Veshtrusja,michigan, dita,fiori , jeni fantastike per materialet e postuara.
Ju pershndes te gjitheve.
Veshtrusja,michigan, dita,fiori , jeni fantastike per materialet e postuara.
Ju pershndes te gjitheve.
E kam njohur Visarin kur sapo kishte lindur demokracia nga vitet 1991 -1992.
I brishte,i bute ,me veshtrimin e cilter te syve te rimet,me nje buzagaz te paster ,entuziast per vleren e librit tim te pare,ai me prezantoi ne nje grup intelektualesh (te letrave)
-Kjo eshte zonja Shpresa Vranari,shkrimtarja Shpresa Vranari dhe na ka sjelle per botim nje liber te vertete,nje roman...etj.
une u befasova nga fjala tabu e vitete te periudhes socialiste.
Dhe vura buzen ne gaz dhe e pyeta gjysme me shaka:
-shkrimtare?
-Po po ju keni shkruar nje roman dhe jo kushdo e ben kete.
Eshte natyra e njerezve te medhenj te jene nje zemer te madhe plot me drite e dashuri.
Dhe Visar Zhiti eshte nje njeri i madh jo vetem per krijimtarine e tij si ujevare por sepse mbeti NJERI edhe pas atij kalvari te kaluar ne Ferrin e burgjeve shqiptare.
elsa vrana
Po kurdis zilen e orės
Po kurdis zilen e orės,
....qė tė mė zgjojė nesėr
......tė kap trenin e hershėm.
Qė tė zgjohesh nga gjumi i madh, i zi
bėj njė vepėr ti,
......kushdo qofsh,
s'ka rėndėsi madhėsia e saj.
Le tė jetė e thjeshtė
....si mbjellja e njė peme
......e imėt si thėrrimet e biskotės
........mbi parvazin e dritares pėr njė zog
....................lajmėtar,
....apo delikate le tė jetė - si tualeti i gruas
......qė ndikon, po, po, ndikon nė bukurinė
..............e fėmijės qė do lindė.
Mos ki frikė, le tė jetė dhe vdekje
po e tillė qė e kundėrshton vdekjen.
Bėj diēka qė t'u hyjė nė punė njerėzve, kafshėve
dhe pemėve...
Kurdise
zilen e zemrės
....nė natėn tėnde tė indiferencės.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Pas shtate 1001 netesh
Epilog
Visar Zhiti
nga Valixhja e shqyer e perrallave
Botimet Toena
dy faqet e fundit te librit:
Na ishte sec na ishte, na ishte nje fatkeqesi qe u shkaktua prej shkrimeve. Me burgosen per to, sepse je metaforik, me akuzuan gjykatesit. Pse flet me gjuhen e Ezopit, e? C'jane keto rrefenja armiqesore!!
Politika atehere ishte si nje murtaje, bente shume deme. Me hodhen prangat dhe me denuan afersisht tri 1001 dite dhe tri 1001 net. Oh, vinte nena ime, babi i verber te me takonin, vellezerit, motra, me jepnin kurajo, por dhe Holta me Kalterinen.
- Perralle eshte qe ti je ne burg? - me pyeten me lot ne sy.
Une buzeqeshja hidhur:
- Pjese e perralles eshte, - thashe, - pjesa me e keqe.
Pastaj iu luta rojave qe Holten me Kalterinen t'i fusja mes hekurave ne pjesen brenda ku isha mbyllur une, pra ne burg, qe t'i perqafoja me mire, t'i puthja.
Si dy engjejt e mi shpetimtare m'u bene ne krahe. Holta me dha nje pako me biskota, me nje liber te fshehur brenda, kurse Nina nje shami ku kishte qendisur vete ajo, me dockat e vogla pellumbin dhe fytyren e njeriut - nje skice e Pikasos se ndaluar, te cilen e pelqeja shume.
Oh, sa u gezova! Sa mire qe policet s'dinin c'ishte Pikaso, se s'do te ma jepnin shamizen dhe do te na denonin serish mua dhe vogelushet.
Po une dola nga burgu...
Dhe lozja me femije te tjere, me vellezerit dhe motrat e Holtes dhe Kalterines, se ato jane te rritura tani. Lozja me Helidonin e bukur dhe Amarden e urte, me Eraldin bjond qe ka qejf te behet futbollist dhe me Liaden pianiste, se ciles emrin ia vura une qe nga burgu: Liri, atdhe, dashuri.
Kurse Heriani eshte miku me i mire ne bote i qenve. Dhe buken e ndan me ta.
Po perrallat? Ah, harrova perrallat. Valixhen e tyre ma shqyen policet, kur kontrollonin shtepine. Ndersa ca nga fletet e shkruara humben, u zverdhen.
I mora nder duar pas njezet vjetesh, te lidhur me kujdes nga njerezit e mi, si nje liber mesjetar, qe e fshehen nen dhe, ne kpshtin e motres. Sepse une isha i ndaluar edhe si emer.
Fletet renkonin te zbehta. Diku mezi kuptoheshin fjalet, te kalbura si filli i telave me gjemba ne burgun tim tani. Sepse, harrova t'ju them, diktatura ra si nje perbindesh qe i pushon zemra. Megjithese nuk e di, a kane perbindeshat zemer?
Dhe po rishkruaja siper fleteve te dikurshme, plotesoja, ndreqja, me doren e dridhur dhe lot te padukshem binin mbi perrallat e mia si shi me diell.
Atjoni im i vogel, i vogel qe e mbaj ne preher, s'me le te vazhdoj. E do ai penen qe te zhgarravise. (Merre, bir!)
Po a do te kene fat te dalin nga burgu i harreses ato qe shkrova dikur nga dashuria per ata qe rriten?
Libri nuk te braktiska si njerezit. Dhe pikerisht atje ku ishin zyrat -qeli te redaktoreve police, qe denonin librat dhe autoret, tani eshte Shtepia e mire Botuese TOENA, e cila pranoi ta nxjerre kete liber pas njezet vjetesh.
Rastesi e bukur, e cuditshme! Apo dicka misterioze, prej kohe, kerkon te korrigjoje vetveten?
Sidoqofte, libri ne duart tuaja me gezon me shume se amnistia.
Duart tuaja do te sherojne shume gjera. Dhe kete liber si nje plage...
Dr Gėzim Alpion
Po qe se akoma nuk e keni lexuar romanin e Visar Zhitit Funerali i Pafundmė , nxitoni tė gjeni njė kopje. Po qe se libri nuk ėshtė mė nė qarkullim, i shkruani botuesit menjėherė qė tė botojė kopje tė tjera, mundėsisht sa mė shumė. Po qe se ribotimi do tė marrė kohė, mė shkruani qė tiu dėrgoj kopjen time. Sa mė herėt qė ta lexoni kėtė vepėr, aq mė shumė do tė pėrfitoni.
Sa pėr sqarim ky roman nuk ėshtė argėtues. Megjithatė, pavarėsisht nga kjo, ose mė saktė, pikėrisht pėr kėtė gjė, ju duhet ta lexoni kėtė libėr, dhe sa mė parė. Po qe se nuk e ndiqni kėshillėn time, ka tė ngjarė qė pa dijeninė tuaj, ju do tė vazhdoni tė jeni pjesėtarė sonambulistė i njė funerali tė cilit ju ngjitet ndoshta qė kur lindėt. Ndoshta ju keni lindur nė kėtė funeral. Ndoshta ky ėshtė funerali juaj. Ndoshta ju jeni kufoma qė tė tjerėt pėrcjellin nė varr. Ndoshta ju jeni kufoma dhe njė nga pjesėtarėt e korteut nė tė njėjtėn kohė.
Nė kėtė roman Zhiti na rrėfen ne shqiptarėve gjėra qė tradicionalisht nuk na pėlqejnė ti dėgjojmė, shikojmė dhe pranojmė, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr mėkate tė pėrbashkėta.
Si ēdo vepėr me vlerė, ky roman iu ofron lexuesve njė trajtim terapik qė do ti ndihmojė ata ta njohin vetveten ndoshta mė tepėr se nga ēdo libėr tjetėr qė kanė lexuar deri tani. Si njė Frojd letrar, Zhiti e drejton lexuesin me mjeshtėri, simpati, por disa herė edhe me insistim nė turneun e vėshtirė nėpėr labirintet e errėta tė koshiencės dhe subkoshiencės. Me Zhitin, letėrsia shqiptare ka gjetur njė stil tė ri rrėfimi, qė u pėrsos nga James Joyce dhe Virginia Woolf.
Shkrimtarė si Visar Zhiti janė shumė tė talentuar pėr tu liruar nga burgu. Edhe kur artistė tė tillė e kryejnė dėnimin e merituar pėr komplotet qė thurin duke manipuluar fjalėn, armėn mė tė rrezikshme qė disponojmė ne njerėzorėt, ata duhen flijuar me ngujim tė pėrhershėm nė kullėn e harresės. Pėr kėtė tė fundit ne kemi merita, veēanėrisht kritika letrare shqiptare.
Po qe se prisni qė tė informoheni nga kritika letrare shqiptare pėr njė libėr tė jashtėzakonshėm si ky, ka tė ngjarė qė tė mbeteni tė patrazuar nė padijen tuaj edhe pėr shumė kohė. Kritika letrare shqiptare, qė tani pėr tani ėshtė nė njė gjendje vegjetative, ka ende shume pėr tė bėrė pėr tu afirmuar si njė art i mirėfilltė dhe shkencė nė vete.
Kritika shqiptare do ta ngrinte nė qiell kėtė roman po qe se do tė kishte tėrhequr vėmendjen e kritikėve nė perėndim. Tani pėr tani kjo nuk ka tė ngjarė, sepse Zhiti nuk ėshtė i interesuar tė trajtojė tema folklorike dhe ekzotike qė perėndimorėt e interesuar pėr Shqipėrinė dhe hapėsirat shqiptare, si gjithmonė, vazhdojnė ti kenė aq shumė pėr zemėr. Zhiti ėshtė shkrimtar shumė serioz qė tė shkruaj vetėm me qėllim qė tė tėrheqė vėmendjen dhe siguroj aprovimin e kritikės sė huaj. Disa shkrimtarė shqiptarė, me eksperiencė apo edhe pinjollė tė rinj, qė me sa duket e masin suksesin kryesisht me kutin e vlerėsimeve tė befta qė vijnė nga pėrtej Adriatikut, duhet tė mėsojnė nga dinjiteti dhe integriteti profesional i Zhitit.
Po qe se mendoni se njė vepėr e tillė duhet tė ishte propaganduar nga qeveria shqiptare, nė kohėn tonė kjo nuk ėshtė mė e mundur. Shkrimtarėt dhe artistėt shqiptarė trajtohen nga establishmenti politik si fėmijė ilegjitimė tė braktisur. Koha kur shteti shqiptar ta kuptojė sa e rėndėsishme ėshtė tė investojė pėr tu krijuar artistėve si Zhiti kushte dinjitoze pėr tė vazhduar krijimtarinė, fatkeqėsisht duket se ėshtė akoma e largėt.
Megjithėse nė kushte jo normale, Zhiti vazhdon tė shkruajė vepra tė cilat janė pasuri kombėtare. Ky ėshtė ndoshta romani mė origjinal i botuar nė gjuhėn shqipe nė dy dekadat e fundit. Qoftė edhe vetėm me kėtė vepėr, Zhiti radhitet ndėr klasikėt e letėrsisė bashkėkohore shqiptare. E megjithatė kjo vepėr pothuajse nuk ėshtė vėnė re. Edhe ato pak komente qė janė bėrė pėr tė theksojnė se ky ėshtė njė roman kundėr diktaturės komuniste.
Deri diku, kjo vepėr e Zhitit vėrtet ėshtė njė roman anti-diktature. Diktatura qė Zhiti demaskon pamėshirshėm, megjithatė nuk ėshtė thjesht ajo komuniste. Si ēdo shkrimtar, Zhiti pasqyron nė veprat e tij eksperiencėn personale. Si ēdo shkrimtar i madh, ai nuk ėshtė rob i saj, por e pėrdor atė si platformė pėr tė trajtuar ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me kombin shqiptar. Dhe jo vetėm me tė.
Romani i Zhitit pėrqendrohet, ndėr tė tjera, nė ēėshtjen thelbėsore tė marrėdhėnieve tė njeriut me shtetin si njė instrument force, indoktrinimi dhe totalitarizmi. Kėto tipare janė karakteristika tė shtetit nė ēdo sistem shoqėror, pėrfshirė shtetet demokratike.
Zhiti ka shkruar njė vepėr origjinale sa moderniste po aq edhe postmoderniste pėr nga konceptimi dhe ekzekutimi artistik si dhe mesazhi filozofik. Ky roman mund tė krahasohet denjėsisht me disa nga veprat mė tė mira tė autorėve si Kafka, Orwell, Salinger, Heller dhe Solzhenitsi. Duke pasur parasysh historinė e romanit shqiptar, Funerali i Pafundmė ėshtė njė arritje jo e vogėl pėr letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.
Qė ky roman ka pėr autor njė poet tė talentuar si Zhiti, e bėn kėtė vepėr edhe mė tė veēantė. Ky ėshtė romani i parė i suksesshėm nė shqip i kompozuar nė vargje tė lira, qė pėr nga mesazhi, pasuria e gjuhės dhe thellėsia e mendimit mund tė barazohet me kryeveprėn Toka e Djerrė tė T. S. Eliot.
E veēanta e kėtij romani-poemė ėshtė se edhe pse simbolizon jetėn si njė korte kotėsie (ndoshta Korteu i Kotėsisė do tė ishte njė titull mė domethėnės pėr kėtė vepėr), Zhiti nuk e humb besimin te njerėzimi, te vitaliteti ynė si qenie njerėzore pėr tė ngadhėnjyer nė situata kur arsyeja duket se ka vdekur. Zhiti gjen kuptim dhe kthen nė art anėt mė tė errėta tė realitetit njerėzor. Si ēdo kryevepėr qė pėrqendrohet nė temėn e pesimizmit, atė e pėrshkon njė damar elegant optimizmi.
Romani i Zhitit shėnon njė arritje tė re nė letėrsinė shqiptare, pėr tė cilėn duhet tė gėzohemi tė gjithė, veēanėrisht Kadareja. Pėr mė shumė se katėr dekada, Kadareja duhet tė jetė mėrzitur nė vetminė e tij. Nuk them se Zhiti ėshtė njė Kadare i dytė. Kjo do tė ishte njė pasaktėsi e madhe dhe nėnvleftėsim i pafalshėm si pėr Kadarenė, ashtu edhe pėr Zhitin. Nuk duhet qė ta masim vlerėn dhe origjinalitetin e shkrimtarėve tanė me metrin e suksesit tė Kadaresė. Kadareja ėshtė njė fenomen unik nė letrat shqiptare. Kur tė vlerėsojmė shkrimtarė tė talentuar si Zhiti, nuk duhet tė nisemi nga premisa qė tė gjejmė nė veprat e tyre njė Kadare tė dytė. Ne nuk na duhet njė Kadare i dytė. Asnjė vendi dhe asnjė letėrsie nuk i duhen klone letrare.
Kur kjo vepėr tė pėrkthehet nė gjuhėt kryesore evropiane, veēanėrisht nė gjuhėn angleze, Zhiti me tė drejtė do tė konsiderohet si njė shkrimtar premtues bashkėkohorė. Me shkrimtarė si Kadareja dhe Zhiti letėrsia shqiptare dhe ajo ballkanike pėrfaqėsohet edhe mė denjėsisht nė botė.
Voal
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Shkrimtari Visar Zhiti vlerėsohet me ēmimin "Beqir Musliu" nė Kosovė. Ishte hera e parė qė Ars Clubi i Kosovės me seli nė Gjilan, nė nderim tė figurės dhe veprės sė shkrimtarit Beqir Musliu, nė bashkėpunim me Komunėn, kanė themeluar tashmė njė Ēmimin Letrar, tė njohur nė Kosovė, qė tashmė del pėr herė tė parė jashtė kufijve tė saj. Mėsohet se pėr ēmim konkurronin emra si Dritėro Agolli, Fatos Arapi, Teki Dėrvishi, Ibrahim Kadriu, Elvira Dones, Brunilda Zllami, etj.
Pasi juria zhvilloi disa takime intensive, u konsultua me specialistė tė letėrsisė, e mori kontakte me lexues tė shumtė, vendosi qė pėr kėtė edicion ky ēmim t'i shkonte shkrimtarit Visar Zhiti me motivacionin: "Visar Zhiti ėshtė krijues letrar, poet, prozator, eseist, publicist dhe personalitet i shquar i letrave shqipe e i jetės publike shqiptare. Ai ėshtė njėri ndėr personalitet epiqendrore tė letėrsisė sė sotme shqipe, i njohur, i pėrkthyer dhe i vlerėsuar nė Evropė e nė Amerikė. I burgosur pėr shkak tė poezisė, iu vunė prangat nė moshė tė re, kur po punonte si mėsues nė njė fshat tė Kukėsit, duke punuar pastaj pėrdhunshėm nė minierat e burgjeve. Pas rėnies sė komunizmit i botoi krijimet letrare, tė shkruara fshehurazi nėpėr burgje...".
Mė tej motivacioni vijonte me njė deklaratė tė kryetarit tė shoqatės evropiane tė juristėve-shkrimtarė, Gennaro Francione, i cili thotė se "ėshtė e tmerrshme tė dėnosh tė tjerėt pėr poezitė e tyre. Kėshtu mė shumė jemi tė vetėdėnuar. Kush jemi ne qė kemi tė drejtė tė dėnojmė. Unė si jurist, e ul kokėn tani dhe, po tė kisha togėn e gjykatėsit kėtu, do t'ia jepja Visar Zhitit". Viteve tė fundit, vepra e Visar Zhitit i ka kaluar kufijtė shqiptarė dhe ėshtė vlerėsuar dukshėm nga kritika e huaj. Ka fituar njė varg ēmimesh letrare, kombėtare e ndėrkombė-tare, nė poezi e nė prozė. Vitin qė shkoi ai u shpall Shkrimtar i vitit, nė Shqipėri, fitoi ēmimin e madh ndėrkombėtar "Mario Luzi" nė Itali, kurse kėto ditė u shpall edhe Qytetar Nderi i njė qyteti italian. Gjatė ceremonisė sė ndarjes sė ēmimit, nė Kosovė, Visar Zhiti u takua edhe nga krerė tė shtetit kosovar, si Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Kulturės, Valton Beqiri.
Panorama
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Si ta shohe vdekjen nje i burgosur i ri
Kur je i ri
.....ze nje qoshe dramatike ne oborr
dhe sheh ate popull te burgosur si mallkim
........................................mes zjarreve.
Me vete thua: te urtet ketu jane bere shenjtore,
kurse te fantaksurit - te ēmendur fare
Dhe e di qe me vone do njihesh me artista,
..........me te arratisur, atentatore,
..........me burra te mundshem shteti,
nen nje pluhur ngjarjesh te ēuditshme.
Kaq te ndryshem nga njeri tjetri
.....dhe prangat te pandryshueshme.
Me vone do kesh te besh dhe me vrasesa,
me te denuar me pushkatim.
Do te shohesh dhe nga ata qe qajne,
pa asnje shpjegim.
Kurse une,
.....ne diten e pare timen,
.........................nuk harroj,
sollen me barele nje te burgosur.
E kishin zene guret? E kishin rrahur
.........................per vdekje?...S'e di.
Por njoha vdekjen,
qe e njihja si nje lemeri.
Pastaj do zbuloja ketu nje vdekje,
............te qete dhe te perditeshme
mbi gjithēka dhe pa ate misterin tragjik.
Lutju vdekjes qe te marre natyrshem
dhe burgjet
......si perbindshat prehistorike.
1982
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Shokėt e mi tė pushkatuar
Mes nesh ju zgjodhėn
me dorė njė e nga njė.
Ikėt dhe s'u kthyet mė.
Krismat e armėve
ne s'i dėgjuam.
Qielli u mbyll
me qepallat e syve tuaj.
Gjaku
pėr herė tė parė rrodhi i lirė
jashtė lėkurės sė burgut,
pėrtej telave me gjėmba
gulshe, gulshe
nga vrimat e plagėve
..............tė plumbave.
A ishit heronj?
Heroikisht a ratė?
Me kėto le tė merret
e ardhmja.
Mua mė takon
tė fshij lotėt
......(...dhe asgjė?)
Sepse mėngjesi
s'do tė vinte mė.
Burgu i Qafės - Barit, 19.4.1984
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
bili99 (07-03-2019)
Nobelisti Shqiptar !
Do te vdiste cdo komb per nje poet si Visar Zhiti, Ismail Kadare ishte kandidat per Cmimin Nobel dhe shpresoj qe poeti/shkrimtari ,eseisti dhe mbi te gjitha shpirt-fisniku do jete Nobelisti i pare shqiptar per letersi.
Nuk ka hije te gjalle qe e mbulon madheshtine e poetit Visar Zhiti.
Shqiptaret duhet te bejne nje ekip profesional si me perkethime ashtu edhe me angazhim konkret institucional qe ti dhurojne botes dhe Nobelit produktin me fisnik te kombit !
Poet i dashur , kur ne jete takoj shpirtra si ti ah! sa shume e dua qenjen njerezore, rrofsh per lotet....!
me nderime per kete xhevahir te kombit tone,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 04-02-2010 mė 11:00
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Gjithė dashurinė
Siē flije, shkujdesur
gjinjtė t'u zbuluan.
Nga aty doli befas
mėngjesi i kulluar
dhe mbushi botėn
magjishėm plot dritė.
Nga qė ti u ēove
unė besoj te kjo ditė
Tek ty do tė vij,
s'mund tė rri pa tė parė.
Mbi flokėt e tu vėshtrimin
do e ngrij - karficė tė artė.
Dhe do tė rri pėrballė,
do tė tregoj fare thjeshtė:
Nė TV, nė mesnatė
pashė Nėnėn Terezė.
Ecte mes plageve,
nė Kalkutėn e dėshpėrimit.
Shėrohet me buzėqeshje
shpirti i njeriut.
Ti ndoshta dorėn tėnde
do ma vėsh mbi sup.
Gjithēka qė kam mbajtur -
............................ tė rėndė
do mė bėhet e butė.
Dhe do t'i shtysh nė tė djeshmen
frikėn, vetminė.
Do lėsh - qiell tė pėrhershėm -
gjithė dashurinė.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Krijoni Kontakt