- Per 3 ore jemi ne Kakavi u mbllaēit rendshem nja dy here, sikur ato qe kish per te thene ti kish te rregjistruara ne ate copez ēamēakezi turk, qe pasi e pertypje per ndonje gjysme ore, mund te perdorej fare mire ne vend te ushkurit. Nuk i ka me shume se 25 mendoi Lina, teksa perpiqej te vendoste kujt ti qante hallin, atij apo te shokut.
- I kam lekėt tha me zė te vendosur. Mi ka djali ne Athine. Ua jap sapo te mberrijme atje. Fati i kish thene te marten ne telefon se vete as qe behej fjale te vinte, ndryshe do te kish ardhur sakaq aty per te qene ai i fundit ti puthte syte se motres. Ah Ditė xhan! Kish klithur Lina teksa ia zbrisnin te bijen prane brinjeve tashme te thara te te shoqit.
- Athina nuk eshte Tepelene, ku ta gjejme ne tėt bir Meqe nuk i dhane nje jo te prere, Lina vuri kemben tek derrasa e fundit te kamionit e i dha trupit lart. Nje grua i bėri vend midis vetes e femijes se vet, qe ish akoma pergjumesh. Nje nga te dy qeraxhinjte goditi fort metalin e kokes se makines dhe sakaq motori leshoi nje kerkellime ankuese. Nga nje vrime ne kanavacen jeshile te makines, Lina pa sesi pemet gjysem te zhveshura nisen te rendnin me nje ritm gjumendjelles. Ishte ndare me kete qytetth qysh nje jave me pare. I kishte nxjerre te gjitha ne oborr, e ish ngrohur dhe nje here nen afshin e dyshekut bashkeshortor qe perpihej nga nje zjarr makut, e kundermonte ere vajguri.
Derrasa e stolit mbi te cilin rrinte ulur, kercente perpjete sa here rrotat e makines kalonin mbi ndonje shpatull te pashtruar te rruges. Nuk kish me shume se 15 vete perreth. Shumica duke dremitur, ndersa dy djelmosha seē jepnin e merrnin me njeri tjetrin ne greqisht. Ato tre ore I kaloi duke u ndare me te gjithe ata qe i mbante ne zemer. I kaloi neper mend nje nga nje, kerceu edhe nje here ne dasme te se mbesės, i ushqeu te ėmės persheshin me qumesht, u sigurua per here te fundit se te dy dyert e shtepise i kish kyēur.
- Per 10 minuta nderrohen rojet e mengjesit ndersa zbrisnin nga makina, u vune ne rresht e filluan te ēapiteshin mbi nje monopat qe i shkonte rrezes se malit verdalle. Burri perpara saj e kish hedhur femijen kalaqafe, permbi ēanten e shpines. Shkurret perreth nuk ishin me te larta se nje boje njeriu. Te kish qene kohe tjeter, Lina patjeter do te kish menduar se krismat qe degjoheshin tek tuk po nguleshin ne mish kafshe te egerr. Vetem se ky sezon gjahu kish me shume se kater muaj qe kish nisur, e dukej sikur do sosej kur vendit ti shuheshin gjithe gjahtarėt.
Tashme ishin ne dheun grek. Mbllaēitesi i kish shtuar dietes se tij edhe nje shishe koka-kola, tapen e se ciles e kish hequr me dhembe duke vene bast dhjete mije leke me shoqeruesin tjeter. Perreth, shkurreve u ishin shtuar bredha te gjate, te cilet po i lepinte dhe ata bashke me karvanin nje vese e ftohte. Hapat ndaluan ecjen. Burri perpara I tha te shoqes te hapte xhepin e ēantes mbi shpine e nxorri qe andej nje kokerr veze te zjere per femijen. Nje gumezhime e mbytur makine u shoqerua pas dy tre minutash me thyeje shkarpash nen kembe te nxituara. Tre te huajt qe u duken sakaq, mbanin ndermjet tyre dy arka plastike me kapake blu. Te tre u pershendeten me dy qeraxhinjte e nxituan te hapnin arkat. Te dyja te mbushura me akull, e xhepa qeskash te xhytura ne akull.
- Vihuni te gjithe ne rradhe e pervishni mengen e djathte Mbllaēitesi e kish trashur paksa zėrin ndersa shoku i tij shtrengonte diēka ne xhepin e xhupit prej meshine te zezė. Njeri nga te huajt po hapte nje karrige portative duke bere nje vend te sheshte midis halave te bredhave e barit. Burri e zbriti femijen nga qafa dhe e shtyu menjehere drejt se shoqes.
-Mos e prishni rreshtin, dhe behuni gati te jepni ca gjak shqiptari per nje gje te mire. Boll u vrate rradhave te firmave! Kush do ti lere kockat ketu, le te flase me ate shokun ne fund! Xhupziu kish mberritur ne fund te rradhes e shtrengonte ne dore nje pistolete te drejtuar nga vargu. Lina ishte e para qe renkoi e po ne ate ēast mbllaēitesi e rrembeu prej qafe. Shishja e koka koles u perplas pas trungut te pemes ngjitur; qafa e qelqit ende duke vajtuar per pjesen tjeter te trupit qe i dergjej ne toke. Lina ndjeu therjen e krahut dhe trikon e holle ti njomej dy tre gisht poshte berrylit.
Do vini vete, apo tua marrim keshtu, sipas zakonit Mbllaēitesi nuk shfaqte as shenjen me te vogel te padurimit. Femijet nuk do ti ngasim. Burri ishte I pari qe u ul ne karrige dhe zgjati krahun drejt gjilpėrės se bashkuar me nje nga qeskat nepermjet nje tubthi kaf.
Qeskat po mbusheshin nje nga nje. Ne ate mavinė e tyre i kujtonin Linės vulat rreth syve te Ditės, kur Llazi me dy te tjere ia prune ne shtepi. E kishin gjetur te mavijosur e pa frymė nė tė dalėn tjetėr te pyllit, e Lina qe kish tre dite qe e kerkonte, pa ditur nė tė psheretinte e liruar, a tė niste kujėn, ish rrezuar buzė portes.
-Plake, ti mos e harxho djalin per leket e rrugės. E ke tė hequr nga ne! Mbllaēitesi mori nje tufe lekesh nga tre te huajt, e i rrasi thellė ne xhepin e pasėm te tutave. Lina nuk po degjonte me krisma. Sezoni i gjahut do te qe nderprere dhe ai deri ne muzgun tjeter. "Po tė vjen nėna, Fat, o bir..."
Krijoni Kontakt