Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 87
  1. #31
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga lis
    E pe para ca ditesh debatin "Berisha-Fevziu" ne tv "Klan "?
    Aty ishin te gjitha pergjigjet per pyetjet tuaja dhe jo vetem tuajat por per te gjithe ata qe kane qene te paqartesuar rreth mjegulles qe PS-ja propagandoi ne dem te partise demokratike.
    Lis une jetoj ne Amerike ka 7 vjet, keshtu qe nuk e kam pare ate emision, dhe nuk dua te degjoj pergjigjet e Berishes Lis, ato dihen, e as komentet e Nanos, se dhe ato dihen.
    Ti si Lis, ca mendimi ke, a e ka Berisha te te drejte morale?
    Me intereson mendimi yt personal, jo ai i Berishes apo Fevziut.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Protestat, Berisha kercenon Nanon

    PD ka nisur dje serialin e protestave ne sheshin "Skenderbej". Kreu demokrat kercenon Kryeministrin: "Dorezo mandatet e vjedhura, se fundi yt do te jete fundi i armiqve te lirise". Berisha i deklaron edhe Presidentit se do te mbaje pergjegjesi. Njerez prane stafit te Ngjeles flasin per te larguar "shevernaxet shqiptare"

    Armando META

    TIRANE - Partia Demokratike ka nisur dje maratonen e protestes, sic e kane emertuar drejtuesit me te larte te kesaj partie, kunder asaj qe ata e vleresojne si manipulim te rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane. Anetare dhe simpatizante PD, si dhe drejtues te saj, jane mbledhur dje ne mesdite ne Sheshin "Skenderbej" dhe nen thirrjet "duam zgjedhje te reja", "Qeveri hajdute", "President kukull" etj., kane deklaruar se protestat e tyre do te rreshtin vetem pas perseritjes se zgjedhjeve ne Tirane. Protesta e djeshme zhvillohej nen kolonen zanore te kompozitorit Carl Orff, "Carmina Burana", duke e bere me epike atmosferen ne sheshin qendror te Kryeqytetit. Mitingu eshte hapur nga kryetari i deges se Tiranes, Vili Minarolli, i cili ka deklaruar edhe ngritjen e siparit te serialit te protestave, te cilat, ai i ka vleresuar se do te jene "qytetare". Me pas e ka marre fjalen ish- kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes, Spartak Ngjela, i cili ka deklaruar se ka nisur kete fushate te trete, me qellim per te rivendosur ne vend padrejtesine. Nderkaq njerez prane stafit te Ngjeles, kane nenvizuar se ka ardhur momenti, qe edhe ne Shqiperi te largohen "shevernaxet shqiptare". I ashper dhe me tone kercenuese eshte shfaqur kryetari i PD Sali Berisha, perballe mbeshtetesve te tij ne shesh. Kreu demokrat ka sqaruar se PD nis kete proteste qytetare ne shesh, kunder armikut te lirise se shqiptareve, te dinjitetit te shqiptareve, te nderit te shqiptareve, te emrit te shqiptareve, kunder Fatos Nanos dhe bandes se tij Celibashi- Subashi. Sipas tij, keta te fundit i kane dhene dhe fabrikuar mandatin, anetarit politik te "Hakmarrjes per Drejtesi" dhe te klanit "Gina", Edvin Rames. "Me nje urrejtje patologjike, me percmim te pafund, banda ndeshkoi me heqjen e te drejte se votimit, me dhunimin, me denimin e te drejtes se pare demokratike te qytetarit, ate te votes se 20 mije qytetareve te Tiranes. Ne jemi ketu per t'u betuar e zotuar se, voten tone nuk e dorezojme, por ju kushton e ju do te mjeroheni", ka nenvizuar Berisha. Sipas tij, PD eshte ne shesh per t'i thene bandes se, perseritet ate qe bete 3 vjet me pare, qe bete dy vjet me pare se, Tiranen, zemren dhe mendjen e kombit, e shnderruat ne Dushkun, ne megadushkun e Shqiperise. Berisha ka deklaruar se PD eshte ne shesh per t'u betuar dhe zotuar se, do te mjerohen per dhunimin qe i eshte bere votes se demokrateve. "Duke deklaruar Nanon si armik te eger te lirise se shqiptareve, te dinjitetit, te nderit, te votes se lire, ne emer tuaj shpall se perseritja e zgjedhjeve ne Tirane, eshte kushti vendimtar per kthimin e votes se lire ne Shqiperi", ka nenvizuar me force Berisha. Sipas tij, vrasesit dhe kriminelet e KQZ, Celiabshi dhe Subashi, qe kane shpirtin me katran e kriminel se vrasesit qe kane liruar, qe i deklarojne popullit te opozites: "t'i voton une numeroj", "t'i voton, por ne fallsifikojme", do t'ja mbathin se bashku me Nanon dhe Ramen. Kryetari i PD, ne fjalen e tij, nuk ka ngurruar te leshoje tone kercenuese edhe ndaj Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. Sipas tij, "duke mos harruar asnjehere se armiku i eger i votes e i lirise se shqiptareve eshte Fatos Nano, le t'i themi Presidentit: Subashi eshte e jotja, se me Subashin nxore popullin ne opozite ne shesh". "Ke pergjegjesi dhe do t'i mbash pergjegjesit tua", ka deklaruar Berisha ne adrese te Moisiut. Kreu i PD i ka kerkuar Nanos, qe te dorezoje, sipas tij, mandatet e vjedhura, duke e kercenuar se, "fundi yt do te jete fundi i armiqve te lirise, do te jete fundi i armiqve te dinjitetit, do te jete fundi i armiqve te votes se lire, i hajduteve, i banditeve". Berisha ka deklaruar se PD do te vazhdoje protesten e saj deri ne fitoren perfundimtare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Opozita braktis edhe Byrone e Kuvendit

    Kreret e grupeve parlamentare te opozites, kane braktisur mbledhjen e djeshme te Byrose parlamentare. Gjate shqyrtimit te programit dyjavore te punimeve te Kuvendit, ata kane theksuar se ne te nuk jane perfshire dekretet per emerimin e dy ministrave te rinj, atij te Rendit dhe te Jashtem. Ishte nenkryetarja e Kuvendit dhe njekohesisht nenkryetare e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, e cila theksoi se meqe ne kalendar nuk jane paraqitur dy dekretet, atehere "eshte me mire qe te mos hapet seanca plenare". Ajo ka cilesuar se cdo justifikim tjeter se Parlamenti nuk po funksionon eshte i kote. Ndersa, kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se, Bamir Topi, ka deklaruar se "eshte nje situate paradoksale, pasi opozita kerkon plotesimin e qeverise, ndersa vete mazhoranca e shtyn ate". Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, u shpreh se, "situata e krijuar ne qeveri nga mungesa e Ministrit te Puneve te Jashtme dhe Ministrit te Rendit Publik, nuk e gjen zgjidhjen ne bllokimin e punimeve te Parlamentit". Pellumbi theksoi se "opozita ka te drejten te protestoje, por bllokimi i Parlamentit nuk i shton zgjidhjes se situates nje element te ri, por e shtyn krizen. Dhe Parlamenti do te vuaj pasojat e saj". Pas shprehjes se pozicionit ne lidhje me kete ceshtje, te gjithe perfaqesuesit e partive parlamentare opozitare, jane larguar nga salla, me perjashtim te deputetit te Partise Demokratike te Re, Qazim Tepshi, i cili ishte ulur perkah kryetarit te Grupit Parlamentar te PS, Gramoz Ruci dhe te PSD-se, Engjell Bejtja.

    Nderkohe, kryetari i Grupit te PS-se, Ruci, lidhur me mungesat ne qeveri, tha se "mazhoranca po punon per permbushjen e detyrimeve te saj politike dhe kushtetuese ne qeverisje". Ai ka theksuar se ndihet i shqetesuar, pasi sipas tij, "opozita behet pjese e regresit, sepse veprimet e saj jane destruktive, jodemokratike dhe jo kushtetuese". Ruci ka theksuar se opozita ka te drejtat e saj, por vetem duke respektuar ligjet kushtetuese.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Bashkohen forumet rinore tė opozitės

    Shekulli

    TIRANĖ – Pėrfaqėsuesit e forumeve rinore tė partive tė opozitės, kanė deklaruar dje, pas njė takimi mes tyre se do tė mbėshtesin protestat e PD-sė pėr votėn e lirė. Pas njė ore diskutimesh, forumet rinore opozitare kanė hartuar njė rezolutė, nė bazė tė sė cilės institucionalizohen aktivitetet e pėrbashkėta dhe bashkėrendimi i mbėshtetjes. Sekretari i pėrgjithshėm i PDR-sė Kreshnik Ēollaku ka bėrė tė ditur se “Aktivitete tė pėrbashkėta tė sė djathtės nė vijim do tė kenė raste tė tjera pėr tė bashkėrenduar mbėshtetjen. Ne do tė kėrkojmė tė bėjmė tė mundur qė ashtu si forumet tona mbėshtesin qėndrimet qeveritare edhe partitė dhe mbėshtetėsit e partive dhe anėtarėt t’i bashkangjiten”. “Ftojmė partitė respektive tė shohin dhe tė shfrytėzojnė sa mė shpejt mundėsitė e bashkėpunimit parlamentar dhe ekstra parlamentar pėr t’i dhėnė fund krizės sė qeverisjes dhe pėr tė kthyer legjitimitetin e pushtetit vendor dhe qendror”, shprehen tė rinjtė opozitarė nė rezolutėn e tyre. Po ashtu ata ftojnė edhe presidenitn e Republikės tė ngrihet nė lartėsinė e detyrės dhe tė ushtrojė tė gjithė kompetencat e tij kushtetuese pėr t’i dhėnė fund impaktit qeverisės dhe papėrgjegjshmėrisė sė kryeministrit Nano.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #35
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Ore po cilen vote do te mbrojme? Me duket se ne Tirane nuk votuan me shume se 50% pamvaresisht se shifra doli me e madhe per ti bere zgjedhjet te vlefshme. Me aq sa me kapi veshi deri ne oren 1600 kishin votuar nga 32-36% pastaj o burra me aksion se u felliqem dhe skemi pare me bo zgjedhje te reja.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  6. #36
    Nderkohe, kryetari i Grupit te PS-se, Ruci, lidhur me mungesat ne qeveri, tha se "mazhoranca po punon per permbushjen e detyrimeve te saj politike dhe kushtetuese ne qeverisje". Ai ka theksuar se ndihet i shqetesuar, pasi sipas tij, "opozita behet pjese e regresit, sepse veprimet e saj jane destruktive, jodemokratike dhe jo kushtetuese". Ruci ka theksuar se opozita ka te drejtat e saj, por vetem duke respektuar ligjet kushtetuese.
    Po te qeverises me zv/ministra nuk ka shkelje te Kushtetutes?

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    PD izolohet nga aleatet
    PD ka nisur e vetme protestat neper rruget e Tiranes, pa arritur te siguroje nje mbeshtetje nga partite e tjera parlamentare te opozites. Ne mitingun e djeshem, drejtuesit kryesor te PD, jane shfaqur ne tribune, pa aleatet e tyre dhe parti te tjera te harkut opozitar. Kjo gje duket se ka ngushtuar bazen e protestes, si dhe ka nxjerre ne pah edhe nje here faktin se, partite parlamentare te opozites, refuzojne t'i binden strategjise se lidershipit demokrat per t'i vene perpara faktit te kryer. Ne vendimin per te refuzuar pjesemarrjen ne protesta e PD, disa prej partive te opozites rendisin edhe faktin se kane qene viktima ne zgjedhjet e fundit vendore, te manipulimeve nga komisioneret e PD. Keto pretendime u ngriten tre dite me pare edhe ne mbledhjen e KK te PLL, ku kandidate per kryetare komunash deklatruan haptazi ne kete mbledhje se, votat e tyre ishin vjedhur e manipuluar masivisht nga komisioneret demokrate. Sipas tyre, KK i PLL duhet te dale me nje qendrim rreth kesaj ceshtje ndaj PD. Nderkaq, lidershipi legaliste ka nenvizuar se, PLL ka dale e vetme ne zgjedhje, ka pakenaqesi si ndaj komisionereve te PS, ashtu edhe te PD, dhe ne keto rrethana ajo nuk ndjen ndonje detyrim politik per te zbatuar vendimet e forumeve te PD. Nderkaq edhe reformatoret i shohin me mjaft dyshim protesta e PD, neper rruget e Tiranes. Sipas tyre, as zhurma parapergatitore e protestave, as edhe deklaratat e pafundme te lidershipit te PD kunder zgjedhjeve ne Tirane, nuk kane sjelle asnje fakt, sado minimal, qe kandidati i PD Ngjela ka fituar ne Tirane. Nenkryetari i PDR Tritan Shehu, vlereson rishtazi se keto protesta, behen thjesht per qellime personale te lidershipit te PD dhe ne funksion te Kongresit te PS, qe Nano ta kete me te lehte qe te rizgjidhet kryetare i socialisteve. Nderkaq te distancuar nga keto protesta, jane edhe republikanet dhe ballistet. PR ka refuzuar te marre pjese per faktin se udheheqja e kesaj partie gjykon se nuk eshte e detyruar te zbatoje vendimet e forumeve te PD, te cilat jane marre pa u konsultuar me te, ndersa PBK, jo vetem qe eshte e zene me ethet e Kongresit te Jashtezakonshem, por edhe per faktin se nje prej figurave qendrore te kesaj partie eshte bere objekt goditjesh te forta nga media prane PD. Ndersa kryetari i PDRn Dashamir Shehi, ka nenvizuar se nuk ia vlen te dalesh per Ngjelen ne proteste, pasi ai me pare duhet te kerkoje votat brenda partise se tij e me pas ato te qytetarise se Tiranes.

    A. META


    Shkrimi i mesiperm eshte marre nga gazeta korrieri dhe sjell ne kete forum nje kendveshtrim tjeter nga versioni trushpelares i PD, qe mbrohet me fanatizem nga kryetaret e ketij forumi.
    Albo, ne mungese te aftesise per te kundershtuar me opinione mendimet e kunderta ndaj mendjes se tij, plus me ca shenja alarmuese narcisizmi qe si ka manifetsuar me perpara po vetem kohet e fundit, ka filluar politiken famoze qe 'topi eshte i imi, penalltine do e gjuaj vet'. Albo, ke nje shans ta kthesh kete forum ne dialogun qe na mungon ne shqiptareve me njeri tjeteri ose ne nje tjeter mjet propagande te partise qe dashuron. Varet se ckerkon te arrish me te. Megjithate, nese do vashdosh te shkeles rregullat duke hequr shkrime qe ste shkojne sipas shijes tende, mund as well tja ndrosh emrin nga forumi shqiptar ne Gazeta Tema. Ok, sa per protestat e PD-se, ato vine era sic vine era personat qe marrin pjese ne to nga qe kryesohen nga nje i imbecil, te shperfytyruar, delirioz qe shikon vec kriminel te tipit subash-celibash-nanash-moisirash qemezi pret te marri pushtetin qe ti denoj ata sipas 'kushtetutes' me burgim. Shqiperia ka nevoj per reforma juridike-ekzekutive, megjithate grumbullimi i llumit te periferise, qe nejeten e tyre se kane dit nai here se ceshte qytetaria, lere me demokracia, ndersimi i tyre deri ne histerizem per te mbrojtur voten e lire (nese kan nai ide se ceshte kjo vota e lire) dhe presioni ndaj institucioneve qe shkkon nga zhurma, ke perdhosja e djegia e tyre, sigurisht nuk eshte rruga perpara.
    Megjithate, kjo eshte shqiperia, kta jane shqiptaret dhe pastaj na vjen keq kur na thone se keni bisht.
    Me respekt
    Kroksi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga krokodili_73 : 25-11-2003 mė 19:45

  8. #38
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    OPOZITA E VENDOSUR NE PROTESTAT E SAJ

    Mungesa e liderit te opozites Sali Berisha, nuk i pengoi protestuesit e PD-se te vijojne diten e dyte te tubimeve paqesore. Ashtu si dy dite me pare, ndonese me te pakte ne numer, demokratet u mblodhen ne Sheshin "Skenderbej", per te kerkuar perseritjen e zgjedhjeve vendore ne kryeqytet dhe doreheqjen e kryeministrit Nano. Kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes Spartak Ngjela, deklaroi se kjo ishte nje beteje, per te vene ne vend respektimin e votes se lire. Sipas tij vendimi per te vijuar protesten legjitime, ishte i prere deri sa ceshtja te fitohej. Kete fakt e deklaroi edhe kryetari i PD-se Sali Berisha, dje gjate nje prononcimi per shtyp, duke thene se nuk do te kishte asnje terheqje deri ne perseritjen e zgjedhjeve ne Tirane. "Jam ne dispozicionin tuaj. Per voten e lire do te rezistojme deri ne fund. Forca eshte me ju" tha Ngjela. Sipas tij ne mitingjet me te medha qe do te organizoheshin gjate fundjaves, do te demonstrohej se tashme ishin shumice. Nderkohe kreu i PD-se se Tiranes Vili MInarolli, akuzoi Kolegjin Zgjedhor se nuk kishte pranuar nje pjese te provave te paraqitura nga opozita per te shpallur pavlefshmerine e zgjedhjeve. Por sipas tij opozita do te tregonte te verteten nepermjet protestave paqesore qe do te zhvillonte cdo dite.

    Protestat dhe thirrjet kunder kryetarit te Bashkise Edi Rama dhe qeverise se drejtuar nga Fatos Nano, vijuan me pas, pergjate Bulevardit "Deshmoret e Kombit" duke u ndalur me gjate para kryeministrise. Fershellimat dhe thirrjet antiqeveritare, pushtuan hapesiren perballe godines kryeministore. Madje ndryshe nga dita e fillimit te protestes, disa nga te rinjte protestues kane hedhur disa shashka zhurmuese mes turmes duke shtuar me tej zhurmat. Disa nga pankartat qe mbanin ne duar iu vu flaka gjate qendrimit para kryeministrise. Duhet theksuar se masat e sigurise, ishin me te larta se dy dite me pare, pasi gardistet sot ishin pajisur me automatike kallashnikove. Gjithsesi mes policise dhe protestuesve te opozites, nuk pati asnje konfrontim dhe gjithcka perfundoi qetesisht. Madje nga turma iu be "ftese" drejtuesve te policise se Tiranes qe shoqeronin ecurine e mitingut, per t’u perfshire edhe ata ne proteste. Me pas turma protesuese eshte kthyer serish per te qendruar disa minuta me thiirje kunder kryetarit Rama para godines se Bashkise kunuk kishte asnje punonejs te administrates. Ne fakt vetem pak minuta para fillimit te mitingut, kryetari Rama, doli prej andej, duke u larguar me makine, por nuk eshte vene re nga njerezit qe grumbulloheshin ne shesh.

    A.Rama
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #39
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    [QUOTE]Postuar mė parė nga krokodili_73
    [B


    Shkrimi i mesiperm eshte marre nga gazeta korrieri dhe sjell ne kete forum nje kendveshtrim tjeter nga versioni trushpelares i PD, qe mbrohet me fanatizem nga kryetaret e ketij forumi.
    Albo, ne mungese te aftesise per te kundershtuar me opinione mendimet e kunderta ndaj mendjes se tij, plus me ca shenja alarmuese narcisizmi qe si ka manifetsuar me perpara po vetem kohet e fundit, ka filluar politiken famoze qe 'topi eshte i imi, penalltine do e gjuaj vet'. Albo, ke nje shans ta kthesh kete forum ne dialogun qe na mungon ne shqiptareve me njeri tjeteri ose ne nje tjeter mjet propagande te partise qe dashuron. Varet se ckerkon te arrish me te. Megjithate, nese do vashdosh te shkeles rregullat duke hequr shkrime qe ste shkojne sipas shijes tende, mund as well tja ndrosh emrin nga forumi shqiptar ne Gazeta Tema. Ok, sa per protestat e PD-se, ato vine era sic vine era personat qe marrin pjese ne to nga qe kryesohen nga nje i imbecil, te shperfytyruar, delirioz qe shikon vec kriminel te tipit subash-celibash-nanash-moisirash qemezi pret te marri pushtetin qe ti denoj ata sipas 'kushtetutes' me burgim. Shqiperia ka nevoj per reforma juridike-ekzekutive, megjithate grumbullimi i llumit te periferise, qe nejeten e tyre se kane dit nai here se ceshte qytetaria, lere me demokracia, ndersimi i tyre deri ne histerizem per te mbrojtur voten e lire (nese kan nai ide se ceshte kjo vota e lire) dhe presioni ndaj institucioneve qe shkkon nga zhurma, ke perdhosja e djegia e tyre, sigurisht nuk eshte rruga perpara.
    Megjithate, kjo eshte shqiperia, kta jane shqiptaret dhe pastaj na vjen keq kur na thone se keni bisht.
    Me respekt
    Kroksi [/B][/QUOTE

    -----------------------------------------------------------------------------------
    Nenteksi i ketyre fjalve te dala nga goja "krokodilit"nuk ndryshon shume nga shpifarakja pacamure ZP-ja.
    Po te shikoshe, te gjitha ata qe po mundohen te fyejn dhe poshterojne protestuesit qe jan ngritur ne mbrojtie te votes se lire, vine nga ai kamp qe deri dje mbrojten dhe nxoren nga burgjet organizaten terroriste "Hakmarja per Drejtesi"(a ju kujtohet ?).
    Po te shikosh per keta njerez Shqiperija fillone e mbaron tek xhepi!!!
    Korkodili mundohet qe te na mbushi mendjen me pallavra te stilit (ZP)dhe as nuk skuqet dhe as zverdhet per ato qe nxjere nga goja,por mundohet te na tregoje per "Instuticjonet e pa varura"kur atje ka degjeneruar gjithcka dhe ku paturpesia dhe hajdutlluku jan kthuer ne -vyrtyt-dhe shkathtesi!!!!
    PO.... zoti korkodil te gjithe qe kan abuzuar me pushtetin duhet te kalojne para pergjegjesise penale dhe te paret qe duhet te kalojne ne bangen e te akuzuarve jane futyrat e pa moralshme qe ke permendur (ti) larte.
    Po s'ke se cfar i bene LLUMIT 50 vjecar qe nuk po i largohet atij vendi dhe po e varose perdita ne nje mjerim te vuajtshem.
    Korkodil "plasy syte":
    --Numri i votuesve ne listat e qendres 1243
    -Numri i votuesve qe kan votuar :405
    -Numri i votave te vlefshme : 807
    -Numri i votave te gjetura ne kuti:810
    -Numri i votave te vlefshme per kryetar:807
    -Numri i votave te shperndare per kryetar:388
    -Numri i votave te shperndara per subjekt :783
    Pra sic e shikon o SHOKU korkodil krytari i bashkise se Tiranes eshte zgjedhur duke manipuluar e vjedhur vota dhe -Celibash Subash e Nanonash-duhet te kalojne para pergjegjesise penale qe lejuan "fitoren"me kete fallcifikim te pa turpe .
    Korkodil : KE NDONJE IDE SE CFAR ESHTE VOTA E LIRE?Pa shikoje kete fakt ...jan me qindra te tilla.
    Po ku dini ju se cfar eshte turpi....pale ke dhe sy e faqeq dhe derdellise dhe fyen me paturpesi................

    Nuk mund te mari pjese ne protesta kunder CELIBASHIT Fatmiri i PR-se kur dihet se CELIBASHI eshte baxhanaku i Fatmirit .
    Sa per te tjeret jane ca sahan lepires qe per karike shesin dhe grate e tyre.

  10. #40
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Une kisha nje pyetje.
    A mund ta quaj une voten time te lire kur shikoj se me te fshin ****** si njera pale edhe tjetra?
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •