Per kete teme mora shkas nga takimi i bere me 14-11-2003, per Kultura Mbare Fetare, nen kujdesin e presidentit.
Ishte interesante qe si nder te ftuar dhe sidomos nder organizatore nuk u vu re ndonje fetar apo praktikant feje.
Habia behej me e madhe kur te botuar ne shtypin e dites se neserme ne fjalimin e nje prej org. Ismail Kadare, kalohej si nje loje femijesh ndalimi i fese nga regjimi komunist.
Nen kete regjim jo vetem u vrane e u prene kleriket e te gjitha feve, por me e keqja u quajt turp e herezi besimi ne Zot, edukate qe per fat te keq vazhdon edhe sot e kesaj dite.
Ne Shqiperi pervec feve qe adhurojne Zotin kemi edhe nje fe qe ka qene dhe eshte ne pushtet, feja e te pafeve, feja e atyre qe nuk kane besim e nuk e njohin fare Zotin.
Fatkeqesisht kam pershtypjen(qofsha i gabuar) qe numri i tyre eshte me i madh se i te gjithe besimtareve marre se bashku.
Prandaj kerkoj te leme debatet midis besimtareve te feve te ndryshme dhe te bashkohemi te rregullojme dicka ne boshllekun e madh shpirteror qe kane shqiptaret sot.
P.sh. do te ishte me shume vlera qe te perpiqeshim qe ne mos fare, ta kufizonim teorine e Darvinit qe eshte e vetmja qe i shoqeron gjate gjithe arsimit te detyrueshem e te mesem rinine shqiptare duke u prishur trute me stergjyshin-majmun.
Ide te tilla mund te kete shume, uroj qe te mos mbesin ide por ti shohim te jetuara.
Krijoni Kontakt