shkruar ti zoti Ilir Dibra. Si cdo vend perendimor Kanada ka te mirat dhe te keqijat. Eshte vend kapitalist megjithese shume here me social se Shqiperia. Ka mentalitet shume ndryshe nga ai qe jemi mesuar dhe vijme ne. Jeta nuk eshte kollaj te perballohet sidomos kur je i sapoardhur dhe di asgje per kete vend. Por nje gje duhet pranuar. Eshte vendi i mundesive te medha. Nese dikush ka arsimimin e duhur, vullnetin dhe deshiren e mire per te ecur perpara, Kanada eshte nje nga vendet qe ta jep ate mundesi.
    Do ishte mire qe njerezit kur vijne ketu te mos fluturojne se do gjejne parajsen. Ate parajse skane per ta gjetur, sic nuk e gjeten ne Greqi, Itali, France, Gjermani etj. Por do gjejne nje vend ku po ju shtrove punes dhe po pate ambicien per te care perpara, ja del qe cke me te.
    PO e mbyll kete shkrim duke ju drejtuar ketij zotit Ilir qe ndonese jam femer dhe me e re se ty ne moshe, me ka ardhur per te vjelle kur lexova qurravitje te tilla nga nje pseudointelektual.

  7. #17
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Une jetoj ne Toronto , kanada gjithashtu , do dhkruaj me vone kur te kem kohe ..
    por jam dakort me mendimin e disave ketu .. eshte vertete nej zhgenjim ....

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Edhe nese egziston nje njeri i tille (qe mesa kam pa vihet ne dyshim) prape nuk do isha dakord me fjalen zhgenjim por deshtim. Zhgenjim ka athere kur nuk e di te verteten ose kur te genjejne. Te gjithe shqiptaret e dine se ne asnje vend te botes nuk ehste vend me lule, por deshira e madhe per t'u larguar nga Shqiperia, per te jetuar "si njeri", i ben qe te mbyllin nje sy karshi realitetit qe i pret.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Pa ditur gjuhen, asnjeri nuk duhet te pretendoje qe te gjej nje pune ne profesionin e tij menjehere sa vjen. Po nuk u morre vesh me njerezit, si do te punosh?
    Shume njerez e marrin problemin e gjuhes si dicka te vogel qe do te zgjidhet shume shpejt sa te arrijne ne kurbet.

  10. #20
    Kush ankohet nga emigracioni, ankohet ndaj vetes.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •