Te nderuar anetar te ketij forumi qe po fle gjume.
Te nderuara Kryesira te Shoqatave Came kudo ne bote.
Kam ndermare nje nisiative personale me letren e hapur qe po paraqes edhe me poshte per tju drejtuar nje kryemistri te nje shteti ballkanik i cili ka me shtetin grek te njejtin problem qe ka edhe popullata Came. Ndryshimi ketu eshte se per kete problem ai i eshte drejtuar direkt shtetit Helen megjithe mosmarveshjet qe ka me ta per ceshtjen e emrit dhe rezikimin per futjen ne Nato. Fatkeqesisht nje perpjekje te tille ne nuk e kemi pare nga asnje qeveri shqiptare gjoja me pretekstet se....cenohet miqesia me shtetin grek, do na kthejne emigrantet, do na presin buken....e te tjera, e te tjera. E shifni se paska edhe te tjere si ne? Cfare duhet bere me tej?
Zgjohu o popull qe te kane vene ne gjume. Le te bashkojme duarte me popujt e tjere qe kane te njejtin fat me ne dhe te shohim se si do shumfishohet forca jone.
Leter e hapur Z.Nikolla Gruevski, Kryeminister I Maqedonise
Realitete qe ngjasojne
Lexova me kureshtje lajmin se juve Z.Kryeminister I Maqedonise I jeni drejtuar kryeminstrit te Greqise ne lidhje me minoritetin e shperfillur maqedonas ne Greqi.
Zemra ime filloi te gufoje sepse e ndjeva qe nuk isha vetem me perjashtim te faktit qe zeri im smund te shkoje aq larg. Juve Z Gruevski kini fatin qe tju degjohet zeri ne gjithe Europen per nje problem qe ngjason si dy pika uji me problemin e popullit tim. Prandaj: flisni dhe dijeni qe sjini I vetem. Paralelet historike ngjasojne pamvaresisht pikes ku ato pervijohen.
Kush jam une? Askush per ty, por ideja qe une perkrah eshte po kaq e cmuar edhe per ty.
Kam qeshur me te madhe kur lexova se fill pas letres tende, pseudogazetare te shypit te varur grek, kane shkuar ne fshatin tend te lindjes per ti treguar botes se problemi qe ju paraqistni eshte inegzistent. Ne kete menyre jane shprehur edhe disa kryeministra grek radhazi per problemin e popullit tim te shperngulur nga veriu I Greqise. Por fatmiresisht, ne egzistojme dhe idete qe ne perfaqesojme nuk zhduken. Mesa duket ata nervozohen njesoj dhe pergjigjen njesoj per masakrimet qe kane bere ne kuriz te popujve te tjere. Gjyshi jot shkoi ne luftene e dyte dhe luftoi per Greqine, por ata ja ndruan emrin dhe kombesine.
Ballkani ka qene nje teren I nderthurur me popuj te ndryshem por me fat te njejte. Shtetet qe e perfaqesojne sot gadishullin ballkanik nuk jane shtete etnikisht te pastra. Ata perbehen nga popuj, kultura dhe religjione te ndryshme. Kete realitet une e shof brenda teritorit te Shqiperise, e shof edhe ne Maqedoni. Por fatkeqesisht nuk e shof ne Greqi. Si eshte e mundur te mbytet zeri I minoriteteve shqiptare, maqedonase, vllahe, rome, turk, bullgar etj ne teritorin e nje shteti Europian ?
Vendlindja e te pareve te mi eshte ne Epirin e Jugut ose ne Greqine e veriut, diku atje afer ku ka lindur Pirro I Epirit. Per shekuj me radhe ata kane luftuar njesoj per veten e tyre si edhe per Greqine. Heronjte e Revolucionit grek jane bij te popullit tim. Cfare ndodhi me pas? Ne perudhen midis dy luftrave boterore, shteti grek u mundua te zbardh teritoret e banuar nga shqiptar dhe akti final ishte debimi me dhune dhe genocidi kundrejt popullsise se Camerise , krahine shqiptare , te ciles une I perkas. Tani ky popull endet akoma si muhaxhire posht e lart neper bote dhe qeveria greke nuk I lejon te kapercejne kufirin qofte edhe per te vene nje tufe me lule ne varet e te pareve.
Jam I bindur qe e ngjashme duhet te jete edhe historia e popullit tend Z. Gruevski. Ju mbase kini lindur ne ato teritore ku ka lindur Aleksandri I Madh I Maqedonise. Edhe ju kini luftuar per njeri tjetrin dhe shteti grek ka mare nga zulma juaj dhe tani perpiqet tju shumezoj me zero. E tille duhet te jete edhe historia e shume popujve te tjere qe nuk guxojne te hapin gojen ne shtetin grek.
Gjer kur keshtu?
Z Gruevski, nuk jinni vetem , na kini edhe ne ne krah.
Ne e ndjejme qe sjemi te vetem, kemi fat te njejte me ju. Prandaj cojeni zerin atje ne Strazburg kur mblidheni qe edhe Europa te mar vesh se ne jemi shume dhe se Greqia nuk eshte vendi I vetem ne Europe dhe ne Bote qe gjoja ska minoritete.
Zoti qofte me ne.
Krijoni Kontakt