Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 138

Tema: Çamëria

  1. #111
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Pirro, foto jote nuk hapet...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #112
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kjo Evropë që na ndan

    Çamëri të mori hasmi, të vu zjarr
    Çamëri, ti zemër malli, që s’pushon vaj’!
    Evropë plaka që të shiti, sot na ndan,
    Djelt' e vajzat muslimane, turq i quan,
    Çamëri, e bukur nanë, përse t’veçuan?!

    Lot i gjakut kur kullon teshash prer’,
    Çamëri që mallkon kohën djerr,
    Nën gëzhoja dhe rrënoja shpirti plag',
    Zemër nane gjithmon’ hapur ndriçon flak',
    Flak baruti t'energjisë që buçon,
    Rrembash gjaku t'krenarisë kur vërshon,
    Dor' e hekurt historinë mbërthyer, parzmore,
    Bijt'e tu trimëri blatuar, shekullore.

    Çamëri, si mëmëloke që na pret,
    Pranë vatrës ku vaj ullirit lugut rrëshqet,
    Rrjedh nga shekujt e historis' arbërore,
    Perëndi Olimpi themelet e tu, përmendore!

    Ujërave të Rivierës tënde qielli i kaltër,
    Vrerin për të larë mes vrasjesh makabër,
    Me mijëra fjalë e belbëzima foshnjash ther',
    Për drejtësinë në gjirin tënd mbetur vrer.

    Vrer e gjak në histori pa u shëruar,
    Kur dikur ne sërish për t'u takuar,
    Në Evrop' që të dyja ja ku jemi,
    Por se grekun m'u në mes ne e kemi,
    Dot s’takohemi, as përqafohemi ne me mall,
    Jemi afër, por larg rrimë si gërdall’.

    Kur, o Zot, nga shekujt, do t’na shikosh
    Për t’na falur pak liri, të na bashkosh?!


    Edlira Xhemo
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #113
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Krahu i Shqiponjës

    Një kokë i rri në Jug e tjetra shikimin e hedh në Veri,
    një krah në Tomorr e tjetri pikon gjak përmbi Çamëri,
    një flatër mbi Tarabosh e tjetrën ia merr vet lumi Dri,
    e thërret Ura e Ibrit e tupanat bien prapë n’Dardani.

    Përgjakur flatrat me sfondin e kuq të Atdheut pikojnë,
    qumështin i marrin Rozafës e Teutës bekimin kërkojnë,
    ia marrin këngës ilirishte, shqyer me sqep tisin territ,
    s’u mposht jo kurrë prej tmerrit kënga e Bilal Xhaferrit.

    E kënduar brezave e gjeneratave kënga e Çamërisë,
    fustanellë e përgjakur Shqipëria, kësulë e vet Ilirisë,
    kur iu turrën danajtë e bajlozat tokës stërgjyshore,
    kënga iu bë hymn: O, mos ma shkel barin mbi vorre!

    Pikëllim i përgjakur që rri mbi qepallë të syrit Çamëria,
    e lotët pikojnë faqeve, dhimbjet mba në gji Shqipëria,
    sa mot e sa mort, e era e detit valën e ka pikëlluar,j
    a troku i kuajve, Konstantini Doruntinën ka në duar.

    A do vijë, a do kthehet, Nënë a do vijë tej legjendës,
    a do gdhijë agimi në fjalën e dhënë përtej bjeshkës,
    po fjala e poetit që mba mbi supe valën e vet detit,
    Nënë, a do vijë në gjirin tënd e prapë pranë vetit?!

    Zot, në çdo kapërcyell shekulli dielli na rri i përgjakur,
    në sfondet hyjnore të shqipes dykrenore, i përflakur
    Qielli i Arbrit me këngë tupanash e shqyen vet terrin,
    e sa herë tiranët ngrihen, ajo e thërret Bilal Xhaferrin!

    Në krahun e Shqiponjës rri i biri i saj e pendën sqep,
    ia lakmojnë lakejtë, po kushtrimin ai e di kujt ia jep,
    se përkundur në djep e ka vet e këngët mba në gji,
    kur thërrasin plisat Shqipëri, Ai thërret veç Çamëri!

    Atje është Arta, atje është Janina e tutje Preveza,
    atje është kënga e gjyshërve, mbajtur ndër breza,
    atje ku bolla e sprija mëtojnë të veshin shamizeza,
    shtojzovalle e zana ngadhnjejnë mbi lafsha e keza.

    Pikëllim zemrash e refkëtime shpirtrash gjaku si shi,
    kalorësit e lirisë e krushqit e ngrirë në këngët me oi,
    oi, oi, oi, gjakim brezash rri e zemrave tona Çamëri,
    fustanellë e bardhë e kësulë mbi sy ç’të rri Shqipëri!

    Një kokë i rri në Jug e tjetra shikimin e hedh në Veri,
    një krah mbi Tomorr e tjetri pikon gjak përmbi Çamëri,
    një flatër mbi Tarabosh e tjetrën ia merr vet lumi Dri,
    e thërret Ura e Ibrit e bien tupanat prapë n’Dardani.

    Xhemail Peci
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Te lumte Edlin per kete kenge te bukur qe na solle.
    Vetem ata qe jane nga skajet e kesaj toke , e dine rendesine qe kane krahet per trupin e Shqiponjes. Se kjo Shqiponje ka 100 e ca vjet qe ka mbet pa krahe, qe spo fluturon, qe sduan dhe se lene te hedh perseri krahet mbi kurmin e bukur.
    Po tash koha ka trokitur qe ne ti te bijte e kraheve te shqiponjes, bijte e Kosoves dhe te Çamerise ti flakim tej telat me gjemba qe akoma ndajne trupin nga krahet.

    Dhe jane pikerisht ato tela qe kaperceu Bilali ne nje nate te eret gushti atje ne kufi:

    E para mjegull e Shtatorit
    Porsi qefini të mbuloi
    Sa shpejt nga sytë Atdhe më humbe
    Sa shpejte errësira të gllabëroje.

    Si djerse të ftohta ndrinin natën
    Mbi ballin tënd të argjentë yj'
    Me tel me gjemba gjoksi yt
    I lidhur mbeti në kufi.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    5
    jam shume i prekur nga historia e camerise ,e cila eshte nga ato histori qe me te vertete te bejne te ndihesh keq .Cduhet te pesojme me shume se kaq keta njerez qe te reagojne organizatat e ndryshme nderkombetare ,per te vene ne vend dinjitetin njerezor ,per tu kthyer tokat atyre qe jane larguar me dhune nga tokat e tyre ,kane duruar mbi kurizin e tyre barbarit e kryera nga kriminelet .Doja te dija se eshte gjendja e pronave ,a jeton kush ne pronat e tyre sot, si do te veprojne camet per te mare pronat etyre !

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    5

    Post pershendetje te gjithe Cameve kudo qe ndodhen

    jam shume i prekur nga historia e camerise ,e cila eshte nga ato histori qe me te vertete te bejne te ndihesh keq .Cduhet te pesojme me shume se kaq keta njerez qe te reagojne organizatat e ndryshme nderkombetare ,per te vene ne vend dinjitetin njerezor ,per tu kthyer tokat atyre qe jane larguar me dhune nga tokat e tyre ,kane duruar mbi kurizin e tyre barbarit e kryera nga kriminelet .Doja te dija se eshte gjendja e pronave ,a jeton kush ne pronat e tyre sot, si do te veprojne camet per te mare pronat etyre !

  7. #117
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    pershendetje per gjith camet, i dua ata i ndjej nga mbrendsia me shume se gjith shqiptaret tjere, jam nga maqedonia por jam i coptuar kur shoh popullin shqiptar te ndare e te vuajtur
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  8. #118
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Te nderuar anetar te ketij forumi qe po fle gjume.
    Te nderuara Kryesira te Shoqatave Came kudo ne bote.
    Kam ndermare nje nisiative personale me letren e hapur qe po paraqes edhe me poshte per tju drejtuar nje kryemistri te nje shteti ballkanik i cili ka me shtetin grek te njejtin problem qe ka edhe popullata Came. Ndryshimi ketu eshte se per kete problem ai i eshte drejtuar direkt shtetit Helen megjithe mosmarveshjet qe ka me ta per ceshtjen e emrit dhe rezikimin per futjen ne Nato. Fatkeqesisht nje perpjekje te tille ne nuk e kemi pare nga asnje qeveri shqiptare gjoja me pretekstet se....cenohet miqesia me shtetin grek, do na kthejne emigrantet, do na presin buken....e te tjera, e te tjera. E shifni se paska edhe te tjere si ne? Cfare duhet bere me tej?
    Zgjohu o popull qe te kane vene ne gjume. Le te bashkojme duarte me popujt e tjere qe kane te njejtin fat me ne dhe te shohim se si do shumfishohet forca jone.


    Leter e hapur Z.Nikolla Gruevski, Kryeminister I Maqedonise

    Realitete qe ngjasojne

    Lexova me kureshtje lajmin se juve Z.Kryeminister I Maqedonise I jeni drejtuar kryeminstrit te Greqise ne lidhje me minoritetin e shperfillur maqedonas ne Greqi.
    Zemra ime filloi te gufoje sepse e ndjeva qe nuk isha vetem me perjashtim te faktit qe zeri im smund te shkoje aq larg. Juve Z Gruevski kini fatin qe tju degjohet zeri ne gjithe Europen per nje problem qe ngjason si dy pika uji me problemin e popullit tim. Prandaj: flisni dhe dijeni qe sjini I vetem. Paralelet historike ngjasojne pamvaresisht pikes ku ato pervijohen.
    Kush jam une? Askush per ty, por ideja qe une perkrah eshte po kaq e cmuar edhe per ty.
    Kam qeshur me te madhe kur lexova se fill pas letres tende, pseudogazetare te shypit te varur grek, kane shkuar ne fshatin tend te lindjes per ti treguar botes se problemi qe ju paraqistni eshte inegzistent. Ne kete menyre jane shprehur edhe disa kryeministra grek radhazi per problemin e popullit tim te shperngulur nga veriu I Greqise. Por fatmiresisht, ne egzistojme dhe idete qe ne perfaqesojme nuk zhduken. Mesa duket ata nervozohen njesoj dhe pergjigjen njesoj per masakrimet qe kane bere ne kuriz te popujve te tjere. Gjyshi jot shkoi ne luftene e dyte dhe luftoi per Greqine, por ata ja ndruan emrin dhe kombesine.
    Ballkani ka qene nje teren I nderthurur me popuj te ndryshem por me fat te njejte. Shtetet qe e perfaqesojne sot gadishullin ballkanik nuk jane shtete etnikisht te pastra. Ata perbehen nga popuj, kultura dhe religjione te ndryshme. Kete realitet une e shof brenda teritorit te Shqiperise, e shof edhe ne Maqedoni. Por fatkeqesisht nuk e shof ne Greqi. Si eshte e mundur te mbytet zeri I minoriteteve shqiptare, maqedonase, vllahe, rome, turk, bullgar etj ne teritorin e nje shteti Europian ?
    Vendlindja e te pareve te mi eshte ne Epirin e Jugut ose ne Greqine e veriut, diku atje afer ku ka lindur Pirro I Epirit. Per shekuj me radhe ata kane luftuar njesoj per veten e tyre si edhe per Greqine. Heronjte e Revolucionit grek jane bij te popullit tim. Cfare ndodhi me pas? Ne perudhen midis dy luftrave boterore, shteti grek u mundua te zbardh teritoret e banuar nga shqiptar dhe akti final ishte debimi me dhune dhe genocidi kundrejt popullsise se Camerise , krahine shqiptare , te ciles une I perkas. Tani ky popull endet akoma si muhaxhire posht e lart neper bote dhe qeveria greke nuk I lejon te kapercejne kufirin qofte edhe per te vene nje tufe me lule ne varet e te pareve.
    Jam I bindur qe e ngjashme duhet te jete edhe historia e popullit tend Z. Gruevski. Ju mbase kini lindur ne ato teritore ku ka lindur Aleksandri I Madh I Maqedonise. Edhe ju kini luftuar per njeri tjetrin dhe shteti grek ka mare nga zulma juaj dhe tani perpiqet tju shumezoj me zero. E tille duhet te jete edhe historia e shume popujve te tjere qe nuk guxojne te hapin gojen ne shtetin grek.
    Gjer kur keshtu?
    Z Gruevski, nuk jinni vetem , na kini edhe ne ne krah.
    Ne e ndjejme qe sjemi te vetem, kemi fat te njejte me ju. Prandaj cojeni zerin atje ne Strazburg kur mblidheni qe edhe Europa te mar vesh se ne jemi shume dhe se Greqia nuk eshte vendi I vetem ne Europe dhe ne Bote qe gjoja ska minoritete.
    Zoti qofte me ne.
    nuk duhet haruar se edhe diskriminim dhe mohim te vlerrave te nacionalitete tjera kombetare etnike etj behen edhe nga vet ai person qe ju ja keni derguar letren ne vendin e tiij, me sakt shqiptaret ne maqedoni mund ti quajme si ju camet ne greqi,pa te drejta te barabarta, te mohuar, malltretime bastisje shtepish sa te duash etj etj..
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Pershendetje Faruk,
    Me vjen mire qe me ke lexuar. Nuk merzitem aspak qe sje dakort me mua. Shpresoj te gjenden ca shqiptar ne ato vise qe te me kuptojne. Deviza ime per momentin ishte: armiku i armikut tim eshte miku im.
    Sa e ngateruar kjo puna e shqiptareve ne Ballkan dreqi e mori. Nje mendje djallezore i shperndau ne 5 shtete. A thua per te siguruar ate copez Shqiperi qe u be ne vitin 12? apo per sherre me te gjithe. Ne pjeset anesore do te paguajme jo vetem ata qe na ndane por edhe shurdherine e shtetit tone ame ne te shkuaren dhe tani. Perderisa nuk qeme te afte ti tregonim botes kur qe momenti se edhe kombi shqiptar e meritonte bashkimin sikunder edhe Gjermania, tashti na duhet te shpresojme tek perendia.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    O zote jame shume i bindure se ne nje te ardhshme jo te larget do flasim gjuhen shqipe edhe ne Qameri e jo vetem kaq.

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Kush janë heronjtë e ÇAMERISE - Batalioni "Çamëria"
    Nga Pyrrhus_Mollos në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-01-2013, 17:21
  3. Çamëria bashkon historianë nga Evropa
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 14:25
  4. Çamëria dhe Palestina
    Nga celyy në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2009, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •