Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar mė parė nga Montoya
    Fringo Pershendetje !

    Nuk besoj se ka te beje ceshtja me pronat ne Shqiperi!
    Jeni jashte teme!
    Nese do hynte ne fuqi ligji i pronave ne shqiperi dhe Shteti do ta zbatonte,atehere do te shpallej vetvetiu lufta civile dhe kjo nuk eshte aspak e mire!
    Une hapa temen persa i perket Ēamerise,
    dhe nese Shteti yne do ti referohej me ngulm ketij problemi atehere Ekonomia e Shqiperise do te ngrihej shume shpejt pasi ne Shqiperi ka dyndje te madhe te popullsise ēame!

    I ftoj te gjithe ēamet qe jane Antare te forumit te shtjellojme kete debat qe eshte mjaft I Nxehte,Serioz dhe me Shume Interes!

    ReSpekte...
    ...RRofte Ēamėria.....Montoya !!
    Ku e mbeshtesni faktin qe do kete lufte civile ne shqiperi??A do kemi ndonjihere shtet ligjor apo do vazhdojm te punojm nga germa e fundit e alfabetit kur duhet filluar nga "A" per te pasur shtetin ligjor....Ti mund te shtrosh shume arsye....por ja ku po te them une qe ato rrezohen me shpejt se sa mund ti bie glasa e zogut kokes se njeriut....Problemi cham ka lidhje me problemin e pronave..pasi pronat nuk jane kthyer akoma kishes dhe qeveria nuk ka autoritet ti kerkoj gje greqis kur nuk respekton pronaret legjitim....Arsyeja jote qe rrjedh nga besimi se gjendja sociale mund te degjeneroj eshte nje mburoj fantazem...Perse??Sepse gjendja sociale ka qen dhe vazhdon te jete e ndere..dhe problemet sociale jane zhdukur vetem ne regjimin komunist...Nqs vazhdohet keshtu... atehere shumica do vazhdoj te kete nje mosnjohje per shtetin ligjor dhe do frymezohet sic eshte frymezuar nga komunistet te vjedhin dhe te mos lene shtetin ose institucionet te hedhin rrenje....A e kupton ku bie ti??
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2003
    Vendndodhja
    dreqi e merr vesh se ku
    Postime
    8
    Montoya,
    Eshte teme teper e bukur qe ko ke hapur ti! Per mendimin tim, tani per tani prospektet e bashkimit te tokave came me Shqiperine jane teper te zymta, pamvaresisht nga fakti se shume kane deshire te zjarrte qe ky fenomen te ndodh.
    Kjo per faktin se greku eshte treguar i zgjuar qeni duke mos ushtruar agresion ne ate shkalle qe perdoren sllavet ndaj shqiptaret e kosoves. Vetem per ate fakt, mendoj une bota do te lejoje qe Kosoves ti jepet pamvaresia. Shqiptaret nuk mund te fillojne lufte pa preteks vetembrojtjeje, ne menyre qe bota di mbeshtesi. Duhet menduar qe Greku ka me shume aleate sesa shteti shqiptar. Te gjithe ne kane hale ne sy, e askush nuk na e do te mirren.
    Ndoshta, dhe shpresoj qe po, nje dite kjo do te ndodhi. Por duket se Kosova ka shansin mjaft te mire per ta bere kete gje e para. Kushedi, mbase me vone se si do te ndryshoje historia.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar mė parė nga liza48
    Montoya,
    Eshte teme teper e bukur qe ko ke hapur ti! Per mendimin tim, tani per tani prospektet e bashkimit te tokave came me Shqiperine jane teper te zymta, pamvaresisht nga fakti se shume kane deshire te zjarrte qe ky fenomen te ndodh.
    Kjo per faktin se greku eshte treguar i zgjuar qeni duke mos ushtruar agresion ne ate shkalle qe perdoren sllavet ndaj shqiptaret e kosoves. Vetem per ate fakt, mendoj une bota do te lejoje qe Kosoves ti jepet pamvaresia. Shqiptaret nuk mund te fillojne lufte pa preteks vetembrojtjeje, ne menyre qe bota di mbeshtesi. Duhet menduar qe Greku ka me shume aleate sesa shteti shqiptar. Te gjithe ne kane hale ne sy, e askush nuk na e do te mirren.
    Ndoshta, dhe shpresoj qe po, nje dite kjo do te ndodhi. Por duket se Kosova ka shansin mjaft te mire per ta bere kete gje e para. Kushedi, mbase me vone se si do te ndryshoje historia.
    Nuk eshte puna te numuri i simpatizanteve per x ose y side...Puna eshte se askush nuk qejf qe kufijte te nderrohen e te kete probleme... sidomos kur bie fjala per nje shtet qe eshte ne NATO dhe EU dhe ne qe sa dolem nga konfliktet ne Yugoslavi....Pastaj opinioni eshte ne disfavorin tone dhe propaganda greke ka gjetur partner ne europe....Po kjo per fajin e brezit ton...Mos harro se mediat jane shtyllat e demokracive pavaresisht se kush i influencon...ne nuk posedojm asgje...Pastaj kur Israeli e ka te veshtire me kishen greke qe ka tokat ne jeruzalem...cfar pret ti??Po e mbyll ketu se me duket se posti im do perfundoj ne koshin e kompjuterit sic ka bere me forumin e strategjise qe ndiqja...
    Damn cookies and damn you proxies!
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  4. #14
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Si e mendoj une ceshtjen came

    Une mendoj se ne 10 vjetet e ardhshem Cameria do te jete shqiptare, dhe arvanitasit ne Greqi do te njihen si minoritet.Keto 2 ceshtje jane shume te lidhura njera ne tjetren.Arvanitasit ne Greqi kane ndergjegje kombetare dhe ajo qe i mban nga deklarimi i saj eshte gjendja e mire e Greqise dhe mjerimi i Shqiperise.Por nese ndryshon ky ekiliber do te shikoni si do te dalin te gjithe si Shqiptare.Kjo perputhet shume mire edhe me gjendjen fetare ne Shqiperi ku ekzistojne edhe te krishtere edhe myslymane.Duhet pasur parasysh dicka.Arvanitesit ortodoxe ne greqi jane me shume se sa ortodoxet shqiptare ne Shqiperi.Pra trungu i krishterimit shqiptar ndodhet ne Greqi.Kjo gje eshte shume e rendesishme per ne si komb shumefetar.Une mendoj se se shpejti do te kete shume ndryshime.Greqia e ka humbur ate rol te rendesishem nderkombetar qe kishte gjate luftes se ftohte.Nuk mund te jete ndryshe.Shqiperia po zhvillohet dita dites si shtet dhe nje padrejtesi e tille nuk mund te tejshkalohet.Aq me teper kur kemi parasysh poziten gjeografike te Shqiperise dhe historine e saj te lavdishme te pamohuar nga asnje ne bote.
    Me qe ra fjala per historine mu kujtua dicka.Historia po perseritet.Ashtu si 2 mije vjet me pare edhe tani Maqedonia u be gjysem shqiptare ,ashtu sic ka qene ne kohen e Lekes se Madh.Edhe Epiri ne ate kohe ndodhej nen zaptimin kulturor grec, por e tejkaloi kete dhe mbeti ilire.Mos te na duket si tragjedi se Cameria sot eshte ne duart e grekeve.Ne histori greket mund t`a kene pasur me dhjetra here ate,po perseri elementi ilir ka rezistuar.pra asgje nuk eshte e humbur.Nje periudhe i eci greqise, por edhe ne kemi fatin tone.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144

    Eshte nje teme qe permbane endrren e gjithe cameve, shpresen qe kur nuk do shuhet.
    Perse jo; te tregohet se popullsia came kerkon DREJTESI vec DREJTESI, per gjithe ate barbarizem qe greku ka bere mbi popullsin came, e dim mire se cdo qeveritare kur lyp voten "eshte i ushqyer me dashuri per camet" por kur hypin ne fron e harojne shume shpejt,sikur te kene ngrene nje geshtenje.
    Do te qe me mire qe te shtrohej tema:
    Kur do te kemi qeveri ,qe te mendoje per Shqiptarine

  6. #16

    Camet, Islami Dhe Grekja Luizidu!

    Nga Martin Leka

    Jam Cam, Lab, Tirons, Shkodran apo Gjakovar Kujtdo qe njeh sadopak historine, te vjeter apo te re te kombit tone, menjehere do te te thote: Ti je shqiptar! Pa patur nevoje aspak te perdoren tone patetite patriotizmi, qofte epik apo emocional, mund te themi se politika, ne menyre te riperseritshme politika, vazhdon te vuaje nje kompleks te pashpjegueshem inferioriteti perballe trajtimit te te drejtave legjitime juridike apo njerezore, sidomos kur ne to perfshihen fqinjet tane gjeografike. Ne rastin konkret, e kemi fjalen per problemin cam. Keto dite, ka ridale dukshem ne skene ceshtja came. Jane aktivizuar pena interesante ne njohjen me te mire dhe trajtimin e kesaj ceshtjeje, nder te cilat, interesante ka qene nje analize e zotit K. Danaj mbi "Konferencen e Potsdamit".

    Kjo ceshtje, duket se eshte "e jashtme" vetem per Ministrin dhe Ministrine e Jashtme. Nuk e di c'pershtypje do te kete lene Ministri i Jashtem shqiptar, kur, i pyetur se si e komentonte nje rezolute qe do ti paraqitej Kuvendit te Shqiperise per ceshtjen came, ai tha se ne Kuvend do te abstenonte"?!) Imagjinoni ku jemi: nje minister i jashtem qe abstenon nje rezolute qe ka te beje me te drejtat legjitime te bashkekombasve te vet?! Njeriu cuditet vertete, por tmerrohet nga kjo cudi kur merr vesh se te gjitha grupet parlamentare, edhe te partise se ministrit, edhe te opozites, do ta votonin rezoluten me konsensus! Pas kesaj, nuk ke c'koment e c'dreq fjale te thuash! Po me se merret Ministria e Jashtme? Shikoni me se merret: "Ministria e puneve te Jashtme duke i'u referuar akteve te dates 22 mars 2004 ne Gaza dhe Bregun perendimor, shpreh shqetesimin e saj te thelle per humbjen e ekuilibrave e per pasoje shtimin e viktimave dhe nderlikimin ne zgjidhjen e ketij konflikti te tejzgjatur ne Lindjen e Mesme. Ministria e Puneve te Jashtme shpreh bindjen e saj se palet ne konflikt do te dine te gjejne rrugen e dialogut ne c'tensionimin e kesaj situate tejet te veshtire dhe ndergjegjesimin e paleve per te pranuar opsionet e Hartes se Rruges si te vetmen zgjidhje ne dobi te paqes, te ardhmes se tyre dhe te krejt rajonit". Kjo eshte fjale per fjale nje deklarate e Ministrise se Jashtme pas vrasjes se liderit te Hamasit, Jasin ne Palestine. Sikur kjo ministri a vete Ministri te kishte bere apo pershtatur dy rreshta te tille per ceshtjen came, nuk do ishte keq. Islami e di mire se ne dikasterin e tij ekziston nje dosje e plote mbi problemin cam. Nese ministri justifikonte me te drejte pozicionin e tij "offside" ne Ministrine e Financave, nuk mendoj se "fizika molekulare" eshte pengese per te njohur ceshtjen came. Te drejtat e cameve jane afersisht ose perputhshmerisht te njejta me problemin e pronave greke ne Qipron turke. Ministri, qeveria dhe politika shqiptare duhet te jete e informuar per te ashtuquajturen "ceshtja Luizidu" ne Greqi. Ka plot 25 vjet qe nje qtetare greke, Luizidu, vazhdon gjyqin maratone ne Gjykaten e Strasburgut, e mbeshtetur financiarisht nga shteti grek, per pronat e saj ne qipron turke.

    Shenim: Kur po mbaroja kete shkrim, mora lajmin se parlamenti shqiptar, paska shtyre miratimin e rezolutes per ceshtjen came. Nuk ma do mendja se Nikolas Geixh i ka bere telefonate ndonje politikani shqiptar

    Para pak kohe mora vesh qe kryetari i byrose politike socialste Gramoz Ruci kishte vendosur shtyrjen ne nje afat te papercaktuar te rezolutes came.

  7. #17
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation

    _________ citime __________________________________________________

    Qeveria greke: Ēamėt, qėndrimi ynė nuk ndryshon
    Shekulli 02/04/2004

    Zėdhėnėsi i qeverisė greke Teodoros Rusopulos, tha para njė jave se qėndrimi i qeverisė sė re greke, pėr ēėshtjen ēame, ėshtė i njėjtė me atė tė qeverisė sė mėparshme. Rusopulos, theksoi, duke u kujtuar gazetarėve deklaratėn e kryeministrit, Kostas Karamanlis se marrėdhėniet e Greqisė me vendet fqinje, sa nė nivel dypalėsh, aq edhe rajonal, do tė zhvillohen e forcohen me vėshtrimin drejt sė ardhmes dhe jo nga e kaluara, do tė jenė marrėdhėnie bashkėpunimi tė ngushta e konstruktive. Duke lėnė tė nėnkuptohet se njė rezolutė e Parlamentit shqiptar pėr ēėshtjen ēame, do tė shkaktonte pakėnaqėsi nė Athinė, zėdhėnėsi shtoi se shpreson qė edhe qeveria e kryeministrit shqiptar, Fatos Nano e mbėshtet kėtė qėndrim tė qeverisė greke pėr zhvillimin e marrėdhėnieve.

    Athina gjithmonė ka shprehur pakėnaqėsi e shqetėsim, sa herė qė ėshtė ngritur zyrtarisht nga pala shqiptare, ēėshtja ēame. Deklarata e fundit publike pėr kėtė ēėshtje ishte bėrė nga kryeministri socialist, Kostas Simitis nė dhjetor 1999, gjatė vizitės sė kryeministrit tė atėhershėm shqiptar Ilir Meta, nė Athinė. I pyetur pėr kėtė, Kostas Simitis kishte deklaruar se ēėshtja ēame nuk ekziston dhe se pėr Greqinė, konsiderohet e mbyllur.

    =======================

    Koha Jone, 02 Prill 2004

    KUVENDI MBAN ZVARRE CESHTJEN CAME

    Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-se: "Terhiqeni mbrapsht rezoluten"

    Nga ana e tij, kryetari i partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut ka kerkuar dje terheqjen mbrapsht te rezolutes came nga ana e deputeteve. Sipas tij, me zhvillimet e Luftes se Dyte Boterore dhe ato pas saj, eshte fituar krijimi i nje bashkepunimi rajonal me baza te reja ne Evrope. Por edhe ne boten perendimore duke u krijuar ne kete menyre nje sistem vlerash dhe realitete te cilat mbeshtesin strukturat e bashkepunimit. Kush ka dashur qe te kontestoje keto vlera deri tani, nuk ka patur fat.
    "Ne jemi kunder miratimit te kesaj rezolute per disa arsye.
    E para ka te beje me faktin se me Greqine aktualisht kemi marrdhenie shume te mira dhe nuk mund te komunikojme me rezoluta dhe ultimatume. Kjo sepse ne te njejten kohe ka edhe shume menyra te tjera te cilat jane pjese e jetes diplomatike dhe me te cilat mund te reagohet ne menyre bashkekohore" deklaroi Dule.
    Nga ana tjeter, ai ka pohuar se arsyeja e dyte e kerkeses per terheqjen e rezolutes came nga Kuvendi ka te beje me faktin se tashme ne Ballkan ka ndodhur nje moment i cili ka prishur ekuilibrat dhe ne nuk duam te jemi ne listen e vendeve qe prish stabilitetin ne kete rajon. "Arsyeja e fundit qe ne mendojme se qendron ne baze te kerkeses per terheqjen e rezolutes eshte fakti se ne mendojme qe ekzistojne tashme mekanizma diplomatike te cilat mund ta zgjidhin mjaft mire kete ceshtje" perfundoi qendrimin e tij Dule.

    __________________________________________________ _______________


    Ja edhe nje lajm nga bota greke per Vangjelos Dules, Agence France-Presse:

    ->>> http://www.news.com.au/common/story_...55E401,00.html <<<-

    FOUR survivors of a 1944 massacre by Nazi troops in the Greek village of Distomo began legal action against Germany today to seek compensation.

    The four plaintiffs, a man and his three sisters who lost their parents in the killings, are trying to force Germany to pay them millions of euros in damages and if they succeed, the ruling could set a precedent for other suits.

    The massacre at Distomo was one of the worst in World War II. Nazi SS troops killed 218 villagers, including children, in a two-hour frenzy of killing and looting on June 10, 1944, then burned the village down.

    Germany has refused to pay compensation, claiming "only states and not individuals" can make such demands.

    The hearing is the latest in a series of trials over the massacre since the late 1990s.

    In the first instance, a Greek regional court ordered Germany to pay 29 million euro ($51.62 million) to the four, but Berlin appealed that ruling in 1999.

    It claimed that Greek courts did not have the international jurisdiction needed to prosecute such war crimes, and that all demands for compensation had been settled by a bilateral claims agreement signed in 1960.

    Under that accord, Germany paid Greece around 115 million marks ($105 million).
    More than 400,000 Greeks from a population of seven million are thought to have died during the harsh three-year Nazi occupation. Jews accounted for 88 per cent of the total deaths.

    At least 50,000 Greeks have filed lawsuits against Germany since 1995 to obtain compensation for war-time atrocities.
    Ja pra se cfare bejne greket e Dules qe megjithese Greqia MORI PREJ GJERMANISE 105 MILION DOLLARE PER DEMET E LUFTES, te pakten 50 000 GREKE kane hapur gjyqe kunder Gjermanise qe nga viti 1995 per tu kompensuar SE DYTI nga Gjermania !!!
    Biles nje Gjykate krahinore greke arriti deri aty sa te urdheroje Gjermanine t'i paguaje 51,62 milion dollare nje familjeje greke me 4 vellezer e motra qe humben prinderit nga masakra e gjermaneve ne fshatin Distomo. Por nje Gjykate ne Berlin ua mbylli gojen duke u kujtuar se Gjermania i dha Grekeve te pangopur 105 milion dollare demshperblim ne vitin 1960 !
    Biles 88% e te vrareve "greke" ishin HEBRENJ, per mbledhjen e te cileve ne biruca e kampe ndihmuan edhe nacional-socialistet e Aleksandros Janaros !!!

    Pse pra te mos kene te drejte camet te marrin 1 here kompensim ?!?

    Pse te tremben kaq shume nga telefonatat e largeta socialistet, sidomos kur e dine se per kete ceshtje ka dhene pelqim edhe Bashkimi Europian ?

    Kur do behen burra keta politikane?

  8. #18

    Greqia: Nuk Egziston Problemi Cam

    Disa perfaqesues greke, qe kane referuar ne disa komisione
    nderkombetare, mbi te drejtat e njeriut ne Greqi para pak kohesh kane deklaruar se,
    problemi cam nuk ekziston dhe se, ajo ngrihet nga qeveria shqiptare sa
    here qe ekzekutivi eshte me probleme. Nderkohe shoqeria "Cameria" ka
    paraqitur para kohesh ne "KJ" dokumentin orgjinal, qe permban nje urdher
    te leshuar ne vitin 1991 nga Ministri i Drejtesise, Enver Halili "Per
    miratimin e krijimit te shoqates patriotike Cameria". Ne vitin 1991, ne
    Ministrine e Drejtesise u paraqit kerkesa e grupit nismetar per
    krijimin e shoqates politike patriotike "Cameria". Ne urdherin e leshuar,
    Ministri i Drejtesise, Enver Halili shkruante se, kerkesa eshte ne pajtim
    me Kushtetuten dhe me kerkesat e dekretit te Presidiumit te Kuvendit
    Popullor "Per krijimin e organizatave e shoqatave politike". Nderkohe, ne
    nje material te detajuar nga Shoqeria Politike Atdhetare Ēamėria,
    thuhet se, "pas aneksimit te Camerise me 1913, qarqet zyrtare greke kane
    ndjekur ndaj shqiptareve te besimit ortodoks, politiken e asimilimit, duke
    i privuar cdo te drejte etnike, kulturore apo gjuhesore, duke i
    konsideruar greke, pra ngaterronin me qellim fene me kombesine". Duket se, nje
    rast tipik po ndodh edhe sot ne Shqiperi duke pretenduar se, ortodokset
    jane greke, por kjo gje mbetet ne interes te grekeve ndaj ushtrojne
    presion mbi socialistet qe perbejne dhe shumicen ne parlament per te mos e
    votuar ligjin per popullsine came.

    Problemi ēam

    Ēeshtja ēame lindi si problem i mprehte ne marredheniet mes dy vendeve,
    Shqiperise dhe Greqise qe ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 dhe u
    perligj pas vendimeve te konferences se Ambasadoreve Londer 1913, ku
    Ēameria u shkeput dhe iu dha Greqise. Si rezultat i spastrimit etnik
    (genocidit) qe u be ne 1944-1945 ne krahinen e Ēamerise u debuan 30000
    shqiptare myslimane, te cilet gjeten strehe ne Republiken e Shqiperise, ku
    jetojne edhe sot. Kjo popullate, sot kap shifren 205.000 vete, shifer e
    cila lidhet me lindshmerine e larte te kesaj popullsie pas genocidit.
    Nderkohe ne Ēameri, komuniteti autokton i shqiptareve tek besimi
    ortodoks kap shifren 250-300.000. Shkaterrimi i sistemit komunist ne Shqiperi
    krijoi kushte per permiresimin e ceshtjes se popullsise came. Ne janar
    te vitit 1991 u krijua Shoqeria Politike Atdhetare "Cameria". Problemi
    i Camerise perfshihet ne programin e shume partive politike, qe
    kerkojne zgjidhjen e ketij problemi ne perputhje me standardet e dokumenteve
    nderkombetare te OKB-se dhe Keshillit te Europes mbi te drejtat e
    njeriut.

    Kush jane ēamet

    Ēamet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e Greqise
    veriperendimore. Per greket kjo zone njihet si Threspotia, ndersa per
    shqiptaret si Ēameria. Konflikti cam lindi si rezultat i pervijimit te
    kufirit mes Greqise dhe Shqiperise. Ne vitin 1913 Konferenca e
    Ambasadoreve ne Londer ia la Greqise Ēamerine, ndersa ne Shqiperi ndodhen rreth 7
    fshatra ēame.

    Rezoluta per camet erdhi si kerkese e 35 deputeteve

    Duke njohur tragjedine came si nje nder me te dhimbshmet ne kontinentin
    europian, 35 deputete shqiptare kane firmosur nje rezolute per te
    mbeshtetur zgjidhjen e problemit te popullise came. Kjo rezolute u iniciua
    nga deputeti i PBK-se, Shpetim Roqi. Ne kete dokument jane pasqyruar
    qarte te gjitha nenet e shkelura te Deklarates Universale te te Drejtave
    te Njeriut. Ne nenin 6 te Deklarates Universale thuhet se, cdo njeriu ka
    te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo
    rast. Mbeshtetur ne nenin 15 te Deklarates Universale, thuhet se, "Askush
    nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij.( ka ndodhur me
    popullsine came). Ndersa ne protokollin numer 4 te konventes Europiane
    ne nenin 3 thuhet se, "Askush nuk mund te debohet me dhune, me mase
    individuale ose kolektive" (ka ndodhur me popullsine ēame)". Rezoluta do
    t'i drejtohet kuvendit grek, kongresit amerikan dhe Keshillit te Europes.

    QEVERIA GREKE PRESION PS-SE PER CAMET

    Ēeshtja ēame duket se nuk do te gjeje zgjidhjen e duhur ne parlament.
    Shtyrja kohe pas kohe nga socialistet dhe mosvotimi i tij ne parlament
    ne te vertete ka nje arsye tjeter. Burime konfidenciale nga selia roze
    bejne te ditur se kohet e fundit prane kesaj selie dhe kryetarit te
    Komisionit te Jashtem, eshte dorezuar nje peticion nga ana e ambasades
    greke, ku kerkohet ne menyre te prere qe te mos miratohet ligji per camet.

    Koha Jone, 29-03-2004



    Rezoluta e aprovuar ka tone mė tė buta se mė parė. PD e PS dakord

    Presioni i Qeverisė greke zbut Rezolutėn e parlamentit shqiptar pėr
    ēėshtjen ēame, ndėrkohė qė PS-ja dhe PD-ja janė tė vetmet parti politike
    qė do tė miratojnė tė enjten kėtė projektrezolutė. Grupi Parlamentar i
    PS-sė e ka mbėshtetur unanimisht Rezolutėn, i cili ėshtė pėrkrahur edhe
    nga PD-ja nė Komisionin e Jashtėm. Ndėrkaq, ditėn e votimit, Rezoluta
    pėr ēamėt do tė kundėrshtohet nga partitė e vogla PLL, PBK dhe PBDNJ.
    Sipas prėfaqėsuesit tė kėsaj tė fundit, Karamelo, njė rezolutė pėr ēamėt
    do tė ishte e dėmshme pėr marrėdhėniet Shqipėri-Greqi nė kėto momente.
    Ndėrsa partitė qė kanė kėrkuar rezolutėn, PLL dhe PBK, nuk kanė pranuar
    ndryshimet qė pozita dhe PD-ja i ka bėrė pikave tė rezolutės nė
    Komisionin e Jashtėm. "Nuk ka asnjė dyshim qė qeveria nuk do tė miratojė njė
    rezolutė tė tillė, e cila e detyron qeverinė ta zbatojė", tha Metko.
    Ndėrsa kreu i PLL-sė, Spahiu, theksoi se ai do tė kėrkojė nė vazhdim nė
    seancėn e sė enjtes qė tė shfuqizohet ligji i luftės, ēamėve tė dėbuar
    nga Greqia t'u njihen tė drejtat qė kanė patur si dhe t'u kthehen tė
    gjitha pronat qė kanė patur nė Greqi. Ndėrkohė qė, Komisioni i Jashtėm ka
    miratuar dje me shumicė votash variantin pėrfundimtar tė rezolutės pėr
    ēamėt. Ky variant ėshtė mė i zbutur se kėrkesat e opozitės dhe e vė
    theksin te bashkėpunimi midis qeverisė shqiptare dhe greke pėr tė zgjidhur
    kėtė problem.

    Panorama, 31-03-2004

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    53

    Rroft Qameria

    PERSHENDETJE NGA DEMIRI VLLEZER E MOTRA SHQIPETAR. TA dim pra se jemi 8 tet milion QAM jo disa qindra mijra por disa milion se kur te vi puna per QAMERIN TON TE BEKUAR JEMI 4 KATER MILJON SHQIPETAR ne SHQIPERI, 3 MILJON E GJYS ne KOSOV ,me shum se 1 milion SHQIPETAR ne MAQEDONI, GATI NJE MILION ne MAL TE ZI, 7 SHTATQINDMI ni PRESHEV, METVEGJ ,BUJANOVC, GATI NJE MILION NE GREQI dhe te gjith sebashku kur te vi puna per QAMERINE TON DO TA MARRIM TE GJITH SE BASHKU siq morem KOSOVEN. VLLEZER DHE MOTRA SHQIPETAR QAMERIA E BEKUAE ESHT E JONA DHE KA MARR FUND SE DO TA MARRIM. SI mund ta ndihmojm QAMERIN TON Flas per Shqipetaret qe ndodhen jasht Shqiperis. TE FLASIM me njerezit tan qe kemi ne Shqiperi dhe ti financojm domethen ti dergojm para ;pershembull kur te behen mitingje per Qamerin ti dergojm pare qe ata te faturojn autobuza dhe mjete te tjera transporti qe te marrin protestues pa lek falas ti ndihmojm me para shoqatat Qame etj etj etj ME RRESPEKT DEMIRI RROFT QAMERIA RROFT SHQIPERIA ETNIKE

  10. #20
    Operation System Maska e Montoya
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    17
    Lajmerim : Shoqeria Ēame ka filluar te mendoje dhe te levize ndjeshem per kete ceshtje !
    Te shohim cdo te ndodhe a do ta marre ne konsiderate qeveria Shqiptare ?!

    ReSpekte populli im Ēam !

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A mendoni tė ktheheni nė Shqipėri ?
    Nga Arbushi nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  2. Cfare mendoni pėr lakuriqėsinė e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  3. Kishat Britanike kthehen nė palestra sporti
    Nga titi-a nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 14:26
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •