
Postuar mė parė nga
Fiori
SI SHK-OH-ET NĖ KOSOVĖ
-baladė-
- Ti, kalė i bardhė, Pegasi im,
si shkohet nė Kosovė, tregomė!
Malli mė ka marrė pa qėnė kurrė.
- Pėrtej varrit tė atit tėnd
varret e tjerė u rritėn dhe u bėnė male.
Pas maleve ka varre prapė si retė
nėpėr luginė.
Shtegtojnė varret nė qiejt e ulėt
dhe ta ngatėrrojnė udhėn.
Avionėt kthehen pas tė hutuar
nėpėr mjegull nate.
Karvanėt e veturave janė kthyer nė shkėmbenj
si kuajt e krushqėve nė mallkimin e lashtė.
O Zot! Dardhat dimėrore dhe mėllenjat
janė bėrė fushė me ofshama
tė gjuhės time!
- Ti, yll blu i fatit mbi ballė tė Atdheut,
si shkohet nė Kosovė, tregomė!
- Kur tė kesh njė plagė tjetėr tė re nė trup,
ndiq udhėn e rrėkesė sė gjakut,
qė gjithmonė arrin para meje
dhe mė pret atje - gurgullimė jete.
Marr dy pishtarė tė shuar dardanė,
i ngjyej nė gjakun tim
dhe ndriēoj udhėn. Ndizen krahėt,
flakėt bėhen flatra,
unė bėhem shqiponjė prej dheu
dhe ndiej ciklonet e stepave
si duan tė ma brejnė emrin prej guri.
NĖ NJĖ TAKIM NDĖRKOMBĖTAR POEZIE
A.
Tė bukura janė poezitė e botės,
gjithė mister si sy dashurie.
Por kur lexon poeti i Kosovės
loti rrjedh e pėrndriten hijet.
Tė ēuditshme janė poezitė e botės,
si ashensorė tė ēojnė nėpėr yje.
Por kur lexon poeti i Kosovės
ferri tronditet, portat Skee thyhen.
Paradokse janė poezitė e botės,
kollona ajri tempujsh tvėrtetė.
Por kur lexon poeti i Kosovės,
ujvara Agimesh derdhen mbi jetė.
Alvito, 28...
* * *
Me kalė,
me tren?
Si shkohet atje?
A janė tė lartė muret rrethues? Nė postblloqe
sa cerberė na presin?
Trenat,
kur futen nė tunele, nuk dalin mė.
Shinat humbin si rrėke tė zeza dhe bien nė ferr.
Kuajt nuk kthehen
me kalorėsin e vrarė, por na i vjedhin bashkė me legjendat
nė kufi.
Po si tė shkoj?
Ėshtė amanet
i gjithė tė vdekurve tė mi. Dhe ata janė
mė shumė se tė gjallėt. Avionėt atje sulen.
Si nė kohė tė keqe gjithmonė. Semaforėt janė tė verbėr
si syri i pėrgjakur i qikllopit.
Tė hipi mbi kurrize zhgabash,
mes flatrave tė tyre tė mbahem? Tė bėhemi bashkė
me dy kokė si nė flamur.
Por nė malet e mia skam parė mė zhgaba
dhe mua smė lėnė tė largohem nga puna... si i lidhur
nė direkun e njė anijeje. Veshėt i kam tė zėnė si me dyllė
me dy kufje tė zeza. Dėgjoj lajme dhe muzikė.
Ēti them erės, psherėtimave tė mia,
reve tė dėshirave humbur qiejve,
ylberit delikat tė guximit?
Njė letėr si ta nis pėr atje, tė vogėl fare sa puthja.
(Pėllumbat korrierė
ngrohin vezėt nė foletė e plagėve...)
Ēmė kėshillon udhėrrėfyes i pėrrallave shqiptare?
Ah,
muza
do tė mė ēonte dot
nė vendet e munguara...?
Nė ėndrra
mos shkohet vallė veē me ėndrra?
25. 07. 2000
* * *
Darda-
-nia...
Prapa
mnia.
Shqipė-
-ria...
Gjithė
(I)liria.
Kos-
-ovar...
Mos
var(r)!
* * *
Mė njohu
qeni i gėrmadhave,
edhe pse smė kishte parė kurrė.
Mu hodh te kėmbėt,
lėpiu me gjuhė
mallėngjimin tim dhe lehu i ngazėllyer.
Qetėsohu, qetėsohu,
ngushėllim i errėt imi,
lozonjar i tėri.
Sa kohė u bėnė
qė ledhatoj hijen time,
pėrpara prin
dhe mė pret si qen shtėpie
nė qoshe tragjedish?
Unė i hedh
maska tė lumtura.
Luaj me to,
rrokullisi me putrat e pista
sarkazmave tė truallit.
PEMĖT VAJTOJSA
Pemėt
mė tė trishtuara nė botė
janė nė Prishtinė.
Vajtojnė rrugėve,
janė vetė vajtimet.
Nė trup u dhembin
si fasho plagėsh
lajmėrimet e bardha tė vdekjeve.
O Zot! Do tė varrosin
pėrsėri ata qė i vranė
dhe i hodhėn nė gropat e pėrbashkėta
tė luftės!
Nga vdekja
tė heqėsh vdekjen.
Varroset shpesh kėtu e njėjta pafajsi,
ma thonė pemėt, Hekubat e vajtimeve.
Dhe unė ngrij si ato rrugėve tė Prishtinės.
VARRIMET PĖR SĖ DYTI...
Asnjėherė tė mos vdesėsh,
tė varrosesh dy herė.
I masakruar
tė endesh hije
nėpėr harrimet e pėrgjakura.
Tė tė hedhin dheun e mirė
mbi fytyrė
e krimi tė mos mbulohet.
Fusha e Kosovės
ka qindra vjet qė mbillet me tė vrarė
dhe ajo rrit veē grurin e jetės.
Unė mbledh si kallinjtė amanetet,
i bėj tufė dhe qaj.
Tė vrarėt nuk vdesin!
SHIU I PRISHTINĖS
Le tė mė lagė shiu i Prishtinės,
ecjen ma bėn tė perėndishme.
Perlat e tij si emocion shndritės
ranė mbi supet e ardhjes time.
Mos mė futni nė klube, ēadėr nuk dua,
le tė mė lagė shiu i Prishtinės.
Dhimbja ime kaq shumė u gėzua
ashtu si shpirti i vetėtimės.
Vėshtroj statujat, i tėri goditės,
u heq shpatat, tė hekurtat kėmisha.
Le tė mė lagė shiu i Prishtinės,
i shenjtė, i shenjtė si pėrtėritja.
Humba mes resh, anonim i gjithė,
si vjeshta u bėra, mė mahnitės.
Qė fatin tim tė njoh, tė bukurisė,
le tė mė lagė shiu i Prishtinės.
KUAJT E MITROVICĖS
Kuajt nė Mitrovicė,
mė tė hijshėm se ideja e Kuajve tė Triumfit,
tė shėndetshėm dhe tė urtė,
me xhufkat e verdhėllemta mbi ballė
si njė tufė rrezesh hyjnore.
Kuajt nė Mitrovicė,
mė tė edukuar se ushtarėt e huaj tek ura
qė slėnė shqiptarėt
tė venė nė shtėpitė e tyre
nė lagjen me sėrbė. Urat
gjithmonė i kam krahasuar me kuajt shekullorė.
Kali tė ēon nė bregun tjetėr tė njė legjende,
tė fut nėpėr qytet, sado modern qoftė.
Dua tė rend pas kuajve tė Mitrovicės,
tė tėrheq bashkė me ta ngjarjet
drejt ngjarjeve tė tjera mė tė mira.
Kuaj fisnikė tė Mitrovicės,
adhurimi ndaj jush
do tė mė bėjė sonte kentaur:
gjysma zell shtegtimesh me patkonj floriri,
gjysma tjetėr dhėmbje
e madhe njerėzore.
Mitrovicė, 20. 11. 1999
FĖMIJĖ TĖ LINDUR NGA PĖRDHUNIMET
Fėmijė
tė lindur nga pėrdhunimet,
si iu shkėlqejnė sytė!?
Ta krahasoj me tė kėlyshėve tė ujqėrve,
mė vjen keq, shumė keq,
jeni fėmijė...
Po as te ujqėrit nuk ndodh kėshtu?
Etėrit tuaj - tėrbimi i krimit
e nėnat - pafajwsia e kapur robinjė.
Qe ēmendur Perėndia e Luftės, Aresi!
E si mund ta besonim
se sdo tė ishit mė fruta tė shenjtė
tė dashurisė?
Qė edhe shtrigat mund tė lindnin,
por urrejtja e madhe tė bėnte fėmijė? E pamu...
...ndur, o Zeus i zi!... pranė kufomave e shtėpive
qė digjen,
ai zjarr ju lindi, i betejave
dhe ftohtėsia e vdekjes bashkė.
Nė ēshtėpi fėmije do tė rriteni,
ėngjėj tė sė keqes?
Vėrtet, kur tė rriteni,
adritė tė padėshėrueshėm,
kė do tė kėrkoni tė vrisni,
etėrit apo nėnat?
Foshnja tė paligjshme,
dhe lufta pėrligjet. As nė tragjeditė e lashta
nuk ndodh kėshtu,
orestėr tė vegjėl, klitemnestra, edipėr,
prapė ėshtė pakė dhe mė keq.
Ēdo tė bėjė Medea me ju, medet!?
Po unė si tja u tregoj pėrrallėn
e Kėsulkuqes? Mos u trembni, sjanė hapa
ushtarėsh, po vjen kali
qė sjell Konstandinin me Doruntinėn!
Po ju ēvėlla e motėr kini?
Thikat, armėt?
Me fishekė do tė luani?
1 fishek + 1 vdekje + njė kukull e therur.
2 fishekė = 2 vdekje x dy ēerdhe tė helmuara.
3 fishekė + 3 vdekje = tre shkolla tė vrara,
pastaj njė popull i masakruar
dhe mbetet njė bajonetė
nė barkun e njė gruaje shtatzėnė.
Lindja ka dhėmbje,
po jo kėshtu!
Lindja ka gjak dhe ulėrima,
po jo kėshtu!
Si mundėn dhe i shndėrruan
nė makina tė dhunės dhe shkatėrrimit?
Bomba hodhėn mbi mitrėn e Afėrditės?
Kufoma e dashurisė
shkelet me ēizmet e luftės.
Qė pastaj tė urrejmė dhe fėmijėt...
Oh, e pamundur!
Kur do tė lindim
edhe njėherė mirė? Kur(rė)?
* * *
Ēdo njeri
ka Itakėn e vet, thonė poetėt.
Por dhe njė Kosovė ka brenda vetes
ēdo njeri. Qė
tė arrish nė Itakė
duhet tė ravgosh gjithė jetėn nėpėr dete vuajtjesh
e ishuj tė papritur magjish.
Pritja
thur ditėn dhe shthur natėn qilimin e vet prej kohe,
endur me tejzat e nervave dhe arteriet e gjakut.
Me fijet e fatit.
Kurse nė Kosovė je
e Kosova sėshtė. Ta kanė marrė
pa e marrė dot. Ėshtė vazhdimi yt e
ti si nė ngėrē nuk vazhdon dot. Ēudhėtim
tė ēon nė Kosovėn tėnde, ku duhet tė shkelėsh,
o njeri? Mbi kufomat e vetvetes?
I pėrzunė njerėzit e Kosovės. Bosh donin ta linin. As
varrezat nuk janė aq bosh. Katakombe
tė harrimit gjakatar. Gėrmadhė
donin ta bėnin si Trojėn. U mblodhėn ushtritė e lashta
dhe Troja u shėmb. Me turmat ikte dardani Enea
pėrmes flakėve me tė atin mbi shpinė,
dilte matanė detit
dhe themeloi Romėn, thonė legjendat. Iknin
kosovarėt me etėrit pleq nė kurriz dhe
fėmijėt nė krahė, (rėndonte e shkuara
dhe e ardhmja me-Zi mbahej), ēanin
pėrmes baltrave
dhe barbarisė sė huaj. Por
u mblodhėn ushtritė e botės,
nisėn njė luftė tjetėr
dhe Kosova shpėtoi.
Fėmijėt
kėputin copa dėrrasash
nga Kali i pėrēudnuar i Trojės
dhe lozin si me shpata. Shkėrbejnė luftėn.
Gjallė ėshtė
ajo Kosovė brenda njeriut.
FUNDI SI FILLIM
E kuptove
ēėshtė...? Ti e dite truall,
por mė shumė qėnka shpirt.
U pėrsėrit Beteja e Madhe, e dikurshmja,
qėllimet ishin ndryshe aq sa dhe armėt,
veē betejat e pėrditshme janė njėlloj
dhe fryma, fryma, e jotja dhe e gjithēkaje tė gjallė,
por dhe e sendeve. Vdekje ska.
Sėshtė simboli kėtu,
por vetė thelbi me qytetet
si shfletim i historisė,
e cila ka mallkimin tė jetė pėrherė e tashme.
Ėshtė emblemė, do tė thuash ti, jo, ideal,
akt. Provė e botės. Jo dhe jo! Janė rrugėt
mė shumė, janė njerėzit shumė mė shumė,
ku urrejtja shkrin e bardhė
si bora dhe bari i dashurisė mugėllon kudo
livadheve dhe parqeve
deri dhe te flokėt.
Mos e krahasoni hėnėn me kosėn e vdekjes.
Nuk kam frikė nga vdekja,
nga jeta kam mė frikė. E ardhmja vjen
prapa shpine. E kuptove?
Ėshtė njeriu pėrgjysmė
nė kėrkim tė gjysmės tjetėr, pėrtej miteve,
qofshin dhe modernė. Po na shikon,
e njohe? Je ti, unė. Ėshtė ēdo vetvete
krejt e veēantė
nė njerėzimin e njėjtė. Qė
meriton gjithė qiejt, Perėnditė
e sė Mirės, (brenda nesh janė, zgjohini!),
ujrat e jetės, shkumba e valėve gjithmone krijon
ēudira dashurish,
duam parajsėn nė tokė, qė ėshtė gjendja jonė normale,
praruar me diej
dhe drejtėsinė duam, tė thjeshtė si natyra apo si epitafi
dhe bukuritė qė gjithmonė janė hyjnore
deri nė Fundin pa Fund.
Nje bore e cutishme qe bie se prapthi
Ka rene bore,
ka rene bore,
cuditerisht eshte e bardhe sikur ne
te ishim te lire,
ka mbuluar pemet qe s'kane bere asnje krim
dhe supet e te burgosurve
qe mbajne krimet e te tjereve.
C'bore e bukur! Dhe telat me gjemba befas i zbuti,
i shkelqeu, sikur te ishin ornamente.
Jashte qytetet qeshin.
Qytetet lozin
dhe statujat do kene zbritur nga piedestalet
dhe qellojne me topa bore. Statujat,
ne qofte se s'kane vrare te tjeret
per t'u ngritur lart.
C'mrekulli! Cdo gje eshte bere me e bute, me njerezore,
vetem njerezit kane ashpersine e shtetit
qe bora s'ka c't'i beje. Po dhe shteti
s'e ndalon dot kete frymezim bardhesie, fluid
qe vjen nga qiejt
e keshtu do te jete gjithmone.
Pavaresisht se tek une ka rene bore e zeze
se prapthi, ka dale nga toka
si muzg i derrmuar,
funebėr...
Krijoni Kontakt