Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 69

Tema: Visar Zhiti

  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    f. 219

    ***

    (...ditėt e para tė ēlirimit. Partizanėt nė rrjesht. Komandanti entuziast thėrret trimat:
    -Ej, ti! Tre hapa para, dil! Je caktuar drejtor i postave. Ke qenė i guximshėm nė aksionet kundra shtyllave telefonike pėr tė ndėprerė ndėrlidhjen e armikut.
    U-u-u-r-r-r-r-a-a-a-a-a! – bėrtiste ushtria.
    -Tjetri! Eja kėtu! Ministėr i minierave. Nė fshatin tėnd ka shumė shpella.
    -U-u-u-u-r-r-r-r-a-a-a-a! – jehonin shtigjet.
    -...gjeneral ti. Ha-ha, e ke kapur rob njė gjeneral!
    -Tė dalė nga rrjeshti infermieri i brigadės! Je caktuar drejtor i pėrgjithshėm i spitaleve!
    -U-u-u-u-r-r-r-r-a-a-a-a! – tė plagosurit ngritėn lart krahėt e fashuar, patericat.
    U thirr tė dilte para partizanėve korieri i brigadės, i cili bėnte bejte nė mal.
    -Je caktuar tė bėhesh shkrimtar!
    -Shoku komandant, ēa pune ėshtė kjo? s’di...
    -Do shkruash pėr Partinė, pėr heroizmat e partizanėve, pėr Komandantin e pėrgjithshėm, pėr komunizmin. Do ju specializojmė nė Moskė.
    -Ndonjė vjershė dashurie a ta kėrrej, se nuk pėrmbyset bota?
    -Vetėm me urdhėr!
    -Me shkrimtarė tė tillė ėshtė plot realizmi socialist – shqyhet gazit shkrimtari i burgut dhe ne qė e dėgjojmė.
    -Kurse njerėz tė talnetuar, tė lauruar nė Perėndim, tė burgosur nė salla kafkiane, u pėrkthejnė veprat atyre, sė pari ato tė shkout Enver, nė frėngjisht, anglisht, italisht, rusisht, arabisht, kinezēe, etj. Ambasadat tona, kudo nė botė, bėjnė shpėrndarjen e tyre, me zor sikur tė shpėrndanin trakte apo tė vinin mina nėpėr stacione trenash apo aeroporteve...)






    f.221


    TESPIHE DHE ZINXHIRET E TERRIT


    Xhafė Jatės, njė lumian i bėshėm si shkėmb, po t’i jepje njė cigare nuk ta merrte. Por kur flakje fundin e cigares pėr tokė, ai e rrėmbente dhe e thėthinte me afsh, 4-5 herė, deri sa i digjnin gishtat. Dhe gjithmonė priste pranė atyre qė kishin fatin tė hanin fruta me bėrthama tė mėdha si pjeshkė dhe kumbulla. Pėr rrushin dhe mollėt nuk shfaqte pikėn e interesit. Natyrisht, po t’i ofroje njė dorė kumbulla, apo njė pjeshkė, tė shikonte me pėrēmim dhe ndjehej i trishtuar thellė. Sepse ai po priste aty veē bėrthamat, asgjė tjetėr, e, me t’i hedhur ato, t’i mblidhte e t’i fuste nė qesen e tij tė pistė prej plastmasi. S’kish pse tė keqkuptohej. Kur bėheshin aq bėrthama sa donte ai, i pėrvishej punės. I fėrkonte njė pėr njė te shkallėt, i lėmonte e i lėmonte, kokulur, pa e ndėrprerė punėn, pa ēarė kokė se ē’bėhej rrotull tij, siku edhe topat tė binin apo dhe nėse shfaqej aty, pranė qeses me bėrthama, e zezė dhe e pakuptueshme, maja brutale e ēizmes ushtarake.
    Kur ēizmja qorre lėvizi dhe kėrkoi tė shkelte dorėn e bėshme si putėr, qė vazhdonte mospėrfillėse tė lėmonte ato bėrthamėza tė ēuditėshme, Xhafa ngriti sytė lart, tė mbuluara me vetullat e trasha si kashtė e i uli prapė pėr tė vijuar punėn.
    -I dėnuar, ē’po bėn?
    -Kurgja, zotni zot – u pėrgjigj i ngjirur. Xhafa kėshtu e kishte zėrin gjithmonė, tė pagdhėndur si kėrcu vatre.
    -Ē’janė ato? – pyeti shteti.
    -Kocėj?
    -Ēfarė?
    -Qe, shifi! – dhe i tragoi grumbullin e padėmshėm tė bėrthamave.
    -Pse i fėrkon?
    -Me kalue kohėn – tha njeriu.
    -Sa vjet je dėnuar ti? – pyeti oficeri.
    -7.
    -Sa ke bėrė?
    -12.
    -Dhe sa ke?
    -25. Sa t’jesi Partia.
    Ushtaraku u ndje i pafjalė dhe i tepėrt para kėtij pagani shpellash, i cili dėnimet dhe ridėnimet i kalonte duke fėrkuar bėrthama mbi shkallėt e burgut, ndėrsa i tundej e gjithė shpatulla e gjerė sa njė gur mulliri. Mbasi i jepte bėrthamės formėn qė donte, me marifetet dhe durimin e tij tė trashė, e shponte tej e tej, pėr sė gjati a sė gjeri. Me ndonjė gozhdė tė fshehur, ai e dinte se ku. Bėrthamat i fuste nė njė fill dhe i bėnte tespihe. Tė cilat i shiste pėr njė paketė cigaresh “Partizani” (Ah, parti!...zanėt...). Me paketat pastaj, me valutėn e burgut, mund tė siguronte sheqer a ca djathė.
    Xhafėn e Lumės e trajtonin si tė marrė. Ai nuk i fliste njeriu. Veē me vete dhe me zė tė lartė. Shpesh pėrsėriste ndonjė frazė lajmi, tė orės 20, tė dėgjuar nė televizor. E mėrmėriste, ja mėshonte me zė tė lartė, me buēima, gjithė ditėn, kudo, qeshte. Gju me gju me popullin. Paarėja, ha-ha-ha-a-a-a! Apo kaq kile mish pėr frymė nė fshat. Na i morėn frymėn dhe mishin! Dhe gjurin.
    Kur i thashė se unė “jam kan msus” nė Lumė, bash nė fshatin e tij, u pėrsuall si njė ari, gjithė mosbesim. Po kur i fola pėr Livadhet e M’dhaja, pėr Lakun e Erės, pėr lagjet Mzhush e Barruq, pėr varrezat e braktisura apo pėr pleq tė dėgjuar nė tė gjithė krahinėn apo pėr kulakun e Vilės, tė shpallur nga qė duhej dhe u gjet njė kokėkrisur, i cili u fut me gjithė kalė nė njė klub, nė qytetin e Kukėsit, e kur i thashė se unė kam punuar e vėllanė e tij, ja u njoh cullt, u mallėngjye, shqeu sytė dhe gojėn, i shkėlqyen gjithė dhėmbėt e bardhė, mė besoi dhe shau komunizmin qė ja ka marrė pulat fshatit shqiptar.
    -S’ankohet burri pėr pula, or ti shoq! – thashė dhe i vura dorėn mbi sup.
    -E di, e di, edhe gjratė i kanė ba koprativ, por der ktu ka mbrri puna, or msus! Der te mshjellja e pulave. Lihet katundi pa to? S’asht ma katund, masandej. – Heshti. –M’thuj, t’vėrtetėn, Shaba em, a tė dul dėshmimtar?
    -Jo-gėnjeva.
    -Tu rritėt ndera! – u gajas. – Jam vetėm – ofshau. – Dhe bahesh budallė, or ti shoq!
    -Dėgjo, Xhafė, - i thashė seriozisht – tre veta bisedojnė. Dy – kuvendojnė. Njė i vetėm – filozofon.
    Dhe ai mė tha po aq serioz, po mė me dėshpėrim:
    -Nji shpirt nuk asht nji shpirt. Dy shpirtna janė nji gjysm shpirti. Tre shpirtna janė njė shpirt.
    Mė mahniti pėrgjigja e marrokut nga Luma. Si ta kuptoja, si brengė pėr familjen, mall mbi pėrmbajtjen e jetės?
    -N’dashē me t’i la rrobat, mos kij marre, m’i jep mue. S’due paketė prej teje. Veē sapunin, se s’muj...
    -Jo,jo. Mė thuaj, me se mund tė tė ndihmoj?
    -Ti ke ba libėr?
    -S’mė lanė.
    -Gjynah! Dikush duhet me i dėshmu k’to, me i shkrue! Dhe ngriti putrėn mbi burgun.
    Edhe kur unė s’isha mė aty, ai vazhdonte tė rrinte ashtu i shtangur, shkėmb i gėrryer, i shkulur.

  2. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    f.239


    Takimet speciale...tė flesh njė natė me gruan nė dhomat poshtė, afėr komandės, i ruajtur ose i pėrgjuar nga policia e burgut. Natyrisht, kėtė tė drejtė mund ta fitoje me punė sfilitėse e sjellje sublime dhe pėrveē zilisė qė ngjallin edhe pėrgojohen. Unė tė sjell gruan kėtu? Ulėrin dikush zėulėt. Kurrė! Po kėtu jam dhe unė, kėmbėngul tjetri. Kėtu le tė mbes, por gruan s’e thėrras pėr tė fjetur njė natė kėtej. Qė kur tė dalė, tė gjithė e dinė ē’bėri. Me burrin e vet, mbrohet tjetri. E pastaj? Ma ngacmojnė policėt.
    Malėsorėt pothuaj s’kėrkonin takime speciale. Veē po tė lejonin dhe djalin aty qė ta gdhinin gjithė natėn tė tre sė bashku. Pėrndryshe...Lirinė na i kanė marrė...nderin s’ja u japim!
    Ne i shihnim herėt nė mėngjes, pas telave me gjemba si pas njė tyli tė egėr tė njė dasme makabėr, ato gra kur dilnin nga dhomat e takimeve natore. Tė largėta, tė ėndėrrta. Sikur kishin ftohtė. Nxitonin si tė trembura. Pasqyrime ujore shtojzavallesh. Veshur me gjethnajė pyjesh. Penelopa qė endin rrezet e diellit tė dytė dhe presin, presin nėn ndjelljet kėrcėnuese tė fqinjit, brigadierit nė punė, operativėve, luftės sė klasave, diktaturės. Ndėrsa ata, burrat e tyre, tė burgosurit e kėtyre takimeve dalldisėse, ngjisnin shkallėt ngadalė, paksa tė pėrgjumur, me njė si ekstazė, mė tė freskėt se kurrė, me njė gėzim tė trishtuar apo me njė trishtim tė gėzuar. Sipas ritualit, u ofronin bashkėvuajtėsve nga njė cigare ose karamele apo tė dyja bashkė. Merre, pata takim...special. Falemnderit! U bashkofshi sa mė shpejt! I paē mirė gjithmonė! Dhe i kapte njė keqardhje pėr tė tjerėt. U vinte turp nga ajo copėz lumturie si ėmbėlsirė e ndėjtur.
    Dhe kish nga ata qė kėrkonin tė bėnin njė fėmijė. Po ti vetė kėshtu ja jep lejen gruas tė bėjė ē’tė dojė me tė tjerėt, kundėrshtonte ndonjė mik i ngushtė i tyre. Dhe thotė ajo pastaj se e kam me burrin, atje nė burg, nė takimin special. S’ėshtė ashtu, unė kam besim! Ndryshe ē’u kuptua, le tė ndahet. E ruajti familjen nga shkatėrrimi i madh, do tė dijė nga shkatėrrimet e vogla. Mė vonė s’do tė mundim tė bėjmė dot fėmijė, ndoshta. A do tė lirohemi ndonjėherė?...Le tė jem i lirė me fėmijėn tim.




    f.242


    Kish nga ata, sidomos shkodranėt, qė i shkruanin familjes e i tregonin si qe vrarė i shtrenjti i tyre, ku, ē’kishte thėnė, i kujt ishte faji, patjetėr i minierės sė shkatėrruar, por mė shumė i shtetit. I ushtarit qė qėlloi, por mė shumė i Partisė. Kėtė tė burgosur thirreshin lart pėr tė dhėnė llogari pėr letrėn. Pse e bėtė? Pėr familjen e tė vrarit. Po akuzat? Pėr tė vėrtetėn. Po ne kėtė letėr nuk e nisim kurrė dhe e fusim nė dosje t’u rėndojė tėrė jetėn, juve dhe atyre qė do tė vijnė pas jush! Dhe ne prandaj e bėmė, tė jetė dėshmi pėr ju dhe pėr ne. Ju dosjet i siguroni mirė dhe i ēmoni mė shumė se njerėzit. Pėrjashta, armiq. Vėruni hekurat. Nė birucė ēojini shpejt! 1 vit ju ėshtė ndalur korrespondenca dhe takimi. Kemi 10 vjet qė nuk i takojmė, nuk u japin leje nga internimi. Pėrse je dėnuar ti? Pėr shpėrndarje traktesh nė qytet. Dhe je ridėnuar nė burg? Po, me 10 vjet tė tjera. Pėrktheva Dostojevskin. Je Nazim Ibrahimi ti? Kam qenė.

    .................................................. ....................



    Tė ulėrija, tė rėnkoja, tė shkruaja njė roman me akte dramash, njė skenar, njė epope me vaje, t’ja tregoja dikujt, tė paktėn, ta thosha me vete, s’po duroja. Ja fillimi. Rruga. Ndėrsa pranė portės sė madhe tė burgut njė grua dhe, jo, dy gra, asnjė burrė, presin tė takojnė njė tė burgosur, gruaja e moshuar e ka fjalė, kurse tjetra, e re dhe e bukur, e ka tė fejuar, jo, tė dashur dhe ashtu siē nuk ndodh te ne, ka ardhur ta takojė dhe nė kėtė kohė, pėrtej telave me gjemba, lart, nga gryka e pėrbindshme e galerisė, dalin njė grup i leckosur tė burgosurish, mbajnė nė krahė njė tė plagosur rėndė, tė pėrgjakur, i ka rėnė shkėmbi. Duan ta ēojnė sa mė parė nė infermieri. Oficeri i rojės del te porta e madhe dhe, siē e kanė zakon, thėrret me sa fuqi ka: eeej, ē’ka ndodhur? Polici qė shoqėron grupin e tė burgosurve ja kthen: zuri shkėmbi poshtė njė tė burgosur. Tė dy bėrtasin si malėsorėt nga njėri mal nė tjetrin. Thonė dhe emrin e tė vrarit. Eshtė ai, tė cilin presin tė takojnė dy gratė te porta. Ndėrsa nėnės i bie tė fikėt, e dashura e sulmon me tė qara pėr nga telat me gjemba, do tė hidhet pėr matanė. Rojet qėllojnė dhe e vrasin. Epilog. Varianti zyrtar: tentativė pėr arratisje tė organizuar nga jashtė pėr tė shpėrthyer burgun dhe nga brėnda pėr tė dalė nga burgu. Forcat mbrojtėse e mposhtin rebelimin. Mbeten tė vrarė njė prostitutė dhe njė i burgosur. Dosjet mbyllen. Futen nė arkivin e zi.

  3. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    f.273


    -Njoha Kasėm Trebeshinėn nė kaushė, kur dola nga spitali. E ke dėgjuar kėtė shkrimtar?
    -Po, po. E kam dėgjuar nga Bashkim Shehu, djali i Kryeministrit, kishte lidhje farefisnore, kėshtu thoshte, kushėri nga e ėma. Ka qenė partizan, pastaj nė Bashkimin Sovjetik pėr studime, mė duket se kushte luftuar dhe nė Spanjė. Dhe ai kishte guxuar tė kėrkonte leje ta linin tė ikte nga Shqipėria pėr mungesė lirie. Eshtė i ēuditshėm. Dhe e futėn nė burg. Shkruante tregime qė patėn bėrė pėrshytpje.
    -Edhe shkruan – u entuziazmua profesori. –Kasem Trebeshina ėshtė shumė interesant. Tė tijat janė pėrkthimet e dramave tė Lorkės, botuar pa emėr pėrkthyesi. I ka bėrė dhe njė letėr-akuzė Enver Hoxhės, kėshtu mė tha. A nuk i nderon kjo gjithė njerėzit e vėrtetė tė letrave? Bravo! Duhet tė jemi krenarė me trimėrinė e tij! Po sa bukur tregonte! Kishte dalė kundėr realizmit socialist qysh nė Moskė, student. Dhe e pėrjashtuan, mė tregoi vetė. Kishte shkruar njė dramė pėr Qezarin. Qe ngritur nga varri pėr tė bėrė Luftėn e Tretė Botėrore si strateg i madh. Dhe ndėrsa ecte nėpėr shekullin tonė, pyeste shoqėruesit se ē’ėshtė kjo gjė, po ajo, pėr ē’shihte e ē’dėgjonte. Kaq e shėmtuar ju duk kjo botė, pa nder dhe burrėri, gjithēka e bjerrur fare, sa u tėrhoq duke thėnė: bėjeni vetė luftėn tuaj, unė po iki. Dhe Qezari shkoi prapė nė varr.
    -E fortė - thashė. – A do ta sillnin Kasėm Trebeshinėn nė Spaē?
    -S’besoj – tha profesori. – S’ėshtė pėr punė nė galeri. Kishte dhe njė shok tjetėr, Mehmet Myftiu, i burgosur si ai, shkrimtar desident si ai.




    f.281


    -Po Enver Hoxha ka pirė gjak fėmijėsh. Eshtė e vėrtetė. E tregon biri i njė ministri nė burg – tha njeriu afėr arkitektit. – I kanė bėrė difuzion me gjak bebesh tė porsalindura. Se e rinovonte, po pėrdor shprehjen e tij pėr Partinė, ky lloj gjaku, i bėnte mirė. Dhe mbytėn ja 20 bebe nė maternitetin e Tiranės. Sigurimi nė bashkėpunim me doktorėt e vet agjentė, me nėndrejtorat. Ata janė mė tė rrezikshmit. Nuk e besoni? Ē’mė shikoni kėshtu? Lexoni veprėn e Enver Hoxhės dhe do tė gjeni njė telegram ngushėllimi qė ai i dėrgon spitalit, sepse ka marrė vesh se 20 foshnja kanė vdekur gjatė lindjes, dhe, po tė shihet data e telegramit, pra dhe e kėsaj masakre, ėshtė e pėrafėrt me datat kkur diktatorit ė sėmurė i jepej gjak i ri. Asnjė masė nuk morėn mbi personelin e spitalit, pėrkundrazi...
    -Mjaft! Na tmerrove! – u ēoroditėm, jo vetėm prej asaj qė dėgjuam, por edhe pse e dėgjuam, qė u ndodhėm tani kėtu, gjėmė mbi gjėmė kjo. Mund tė krijonin njė grup armiqėsor me ne e mund tė pushkatonin njė dyzinė.






    f.295


    Burrė i ditur nė Burrel, thonė, ėshtė Pjetėr Arbnori. Prift ėshtė ky? Jo, ka qenė mėsues. Shkruan romane. Po ta pėlqeu shkrimin Pjetri, ta dish, je autor me vlerė. Kush do tė bėjė poezinė mė tė bukur pėr dritėn e hėnės, do t’i jap 1 kg duhan qė mė ka ardhur nga shtėpia, u thotė Pjetri shokėve tė dhomės sė vet. Vėrtet ē’ujvarė drite, njė tuberkuloz floriri poetėsh, derdhej nė frėngji. Kurse hėna s’dukej, jo se e kishin zėnė retė, por muret qikllopike. Drita e hėnės sikur gurgullonte nga nata e universit tė vogėl pėrtej. E meritonte kėtė konkurs. U zgjodh juria. Dhe si poezi mė tė bukurėn votoi atė tė kolonjarit Luan Burimi. Ngjan pak me Alfred De Myse-nė. Jo, jo ėshtė origjinale. Ka frymėzimin popullor tė krahinės sė vet. Eshtė stili i tij kėshtu. Urime, Luan! E mrekullueshme ideja jote, Pjetėr, pėr kėtė konkurs nė burg! Asnjė gazetė nuk do tė shkruajė pėr tė, s’do tė flasin radiot, televizioni. Poetėt jashtė, ata tė realizmit socialist, marrin ēmime tė mėdha, me poema pėr diktatorin, pėr komunizmin, Partinė, u japin dekorata atyre, para, studio, udhėtime jashtė shtetit. E ata asgjė nuk thonė, jo protestė, jo, por njė mėrmėrimė. Tė paktėn kėtė konkurs poetik nė burg, dhe s’ėshtė i pari, pėr njė hėnė qė s’kursen ta derdhė dritėn dhe pėr ne, tė dėnuarit, kujtoheni.







    f.297


    Po Enveri ėshtė ēmendur vėrtet tani. Tregojnė ata qė punojnė pėrreth se e kanė parė tė dalė nė dritare dhe pėrqesh rojet, u nxjerr gjuhėn, apo vė gishtin e madh nė hundėn e vet dhe dridh gjithė dorėn e hapur si erashkė e bėn: mu-mu-mu. U shqyem gazit me njė Enver tė lajthitur gjeneralisht, e ndėrkohė kėshtu drejton Partinė dhe vendin dhe ėshtė dishepulli mė i lavdishėm sot i Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit. Dhe i Dimitrovit, e qeshnim me lotė. Sepse duhet pėrmbushur emri M.e.l.s.e.d. Ē’akrostish i shėmtuar, i tmerrshėm, thuaj. Si u vėnė fėmijėve emra tė tillė, po Mao Ce Dun ka? Tani jo, ja u kanė hequr kujt e kish. Ka qenė vėnė edhe emri Hitler, e di ti?. Do ja kenė shkulur me gjithė kokėn. Politizimi i emrave. Po Tanks ja kanė vėnė ndonjė fėmije? Sa s’i duroja dot lodrat me armė! Thonė se Dulla ėshtė sėmurė pėr vdekje. Cili Dullė? Enveri pra. Mė duket se nuk do t’i mbarojė dot 100 libra, kish thėnė njė ish kuzhinier i bllokut tė udhėheqjes. Qė e kishin futur nė burg, pasi pushkatuan ministrin e tij, i cili kur kishte qenė pėr gjah dikur, ja kishte pėlqyer gatimin dhe nga pylli e mori kuzhinier tė vetin. Pse tė zgjodhi ty dhe jo njė tjetėr, ai tradhėtari i Partisė? Fajin ta ka njė dorė kripė, i thoshin ne me shaka, tu kishe hedhur pjatave pak mė shumė kripė, qė tė mos ishe sot nė burg. Guzhinieri ėshtė njeri politika dhe ushqimet kanė karakter klasor. Po kripė pse nuk hodhe njė ēikė mė shumė. Pse nuk thua helm dhe qeshnim. Po Enveri se i bėn vetė veprat e veta, vazhdonim ne diskutimin. Kur ai i lexon ato, thotė: po mė pėlqeka, mirė e paskam thėnė kėtė, shpėrblehini se janė lodhur. Shkrimtarėt duhen ēmuar, janė thesar i Partisė...Dhe jep porosi pėr tė bėrė njė tjetėr, psh, me kujtime. Eshtė njė kombinat i tėrė qė shkruan dhe shkruan pėr tė. Eshtė e vėrtetė. Unė i di emrat se kush ka punuar me librin “Kur lindi Partia” e kush me “Vitet e vegjėlisė”, “Kur hidheshin themelet”, “Mes njerėzve tė thjeshtė”, ishin kolegėt tanė, shokėt, po tregonte shkrimtari ynė i burgut. Dhe tani nė ndonjė vepėr tė re kuptoj herė stilin e njėrit e herė tė tjetrit. “Hrushovianėt” ja kanė bėrė me qėllim tė keq. Ka idiotėsira tė mėdha. Seē thotė pėr kundėrrevolucionin hungarez. Hė, i kapėt ata qė ngritėn krye, pyet Enveri nė Budapest. Jo, na ikėn, shoku Enver, iu pėrgjigjėn. Por kapni tė tjerė dhe i pushkatoni, thotė Enveri. E ata, hungarezėt, mė panė nė sy, shkruhet nė libėr sikur donin tė mė thoshin: “Mos jeni gjė i ēmendur, shoku Enver!?” Marrina krimanale i gjen Enverit sa tė duash. Pse, te libri “Me Stalinin”, ku kanė vėnė nė kopertinė njė fotografi tė falsifikuar, montazh, Enveri me Stalinin bashkė. Nejse, i thotė nė kėtė libėr mediokėr Stalini Enverit: mos jeni ju shqiptarėt me origjinė nga albanėt e Kaukazit? E Enveri thotė: s’e di. Stalini merr nė telefon menjėherė njė gjuhėtar rus tė shquar dhe sikur dėshpėrohen tė dy pėr pėrgjigjen negative. Mė thuaj njė fjalė shqip, i thotė Stalini Enverit. Siē duket kėrkon ta zbulojė ai kėtė lidhje, tė shqiptarėve me Kaukazin. Enveri thotė, mė duket: peshqir a dhuratė. Jo, ėshtė turqisht, i pėrgjigjet Stalini. Dhe hanė tė dy darkė me fasule. E ka libri, tė betohem, shqyhemi gazit ne. Dhe hanė tė dy darkė me fasule. E ka libri, tė betohem, shqyhemi gazit ne. Njė diktator ėshtė i vlefshėm pėr tė vdekur, perifrazoi Bajo Hygoin e vet. Dhe shtoi: nė burgun e Burrelit ishte dhe arkitekti i atij burgu, i dėnuar dhe i binte murit me kokė: Bo-bo, bum, ē’paskam bėrė, njė ferrė, gjėmonte deri sa u ēmend.
    Atje ka qenė dhe Petro Marko, nisi tė rrėfejė shkrimtari ynė. Nė burgun e Burrelit ai e shkroi romanin “Hasta la vista”. Tė paktėn atje e nisi. Kur vajti vullnetar nė Luftėn e Spanjės, me intelektualė tė tjerė tė shquar si Skėnder Luarasi, ishte dhe kryeministri Mehmet Shehu, nėpėr llogoret e asaj lufte, Petroja u njoh me Heminguejin, i cili xhironte betejat. Ishte i ngarkuar rėndė me kamera, e pati me vete dhe kur e arrestuan kėta. Po shih ē’ndodh. Drejtori i burgut tė Burrelit...Bbbrrrr...Burrrrreli! Bbb(u)rrrrr(eli)!...kishte njė pasion: shkonte qeli mė qeli dhe mblidhte stilografėt e intelektualėve. Sidomos atyreve qė do tė pushkatoheshin dhe i rendiste nė xhepin e brendshėm tė xhaketės sė vet. Shkon pėr inspektim nė burg vetė Mehmet Shehu dhe, kur mbėrrin nė qelinė e bashkėluftėtarit tė tij tė Spanjės, tė Petro Markos, e pyet: He, si je? Ē’tė jem, i thotė Petroja zymtė, kur stilografin tim ma ka drejtori i burgut tuaj. Tė paktėn t’i kthehet Heminguejit, tha me ironi dhe rrėmbimthi i kap xhaketėn drejtorit, ja hap. Nė xhepin e brendshėm shkėlqyen kapset vezulluese tė stilografėve, rradhė si kėmbėt e verdha tė shpendėve qė i mbajnė gjahtarėt pėr tė dėshmuar ē’kanė vrarė. Kryeministri iku vrik duke pėrplasur derėn e qelisė. Petro Marko lirohet nga burgu, tė nesėrmen, por herė i ndalonin njė libėr me poezi e herė njė roman, pastaj njė dramė. Dhe gjithė tirazhin e nisnin nė fabrikėn e letrės pėr ta bėrė prapė letėr. Pastaj e urdhėronin tė qethej, se shumė i ishin rritur flokėt e bukur, dredha-dredha.

  4. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vazhdim i perzgjedhjeve nga libri: Rruget e ferrit (Burgologji)




    f. 381


    VRASJA TJETER


    Vetė kėrkoi tė dilte nė punė, po, po nė galeri. Mbas uljes sė dėnimit, tani i mbeteshin mė pak se njė vit burg. Ta pakėsonte kėtė kohė ferri dhe se mos merrte ndonjė lek. Askujt nuk i punohej. Vagonat i shtynim si tė verbėr a ndoshta ata na merrnin zvarrė, me atė trokėllimė barbare rrotash. Dhe lopata me mineral vdekjeje nuk ngrihej dot. E rėndė si me materje tė njė planeti tjetėr. Martelat lehnin pa pushim, sokėllinin pėr tė na ēmendur, nėse kishte mbetur pa u ēmendur diēka nga ne, brėnda nė kraharor apo nė kafkė.
    Kazmat dhe lopatat ngjanin me gjymtyrėt tona tė kėputura, cungje tė gjalla. O normėn o shpirtin! Po ku na ka mbetur shpirt neve? Kur mbaron normėn, ka mbaruar dhe shpirti. Ja, po hidhnim materialin nga vagoni nė trimozhat jashtė e tėrė ajo rrokullimė rrapėlluese ishin gurėt e jetės tonė tė bėrė gurė varresh.
    Tropojanit tė gjatė para ca ditėsh i kishte i biri nė takim.
    -M’ēoj nana – tha – t’ka pa keq n’andėrr.
    -Mir’ jam. Mė pak se njė vit burg m’ka ngelė - dhe i biri iku i pėrmalluar.
    Tropojani i gjatė dhe i dobėt doli nga galeria si pėrhėnur, megjithėse nėn tokė ka errėsirė, jo hėnė. Dielli i vrau sytė. Shumė po shndriste, por pak nxehtė. Diell dimėror. Seē po kėrkonte. Dukej sikur e harroi atė qė kėrkonte. Njė copė dru tė fortė a njė copė hekur. E donte tubisti pėr tė ndrequr tubin e ēarė nė frontin e tij, se ndryshe ajri s’kish forcė tė vinte martelin nė lėvizje, nuk rrotullohej baromina pėr tė bėrė birat nė shkėmb.
    -Dil jashtė po deshe dhe kėrko – i tha tubisti. – Do ketė sa tė duash nėpėr hedhurina – dhe seē po shtrėngonte me ēelėsin e madh.
    Nė krahasim me kampin, me dergjjen atje dhe urinė e pashpresė, dalja nė punė tė bėn mirė, i bėn mirė trupit dhe mendjes. Bėn diēka qė vlen, s’tė duket vetja kotsikoti. Sikur ke mė shumė liri nė punė. Liria tė rinon. Ja, mund tė punuakam. S’paskam vdekur. Mund ta gjej njė copėz dru a hekur. Tropojani i gjatė endej pėrqark. Atje tej do tė ketė. Dhe zdrypi rrėpirės sė ulėt nė drejtim tė telave me gjemba tė rrethimit. Tabela “ndalim kalimi” o qe mėnjanuar nga era e s’lexohej nga ana kėtej o shiu e bora e kishin xhvoshkur nga gėrmat duke e bėrė tė kotė. Ca thanė se s’ishte fare tabelė dhe e ngulėn atje mbas vrasjes. Tropojanit tė gjatė ju duk se andej do ta gjente atė qė po kėrkonte. U pėrkul mbi pirgun e parė tė dheut. E dėgjoi breshėrinė e plumbave, ndjeu akullin e nxehtė tė njėrit prej tyre t’i futej nė trup, mė therės se ēdo reumatizėm a kafshim, thikė zjarri, pa gjakun e vet, ra dhe nuk u ngrit dot mė.
    Ushtari nga kulla e vendrojes mezi e priti kėtė ēast, qė i burgosuri tė kalonte nė zonėn e ndaluar, pranė telave me gjemba tė rrethimit dhe pa asnjė thirrje paralajmėruese “Ndal”, thirra do tė thosh ai mė vonė, por s’do jetė dėgjuar se njėkohėsisht zbrazi dhe armėn, pra tėrhoqi kėmbėzėn e automatikut dhe plumbat u derdhėn mbi trupin e robit pėrtej. Po priste gjithė mllef dhe epsh, qė, nėse ngrihej i vrari i tij, tė zbrazte gjithė karikatorin e vdekjes.
    Tubisti u ndodh aty, te hyrja e galerisė, e pa ndodhinė vrastare dhe ulėriu duke zėnė sytė me duar. Pastaj u vėrsul pėr te bashkėvuajtėsi i rėnė, por njė “Ndaaal” i tmerrshėm, bėri t’i ngrijnė hapat. Ē’shtangu. I zverdhur pa andej nga i erdhi britma e huaj, pėrtej telave me gjemba. Pėr andej lėvizi. Ushtari, i pėrngjashėm me atė tjetrin, bėrtiti prapė: “Ndal! Do tė qėllojė dhe ty...”dhe bėri me dorė tej. Pėrbindėshi i drunjtė ku kishte hipur, sikur u trand. Kurse mbi pėrbindėshin tjetėr, ushtari tjetėr, mbante armėn gati, sa tė kaptonte dhe i burgosuri tjetėr nė zonėn e vdekjes e tė vėrviste vetėtimat e tia. Dy pėrbindėshat e drunjtė po trokonin rėndshėm pėr kėtej dhe tė burgosurit, nė largėsi tė barabartė mes tyre, mes vdekjes dhe jo vdekjes, nuk i bėhej tė kthehej pas.
    Tropojani i gjatė, i shtrirė mbi tokėn qė vazhdimisht hapej dhe e pėrpinte thellėsi pas thellėsie, marramendshėm, sikur rrokullisej njė pishė, e kisha zgjedhur pėr arkivol, pse dėrrasa e pishės ėshtė mė e mira pėr arkivol, nuk e di, nuk e di, ah, pse kjo zhurmė, pse kjo heshtje, doli ėndrra jote, ku-ku, qyqja unė, pse, ku po shkon, tė pastė nana, dhe pisha shkulte leshrat. Pse s’mė mori mua exheli? Jo, jo, mua mė kishte caktuar, fikej zėri i tė birit. Dhe i hapte sytė sikur shihte nė e kishte gjetur atė copėz dru-a-hekur pėr tė cilėn e qėlluan. Zgjati dorėn, ngadalė njė shekull, dhe afroi atė copėz pyll tė vdekur te koka. Tej zbardhėllente guri i tij i pėrjetėsisė. Zot, mos mė lėrė kėtu, m’ēo nė bjeshkė...
    Askush nuk afrohej dot. Kishin ngrirė pėrreth. Ushtarėt ishin gati tė hapnin zjarr. Duhej tė vinte komanda dhe ekspertizuesit e vrasjes. Njeriu i rėnė ftohej atje, rrėzė telave me gjemba, vdekshmėrisht indiferentė. U ndje njė trok. Mos po pėrēohej kėshtu njė rrahje zemre prej dheu?
    Kali plak i burgut, me njė ngut hyjnor, ngjiti pllajėzėn e xhveshur, hovi shkallinave buzė shkėmbinjve dhe ngarendi pėr atje ku njeriu po jepte shpirt. Natyrisht ushtarėt s’kishin urdhėr tė qėllonin mbi njė kalė, aq mė tepėr tė kampit. Ja, mbėrriti. Tundi disa herė kryet sikur donte tė largonte njė vegim dhe tė afronte njė tjetėr dhe ndodhi habia, u pėrul aty, ra mė gjunjė. Zgjati turirin e ngrohtė mbi kurmin e njeriut dhe po e mbushte me frymė si me bekime. Pa gjakun e njeriut dhe plagėn. Sytė e mėdhenj tė kalit u mbushėn me lotė si sytė e njeriut. Po qanin pa zė tė dy.
    -Sa kohė kaloi kėshtu?
    -S’e di. Shumė.
    -Pastaj?
    -Erdhėn tė komandės. Mjeku i burgut, por s’mund tė afroheshin dot. Duhej tė vinin akt-ekspertizuesit.
    (-Cilėt, ata tė poezive tė mia?)
    -Kur ata erdhėn, tė vdekurin e vunė mbi njė barelė dhe e ēuan nė morg.
    -Pse ka morg kėtu?
    -Nė kamp, njėlloj ėshtė. Pas vinte kali plak. I zbriste shkallėt si njė shenjt.
    Kishte mbaruar dita e parė pas amnistisė. Ishim vrarė tė gjithė.





    f. 401

    Diktaturat e majta dhe tė djathta kanė shumė frikė nga librat. Prandaj ato i bėjnė tė gjitha qė nga zhdukja e dorėshkrimeve e deri te likuidimi fizik i autorėve. Nė Berlin hitlerianėt dogjėn mes entuziazmit 10.000 libra. Doganierėt nė Angli dogjėn 499 copė tė “Uliksit” tė Xhoisit. Nė Kinė gardistėt e kuq disa ditė me radhė digjnin biblėn. Ndėrkaq filloi aktiviteti i fshehtė i botuesve. Samizdat quhet. Kėshtu u shtyp nė Bashkimin Sovjetik “Doktor Zhivago”, mė 1956.
    -Thirre doktorin, se po mė bie tė fikėt. Mjaft!





    ***

    Po diktatura shqiptare ja u kaloi tė gjithėve. Sepse brenda dėnimit tė madh zbatoheshin prapė dėnime tė tjera dhe prapė dėnime brenda dėnimeve, tė befta mizore, shfarosėse. Dėnon librin, autorin, fisin e tij nė disa breza, lexuesin, shitėsin, librarinė, rrugėn, tė vdekurin, varret, skeletet, tė palindurit.
    Enver Hoxha ishte i pakėnaqur nga imituesit e tij tė lashtė, nga diktatorė e perandorė, edhe pse domenet e tyre zinin gjysmėn e botės, prapėseprapė ishin vogėlanė tė metė. Tė gjithė ata tė paktėn sillnin libra nė vendin e tyre si pre lufte. Enver Hoxha i nxirrte jashtė dhe e boshatiste Atdheun me vullnetin e vet.

    Shteti komunist i urrente bibliotekat, sidomos ato tė vjetrat. Jam i bindur, kam prova. Edhe pse shtiret pėr tė kundėrtėn. Qė gjatė luftės partizanėt merrnin urdhėra tė digjnin libra e njėkohėsisht kishin burgje. Kupton ti apo jo? Burgje dhe nė zonat e paēliruara. Burgje shėtitės. Njė karrocė tė mbyllur qė e ruante njė fshatar me pushkė apo njerėz zė pranguar qė i merrnin zvarrė me vete dhe nė shtėpitė ku bujtnin, ndėrsa nė njė odė ja shtronin me tė ngrėna, tjetrėn e shtronin nė qeli burgu. Aty flaknin robin tė lidhur kokė e kėmbė. Po ē’ka bėrė i ziu? T’i ēojmė pėr tė ngrėnė, pėr tė pirė? Tė ngordhė si qen. Eshtė nacionalist. Dhe ka florinj tė fshehur, e dimė. Po vetėm libra i gjetėm gjatė bastisjes. E po zgjidheni atėherė, lutej i zoti i shtėpisė.
    Nė Tiranė ishte libraria e bukur “Lumo Skėndo” e Mit’hat Frashėrit, birit tė Abdylit, nipi i Naimit dhe Samiut. E tėra evropiane, me frona ku mund tė uleshe e tė lexoje ose tė kundroje raftet plot. Gjeje ēdo gjė tė rėndėsishme tė shkruar mbi Shqipėrinė nė botė, me tė gjitha alfabetet. Atdheu lind nga pak te ēdo libėr e kudo tjetėr vdes nga pak, thuhej nė atė mjedis. Sa, sa libra ka zoti Mit’hat, 40.000? E pabesueshme. I ka lexuar tė gjitha? Jo, jo, rėndėsi ka t’i lexojmė ne. Tek ti, dhe po nuk e bleve dot librin, e merr, e lexon dhe e kthen prapė. Ē’fisnik! Naimjan vėrtet! Eshtė luftėtar dhe e urren pushkėn. Mos ju pėrgjigjni me armė komunistėve, porosiste. Jo, luftė vėllavrasėse. Mit’hat bej, kur ne na kapin ata, na pushkatojnė si ballistė, e kur i zemė ne, ju dėrgoni shkresa pėr t’i lėnė tė lirė. Ta dish, po tė zunė, zotrote, do tė ta thyejnė penėn dhe dorėn qė shkruan. Edhe gjuhėn ta shkulin ata. Qaje librarinė.
    -Hekuran, ē’tė bėjmė? – e pyeste tim atė Mit’hat Frashėri.
    -Do bėjmė tonėn. Fajtorėt kryesorė janė larg. Ky kėtu ėshtė populli.
    -Me ē’shoh, do ta humbim betejėn, por jo luftėn. Ajo do tė jetė e gjatė dhe e rėndė.
    -Filloje qė kėtu, Mit’hat bej, nė librari, ke komunistė qė punojnė. Ja, ai ēuni...
    -S’ka gjė. Aq mė mirė. Janė vėllezėrit tanė. Le tė mendojė si tė dojė, mjafton tė dojė mėmėdheun, tė punojė pėr tė. Shikoji librat, tė ndryshėm janė kundėrshtarė nė ato qė thonė ndonjėherė, me ide tė ndryshme, por bashkė rrinė, tė urtė. Me librin nisin tė gjitha.




    2.


    Nė fshatin Brusnje, nga andej jam unė, partizanėt i vunė flakėn shtėpisė tre katėshe tė Shero Eminit, pjesmarrės nė Luftėn e Vlorės, tė ’20 dhe nė oborr hodhėn kapicė librat e bibliotekės sė Ago Agajt, tė birit. I kishte mbledhur me vite kur kishte qenė nė Austri e mė vonė ministėr. Mbasi librat u bėnė shkrumb i zi, sikur tė ishin djegur shpirtra, partizanėt u larguan.
    S’mė erdhi dhe aq keq pėr shtėpinė, se gurė gjejmė prapė, por pėr librat e djalit, ofshau plaka. Ishte viti 1943.



    3.


    Nė Vlorė, nė vitin e Eqrem Bej Vlorės, gjendej njė nga bibliotekat mė tė vyera nė Ballkan, me libra tė lashtė, enciklopedira, doracakė e deri te qitapė tė prurė nga Perandoria Osmane. Kudo qė shkonte nėpėr Evropė, Eqrem Beu sillte veē libra, libra, libra. Shqipėria nuk ēlirohet vetėm me pushkė, por edhe me libra. Kur firmoset Akti i Pavarėsisė, ai bėn pjesė nė Pleqėsinė me nė krye Ismail Qemalin. Flamuri qė ngrihet nė Vlorė, ėshtė i tiji, ja kishte dhuruar arbėreshi Aleks Kastrioti, pasardhės i Skėnderbeut. Marigoja qėndisi tjetrin, atė qė do tė valvitej pėrjetė nė Selinė e Qeverisė. Nejse, Eqrem Beu, i arratisur nė Romė, shkon nė ambasadėn e atdheut tė tij atje dhe kėrkon takim me atasheun ushtarak a konsullin e Enver Hoxhės.
    -Mund tė bėni ē’tė doni me familjen time – i thotė, - por jo me bibliotekėn. Eshtė pasuri kombėtare.
    Nuk dihet ē’relacion ēoi atasheu a konsulli nė Tiranė, por kamionėt erdhėn nė Vlorė dhe i ngarkuan me librat e bibliotekės sė Eqrem beut dhe i nisėn pėr nė Jugosllavi. Pati njė mosmarrėveshje nė Pogradec. I ndalėn aty kamionet pėr ca kohė. Por mė pas u ngrit trari i postobllokut dhe libri kaloi kufirin. Po atė ditė gruaja dhe vajza e Eqrem Beut u ēuan nė internim, nė brendėsi tė vendit.
    Dhe kėto quhen vitet e para tė ēlirimit.




    4.


    Edhe nga bibliotekat e shkodrės, nga ato tė franēeksanėve, tė jezuitėve, tė shoqatave, botuesve, nga bibliotekat private, etj. Etj. U morėn libra, libra pafund, historikė, gjeografikė, arkeologjikė, dorėshkrime dhe objekte relike, numizmatika dhe me autokollona u nisėn pėr nė Jugosllavi. Ē’mbetej kėtu, kontrollohej prapė dhe njė pjesė shkonte nė bibliotekėn e re tė qytetit dhe pjesa tjetėr digjej nga Sigurimi i shtetit. As pushtuesit nuk janė sjellė kaq keq me librat tanė. Bibliotekat e vjetra, ato tė Apolonisė e tė Dyrrahut tė shekullit I para Krishtit u grabitėn gjatė luftrave tė ndryshme. Po ku janė bibliotekat e Gjirokastrės, Filatit, Himarės, tė shekujve XIII e XIV? Korēa nė shekullin XVIII kishte 4000 vėllime. Kishin biblioteka Voskopoja, Vithkuqi, Sevasteri. Gjatė Rilindjes shoqėritė dhe klubet bėnė biblioteka.
    Mė 1922 u krjiua biblioteka kombėtare nė Tiranė. Solli librat e Komisisė Letrare tė Shkodrės, ja 3000 mė duket, po aq edhe nga shoqėria “Vllaznia”. Gjithė fondin e Mit’hat Frashėrit.
    Sot vėrtet shtohen bibliotekat si bunkerėt, por pakėsohen vlerat e tyre. Ka 4000 biblioteka, i thėnēin, edhe nė kooperativa bujqėsore, veē me librat e politikė tė partisė. Dhe me njė pėrgjegjės qė i raporton operativit tė zonės se ē’thonė pėr kėtė libėr e atė autor e pėr gazetat e pėr brigadierin e nėse infermierja e fshatit bėn apo s’bėn dashuri.
    Pastaj u krijuan “Fondet Rezervė” tė bibliotekave, ku mbi kapakėt e librave shenjohej njė “R”, qė donte tė thosh: libėr qė s’u jepet lexuesve, ėshtė i rezervuar pėr pėrdorim tė brendshėm e tė veēantė, pėr specialistė tė letėrsisė, bashkėpunėtorė shkencorė, por nėse do tė ishin dhe bashkėpunėtorė tė sigurimit tė shtetit. Mė pas u shfaqėn inicialet “SH.R.”; Shumė Rezervė. Librat me kėtė damkė pothuaj nuk i jepeshin kėrkujt, vetėm atyre tė Komiteti Qendror tė PPSH.
    Gjithnjė e mė shpesh dėgjonim pėr libra tė ndaluar, sepse ishin tė verdhė. Tė verdhė? Kopertina, fletėt? Janė si meiti? Jo, jo, tė verdhė nė pėrmbajtje, janė borgjezo-revizionist, si tė thuash, tė sėmurė me verdhėz, me tuberkuloz, vetėm fare. Tė bėjnė meit. Tė shtrijnė pėrdhe Tmerr! Ke lexuar tė tillė? Jo, kam frikė, s’dihet ē’bėj pastaj. Janė botuar para ēlirimit. Kujt i thua ēlirim ti, pushtimit tė kėtyre? Dėgjo kėtu ti, dėgjo, pėr librat e verdhė se ke pėr tė skuqur mė kot. Ata nė njė faqe kanė dy kollona. Pra lexon njė kollonė dhe nuk hidhesh nė faqen tjetėr, por nė kollonėn tjetėr tė po asaj faqeje. E ē’ka tė tmerrshme kjo? Janė titujt qė bėjnė tė zbehesh menjėherė, tė bie alivan. Ja, “Ura e psherėtimave”, “Dy tė vdekur nė njė qivur”, “Juda Makabé”, “Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur”, “Zonja me Kamelie”, “Manon Lesko”, “Tre mosketierėt”, “Pėrbindėshi”, “Tuneli”. Ouuuu! Po ti duhet tė jesh shumė armik, ditke tėrė kėto! Ku ta dish si do tė jetė Kadareja me qefin nė dorė dhe me kosė, e kishe parė ndonjėherė? Kjo qenka letėrsi dyllė e verdhė...
    Dėgjo ē’u bė pastaj, u kalua nė krijimet e Fondit tė zi tė bibliotekave ose nė burgjet e librave a nė katakombet e tyre, ku rroposen vepra tė ndaluar mėkatare. Vetėm 1 kopje. Tė tjerat asgjėsoheshin.

  5. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    5.


    Qeshja dhe nė burg kur kujtoja se nė qytetin e vogėl tė Lezhės, ku unė shkoja shpesh pėr tė kaluar miqtė e mi ahere, Rudolf Markun, Ndoc Gjetjen...dhe ata, krahas shakave armiqėsore qė bėnim, mė treguan se Ndoci, pasi kryen shkollėn e lartė, kėrkon tė punojė nė bibliotekėn e qytetit. Jo, jo, nė asnjė mėnyrė, u pėrgjegjėn seriozisht, sepse shkruan poezi dhe mėson gjuhė tė huaja.




    6.


    I dėnuar me 9 vjet burg nė mungesė nė Jugosllavi pėr veprimtari nacionaliste nė Kosovė, gazetar i hershėm i “Rilindjes”, Esat Myftari, arratiset nė Shqipėri, (nė atė pjesė qė quhet Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė), mėsues nė Shėngjin dhe Tale, ka pasionin tė grumbullojė libra. Ble nga bukinistėt e vjetėr ilegalė tėrė ata klasikė rusė e francezė. (I gjeta nė Pėrmet, i ruanin nė tavanin e njė librarie.)
    Pothuaj si tė gjithė kosovarėt e ardhur kėtej, edhe Esati arrestohet dhe dėnohet me 10 vjet burg pėr agjitacion dhe propagandė. Shkaku: u rebelua nė njė mbledhje fshati kundėr mėsimeve tė partisė. Dėnohen dhe librat e tij. Me thasė shkarkohen nė oborrin e shkollės ku ai kishte dhėnė mėsim biologjinė. Dhe ju vu zjarri. U dogjėn Dostojevskij, Gėte, Turgenievi, Ēernishevskij, Man, Hes, libra tė vjetėr tė shqipes, ditari i tij, dorėshkrime, tė cilat i kishte mbartur qė nga vendlindja, Peja, kur u arratis. Dhe atė burg qė nuk e bėri nė Jugosllavi, ju shmang sikur serbėve, po e bėnte kėtu, te atdheu-ėndėrr. Por i veēuar nė burgun e Ballshit e tė Zejmenit. Si emigrant me grekė, sllavė e ndonjė italian. Pėr komunistėt kosovarėt s’ishin ende bashkatdhetarė. Veē kur e ēonin nė ambulancėn e burgut, mund tė takonte shqiptarė, nė prani tė policit. Pra duhej tė ishte i sėmurė. Thuhej se supa e tyre, nga qė ishte burg i tė huajve, kishte pak mė tepėr mish se e jona, por qė nuk dukej kurrė.
    Esat Myftari bėri njė protestė pėr librat. U qe bėrė njė trajtim mizor. Edhe njė libėr si “Historia e dashurisė”, nė kroatisht, dhuruar nga emigrantė, meqėnėse kishte njė fotografi tė njė gruaje nė prehėrin e njė burri, bėri qė i pandehuri tė trajtohet si shpėrndarės i literaturės pornografike. Jo, ėshtė libėr qė trajton dashurinė nė shekuj, tha. Ē’dashuri, thua, i thanė. Nė shekuj vetėm dashuria pėr Partinė ėshtė. Edhe kur nuk ishte krijuar? Flasim pėr shekujt e ardhshėm, ne na takon e ardhmja!
    Si pėrgjigje nga lart pėr protestėn Esatit i kthyen nė burg antologjinė “E di njė fjalė prej guri”, poezi me autorė nga Kosova, botim i Tiranės. I hap kapakėt librit dhe s’gjen asgjė brenda. Kurse nga libri “Tregime tė moēme shqiptare” i sollėn gjysmėn. Dhe njė poezi nė dorėshkrim. Nėse ėshtė e jotja, i thanė...




    7.


    Korēė. Parisi i vogėl, kėshtu e quanin, por nėn njė regjim tė rėndė komunist. Po ndėrtohej njė bibliotekė e re, moderne. Pa asnjė dritare anash, qė jeta e qytetit tė mos i tėrhiqte vėmendjen studiuesit me zhurmat dhe pamjet e veta. Dritaret do tė ishin sipėr, nė tavan. E kėshtu nga qielli do tė rridhte dritė e butė, natyrale, qė shpesh tė vė nė mendime.
    Qe bėrė Pleniumi IV dhe po gpditej ashpėr liberalizmi. Qenė futur nė burg drejtori i Radiotelevizionit shqiptar, dhe drejtori i Teatrit Popullor, thoshin, dhe kėngėtari mė i njohur i muzikės tonė tė lehtė, cili, cili, Sherif Merdani, i di ēfarė ka nė akuzė?, dhe pėrthyerjen e gjurit sipas ritmit gjatė kohės kur kėndonte nė seknė. E ē’tė keqe ka kjo? Po ai s’e ka biografinė e mirė dhe klasat e pėrmbysura nuk lejohet tė jenė aq tė lumtura. U ndalua njė kėst tjetėr librash, pasi u futėn nėpėr burgje shkrimtarė dhe gazetarė tė tjerė. Librat i ēuan si zakonisht nė fabrika pėr t’i ricikluar nė letėr. U dėnuan dhe arkitektė bashkė me ndėrtesat e tyre borgjezo-revizioniste. U dėnua dhe biblioteka e Korēės. T’i hapen dritare para, anash, pas qė edhe ajo tė shohė si lulėzon socializmi, tė vėrshojė revolucioni brėnda saj. Ne s’na duhen kullat e fildishta tė intelektualit.
    Betonimi i mureve kishte mbaruar me kohė, por erdhi urdhėri mė i fortė se ēdo beton, i bombardimit tė mureve, tė shkallmohej pėr tė hapur dritaret. Si? Vėrtet u bombardua? Po, po! Qysh? Vunė topin pėrpara saj nė rrugėn pėrballė dhe ndėrprenė qarkullimin e njerėzve dhe makinave dhe qėlluan me gjyle? Mbase, me dinamit, sigurisht. Nuk e di si shemben gjėrat. Ja, ashtu siē goditėn gjatė luftės Asamblenė Kushtetuese. Nė burg kishim dhe Akilin nga Shkodra. Kur ishte ushtar, artilier, pyeti pa tė keq, kėshtu thoshte ai tani, nėse topi i tij i hidhte gjylet dot qė nga kodrat e repartit deri nė qendėr tė qytetit. Po aty kishte ardhur udhėheqja mė e lartė e Partisė dhe menjėherė nė gjyqin ushtarak e dėnojnė me 25 vjet burg. Akili fshinte oborrin me njė fshesė tė gjatė sa gryka e topit, por e hollė. Ah, sikur tė ishte fluturuese si nė pėrrallė dhe t’i hipje...Dhe ndėrtesėn e Teatrit tė Fierit e dėnuan. E shembėn pėr gabime ideologjike nė arkitekturėn e saj. Nuk e di a zuri brenda aktorė, por nė njė kuptim tjetėr, ra mbi ta.
    E ē’ndodhi pastaj nė Pompei?




    8.


    S’mė ndahej akuza. Nuk i harroja dot dy akt-ekspertizuesit e mij. Ato dy vargjet:

    Dritaret janė britma ime qė tė braktiset
    Dhoma e errėt e vetmisė.


    Aludon pėr Shqipėrinė socialiste, denonconin me shkrim pėrditė, nat e ditė, me vite, gjersa unė jam ende kėtu, qė sipas kėtij armiku, shtonin ata, ėshtė e izoluar, vetėm dhe nė terr dhe ky pseudopoet kėrkon dritare qė tė lidhet me vendet borgjezo-revizioniste. Dhe qė tė dy venė nė bibliotekė ēdo ditė e zgjedhin vendin pranė dritares, si mė me dritė.
    Dikush thotė qė shembjet bėhen qė ngrehinat e reja tė mos u ngjajnė bunkerėve, pėrkundrazi, thonė tė tjerėt, duhet t’u ngjajnė bunkerėve. Shqipėria ėshtė njė bunker i madh. Por s’po dinė ē’tė bėjnė me Pallatin e shkrimtarėve nė Tiranė. Kubist i tėri si ta kishte bėrė Pikaso. Arkitekti ėshtė nė burg? Po, po. Njėherė u mor vendimi tė mos quhej sikur e kishte bėrė njė arkitekt armik, por njė tjetėr i besuar. Po, po vėrtet kėshtu, buzėqeshte trishtueshėm Shefqet Kau, njė i burgosur trupmadh dhe po aq i dėlirė. Nga qė ishte marrė me sport dikur. Kjo u duk e pamundur, po thoshte, aq sa dhe ēbėrja e atij pallatit apo maskimi a shembja e tij? Mbas Pleh...niumit IV, siē i thua ti: pleh...hum-hum, Shqipėria mbyllej e bėhej kriminalisht mė enigmatike pėr botėn, kurse brenda nuk lejohej mbyllja, kubizmi pėr vetveten, si tė thuash mbrojtja e saj, por xhveshja, pėrdhosja e intimes deri nė vrasje tė saj, rrėfimi nė parti, nė polici, njė sinqeritet i pamėshirė budallai...kurse pastaj, ah, sa i tmerrshėm ėshtė burgu. I fshehur pas maleve, enigmatik e ti brėnda tij nuk ke ku fshihesh. Je i tejdukshėm pėrballė tjetrit, veē me njollat e zeza tė radioskopisė sė vuajtjes nėpėr kocka dhe hijen e njė libri nė gji.




    f.417

    TE (PA)BURGOSUR TE TJERE LARG
    (kthim mbapa ose gjeratore ne Purgator)



    -Cfarė e ke ti Avni Zhitin? Kam dashur tė tė pyes dhe mė parė - u ktheva nga i burgosuri pranė meje. Kishte njė fytyrė tė mirė prej familjari me deformime tė tilla qė e bėnin t’i ngjante njė martiri ēfarėdo.
    -Eshtė kushėriri i tim eti, s’e di i sati.
    -Nuk e ke xhaxha? – i erdhi keq bashkėfolėsit.
    -Jo, por im atė e kujtonte, e ndjenim tė afėrt.
    -Duhet tė jesh krenar pėr tė. Dhe mos e moho nėse e ke xhaxha.
    -Jo, jo, pse? Unė e kam njė xhaxha tė vrarė nga regjimi. Ishte mėsues. Prej tij kemi nė shtėpi “Lahutėn e Malsisė” tė Fishtės me autograf. Xhaxhai tjetėr ka luftuar me armė me partizanėt pėr lirinė e vendit. Nuk ėshtė komunist.
    -Unė e kam njohur Avni Zhitin – mė ndėrpreu i burgosuri qė kishte vendosur tė mė rrėfehej dhe mua po mė vinte zor ta pyesja pėr emrin, kush je? – Ai ishte karakter, i fuqishėm, i panėnshtrueshėm. Mua m’i la njė pjesė tė librave, kur u lirua njėherė. Se e dėnuan prapė e shumė herė tė tjera. Kishte mbaruar akademi ushtarake nė Itali e Austri. Antikomunist i pandreqshėm. I shpallur. E di qė kishte marrė pjesė nė rrethimin e Stalingradit?
    -Po. E kisha dėgjuar kur erdhi nė shtėpinė time. Do tė ketė qenė lirimi i parė. Unė isha nxėnės e ai tregonte pėr njė bombė qė ra te kėmbėt e tij nė front e pėr fat, nuk plasi.
    -Ku?
    -Nė Stalingrad. Megjithėse tha se mė mirė do tė kishte qenė tė kishte plasur ajo bombė e tė mos binte nė burgjet e komunistėve.
    -Ka patur tė drejtė.
    -Dhe mė kujtohet kur tregonte pėr njė arratisje, donin tė kalonin njė lumė tė tallazitur, dimėr e noti s’tė bėnte punė. Tė gjithė u kapėn pas bishtave tė qeve a buajve pėr tė dalė nė bregun tjetėr.
    -Ka vuajtur shumė. Ishte trim i ēartur. Thuaj e kam xhaxha kur tė tė pyesin.





    f.438


    Nė udhėn tej ku po vdiste dielli, shihja njė tjetėr njeri tė shėtiste, mė pėrshėndeste me dorė dhe vazhdonte ikjen. Ishte muzikanti i madh Filipeu. Dhe ai kishte qenė nė burgun e Burrelit. Fati i tij i keq, qe lauruar nė Athinė pėr dirigjim dhe kitarė dhe i binte violinės mahnitshėm si njė magjistar. A, nė Athinė, duhej tė ishte agjent grek!? Nė koncertet pas luftės. Ky e kishte shoqėruar me piano sopranen Tefta Tashko. Gjatė torturave i kishin thyer dy brinjė, pastaj ecte me mundim. Koka e tij e madhe, ballrėndė si Bethoven, gjithmonė i veshur hijshėm, pastėr sa dukej vėrtet e pamundur nė botėn agraro-socialiste, ai ngjallte dyshim pėr dy komitetet, atė tė Partisė dhe ekzekutivin, Shillėn dhe Haribdėn e ēdo qyteti shqiptar. Nė qelitė e Burrelit Fotaq Filipeu ribėnte muzikėn e madhe me mend dhe tronditej. Kur e liruan, pas shumė vitesh, nuk e ēuan as nė Tiranė e as nė vendlindje, nė Pėrmet, por nė vendin e internimeve, nė Lushnje. Po themelohej estrada e qytetit. Bėrthama teatrore – im atė me dy-tre tė tjerė. Filipeu u caktua tė formojė orkestrėn. Serioz dhe i paafrueshėm, nervoz, por punėtor i madh, mes amatorėve, nėpėr jevgjitėr e llustraxhin e kėpucarė zgjodhi mė tė mirėt, fizarmoniēistin, trombistin, violinėn e parė, xhezbandistin e banditė tė tjerė e duke bėrė prova natė e ditė, pa ndėrprerje, mes bėrtitjeve tė tij tė demonta, duke thyer dhe harqe kokės, ai e bėri qytetin e Lushnjes me njė orkestėr tė mirė. Askush nuk guxonte tė afrohej sikur tė ishte e ndaluar nė sallėn ku bėnte ai provat. Kishte nxjerrė jashtė dhe sekretarin e Partisė, kurse te aktorėt mė shpesh bėhej gallatė. U bė shfaqja e parė e bujshme. Artistė tė shkėlqyer. Mes tyre dhe ajo, kėngėtarja e jashtėzakonshme, Vaēe Zela, qė herė kritikohej pėr fustanin e shkurtėr dhe herė pėr leshrat e gjata, pastaj pse kėndonte mė mirė kėngėt spanjolle nga kėngėt partizane shqiptare, pastaj pushohej nga puna pėr thyerje tė disiplinės proletare e pastaj dekorohej. Unė nuk e harrova kurrė puthjen e Vaēes, mė deshi si fėmijėn e mikut tė saj dhe iku pėrgjithmonė nė kryeqytet, ku u bė Afėrditė e kėngės moderne shqiptare duke mos ju ndarė kurrė rrufetė e frikshme zeusiane.
    Duke mos patur argėtim tjetėr, premierat e estradės krijonin pėshtjellimin e afrimit tė njė komete a eklipsi, mbėrritje ufosh, orgazmė gazi. S’gjendeshin bileta. Shiteshin menjėherė. Tė jap biēikletėn, mė jep biletėn, thoshte njė shkodran i internuar. Vetėm sot kam leje.
    Muzikanti i madh dirigjonte orkestrėn e fshehur pas kuintave tė skenės. Ai nuk lejohej tė shfaqej para publikut. Me aktorėt me biografi tė keqe siē ishte im atė, s’kishin si t’ja bėnin.
    Mjeshtri i madh Filipeu arriti me mundime dhe tortura si ato tė burgut tė krijojė bandėn e parė frymore tė qytetit. Si gjithmonė me amatorė, jevgjitė, hidraulikė, berberė. Qyteti u trondit nga marrshimi i tyre i tunxhtė, me uniformat blu. Erdhi dhe televizioni pėr tė filmuar. Njerėzit panė nė ekranet e rralla tė TV-ve nėpėr fqinjė me biografi tė mirė politike apo nė sallat kulturore tė ndėrmarrjeve bandėn e Lushnjes. Kamera merrte me radhė bulēitė e fryra e hurin e daulles, pjata dhe kėpucėt qė mbanin ritmin, instrumentistėt nėn vezullimet metalore, tė cilat shpesh u rrotulloheshin si gjarprinjtė (shumė mė tė trashė se nė legjendėn e Laokontit), por asnjėherė nuk u dha portreti i madhėrishėm i drejtuesit tė bandės. Kameramani qe porositur tė ruhej nga mjeshtri Filipeu si djalli nga temjani. Po,po, ėshtė e vėrtetė, qeshte me ironi mjeshtri i madh, pa pikėn e revoltės. Pastaj ai kompozoi Himnin e qytetit, njė vals qė s’mbarte asgjė nga revolucioni e lufta e klasave e komunizmi lushnjar, por dallgėzim tė ėndėrrt, ngazėllim qetėsues, i cili mungonte dėshpėrimisht.

  6. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    f. 442


    Tė persekutuarit e kėsaj kategorie, ish tė burgosur a qė do tė shkonin nėpėr burgje, me njerėz tė arratisur, tė pushkatuar a qė do tė arratiseshin e do tė pushkatoheshin, punonin vetėm nė bujqėsi ose nė ndėrtim, zgjoheshin herėt, merrnin trastat me bukėn me vete, ca djathė e domate (ndonjė i krisur fuste dhe ndonjė libėr, sa pėr t’i prishur punė vetes edhe mė) e ktheheshin vonė, flinin shpejt. Martoheshin shpejt, gjithmonė duke marrė te njėri-tjetri, se nuk lejohej tė dashuroje pėrtej klasės tėnde, e vdisnin shpejt. Por pėrgjoheshin rreptėsisht, me spiuna nga jashtė dhe nga brėnda. I raportohej operativit tė lagjes ēdo buzagaz i kėtushėm, pse, ē’u dha shpresė, trishtimi dhe heshtja, pse, ē’kanė ndėrmend tė bėjnė?
    Tė gjitha kėto m’i tregonte njė pinjoll i familjes sė madhe tė Butkajve. Punonte bashkė me nėnėn e vet nė ndėrtim, bėnin llaē e mbartnin tulla me tezgė nėpėr shkallė tė pambaruara dhe skela qė binin shpesh. Nėnė e bir. Nė njė biēikletė tė dy. Askush dhe asgjė mė. Ai qė duhej tė ishte i zoti i shtėpisė, ah, nuk e kishin, qe arratisur herėt nė Gjermani, emigrant politik. Njė nga djemtė e tė famshmit Sali Butka, Safeti kishte vrarė veten gjatė luftės, sepse nuk duroi dot vėllavrasjen, tradhtinė e komunistėve, mashtrimin, pragun e luftės civile. Me vdekjen e vet bėri apel pėr bashkim kombėtar. Por vendi ra nė krime tė tjera dhe nė humnerat e luftės sė klasave. Po shikoja pllanga gjaku. Befas u bėnė fantazma e njė violine tė dėnuar. Rridhnin rekuieme si lumė. Ah, sa e bukur Valbona, ē’kaltėrsi thellė mes humnerave tė tjetėrllojta. Po burimi ėshtė i mrekullueshėm. Do tė shkojmė? Nuk tė lėnė pa leje tė Degės sė Punėve tė Brendėshme, ėshtė afėr kufirit me Jugosllavinė, fillon Kosova aty. Tė tė kapin andej, konsiderohet si tentativė pėr arratisje dhe askush nuk tė beson se ke dashur tė shohėsh burimet e Valbonės. Po endesha rrugėve tė qytetit verior Bajram Curri me mikun tim, skulptorin Ilmi Hoxha. Pimė njė kafe me poetin e kėtushėm, tė njohur kudo, Ndoc Paplekėn, te njė klub nėn hijen e rėndė tė maleve. Bjeshkėt e Namuna janė? Mė pyeti pėr vėllimin tim me poezi. Ma kthyen, i thashė. Me gabime ideore. Takova dhe njė mikeshėn time, kur ishim studentė dhe rapsoden Fatime Sokoli. Pas atij mali ėshtė mėsues poeti Halit Shamata? Kam ardhur tė shkruaj njė reportazh pėr nxėnėsit e mij, qė tani punojnė nė ndėrtimin e hidroēentralit tė Fierzės, thashė. Nga feneri diogjenik te drita gjigande. Dhe endeshin rrugėve, tė ndjekur jo vetėm nga sytė kureshtarė tė vendasve, por dhe tė Sigurimit. Kėrkoja Uran Butkėn, tė dėbuar nga Tirana nė Tropojė, nga qė ishte i biri i Safetit. Darka nė apartamentin e tij ishte e tėra e ngrohtė dhe e pėrzemėrt, intime, me gjellė tė mira. Kujtuam librin e Sabri Godos, aq shumė i pėlqyer nga ne, “Plaku i Butkės”, monografi pėr gjyshin, Saliun e famshėm. Edhe Urani vetė shkruante, por nuk botonte dot. Pikturonte, prandaj dhe nė Bajram Curri punonte si dizenjator. Me zėrin e butė, aq shumė i njerėzishėm, Urani nuk ngjante i kėtij realiteti tė ashpėr klasor, plot me persekutime e dėbime tė befta. Pastaj skulptori shuajti cigaren se nga dhoma tej sollėn ēupėn e vogėl se nuk flinte dot. Vetėm.
    -E di – mė pyeti Urani – Sali Butka shumicėn e poezive tė veta i ka shkruar nė Milovė, nė shtėpinė tuaj nė Skrapar?
    -Po – thashė - ma kishte thėnė gjyshi. Dinte pėrmendėsh poezi tė tijat dhe nga tė dashurisė, tė Naim Frashėrit. – Qeshėm prapė. Pastaj folėm pėr zanat dhe shtojzovallet e veriut dhe pėr kujdesin qė duhej tė kisha se mos vizita ime pėr tė parė Valbonėn shndėrrohej ...nė arratisje.




    f. 451


    Si thua ti, jemi ne njė popull qė lexon? Ē’tė tė them, vijmė nga njė popull analfabet qė zhduku analfabetizmin vetėm pėr tė lexuar veē njė lloj libri. Gjendje tė frikshme tė dyja. Dhe gjendja e tretė, njė popull nė burg, qė lexon. Ndėrkohė leximi nuk ėshtė bėrė ende kėnaqėsi, por pakėz detyrė dhe mė shumė vetėmbrojtje. Kemi njė gjuhė librash dhe njė gjuhė tjetėr qė prodhon veē urrejtje, sterilizohet. Kurse elita jonė, jo vetėm qė ėshtė e politizuar, por dhe e inkriminuar. S’ka unitet mė tė fortė se ai i kriminelėve komunistė. Me ata dhe gjuha bėhet gjuhė e minimizuar, gjuhė vrasėsish, s’kanė nevojė pėr fjalė, por pėr fshehje fjalėsh. Aranit Ēela, psh, ka firmosur rreth 800 dėnime me pushkatim. Ka mbushur 800 gojė me dheun e vdekjes. Jo mė kot kėta njė prifti patriot, mė kanė thėnė se pasi e torturuan, ja nxorėn gjuhėn, ja zgjatėn mbi tryezėn e hetuesisė dhe ngulėn thikėn mbi tė. S’doje tė flisje pėr ne? Tani kurrė s’ke pėr tė folur! Pse ky inat i shfrenuar, kriminal mbi gjuhėn e njeriut? E, si e spjegon ti? Mirė neni 55 qė ndalon tė folurit ndryshe, se jemi nė diktaturė, por masakrimi i organit tė tė folurit?! Pse? Dėnohet folėsi dhe goja e tij, fjala dhe ara e fjalės, libri, tė cilin nuk e lėnė as si varrezė tė fjalės, por e riciklojnė nė letėr dhe ashtu le tė mbetet pėr kėta, shkretėtirė. I gjymtojnė veprat, i shėmbin, i shkurtojnė, u hedhin ngjyrė tjetėr apo prangat, i ndalojnė, i rrahin, i ēojnė nė gjyq, i bombardojnė, i fusin nė fondin e zi si nė varr, i djegin, i zhbėjnė. Nėse autorėt i shpėtojnė pushkatimit ose burgut, dėnohen sėrish veprat. Si asgjėkundi. Me mosbėrjen. Ne nuk kemi tė shkruar strategjinė tonė kombėtare. Ndoshta jemi i vetmi popull sot nė Europė pa strategji kombėtare. Kurse rilindasit tanė ishin tė qartė dhe me vizion dhe bėnim programe kombėtare. Nga vinim dhe ku donim tė shkonim? Tani s’dijmė ē’duam e ē’bėjmė? Ndėrtojmė Shqipėrinė e re me shqiptarė robėr, tė burgosur. A ka Shqipėri tė lirė, tė begatshme pa shqiptarė tė lirė, tė begatshėm? Ku ka tė ardhme, kur vritet e tashmja? Kėta po abortojnė tė ardhmen. Ē’kėrkojmė nga vetja dhe nga tė tjerėt, nga kampi socialist dhe bota, ē’duam t’u japim atyre? Por tė veēuar. Dhunshėm. Dhe me njė braktisje tė pėrdhunshme prej tė gjithėve. Tė veēantė dhe tė ēuditshėm! Kisha dėgjuar nga im atė, kur isha fėmijė, qė atij i kishte rrėfyer Abaz Ermenji, kur kishte shoqėruar dikur nja dy francezė nėpėr Shqipėri, njėri prej tyre kishte thėnė: vend i varfėr dhe i paditur. I pėrshtatshėm pėr komunizėm. Kėtu mund tė bėhen revolucione leninisto-staliniste. Po, po, ashtu ėshtė, thoshte njė tjetėr mik i tim eti, Haki Ballshi. Tė jesh nacionalist do tė thotė tė duash nėnėn tėnde. Hamdi Gani ofshante kundėr gjyqeve politike, kurse Panajot Papingji, i bardhė si Priami, mė bėnte krahasime tė pėrkthimit me origjinalin e “Odiseut”, pjesė tė tė cilit i dinte pėrmendėsh. Dhe i kishte thėnė tim eti, nisemi ta takojmė djalin nė Spaē. Prandaj kam ardhur. Normalisti tjetėr, Naim Babameto, e kisha dėgjuar tė tregonte se kishte lexuar nė frėngjisht njė pėrshkrim udhėtimi nga Shatobrian nėpėr fshatrat shqiptare nė Greqi. Qe mrekulluar nga bukuria e grave shqiptare dhe sjellja e tyre fisnike. Ah, psherėtija unė, nė shkollė bėnim veē rusisht e nuk gjeja asnjė mundėsi pėr frėngjishten, kurse nė burg, puna nė minierė, llahtarisht e rėndė dhe rraskapitėse, policia – vrasėse e detyronin kohėn tė ikte si ujė i zi skėterror e unė sipėr tij – kufomė e gjallė!
    Pse e donin atdheun mė shumė dikur? Apo nga qė po e bėnin vetė. Atdheu ėshtė njeriu. Sa pak fare ēmohet!...

    Nga pėrtej po zbriste shkallėt burri jo dhe aq plak, trup pakėt qė mua mė dukej sikur mbartte njė kumt tė pėrtejmė. Me njė shqetėsim tė tillė tė pėrtejshėm, qė askush nuk meritonte t’ia dorėzonte, endej i qetė. Dhe veshėt si dy gjethe tė mėdha, mė dukeshin si me dhč, nga qė patjetėr i kishte rrasur trojeve tė lashta, herė njėrin dhe herė tjetrin pėr tė dėgjuar zėrat e thellėsive. Ne andej punonim dhe kėshtu asgjė nuk na tralliste.
    Plaku Ziso Vangjeli gjatė luftės kishte zbarkuar nė Normandi si oficer amerikan. Historian dhe ushtarak punoi nė Paris pastaj nė njė klub kulturor dhe ju dha tė kthehej. Sėmundja e dashurisė pėr atdhe. Sipas bisedimeve paraprake do tė punonte si pedagog. Ja fali shtetit gjithė bibliotekėn e tij, por pėrfundon nė burg.
    -Kur tė bjerė “komunizma”, - thosh – se do tė bjerė “patjatėr”, ne do tė vuajmė mė pas me dekada prej hibridit. Komunistėt janė tė sofistikuar nė politikėn e kuadrit. Bijtė e tė kuqve do tė vijojnė etėrit. Ajo pėrzjerje zelli dhe inati, herė i fshehtė e herė i hapur pėr etėrit e kuq qė s’patėn fuqi dhe mend tė ishin tė pėrjetshėm, do t’i bėjė mė dinakė dhe mė tė liq. Nga kundėrshtarėt e tyre qė i urrejnė pėr vdekje, do tė vjedhin idetė, projektet dhe deri slloganet e do t’i propogandojnė mė mizorisht pėr t’i vėnė ata nė jetė, gjoja si amanete. Dhe do tė kėrkojnė pushtet tė pamerituar si trashėgimtarė, si zanatēinj tė kuq dhe kundėrshtarėt do t’i durojnė sa pėr sfond. Do tė kėrkojnė tė bėhen ata pronarė dhe qė tė mbrohen do tė bėjnė ata politikė qė etėrit e tyre e rroposėn ose e luftuan gjithė jetėn si bolshevikė tė trashė. Kundėrshtarėt e tė kuqve nė Shqipėri, ē’kanė mbetur as kasaphanave dhe tė rinjtė qė do tė dalin, janė tė papėrvojė. Dhe kėshtu do tė sundojė te ne hibridi. Gjatė, mjaft gjatė. Hibridėt janė si monstrat. E pėr tė luftuar ata duhet qenė si ata. Do tė jetė mė keq ca kohė e njerėzit do tė mendojnė diktaturėn si zgjidhje. Burg i detyruar. Liri e detyruar. Kaos dhe llum. Pra pas dėnimit me burg, populli do tė dėnohet me liri qorre. Liria qorre ėshtė dėnim. Se ne nuk do tė dimė ē’t’i bėjmė asaj si njė gjėje tė tepėrt. Do ta pėrdhunojmė si barbarėt. Unė nuk do tė jem atėherė. Ju do tė jeni. Mbahe mend dhe kujtomė. S’ke ē’bėn, jo. Veē kujtomė mua, plakun.




    ***

    ...nuk jam unė njeri kundėr komunistėve, janė komunistėt kundėr njeriut...




    f. 461


    Unė e di se letėrsia qė po bėjmė kėtu ka si vlerė tė parė aktin e tė krijuarit nė burg, njė mrekulli e rrezikshme, sfiduese qė mbart mbi supe (ndėrsa duart janė tė lidhura) gjithė historinė martire tė librit. Unė gjithashtu e di qė kjo nuk ėshtė vlerė e mirėfilltė letrare, por gjithsesi ky akt i duhet letėrsisė. Do ta ushqejė atė si njė lumė i nėndheshėm, i turbullt dhe i pėrgjakur. Ne do tė mund tė sjellim atė qė mungon e jo pėrmbytjen e asaj qė ėshtė. Ne jemi tė egėr, sepse mbartim egėrsinė e rrethanave tė atyre qė i krijuan ato. Dhe faji s’ka si tė jetė i yni. Tė paktėn jo i tėri. Ne s’do tė kemi turp nga veprat tona siē do tė keni ju pėr shumė e shumė vepra, pėr tė cilat merrni shpėrblim e medalje. Ne - plagėt si medalje. Veprat tona tė gjymtuara kanė vetėm njė ēmim: dėnimin e madh. Ato janė kafkat e realitetit, asgjė nuk thonė dot, por tė paktėn paralajmėrimit “Rrezik vdekje” i ngjajnė. Nėse nuk mundin tė tregojnė jetėn, vdekjen e tregojnė, qoftė dhe me shenjėz, me fare pak, me njė copėz tel me gjemba. Nė hieroglifin e tyre mund tė lexosh se nga vjen dhuna, ku shkon e ē’kėrkon. Ne s’ditėm tė jetojmė, nuk na latė ju, por ne dimė tė mbijetojmė, qoftė edhe tė vdekur. Vdekja ėshtė njė ēast, por mbasvdekja ėshtė e pavdekshme. Pėr njė shkrimtar a nuk ėshtė mė e rėndėsishme pavdekėsia e veprės? Leximi i saj ndryshe. Ne krijuam dhe lexuesin tonė tė pėrvuajtur, i dėnueshėm pse na lexon, pra mbrojtėsi ynė dhe martiri. Afrohu, vėlla, tė vdesim sė bashku. Ku po shkojmė?

  7. #17
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Dashuria ime per gjyshin

    - Gjysh,
    O gjysh, ēohu...
    - C'ėshtė, bir?
    - Kam frikė se mos nuk zgjohesh mė...........
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #18
    Dita, tė falėnderoj pa masė!
    Nga veprat e nacionalistėve, patriotėve dhe tė gjithėve qė e duan Kombin e Atdheun, dhe me ndihmen e Zotit, dėshiroj ti vuajm pasojat e diktaturės sa mė pak e sa mė shkurt!
    Pa i ndihmuar vetes nuk mund tė na ndihmojė Zoti!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  9. #19
    Harrova ti falėnderoj me shumė respekt, tė gjithė qė sollėn shkrimet e Poetit ZHiti!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  10. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mistiku,

    si lexuese vepren e Visar Zhitit e vleresoj si nje deshmi me teper ne galerine e perndjekjes pesedhjetevjecare. Kur kam lexuar librin Burgologji vende-vende jam tronditur aq shume nga detajet e pershkrimit saqe i jam rikthyer edhe nje here, edhe nje here tjeter me vone. Ka vlera historike.


    Ne kopertinen e pasme te librit jane paraqitur edhe disa vleresime kritikesh te huaj e shqiptare. Po i sjell ketu meqe edhe nga libri kam sjellur disa nga pikat me kritike per mua.




    Mbase ka, por une nuk kujtoj e mbi te gjitha nuk kujtoj tjeter veper te shkruar keshtu kaq fresket, e vetvetishme e tera kaq e lidhur edhe e drejtperdrejte me boten, te cilen e zbulon dhe e deshmon. Neper keto burgje Zhiti u mbajt me vite, i pambrojtur ndaj dhunes dhe pushtetit...
    Trillet e tij te clirta, te ajerta, e te guximta kane nje ngjajshmeri te lumtur me stinen kubofuturiste dhe me pjellorine e saj te metaforte...
    Mbetet keshtu, lakuriq e tera para nesh, perbindshmeria e nje tiranie. Clirohet prej kesaj morse nje poet i vertete, i forte...

    Mario Luzi, nga "Croce di carne"




    Fjala e Zhitit eshte nje akt qe plagos te tanishmen, vazhdon te jete ne dhembje, ne bashkesine me te gjere te ekzistences.

    Stefano Crespi, nga "IL Sole 24 ore"




    Te tilla mesazhe do te dergonin Dostojevski, Lorka, Sollzhenicini, Stainhard, M.Kuteli, P.Marko, etj.
    V.Zhiti e prek sketerren, ndien peshen shkaterruese te saj...Ne kete atmosfere cnjerezore, te eger, t eahper ai nuk heq dore nga dashuria per njeriun, i cili mbetet nje ideal i tij.

    Luan Topciu, nga libri "Psalm"




    Fale imagjinates se tij te gjalle e dinamike, Zhiti here-here arrin ta perdore fjalen si nje Shekspir...Shekspiriane tek ai jane: hapesira dramatike qe rrok dhe permasat qe ai u jep rrethanave dhe gjendjeve.

    Xhezair Abazi, Drita




    Ajo qe dallon Visar Zhitin eshte respekti i thelle absolut per gjithcka njerezore. Kjo kronike tmerresh te kohes eshte pa kurrfare fryme ligesie e urrejtjeje dhe pa ate tiparin kaq shqiptar -thirrjen e palekundur per hakmarrje.

    Robert Elsie, World Literature Today









    Dhe nje poezi tjeter nga V.Zhiti


    [bTE HEKURAT E FRENGJISĖ SIME[/b]


    Kaq bukur kėndoi bilbili
    te hekurat e frengjisė sime,
    sa dhe hekurat m'u bėnė
    degė tė gjelbra qershie.

    Dyshemeja u mbush plot me
    cicėrima

    dhe unė mėgjunjazi
    si therrime buke,
    si therrime jete
    njė nga njė po i mblidhja.

    (Nė birucė, 1980)

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •