Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    agron_jozef_mjeku
    Anëtarësuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26
    1.
    Ti o zemer duhesh shume shume te lexosh nese do te thuash dicka per Kadarene.
    2.
    Mos e perbuze historine e popullit shqipetare:
    -FEJA E PARE QE MUARREN SHQIPETARET ESHTE FEJA KATOLIKE-
    3.
    Kjo eshte vertetuar edhe nga shkencat Boterore
    4.
    "katoliket" jane ata qe hapen shkollen e pare shqipe, perndryshe do te ishe analfabet

    Pershendetje nga Berlini
    Agron Jozef Mjeku

    Postuar më parë nga Albo
    Kadareja vlen te degjohet dhe studiohet mbi cdo teme tjeter, por jo kur vjen fjala tek feja. Ai me lart ben gafa kur shprehet se shqiptaret u konvertuan nga Katolike ne Orthodokse, kur ka ndodhur e anasjellta. Arsyeja e dyte perse Kadare nuk ka te drejten morale qe te flasi per fene ne Shqiperi eshte fakti se ai eshte brumosur nen komunizem ku per plot 35 vjet Shqiperia njihej si shteti i vetem ateist i botes ku te gjitha besimet ishin te ndaluara me ligj. Kjo ka bere qe Kadare te kete konceptin e gabuar te tolerances fetare. Gjithashtu, Kadare vete nuk beson ne Zot dhe nuk praktikon asnje fe.

    Shqiptaret kane dy modele te tolerances fetare. Kane modelin e para vitit 1945 dhe ardhjes se komunizmit, ku cdo komunitet fetar respektonte komunitetin tjeter duke mos i futur hunden ne punet e veta. Shqiptaret kane qene populli me besimtar i gjithe Ballkanit, pasi ata e njohen shume vone konceptin shtet dhe ligjin ne vente ne vend prifti ose hoxha. Shqiptaret vinin doren ne Kuran apo ne Ungjill dhe betoheshin nese e kishin bere ate krim qe akuzoheshin apo jo. Ato ishin vitet kur shqiptaret jetonin me friken e Zotit dhe jo me friken ndaj rregjimit komunist.

    Ardhja e rregjimit komunist solli shkaterrimin e institucioneve klerike ne vend, mbylljen e objekteve te kultit, ndaljen me dhune te tradites fetare, persekutimin e klerikeve. Kjo behej ne vazhden e zhveshjesh se shqiptareve nga Morali i Zotit, pasi sic na meson shoku Lenin, socializmi ndertohet vetem nga "Njeriu i Ri" qe indoktrinohet deri ne palce me ideologjine komuniste. Nese deri ne 1945 shqiptaret i bashkonte gjaku dhe feja me njeri-tjetrin, tashme vendin e gjakut e zune minoritaret qe uzurpuan pushtetin me ndihmen e jugosllaveve, kurse morali i fese i la vend moralit ideologjik, ate qe per 50 vjet shqiptaret do ta njihnin si "mesimet e Partise dhe shokut Enver".

    Tolerance fetare ne rregjimin komunist nenkuptohej prishjen e tradites fetare qe mbante shoqerine shqiptare ne balance, ate te martesave brenda komuniteteve fetare apo shtreses shoqerore qe i perkisje. Edhe sot e kesaj dite shume vete i interpretojne martesat nderfetare ose me shtresa me te uleta shoqerore, si nje arritje e epokes komuniste shqiptare, kur ajo ne vetvete ishte shkaterrimi i shoqerise shqiptare. Ky shkaterrim ishte jo vetem strukturor ne shoqeri por edhe moral. A mos valle rregjimi komunist kishte per qellim "mbjelljen e tolerances fetare" me masat qe mori? Sigurisht qe jo, qellimi i tij ishte lindja e nje brezi te ri shqiptaresh qe nuk duhej te ushqeheshin me moralin fetar te prinderve dhe familjeve te tyre. Duke i shartuar shqiptaret, komunistet ia dolen me sukses te mbjellin 3 gjenerata shqiptaresh ateiste.

    Sot ateizmi i shqiptareve shitet si tolerance fetare kur ne vetvete eshte nje fatkeqesi kombetare. Ate qe shume veta nuk arrijne te shohin eshte ringjallja shpirterore dhe rikthimi trek tradita fetare e shume familjeve shqiptare. Tashme shqiptaret kane ate qe as gjysherit dhe as baballaret e tyre nuk e paten, kane LIRINE te zgjedhin fene e tyre. Te gjitha te mirat ne kete bote burimin e kane tek LIRIA e INDIVIDIT dhe une jam i bindur qe me kohen shqiptaret do ti kthehen besimit te Zotit, besimit te te pareve te tyre.

    Albo

  2. #42
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Ju lutem, permbajuni temes se diskutimit, dhe mos kaloni ne replika kaqadashese ndaj diskutantit tjeter. Ate po deshet mund ta beni ne privat me emaile.

    Fondamentalisti, te lutem, ketu po flet me NJEREZ dhe jo me murin, prandaj floli njeriut si NJERI. Merr shembull nga myslimani Indriti dhe Fjala e Drejte. Nese kujton se ktu tolerohet ofendimi ndaj anetareve te tjere, thuaji vete lamtumire forumit para se te te perjashtoj une.

    Iliria e Para, te lutem, mjaf me PROVOKIMET qe i ben myslimaneve se keqdashja vetem keqdashje SJELL.

    Edhe anetaret e tjere, keni te beni me njerez ne forum, jo vetem me shkrime, prandaj folini njeriut sikur t'i flisni VETES.

    E pastrova kete teme nga shkrimet qe ishin jashte normes se saj.
    Drini.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    LOJA ME ISLAMIN

    Olsi Jazexhi


    Ne Shqiperi eshte bere tashme mode qe prej disa vitesh qe shume nga mediat tona te adoptojne njefare status operandi kur merren me Islamin, fene e nje pjese te madhe te popullit tone. Fjale Islam, musliman, islamik dhe terma te tjere qe origjinojne ne lindjen e mesme shpesh ne menyre te shkujdesur apo ndonjehere dashakeqe shoqerohen me njefare miti te keqeje nga pas. Keshtu per shembull ne gazeten Koha Jone une lexova perpara pak javesh nje gazetare/e me inicialet Re. Po. qe sulmonte ministrin tone te jashtem meqe ai kishte nje mbiemer Islami dhe si rrjedhoje ishte i demshem per politiken tone te jashtme. Per kete editorialisti-ja kerkonte qe ministri ne fjale te jepte doreheqje pasi na identifikonte ne Evrope si _islame'. Rasti i ministrit ne fjale nuk eshte i vetmi rast kur disa teoricien te padale te mediave tona demonizojne cdo iniciative, emer, kulture apo teori qe lidhet me islamin. Mendoj se faktor teper i rendesishem ne demonizimin e islamit, islameve, islamikeve ne Shqiperi eshte konflikti i sotem amerikan ne lindjen e mesme dhe regjimet e saj. Forca e injorances dhe shpesh gjeneralizimit qe mbulon lajmet qe vine nga Orienti i afert ka krijuar nje mjegullnaje frike dhe tmerri ne mendjet e shume medialexueshis shqiptar kur fjala vjen te islami. Islami i cili sic e thashe me lart qe ka takuar te jete edhe mbiemer i nje ministri tone, eshte kthyer ne njefare njolle te zeze ne shpine, te cilin, nese e ke nga pas, ne cdo fare menyre te kthen automatikisht ne hasem te disa _shoqericivilesh' shqiptar. Lajmi i bujshem i mediave tona gjate diteve te fundit se nje shoqericivili shqiptar i ishte shkuar nje kartoline _islamike', e cila sipas teorise konspirative te krijuar tashme, duhet te kercenonte medoemos me vdekje, ishte nje nga shembujt e shumte kur disa mediume te caktuara te Tiranes mezi presin te nxjerrin ne faqet e tyre te para tituj me germa te medha "Islamikesh" qe presin te kryejne hatara. Tituj si "Islamiket kercenojne me vdekje intelektualin", "Harta e Islamikeve ne Shqiperi", "Kercenimi Islam per Shqiperine" etj jane disa nga ata shume tituj qe dendin mjegullen e frikshme te termit islam ne mendjet e sa e sa medialexuesve shqiptare. Dhe me keto shkrehje titujsh te nisur nga disa kartolina qesharake inter(la)neti qe mund te prodhohen nga cdo kokeshkrete i botes se pafund te cyberspace-it jane nje nga shembujt e shumte qe shtyjne pseudonjohesit e islamit ne arenat tona te ngrejne lart bajraket e terrorit mediatik, defamimit dhe vrasjes ne karkater te individeve qe kane fatin te kene lidhje me hasmin e pashpallur te koheve tona moderne: islamin. Ekspertet tane mediatike shkojne aq larg saqe ne sume raste te barazojne Iranin me Malajzine, te barazojne arabet me iranianet, dhe te gjeneralizojne sic po bente nje miku im me mua ne nje kafe te Tiranes para disa netesh kur pretendonte se ne vendet e _Islamit' nuk pranohet demokracia. Te ndertojne skema konspirative qe trembin edhe vete gogolet e perrallave. Mjegulla e injorances dhe paditurise i mohon hasmit te shekullit, Islamit, kultura qe ky gogol i mediave tona posedon nga Indonezia e larget dhe Malajzia, ne Brunei Dar-us-salam, Pakistan, Nigeri, e deri ne Shqiperi, Kosove dhe Bosnje dhe Herzegovine. Islami, islamiket, islamet jane fajtoret e shpeshte te letrashkruesve shqiptare. Fajtor qe jane te tille edhe pse askush nuk merr iniciativen morale ti provoje te tille perpara se ti shpalle. Kjo ndjenje hasmerie ne mendjen shqiptare skalitet qe ne vitet e para te shkollimit tone kur ndeshja e pare qe mendja shqiptare ka me islamin fillon me pushtimin turk i cili portretizohej akoma e kesaj dite ne shkollat tona si faktor prapambeturie dhe mjerimi. Hasmi islam kalon tangjent ne jetat tona kudo. Mediat nderkombetare na tregojne se ata qe rrezojne kulla jane islame. Kur vritet nje prift ne Durres per ceshtje nderi, nje gazete italiane e Tiranes rend me qejf dhe zell te reklamoj gjetjen e hasmit edhe ne portin detar: islamet, edhe pse pas pak javesh vertetohet se ishte ndryshe. Kur nje kartoline (ndoshta e cuar nga vete ata qe ngrejne uje ne hava) e shkruar keq e me keq nga nje injorant qe nuk njeh as islamin dhe qe emrin e Zotit e shkruan me shkronje te vogel, qe profetin tone e therret irritueshem pejkamber - term qe nuk i afrohet as atij turk pejgamber, kur personi qe sulmohet - qellimisht emerohet nga shkruesi injorant ne anglisht si jee (dhe jo jahudi sipas stilit islamik) dhe termi lufte shkruhet injorantisht ne anglish si jihad dhe jo xhihad: media te caktuara ne Shqiperi jane te gatshme te lehin dhe te gjejne islamikun qe qendron pas kercenimit. Edhe pse gjuha e perdorur nuk eshte aspak islamike, pseudoekspertet qe paguhen per te gjetur islamin, vertetojne se e kane kapur lepurin ne cark kesaj radhe. Islamiku qe piketohet, pa dallim nese ai eshte nje ekonomist nga Mallakastra apo graduate nga Malajzia mbahet perpara tytes se shpifjeve dhe karaktervrasesve mediatike. Islami, islamet, islamiket vishen me callma sic ben komshiu im musliman i femijerise, Erion Brace i Zerit te Popullit kur kerkon te diskreditoje Sali Berishen. Islamikut i jepen ne duar disa arme te shkaterrimit ne mase, ndaj tij behen zallamahi, denoncime publike dhe inskenohen masat mbrojtese ne rast te nje sulmi marsian dhe leshohen strategjite e luftes. Gazetes TemA i jepet nje islamik imagjinar ne stafin e saj, i cili perdor emailin gazetatema@h... per te sulmuar lirite e shoqerise sone servile (me falni civile), keshtu qe tezat per antishoqericivile te Gazetes TemA te vertetohen asap. Ne nje shoqeri te padale si kjo e jona ku njerezit nuk kane as idene me te vogel te gjendjes se origjines se mesazhimit online nepermjet IP-se (internet protokollit), hasmi eshte i kollajte te gjendet. Aparatciket e vjeter te komunizmit nuk e kane asgje per gje te te thyejne privacine tende online, te manipulojne me komunikimet e tua private online dhe te te damkosin si hasem te civilizimin njerezor. Te te lidhin kembe e duar dhe te te akuzojne per komplotues dhe posedues armesh shkaterrimi ne mase: dhe pastaj te te ekzekutojne sic kane bere ne 50 vitet e shkuara me ne, bijte e bejlereve islame. Kjo eshte loja moderne qe ne ditet sotme luhet me ata qe i ka rene per hise te ribejne krushqi me islamin, pas nates se gjate te terrorit komunist.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Ekstremistët islamë e qarqet greke rrezikojnë tolerancën!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Lexojeni shkrimin tani se ka lidhje shumete bukur titulli i temes me shkrimin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 17-03-2004 më 14:49
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •