Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 138

Tema: Çamëria

  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Te nderuar anetar te ketij forumi qe po fle gjume.
    Te nderuara Kryesira te Shoqatave Came kudo ne bote.
    Kam ndermare nje nisiative personale me letren e hapur qe po paraqes edhe me poshte per tju drejtuar nje kryemistri te nje shteti ballkanik i cili ka me shtetin grek te njejtin problem qe ka edhe popullata Came. Ndryshimi ketu eshte se per kete problem ai i eshte drejtuar direkt shtetit Helen megjithe mosmarveshjet qe ka me ta per ceshtjen e emrit dhe rezikimin per futjen ne Nato. Fatkeqesisht nje perpjekje te tille ne nuk e kemi pare nga asnje qeveri shqiptare gjoja me pretekstet se....cenohet miqesia me shtetin grek, do na kthejne emigrantet, do na presin buken....e te tjera, e te tjera. E shifni se paska edhe te tjere si ne? Cfare duhet bere me tej?
    Zgjohu o popull qe te kane vene ne gjume. Le te bashkojme duarte me popujt e tjere qe kane te njejtin fat me ne dhe te shohim se si do shumfishohet forca jone.


    Leter e hapur Z.Nikolla Gruevski, Kryeminister I Maqedonise

    Realitete qe ngjasojne

    Lexova me kureshtje lajmin se juve Z.Kryeminister I Maqedonise I jeni drejtuar kryeminstrit te Greqise ne lidhje me minoritetin e shperfillur maqedonas ne Greqi.
    Zemra ime filloi te gufoje sepse e ndjeva qe nuk isha vetem me perjashtim te faktit qe zeri im smund te shkoje aq larg. Juve Z Gruevski kini fatin qe tju degjohet zeri ne gjithe Europen per nje problem qe ngjason si dy pika uji me problemin e popullit tim. Prandaj: flisni dhe dijeni qe sjini I vetem. Paralelet historike ngjasojne pamvaresisht pikes ku ato pervijohen.
    Kush jam une? Askush per ty, por ideja qe une perkrah eshte po kaq e cmuar edhe per ty.
    Kam qeshur me te madhe kur lexova se fill pas letres tende, pseudogazetare te shypit te varur grek, kane shkuar ne fshatin tend te lindjes per ti treguar botes se problemi qe ju paraqistni eshte inegzistent. Ne kete menyre jane shprehur edhe disa kryeministra grek radhazi per problemin e popullit tim te shperngulur nga veriu I Greqise. Por fatmiresisht, ne egzistojme dhe idete qe ne perfaqesojme nuk zhduken. Mesa duket ata nervozohen njesoj dhe pergjigjen njesoj per masakrimet qe kane bere ne kuriz te popujve te tjere. Gjyshi jot shkoi ne luftene e dyte dhe luftoi per Greqine, por ata ja ndruan emrin dhe kombesine.
    Ballkani ka qene nje teren I nderthurur me popuj te ndryshem por me fat te njejte. Shtetet qe e perfaqesojne sot gadishullin ballkanik nuk jane shtete etnikisht te pastra. Ata perbehen nga popuj, kultura dhe religjione te ndryshme. Kete realitet une e shof brenda teritorit te Shqiperise, e shof edhe ne Maqedoni. Por fatkeqesisht nuk e shof ne Greqi. Si eshte e mundur te mbytet zeri I minoriteteve shqiptare, maqedonase, vllahe, rome, turk, bullgar etj ne teritorin e nje shteti Europian ?
    Vendlindja e te pareve te mi eshte ne Epirin e Jugut ose ne Greqine e veriut, diku atje afer ku ka lindur Pirro I Epirit. Per shekuj me radhe ata kane luftuar njesoj per veten e tyre si edhe per Greqine. Heronjte e Revolucionit grek jane bij te popullit tim. Cfare ndodhi me pas? Ne perudhen midis dy luftrave boterore, shteti grek u mundua te zbardh teritoret e banuar nga shqiptar dhe akti final ishte debimi me dhune dhe genocidi kundrejt popullsise se Camerise , krahine shqiptare , te ciles une I perkas. Tani ky popull endet akoma si muhaxhire posht e lart neper bote dhe qeveria greke nuk I lejon te kapercejne kufirin qofte edhe per te vene nje tufe me lule ne varet e te pareve.
    Jam I bindur qe e ngjashme duhet te jete edhe historia e popullit tend Z. Gruevski. Ju mbase kini lindur ne ato teritore ku ka lindur Aleksandri I Madh I Maqedonise. Edhe ju kini luftuar per njeri tjetrin dhe shteti grek ka mare nga zulma juaj dhe tani perpiqet tju shumezoj me zero. E tille duhet te jete edhe historia e shume popujve te tjere qe nuk guxojne te hapin gojen ne shtetin grek.
    Gjer kur keshtu?
    Z Gruevski, nuk jinni vetem , na kini edhe ne ne krah.
    Ne e ndjejme qe sjemi te vetem, kemi fat te njejte me ju. Prandaj cojeni zerin atje ne Strazburg kur mblidheni qe edhe Europa te mar vesh se ne jemi shume dhe se Greqia nuk eshte vendi I vetem ne Europe dhe ne Bote qe gjoja ska minoritete.
    Zoti qofte me ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 06-08-2008 më 16:13
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga jesu Lexo Postimin
    Mere mere ta provoshe...
    Pse ste pelqejne camet ty mi
    ke pa keq nga camet

  3. #103
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Pergezime dialiepirotas, ke bere nje pune qe çdo kush nga ne duhet te beje.
    Mire e ke thene:
    "anetar te ketij forumi qe po fle gjume."
    Se me te vertete ky nen forum eshte ne gjume dhe kjo eshte turp dhe per te ardhur keq.
    Te njejta ndjenja pata edhe une kur degjova per letren ne fjale(megjithese dihet ç'eshte Gruevski per shqiptaret e Maqedonise), por njekohesisht ndjeva dhe keqardhje, perse as nje nga kryeministrat tane nuk e pati kete guxim qytetar...?
    Mendo njehere sikur kjo te ishte bere nga kryeministri yne ,apo qofte edhe nga kreu i oposites.
    Por jo, kjo gje nuk ndodh, edhe nese ndodh jane thjesht disa belbesime gjithe frike.
    Politika na ka braktisur dhe askush nuk deshiron ti ktheje dinjitetin shqiptarit.
    Vetem nese behemi bashke dhe bashkojme zerat tane te dobet mund te shperndajme mjegullen qe ka hedhur koha mbi ne si ketej edhe andej kufirit.
    Une keshtu e mendoj.....

  4. #104
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    "Monumente natyrore dhe kulturore te Camerise"

    MARGELLECI (sot MARGARITI)

    Qytet ne nenprefekturen e Thesprotise. Ndodhet ne nje distance 15 km nga brigjet e detit Jon dhe 50 km ne veriperendim te Prevezes. Nga veriu kufizohet me Vrastonen, nga jugu me Skendalin, nga lindja me Spatharatin, nga perendimi me Luaratin.
    Shtrihet ne rreze te malit te Bozhurit, ne nje lendine te rrethuar me kodra.Rreze kodrave ka mjaft
    shtepi me çardhak, te vendosura ne mes kopshteve te gjelberuara. Nga larg, para shpernguljes se
    popullsise myslimane, dalloheshin siluetat e minareve te larta. Ne kete qytet ruhet edhe banesa e vjeter e pashait osman.
    Margelleçi eshte nje nga monumentet me te rendesishme urbane te Camerise qe ka arritur te mbijetoje.
    Margelleçi eshte nje qytet i ndertuar para pushtimit osman.Ne vitin 1572, qyteti u pushtua nga Venecianet, ndersa me vone ra nen sundimin turk. Ne vitin1815, qyteti i Margelliçit i kalonte te 10.000 banoret. Ne shek.XIX, si rrjedhim i semundjeve dhe epidemise se koleres, 2/3 e popullsise vdiqen. Para Lufterave Ballkanike ky qytet ka pasur rreth 800 shtepi, te banuara kryesisht nga shqiptare-çam te besimit mysliman dhe kristjan si dhe nga nje numer i vogel familjesh greke shqipfolese. Ne kete periudhe, Margelliçi ishte qender kazaje dhe se bashku me nahijet e Parges dhe te Fanarit, perfshinin 71 fshatra me afro 25.000 banore. E tere popullsia ishte shqiptare, nga te cilet pjesa derrmuese myslimane.Pas aneksimit te Camerise nga Greqia (1913), nje pjese e kesaj popullsie emigroi ne Turqi dhe ne Shqiperi. Ne pragun e shpernguljes se plote (1944), Margelleçi kishte 400 familje, nga te cilat 20 te krishtera shqiptare, ndersa te tjerat shqiptare te besimit mysliman.
    Veprimtaria kryesore ekonomike e margelleçioteve ka qene blegtoria, bujqesia dhe tregtia. Kullotat natyrore gjithevjetore, produkt i klimes se bute mesdhetare, kane favorizuar zhvillimin e blegtorise, kryesisht rritjen e bagetive te imta. Ne tokat pjellore kultivoheshin orizi, ullinjte, vreshtat,pemet frutore etj.
    Margelleçi dallohej ne gjithe Camerine per prodhimin e bostanit te nje varieteti te mire, i cili vleresohej shume ne te gjithe krahinen e Camerise.Prandaj eshte perhapur dhe e njohur shprehja “pjepri i Margelleçit, buka e mire e Nistes dhe vaji i ullirit i Glloboçarit”, per emrin e mire ne gjithe Camerine.
    Margelleçi eshte nje qender e rendesishme artizanale dhe tregtare.Qyteti ka pasur rreth 50 dyqane, dy fabrika mielli, dy fabrika vaji, gjashte punishte vaji, 5 hane etj.
    Sot ne shtepite e margelliçoteve banojne karaguno-vllehte, familje nga Skapeta, Shenica, Llaka etj.
    Popullsia e kesaj qendre urbane eshte shumetnike, shqiptare, greke, vllahe etj.
    Margelleçi eshte vendlindja e Tahir Mete Mazrrekut, qe ishte nje nga kreret e lidhjes shqiptare te Prizrenit per çamerine.

    Nga Selman Sheme
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #105
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Parga

    Eshte qendra e dyte e rendesishme urbane ne rrethin e Margelleçit,
    rreth 12 km ne jugperendim te tij. Ndodhet 45 km ne veriperendim
    te Prevezes dhe 55 km ne jugperendim te Janines.
    Parga ka nje pozite gjeografik mjaft te favorshme ne brigjet e detit
    Jon. Ajo te ofron nje shumellojshmeri magjike te peizazhit. Te vendosura
    ne shpatet e kodrave qe qarkojne qytetin, shtepite karakteristike kurore-
    zohen ne lartesi nga keshtjella historike. Dhjetera mijera ullinj gri dhe
    te gjelber mbulojne fushat e kodrat perreth qytetit. Nga lartesia e
    keshtjelles horizonti shpalos hapesirat e detit Jon, brigjet detare te
    perthyera e te pafundme, plazhet e mrekulluesheme, monotonine e te
    cileve e nderpresin shkembinjte e copezuar nga deti, ishujt e vegjel etj.
    Parga eshte nje qytet i lashte me dy skela, qe zoterohet nga nje keshtjelle
    mesdhetare, e cila ne fillim te shek.XIX kishte brenda 400 shtepi te banuara
    dhe 400 te tjera ne rrethinat jashte saj.
    Ne vitin 1401 Parga ra nen sundimin e Venedikut.
    Admirali i flotes osmane Piri Reis, i cili kaloi prane kesaj qendre ne fillim te shek.XVI,
    thote se Parga kishte nje keshtjelle dhe nje gji detar ranor mjaft te rehatshem
    Mali i ndodhur permbi keshtjelle quhej Mesharak (Mazrek) qe do te thote "mali
    i shtizes ". Popullsia e ketij vendi , shkruante ky i huaj , ishte shqiptare.
    Venedikasit e mbajtn Pargen deri me 1795. Pastaj ajo kaloi nen sundimin e Frances, deri ne shkaterrimin e kesaj perandorie me 1814. Me vone, ate e pushtuan anglezet , te
    cilet pas kater vjetesh (1819) u detyruan t'ia dorezonin Ali PashesTepelenes.
    Kur turqit ja moren kete qytet Ali Pashes(1820) pjesa me e madhe e banoreve te
    kesaj qendre, rreth 5000 shqiptare te krishtere, emigruan ne ishujt e detit Jon.
    Qyteti u shkaterrua, megjithate ne afersi te bregut te detit , fillon te ngrihet nje qender e re nga banoret e pakte qe kishin mbetur.
    Ne fillim te shek. XIX Parga kishte 4000 banore dhe 120 dyqane, kurse nje shekull me vone
    8000 banore shqiptare te te dy besimeve, qe merreshin kryesisht me detari , peshkim e tregti.
    Edhe pse anijet e medha nuk mund te arrinin ne breg, ka qene liman i rendesishem i Camerise
    dhe i gjithe Shqiperise se poshtme. Anijet me vela lidhnin skelen e Parges me Korfuzin , me Triesten etj.
    Ne vitin 1945 , qyteti ka pasur mbi 700 shtepi, pjesa me e madhe kane qene myslimane dhe te
    krishtere shqiptare dhe nje pjese e vogel greke, vlleh dhe izraelite. Ne vitet 1944-1945, popullsia
    shqiptare myslimane u shperngul me force duke u detyruar te emigronte ne Shqiperi.
    Ne vitin 1947 mori statusin e bashkise, ndersa ne vitin 1962 u shpall zone turistike.
    Sot qyteti i Parges ka 2000 banore. Ne te kaluaren , te ardhurat kryesore ekonomike jane siguruar nga kultivimi i ullinjve agrumeve, nga tregtia , peshkimi dhe detaria.
    Sot dega me e rendesishme e ekonomise eshte turizmi.
    Parga i ka dhene kultures sone kombetare dy personalitete te spikatura, dijetaren e shquar princeshen e letrave ELENA GJIKA(Dora d'Istria),
    nga te rrallat gra ne bote qe arriti nivele te tilla , si dhe piktorin e madh te Rilindjes Kombetare
    KOLE IDROMENON, i cili e zhvilloi veprimtarine e tij krijuese ne qytetin e Shkodres.
    Nga Rrapeza e Parges ishte edhe Thimio Gogozoto(1914-1938), luftetar revolucionar, pjesemarres ne Luften e Spanjes, ku u rreshtua ne radhet e Brigades XII "Garibaldi".
    Ra ne nje nga luftimet e ashpra ne frontin e Ebros.

    Nga "Selman Sheme"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #106
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    ARPICA (PERDIKA "thelleza")

    ARPICA

    Qytet i vogel ne rrethin e Margelleçit, 15 km. ne veriperendim te qendres. Eshte ndertuar ne nje shpat mali ne brigjet e Detit Jon.
    Ne veri kufizohet me Vrohonain e Volen, nga jugu me Agjine, nga lindja me Smogovinen dhe nga perendimi me detin Jon. Eshte nje nga monumentet urbane turistike me te bukura te Thesprotise dhe me nje histori te adhurueshme.
    Para Lufterave Ballkanike ka pasur mbi 800 shtepi. Me aneksimin e Camerise nga Greqia, shume familje myslimane emigruan ne Turqi dhe Shqiperi. Ne vitin 1944, Arpica ka pasur 600 shtepi myslimane shqiptare. Pas shpernguljes se kesaj popullsie, ne keto vendbanime u vendosen dushkariote, popovite(nga Popova), vlleh , sarakaçane etj. Sot Arpica ka 2000 banore, me popullsi shume etnike shqiptare, greke, vllahe etj.
    Arpica perfshin nje territor te gjere me pyje, kullota, toka buke, ullishta , agrume, kullota natyrore.
    Vetem ne vendin e quajtur Tabje ka me dhjetera mijera rrenje ullinj dhe agrume.
    Ajo eshte e pasur ne ujera , ne fushe ka nje peizazh kodrinor te veçante, tipik mesdhetar, dhe nje riviere te shkelqyer.
    Ne Arpice ka qene zhvilluar zejtaria e tregtia. Ne kete vendbanim ka pasur 30 dyqane (nga te cilat 10 kane qene ne pazarin e siperm dhe 20 te tjera ne pazarin e poshtem), dy restorante , tri furra buke, nje fabrike mielli, 3 fabrika vaji, 23 luturvi (punishte vaji me tre gure).
    Arpica ka pasur te zhvilluar edhe tregtine, kryesisht me Janinen, Konicen dhe me Korfuzin.Ne Janine e Konice tregtohej vaji i ullirit, ndersa ne Korfuz tregtoheshin dritherat, valanidhi, lekure bagetish e kafshesh te egra.Per te transportuar mallin ne Korfuz perdoreshin varkat dhe disa benzinata, ndersa transporti ne Konice dhe Janine behej nepermjet karvaneve me kuaj te shoqeruar nga agojate (qeraxhinj). Pazari ne Arpice behej çdo te premte.Kjo qender ekonomike, tregtare dhe turistike ka disa porte e plazhe te mrekullueshem si ai i Karavastarait.
    Riviera e Karavastarait me rrapat e saj 100-vjeçare, ka nje plazh mjaft te bukur dhe restorante luksoze.
    Arpiciotet jane punetore, trima dhe bujare te medhenj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #107
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Filati

    Filati

    Qytet ne pjesen veriore te Camerise, i ngritur mbi disakodra te bukura, mbi bregun e djathte te lugines se valezuar te lumit Kalama dhe ne afersi te lumit te Sajadhes(15km).
    Nga bregu i Spatarit, zone periurbane e Filatit, ne lartesi rreth 300m, pamja shpalos hapesira te gjera te detit Jon dhe konturet e ishullit te Korfuzit.
    Ne lashtesi, Filati ka qene nje nga qytetet epirote me te rendesishme te Thesprotise. Ne fillim te shek. XIX, Filati kishte 2000 shtepi, te shperndara ne nje siperfaqe te gjere toke, me oborre e kopshte te lulezuara. Ne kete peizazh urban mund te dalloje xhamite, kishat, dy banjot (hamamet) publike, hanet, pazarin me rreth 150 dyqane te vendosura ne qender te qytetit si dhe sarajet e bukura te Ibrahim Demit dhe Ibrahim Stambolliut, qe ishin dy familjet kryesore te kesaj qendre.

    Me perjashtim te nje numri fare te vogel artizanesh e bakejsh te krishtere, sipas M. Likut, Filati banohej "teresisht prej shqiptaresh mysliman"
    Ne shek. e XIX kjo qender urbane e rendesishme e Camerise erdhi duke rene derisa ne fillim te shek. te XX nuk kishte me teper se 800 shtepi me rreth 5000 banore.
    Filati perbehej nga keto lagje:
    1- Demate 2-Gjillate 3-Kasimate 4-Sejkate 5-Sarandate 6-Zejnelate.

    Deri ne vitin 1913 (para pushtimit grek), Filati ka qene qender kazaje, qe bente pjese ne sanxhakun e Janines.
    Kazaja e Filatit perfshinte 68 fshatra, me 24.179 banore.
    Filati ne kohen e Rilindjes ka qene vater e rendesishme e Levizjes Kombetare Shqiptare.
    Aty me 1908 u krijua klubi "Vllaznia" , i cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne perhapjen e shkollave shqipe dhe formimin e ndergjegjes kombetare.
    Ky qytet ka nxjerre figura te shquara te luftes per pavaresi dhe emancipim politik dhe shoeror, si Muharrem Rushiti, Rexhep e Musa Demi, Haki e Musa Sejko, Sali Ceka, Ilmi Seiti etj.

    Sot Filati ka pamjen e nje qendre te vogel urbane te konservuar e te organizuar ne tre (plati) sheshe, te vendosura sipas kateve hiprometrike dhe te lidhura me njeri - tjetrin.
    Ne 60 vitet e fundit qyteti po perjeton nje periudhe stanjacioni, ku te vetmet ndryshime qe mund te konstatohen jane simbolet e krishterimit dhe te helenimit.


    Ky material eshte marre nga:
    "Monumente natyrore dhe kulturore te Camerise" nga Selman Sheme.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 04-09-2008 më 13:43
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  8. #108
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Lumi I Kalamait

    Eshte lumi me i madh, qe i ka dhene emrin krahines. Ka nje gjatesi prej 115km. Buron ne pjesen veriore te rajonit te Camerise.Pellgu ujembledhes formohet ndermjet pjeses veriore te malit te Miçikelit dhe te Kasidhjarit, ky lume drejtohet nga perendimi, duke formuar gryka ne pjeset me te uleta te vargmaleve. Ne vijim, hapet ne fushat e Gumenices dhe te Lopesit dhe derdhet ne detin Jon ne ngushticen e Korfuzit. Ne derdhje me depozitimet e tij aluvionale ka formuar nje delte te gjere dhe te dale , gryka e se ciles eshte unikale. Lumi Kalama mbledh te gjithe perrenjte dhe rrekete e Camerise qendrore. Deget kryesore te tij jane Tiria, Llangovica, Lumi i Filatit(Kalpakiatikos), Samolicos etj. Kalama rrjedh me vrull neper shtresa gelqeroresh, here i shkumezuar ndermjet brigjeve shkembore, here duke u hapur ne luginat pjellore te mbjella me grure, miser e oriz.
    Qytetet antike Torini, Gitani , Fanoti, Ozdina dhe Raveni jane ndertuar prane brigjeve te lumit.
    Urat e vjetra, peisazhi i gjelber, kataraktet, kanionet, burimet etj, paraqesin bukuri natyrore te pa imagjinueshme. Peisazhi nga liqeni Zaravina e deri ne delten e lumit Kalama ne Sajadhe te impresionon.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  9. #109
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Lumi I Kalamait
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #110
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315


    VROHONA- ÇAMËRI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pyrrhus_Mollos : 30-09-2008 më 18:04
    ÇAM 24 KARAT

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Kush janë heronjtë e ÇAMERISE - Batalioni "Çamëria"
    Nga Pyrrhus_Mollos në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-01-2013, 17:21
  3. Çamëria bashkon historianë nga Evropa
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 14:25
  4. Çamëria dhe Palestina
    Nga celyy në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2009, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •