Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Ekstremistët islamë e qarqet greke rrezikojnë tolerancën !

    KADAREJA MBI FENE NE SHQIPERI

    Ekstremistët islamë e qarqet greke rrezikojnë tolerancën
    Përse ekzistenca mes tri feve në Shqipëri nuk ka sjellë probleme. Arësyet e një bashkëjetese të rrallë, që së fundi i kanosen disa rreziqe të reja


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ismail Kadare


    Ky takim ndërkombëtar bëhet në një kohë kur një shqetësim i ri, ose më saktë një shqetësim i vjetër, i rikthyer me një forcë të re është shfaqur në botë: marrëdhëniet midis besimeve. Është kjo arsyeja që teza e Samuel Hantigtonit, se pas rënies së utopive totalitare shekulli i 21-të do të jetë shekulli i përplasjes së qytetërimeve, ka zgjuar dhe vazhdon të zgjojë shumë interesim në kahun e pranimit ose të kundërshtimit të saj. E pranuar terësisht ose pjesërisht, e glorifikuar ose e hedhur poshtë, kjo tezë gjithsesi mund të injorohet. Ka kohë që diçka shumë e rëndësishme po ndodh në botën tonë, diçka që vëmendjes sonë për një kohë të gjatë i ka shpëtuar. Do të quhet përplasje ose jo e qytetërimeve, do të cilësohet katastrofë e pashmangshme ose e shmangshme, kjo është e vështirë të parashikohet. Ajo që mund të thuhet me bindje është se shumica e popujve të botës janë të përzier drejtpërdrejt ose tërthorazi me këtë problem. Rrjedhimisht, miliona miliona njerëz kudo në botë kanë bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetet e tyre, për t'i dalë përpara së keqes. Kam bindjen se mbledhja jonë këtu në Tiranë bën pjesë në mozaikun e këtij shqetësimi të përgjithshëm njerëzor. Për një ndërthurje fatkeqe të rrethanave, acarimi midis besimeve ka përkuar dhe shpesh është bërë amalgam me një zezonë tjetër planetare: terrorizmin. Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftërat, ashtu si urrrejtja që i pjell, është më i vjetër se të gjitha besimet e mëdha të sotme: krishtërimi, islamizmi, judaizmi dhe budizmi. Terrori në të gjitha trajtat e tij, me gjithë rekuizitën e maskat e veta, e ka shoqëruar historinë njerëzore në të gjitha fazat e saj. Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbështetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja që nuk ka çerdhen e vet dhe uzurpon çerdhet e të tjerëve, terrorizmi kërkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqërore e kështu me radhë, për të lëshuar në to vezët e veta, për të pjellë pastaj racën e vet: terrorin. Identifikimi i terrorizmit me një popull ose me një grup popujsh, me një çështje madhore, me një besim fetar, është një keqkuptim tragjik. Për fat të keq ky keqkuptim po ecën dhe po kthehet në faktor të parë, për t'i dhënë terrorizmit atë që nuk e ka: një bazë, një truall, një besim. Terrorizmi e bashkë me të acarimi midis popujve me besime të ndryshme, janë kthyer, siç u tha më lart, në një problem dramatik planetar. Kontinenti ynë europian është i prekur drejtpërdrejt nga ky shqetësim. E kur përmendim Europën, e marrim me mend se gadishulli ynë ballkanik është dyfish i prekur. E në këtë gadishull vendi ynë, vend i rrallë në Europë me tre besime fetare, përbën një rast të veçantë, ashtu sikurse dhe cilësohet me të drejtë në programin e këtij forumi.


    Përse kemi tolerancë mes tri feve
    Ne që jemi shqiptarë, ndonëse na vjen keq, jemi të ndërgjegjshëm se imazhi i vendit dhe i popullit tonë në botën e sotme nuk është për t'u lakmuar. Ne jemi të ndërgjegjshëm, gjithashtu, se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me psherëtima revanshiste, por me punë dhe me emancipim të gjithanshëm. E përmenda imazhin e dëmtuar të Shqipërisë për të ardhur tek një e vërtetë tjetër, dhe pikërisht tek ideja se dhe në këto kushte të vështira, kur ne ndodhemi nën prozhektorët e kritikës edhe në kushtet, pra, kur cenet tona kanë dalë në plan të parë, ka diçka që mbarë bota na e njeh për meritë. Dhe kjo diçka, për fat të mirë, nuk është gjë e vogël. Përkundrazi, ajo është diçka e madhe, e çmuar veçanarisht sot. Kjo është toleranca, harmonia fetare. Ka kohë që kjo tolerancë, përmendet si një gjë proverbiale. Dhe ka arsye për këtë. Një popull jo i madh ballkanik, një komb me tre besime dhe katër komunitete fetare, në një zonë të famshme për grindje dhe pezm. Një popull aspak i urtë, madje do të thosha i prirur, si pjesa më e madhe e ballkanasve, për acarim. E megjithatë, ndonëse me tri fe, kusht ideal për përçarje, shqiptarët gjatë historisë së tyre nuk i kanë njohur konfliktet fetare.
    Shpjegimi për një harmoni fetare, që ka zgjatur me shekuj në Shqipëri, nuk duhet kërkuar në ndonjë paradoks, në ndonjë sistem edukimi e emancipimi të një niveli shembullor, e aq më pak në cilësi moralo-etike të veçanta të këtij populli. Shqiptarët janë si gjithë të tjerët. Harmonia fetare e tyre është pjellë e vetë jetës, rrjedhojë e natyrshme e kushteve dhe e rrugëtimit të tyre nëpër histori.


    Historiku i bashkëjetes
    Konvertimi, kthimi i një pjese të shqiptarëve nga feja e parë e tyre, katolicizmi, në besimin ortodoks, e më pas kthimi i një pjese tjetër në fenë myslimane, ka qenë, me sa duket, edhe shkolla e parë e tolerancës. Gjatë këtij procesi për shqiptarët u bë e zakonshme që një pjesë e familjes të ruante besimin e parë katolik, e tjetra të ishte ortodokse apo myslimane. Raste të shumta dëshmojnë që dy vëllezër, njëri katolik e tjetri mysliman, të jetonin nën një pullaz, e kështu me radhë kjo ndodhte me fise e krahina të tëra. Eshtë e kuptueshme se kur njeriu mësohet të jetojë me besime të ndryshme në të njëjtin fis, madje nën të njëjtin pullaz, ai vetvetiu mësohet me tolerancën e me harmoninë. Një njeriu të tillë urrejtja midis feve i duket e huaj dhe absurde. Kur në shekullin e 19-të në Ballkanin e shqetësuar shqiptarët po përpunonin edhe ata strategjinë e tyre të shkëputjes nga Perandoria osmane, rilindasit shqiptarë, filozofët, poetët, politikanët, e kuptuan se harmonia fetare ishte një thesar i paçmuar. Ata e kuptuan se një përçarje fetare e shqiptarëve do të vinte në rrezik vetë ekzistencën e Shqipërisë. Ndaj ata u kapën pas idesë së harmonisë fetare, me thonj e me dhëmbë, për ta ktheyr atë në një antidot, në një flamur krahas flamurit të lirisë. Për fat të mirë vizioni liberal për fenë, për pranimin e tjetrit, do të rrezatonte njëfarësoj një tolerancë në mos të njëjtë, së paku të ngjashme, kur ishte fjala për kombësinë ose racën tjetër. Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij që kishte jo vetëm tjetër fe, por edhe tjetër kombësi, u vërtetua në një shembull të madh e të shkëlqyer, që nuk ka qenë aq i shpeshtë në historinë e njerëzimit: qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrejve. Shqiptarët u shfaqën si komb filosemit jo vetëm në jetën e tyre të përditshme. Filosemitismi i tyre përballoi provën më të vështirë: holokaustin. Është një e vërtetë e njohur, e megjithatë, më lejoni ta përsëris, se në mbarim të luftës së Dytë Botërore numri i hebrejve, ndërsa pakësohej kudo, në Shqipëri u rrit gati 10 fish. Më lejoni ta përsëris këtë, sepse popujt kanë nevojë për modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot këtu që t'i inkurajojmë ato. Botimi kohët e fundit i dokumenteve të qeverisë dhe aleatëve të vet gjermanë, që të hiqnin dorë nga përndjekja e hebrejve në Shqipëri ngaqë do të krijoheshin probleme me popullsinë vendase, dëshmon gjer në çfarë shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime në Shqipëri.

    Arësyeja e dytë
    Për të kuptuar më mirë se si harmonia midis tre besimeve dhe katër komuniteteve fetare, në një vend kaq të ngushtë si Shqipëria, nga një program moral, nga një filozofi, etikë ose strategji shqiptare, u ndesh me realitetin e ashpër historik dhe nga kjo përplasje doli e padëmtuar gjer më sot, më lejoni që t'u kujtoj fare shkurt ato që kanë ndodhur në këtë vend lidhur me fenë. Feja e parë e shqiptarëve, katolicizmi, e vjetër pothuaj sa ajo e Romës, ishte e vetmja në këtë vend për gati 1000 vjet. Ndarja e kishës romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i së cilës kalonte përafërsisht në Shqipëri, do të sillte konvertimin e parë të një pjese të katolikëve shqiptarë në ortodoksë. Disa shekuj më pas, pushtimi i krejt Ballkanit nga Perandoria osmane do të sillte, bashkë me ushtrinë dhe administratën, një besim të ri: islamin. Nuk ishin vetëm një pjesë e shqiptarëve që u konvertuan. Dukuria ishte e gjerë në gadishull. U kthyen në myslimanë një pjesë e sllavëve dhe e grekëve. Katolikët shqiptarë ishin e para popullsi e madhe katolike që ra nën sundimin otoman. Ata u përpoqën të mbanin lidhjet me botën e krishterë europiane. Merret me mend se një kalvar i gjatë e një martirizim i pafund i priste katolikët shqiptarë, këta tragjikë të vetmuar, në perandorinë që ishte krejt e huaj për ta. E megjithatë, ata e mbajtën për t'u kujtuar shqiptarëve atë që kishin humbur: atdheun dhe Europën. Ortodoksët shqiptarë, ndonëse të ndarë fetarisht nga katolikët, u përpoqën, ashtu si ata, të mbanin ndezur flakën e lirisë dhe të shqiptarizmit. Një ndërlikim i ri u shfaq në jetën e ortodoksëve shqiptarë në shekullin e 19-të e 20-të, pas çlirimit të Greqisë nga zgjedha osmane. Një ide groteske, e pjellë nga qarqe panheleniste, ideja se ortodoksët ballkanas janë grekë dhe s'mund të kenë tjetër kombësi, i helmoi marrëdhëniet midis të krishterëve grekë dhe shqiptarë. Ortodoksët shqiptarë me veprat e tyre, me aktet, disa herë me flijimin e jetës së tyre, e dëshmuan se ishin ortodoksë të një kombësie tjetër. Ka kaluar kaq kohë e, për fat të keq, një ide e tillë absurde vazhdon të gjellojë në Greqinë e sotme, anëtare e Bashkimit Europian.
    Myslimanëve shqiptarë, ithtarët e besimit të ri, do t'u duhej ndoshta të kalonin nëpër provën më të vështirë. Duke marrë fenë islame, besimin zyrtar të perandorisë, myslimanët shqiptarë, të tunduar nga favoret, kishte rrezik t'i përçmonin e të ndaheshin nga vëllezërit e tyre të krishtertë. Ky do të ishte fundi i harmonisë fetare në Shqipëri dhe ndoshta fundi i Shqipërisë.
    Myslimanët shqiptarë nuk e bënë këtë. Dhe jo vetëm kaq. Si për të treguar qartë se ata ndërruan fenë por nuk ndërruan kombin, ata, ashtu si edhe më parë, morën pjesë në të gjitha aksionet kombëtare bashkë me të krishterët. Ata morën pjesë në besëlidhjet e hapta ose të fshehta, në komitetet, në kryengritjet kundër shtetit osman. Ashtu si të krishterët, u flijuan edhe ata, madje shpesh me dënime më të rrepta, ngaqë, kur ishte fjala për fatet e kombit, midis tij dhe fesë zgjodhën kombin. Pavarësia e gjeti Shqipërinë në një kaos të plotë. Megjithatë, edhe midis kësaj rrëmuje ballkanike të paparë, edhe midis principatave të përçara, midis programeve, flamurëve, peshkopëve, imamëve, feudalëve, poetëve e banditëve, shkurt, edhe në ditët kur dukej sikur shqiptarët nuk kërkonin veçse shkaqe për t'u kacafytur, përçarja fetare, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u shfaq.
    Një nga shpjegimet, si të thuash, një nga sekretet përse pas kaosit mbretëria e Zogut arriti në një kohë të shkurtër të vendoste rregullin në Shqipëri ka qenë edhe legjislacioni për marrëdhëniet e të tri feve me shtetin shqiptar. Ndonëse i përpiluar treçerek shekulli më parë, ky legjislacion është më i miri gjer më sot në historinë e Shqipërisë dhe një ndër më të mirët në Europë. Ai është i tillë ngaqë bazohet në traditën për të cilën folëm më lart. Përfitoj nga rasti për t'u sugjeruar autoriteteve shqiptare që, lidhur me problemet e sotme të ngjashme, do të bënin mirë të këshilloheshin me atë legjislacion.

    Arësyeja e tretë
    Historia e harmonisë fetare në Shqipëri nuk është një histori idilike. Në thelb ajo ka qenë dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalën për episode të tilla si farsa tragjikomike e ndalimit të besimeve prej regjimit komunist. As për mallkimin që, në emër të fesë, iu bë alfabetit shqiptar dhe ortodoksëve shqiptarë që e lexonin atë. E as për rebelimin proturk të Haxhi Qamilit. Historia ka qenë në thelb dramatike, sepse ka qenë përherë e mbarsur me rreziqe të mëdha. Sot, në Shqipërinë demokratike, të gjitha rreziqet e kapërcyera janë prapë të mundshme. Ato janë të tilla, siç u tha në Europë, e, pa dyshim në botë. Në fund të fundit, ngaqë janë të tilla, të mundshme, ne jemi mbledhur të flasim e të shqetësohemi për to. Harmonia fetare, sa ç'është madhështore si ngrehinë, aq është edhe e brishtë. Mjafton e çara e parë serioze, mjafton radikalizimi i njërit prej besimeve, që ngrehina të shembet. Në rastin e Shqipërisë të tre besimet, ashtu siç e pamë, janë të lidhura me kombin, me vetë ekzistencën e tij. Neve nuk na lejohet asnjë sjellje e papërgjegjshme, asnjë harresë, asnjë pakujdesi në mirëmbajtjen e kësaj ngrehine. Aq më pak na lejohen pasionet meskine, anësitë, për të mos përmendur provokimet dhe provokatorët. Së pari ne duhet të jemi të qartë për gjërat themelore, për ato që jeta dhe historia i kanë vendosur një herë e përgjithmonë e që nuk kanë nevojë të vihen në dyshim. Të gjithë popujt e qytetëruar e bëjnë këtë. Asnjë vend që quhet i tillë nuk i shkul e i ngul themelet e tij çdo vit e çdo stinë, si nomadët. Themeli i themeleve në çështjen fetare në Shqipëri është që të tre besimet kryesore janë të tria barazisht të rëndësishme e barazisht të ligjshme. Katolikët, pavarësisht se janë më të paktë në numër, përfaqësojnë fenë e parë të shqiptarëve. Si të tillë ata kanë një zbritje vertikale në historinë dhe kulturën shqiptare të pashembullt. Si të tillë, ata i kanë dhënë kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nënë Tereza. Shkurt, ata janë ura më e vjetër, asnjëherë e shembur, që lidh Shqipërinë me Europën.
    Myslimanët shqiptarë, ndonëse feja më e re në Shqipëri, kanë të njëjtin legjitimitet. Ai sigurohet jo vetëm nga prania e tyre e fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishëm në gjithë rrugëtimin e popullit shqiptar drejt lirisë dhe emancipimit. Ortodoksët shqiptarë, ashtu si katolikët, ashtu si myslimanët, kanë qenë pjesë e pandarë e korpusit kombëtar në të gjitha stuhitë që ai ka përballuar. Keqkuptimit të pafalshëm, lidhur me kombësinë, ata i kundërvunë kontributin e tyre kolosal në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, krahas vëllezërve katolikë e myslimanë. Ky drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar këtu edhe komunitetin e katër, bektashizmin, nuk është një dëshirë e marrë për realitet. Dhe as retorikë poetike, ose psikozë pajtuese, e tillë që kërkon drejtpeshimin dhe harmoninë atje ku ajo nuk ekziston. Ky drejtpeshim e ky legjitimitet janë një realitet, një thelb. Shqipëria është një vend me tri fe. Ajo nuk mund të identifikohet me asnjëherën prej këtyre feve. Në qoftë se ne nuk besojmë në këtë, ne nuk besojmë në arsyen tonë të të qenit, në arsyen e të qenit të vetë Shqipërisë. Si rrjedhojë e kësaj, ne jemi të bindur se respekti i ndërsjelltë midis besimeve duhet të jetë i shenjtë në këtë vend. Asnjë ngacmim a provokim nuk mund të lejohet midis vetë besimeve. Asnjë ngacmim i laikëve kundër fetarëve. Asnjë ngacmim i fetarëve kundër laikëve. Së fundi, asnjë ngacmim i të tre besimeve kundër shtetit. Tundimet për të kundërtën janë vërejtur, për fat të keq, kohët e fundit, në periudhën e demokracisë.

    Rreziqet e reja
    Keqkuptimet më të ndjeshme janë ato që lidhen me raportet komb-fe. Përkundër traditës shekullore, janë shfaqur prirjet për ta vënë fenë kundër kombit. Lidhur me ndërlikimin e qarqeve fetare greke për t'u mohuar ortodoksëve shqiptarë kombësinë, ky është një problem i rëndë, që nuk ndihmon për asgjë të mirë në Ballkan. Shpresojmë që qeveria greke të ushtrojë aq sa mundet ndikimin e saj në këto rrethe për të ndrequr një keqkuptim. Shfaqja e një rryme radikale midis myslimanizmit shqiptar e ka shqetësuar kohët e fundit jo vetëm opinionin, por, siç është dëshmuar në shtyp e në TV, edhe vetë komunitetin mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i brendshëm fetar qysh në çastin kur prek raportet me kombin. Në shkrime dhe deklarata, vërtet të rralla, por shpesh të qarta, në shtyp dhe në internet, janë hedhur ide që e mohojnë haptas kombin shqiptar, në emër të një kombi tjetër, atij islamik. Jemi të sigurtë se një shpallje e tillë nuk mund të ketë përkrahje midis shumicës së islamistëve të rinj shqiptarë, një pjesë e të cilëve kanë kryer studimet në vendet arabe. Si në rastin e panhelenizmit, shoqëruar me proselitizmin e emigrantëve shqiptarë, ashtu dhe në rastin e panarabizmit, kemi të bëjmë me një përpjekje për tkurje të kombit shqiptar. Thënë ndryshe, kemi të bëjmë me një version "soft" të copëtimit të vendit. Një dhunim tjetër i rëndë, i ndeshur sidomos në propagandat antishqiptare, ka qenë përçudnimi i idesë së lirisë e të drejtave të njeriut, duke u identifikuar vetëm me ato fetare. Për një kohë të gjatë propaganda e Millosheviçit u përpoq t'i mbushte mendjen botës se lufta për liri e shqiptarëve të Kosovës nuk ishte gjë tjetër veçse një luftë fetare e myslimanizmit shqiptar kundër krishtërimit serb. Nuk është e vështirë të përfytyrohet sot se sa tragjike do të ishte për Kosovën po të binte në këtë kurth dhe, në vend të lirisë së mirëfilltë, të kërkonte lirinë fetare. Kurse në vend të kriminelëve serbë t'i shpallte luftë krishtërimit fqinj. Një vend i largët në malet e Kaukazit, Çeçenia, po e paguan shtrenjtë një ngatërresë të ngjashme. Një tjetër problem që lidhet me trysninë radikale fetare është përpjekja për të shfrytëzuar historinë e vendit. Nga acarimet midis fondamentalistëve rrezikohet përçudnimi i historisë shqiptare gjer në atë shkallë aq sa për pezm kundër krishtërimit të mohohen rrënjët, të mohohet autoktonia e popullit shqiptar në trojet e tij. Ne e dimë se si ndodh në Ballkan kur teza të tilla dalin nga skajimi kinse historik, për t'u shndërruar aty për aty në tragjedi njerëzore. Mbështetur nga teza të tilla, popullsia çame u dëbua nga trojet e veta gjashtëdhjetë vjet më parë. Mbështetur prej tyre, 300.000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan në Turqi prej Jugosllavisë së Rankoviçit. Së fundi, ne pamë me sytë tanë dëbimin e gati një milion shqiptarëve të Kosovës në prag të shekullit të 21-të. Duke iu rikthyer idesë së ruajtjes së drejtpeshimit fetar në Shqipëri, mendoj se është koha që shteti shqiptar t'i sigurojë një bazë kushtetuese e ligjore këtij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, financimet e brendshme ose të jashtme, të gjitha këto nuk mund t'i lihen rastësisë, por duhet të rregullohen me ligj.

    Shteti laik
    Si rrjedhojë e kësaj, shteti shqiptar duhet të marrë masat për të njëmendësuar autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare. Gjithmonë në këtë vazhdë, si rrjedhojë e faktit që kombi shqiptar ka tre besime dhe katër komunitete fetare shteti shqiptar duhet të sigurojë me Kushtetutë ndalimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në aleanca ose liga fetare, ngaqë çdo aleancë e tillë bije ndesh me parimin bazë të laicitetit të Republikës dhe vë në pozitë diskriminuese dhe përjashtuese besimet e tjera.
    Shteti shqiptar duhet të ritheksojë parimin e laicitetit të Republikës, duke e bërë të qartë se feja është e ndarë nga shteti dhe nga politika. Vendi ynë ka zgjedhur rrugën dhe orientimin e vet drejt familjes së tij natyrale, familjes së popujve europianë. Ai bën pjesë sot në aleancën dhe luftën kundër terrorizmit, kësaj flame që është e drejtuar kundër gjithë botës dhe kundër gjithë besimeve. Vendi ynë modest ndodhet, tani për tani, në atë zonë që quhet si oborri i jashtëm i Europës. Vendet që ashtu si ne janë në pritje, i ofrojnë kontributet e tyre shtëpisë europaine. Kontributi ynë, harmonia fetare, është mesazhi më i qartë i miqësisë e i mirëkuptimit që Shqipëria i dërgon sot familjes së popujve.
    Fjalimi i mbajtur dje nga Ismail Kadare në konferencën e organizuar nga Qendra për të drejtat e Njeriut dhe Presidenca

    Marre nga gazeta Shqiptare
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    plotesisht dakort me te madhin Kadare!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Edhe PO edhe JO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Studenti-Te : 15-11-2003 më 19:17

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mor po nga greket sna gje gjo neve po ca ti bojm ktyre arabve qe ta vejn bomben mrena ne autobuz.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17
    Kadareja vlen te degjohet dhe studiohet mbi cdo teme tjeter, por jo kur vjen fjala tek feja. Ai me lart ben gafa kur shprehet se shqiptaret u konvertuan nga Katolike ne Orthodokse, kur ka ndodhur e anasjellta. Arsyeja e dyte perse Kadare nuk ka te drejten morale qe te flasi per fene ne Shqiperi eshte fakti se ai eshte brumosur nen komunizem ku per plot 35 vjet Shqiperia njihej si shteti i vetem ateist i botes ku te gjitha besimet ishin te ndaluara me ligj. Kjo ka bere qe Kadare te kete konceptin e gabuar te tolerances fetare. Gjithashtu, Kadare vete nuk beson ne Zot dhe nuk praktikon asnje fe.

    Shqiptaret kane dy modele te tolerances fetare. Kane modelin e para vitit 1945 dhe ardhjes se komunizmit, ku cdo komunitet fetar respektonte komunitetin tjeter duke mos i futur hunden ne punet e veta. Shqiptaret kane qene populli me besimtar i gjithe Ballkanit, pasi ata e njohen shume vone konceptin shtet dhe ligjin ne vente ne vend prifti ose hoxha. Shqiptaret vinin doren ne Kuran apo ne Ungjill dhe betoheshin nese e kishin bere ate krim qe akuzoheshin apo jo. Ato ishin vitet kur shqiptaret jetonin me friken e Zotit dhe jo me friken ndaj rregjimit komunist.

    Ardhja e rregjimit komunist solli shkaterrimin e institucioneve klerike ne vend, mbylljen e objekteve te kultit, ndaljen me dhune te tradites fetare, persekutimin e klerikeve. Kjo behej ne vazhden e zhveshjesh se shqiptareve nga Morali i Zotit, pasi sic na meson shoku Lenin, socializmi ndertohet vetem nga "Njeriu i Ri" qe indoktrinohet deri ne palce me ideologjine komuniste. Nese deri ne 1945 shqiptaret i bashkonte gjaku dhe feja me njeri-tjetrin, tashme vendin e gjakut e zune minoritaret qe uzurpuan pushtetin me ndihmen e jugosllaveve, kurse morali i fese i la vend moralit ideologjik, ate qe per 50 vjet shqiptaret do ta njihnin si "mesimet e Partise dhe shokut Enver".

    Tolerance fetare ne rregjimin komunist nenkuptohej prishjen e tradites fetare qe mbante shoqerine shqiptare ne balance, ate te martesave brenda komuniteteve fetare apo shtreses shoqerore qe i perkisje. Edhe sot e kesaj dite shume vete i interpretojne martesat nderfetare ose me shtresa me te uleta shoqerore, si nje arritje e epokes komuniste shqiptare, kur ajo ne vetvete ishte shkaterrimi i shoqerise shqiptare. Ky shkaterrim ishte jo vetem strukturor ne shoqeri por edhe moral. A mos valle rregjimi komunist kishte per qellim "mbjelljen e tolerances fetare" me masat qe mori? Sigurisht qe jo, qellimi i tij ishte lindja e nje brezi te ri shqiptaresh qe nuk duhej te ushqeheshin me moralin fetar te prinderve dhe familjeve te tyre. Duke i shartuar shqiptaret, komunistet ia dolen me sukses te mbjellin 3 gjenerata shqiptaresh ateiste.

    Sot ateizmi i shqiptareve shitet si tolerance fetare kur ne vetvete eshte nje fatkeqesi kombetare. Ate qe shume veta nuk arrijne te shohin eshte ringjallja shpirterore dhe rikthimi trek tradita fetare e shume familjeve shqiptare. Tashme shqiptaret kane ate qe as gjysherit dhe as baballaret e tyre nuk e paten, kane LIRINE te zgjedhin fene e tyre. Te gjitha te mirat ne kete bote burimin e kane tek LIRIA e INDIVIDIT dhe une jam i bindur qe me kohen shqiptaret do ti kthehen besimit te Zotit, besimit te te pareve te tyre.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2002
    Vendndodhja
    Dubai
    Postime
    5
    O manoklle po ti e harron se cfare bejne greket me shqiptaret? Mesa duket si ke emrin ashtu e ke edhe mendjen. Manokell fare qenke. Me sa mend thua ti qe nuk na gjen gje nga greket, kur greket neve na kane diskretituar si komb. Leni arabet ne pune te vet, por shiko greket qe po kerkojne ta bejne shqiperine toke greke.
    Ndersa per sa i perket Kadarese, jam plotesisht dakort me Albin.
    Mos i bej tjetrit nje te keqe qe ai nuk do te ta bente ty, dhe gjithashtu mos i bej nje te mire qe ai kurre nuk do ta bente per ty!

  7. #7
    Ceceni Tirons
    i/e ftuar
    E vertete eshte ajo qe thote Albi ajo qe reklamohet si tolerance fetare eshte ne te vertete mungese vullneti per te pranuar rrenimin tone shpirteror ne lidhje me fene.


    Por ata qe iken ne ambasada e di mire qe shumica ishin xhepista dhe te papune pavaresisht se po i nxjerrin si heronj sot.

    Jam dakort Bledis, edhe greket rrezik jane per ne por edhe Arabet fondamentaliste jan po aq te rrezikshem. Ata po i lufton vete USA, djepi i demokracise. Ka dicka ketu. Ciao.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2002
    Vendndodhja
    Dubai
    Postime
    5
    o ceceno, une nuk thashe qe mbroj arabet qe vene bomba.
    Me mesazhin tim doja te tregoja se per ne shqiptaret tani per tani jane greket rreziku me i madh qe na kanoset. Se c'thote amerika apo britania e madhe se ne shqiperi ka fondomentaliste apo terroriste keto jane ide te cilat duan t'i rrenjosin tek vete shqiptaret ne menyre qe feja islame te urrehet nga masat popullore.
    Ne cdo dite degjojme ne lajme se Britania paralajmeron shtete te ndryshme te ruhen nga terrorizmi. ku i merr anglia keto lajme? A mos valle ata lajmerohen nga segmente te caktuara? Apo mos valle eshte nje loje e tyre te ndersejne te gjitha shtetet a botes kunder islamit?
    Mos i beso verberisht c'thote amerika edhe aleatet e saj. Perse nuk quhet izraeli terrorist? Ne shqiperi mbase nuk jepen lajmet ashtu sic duhet, sepse edhe shteti yne i eshte nenshtruar verberisht amerikes ashtu si edhe shume shtete te tjera. Sikur ti shihnit edhe ju krimet e ushtareve izraelit, atehere do te flisnit ndryshe. Nuk po flas si nje idealist i shquar arab, por po flas me gjuhen e nje njeriu qe sheh te verteten, ate te vertete qe europa e sheh por nuk do ta pranoje.
    Keshtu qe nuk mund te gjykojme raste per te cilat nuk kemi as idene me te vogel per ta.
    Besoj se e kam prekur sado pak thelbin e kesaj bisede.
    Mos i bej tjetrit nje te keqe qe ai nuk do te ta bente ty, dhe gjithashtu mos i bej nje te mire qe ai kurre nuk do ta bente per ty!

  9. #9
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar më parë nga Albo
    Kadareja vlen te degjohet dhe studiohet mbi cdo teme tjeter, por jo kur vjen fjala tek feja. Ai me lart ben gafa kur shprehet se shqiptaret u konvertuan nga Katolike ne Orthodokse, kur ka ndodhur e anasjellta. Arsyeja e dyte perse Kadare nuk ka te drejten morale qe te flasi per fene ne Shqiperi eshte fakti se ai eshte brumosur nen komunizem ku per plot 35 vjet Shqiperia njihej si shteti i vetem ateist i botes ku te gjitha besimet ishin te ndaluara me ligj.
    Dakort me analizen e mesiperme te Albos. Kadareja ma ka bere edhe mua mendjen lemsh ndonjehere pasi ka qene autori me i preferuar i imi. Ka ato 'bias'-et e vet por ndodh qe ndonjehere njerez te tille te kene te drejte. Shqetesimi i tij konfirmohet nga gazetari grek Takis Michas, ne librin e tij 'Unholy Alliance'. Z.Michas thote ne menyre eksplicite qe qe Kisha Ortodokse Greke (jo feja por vetem ky institucion perkates) perben nje rrezik per sigurine kombetare te Shqiperise. (Pjesa e III-te e librit, kapitulli i pare)

    Arabet, ndonese perbejne shqetesim, besoj se ne Shqiperi jane neutralizuar nga versioni islamik i Turqise. Nderkohe Arabet (Wahabi) perbejne nje shqetesim serioz per Kosoven dhe Maqedonine sic e thekson studiuesi Isa Blumi, ne prognozen e meposhtme.

    http://www.kipred.org/pdf/islamalb.pdf

  10. #10
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    une nuk jam dakort me kadarene persa u perket ceshtjeve fetare dhe nuk mund te arrihet tolerance fetare asnjehere me idete ateiste te kadarese,dhe nje pyetje kisha per Albon.o Albo mos ma merr per ters e?para ca ditesh ti the qe amerika po ban mire per demokratizimin e vendeve islame kurse tani ngrihesh e thua qe nuk vjen ndonje e gje e keqe nga fete ok ketu jam dakord me kete te fundit por per cilen fe e ke fjalen mor vlla se fene islame e demaskove ne nje shkrimin tend.
    Floriri
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17
    Postuar më parë nga FLORIRI
    une nuk jam dakort me kadarene persa u perket ceshtjeve fetare dhe nuk mund te arrihet tolerance fetare asnjehere me idete ateiste te kadarese,dhe nje pyetje kisha per Albon.o Albo mos ma merr per ters e?para ca ditesh ti the qe amerika po ban mire per demokratizimin e vendeve islame kurse tani ngrihesh e thua qe nuk vjen ndonje e gje e keqe nga fete ok ketu jam dakord me kete te fundit por per cilen fe e ke fjalen mor vlla se fene islame e demaskove ne nje shkrimin tend.
    Floriri
    Nje atesit shqiptar me pyeti njehere: Nese Zoti qe beson ti eshte kaq i madh e i fuqishem, perse ai nuk i ben te gjithe njerezit qe te besojne tek ai sa hap e mbyll syte?

    Pergjigjia eshte eshte e thjeshte per nje besimtar, por jo aq e thjeshte per tu kuptuar per nje ateist. Zoti si cdo baba i mire eshte ne gjendje qe tia zgjidhe te gjitha detyrat dhe problemet te birit, por nese e bente kete, ai do te privonte te Birin nga MESIMET dhe do ta privonte veten nga KRENARIA e prindit kur i biri ecen vete ne hapat e te Atit duke u bazuar tek Fjala e Tij.

    Ti e ke lexuar shkrimin tim me lart por nuk ke kuptuar esencen e atij shkrimi. Esenca nuk eshte nje fe e vecante, esenca eshte e DREJTA E SHQIPTAREVE PER TE ZGJEDHUR FENE E TYRE TANI QE JANE TE LIRE DHE JO TE SHTYPUR. Shume veta pretendojne se Krishterimi, Islamizmi, Ateizmi u perqafua nga shqiptaret me diktatin e dhunes se pushtuesve. Tani qe shqiptaret jane te lire, ata do te bejne perzgjedhjen e tyre, ate qe ata ndjejne me shpirt dhe jo ate qe u imponohet me dhune.

    Ky eshte ndryshimi midis brezit tone dhe brezave para nesh.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Postuar më parë nga manoklla
    Mor po nga greket sna gje gjo neve po ca ti bojm ktyre arabve qe ta vejn bomben mrena ne autobuz.
    E cka jane me te mire ekstremet grek se ata arab?
    Per mue jane te njejte si keta si ata sikurse edeh serbet.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Ekstremistet grek dhe qarqet greke ne emer te islamit do te kiste kuptimin e rezikimit te tolerances.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    17
    Per here te pare Albo ti ke mare 10 pike nga une jam 100% dakort me mendimet e tua qe ke shkruar me siper ne kte teme, bravo.

  15. #15
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Postuar më parë nga Albo
    Kadareja vlen te degjohet dhe studiohet mbi cdo teme tjeter, por jo kur vjen fjala tek feja. Ai me lart ben gafa kur shprehet se shqiptaret u konvertuan nga Katolike ne Orthodokse, kur ka ndodhur e anasjellta. Arsyeja e dyte perse Kadare nuk ka te drejten morale qe te flasi per fene ne Shqiperi eshte fakti se ai eshte brumosur nen komunizem ku per plot 35 vjet Shqiperia njihej si shteti i vetem ateist i botes ku te gjitha besimet ishin te ndaluara me ligj. Kjo ka bere qe Kadare te kete konceptin e gabuar te tolerances fetare. Gjithashtu, Kadare vete nuk beson ne Zot dhe nuk praktikon asnje fe.


    Albo
    Sipas kësaj llogjike,nuk duhet të besojmë asnjë person në Shqipëri,sepse ka jetuar për 40 vjet ,me mësime antifetare.
    Apo nuk i bie kështu??
    Kush e ka ,atëhre të ''drejtën morale'',që të flasi,për punët e fesë??
    Cili intelektual,cili politikan??
    Kush është i SAKTI??

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    si ka mundesi qe gjithmone kur perdorni islamin fusni edhe nje fjale tjeter qe nuk ka kurre lidhje me te ne asnje aspekt,terrorrista islamik,ekstremistat islamik etj islami nuk eshte parti o njerez nuk ka vend ne te per ekstremista apo te bute per terrorrista apo te mire nuk mund te thuash,ne islam perdoret vetem mysliman e po u perdor keshtu do te shihni qe nje mysliman ska lidhje kurre me nje terrorrist apo me nje ekstremist kaq kisha.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  17. #17
    ABC Maska e bicjani
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    Per shqiperine jane me te rrezikshem ekstermistet greke se ata islame.çfare te keqe ka pase shqiperia nga ekstremistet islame.
    Kurse kur vjem puna te greku aty gjithçka ndryshon...
    Ata jane rrezik per neve...............
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    17
    TE DY PALET JANE TE RREZIKSHEM POR PER NE JANE ME TE RREZIKSHEM GREKET SEPSE JANE NE QEVERI DHE PO PUNOJNE PER INTERESAT E GREQISE.KAQ KISHA FALEMINDERIT
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
    Sipas kësaj llogjike,nuk duhet të besojmë asnjë person në Shqipëri,sepse ka jetuar për 40 vjet ,me mësime antifetare.
    Apo nuk i bie kështu??
    Kush e ka ,atëhre të ''drejtën morale'',që të flasi,për punët e fesë??
    Cili intelektual,cili politikan??
    Kush është i SAKTI??
    Asnjoni...feja e shqiptarit eshte shqiptaria...Ka boll fakte dhe shembuj per te treguar qe te tre fete jane te rrezikshme dhe shume here na kane lene ne balte...prandaj studioni Ameriken!....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Një dialog i impostuar me Edmond Tupen (lol)

    Një qënie njerëzore, e cila mbart mbi vete edhe gjurmët më të brishta të virtytit, moralit, identitetit, karakterit, dinjitetit, e ndjen veten në siklet e bezdi kur përballet me përthirrjet dhe përthurjet e të gjitha veseve (ç)njerëzore, nga përkthyesi shoku/zotëri Edmond Tupe(Tupja). E në këtë mënyrë, vështirë të gjendet fjala, logjika, mënyra e komunikimit,reagimi, shtjellimi i x apo y ngjarjeje apo fenomeni.
    Megithatë, meqënëse Tupe i ka ndërruar pistën dialogut, nga dialogu me vajzat në TCH, në dialogun e kërkuar me “kërcënuesin telefonik” tashmë në dialog në rang ministror apo kryeministror(pas kërcënimit me kartolina të Tupes pasaj edhe të Salzman), çdo individi që e njen veten shqiptar musliman e ka të vështirë të gjejë mundësi komunikimi me një shqiptar të konvertuar në frankofon, me një ateist të konvertuar në laik, me një komunist të konvertuar në një hiperdemokrat, me një servil para viteve’90 të konvertuar në arrogant të pas viteve ’90, me një përkthyes të gjuhës franceze para viteve ’90 të konvertuar në përthyes të huaj të gjuhës shqipe pas viteve ’90, me një mësues që fjalët i zgjidhte sipas kodit komunist, në një pedagog që fjalët i zgjedh sipas fjalorit satanist, nga mustaqedirsur i enverizmit, në barbisht të shirakizmit, etj...Megjithatë, duhet gjetur një rrugë për tu shprehur, qoftë nëpërmjet një bisede me vetveten si një dialog midis shqiptarit musliman me një të përshtatur për sektin e satanistëve (fetarë e politikanë)...
    Shqiptari musliman : Si e ndjeni veten tani në demokraci?
    Frankofoni satanist: Si veshka mes dhjamit, asnjëherë më mirë.Tipa si puna ime ia dalin mbanë në çdo sistem, se gjithmonë ka një klasë shoqërore që duhet goditur, denigruar, përdhosur e njëkohësisht një klan shoqëror e politik, të cilit i duhet thurur lavde, duhet marrë me të mirë, i duhet ofruar shërbime, i duhen bërë lajka. Kështu kam bërë në monizëm. Unë kam idhull personazhin Zhylien Sorel, në romanin “ E Kuqja dhe e Zeza”, pasi edhe unë jam pa “blaublut” si ai. Gjithnjë kam sharë në frengjisht mbeturinat mikroborgjeze të perëndimorëve kapitalistë, ndërsa tani meqë ndryshoi klima , “Era e ndryshimeve”( më mirë me thënë “Aroma e ndryshimeve” ) më ngacmoi edhe mua flegrat, e kështu fillova të ndryshoj shijen, nga lindore në perëndimore, deri më tani nuk kam dalë keq.
    Shqiptari musliman: Ç’ka të përbashkët midis antinacionalizmit shqiptar të së djeshmes dhe antimuslimanizmit të sotëm, pasi ju jeni treguar i devotshëm në këto dy detyra?
    Satanisti laik: E përbashkët është filozofia marksiste e djeshme dhe ajo popperiste e sotme. Nuk kam ndryshyar shumë nga marksist në popperist, pasi personat në fjalë jo vetëm emrat por edhe origjinën e kanë të njëjtë, hebraike, si edhe janë të dy në një lëvizje, masone.
    Prandaj edhe unë gjej shumë të përbashkëta në këta filozofë, pasi të dy urejnë kombin dhe fenë, Marksi fenë e konsideronte opium dhe kombin atavizëm, si edhe i mëshonte internacionalizmit proletar; ndërsa Popperi i mëshonte internacionalizmit kapitalist dhe filozofisë, Krijuesin dhe profetët kërkon ti zëvendësojë me filozofinë frojdiste dhe ndonjëherë edhe niçjane( besoj se e dini mirë se edhe Niçe ka qenë kundërshtar i hapur i Zotit, çka do të thotë satanist).
    Shqiptari musliman: Si e ndjeni veten pëllumb apo skifter?
    Satanisti laik: Unë nuk di ende se si të sillem, si pëllumb apo si skifter, pasi si frankofon i tredhur më duhet të jem afër pëllumbave, ndërsa shpirti dhe flegma më drejtojnë nga skifterët.Aq sa ma kap rradakja ime skifterët do të jenë triumfues mbi pëllumbat, kështu që edhe unë do të jem dikushi mes tyre.A nuk e ke parë Kadarenë që sillet herë si pëllumb e herë si skifter, por më tepër si ky i fundit. Edhe unë sozinë time ideologjike do të ndjek,Kadarenë.
    Muslimani shqiptar: Janë bërë shumë përpjekje për të tubuar të gjithë satanistët si p.sh. Klub 2002, por deri më tash asgjë nuk ka dalë fort në sipërfaqe. Ku qëndron mishmashi sipas jush?
    Satanisti laikE drejtë, Klub 2002 është preçedenti ynë, i satanistëve. Por ky klub dështoi se u mundua të vendosë në kryetë tij një të falimentuar në politikanizëm. Godo është shfrytëzuar shumë nga satani e për rrjedhojë , atij nuk i ka mbetur më frymë e vitalitet për ta mbajtur lart flamurin e satanizmit. Sabron nuk e mbajnë më këllqet është limon i shtrydhur. Mustafa Nano është shumë çapaçul për tu bërë prijës i satanizmit, pasi është karakter i pagdhëndur, tipikisht provincial, që del si fandi spathi në çdo lloj pokeri klubist. Pirro Misha nuk qullosi gjë edhe pse kishte mbështetje të tmerrshme nga Sorosi. Piro nuk është personi që duhet për të prirë lëvizjen tonë. Flet sikur të ketë gëlltitur ogllainë, aq më tepër që nuk i kuptohet vetëpërcaktimi i përkatësisë etnike. Prandaj duhet që unë dhe vetëm unë si shqiptar 24 karat mund dhe duhet ti drejtoj shqiptarëtdrejt majave të larta të satanizmit, aq më tepër që përkthej në frengjisht më mirë së Misha.
    Aurel Plasarit nuk ja dimë destinacionin. Ai është njeri pa busull, kthehet nga fryn era. Herë bëhet zëdhënës i janullatizmit e herë si zëdhënës i kardinalit skifter të Vatikanit, Ratzingerit Aureli...edhe ai është një vërrë në ujë. Prandaj Ruli dhe Lani më besojnë më shumë mua se këta që përmenda.
    Ky është një rast fatlum për mua që të jem kryetar i pashpallur dhe i padeklaruar i klubistëve satanistë dhe për këtë rol-kyç unë nuk do të stepem nga asnjë vështirësi, do mbijetoj ashtu siç mbijetova në komunizëm dhe demokraci dhe do jem njëshi i satanistëve, do ta shohësh se kjo do bëhet sa hap e mbyll sytë, për mua s’ka ndal, për mua skandal është vetëm morali, virtyti, fisnikja, parimi.
    Shqiptari musliman: po ajo puna e kërcënimit si është?
    Satanisti laik: E ç’pyet, se mos është e vërtetë ajo telefonata. Por nuk mund ta them plotësisht se si ndodhi. A ishte telefonatë e improvizuar apo e porositur nga unë apo shokët e mi? Mos më pyet më tepër për këtë. Rëndësi ka që tollovia u shkaktua. Unë jam tashmë në qendër të opinionit publik, jam fytyra më e dëshiruar e ekraneve televizivë, kolonave editorialeske të shtypit dhe tashmë jam i barabartë, mos të them më i rëndësishëm edhe se Salzman pasi këtij të fundit i kanë dërguar vetëm një kartolinë kërcënuese ndërsa mua më kanë kërcënuar në telefon e më pas me kartolinë. A e kupton ndryshimin? Jam më i rëndësishëm se Salzmani dhe nuk do lë gur pa lëvizur, vazelinë pa shpërdorur, viagra pa përdorur, që të dal në pah, që të tërheq vëmendjen e publikut shqiptar, e më pas dotë bëj ashtu siç dua vetë...
    Muslimani shqiptar. Ju përdorni dhe promovoni shumë fjalorin e ndyrë. A e keni detyrë apo keni edhe zellin brenda?
    Satanisti laik: Ndyrësia është muza ime. Pa këtë klimë unë do isha askushi. Jan të tjerë ata që bëhen të njohur me virtyte. Unë kam zgjedhur vesin për të dalë në skenë. Unë nuk mund të isha dikushi në zonën e virtyteve, pasi këtë të fundit e kam hasur vetëm në faqe librash, shqip apo frëngjisht. Të them të vërtetën kësaj here, këtë fjalë, virtytin, nuk e njoh mirë në jetën time unë fjalën virtyt e gjej në faqet “ndreqje gabimesh” e vokabularit tim shpirtëror. Nuk ma ndjen shpirti këtë fjalë. Ndjehem keq... Për mua virtytshmëria është ndjesia e budallenjve dhe e të marrëve. Me këtë ndjesi nuk fiton asgjë, mbetesh me bisht ndërshalë dhe për më tepër nuk ta var askush, qoftë gjinia femërore e qoftë ajo mashkulore.
    A e kupton ti se ç’ndjej unë kur shoh femra të mbuluara, më zenë të dridhurat, më ze tartakuti. Tjetër gjë është kur shoh femra lakuriqe. Ato më bëjnë që të ndjehem në jetë, pasi hiret e tyre më duket siku më joshin edhe mua që i përkas brezit të vonuar. Më mirë të jesh 50 vjeç e kusur, sesa në moshën 30-40 vjeçare. E di ti, le që ç’ta them ty se kush është shkrimtari se ti nuk ha pykë nga ateizmi, por po të them se ç’ka thënë. Ai shprehet se ka moshë të vjetër të rinisë dhe rini të moshës së vjetër, unë jam te kjo e fundit dhe do të bëj namin që të jem më i riu , më qefliu i të vjetërve...
    Muslimani shqiptar : Pas fjalorit vulgar q ëkeni nxjerrë me çfarë do të merreni në të ardhmen?
    Satanisti laik: Fjalori ishte vitrina ime , magazina ka superpridhim ende të paqarkulluar në tregun mediatik. Po bëj çmos që të trgëtoj mallërat e mija që kanë qënë për një kohë të gjatë stok. Më duhet të shes me shumicë që të bëhem grosist. Keli ke Klani më bëri një reklamë falas por kjo nuk mjafton më duhet të gjej mënyra më bindëse dhe frutdhënëse që të hyj në tregun vendor aq më tepër që nuk më mungon edhembështetja jashtëvendore e Rafarinit me kompani. Do bëj spote radiofonike, spote televizive, anketime dhe sondazhe të drejtëpërdrejta në pub-e, diskoteka dhe bordello, që të kuptoj se për cilin mall që kam në magazinë, tregu ka më shumë nevojë. Për këtë kam pajtuar disa agjentë vulgarë nëpër media, si puna e Nuraj, Seikos dhe Demit, që të bëjnë anketime amorale. Shoh përqindjet që dalin në ekran, e më pas konstatoj ilaçin që duhet të përdor. E kupton që jam një lloj farmatologu pa kufi, që kërkon që ashashi dhe vazelina të dalin nga përdorimi. Duhet vetëm viagra për ta vitalizuar ideologjinë time sataniste. Të tjerat janë projekte, mjafton që t’ia dërgoj Sorosit dhe ai më konsideron tashmë si violinën e parë të orkestrës së tij. P.sh. projekti i fundit është celulari dhe do ia kaloj edhe 0900-ës në satanizmin e saj. Jam pjekur me do miq, e më kanë premtuar se do më japin një numër klas fare. Po ta them ty, se po më pyet i pari. Numri im është 06620, o milet ju ftoj për lanet. Prandaj kam gjetur edhe 66, se ky është numri im i preferuar gjatë gjithë jetës. Ky vit është për mua sulm me goditje të përqëndruar ndaj të gjithë atyre që ndjehen shqiptarë dhe fetarë. Ky është kontigjenti im i ekzekutimit.
    Muslimani shqiptar: Siç e ke nisur, në ferr duket se ke për të bitisur...
    Satanisti laik: Nuk ka as ferra e as driza që të më bëjë të ndryshoj kaplloqe... Unë do vazhdoj gjahun. Do shejtani bëj sa më shumë prokopi...
    Muslimani shqiptar: Shkofsh atje ku dëshiron dhe punon...
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •