Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 69

Tema: Visar Zhiti

  1. #21
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Janė zbukuruar plehrat nė atdheun tim


    Janė zbukuruar plehrat nė atdheun tim,
    s’janė vetėm lėkura patatesh,
    qepėsh e gazetash tė hedhura
    apo kėpucė tė kalbura,
    apo mace tė ngordhura.

    Janė shtuar plehrat dhe janė zbukuruar
    ngjyra – ngjyra si fundi i njė ėndrre nė mėngjes,
    letra ēokollatash vezulluese,
    ambalazhe gjė a gjėzash,
    fotografi lakuriq artistėsh tė ndaluar,
    kuti tė bukura pijesh tė jashtme,
    plehra tė shtrenjtė: njė kasetė, gjysmė manjetofoni, skelet veture.
    Ja ca furēa dhėmbėsh
    si picirukė pėrrallash
    qė kanė vdekur.

    Pirgje me plehra, kapakėt e shqyer tė veprave tė diktatorit,
    fotografitė e tij tė qeshura dhe pis.
    Kalojmė anash plehrave, mespėrmes plehrave,
    plehra nė kujtesė, nė biseda, nė karrierė
    dhe plehrat ndonjėherė janė mė pak tė shėmtuara,
    tė dėmshme mė pak.




    marre nga Lobi ne internet

  2. #22
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Visar Zhiti (1952)

    Mes Poe-zise
    Prostitute dhe Shen Meri

    (Nga parathenia e vellimit "Hedh nje kafke ne kembet tuaja")

    Ne fillim nuk i shkrova, por i krijova me mend, mes mureve qikllopike te qelise, ne vetmi dhe ankth. I thosha dhe i thosha me vete qe te sfidoja absurdin dhe tmerrin, hetuesine dhe boshin.
    Me bishtin e luges se urise gdhendja inicialet e titullit mbi dyshemene e kalbur te vdekjes.
    Ethet e krijimit me dhane fuqi. Duke menduar per rimat, harroja krimin qe s'e kisha kryer, por qe te tjeret e realizuan dhe mbi mua. Me ksihin arrestuar per nje liber qe, besoj, ishte me se modest.
    Pra, poezia kish qene prostituta qe me kish tradhetuar. Isha denoncuar nga te njohur dhe te panjohur. I flakur ne nje qeli, me pranga ne duar, ndjeva se me ishin keputur fijet e padukshme, kordat e holla, cengelat e rende qe me lidhnin me boten dhe, i rene mes tyre si mes damareve te prere, ndjeva hemorragjine e njenjave si ate te gjakut.
    Bija me gjunje, falesha ne vetmi, mes braktisjes humnerore. Meqe s'dija asnje lutje, mermerisja poezi te botes. Ato ishin e vetmja ndihme e shpejte qe m'u dha. Ajri i ploget filloi te vorbulloje. Pastaj nisa te krijoj vete.
    ...
    E ku nuk i fshihnim qe te pakten te mos humbnin ato: ne kashten e dyshekut, mes thesit me ushqime, ne cati m'i fshehu nje libohovit, emrin e te cilit, me vjen keq, e kam harruar.
    Gjeta rastin fatlum ne nje takim, ia dhashe nenes e i futi ne gji. (Mbase ishte gjiri i se ardhmes). U specializova ne nxjerrjen e tyre. I fusja ne kepuce. (Mbas u ndolla shtegtimin). Vellezerit i fshihnin ne kopshtin e motres. Hapen gropa si syte e verber te tim eti, nje poet i pafat dhe ai!
    Fillova te besoj te HOmeri. Edhe i verber mund te krijosh. SHkruaja dhe shkruaja, gjithmone fshehurazi me te vetmen deshire: te lija nje deshmi, nje testament. Kisha te drejte t'ia kerkoja kete ndihme poezise qe me shkaterroi. DHe ajo u be Shen Meria qe po me shpetonte, nese po shpetonte dicka tek une. Po me falte copa lirie qe s'm'i pengonin dot as armet, as qente.
    Tani dhe nje sekret: une shkruaja dhe shkruaja kudo, ne oborr-gjoja se po beja nje leter (zyrtare?!), ne shtrat, ne balten e galerive nen dhe, andej neper rrathet danteske te ferrit, duke shtyre vagonat si arkivole te kohes apo, ndersa flakja lopaten, gjunjezohesha mbi kryet e te vrarit, mermerisja fjale (ne vend te nje qiriri te ndezur krijoja poezine), shkruaja dhe shkruaja se s'rroja dot pa emocionin e rrezikut.
    E panjohura durohet, sado e tmerrshme qofte. Burgu fillon kur fillojne dhe perseriten mundimi, uria, frika, mungesa e gruas, vdekja, gjyqet, ridenimi, asgjeja, ulerimat, mencurite. Kur ato behen normale dhe ti e di qe je bere anormal, atehere eshte i pamundur vazhdimi. Duhej vrare vetja patjeter dhe une zgjodha nje tjeter lloj vetevrasjejej: poezine qe me siguronte rrezikun permanent, pra emocionin e madh te te gjallit. ...

  3. #23
    Mbase takimi i fundit me henen

    Sonte ua hodha policeve,
    Kur po me jepnin darken, ate supen e lige.
    Sepse pashe henen. Eshte e rrezikshme
    qe te behem edhe nje here
    ……………sic isha, lirik.
    Nje ngushullim i verdhe, henor, i ftohte
    mbyshi dyshemene te kembet e mia
    …………..dhe po e lekund.
    Une s’jam i pari qe denohet ne kete bote,
    por me vjen keq qe s’jam i fundit une.

    Hena - grua e bukur, mahnitese
    sec i ben ca makjazhe nje cuni
    ………….pas kuintave te nje skene.
    Erresire perralle dhe drita, drita magjike
    si nje kozmos i vogel,
    …………fluturues,
    …………prej shprese.

    Une isha ai aktori i vogel
    …………qe luante aq mire
    e megjithate s’e lane te behej aktor.
    Qe ahere e kuptova: jeta eshte teper e veshtire
    Dhe teper e lehte
    …………nje tallje, nje loje.
    Ja, mua m’i hodhen prangat, moj Hene.
    S’e kupton? Eshte njelloj sikur ty te te shkulin
    …………nga prania e Diellit
    dhe te te flakin neper gropat astronomike
    Ma bene kete gjeme
    ngaqe shpirti im neper parajsa cmendurish
    …………donte te ikte.
    - Ej, t’u derdh supa! – me briti polici te koka
    duke me kercenuar me garuzhden avdalle.

    Mua me erdhi mire
    Qe supa s’me ish bere me e shtrenjte akoma
    Se enderrimet me nje hene ankthesh.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Po citoj nje pjes nga fillimi i librit te Visar Zhitit “Funerali i pafundme”...jua rekomendoj ta lexoni

    …te ikesh larg. Sa me teper kembe, aq me pak lodhje. Te qenet bashke, shume njerez njeheresh, te ngjall ndjenjen e fuqise, e cila shtohet edhe nga e ecura. Koket jane te rrezikshme. Te menduarit ndryshe gjithmone prish pune. Rrugetimin e ben me te lehte menidmi i njejte, i vetem, i perbashket. I ngjashem me yllin e karvanit qe ndrit njelloj per te gjithe. Dhe ai ecen me te gjithe, i larget, digjet si plaga e tjetrit qe nuk dhemb kurre. Eshte me mire te mos mendosh, se jo vetem nuk lodhesh, por shmang edhe medyshjet, qe gjithmone behen pengese. Vetem te ecesh. Ka me siguri, kur mendimi mungon fare. Ky eshte ideali: mungesa e tij. Teksa ecen, ndien se forcohesh vazhdimisht. Behesh i bronzte. Statuje. (S’ke pse pret pas vdekjes. Ta thyesh edhe ate kufi dhe te triumfosh mbi te pamunduren, ...

    PS: shkrimetar i perkyrer

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Unhappy Poezi nga Visar Zhiti

    Jete
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    Te kam dashur…

    Shiun tim,
    kthesen e rruges qe te largon nga shtepia,
    puthjen e pare,
    t’i kisha dhene ty.

    Thash, te kam dashur!

    Bregun e detit, abazhurin mbi fjaloret,
    rebelimet e mia
    t’i kisha dhene ty.

    Te kam dashur, kaq shume te kam dashur!
    Spektaklet e reve blu te syve te mij qe vazhdojne dhe ne syte e tu,
    te gjitha ty t’I kisha dhene, ty.

    Gjithmone te kam dashur si heren e pare.

    Te gjitha kthimet ne shtepi ty t’i dhashe,
    shtrengatat me sterkata yjesh ty t’i dhashe,
    dhe gezimet e trishtimit qytetar ty t’i dhashe,
    dhe gjysmen e molles qe bashke e ndame, ty ta dhashe.

    Dhe ti te gjitha i harrove
    si nje liber me vjersha
    kur zbresim nga treni.

  6. #26
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Te burgosurit lozin shah
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    Rradhite
    ushtaret
    ne kutite e tua te zeza dhe te bardha.

    Dhe ushtare
    me arme
    te mbajne rrethuar
    ne kutite e nates dhe te dites.

    Oficeret dhe kuajt i hodhe ne sulm!
    kentaurat
    gjysme-kuaj, gjysme-oficere te bertasin
    dhe te sulen me patkonj.

    Humbe nje torre,
    dalngadale po e harron shepine.
    Mbreteresha
    doli nga nje rrezik, por
    nena jote s’eshte mbretereshe.
    Ti mbretin e con ku te duash?

    Mbreti
    ben c’te doje me ty.

  7. #27
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Kenga eshte e mundur
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    A i keni pare hamenjte
    kur rrokullisin me kembe nje fuci te madhe?

    Keshtu do desha.
    ta rrokullisja globin
    qe te vinte sa me shpejt dita e lirise.

    Liri, te dua.
    Ty te besoj.
    Nese ti je zeri,
    Une jam goje.

    Kur ti behesh harku,
    une – shigjeta.
    Te ngulem dua
    tek e verteta.

    Dhe rrjedhte gjaku
    me gurgullime drite.
    Mos paste arkivole
    Per kengen time.

  8. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kush me ka njohur
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    Doni te me shihni,
    te me takoni prape?
    Duart e mia perjetesisht u lidhen me prangat,
    doren dot s’ua jap.

    Dhe ne u takofshim,
    une prape s’kam c’them.
    Fjalet e mia kane vdekur si bletet
    neper lulet me helm.

    Dhe ne thenca ndonje fjale,
    une prap s’di te qesh.
    Buzet e mia jane dallge
    pa asnje breg.

    Dhe ne buzeqeshca
    (kuptohet, me ndonje femije)…
    Po une jam cmendur
    dhe ne ardhca perseri.

    Dhe ne ardhca perseri,
    fantazme do te shfaqem rrugeve.
    Ne te vertete do tejem me te vraret
    ne burgun tuaj, poshte gureve.

  9. #29
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    * * *

    Do te vij perseri, do te vij,
    do te vij, do te vij patjeter.
    Castet le te behen kopsat e fustanit
    Qe ti te dalesh te me presesh.

    Do hap nje rruge mespermes harrimit
    dhe do te vij.
    Do te shtyj lotet me duar
    dhe do te futem ne syte e tu.

    Edhe dallendyshet vijne
    tek ajo pak balte e tek ajo fije bari
    qe quhen fole.
    Edhe trenat flene ne stacionin e fundit.
    Edhe une do te vij te rri ne buzet e tua,
    te shetisim bashke neper floket e tua
    si nje pyll.
    Do ta tremb friken tende
    si pasqyrimin tend mbi ujerat qe fergellojne,
    do ta gezoj gezimin tend
    si nje hene pranvere qe e mbushim me yje anash,
    te gjitha dredhite e jetes
    me dredhi do t’i bejme te mira si e qeshura,
    si dhembja,
    si besnikeria.

    Do te vij, patjeter do te vij,
    jo si ankthi i te trokiturave ne dere,
    as si nje leter e futur poshte saj. Do te vij,
    i bute si zjarri, i eger si zjarri, i ngrohte si zjarri,
    i marre dhe i mencur si zjarri,
    tek ty do te vdes si zjarri qe s’vdes.

  10. #30
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    C’ulerin keshtu, c’tufan e c’kob?
    Visar Zhiti
    nga libri “Dyert e gjalla”


    C’ulerin keshtu, c’tufan e c’kob
    si makina e dhunes nder arrestime?
    Ah, ky dimer qe me mban rob
    Nen dhe te qytetit, ne varr qelie!
    Kraheve kam hedhur batanie murgu
    si hall te shqyer, mjeran, te zi.
    Kur perplasem, bertasin muret,
    arkivoli cahet? Nuk ke di…

    Zjarr, zjarr! A ka me bota?
    Te shperthenje thellesite ne te gjithe vendet!
    Sepse mua terret e ftohta
    si qen policie me kafshojne kembet.
    Dhe mblidhem kruspull ne veten time
    do te shpetoj c’mund te shpetoj.
    Dhe nje gjysme njeriu…ne shtepine time,
    atje te vete, te trokas ne porte.

    Me gjunje te bie atje me mall,
    ne t’vetmin tempull me nder dhe bese.
    Jam une biri qe u ngjall,
    hiqmani prej syve balten e zeze.
    Brenda jetes qe bie vdekjet ngrihen,
    me te fundit te pakten te bej c’te dua.
    Makinen e arrestimeve – varr levizes,
    hidhe, o Zot, ne humnerat e tua!

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •