f. 219
***
(...ditėt e para tė ēlirimit. Partizanėt nė rrjesht. Komandanti entuziast thėrret trimat:
-Ej, ti! Tre hapa para, dil! Je caktuar drejtor i postave. Ke qenė i guximshėm nė aksionet kundra shtyllave telefonike pėr tė ndėprerė ndėrlidhjen e armikut.
U-u-u-r-r-r-r-a-a-a-a-a! bėrtiste ushtria.
-Tjetri! Eja kėtu! Ministėr i minierave. Nė fshatin tėnd ka shumė shpella.
-U-u-u-u-r-r-r-r-a-a-a-a! jehonin shtigjet.
-...gjeneral ti. Ha-ha, e ke kapur rob njė gjeneral!
-Tė dalė nga rrjeshti infermieri i brigadės! Je caktuar drejtor i pėrgjithshėm i spitaleve!
-U-u-u-u-r-r-r-r-a-a-a-a! tė plagosurit ngritėn lart krahėt e fashuar, patericat.
U thirr tė dilte para partizanėve korieri i brigadės, i cili bėnte bejte nė mal.
-Je caktuar tė bėhesh shkrimtar!
-Shoku komandant, ēa pune ėshtė kjo? sdi...
-Do shkruash pėr Partinė, pėr heroizmat e partizanėve, pėr Komandantin e pėrgjithshėm, pėr komunizmin. Do ju specializojmė nė Moskė.
-Ndonjė vjershė dashurie a ta kėrrej, se nuk pėrmbyset bota?
-Vetėm me urdhėr!
-Me shkrimtarė tė tillė ėshtė plot realizmi socialist shqyhet gazit shkrimtari i burgut dhe ne qė e dėgjojmė.
-Kurse njerėz tė talnetuar, tė lauruar nė Perėndim, tė burgosur nė salla kafkiane, u pėrkthejnė veprat atyre, sė pari ato tė shkout Enver, nė frėngjisht, anglisht, italisht, rusisht, arabisht, kinezēe, etj. Ambasadat tona, kudo nė botė, bėjnė shpėrndarjen e tyre, me zor sikur tė shpėrndanin trakte apo tė vinin mina nėpėr stacione trenash apo aeroporteve...)
f.221
TESPIHE DHE ZINXHIRET E TERRIT
Xhafė Jatės, njė lumian i bėshėm si shkėmb, po ti jepje njė cigare nuk ta merrte. Por kur flakje fundin e cigares pėr tokė, ai e rrėmbente dhe e thėthinte me afsh, 4-5 herė, deri sa i digjnin gishtat. Dhe gjithmonė priste pranė atyre qė kishin fatin tė hanin fruta me bėrthama tė mėdha si pjeshkė dhe kumbulla. Pėr rrushin dhe mollėt nuk shfaqte pikėn e interesit. Natyrisht, po ti ofroje njė dorė kumbulla, apo njė pjeshkė, tė shikonte me pėrēmim dhe ndjehej i trishtuar thellė. Sepse ai po priste aty veē bėrthamat, asgjė tjetėr, e, me ti hedhur ato, ti mblidhte e ti fuste nė qesen e tij tė pistė prej plastmasi. Skish pse tė keqkuptohej. Kur bėheshin aq bėrthama sa donte ai, i pėrvishej punės. I fėrkonte njė pėr njė te shkallėt, i lėmonte e i lėmonte, kokulur, pa e ndėrprerė punėn, pa ēarė kokė se ēbėhej rrotull tij, siku edhe topat tė binin apo dhe nėse shfaqej aty, pranė qeses me bėrthama, e zezė dhe e pakuptueshme, maja brutale e ēizmes ushtarake.
Kur ēizmja qorre lėvizi dhe kėrkoi tė shkelte dorėn e bėshme si putėr, qė vazhdonte mospėrfillėse tė lėmonte ato bėrthamėza tė ēuditėshme, Xhafa ngriti sytė lart, tė mbuluara me vetullat e trasha si kashtė e i uli prapė pėr tė vijuar punėn.
-I dėnuar, ēpo bėn?
-Kurgja, zotni zot u pėrgjigj i ngjirur. Xhafa kėshtu e kishte zėrin gjithmonė, tė pagdhėndur si kėrcu vatre.
-Ējanė ato? pyeti shteti.
-Kocėj?
-Ēfarė?
-Qe, shifi! dhe i tragoi grumbullin e padėmshėm tė bėrthamave.
-Pse i fėrkon?
-Me kalue kohėn tha njeriu.
-Sa vjet je dėnuar ti? pyeti oficeri.
-7.
-Sa ke bėrė?
-12.
-Dhe sa ke?
-25. Sa tjesi Partia.
Ushtaraku u ndje i pafjalė dhe i tepėrt para kėtij pagani shpellash, i cili dėnimet dhe ridėnimet i kalonte duke fėrkuar bėrthama mbi shkallėt e burgut, ndėrsa i tundej e gjithė shpatulla e gjerė sa njė gur mulliri. Mbasi i jepte bėrthamės formėn qė donte, me marifetet dhe durimin e tij tė trashė, e shponte tej e tej, pėr sė gjati a sė gjeri. Me ndonjė gozhdė tė fshehur, ai e dinte se ku. Bėrthamat i fuste nė njė fill dhe i bėnte tespihe. Tė cilat i shiste pėr njė paketė cigaresh Partizani (Ah, parti!...zanėt...). Me paketat pastaj, me valutėn e burgut, mund tė siguronte sheqer a ca djathė.
Xhafėn e Lumės e trajtonin si tė marrė. Ai nuk i fliste njeriu. Veē me vete dhe me zė tė lartė. Shpesh pėrsėriste ndonjė frazė lajmi, tė orės 20, tė dėgjuar nė televizor. E mėrmėriste, ja mėshonte me zė tė lartė, me buēima, gjithė ditėn, kudo, qeshte. Gju me gju me popullin. Paarėja, ha-ha-ha-a-a-a! Apo kaq kile mish pėr frymė nė fshat. Na i morėn frymėn dhe mishin! Dhe gjurin.
Kur i thashė se unė jam kan msus nė Lumė, bash nė fshatin e tij, u pėrsuall si njė ari, gjithė mosbesim. Po kur i fola pėr Livadhet e Mdhaja, pėr Lakun e Erės, pėr lagjet Mzhush e Barruq, pėr varrezat e braktisura apo pėr pleq tė dėgjuar nė tė gjithė krahinėn apo pėr kulakun e Vilės, tė shpallur nga qė duhej dhe u gjet njė kokėkrisur, i cili u fut me gjithė kalė nė njė klub, nė qytetin e Kukėsit, e kur i thashė se unė kam punuar e vėllanė e tij, ja u njoh cullt, u mallėngjye, shqeu sytė dhe gojėn, i shkėlqyen gjithė dhėmbėt e bardhė, mė besoi dhe shau komunizmin qė ja ka marrė pulat fshatit shqiptar.
-Sankohet burri pėr pula, or ti shoq! thashė dhe i vura dorėn mbi sup.
-E di, e di, edhe gjratė i kanė ba koprativ, por der ktu ka mbrri puna, or msus! Der te mshjellja e pulave. Lihet katundi pa to? Sasht ma katund, masandej. Heshti. Mthuj, tvėrtetėn, Shaba em, a tė dul dėshmimtar?
-Jo-gėnjeva.
-Tu rritėt ndera! u gajas. Jam vetėm ofshau. Dhe bahesh budallė, or ti shoq!
-Dėgjo, Xhafė, - i thashė seriozisht tre veta bisedojnė. Dy kuvendojnė. Njė i vetėm filozofon.
Dhe ai mė tha po aq serioz, po mė me dėshpėrim:
-Nji shpirt nuk asht nji shpirt. Dy shpirtna janė nji gjysm shpirti. Tre shpirtna janė njė shpirt.
Mė mahniti pėrgjigja e marrokut nga Luma. Si ta kuptoja, si brengė pėr familjen, mall mbi pėrmbajtjen e jetės?
-Ndashē me ti la rrobat, mos kij marre, mi jep mue. Sdue paketė prej teje. Veē sapunin, se smuj...
-Jo,jo. Mė thuaj, me se mund tė tė ndihmoj?
-Ti ke ba libėr?
-Smė lanė.
-Gjynah! Dikush duhet me i dėshmu kto, me i shkrue! Dhe ngriti putrėn mbi burgun.
Edhe kur unė sisha mė aty, ai vazhdonte tė rrinte ashtu i shtangur, shkėmb i gėrryer, i shkulur.
Krijoni Kontakt