New Yorku hap dyert për balerinën shqiptare.
Aventura e balerinës shqiptare nga “Royal Opera House” në Londër drejt baletit “Movin Out” në New York . Një rrugë e vështirë e mbushur me sukses falë talentit dhe përkushtimit të Oriolës yllit të ri të baletit shqiptar.
Nga Muhamed Veliu
Shfaqja e baletit “Movin Out” e cilësuar nga nga revista prestigjoze amerikane Time Magazine si show numër një e vitit në Amerikë, ka zgjedhur si soliste për shfaqjet e vitit 2004 balerinën shqiptare Oriola Islami.
Shqiptarja 29 vjeçare është e vetmja ndër qindra konkurentë në Londër dhe New York e cila u ka përzgjedhur nga koreografja me famë botërore Twayla Tharp.
Pikërisht niveli i lartë artistik dhe përgatitja e Oriolës ka shkaktuar habi në vetë Tharp tejet kërkuese ndaj balerinëve të cilët më pas do të interpretojnë koreografinë e saj.
Brodway, lagjja e shndritshme me teatrot më me zë në Amerikë duke filluar nga muaji Janar do të ketë në gjirin e e tij një artiste me trup të imët nga një vend i vogël e cila me talentin e saj dhe këmbënguljen profesionale bëri që producentët amerikanë të mbeten të mahnitur nga talenti i saj gjatë qëndrimit tre ditor në New York, dhe ti vënë pëpara për të firosur kontratën njëvjeçare.
Tërësisht e panjohur për publikun shqiptarë por tejet e sukseshme që nga Britanija e Madhe, Azejbaxhani, Gjermanija, Franca dhe së fundi Japonija Islami është ylli i ri baletit shqiptarë që po ngjit shkallët e famës dhe ka marrë duartrokitjet e mijëra adhuresve të saj në balete të ndryshme.
E dalë nga bankat shkollës Jordan Misja në Tiranë, Islami shoqe klase me Klajdi Kadiu dhe mike e Ambreta Toromanit yje të baletit shqiptarë në Itali zgjodhi Londrën për të vazhduar karrierën e saj artistike po aq të sukseshme sa ajo e miqve të saj në Itali.
Në një intervistë nga Londra,
Oriola vetën disa ditë pas kthimit nga New Yorku tregon gëzimin për këtë eveniment të madh në jetën siç thotë ajo, si dhe krenarinë e saj në të interpreturit si shqiptare e cila me shaka thotë se oficerët e pasaportave në Tiranë i kanë ndërruar dy germa në emrin e saj të vërtetë nga Oriada në Oriola.
Si ndjeheni pas fitimit të konkursit për të patur të drejtën e shkurjes në Broadway?
Ndjehem e lumtur. Momenti i marrjes së lajmit pas konkurimit përzgjedhës me koreografen Twayla Tharp ishte një lajm shokues. Ishte një konkurim i vështirë dhe shumë i rëndësishëm për mua.Në të morët pjesë balerinë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Amerika dhe unë isha e vetmja që kjo koreografe zgjodhi.
Po ashtu edhe në Amerikë u zhvillua një përzgjedhje e tillë, por as aty koreografia nuk zgjodhi njeri. Gjatë të gjithë veprimtarisë përzgjedhëse dhe më pas gjatë pritjes së përgjigjes nga producentët ka qënë një stres i vërtetë. Nuk e di se ku isha, veçse prisja me padurim rrezultatet e producionit dhe si gjërat do të shkonin më pas.
Kush ju a dha lajmin që kishit fituar?
Ishte asistentja e korografes Tharp e cila më njoftoi për përzgjedhjen time dhe se ata ishin të interesuar që të shkoja në New York dhe të kisha një sesion provash përpara producentëve amerikan. Kjo bëhej me qëllim që koreografia ti tregonte atyre se unë isha personi i zgjedhur për shfaqen që quhet “Muvin Out”.
Për tre ditë qëndrova atje dhe gjithçka shkoi shumë mirë. Koreografia dhe producentët mbetën shumë e kënaqur.
Sa ishte numri atyre që konkuruan në Londër për këtë përzgjedhje që është një ëndërr për çdo balerinë?
Ishte një numër mbi treqindë veta.
Cila ishte e veçanta gjatë konkurimit tuaj që beri producenten amerikane tju shpallte fituese?
Thjesht mënyra ime e interpretimit do të thoja ndoshta ajo është e veçanta.
Çdo të thotë për ju firmosja e kësaj kontrate kaq të rëndësishme për karrierën tuaj?
Është me të vërtetë një kontraktë e rëndësishme. E them këtë se të punosh për Twayla Tharp është një ëndërr për cilindo kërcimtarë. Ajo është një korografe që ka punuar me yjet e baletit një ndër ta dhe Bareshnikov që besoj njihet edhe në Shqipëri. Ai ka qënë dhe mbetet një nga yjet e baletit në botë.
Cilat janë kriteret e përzgjedhjes nga kjo koreografe?
Ajo përzgjedh kërcimtarë me një bazë shumë të fortë klasike, dhe mbi këtë bazë të fortë klasike ajo ndërton korografinë e saj. Që të kërcesh këtë lloj korografije duhet të kesh një eksperiencë të jashtëzakonshme përfshi këtu një teknikë tepër të fuqishme në fushën e baletit klasik.
Gjatë këtyre viteve ju keni kërcyer në balete të ndryshme anë e mbanë botës, ku bie në sy një rritje një formim i plotë juaji si balerinë.
Si do ta komentonit ju këtë rritje profesionale tuajën?
Mund ta komentoj si këmbënguljen time drejt suksesit dhe kërkesave që unë kam patur karshi vehtes time për të arritur diçka në jetë. Një rroll të madh madh kanë patur edhe pedagogët e ndryshëm duke filluar që nga fëmijërija që ka qënë Ariana Pertena, një tjeër pedagoge në universitetin e Bakus në Azejrbaxhan ku programi i mësimit në të është i njëjtë me atë të Balshoit.
Po ashtu në Angli kam patur shumë pedagogë të cilët kanë pjesën e tyre të padiskutushme në rrithjen time profesionale.
Si jeni ndjerë gjatë këyre viteve qëndrimi dhe pune në Londër?
Ka qënë një eksperiencë shumë e vlefshme që më ka ndihmuar shumë në anën artistike.Kam patur fatin të ushtrohem me pedagogë shumë të mirë. Po ashtu do të përmend edhe praninë timë në Royal Opera House ku sëbashku me solistë të ndryshëm jam ndjerë shumë mirë dhe kam përfituar shumë. Kohët e fundit kam patur një kontratë për të marrë pjesë në spektaklin “On Your Toes” e cila është kërcyer nga Makarova me koreografi Balahshinit, ku pjesëmarrës ishte edhe Irek Muhamedov. Ishte kënaqësi të punoje me këta dy artiste dhe veçanërisht me Muhamedov.
Si është e mundur që suksesi juaj është tërësisht i panjohur në Shqipëri?
Nuk e di pse. Mbase ka qënë pamundësija për tu ndjekur dhe kontaktuar nga media shqiptare gjë të cilën do kisha kënaqësi të ndodhte.
Në të kaluarën shumë gazeta të këtushme kanë komentuar dhe shkruar rreth interpretimeve të herë pashershme në Angli.
Ndjej kënaqësi ku lexoj komente të ndryshme në shtyp rreth shfaqeve të mija aq më tëpër kur në to unë prezantohem gjithmonë si shqiptare, gjë e cila më bën të ndjehem krenare pamvarësisht që jam larguar nga Shqipërija që në 93-shin.
Cila është ndjesija që i krijohet petagogëve gazetarëve apo njerëzve të thjesht që takoni për herë të parë kur i thoni se vini nga Shqipërija.
Ata habiten. Sepse e para nuk kanë ndigjuar rreth artistëve shqiptarë, ose më saktë rreth kërcimtarëve shqiptarë.E dyta kur ndeshen me subjektin mbeten shumë të kënaqur dhe njëkohësisht të shokuar që Shqipërija ky vend i vogël ka talente të tilla.
Kush është Oriola jashtë baletit në jetën e përditëshme?
Modeste.
Çdo të thotë për jut ë jesh modste?
Në fillimet e bisedës me njerëz vështirë që të kuptohemse kush jam dhe se çfarë bëj.
Të qënurit disi e turpshme më bën që gjithmonë kur më pyesin për veten e kam të vështirë të shprehem.Këmbëngulja e tyre bën që të zbulohet e vërteta.
Me çfare ju përlqen të merreni në kohën e lirë?
Varet nga vendi që jam. Më pëlqen ti bije pianos, të pikturoj, kohët e fundit më ka lindur një pasion tjetër mbi kompozimin e muzikës.
Më pëlqen të lexoj dhe sidomos për artin e kërcimit ku përfshihen metodat e reja të kërcimit. Por kuptohet shkrimtarë si Çehovi, Niçe nuk lihen mbrapa dore.
A keni kompozuar diçka deri më tani?
Pa kam, por janë sekrete për momentin nga që jam në punim e sipër. Janë thjesht krijime për vetën dhe ndoshta në të ardhëmen për publikun.
A jeni e dashuruar?
Për momentin jo. Është e vështirë për faktin se kam qënë në kërkim të pozicionimit të vetëvetes si artiste dhe ndoshta kjo ka qënë arsyja që mbase nuk më ka shtyrë të kërkojë për të dashur. Shpresoj të gjej një të dashur që mbi të gjitha të jetë njerëzor, i llogjikshëm, intelektual dhe të më kuptojë si artiste që jam.
Pas suksesit në Japoni me çfarrë po merreni tani që jeni rikthyer në Londër?
Po punoj si asistent koreografe në “Royal Opera House” në Londër, që është kënaqësi dhe njëkohësisht shumë punë. Më duhet të mbaj shumë shënime rreth interpretimit të kërcimtarëve dhe gabimeve që ata bëjnë gjatë interpretimit dhe më pas jam e detyruar tja tregoj atyre.
Muaji Dhjetor do tju gjej në New York drejt një skene të re me emocine natyrisht dhe me vështirësi të reja. A ndjeheni e emocionuar drejt vajtjes juaj atje?
Sëpari mezi pres që të shkoj atje, ku dihet që përgjegjësitë janë të mëdha dhe publiku që të ndjek prêt nga ty si artist të japësh maksiminin gjë për të cilën unë jam e përgatitur ta bëj. Normalisht ndjehem e emocionuar për vetë faktin që është një kontratë që shumë veta e kanë ëndërr ta nënshkruajnë.
Shpresoj se do të jetë një experience tërësisht e ndryshme nga kjo e derimëtanishmja.
Çmund të na thoni për shfaqjen Movin Out?
Ka fituar disa herë cmimin “Tony winner” ekuivalent i çmimimit Oscar në kinematografi.
Kjo pesë baleti do të luhet në sallën e baletit Richard Rogers. Unë do të interpretoj katër herë në javë dhe shfaqja e parë do të jetë në muajin janar.
Siç e thashë kjo shfaqje vihet në skenë nën korografinë e Twayla Tharp dhe me muzikë të Billy Joel. Biletat për të gjithë vitin janë shitur në advancë.
Ju faleminderit dhe suksese.
Krijoni Kontakt