Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    38

    Kendveshtrim i ri

    Per kete teme mora shkas nga takimi i bere me 14-11-2003, per Kultura Mbare Fetare, nen kujdesin e presidentit.
    Ishte interesante qe si nder te ftuar dhe sidomos nder organizatore nuk u vu re ndonje fetar apo praktikant feje.
    Habia behej me e madhe kur te botuar ne shtypin e dites se neserme ne fjalimin e nje prej org. Ismail Kadare, kalohej si nje loje femijesh ndalimi i fese nga regjimi komunist.
    Nen kete regjim jo vetem u vrane e u prene kleriket e te gjitha feve, por me e keqja u quajt turp e herezi besimi ne Zot, edukate qe per fat te keq vazhdon edhe sot e kesaj dite.
    Ne Shqiperi pervec feve qe adhurojne Zotin kemi edhe nje fe qe ka qene dhe eshte ne pushtet, feja e te pafeve, feja e atyre qe nuk kane besim e nuk e njohin fare Zotin.
    Fatkeqesisht kam pershtypjen(qofsha i gabuar) qe numri i tyre eshte me i madh se i te gjithe besimtareve marre se bashku.
    Prandaj kerkoj te leme debatet midis besimtareve te feve te ndryshme dhe te bashkohemi te rregullojme dicka ne boshllekun e madh shpirteror qe kane shqiptaret sot.
    P.sh. do te ishte me shume vlera qe te perpiqeshim qe ne mos fare, ta kufizonim teorine e Darvinit qe eshte e vetmja qe i shoqeron gjate gjithe arsimit te detyrueshem e te mesem rinine shqiptare duke u prishur trute me stergjyshin-majmun.
    Ide te tilla mund te kete shume, uroj qe te mos mbesin ide por ti shohim te jetuara.
    Dhurata nuk eshte e barabarte me dhuruesin, e aq me pak mjeti eshte i barabarte me qellimin.
    Mjere per ate qe dashuroi dhuraten ne vend te dhuruesit dhe e ktheu mjetin ne qellim.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Propozoj qe te organizohet nje peticion duke filluar nga Forumishqiptar, e duke vazhduar me tej, drejtuar Ministrise se Arsimit per te bashkengjitur ne tekstet shkollore dhe faktet qe e kundershtojne Teorine e Darvinit...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    hmmm...

    Bato, je duke prekur nje plage shume (dmth shuuuume) te thelle!


    1. Mos u merrni me peticione, duke na filluar keto qe nga forumi shqiptar, qe nuk eshte vecse nje faqe elektronike, pasi mbi te gjitha e ne fund te fundit duhet ta dini mire se qeveria, dac socialiste a dac demokratike i ka dhene te drejte fese te mesohet ne cdo shkolle, gjate oreve te secilit mund te mesohen edhe fakte apo antifakte te cfaredo llojshme.

    2. Qeveria eshte laike, edhe si i tille eshte edhe arsimimi. Si ne te gjithe Europen, arsimi sekular mbeshtetet kryesisht ne materializmin shkencor. Ai qe kerkon te mesoje me thelle apo me ndryshe, ka te drejten ti thelloje studimet ne deget perkatese teologjike, filizofike apo shkencore qe perkrah ate qe ai deshiron te besoje.

    Edhe pikerisht ketu qendron te qenit e demokracise se sotshme, pasi ne kete sistem ekziston e drejta per te mesuar dicka tjeter.

    Ndersa ideja per te bere reformacione qe nuk i ka asnje vend i Europes neper shkollat shteterore, tregon nje papjekuri alla-shqiptarce nga ato "o burra, shpejt se ja ku eshte trageti"


    3. Persa i perket asaj qe ti Bato permend per menyren se si reflektojne disa njerez mbi fene edhe historine e saje te aferme ne Shqiperi, une do te thosha se ajo menyre nuk reflekton vecse realitetin e pergjithshem te stadit te politikes edhe shoqerise qe u krijua edhe eshte duke u krijuar ne keto 12 vitet e fundit.


    A nuk e keni vene re juve, se sa me zjarr e "bukur" na flet Dr. Moikom Zeqo per Nene Terezen? Te thuash se ka mbaruar ndonje shkolle teologjike!

    Ne mos gaboj, nqs po me korrigjoni, a ka qene ky Zequa kryetar e rinise se Durresit, qe e para iu versul aksionit per shkaterrimin me rrenje te fese e Kishave, duke ia filluar me ate te Shen Vlashit ne Durres?

    E kuptoni qe gjerat jane lemsh e li, ku se merr vesh i pari te dytin. Eshte nje kohe shume e keqe tranzicioni, plot me Enverista te deshperuar e demokrate te rreme, apo qofte edhe me te persekutuar arrogante. Do te duhen vite (mbaresie) qe ato te shtrohen edhe qe te mund te marrin ndonje udhe te drejte.


    Ja psh qe tju jap nje shembull fare te thjeshte. Une mbaj mend se si nje here ne nje shkrim botuar fatkeqsisht ne shtypin e Kishes ortodokse, por qe jam i sigurte se nuk eshte vene re gjate editimit, madje kam bindjen se edhe vete autori nuk do te kete qene i ndergjegjshem se cfare lloj gjuhe ishte duke perdorur, dikush shprehej kundra nje personi qe kishte sulmuar Kishen me tezat se sulmuesi nuk eshte vecse nje "ish-kulak".

    Nuk do as mend e as laps, se autori patjeter qe duhej te vinte nga ndonje familje komuniste ortodokse...

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Persa i perket propozimit tim do doja te beja disa sqarime:

    1-)Eshte mese e vertete qe Forum,i eshte vec faqe elektronike, por ai sherben si ure lidhese midis shume njerezve. Pra eshte nje mundesi e vyer qe Zoti na ka dhene per ta perdorur. Gjerat e medha fillojne nga gjerat e vogla!

    2-) Eshte mese e vertete qe qeveria jone e shtrenjte dhe e pakorruptueshme eshte laike, dhe si e tille ne e ftojme te ngelet laike dhe asnjeanese, pra krahas teorive Darvino-Holliwoodiane, te paraqese dhe anen tjeter te medaljes, ne menyre te tille qe njeriu te dije te dalloje mes Filmave me majmune-njerez dhe Shkences.

    3-) Eshte mese e vertete qe ekzistojne shkolla ku mesohet besimi fetar, por vetem pakica shkon ne ato shkolla dhe ketu po flitet per shkollat publike.

    4-) Eshte me se e vertete qe brezi i udheheqesve tane demokraci-dashes eshte brezi qe u vuri kazmen Kishave e Xhamiave me 1967, por ne duam qe ky brez te jete i fundit brez ateist ne Shqiperi, qe brezat qe vijne te shohin drejt ne sy realitetin shkencor dhe te mos mendojne se Feja eshte thjesht nje menyre te menduari apo te filozofuari dhe Shkenca eshte mbeshtetese e ateizmit, por qe Shkenca dhe Feja kane te njetin burim, dhe Shkenca deshmon "BOTA ESHTE E KRIJUAR!".

    Keto jane arsyet qe ne duhet te na bindin te bejme qofte e nje levizje te vogel, ndoshta e pa rezultat, por qe do te tregoje se ne nuk jemi vendi i Satanait dhe si i tille na nevojitet ndihmesa e fqinjeve tane qe na e duan te miren aq shume per te na treguar besimin!

    Pra eshte detyre sa fetare aq e patriotike, hedhja qofte e nje guri te vetem kunder sistemit ateist!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqiptaret njohin dy modele ose perkufizime mbi ate qe shitet si "harmoni fetare". Modeli i pare eshte modeli i respektuar per shekuj te tere mbi parimin e respektit reciprok. Cdo komunitet fetar ka traditen e tij, institucionin e tij, ritualet e tij, ligjet e tij morale qe gjithe besimtaret ndjekin dhe respektojne. Ju kujtoj se deri para clirimit te Shqiperise ne 1945, shoqeria shqiptare ishte shoqeria me strukturat me te forta shoqerore se cdo shoqeri tjeter ballkanike. Pavaresisht nga besimet e ndryshme fetare, shqiptaret respektonin fene e njeri-tjetrit duke mos i futur hundet ne punet e njeri-tjetrit. Ka patur rregulla shoqerore shume strikte, qe nga ndarja e fshatrave dhe qytete ne baze te fese qe shumica e besimtareve u perkisnin e deri tek martesat brenda te njejtit komunitet te ngushte. Pavaresisht nga kjo ndarje kaq radikale ne baze te besimit, shqiptaret gjithmone kane festuar se bashku festat tradicianale fetare, te krishtere e muslimane bashke.

    Modeli tjeter i "harmonise fetare" eshte modeli komunist i ngritur mbi parimet e Leninit qe ideoi "Njeriun e Ri" komunist, te zhveshur nga cdo moral apo kujtese historike dhe te indoktrinuar me mesimet e partise. Arsyeja perse rregjimi komunist coi ne mbylljen e kishave dhe xhamive ne vitet 60, pas perpjekjeve per 20 vjet per ti mbajtur nen kontroll institucionet fetare, lidhej pikerisht me faktin se shqiptaret moralin e tyre e kane marre gjithmone nga besimi ne Zot. Ky moral qe feja predikonte binte ndesh me moralin komunist qe justifikonte gjithcka ne emer te Partise deri ne deshmi te reme, vrasje e persekutime.

    Ndalimi i praktikimit te besimit fetar ne Shqiperi u justifikua me idene se "feja i percan shqiptaret", por qe ne fakt shqiptaret deri ne ato vite nuk kane qene te percare nga feja, perkundrazi, feja ka rregulluar me se miri shoqerine shqiptare edhe atehere gjate historise kur nuk kishte shtet e ligj. Ligjet fetare brenda komuniteteve fetare kane qene ligjet qe kane qeverisur me se miri shqiptaret.

    Njeriu i ri u zhvesh nga morali fetar, u zhvesh nga te gjitha traditat shekullore fetare, u zhvesh nga pergjegjesite historike dhe familjare qe brezat e vjeter ua linin amanet brezave te rinj. Kleri u persekutua, te gjitha objektet e kultit ne Shqiperi u shkaterruan, mbyllen ose u kthyen ne depo drithi. Harmonia e kulluar e deriatehershme fetare u trazua nga rregjimi komunist me objektiv shkaterrimin e besimit fetar duke shkaterruar traditen dhe identitetin fetar te shqiptareve. Komunitetet homogjene fetare u prishen fale levizjes se njerezve, martesave jashte komuniteteve fetare dhe per ti vene kapak gjithckaje me luften e klasave qe ishte "goditja vdekjeprurese" qe rregjimi parashikonte per shoqerine shqiptare. Nese per 500 vjet shqiptaret u desh te duronin roberine dhe konvertimin me dhune ne Islam, per 50 vjet shqiptaret u desh qe te duronin shkaterrimin e vlerave shekullore te tyre si popull. Nese otomanet u mjaftuan me fene, komunistet arriten deri atje sa u munduan tu vidhnin shqiptareve shpirtrat e tyre dhe tua burgosnin ato ne perjetesi. Enciklopedia Britanike do ta pershkruante Shqiperine: "Shteti i pare ateist i botes!".

    Modelin e pare, shume pak shqiptare e njohin kjo per faktin se vetem brezat e vjeter te shqiptareve e kane njohur dhe e kane percjelle sa te mundin tek brezat e rinj. Modeli i ri eshte i mirenjohur nga shqiptaret pasi kemi plot 5 breza shqiptaresh te lindur dhe te rritur nen komunizem. Une nuk habitem teksa lexoj e degjoj nga shqiptare te shquar qe u perkasin ketyre 5 brezave, teksa e shesin modelin komunist si nje "harmoni fetare", kur ne fakt ajo ka qene nje perpjekje per te vrare e burgosur shpirtin e shqiptareve. Nuk mund ti besh me faj, pasi nuk njohin me mire, ata jane produkt i kohes se tyre, u linden dhe u rriten nen komunizem, do te vdesin po me ate botekuptim.

    Ndryshimi midis brezave te rinj te shqiptareve dhe prinderve te tyre eshte se ne kemi te drejten te zgjedhim, jetojme ne liri dhe jo nen komunizem. E kam thene edhe me pare dhe e perseris. Historia nuk mund te mallkohet, ajo mesohet ne menyre qe te kesh nje vizion te qarte per te ardhmen. Nese ne te shkuarren feja e shqiptarit ka qene e diktuar nga pushtuesit dhe diktatoret, tani shqiptaret jetojne ne liri. Kjo liri per te perqafuar besimin fetar qe secili e ndjen ne shpirt eshte ne vetvete ringjallja shpirterore e shqiptareve. Une kam bindjen e plote se pavaresisht nga goditjet qe ka marre shpirti i shqiptareve ne vite, shqiptaret do te gjejne rrugen per tu kthyer ne fene dhe traditen fetare te te pareve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    38
    Para se te perpiqemi per te bere dicka te madhe le ta fillojme me gjerat e vogla. Prej gjerave te tilla shoh p.sh. largimin nga diskutimi per tema qe fyejne besimin e dikujt(p.sh. tema BIBLA apo KURANI eshte nje teme qe duhej hequr nga moderatoret dhe bojkotuar ngate gjithe diskutantet), po prej gjerave te vogla qe jane piknisje e te medhave shoh ndryshimin e frymes se shume diskutimeve qe te bera ne kete menyre detyrimisht do te cojne ne thyerje zemre, dhe ne vend te bashkimit do te ishim ne vete qe mbjellim faren e percarjes.
    Fakti qe pothuajse te gjithe pjesmarresit jane me pseudonime te ben te mendosh qe te njejtat ide, mendime e ndjenja ne te njejten menyre diskutohen ne rrethet kulturore perkatese, rrethe ku fare mire mund te shtrohen keto lloj idesh qe te mos na duket habi kur per bajram te te uroje nje i krishtere apo anasjelltas(urime qe fatkeqesiht mungojne prej kohesh neper lista e forume te ndryshme).
    Vetem atehere kur ta kemi edukuar veten se problemi i tjetrit(i besimit tjeter) eshte edhe i joni atehere mund te kerkojme nje nivel tjeter bashkepunimi.
    Deri atehere .....
    Dhurata nuk eshte e barabarte me dhuruesin, e aq me pak mjeti eshte i barabarte me qellimin.
    Mjere per ate qe dashuroi dhuraten ne vend te dhuruesit dhe e ktheu mjetin ne qellim.

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    bato tema bibla apo kurani psa pse te hiqen por problemi qendron tek diskutuesit duke me perfshire dhe mua ndonjehere sepse nuk ruajme etiken e dikutimit dhe dialogut pastaj debate do te kete sepse dhe ne kuran permendet kjo gje thote Allhu ne kuran
    Dialogoni me ithtaret e librit ne mynyren me te mire
    Por problemi eshte se vjen dikush qe nuk i perket asnje besimi ne zemren etij dhe i fut nje kumbull dhe na tharton pastaj fillon acarimi prandaj do isha dakort me ty vetem me pjesen e raujtjes se etikes ne dilaog duke qene me akademik ne sjelljen e fakteve sesa perdorimin e tifozllukut,Per te tjerat qe ke shkruajtur nuk jam dakort po deshe ti argumentoj PSE-ne!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    38
    i dashur klevis2000, pergjigjen e plote doja ta dergoja ne adresen private po s'munda, keshtu qe shkurtimisht per te tjerat qe s'je dakort po te sjell disa shembuj nga KUR-ANi dhe shembuj te jetuar para viteve 1944.
    Ne KUR-AN kemi rastin e merzitjes se muslimaneve per shkak se Romaket-te krishtere u munden nga Perset-adhurues zjarri.
    Kurse nga shembujt e jetuar mund te permend miqesine e rrallle qe ka pasur muftiu i asaj kohe per qytetin e Durresit Mustafa Varoshi dhe Vincens Prenushi, miqesi qe vazhdoi per ironi te fatit edhe ne burgun e komunisteve ku qe te dy ndanin te njejten qeli, burg ne te cilin vdiqen te dy nga torturat.
    Nga shembujt bashkohore do te keshilloja qe te shihje me kujdes frymen qe perhap dhe rrugen neper te cilen ka ecur kjo lloj fryme deri sa u realizua per here te pare konferenca Kristiano-Muslimane, mbajtur ne Rome vitin e kaluar.
    Gjithsesi per me gjate me shkruaj qofte ne adresen private te forumit, qofte ne adresen qe gjendet tek profili im.
    Dhurata nuk eshte e barabarte me dhuruesin, e aq me pak mjeti eshte i barabarte me qellimin.
    Mjere per ate qe dashuroi dhuraten ne vend te dhuruesit dhe e ktheu mjetin ne qellim.

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Degjoni,

    nese une e respektoj fene e dikujt tjeter, cfaredo qofte ajo, kete e bej mbi te gjitha se faktikisht toleranca e miresia jane ne zemer te Ungjillit, Lajmit te Mire, sa ne asnje fe a ideologji tjeter.

    Nuk ka asnje liber fetar qe te kete histori te tilla plot dhembshuri se sa Ungjilli me historine e Djalit plangprishes; vreshtaret e keqij; Fariseut e Tagrambledhesit; te Samaritanit te mire, e histori te drejtperdrejta ku Krishti ne vend te ndeshkimit shpalli meshire.

    Asnje fe, nuk ka folur der me sot me ate dashuri, e njekohesisht duke ruajtur te Verteten.

    Kjo eshte Toleranca e vertete qe krishterimit i buron jo nga rrethanat politike, gjeografike, farefisnore apo kombetare, por i buron nga Zemra e vet, Thelbi, qe eshte shkrimi i shenjte.


    Tolerance nuk mund te jete anashkalimi i se vertetes duke bere nje sy qorr. As manipulimi i saj.

    Mos mashtroni as veten e askend tjeter me formulime deshpuruese e te kota, per te sajuar vetemburrje.

    Kombet, nqs do te kish ndonje te tille qe ta mburrte veten i bazuar mbi nje Privilegj te vertete hyjnor, ky ishte Izraeli.
    E qe kur ky komb nuk ia doli mbane, kjo tregon se nacionalizmi i tipit qe shihet shpesh neper vende te ndryshme, nuk ka se si tia dale dot mbane me hymnizime te vetvetes, pasi nese Izraeli qe ishte pema origjinale nuk dha frut ne emer te etnicitetit, aq me pak do te kene mundesi Pemet e egra per ta bere nje gje te tille.



    Krishterimi nuk ka predikuar asnjehere se Zoti ka zgjedhur Greket, Arianet, Romaket, Sllavet a Arabet.....apo shqiptaret si ndonje njesi te vecante njerezore me vlera e shpirt te vecante nga te tjeret.

    Mendesi te tilla jane jo vetem te paditura, por ato shkojne kundra Ungjillit Hyjnor.

    Sipas Krishterimit, Populli i Ri i zgjedhur eshte Kisha, Izraeli i Ri, qe perbehet nga njerez te te gjitha kombeve, racave e ngjyrave e nga te gjitha shtresat e shoqerise njerezore.



    Po te besh pak llogari, nqs Ortodoksia fitoi perfundimisht statusin autoqefal ne 37-ten, e diku aty edhe muslimanet bene shkeputjen nga Turqia, atehere na del se institucione te mirefillta shqiptare para 45-es te kene ekzistuar vetem per 7-8 vite....

    Si, atehere, na dilka Shqiperia vendi me insitucionet fetare me te stabilizuara, kete gje une nuk e kuptoj dot!

    Mos valle e keni fjalen per toilerancen fetare qe ne fakt eshte nje ndikim turk, i perandorise osmane, ku subjektet e krishtera nuk prekeshin por mbroheshin me ligj.

    Se qe ta dish ti Albo, persekutimet ndaj te krishtereve ne Shqiperi gjate periudhes otomane ne fakt u kane ardhur nga shqiptare te turqizuar, qe shperdornin ofiqet e dhena nga Porta e Larte, sic ka bere A. Tepelena etj...sa here qe u tekej te benin ndonje raprezalje per qellime te veta n'emer te fese islame...

    Se perkundrazi, nqs feja do te kish qene nje dukuri thelbesore e unike ne formimin shoqeror shqiptar, komunizmi nuk kishte per tia arritur dot te bente ate qe beri.


    persa i perket edhe nje here me konkretisht temes, une nuk jam dakort per kerkesa per reforma fetare, madje e shoh kete me teper si nje inerci te psikologjise per rremuja qe eshte mbjellur ne keto vite lirie te papjekur demokracie.
    Fese sot ne Shqiperi nuk i vjen e keqja nga tekstet ateiste shkollore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Seminarist
    persa i perket edhe nje here me konkretisht temes, une nuk jam dakort per kerkesa per reforma fetare, madje e shoh kete me teper si nje inerci te psikologjise per rremuja qe eshte mbjellur ne keto vite lirie te papjekur demokracie.
    Fese sot ne Shqiperi nuk i vjen e keqja nga tekstet ateiste shkollore.
    Jam shume dakort me keto mendime. Do doja vetem te shtoja se fese e keqja i vjen me shume nga vete fetaret qe e pefaqesojne.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •