Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Historia fetare permes historise dramatike. Nga Ismail Kadare

    Feja :: Harmonia fetare përmes historisë dramatike
    Postuar nga: Albo


    "Shqipëria e re dhe ajo e vjetër karakterizohet nga marrëdhënie të mira mes besimeve. Toleranca dhe harmonia fetare është vlera më e madhe e Shqipërisë dhe kjo nuk është vetëm diçka proverbiale. Shqiptarët ditën të përballen me holokaustin. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte vendi i vetëm, ku numri i hebrejve u rrit gati 10-fish. Megjithëse në Shqipëri ekzistojnë 3 besime e 4 komunitete fetare dhe nuk shquhemi si popull i urtë, nuk i kemi njohur konfliktet fetare. 2 vëllezër, njëri katolik e tjetri musliman kanë jetuar në një pullaz.

    Nga Ismail Kadare

    Katolicizmi ishte feja e vjetër e shqiptarëve. Merret me mend se një kalvar i gjatë dhe një martirizim i pafund i priste katolikët shqiptarë, këta tragjikë të vetmuar në perandorinë që ishte krejt e huaj për ta. Ata e mbajtën ndezur pishtarin e lirisë, të fesë dhe të kulturës, për t'u kujtuar shqiptarëve atë që kishin humbur atdheun dhe Evropën.

    Ortodoksët shqiptarë ndonëse të ndarë fetarisht nga katolikët, u përpoqën dhe ata të mbanin ndezur flakën e lirisë dhe të shqiptarizmit Një ndërlikim i ri u shfaq në jetën e ortodoksëve shqiptarë në shek e 19 e 20 pas çlirimit të Greqisë nga zgjedha osmane. Një ide groteske e pjellë nga qarqet panheleniste, ideja se ortodoksët ballkanas janë vetëm grekë dhe s'mund të jenë tjetër kombësi, i helmoi marrëdhëniet midis të krishterëve grekë dhe atyre shqiptarë. Ortodoksët shqiptarë, disa herë edhe me flijimin e jetës së tyre treguan se ishin ortodoksë të një kombësie tjetër. Ka kaluar kaq kohë dhe për fat të keq, një ide e tillë absurde vazhdon të qëndrojë në Greqinë e sotme, anëtare të Bashkimit Europian. Muslimanët shqiptarë, ithtarë të besimit më të ri, do të duhej ndoshta të kalonin në provën më të vështirë duke marrë fenë islame, besimin zyrtar të perandorisë, muslimanët shqiptarë të tunduar nga favoret kishte rrezik t'i përçmonin e të ndaheshin nga vëllezërit e tyre të krishterë. Ky do të ishte fundi i harmonisë fetare në Shqipëri dhe ndoshta fundi i Shqipërisë.

    Muslimanët shqiptarë nuk e bënë këtë dhe jo vetëm kaq, si për të treguar qartë se ata ndërruan fenë, por nuk ndërruan kombin, ata ashtu si më parë morën pjesë në të gjitha aksionet kombëtare bashkë me të krishterët. Ata morën pjesë në besëlidhjet e hapta dhe të fshehta, në kryengritjet, në komitetet, në kryengritjet kundër shtetit osman.

    Pavarësia e gjeti vendin në një kaos të plotë, megjithatë edhe midis kësaj rrëmuje ballkanike të paparë, midis flamujve, peshkopëve, imamëve, feudalëve, edhe në ditët kur dukej se shqiptarët kërkonin veç diçka për t'u kacafytur, përçarja shqiptare, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u shfaq.

    Një nga sekretet përse pas kaosit, mbretëria e Zogut, arriti në një kohë të shkurtër të vendosë rregullin në Shqipëri, ka qenë legjislacioni për marrëdhëniet mes tri feve, katër komunitetetve dhe shtetit shqiptar.

    Edhe pse i përpiluar tre shekuj më parë ky legjislacion, është më i miri gjer më sot, në historinë e Shqipërisë dhe një ndër më të mirët në Europë pikërisht se është i bazuar në traditën e harmonisë fetare. Duke përfituar nga rasti t'iu sugjeroj autoriteteve shqiptare që lidhur me problemet e sotme të ngjashme, do të bënin mirë të këshilloheshin me këtë legjislacion.

    Historia e harmonisë fetare në Shqipëri nuk është një histori idilike, në thelb ajo ka qenë dhe mbetet dramatike, nuk e kam fjalën për episode të tilla, si farsa tragjikomike e ndalimit të besimeve nga regjimi komunist, as për mallkimin që në emër të fesë iu bë alfabetit shqiptar dhe as rebelimit proturk të Haxhi Qamilit, historia ka qenë dramatike sepse ka qenë përherë e mbarsur me rreziqe të mëdha. Edhe tani në Shqipërinë demokratike të gjitha rreziqet e kapërcyera janë prapë të mundshme, ato janë të tilla në Europë e padyshim në botë.

    3 besimet në Shqipëri janë të lidhura me kombin me vetë ekzistenën e tij. Neve nuk na lejohet asnjë sjellje e pandërgjegjshme asnjë harresë, asnjë pakujdesi për mirëmbajtjen e kësaj ngrehine. Aq më pak na lejohen pasionet meskine, për të mos përmendur provokimet dhe provokatorët. Themeli i themeleve për çështjen fetare në Shqipëri është që tre besimet kryesore dhe komuniteti i katërt, ai bektashian, janë të gjitha barazisht të rëndësishme e barazisht të ligjshme.

    Katolikët, edhepse janë të paktë në numër përfaqësojnë fenë e parë të shqiptarëve, ata janë një zbritje vertikale në historinë dhe kulturën shqiptare. I kanë dhënë kombit shenja dhe simbole themelore nga Gjergj Kastrioti tek Nënë Tereza, ura më e vjetër që lidh Shqipërinë me Evropën.

    Muslimanët shqiptarë ndonëse feja më e re në Shqipëri, kanë të njëjtin legjitimitet. Ai sigurohet jo vetëm nga prania e tyre numerike, por edhe nga kontributi rrjedhimisht i fuqishëm në gjithë rrugëtimin e popullit shqiptar drejt lirisë dhe emancipimit.

    Ortodoksët, si muslimanët, si katolikët, kanë qenë pjesë e pandarë e korpusit kombëtar. Keqkuptimet e pafalshme lidhur me kombësinë, ata i kundërvunë kontributin kolosal krahas vëllezërve katolikë e muslimanë.

    Ky drejtpeshim është një realitet, thelb. Shqipëria është një vend me tri fe. Ajo nuk mund të identifikohet me asnjërën prej tyre. Nëse ne nuk besojmë në këtë, nuk besojmë në arsyen tonë të të qenit. Respekti i ndërsjelltë midis feve duhet të jetë i shenjtë në këtë vend. Asnjë ngacmim i laikëve kundër fetarëve, asnjë ngacmim i fetarëve kundër laikëve, së fundi, asnjë ngacmim i të tri besimeve kundër shtetit.

    Tundimet për të kundërtën janë vërejtur për fat të keq kohët e fundit. Keqkuptimet më të ndjeshme janë ato që lidhen me raportet komb-fe. Përkundër traditës shekullore janë shfaqur prirjet për të vënë fenë kundër kombit. Lidhur me pretendimin e qarqeve fetare greke, për t'u mohuar ortodoksëve shqiptarë kombësinë, ky është një problem i rëndë që nuk ndihmon për asgjë të mirë në Ballkan. Shpresojmë që qeveria greke të ushtrojë aq sa mundet ndikimin e saj në këtë rreth për të ndequr këtë keqkuptim. Në shtyp dhe internet janë hedhur ide që e mendojnë haptas kombin shqiptar, në emër të një kombi tjetër atij islam. Të jeni të sigurt se një shpallje e tillë nuk mund të ketë përkrahje mes shumicës së islamistëve të rinj shqiptarë, një pjesë e të cilëve kanë kryer studimet në vendet arabe. Si në rastin e panhelenizimit shoqëruar mes emigrantëve shqiptarë, ashtu dhe në rastin e panarabizmit kemi të bëjmë me një përpjekje për një tkurrje të kombit shqiptar, një version soft të copëtimit të vendit.

    Një dhunim tjetër i rëndë i ndeshur në propagandën antishqiptare ka qenë përçmimi i idesë së lirisë dhe të drejtave të njeriut, duke u identifikuar vetëm me ato fetare. Për një kohë të gjatë, propaganda e Millosheviçit u përpoq t'i mbushte mendjen botës se lufta për lirinë e shqiptarëve të Kosovës, s'ishte gjë tjetër veçse një luftë fetare. Luftë fetare e muslimanizmit shqiptare kundër krishterimit serb. Nuk është vështirë të përfytyrohet sot sesa tragjike do të ishte për Kosovën po të binte në këtë kurth dhe në vend të lirisë së mirëfilltë të kërkonte lirinë fetare. Në vend të kriminelëve serbë t'i shpallte luftë krishterimit fqinj. Një vend i largët në malet e Kaukazit, Çeçenia, po e paguan shtrenjtë një ngatërresë të ngjashme. Një tjetër problem që lidhet me trysninë radikale fetare është përpjekja për të shfytyruar historinë e vendit. Nga acarimet midis fondamentalistëve rrezikohet përçudnimi i historisë shqiptare, gjer në atë shkallë, sa që për kundërpeshë ndaj krishtërimit të mohohen rrënjët, të mohohet autoktonia e popullit shqiptar në trojet e tij. Në Ballkan teza të tilla dalin nga sajimi kinse i historisë për të çuar më pas deri në tragjedi njerëzore. Mbështetur nga teza të tilla, popullsia çame u dëbua nga trojet e veta 60 vjet më parë. Mbështetur prej tyre 300 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan në Turqi prej Jugosllavisë së Rankoviçit. Së fundi ne e pamë me sytë tanë dëbimin e rreth 1 milionë shqiptarëve të Kosovës në prag të shekullit të 21-të.

    Duke iu rikthyer idesë së ruajtjes së drejtpeshimit fetar në Shqipëri, mendoj se është koha që shteti shqiptar t'i sigurojë një bazë kushtetuese ligjore këtij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, klerikët shqiptarë dhe të huajt që shërbejnë në to, financimet e brendshme ose të jashtme, të gjitha këto nuk mund t'i lihen rastësisë, por duhet të rregullohen me ligj.

    Si rrjedhojë e kësaj shteti shqiptar duhet të marrë masa për të njëmendësuar Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Gjithmonë nëse që kombi shqiptar ka tre besime dhe 4 komunitete fetare, shteti shqiptar duhet të sigurojë me kushtetutë ndalimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në aleancë ose liga fetare, ngaqë çdo aleancë e tillë bie ndesh me parimin bazë të laicitetit të republikës dhe vë në pozitë diskriminuese dhe përjashtuese besimet e tjera. Shteti shqiptar duhet të ritheksojë parimin e laicitetit të republikës duke bërë të qartë se feja është e ndarë nga shteti dhe republika.

    Vendi ynë ka zgjedhur rrugën dhe orientimin e vet drejt familjes së tij natyrale, familjes së popujve europianë, dhe të popujve të tjerë perëndimorë. Ai bën pjesë sot në aleancën dhe luftën kundër terrorizmit, kësaj flame që është drejtuar kundër gjithë botës dhe kundër gjithë besimeve. Vendi ynë ndodhet tani për tani në atë zonë që quhet oborri i jashtëm i Europës dhe vendet që ashtu si ne janë në pritje t'i ofrojnë kontributet e tyre shtëpisë europiane. Kontributi ynë, harmonia fetare, është mesazhi më i lartë i miqësisë dhe mirëkuptimit që Shqipëria i dërgon familjes dhe popujveKatoliket shqiptare edhe pse jane te pakte ne numer, perfaqesojne fene e pare te shqiptareve....Ata i kane dhene kombit shenja dhe simbole themelore nga Gjergj Kastrioti deri ke Nene Tereza. Ura me e vjeter qe e lidh Shqiperine me Europen.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Kadare - si ta ruajmë harmoninë e çmuar fetare

    Ja teksti në tërësi:

    14 nëntor 2003 /TN

    Nga Ismail KADARE

    Ky takim nderkombetar behet ne nje kohe kur nje shqetesim i ri, ose me sakte nje shqetesim i vjeter, i rikthyer me nje force te re, eshte shfaqur ne bote: marrdheniet midis besimtareve.

    Eshte kjo arsyeja qe teza e Samuel Hantingtonit se pas renies se utopive totalitare, shekulli XXI do te jete shekulli i perplasjes se qyteterimeve, ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje shume interesim, ne krahun e pranimit ose te kundershtimit te saj.

    E pranuar teresisht ose pjeserisht, e glorifikuar ose e hedhur poshte, kjo teze gjithsesi nuk mund te injorohet. Ka kohe qe dicka e rendesishme po ndodh ne boten tone, dicka qe vemendjes sone per nje kohe te gjate i ka shpetuar.


    Do te quhet perplasje ose jo e qyteterimeve, do te cilesohet katastrofe e pashmangshme ose e shmangshme, kjo eshte veshtire te parashikohet. Ajo qe mund te thuhet me bindje eshte se shumica e popujve te botes jane te perzier drejtperdrejt ose terthorazi ne kete problem. Rrjedhimisht miliona e miliona njerez kudo ne bote kane bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetin e tyre, per t'i dale perpara se keqes.

    Kam bindjen se mbledhja jone ketu ne Tirane bene pjese ne mozaikun e ketij shqetesimi te pergjithshem njerezor.

    Per nje nderthurje fatkeqe te rrethanave, acarimi midis besimeve ka perkuar dhe shpesh eshte bere amalgam me nje zezone tjeter planetare: terrorizmin.

    Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftrat ashtu si urrejtja qe i pjell, eshte shume me i vjeter se te gjitha besimet e medha te sotme: krishterimi, islamizmi, judaizmi e budizmi. Terrori, ne te gjitha trajtat e tij, me gjithe rekuiziten e maskat e veta, e ka shoqeruar historine njerezore ne te gjitha fazat e saj.

    Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbeshtetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja qe nuk ka cerdhen e vet dhe uzurpon cerdhet e te tjereve, terrorizmi kerkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqerore e keshtu me radhe, per te leshuar ne to vezet e veta, e per te pjelle pastaj racen e vet: terrorin.

    Identifikimi i terrorizmit me nje popull ose me nje grup popujsh, me nje ceshtje madhore, me nje besim fetar, etj, eshte nje keqkuptim tragjik. Per fat te keq, ky keqkuptim po ecen dhe po kthehet ne faktor te pare, per t'i dhene terrorizmit ate qe nuk e ka: nje baze, nje truall, nje besim.

    Terrorizmi e bashke me te acarimi midis popujve me besime te ndryshme, jane kthyer, sic u tha me lart, ne nje problem dramatik planetar. Kontinenti yne evropian eshte i prekur drejtperdrejte nga ky shqetesim. E kur permendim Evropen, e marrim me mend se gadishulli yne ballkanik eshte dyfish i prekur. E ne kete gadishull vendi yne, Shqiperia, vend i rralle ne Evrope me tre besime fetare, perben vertet nje rast te vecante ashtu sikurse dhe cilesohet m te drejte ne programin e ketij forumi.

    Ne qe jemi shqiptare, ndonese na vjen keq, jemi te ndergjegjshem se imazhi i vendit dhe i popullit tone ne boten e sotme nuk eshte per t'u lakmuar. Ne jemi te ndergjegjshem gjithashtu se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me psheretima revanshiste, por me pune dhe emancipim te gjithanshem. Nuk do te zgjatem ne kete pike sepse ajo nuk hyn ne temen e ketij forumi. E permenda imazhin e demtuar te Shqiperise, per te ardhur te nje e vertete tjeter, dhe pikerisht tek ideja se edhe ne keto kushte te veshtira, kur ne ndodhemi nen prozhektoret e kritikes, edhe ne kushtet pra, kur cenet tona kane dale ne plan te pare, ka dicka qe mbare bota na i njeh per merite. Dhe kjo dicka, per fat te mire, nuk eshte nje gje e vogel. Perkundrazi, ajo eshte dicka e madhe, e cmuar vecanerisht sot. Kjo eshte toleranca, harmonia fetare.

    Ka kohe qe kjo tolerance, permendet si nje gje proverbiale.

    Dhe ka arsye per kete. Nje popull jo i madh ballkanik, nje komb me tre besime dhe kater komunitete fetare, ne nje zone te famshme per grindje dhe pezm. Nje popull aspak i urte, madje do te thoja i prirur, si pjesa me e madhe e ballkanasve, per acarim. E megjithate, ndonese me tri fe, kush ideal per percarje, shqiptaret, gjate historise se tyre nuk i kane njohur konfliktet fetare.

    Shpjegimi per nje harmoni fetare, qe ka zgjatur me shekuj ne Shqiperi, nuk duhet kerkuar ne ndonje paradoks, ne ndonje sistem edukimi e emancipimi te nje niveli shembullor, e aq me pak ne cilesi moralo-etnike te vecanta te ketij populli. Shqiptaret jane si gjithe te tjeret. Harmonia fetare e tyre eshte pjelle e vete jetes, rrjedhoje e natyrshme e kushteve dhe e rrugetimit te tyre neperhistori.

    Konvertimi, kthimi i nje pjese te shqiptareve nga feja e pare e tyre, katolicizmi ne besimin ortodoks, e me pas kthimi i nje pjese tjeter ne fene myslimane, ka qene me sa duket, edhe shkolla e pare e tolerances. Gjate ketij procesi per shqiptaret u be e zakonshme qe nje pjese e familjes te ruante besimin e pare katolik, e tjetra te ishte ortodokse apo myslimane. Raste te shumta deshmojne qe dy vellezer, njeri katolik e tjetri mysliman, te jetonin nen nje pullaz, e keshtu me radhe kjo ndodhte me fise e krahina te tera.

    Eshte e kuptueshme se kur njeriu mesohet te jetoje me besime te ndryshme ne te njejtin fis, madje nen te njejtin pullaz, ai vetvetiu mesohet me tolerancen e me harmonine. Nje njeriu te tille urrejtja midis feve i duket e huaj dhe absurde.

    Kur ne shekullin XIX, ne Ballkanin e shqetesuar, shqiptaret po perpunonin edhe ata strategjine e tyre te shkeputjes nga perandoria osmane, rilindasit shqiptare, filozofet, poetet, politikanet, e kuptuan se harmonia fetare ishte nje thesar i pacmuar. Ata e kuptuan se nje percarje fetare e shqiptareve do te vinte ne rrezik vete ekzistencen e Shqiperise. Ndaj ata u kapen pas idese se harmonise fetare, me thonj e me dhembe, per ta kthyer ate ne nje antidot, ne nje flamur krahas flamurit te lirise.

    Per fat te mire, vizioni liberal per fene, per pranimin e tjetrit, do te rrezatonte njefaresoj nje tolerance ne mos te njejte, se paku te ngjashme, kur ishte fjala per kobmesine ose racen tjeter.

    Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij qe kishte jo vetem tjeter fe, por edhe tjeter kombesi, u vertetua ne nje shembull te madh e te shkelqyer, qe nuk k qene aq i shpeshte ne historine e njerezimit: qendrimi i shqiptareve ndaj hebrejve. Shqiptaret u shfaqen si komb filosemit jo vetem ne jeten e tyre te perditshme. Filosemitizmi i tyre perballoi proven me te veshtire: holokaustin. Eshte nje e vertete e njohur, e megjithate, me lejoni ta perseris se, ne mbarim te Luftes se Dyte Botorore, numri i hebrejve, ndersa pakesohej kudo, ne Shqiperi u rrit gati 10 fish. Me lejoni ta perseris kete sepse popujt kane nevoje per modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot ketu qe t'i inkurajojme ato.

    Botimi kohet e fundit i dokumentave te qeverise dhe aleateve te vetm ku i kerkohej gjermaneve te hiqnin dore nga perndjekja e hebrejve ne Shqiperi nga qe do te krijoheshin probleme me popullsine vendase, deshmon gjer ne cfare shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime ne Shqiperi.

    2.

    Per te kuptuar me mire se si harmonia midis tre besimeve dhe kater komuniteteve fetare, ne nje vend kaq te ngushte si Shqiperia, nga nje program moral, nga nje filozofi, etike ose stragtegji shqiptare, u ndesh me realitetin e ashper historik dhe nga kjo perplasje doli e pademtuar gjer me sot, me lejoni qe t'u kujtoj fare shkurt, ato qe kane ndodhur ne kete vend lidhur me fene.

    Feja e pare e shqiptareve, katolicizmi, e vejter pothuaj se ajo e Romes, ishte e vetmja ne kete vend per gati 1000 vjet. Ndarja e kishes romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i se ciles kalonte perafersisht ne Shqiper, do te sillte konvertimin e pare te nje pjese te katolikeve shqiptare ortodokse. Disa shekuj me pas, pushtimi i krejt Ballkanit, nga perandoria osmane, do te sillte bashke me ushtrine dhe administraten, nje besim te ri: islamin.

    Nuk ishin vetem nje pjese e shqiptareve qe u konvertuan. Dukuria ishte e gjere ne gadishull. U kthyenh ne myslimane nje pjese e sllaveve dhe e grekeve. Katoliket shqiptare ishin e para popullsi e madhe katolike qe ra nen sundimin otoman. Ata u perpoqen te mbanin lidhjet me boten e krishtere evropiane. Merret me mend se nje kalvar i gjate e nje martirizim i pafund i priste katoliket shqiptare, keta tragjike te vetmuar, ne perandorine qe ishte krejt e huaj per ta. E megjithate ata e mbajten per t'u kujtuar shqiptareve ate qe kishin humbur: atdheun dhe Evropen.

    Ortodokset shqiptare, ndonese te ndare fetarisht nga katoliket, u perpoqen, ashtu si ata, te mbanin ndezur flaken e lirise dhe te shqiptarizmit. Nje nderlikim i ri u shfaq ne jeten e ortodokseve shqiptare ne shekullin e 19 e 20, pas clirimit te Greqise nga zgjedha osmane. Nje ide groteske, e pjelle nga qarqe panheleniste, idea se ortodokset ballkanas jane greke dhe s'mund te kene tjeter kombesi, i helmoi marrdheniet midis te krishtereve greke dhe shqiptare. Ortodokset shqiptare me veprat e tyre, me aktet, disa here me flijimin e jetes se tyre e deshmuan se ishin ortodokse te nje kombesije tjeter. Ka kaluar kaq kohe, e per fat te keq, nje ide e tille absurde vazhdon te gjalloje ne Greqine e sotme, anetare e Bashkimit Evropian.

    Myslimanet shqiptare, ithtaret e besimit me re ri, do t'u duhej ndoshta te kalonin neper proven me te veshtire. Duke marre fene islame, besimin zyrtar te perandorise, myslimanet shqiptare, te tunduar nga favoret kishte rrezik t'i percmonin e te ndaheshin nga vellerezit e tyre te krishtere. Ky do te ishte fundi i harmonise fetare ne Shqiperi dhe ndoshta fundi i Shqiperise.

    Myslimanet shqiptare nuk e bee kete. Dhe jo vetem kaq. Si per te treguar qarte se ata nderruan fene por nuk nderruan kombin, ata, ashtu si edhe me pare, moren pjese ne te gjitha aksionet kombetare bashke me te krishteret. Ata moren pjese ne beselidhjet e hapta ose te fshehta, ne komitetet, ne kryengritjet kunder shtetit osman. Ashtu si te krishteret, u flijuan edhe ata, madje shpesh me denime me te rrepta, nga qe kur ishte fjala per fatet e kombit, midis tij dhe fese zgjodhen kombin.

    Pavaresia e gjeti Shqiperine ne nje kaos te plote. Megjithate, edhe midis kesaj rremuje ballkanike te papare, edhe midis principatave te percara, midis programeve, flamureve, peshkopeve, imameve, feudaleve, poeteve e banditeve, shkurt, edhe ne ditet kur dukej sikur shqiptaret nuk kerkonin vecse shkaqe per t'u kacafytur, percarja fetare, me ndonje perjashtim te rralle, nuk u shfaq.

    Nje nga shpjegimet, si te thuash, nje nga sekretet perse pas kaosit mbreteria e Zogut arriti ne nje kohe te shkurter te vendoste rregullin ne Shqiperi ka qene edhe legjislacioni per marredheniet e te tri feve me shtetin shqiptar. Ndonese i perpiluar trecerek shekulli me pare, ky legjislacion eshte me i miri gjer me sot, ne historine e Shqiperise dhe nje nder me te miret ne Evrope. Ai eshte i tille nga qe bazohet ne traditen per te cilen folem me lart. Perfitoj nga rasti per t'iu sugjeruar autoriteteve shqiptare qe, lidhur me problemet e sotme te ngjashme, do te benin mire te keshilloheshin me ate legjislacion.

    3.

    Historia e harmonise fetare ne Shqiperi nuk eshte nje histori idilike. Ne thelb ajo ka qene dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalen per episode te tilla si farsa tragjikomike e ndalimit te besimeve prej regjimit komunist. As per mallkimin qe ne emer te fese, iu be alfabetit shqiptar dhe ortodokseve shqiptare qe e lexonin ate. E as per rebelimin proturk te Haxhi Qamilit. Historia ka qene ne thelb dramatike, sepse ka qene perhere e mbarsur me rreziqe te medha.

    Sot, ne Shqiperine demokratike, te gjitha rreziqet e kapercyera jane prape te mundshme. Ato jane te tilla, sic u tha, ne Evrope e, padyshim ne bote. Ne fund te fundit, ngaqe jane te tilla, te mundshme, ne jemi mbledhur te flasim e te shqetesohemi per to.

    Harmonia fetare, sa c'eshte madheshtore si ngrehine, aq eshte edhe e brishte. Mjafton e cara e pare serioze, mjafton radikalizimi i njerit prej besimeve, qe ngrehina te shembet.

    Ne rastin e Shqiperise, te tre besimet, ashtu sic e pame, jane te lidhura me kombin, me vete ekzistencen e tij. Neve nuk na lejohet asnje sjellje e papergjegjshme, asnje harrese, asnje pakujdesi, ne mirembajtjen e kesaj ngrehine. Aq me pak na lejohen pasionet meskine, anesite, per te mos permendur provokimet dhe provokatoret.

    Se pari, ne duhet te jemi te qarte per gjerat themelore, per ato qe jeta dhe historia i kane vendosur nje here e pergjithmone e qe nuk kane nevoje te vihen ne dyshim. Te gjithe popujt e qyteteruar e bejne kete. Asnje vend qe quhet i tille nuk i shkul e i ngul themelet e tij cdo vit e cdo stine, si nomadet.

    Themeli i themeleve ne ceshtjen fetare ne Shqiperi eshte qe te tre besimet kryesore, jane te tria barazisht te rendesishme e barazisht te ligjshme. Katoliket, pavaresisht se jane me te pakte ne numer, perfaqesojne fene e pare te shiqptareve. Si te tlle ata kane nje zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt. Si te tille, ata i kane dhene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza. Shkurt, ata jane ura me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidh Shqiperine me Evropen.

    Myslimanet shqiptare, ndonese feja me e re ne Shqiperi, kane te njejtin legjimitet. Ai sigurohet jo vetem nga prania e tyre e fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishem ne gjithe rrugetimin e popullit shqiptar drejt lirise dhe emancipimit.

    Ortodokset shqiptare, ashtu si katoliket, ashtu si myslymanet, kane qene pjese e pandare e korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai ka perballuar. Keqkupitmit te pafalshem, lidhur me kombesine, ata i kundervune kontributin e tyre kolosal ne Rilindjen Kombetare Shqiptare, krahas vellezerve katolike e myslimane.

    Ky drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar ketu edhe komunitetin e katert bektashizmin, nuk eshte nje deshire e marre per realitet. Dhe as retorike poetike, ose psikoze pajtuese, e tille qe kerkon drejtpeshimin dhe harmonine atje ku ajo nuk ekziston.

    Ky drejtpeshim e ky legjitimitet jane nje realitet, nje thelb. Shqiperia eshte nje vend me tre fe. Ajo nuk mund te identifikohet me asnjeren prej ketyre feve. Ne qofte se ne nuk besojme ne kete, ne nuk besojme ne arsyen tone te te qenit, ne arsyen e te qenit te vete Shqiperise. Si rrjedhoje e kesaj ne, jemi te bindur se respekti i nderjsellte midis besimeve duhet te jete i shenjte ne kete vend. Asnje ngacmim a provokim nuk mund te lejohet midis vete besimeve. Asnje ngacmim i laikeve kunder fetareve. Asnje ngacmim i fetareve kunder laikeve. Se fundi, asnje ngacmim i te tre besimeve kunder shteti.

    Tundimet per te kunderten jane verejtur, per fat te keq, kohet e fundit, ne periudhen e demokracise. Keqkuptimet me te ndjeshme jane ato qe lidhen me raportet komb-fe. Perkunder tradites shekullore jane shfaqur prirjet per ta vene fene kunder kombit. Lidhur me nderlikimin e qarqeve fetare greke per t'u mohuar ortodokseve shqiptare kombesine, ky eshte nje problem i rende, qe nuk ndihmon per asgje te mire ne Ballkan. Shpresojme qe qeveria greke te ushtroje aq sa mundet ndikimin e saj ne keto rrethe per te ndrequr nje keqkuptim.

    Shfaqja e nje rryme readikale midis myslimanizmit shqiptar e ka shqetesura kohet e fundit jo vetem opinionin, por, sic eshte deshmuar ne shtyp e ne TV edhe vete komunitetin mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i brendshem fetar qysh ne castin kur prek raportet me kombin. Ne shkrime dhe deklarata, vertet te rralla, por shpesh te qarta, ne shtyp dhe ne internet, jane hedhur ide qe e mohojne haptas kombin shqiptar, ne emer te nje kombi tjeter, atij islamik. Jemi te sigurte se nje shpallje e tille nuk mund te kete perkrahje midis shumices se islamisteve te rinj shqiptare, nje pjese e te cileve kane kryer studimet ne vendet arabe.

    Si ne rastin e panhelenizmit, shoqeruar me proselitizmin e emigranteve shqiptare, ashtu dhe ne rastin e panarabizmit, kemi te bejme me nje perpjekje per tkurrje te kombit shqiptar.Thene ndryshe, kemi te bejme me nje version "soft" te copetimit te vendit. Nje dhunim tjeter i rende, i ndeshur sidomos ne propagandat antishqiptare, ka qene percudnimi i idese se lire e te drejtave te njeriut, duke u identifikuar vetem me ato fetare. Per nje kohe te gjate ropaganda e Milloshevicit u perpoq t'i mbushte mendjen botes se lufta per liri e shqiptareve te Kosoves nuk ishte gje tjeter vecse nje lufte fetare e myslymanizmit shqiptar kunder krishterimit serb.

    Nuk eshte e veshtire te perfytyrohet sot se sa tragjike do te ishte per Kosoven po te binte ne kete kurth dhe, ne vend te lirise se mirefillte te kerkonte lirine fetare. Kurse ne vend te krimineleve serbe t'i shpallte lufte krishterimit fqinj. Nje vend i larget ne malet e Kaukazit, Cecenia, po e paguan shtrenjte nje ngaterrese te ngjashme.

    Nje tjeter problem qe lidhet me trysnine radikale fetare eshte perpjekja per te shfrytezuar historine e vendit. Nga acarimet midis fondamentalisteve, rrezikohet percudnimi i historise shqiptare gjer ne ate shkalle sa qe per pezm kunder krishterimit te mohohen rrenjet, te mohohet autoktonia e popullit shqiptar ne trojet e tij. Ne e dime se si ndodh ne Ballkan kur teza te tilla dalin nga skajimi kinse historik, per t'u shnderruar aty per aty ne tragjedi njerezore. Mbeshtetur nga teza te tilla popullsia came u debua nga trojet e veta gjashtedhjete vjet me pare. Mbeshtetur prej tyre 300.000 shqiptare te Kosoves u debuan ne Turqi prej Jugosllavise se Rankovicit. Se fundi, ne pame me syte tane debimin e gati nje milion shqiptareve te Kosoves ne prag te shekullit 21.

    Duke iu rikthyer idese se ruajtjes se drejtpeshimit fetar ne Shqiperi, mendoj se eshte koha qe shteti shqiptar t'i siguroje nje baze kushtetuese ligjore ketij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, kleriket shqiptare ose te huaj qe sherbejne ne to, financimet e brendshme ose te jashtme, te gjitha keto nuk mund t'i lihen rastesise por duhet te rregullohen me ligj.

    Si rrjedhoje e kesaj, shteti shqiptar duhet te marre masat per te njemendesuar autoqefaline e kishes ortodokse shqiptare.

    Gjithmone ne kete vazhde, si rrjedhoje e faktit qe kombi shqiptar ka tre besime dhe kater komunitete fetare, shteti shqiptar duhet te sigurojne me kushtetute ndalimin e pjesemarrjes se Shqiperise ne aleanca ose liga fetare nga qe cdo aleance e tille bie ndesh me parimin baze te laicitetit te Republikes dhe ve ne pozite diskriminuese dhe perjashtuese besimet e tjera.

    Shteti shqiptar duhet te ritheksoje parimin e laicitetit te Republikes, duke e bere te qarte se feja eshte e ndare nga shteti dhe nga politika.

    Vendi yne ka zgjedhur rrugen dhe orientimin e vet drejt familjes se tij natyrale, familjes se popujve evropiane. Ai ben pjese sot ne aleancen dhe luften kunder terrorizmit, kesaj flame qe eshte e drejtuar kunder gjithe botes dhe kunder gjithe besimeve.

    Vendi yne modest ndodhet tani per tani ne ate zone qe quhet si oborri i jashtem i Evropes. Vendet qe ashtu si ne jane ne pritje, i ofrojne kontributet e tyre shtepise evropiane. Kontributi yne, harmonia fetare, eshte mesazhi me i qarte i miqesise e i mirekuptimit qe Shqiperia i dergon sot familjes se popujve.


    *Fjalim i mbajtur ne konferencen nderkombetare zhvilluar ne Tirane me teme: "Fete dhe qyteterimet ne mijevjecarin e ri"


    Copyright©2000-2003 Trepca.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    IHS

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une personalisht kam shume verejtje per saktesine e ketij artikulli, edhe per cilesine e njohurive te shprehura ne te.

    Pervec kesaj, bie dakort vetem ne nje pike te vetme, por qe eshte relative!

    1. A eshte katolicizmi feja me e vjeter ekzistuese e shqiptareve?

    2. Valle cili u nda, ortodoksia apo katolicizmi, nga kush?

    a) A ka te drejte Kadareja, nqs ai ka aq njohuri historike fetare, sa te marre persiper te shprehet se ortodoksia u nda prej katolicizmit? Eshte e qarte se ketu kemi te bejme me nje njeanshmeri naive historike, ku zalonisht studiuesit laike serioze shprehen vetem me "ndarjen lindje-perendim" te krishterimit, pa vene ndonje anshmeri.

    3. Nuk e "kuptoj", si u thuakerka se ka tre fe, por kater komunitete ne Shqiperi?

    Faktikisht, ka dy fe, e kater komunitete, nqs doni te perdorni terma te sakta!


    4. Une nuk shoh qe te jepen arsye reale e te faktuara per faktorin "tolerant" fetar ne Shqiperi.

    5. Shenje katolike na qenka shqiponja me dy krere?

    6. Une bie dakort vetem ne piken ku Kadare thote se shteti shqiptar, si laik, nuk i takon per asnje arsye ti mvishet ndonje institucioni fetar ne aleance, sic eshte rasti me konferencen islamike, por te qendroje laik, duke i lene rruge te lire feve te veta.


    konkluzion 1.: Artikulli nga cilesia e mendimeve qe mban, flet gjeresisht per nje ish-komunist, dmth dikend qe ka kaluar ne stade te ndryshme evoluese psikologjike e te njohurise, duke filluar qe nga urrejtja e sistemeve fetare, mohimi i tyre, e me pas njohja e tyre si fenomene shoqerore, edhe te nje reformatori, dmth qe i pa shkeputur krejtesisht nga ndikime te vjetra te formimit, perpiqet te beje balanca te njeaneshme historike, ashtu sikurse i vijne pershtat ideve te tij te te mires.

    2. Me ben pershtypje, ky te jete niveli i kandidatit per nobel te vendit?

    3. Sa prapa qe jemi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 17-11-2003 më 12:11

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Une cuditem me disa qe nga shkrimtar do marrin rolin e teologeve dhe analisteve fetare kur se kane njohurine me te vogel ne lidhje me fene s'kane lexuar ne jeten e tyre ndoshta asnje literature fetare.Por ekqa eshte edhe me keto qe kadare thote dicka dhe e marrin si fakt te kryer sikur fjala e tij eshte ligj.Patsaj nuk e kane idene e pedistaleve te figurave ne nje popull se si vihen kujt i sherbejne e me rradhe.
    Marrim shmbullin e Nje Admiruesi tim per disa ceshtje.
    Fatos lubanja ketij analisti qre kohet e fundit k marre emer ne mediat shqiptare a e dini pse.Skeni si ta dini sepse fatos lubanja eshte pak frakofon ne mendime dhe ide dhe televizionet Klan top-chanell kane sponsor ose ortake nje grup frankofon si zhulien Rosh ose qeverine franceze.Pra ngritja e dikujt me lapidare ne shqiperi ka interesa te tjera .kjo ceshtje eshte shume e nderlikuar dhe shumica prej jush nuk e kupton ose do ta marri per ters.

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Une them qe Kadarene ta bejme myfti.

    Kaq per kete here pasi nuk pata kuhe te lexoj temen gjithe.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e megjitheate, kadarene nuk e beni dot injorant dreqi ta haje, packa se dyshoni se nuk ka lexuar teologji. (hej nese te tjeret ne shqiperine komuniste nuk e lexonin dot biblen as lahuten e malcise, ai qe u binte , dhe qe i mohonte (qfte ky edhe kadareja) i kane lexuar e studiuar. (sigurisht edhe kuranin meqe ishin edhe myslimane).
    Ti mund ta kundersgtosh shkrimmin e kadarese me fakte , por jo me thenie badihava, si kjo qe ai nuk paska njohuri per historine e feve .
    .... Megjtiheate, per aq kohe sa nuk ka nje shkrim me te nivelit se ky qe kemi ketu lart, kot bejme cicrra ne hell!
    ...Kujt i duket feja e pare ne shqiperi na paska qen islami? Se na terbuat.
    pihaaaaaaaaaaaaa
    ...
    sa per kuriozitet, shkruaje fjalen "islam" per se mbrapsh!
    he he he,
    ha ha ha .
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une flas per vete,

    nuk e kutoj zakonisht se perse me duhet, me te kundershtuar dike, kushdo qofte, ta bej ate njekohesisht injorant!!!!

    Ajo qe mua me intereson eshte qe shkrimi shpreh padituri e moskorrektesi.

    Faktikisht, do te takonte atij qe pretendon te jete kurora intelektuale e nje kombi qe te flase me fakte, gje qe se ka bere hic me siper ne artikull, e me pas neve te tjereve.

    Une per vete dhashe disa keqkuotime te tija:

    Nqs Bektashizmi nuk qenka vecse nje komunitet tjeter ne fene muslimane, aq me teper do te konsideroheshin ortodoksia e katolicizmi po ashtu si dy komunitete te te njejtes fe, pasi dallimet jane shume me te pakta.

    Po ashtu, katolicizmi qe ne fakt eshte nje term grek e jo latin, nuk ka se si te jete feja e pare e shqiptareve.

    Sepse, se pari Kadareja s qe e sqaron se cfare kerkon te thote ai me "katolicizmi si fe e pare e shqiptareve", pasi kjo shprehje ka shume kuptime.

    E ka fjalen per katolicizmin romano-latin, dmth ritualin perendimor, apo e ka fjalen per katolicizmin si tipar i Kishes ne pergjithesi, ku ne fakt hyn edhe Kisha ortodokse, madje ajo pretendon te jete Kisha e vetme katolike?


    Nqs do te flasim per katolicizmin ne kuptimin e ritualit latin perendimor, si rituali fetar i pare i shqiptareve, kjo gje as qe eshte mbeshtetur historikisht nga shkollaret perkates, e as qe i takon Kadarese te flase me kete gjuhe jo serioze pa e referuar ate qe thote me fakte.
    Perkundrazi, po te shihen te gjitha Kishat me te vjetra ne territorin e Shqiperise, shembull Amfiteatri i Durresit, Butrinti etj, do te verehet nje stil Bizantin-lindor i Kishave, jo latin.

    Stilet Latine te Kishave ne Shqiperi datojne kryesisht qe nga koha e pushtimit Norman, mesa di une, kundershtomeni juve me fakte po te mundeni, dmth nga shek.12 e ketej.


    Ndersa, nqs me ktaloicizem, Kadareja e ka fjalen se popullata ne Shqiperi ka qene fillimisht nen patrikanen e Romes deri ne shek.8, kjo nuk do te thote aspak se kjo popullate i perket fillimisht krishterimit latin, pasi, Kisha ka qene e pandare ne ate kohe, dmth Katoliko-ortodoks ishin tipare te te dyja aneve gjeografike te krishterimit, atij lindor e perendimor, edhe se dyti, perkatesia administrative nuk percaktonte ritin.

    Pikerisht per shkaka se zonat Ilirike kane qene kryesisht te ritualit lindor bizantin, dmth ortodoks me termat e sotshem, prandaj edhe Leon Isauri ia shkeputi Administrates se Romes ne shek.8 e i vuri nen Kostandinopojen, se ciles i takon nga natyra rituale e politike.


    Skenderbeu eshte bere nje kala me debate qe nuk mund te thuhet se ka qene katolik, ne kuptimin ritual te kesaj fjale. Ashtu sic nuk mund te thuhet per arbereshet qe meqenese u detyruan te futen nen diktatin papal duke u Uniatizuar, te jen katolik (latin) fetarisht e jo bizantin ne origjinat e veta!

  8. #8
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej seminarist, dua te flas me seriozisht e me sinqerisht. Me se shumti po dua te te pyes....
    "pse nuk e ben nje shkrim , ku ti detajon me fakte , kundershtimet me shkrimin? Pse te gjitha keto i ben vetem ketu ne forum?
    Me sinqeritet e perseris, (perderisa ka plot njerez te tjere qe nuk e kane famen e kadarese, por qe mund te dine sa ai edhe me shume se ai, pse ti mbetet kjo kurore , ose kjo heshtje, ose ky repsekt i pamerituar pse jo edhe madheshti, pikerisht kadarese) e te mos guxoj dikush (c'rendesi ka se kush, me kete dua te them se ti shkrimin mund ta botosh ne gazeten ku ka shkruar ai artikullin e vet, ose ne nje gazete tjeter homologe, ku edhe nen nje pseudonim te mund ta botosh, aspak me dashakeqesi, per kadarene , por me dashamiresi per ate qe ti di dhe qe e mbeshtet si te vertete...).
    Do ta deshiroja shume nje gje te tille...
    me shume respekt macia (injorante...lol)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kam frike nga Kadareja se mos me internon familjen, moj aman...., prandaj...!
    Se coku kam degjuar se ka qene i famshem per te persekutuar ato qe i kane dale kundra ne mendime...lol...

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Kadareja nuk eshte as prift e as imam!!! Mos u kapni nga deget
    por ne thelbin e diskutimit te tij; harmonia fetare!!!!
    Kjo intereson shumicen e Shqipetareve me teper se
    detajet e ngjyrimet historike te dogmave fetare.
    Ai flet per ata qe kane vesh e duan te kuptojne mesazhin qe
    ai do te percjelle. Nuk eshte e thjeshte te mbash harmonine
    fetare ne ditet e sotme dhe kam mendimin qe zeri i Kadarese
    ka shume here me teper peshe tek nje shumice Shqipetaresh
    se shume mitomane qe gelojne sot ne hapesiren shqipefolese.

    Dhe me fal Seminarist, por nqs ti dhe une de jemi
    thjesht emera ne pllaka guri, Kadareja do ngelet ne
    Histori. Jeta personale e tij shume pak do interesoje dike ne
    shekujt e ardhshem.

    Shendet e te mira!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •