Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 87
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Fringo, me ke me ngaterron, me njerezit e kafeneve qe mbajne ne goje sa Nanon dhe Berishen, se u duket sikur bejne politike?

    Njerezit e vegjel diskutojne per njerezit. Kliko mbi 'Kulture Demokratike' ne firmen time qe te marresh edhe pergjigjen jashte teme qe kerkon.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #62
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ok, prap e drodhe.
    Lerme te ta rifrazoj pyetjen.
    Nese Vota eshte A-ja e demokracise, ku e gjen ti besimin tek PD dhe lidershipi i saj per te mbrojtur kete parim?
    Si mund tia argumentosh ti nje Shqiptari te zhgenjyer, se hej, dil me PD-ne ne shesh, ose s'ka gje, se ta ruan PD-ja voten, ose shyqyr qe Pd-ja po kujtohet per voten e lire?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Fringo
    Ok, prap e drodhe.
    Lerme te ta rifrazoj pyetjen.
    Nese Vota eshte A-ja e demokracise, ku e gjen ti besimin tek PD dhe lidershipi i saj per te mbrojtur kete parim?
    Si mund tia argumentosh ti nje Shqiptari te zhgenjyer, se hej, dil me PD-ne ne shesh, ose s'ka gje, se ta ruan PD-ja voten, ose shyqyr qe Pd-ja po kujtohet per voten e lire?
    Fringo, ti ende nuk e ke kuptuar edhe pse une e kam perseritur te pakten 5 here ne shkrimet e mesiperme. Njerezit ne shesh nuk po dalin se keshtu do PD, njerezit ne shesh po dalin se jane te indinjuar ne kulm sa nga vjedhjet e perseritur skandaloze te votave ne keto 3 vjetet e fundit sa nga kriza e gjithanshme qe mbreteron ne vend, qe nga mungesa e ujit dhe energjise elektrike, e deri tek kriza e telefonise ku tani shqiptaret nuk guxojne te flasin ne telefon brenda per brenda apo te lidhen me internet pasi tarifat jane rritur.

    Partia Demokratike eshte partia e vetme e vlerave demokratike ne vend pasi eshte partia e vetme qe po mbron me insistim interesat e shqiptareve emrat e te cileve fshihen nga listat apo votat e te cileve manipulohen. Cila eshte ajo parti tjeter qe po ngreh zerin per manipulimet e zgjedhjeve? Cila eshte ajo parti tjeter qe i ka faktuar me fakte manipulimet e zgjedhjeve dhe jo thjeshte me retorike politike? Cila eshte ajo parti tjeter shqiptare qe kerkoi te drejten kushtetuese te shtetasve prane prokurorise apo gjykatave shqiptare? Ne kohen qe PD po ndermer nje fushate te tille sensibiluzuese, "opozitaret" e tjere po flasin per pazare me qeverine Nano per te shpetuar kolltuqet e deputeteve.

    Vlerat e PD jane te dukshme tek elita intelektuale qe ajo ka mbledhur rreth vetes dhe kjo fushate sensibilizmi nuk eshte aspak fushate politike, eshte fushate kushtetuese dhe emancipuese. Qendrimi qe opozita po mban ndaj zgjedhjeve po emanipon jo vetem shqiptaret e thjeshte por vete klasen politike se cila eshte rruga ligjore e kontestimit te zgjedhjeve te manipuluar. Ndryshe nga parti e majta ne 1996 qe bojkotuan zgjedhjet as pa pritur mbylljen e kutive te votimit, opozita qendroi deri ne fund ne mbrojtje te votes se shqiptareve pasi ka nje pergjegjesi si parti politike jo vetem ndaj elektoratit te saj, por edhe ndaj ligjit kushtetues.

    Mesoni nga qendrimi i opozites pasi zgjeroni kulturen tuaj demokratike dhe protestat ne rruge ishin vetem hapi i fundit pasi opozita konsumoi te plote kontestimin institucional ne parlament dhe ate ligjor ne gjykate e prokurori. Nese socialistet nuk duan te lexojne verdiktin e shumices se shqiptareve ne kutite e votimit ne 12 tetor, opozita do tia nxjerri ne shesh te gjithe ata shqiptare te indinjuar dhe zemeruar ne kulm per manipulimin e votes se tyre.

    Fletet e votimit mund te manipulohen, kokat e njerezve ne sheshet kryesore te qyteteve shqiptareve nuk lene vend as per hamendje dhe as per kontestime. Protestuesit nuk i bashkon simpatia per PD, i bashkon urrejtja ndaj partise ne pushtet qe arriti deri atje sa tu vjedhi shqiptareve ne menyre te perseritur te drejten e votes se lire.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Me vje keq me ta thon albo po ti je nje lost case. Cfaredo argumenti te ofrohet ti e hedh poshte pasi bie ndesh me filozofine tende te ngushte PDiste. Nje keshille miqesore, zgjeroje horizontin dhe behu me tolerant dhe respectful me mendimet e te tjereve sepse ti sje mesia. Ti me quan mua komunist kur une isha vetem 15 vjec kur ra komunizmi kurse per vete perserit si papagall fjalet e doktorit se 'kush luan me voten luan me koken'. So sad. Une me verte mund te tingelloj i majte por e them qe Nano eshte intolerant, Meta eshte hipokrit dhe provincial, Ruci eshte komunist, Braho eshte mafioz dhe PS eshte e keqja me e vogel e Shqiperise ndersa vleresoj njerez si B.Blushi e E.Rama, por ti asnjehere nuk e kritikon idhullin tend Berishen a thua se te ka brainwashur totalisht.

    Nuk ka pasur asnje manipulim serioz ne zgjedhjet e fundit. Ka pasur difekte listash per te cilat jane pergjegjes komisioneret e PD e PS njesoj. Cinteres kishte PSA te manipulonte listat kur ne Tirane dihet fare mire qe E.Rama fiton kollaj, kete e di i madh e i vogel, cdo ambient shoqeror dhe cdo individ me pak mend e sheh punen e mbare te Rames.
    I vetmi manipulim qe po ndodh eshte manipulimi i mendjes se opozitareve bathoriste nga Salihu se zgjedhjet jane te parregullta.
    Ku jane keta 100 protestuesit e PD? Link?

  5. #65
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Postuar mė parė nga Albo


    Vota e Lire eshte A-ja e demokracise dhe nese ju zgjidhni heshtjen apo klishete e njerezve qe jetojne ne vitin 2003 me botekuptimin e viteve 70 ne Shqiperi, atehere ju jeni te pashprese ashtu si prinderit tuaj, jeni vetem frymore me shpirt te skllaveruar. [/B]

    E ke shume gabim i dashur Albo. Ne radhe te pare qe ofendon dhe po e perserit akoma, ne radhe te dyte qe na permend edhe prinderit qe ne vitet 70 kane qene njesoj me prinderit e tu, dhe ne radhe te trete qe eshte me kryesorja duhet ta dish me mire se une se shpirti nuk skllaverohet kurre, vetem nese i ke keto mendime te dala nga pervoja personale.
    Megjithate nuk te ve shume faj sepse tjeter eshte jetosh dhe tjeter eshte ta shikosh me dylbi nga Amerika JETEN qe behet ne Shqiperi.
    Sa per A-ne e demokracise, voten e lire, ajo do te jete e lire ne nje vend me demokraci te qendrueshme dhe jo ne nje vend ku demokracine e bejne batakcinjte polito-hajdute perfshire ketu edhe sekretarin* Sali.




    *sekretar i organizates baze PPSH
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Xhahilet e pdse, lexoni e marre nga korrieri:

    Ngjela paralajmeron dhune ndaj KQZ
    Ngjela ashperson dhunen verbale ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ndersa paralajmeron edhe akte agresive ndaj godines ku eshte vendosur ky komision. Ne mitingun e djeshem te rradhes, ne te cilin merrnin pjese disa dhjetra militante te PD, si dhe drejtues te larte te kesaj partie e deputete, ish- kandidati i PD per Bashkine e Tiranes, Spartak Ngjela, i rifutur ne gare pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, qe shpalli te pavlefshme rreth 130 qendra votimi ne Kryeqytet, ka kercenuar ne dyert e KQZ se, "nese do te shkelin te drejtat tona, kjo ndertese do te duket prej kartoni dhe ushtaret qe e ruajne do te duken lepuj". Vetem pak dite pasi Ngjela ka kercenuar kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, mbi bazen e nje denoncimi te ketij te fundit edhe ne organet e drejtesis se, do t'i eleminoje fizikisht foshnjen 3 vjecare, kandidati i PD per Bashkine e Tiranes, ka nenvizuar ne dyert e KQZ se, "eshte turp te mblidhesh per te protestuar kunder Celibashit, por eshte domosdoshmeri per faktin se duam te mbrojme voten tone". Drejtuesit e larte te PD, ne fjalen e tyre, kane nenvizuar se rindertimi i KQZ eshte kusht per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kryetari i PD se deges se Tiranes, Vili Minarolli, ka lajmeruar te pranishmit ne proteste se, mitingu i rradhes do te zhvillohet me date 8 dhjetor. Sipas tij, ne kete date, e cila eshte edhe simbolike persa i perket faktit se 13 vjet me pare u rrezua diktatura komuniste ne vend, do te zhvillohen nga PD mitingje proteste ne te gjithe vendin.

    Se pse ky avokati me kujton pjetrin apo eqremin e legalitetit. Ca i bashkon keta njerez, sakrifikimi per ideal te enverit. Pjetrit i tha, ti pjeter duhet te sakrifikohesh per voten e lire e u fut pjetri shkret ne greve urie, e duke qene ish i burgosur i ben me verte i shkreti e perfundoi ne fibrilacione te zemres, me pak fjale desh iku per lesh. Eqeremi, i tha shko te japesh fjalen e lire ne televizion e iku budallai te shpallte grushtin e shtetit ne televizion e perfundoi ne biruce, perse, per fjalen e lire. Tanmi na ka dale taku, a thua se avokati qe ska vrare nje mize ne jeten e tij te behet papritur prijes turmash revolucionare. A e hani ju qe keto llafe te jene origjinale te avokatit. Jo i shkreti, e shtyn xhaxhi enver qe i bezon ne vesh, 'spartak po due me e ashpersue qendrimin tone me mrojt fjalen e lire, e um taku thirrje anti kushtetuese. Cdo ta haj dhe ky i shkret si ata me siper.
    Cili eshte morali i fabules, doktorri te ben per budalla, e neser pasneser thote, sisha une qe preka rendin kushtetues po keta. Ca budallejsh.
    kroksi

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Parashikim:

    Ne 12 tetor Rama 55% Ngjela 35%

    Ne 28 dhjetor Rama 65% Ngjela 25% dhe 100% ne Bathorestan.

  8. #68
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Mua me duket se puna e avokatit eshte si tek filmi: Ne fillim te veres.
    GELLTIT I ZIU NJERI NJE LUGE CORBE TE PRISHUR DHE PASTAJ E VJELL TERE JETEN.

    Me thene te drejten, ne fillim kur doli ne skenen politike shikoja apo shpresoja se kishte akoma njerez tek te cilet mund te besoje, por me kalimin e kohes keto shpresa u shuan fare. Dhe sic ndodh rendom ne jeten dhe politiken Shqiptare ose je me ate qe drejton ose del armik bashke me grup armiqsh.

    Ndoshta do te duhet shume kohe, por shume ama, qe te mund te shohim dike qe ta meritoje deri diku besimin e atij qe e voton.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte humbje kohe tu argumentosh krokodilit qe quan xhahile ata qindra mijra qe dalin ne shesh te protestojne se u eshte mohuar e drejta e votes dhe nuk eshte respektuar ligji ne votime, apo manoklla qe na cudit me besimin e tij te plote ne fitoren e Edi Rames qe asa vete Edvin Rama nuk e ka. E keni pyetur ndonjehere veten, nese Edi Rama eshte kaq i sigurt ne fitoren ne Tirane perse i duhet qe ti trembet perseritjes se votave ne qendrat e votimit ne Tirane. Por nese Rama eshte fitues i Tiranes, perse i duhet te konkurroje per postin e kryetarit te PS kur ai sapo u "zgjodh" kryetar i bashkise se Tiranes, ose te pakten keshtu i pelqen te propogandoje ai dhe mediat prane tij?

    Frika qe ka pushtuar kliken e pushtet ka sjelle edhe garen e cmendur per kryetarin e partise, pasi kryetarlleku do te jete vrima e fundit ku do te fshehi koken miu qe solli murtajen ne Shqiperi. Ky eshte vetem fillimi i protestes se opozites qe do te pasohet jo vetem me protesta ne rruge por edhe me urdherarresti nga prokurorite e vendeve fqinje per disa "koka" te se majtes shqiptare qe nuk kane shpetim.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #70
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Qindra mijera protestues??!! Oops. Me cil sy e pe ti kete o trim? Ju edhe sikur te vinit nga Hena do kishit dy fije sens realiteti se cfare ndodh aty.

    PD therret per mbrojten e votes se lire! Ka dicka qe nuk shkon ketu. Kush eshte ai qorr e debil ne shqiperi qe beson se PD eshte mbrotesja e votes se lire. Hajduti therret, kapeni hajdutin. Hej bela me keta. Harruan se cfare bene ne 96, (rezultatet 99%) me "voten e lire".

    Hmm se mos rrini pa zene ne goje burgun dhe prokurorine. Aty iu rref zemra ju, ti fusni te tjeret ne burg. Keni nje jete te tere qe mentalieti i konfliktit iu ka kthyer ne viktima, mjerane dhe gjithmone humbni, total loosers, dhe prape nuk nguroni e shpejtoni te hakerreheni, e kercenoni per larje hesapesh. Si thote ajo fjala "Kjo s'ka by*** ku te rrij".

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •