KJ
-------
E Hene, 08 Mars 2004
"KOKA IME SHKON ME KOKEN TENDE ZOTI NANO!"
Deputeti Nikolle Lesi i kunderpergjigjet kercenimeve te njerezve te kryeministrit. Kercenohet me vdekje edhe drejtuesi i Levizjes "Mjaft", Erion Veliaj
Deputeti i parlamentit shqiptar Nikolle Lesi para disa ditesh i ka drejtuar nje leter zyrtare kryetarit te parlamentit zotit Servet Pellumbi, ku i ka kerkuar, bazuar ne ligjin "Per statusin e deputetit" mbrojtje te vecante, pasi njerez te kryeministrit apo te lidhur me klanet mafioze ekonomike te tij e kane kercenuar, duke lene te nenkuptohet eliminimin fizik, "nese kruhesh prape per te rrezuar Nanon". Kritikat publike te deputetit ne fjale si dhe te gazetes "Koha Jone" kane sjelle reagimin e ketyre segmenteve te kryeministrit. Faktet e botuara nga kjo gazete per helikoperet e gruas se dyte te kryeministrit, te cilet jane futur pa takse doganore, kerkesa e deputetit Lesi ndaj ministrave Malaj dhe Poci si dhe ish-ministrit te Financave Islami se a jane kontrolluar bizneset e gruas se Nanos, zonjes Xhoana Nano, se ku i merr gjithe keto para kjo grua, publikimi i nje vendimi te keshillit te Ministrave ku kryeministri me date 14 janar 2004 me numer vendimi 5 i jepte vetvetes pese paga mujore, dhenia me qera e mjediseve te stadiumit Dinamo, te cilat jane prone publike per llogari te kompanise se transportit "Xhoi Travel", prone e Xhoana Nanos; demaskimi i tenderave apo akuzat per shperdorime te detyres, duke synuar forcimin e klanit mafioz ekonomiko-politik kane sjelle reagimin e kryeministrit te Shqiperise ndaj botuesit te gazetes "Koha Jone", deputetit Nikolle Lesi.
Fillimisht zoti Nano perdori taktiken e blerjes se gazetes dhe te votes se deputetit ne parlament, porse deshtoi ne te gjitha tentativat e tij si ne "Grand Hotel", ashtu dhe ne Sheraton Hotel. Me pas zoti kryeminister futi dy ministra te kabinetit te tij per te negociuar me botuesin Lesi dhe si kembim te ndryshimit te kursit kritik te gazetes dhe te votes se deputetit, kryeministri " do t'i jepte objekte per te privatizuar ose postin ministror ne ministrine e Kultures". Ne votimet decizive ne parlament vitin e kaluar zoti Nano futi miq, prane deputetit ne fjale si Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, etj., qe "te votosh per mua, pasi Berisha te ka djegur gazeten ne vitin 1997".
I pyetur nga gazeta "Koha Jone", deputeti Lesi shprehet se " te gjitha orvatjet e Fatos Nanos kane deshtuar, pasi jam i bindur se per momentin ai eshte njeriu me i rrezikshem per Shqiperine. Nanon e kam ndihmuar kur ishte ne burg dhe kur as Servet Pellumbi e as Namik Dokle nuk e linin te botonte ne gazeten "ZP" ne kohen e Mocionit; e kam ndihmuar se kam qene i bindur se ka bere burg politik ne kohen e pushtetit te PD-se. Per kete jam i bindur edhe sot e kesaj dite qe jam kundershtar i vendosur i Nanos. Zotin Nano e kam ndihmuar ne vitin 1999, kur dha doreheqjen nga kryetar i PS-se dhe kur kandidoi perballe Majkos ne kongresin e meparshem. Nuk jam i penduar aspak per k-te ndihme qe i kam dhene asokohe, ndonese atehere nuk ia hapnin telefonin as Anastas Angjeli e as Namik Dokle, pa llogaritur nje urdi servilesh qe sot i ka para e prapa. Me ka ndihmuar per tu bere deputet ne raundin e dyte te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2001 dhe e falenderoj, ndonese ne ruandin e pare ai me hoqi e dogji mandatin pasi, sipas tij, isha ne "klanin Meta". Kete gje e beri ne korrik 2001 me KQZ nepermjet Igli Toskes dhe Ilirian Celibashit. Ndersa ne raundin e dyte erdhi pas meje ne fushate, meqenese i duhej patjeter numri prej 84 deputetesh ne parlament, pasi synonte te behej President Republike. Per kete duheshin 2/3 e votave. Kam perkrahur Levizjen e tij "Per Katarsis" me TV KOHA, gazeta "Koha Jone", pasi isha i bindur se duhej nje ndeshkim i korrupsionit dhe i mafias. Porse zoti Nano sapo hypi ne karriken e kryeministrit harroi cka kishte premtuar, masakroi publikisht perkrahesit e Levizjes per Katarsis dhe perpiloi skemen per te marre gjithcka nga ky vend; para, prona, pushtet dhe si kembim te vendoste nje bande mafiozesh ne pikat kyce per te eliminuar kundershtaret. Natyrisht qe ne kete pike u ndame me zotin Nano, pasi nuk kam qene, nuk jam e as nuk do te jem pjese e lojerave te mafias. Kjo lloj oponence ndaj se keqes dhe shperdorimit te pushtetit me ka karekterizuar qe prej vitit 1991 kur fillova te paren gazete te pavarur. Kam kritikuar ashper pushtetin e Berishes ne vitet 1992-1997 dhe qeverite socialiste me vone. Por me ardhjen e Nanos per here te peste ne krye te Ekzekutivit shqiptar represioni ekonomik ndaj kundershtareve u shtua. Nese nuk je me Nanon apo ne sherbim te tij duhet te falimentosh apo te ikesh nga Shqiperia. Prandaj jam i vendosur kunder qeverisjes mafioze te kryeministrit Nano. Une bej detyren si deputet dhe botues i gazetes se pare te pavarur ne vend. Por eshte zoti kryeminister qe po shfrytezon pushtetin dhe Shtetin kunder meje. Me con kontrolle politike ne gazete, duke synuar mbylljen e fjales se lire te gazetes. Me pushoi gruan nga puna me urdher te tij, nderkohe qe Komisioni i Sherbimit Civil e ka kthyer ne pune, ministri i Shendetesise zoti Leonard Solis me thote ne prani te shkrimtarit Kico Blushi se "kam urdher te prere nga Nano qe vetem gruaja jote te mos vazhdoje pune ne ministri". Me pas zoti kryeminister i inatosur nga shkrimet dhe qendrimet e mija publike me shkarkon vellain nga puna dhe e perjashton nga Policia e Shtetit, nderkohe qe nje jave para perjashtimit shperbehet nga drejtori i Policise se Qarkut Lezhe Xhavit Shala "per pune te shkelqyer".Cdo njeri qe ka mbiemrin Lesi apo ka lidhje me mua shkarkohet nga puna prej Nanos. Edhe nje mik qe kam ne kryeministri zotin Ylli Dylgjeri, i cili ka punuar ne vite te veshtira ne "Koha Jone" tani iken sapo me del perpara, pasi ka frike se mos e shikojne spiunet e Nanos dhe me pas pushohet nga puna. Edhe padine ne gjykaten e Tiranes kunder gazetes e beri, e fundit qe i kishte mbetur. Eshte i pari kryeminister shqiptar qe padit nje gazete ne gjykate. Jemi te pergatitur dhe per kete do te jete aktor dhe spektator i nje gjyqi-spektakel. Une kujtova se kjo ishte e fundit dhe krejt e fundit qe mund te bente kryeministri i vendit tim. Por nuk qenka e thene te mbaronte ketu lufta e Nanos ndaj meje dhe medias time. Ai ka humbur logjiken, i eshte erresuar shikimi , mesa duket duhet te kete edhe probleme psikologjike nga humbja e pushtetit per fajin e tij dhe dergon emisare, survejues dhe me se fundi edhe kercenues se " eshte mire te ruhesh, pasi tani eke kaluar cdo sens mase. Mund te te ike edhe koka si Azem Hajdarit". Kjo eshte e fundit dhe fundi nuk mban me, ndaj i drejtohem publikisht zotit kryeminister se me keto qe po ben dhe nese guxon te urdheroje goditjen time per eliminim po i deklaroj hapur se "KOKA IME DO TE SHKOJE ME KOKEN E NANOS, ose e perkthyer me shqiptarce KOKE PER KOKE".
Kjo ishte deklarata per "KJ" e deputetit Lesi bere mbreme dhe me sa duket gjerat do te nderlikohen edhe pas kercenimit qe i eshte bere keto dite drejtuesit te Levizjes "MJAFT" ne Prishtine zotit Erion Veliaj. Zoti Veliaj eshte kercenuar nga segmente relike te UCK-se ne Kosove, te cilet punojne per llogari te Nanos atje dhe ne Tirane. Erion Veliaj eshte njeriu qe me stafin e tij progresist futi ne Shqiperi per here te pare nje Levizje qytetare qe synon ndergjegjesimin e cdo shtetasi per rolin, voten dhe emrin e tij. Veliaj po ngre opionin publik, i munguar deri me sot. Ndaj kercenimi ndaj jetes se tij eshte nje akt qe duhet te alarmoje shtetin. Paralajmerime te tilla ndaj oponenteve dhe opozitareve reale jane heqje e maskes se pushtetit te zotit Nano. I velur nga pushteti ai ka humbur sensin e lirise dhe te se drejtes se oponenteve.
Re.Po.
--------
Krijoni Kontakt