Berisha e Pollo shtrëngojnë duart me Rugovën
Nevila Përndoj
TRANE - Dy krerët e forcave me të mëdha opozitare, Berisha dhe Pollo kanë qenë bashkë në Kongresin e Partive Popullore Europiane, që vazhdon të zhvillohet edhe sot në Bruksel. Gjatë punimeve të seancës së djeshme, Pollo dhe Berisha kanë zhvilluar edhe takime të përbashkëta. Kështu dy krerët e forcave të opozitës kanë zhvilluar një bisedë pune tepër të shkurtër me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Pothuajse gjatë të gjitha takimeve të zhvilluara në seancën e parë të punimeve të Kongresit të PPE-së, ata kanë qëndruar bashkë edhe pse nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me njëri -tjetrin. Pavarësisht takimeve të përbashkëta, që më tepër kanë qenë një rastësi, Berisha dhe Pollo ndajnë ende qëndrime të ndryshme lidhur me zhvillimin e protestave në Shqipëri. Në një nga seancat e pushimit, kryetari i PDR-së, Genc Pollo deklaroi se,”ne jemi një parti në opozitë dhe largimi i kësaj qeverie në një mënyrë apo në një tjetër demokratike është e dëshirueshme për çdo parti në opozitë, për më tepër për një qeveri e cila vërtet nuk po bën asgjë për reformat që po deklaron dhe divergjenca mes fjalëve dhe veprave është jashtëzakonisht e madhe. Çdo parti ka metodat e veta të punës, ashtu si edhe ka parti që e kanë zakon të dalin në shesh dhe kanë një përvojë jo të pakët. Ndërsa parti të tjera si ne përqëndrohen në denoncimin e keqveprimeve të qeverisë”. Ndërsa gjatë punimeve të Kongresit, kryetari i PDR-së zhvilloi një takim edhe me presidentin e grupit parlamentar të PPE-së në PE, z. Martens.
Kjo është një gjë shumë pozitive dhe çfarë duhet të bëhet shumë më shpesh jo vetëm në Bruksel por edhe në Prishtinë e Tiranë e kudo. Poashtu, ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të bëhet prioritet i gjithë politikanëve shqiptar sepse edhe i ka ardhur koha një gjëje të tillë.
Tung
Krijoni Kontakt