Janė zbukuruar plehrat nė atdheun tim
Janė zbukuruar plehrat nė atdheun tim,
sjanė vetėm lėkura patatesh,
qepėsh e gazetash tė hedhura
apo kėpucė tė kalbura,
apo mace tė ngordhura.
Janė shtuar plehrat dhe janė zbukuruar
ngjyra ngjyra si fundi i njė ėndrre nė mėngjes,
letra ēokollatash vezulluese,
ambalazhe gjė a gjėzash,
fotografi lakuriq artistėsh tė ndaluar,
kuti tė bukura pijesh tė jashtme,
plehra tė shtrenjtė: njė kasetė, gjysmė manjetofoni, skelet veture.
Ja ca furēa dhėmbėsh
si picirukė pėrrallash
qė kanė vdekur.
Pirgje me plehra, kapakėt e shqyer tė veprave tė diktatorit,
fotografitė e tij tė qeshura dhe pis.
Kalojmė anash plehrave, mespėrmes plehrave,
plehra nė kujtesė, nė biseda, nė karrierė
dhe plehrat ndonjėherė janė mė pak tė shėmtuara,
tė dėmshme mė pak.
marre nga Lobi ne internet
Krijoni Kontakt