Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ktyre arabve sduhet me ju dhon fare viza per shqipri se noi dit do na hudhin noi bumje mu n'mes tirones.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    per mendimin tim greket jane te rezikshme jo veq per shqiperin por per evropen.
    e per arabte une ende asnje raste nuk kame ndegjuare se kane vra dikene apo kane vene bombe najkun ose kane vrare najkone
    e per grekte e di sigurte se gati qdo dite vrasin nga nje shqipetare emigrant ,e manoklla thote se arabte paskan vene bomba ne autobus,mos ka pelsite pa hiri goma e autobusit e ti je tute e meniher si zakonishte qysh keni qefe ju grekte mi ja qite fain tjeterkujte ke kujtu se najfare bombe ka pelsite.....
    mos u tut ti qaq se mere veten met mire pi pakes sherbete....
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    po daj po veq ti pome dukete se sje tu e pa, a esheh ti qka jane tu bo ne palestin femijete a jane terorista aaa,po nejse ne nuk po hyme andeje ne po folim per shqiperin kalxome me te voglen qka kane bere arabet ty ose shqipetarve kalxom, e grekte ne e dim qka nakane bere e ende qka jane tu na bo veq nejse se ti nuk sheh se nuk ke sy per me pa drejtesin....
    edhe mua me kane quajture me nje vakte teroriste ne vendin tim po tash ata nuk jane ma se e kane thy qafen......po tash po me quajne shqipfolesit fundamentalist por prap une nuk merzitem per veti por merzitem per ata se ku kane me thy tashe keta qafen nuk e di...........
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  4. #24
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    E goditur kjo teme , Alba !

    Normalisht qe pseudoshqiptareve nuk u leverdis shume !

    Pseudoshqiptar = Grek , arab , turk , jugosllav - qe vetem ne gjendjen civile rezultojne shqiptare . Ne Shpirt ? naaahhhhhh

    Sa per Kadarene , mund te kete qene ateist . Mundet edhe me bindje komuniste ( s'ma do mendja te kerkoje azil ne France nese ishte i tille ) por ama eshte pak zor te dalin zogjte nga veza dhe te kundershtojne apo percmojne mesazhe kaq te vyera , te dhuruara nga GJENIU shqiptar .

    Pershendetje

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2004
    Postime
    3
    Kadareja esht nje spiun i degjeneruar. humanizmi ka hapur varrin e vet dhe ka falimentuar si ideologji. naiviteti i nismetares eshte me i rrezikshem se helmi i propagandes greke. i vetmi bastion aleat i shqiperise eshte levizja Islamike. Shqiperia do te kthehet ne nje bastion te Islamizmit dhe te ter kundershtaret do perkulin koken ose do ti pritet koka
    poshte greket
    He has given you the supervision of great august commands of the earth, he has bound to your hand the shepherd's crook that curbs the foreign lands, he has made you excel among the great, and in addition has given you, to control them, the royal sceptre and the ritual ordinances. He has fixed as your destiny kingship over the totality of the earth and has relieved you of any rivals; he has made you eminent among the Anuna, and has bestowed on you the exercise of domination.

  6. #26
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Atehere pyetja eshte kjo?
    Cfare te keqje ka pasur Shqiperia nga Arabet???
    Ndersa per greket ju them qindra po deshet.
    1-Nxoren mijera Shqiptare came nga vatrat dhe shtepite e tyre dhe i perzune ne Shqiperi e Turqi.
    2-Jane futur disa here ushtarakisht ne vendin tone.
    3- Bejne fushate elektorale edhe brenda territorit Shqiptar madje shkruajne parrulla ne sarande e Delvine.
    4- I trajtojne emigrantet Shqipetare me keq se nje kafshe.
    5- kane kapur per hundesh politiken tone dhe e kane shenderruar ne nje instrument qe luan politiken greke.
    6-Na kane sjelle mijera spiune dhe misjonare qe veprojne per dobesimin e shtetit shqiptar, dhe midis qindrave po permend edhe kryesorin Janullatosin.
    7- Keto misjonare duke bashkangjitue edhe misjonaret deshmitare te jehovait i sollen shqiperise shkaterrimin total ne vitin 97 dhe ne qytetet jugore te shqiperise valevinte flamuri grek.

    Besoj se mjaftojne keto pa dashur te permend njerez qe kane lene kockat per buken e gojes po ashtu me e reja qe di une eshte se tre shqipetare nga Elbasani keqtrajtohen nga policia greke dhe si rezultar e rrahjeve futet direkt ne salle te operacjonit.

    Nje verejtje per Alben.
    Nese permend teroriste Islamike ku do te nenkuptosh arabet atehere me e llogjikshme do ishte qe te thoje te njenjten gje e dhe per greket:"Teroriste Ortodokse" pasi ata jane populli me fnatik ne bote ne drejtim te fese, nuk e di e hoqen apo jo nga pasaporta te qenit ortodoks. Po ashtu nese do te gjesh pune ne greqi duhet te pranosh qe je ortodoks te paktem me goje po ashtu te nderosh edhe emrin e ta vesh Jorgo, apo niko, apo taqis e ku ta di une.

    Per te krijuar nje ide me te mire rreth islamit po postoj dicka me poshte.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #27
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Islami Dënon Fuqishem Terrorizmin

    "Zoti urdhëron të mbani drejtësi, të jeni bamirës e bujarë ndaj të afërmve dhe ndalon paturpësinë, keqbërjen e tiraninë." (Kurani 16:90)
    Si muslimanë, ne dënojmë fuqishëm sulmet në të dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme nxitën vënien e çështjes së rëndësishme të burimit të vërtetë të terrorizmit në qendër të diskutimeve dhe vëmendjes së botës.

    Shumë udhëheqës të botës, organizata të mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione radio-televizive thanë se Islami e ndalon dhunën dhe nxit paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet perëndimore që kishin arritur ta kuptonin mirë Fenë Islame dhe që ishin të mirëinformuar për Islamin burimor u shprehën qartë se fjalët "Islam" dhe "terror", nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.

    Njeriu i mencur pohon se burimi i terrorit të dënuar nga të gjithë ne, është në mënyrë të prerë jashtë çdo feje hyjnore dhe nuk ka asnjë hapësirë për terrorizëm në Islam. Kjo është bërë e qartë në Kuran, i cili është burimi kryesor i Islamit, si dhe në praktikat e të gjithë udhëheqësve të vërtetë muslimanë, ndër të cilët i pari ishte Profeti Muhamed. Po te verejme në dritën e vargjeve të Kuranit, si dhe me shembuj nga historia, do gjejme se Islami e ndalon terrorizmin dhe synon të sjellë paqe dhe siguri në botë.

    Siç dihet, për shekuj me radhë, akte të ndryshme terrorizmi janë kryer në vende të shumta të botës nga grupe të ndryshme për qëllime të ndryshme. Disa herë organizata komuniste, disa herë grupe fashiste, e nganjëherë fraksione radikale e separatiste, mbajnë përgjegjësinë për akte të tilla. Ndërsa vende si Amerika, bëhen shpesh objekt i sulmeve nga racistët apo grupet ekstremiste edhe vendet e Evropës kanë qenë shndërruar në qendër të veprimtarisë së dhunshme të kryer nga grupet terroriste. "17 Nëntori" në Greqi, RAF (Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe) dhe neonazistët në Gjermani, ETA në Spanjë, IRA në Irlandë, Brigadat e Kuqe në Itali dhe shumë organizata të tjera kërkojnë që të dëgjohen zërat e tyre përmes terrorit dhe dhunës, duke vrarë njerëz të pafajshëm e të pambrojtur. Natyra e terrorizmit ndryshon me ndryshimin e kushteve dhe e rrit ndikimin dhe forcën e saj me mjetet e reja, të siguruara nga teknologjia e zhvilluar. Veçanërisht mjetet e komunikimit masiv, si interneti, e kanë rritur në mënyrë të ndjeshme rrezen dhe ndikimin e veprimtarive terroriste.

    Përveç organizatave perëndimore, ekzistojnë gjithashtu edhe organizata terroriste me origjinë në Lindjen e Mesme. Këto organizata njihen si përgjegjëse për kryerjen e një numri sulmesh terroriste në të gjitha anët e botës. Fatkeqësisht, fakti se autorët e akteve të ndryshme terroriste i përkasin identiteteve të krishtera, muslimane apo çifute bëhet shkak që disa njerëz të hedhin pretendime që nuk pajtohen me fetë hyjnore. E vërteta është se, edhe nëse terroristët i përkasin identitetit musliman, terrori i ushtruar prej tyre nuk mund të etiketohet si "terror islamik", ashtu sikurse nuk mund të quhet "terror çifut" nëse ushtruesit e tij janë çifutë, apo "terror i krishterë" nëse autorët janë të krishterë, për arsye se siç do të nxirret në dukje në faqet që vijojnë, vrasja e njerëzve të pafajshëm në emër të një feje hyjnore është e papranueshme. Nuk duhet harruar se mes viktimave që humbën jetën në Nju Jork e Uashington, kishte njerëz që e besojnë Jezusin (të krishterë), Moisiun (çifutë) dhe Profetin Muhamed (muslimanë). Vrasja e njerëzve të pafajshëm është një mëkat i madh. Asnjë njeri që beson dhe i trembet dënimit të Zotit nuk duhet ta bëjë kurrë diçka të tillë.

    Kur ushtrohet një dhunë e tillë, mund të dëmtohet vetë feja. Ata që ushtrojnë një dhunë të tillë japin një paraqitje negative të fesë në sytë e njerëzve, gjë që mund të shkaktojë largimin e njerëzve nga feja dhe të nxisë urrejtjen ndaj atyre që i janë përkushtuar besimit. Për pasojë, çdo sulm me fasadë fetare i kryer ndaj qytetarëve amerikanë apo ndaj njerëzve të tjerë të pafajshëm, bëhet shkak për dëmtimin e fesë.

    Nëse dikush kërkon shkakun e një akti terrorist, ai duhet ta kërkojë burimin e tij tek ideologjitë antifetare. Feja nxit dashurinë, dhembshurinë, faljen, paqen dhe të jetuarit sipas standardeve të larta morale. Terrorizmi, nga ana tjetër, është në anën e mizorisë, dhunës, dhembjes, gjakderdhjes dhe vrasjes.

    Feja urdhëron për dashuri, mëshirë dhe paqe. Terrori, nga ana tjetër, është e kundërta e fesë; është mizor, i pamëshirshëm dhe kërkon gjakderdhje e mjerim. Në këtë mënyrë, zanafilla e një akti terrorist nuk duhet kërkuar te besimi, por te mosbesimi. Njerëzit me botëkuptim fashist, komunist, racist apo materialist për jetën, duhet të vihen në dyshim e të shihen si ushtrues potencialë të terrorizmit. Terrori (dmth, vrasja e njerëzve të pafajshëm) në Islam është një mëkat i madh dhe muslimanët janë të ngarkuar me përgjegjësinë për t'i parandaluar këto akte dhe për të sjellë paqe e drejtësi në botë.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #28
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    MORALI ISLAM: BURIMI I PAQES DHE I SIGURISË

    Një pjesë e atyre që pretendojnë se bëjnë diçka në emër të fesë, në të vërtetë mund ta kenë keqkuptuar atë fe dhe për pasojë ta kenë zbatuar atë në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye, do të ishte e pasaktë që të krijohen ide rreth fesë, duke marrë si shembull veprat e këtyre njerëzve. Mënyra më e mirë për ta kuptuar një fe, është studimi i burimit të saj hyjnor.

    Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një musliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij, është një njeri i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij.

    ISLAMI ESHTE FE E PAQES:


    Terroristët synojnë të krijojnë një botë dhune, mosmarrëveshjeje, kaosi dhe frike.

    Terrori, në kuptimin e tij më të gjerë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shenjestra e terrorit janë në tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë "krahun tjetër".

    Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t'i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral. Kjo, njëlloj si në rastet e vrasjeve të kryera nga Stalini apo Hitleri, përbën një krim kundër njerëzimit.


    Një shoqëri, në të cilën respektohen vlerat morale islame, është një shoqëri që e karakterizon paqja, falja, dashuria, dhembshuria, mbështetja reciproke dhe gëzimi.

    Kurani është një Libër i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mëshira. Fjala "Islam", rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën "paqe". Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë botën. Në suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarëve si vijon:

    "O ju që besuat, hyni tërësisht në Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai është, pa dyshim, armiku juaj i hapur."

    Sikurse qartësohet në këtë varg, siguria mund të vendoset vetëm përmes "hyrjes në Islam", d.m.th. përmes të jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bëjnë muslimanët të përgjegjshëm për t'i trajtuar të gjithë njerëzit, muslimanë apo jo, me mirësjellje e drejtësi, për të mbrojtur nevojtarët dhe të pafajshmit dhe "për të parandaluar përhapjen e mizorisë". Mizoria përfshin të gjitha format e anarkisë dhe terrorit që godasin sigurinë, qetësinë dhe paqen, sikurse thuhet në vargun kuranor, "Zoti nuk e do çrregullimin". (Kurani 2:205)

    Vrasja e një njeriu pa të drejtë është një nga shembujt më të dukshëm të mizorisë. Zoti përsërit në Kuran një urdhëresë që Ai më parë ua kishte shpallur Hebrejve në "Dhjatën e Vjetër":

    "...nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t'i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit..." (Kurani 5:32)

    Sikurse thotë vargu, dikush që vret një njeri të vetëm, ndërkohë që ky i fundit nuk ka vrarë e dëmtuar askënd, kryen një krim që është i njëllojtë me vrasjen e të gjithë njerëzimit.

    Në këto kushte, është mëse e dukshme se ç'mëkate të mëdha janë vrasjet dhe masakrat e njerëzve të pafajshëm. Zoti na bën të ditur në vargun e mëposhtëm kuranor se si do të dënohet kjo fytyrë mizore e terrorizmit në jetën e ardhshme:

    "... ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm." (Kurani 42:42)

    E gjithë kjo tregon se organizimi i akteve të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe asnjë musliman nuk duhet të kryejë kurrë krime të tilla. Përkundrazi, muslimanët kanë përgjegjësi për pengimin e këtyre njerëzve, duke ndalur "mizorinë në tokë" dhe duke sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit e botës. Islami jo vetëm që nuk mund të pajtohet kurrësesi me terrorin, por ai duhet të shihet si zgjidhja dhe rruga për parandalimin e terrorit..
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #29
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Postuar më parë nga Enkidu
    1-Kadareja esht nje spiun i degjeneruar. humanizmi ka hapur varrin e vet dhe ka falimentuar si ideologji. naiviteti i nismetares eshte me i rrezikshem se helmi i propagandes greke. i vetmi bastion aleat i shqiperise eshte levizja Islamike.


    2-Shqiperia do te kthehet ne nje bastion te Islamizmit dhe te ter kundershtaret do perkulin koken ose do ti pritet koka

    Kadareja eshte njeri dhe ndoshta gabon , por probabiliteti i gabimeve te tij eshte mikroskopik ne krahasim me masat e medha te njerezve ( te ciles i perkiske edhe ti )

    Kurse per kete citatin e dyte , jam dakort shume . Ben mire te na e presesh pak [koken]...ta shkurtojme pak se po na ankohen vajzat

    Pa gjeje pak se kush ta ka dhuruar voten e pare ?
    Pse ta dhurova aq te bukur dhe te shndritshme si flamuri yne ?
    ...sepse jam i lodhur me extremistet. Bahhhhhhhhhhhh

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2004
    Postime
    3
    Bota po ecen drejt luftrave te ndryshme per burime natyrore nga fakti se industria e rende dhe triumfi i materializmit kapitalist e kane cuar globin ne buze te katastrofes ekologjike. injorantet nuk e kuptojne se ne cfare epoke te eger jetojme. kufterat e shumta te nisura nga SHBA si dhe konfliktet rajonale qe po shtohen me intensitet s'jane vecse preludi i perjudhes se re drejt se ciles po ecim. Luftrat per burim energjie ne irak dhe lindjen e mesme, luftrat ne chechnya dhe ne haiti dhe ne afrike jane te gjitha te lidhura me zvogelimin e burimeve natyrore ne planet dhe tajkalimit te mundesise se planetit per te permbajtur nje mbi-popullate njerezish. shto ketu dhe abuzimin katastrofik energjitik te botes perendimore e cila perkthehet ne ngrohje globale fillestare e ndjekur nga kunderpergjigja pozitive "positive feedback" do te sjellin shpalosjen e nje epoke akulli e cila pa dyshim do te ket pasoja katastrofike si thatesira, permbytje, mortaja, etj etj. Ne keto rethana me duket qesharake indinjimi i anetareve per shfarosjen qe do tju behet hedonisteve si fatos nano dhe dekadenteve te tjere. ne fakt njeriu ne te ardhmen e afert do te mesohet gjitnje e me shume me fatkeqsite dhe do te kthehet ne nje krijese me tolerante ndaj dhunes. 6000 mije vjet me pare shoku i ngushte i Gilgameshit vdiq dhe e shtyu Gilgameshin te kerkonte pavdekshmerine, por ne skulpturen mijvjecare ai paraqitet si nje foshnje ne duart e tij.
    He has given you the supervision of great august commands of the earth, he has bound to your hand the shepherd's crook that curbs the foreign lands, he has made you excel among the great, and in addition has given you, to control them, the royal sceptre and the ritual ordinances. He has fixed as your destiny kingship over the totality of the earth and has relieved you of any rivals; he has made you eminent among the Anuna, and has bestowed on you the exercise of domination.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •