fshije vet ate shkrim jashte teme, qe njollose pa fakte
bel ami, tifoz me tifuz i ferrarit, del nga pseudonomi yt haptazi
kur mundohesh te ndyesh forumin!
Po te shoh se plase o pseudonom bel ami
Del perlendine!
fshije vet ate shkrim jashte teme, qe njollose pa fakte
bel ami, tifoz me tifuz i ferrarit, del nga pseudonomi yt haptazi
kur mundohesh te ndyesh forumin!
Po te shoh se plase o pseudonom bel ami
Del perlendine!
fshije vet ate shkrim jashte teme, qe njollose pa fakte
bel ami, tifoz me tifuz i ferrarit, del nga pseudonomi yt haptazi
kur mundohesh te ndyesh forumin!
Po te shoh se plase o pseudonom bel ami
Del perlendine!
Ne postimin e mesiperm ja bera disa gjera te qarta z Ilirian, apo z. Myrtaj. Edhe une e kuptova kercenimin e tij. Mirepo, per shenje respekti, postimin tim te mesiperm, i cili thote, "void" e fhsiva personalisht.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 04-08-2002 mė 13:13
An unexperienced life is not worth living. Socrates
ari... nuk kam shume kohe, por, ta dhashe pergjegjen ne privat edhe u mundova ne tel. po nuk bente...dhe isht poashtu nje tjeter adrese elektronike atje (jo kjo e forumit qe e dhe)...megjithate, pa te thirre - mos u pergjegje kurre dhe edhe ne i pershendes demokratet e vertete - po kush jane ata se?
Deshiroj, qe ai qe ka fuqi shprehese, te marri pjese ne diskutim
ne te mire te kombetarzmit, ne cfaredo organizimi me qellim te mire dhe mos te zeme vend palidhje me shkrime, qe nuk jane ne interes kombetar!
Tema eshte e hapur per te gjithe shqiptaret dhe secili mund ta gjeje vetveten - ose sepaku mos t'i kaloj kufinjt e integritetit personal, sepse sa ka te drejte nje te hapi nje teme, poaqe ka te drejte secili te japi mendime te frytshme - e ne te kunderten - askush nuk ia ka borxh kush fjalen e lige tjetrit qe as e njeh! A kjo eshte demokracia e vetete? Jam ne udhetim e kur te kthehem
do te takohemi e flasim me gjate...
Kur te thirri per emer tend a nofke, mund te pergjegjesh!
Shpresojme ta vazhdojme temen, derisa te marrim nje pergjegje nga organet kompetente, qe jane per rrugen Durres_Prishtine!
Ilirian01 ka qene disa jave i ndaluar te mari pjese ne kete forum fale sjelljese se tiji ndaj anetareve te ketij forumi. I eshte bere disa here e qarte nga une personalisht qe te ndryshoje tonin e zerit karshi anertareve te ketij forumi, dhe te tregoje respektin e duhur per te gjithe. Po e paralajmeroj serrisht duke i bere te qarte se po perfundoi serrisht ne listen e BAN te ketij forumi, ai ban eshte permanent pasi eshte hera e trete qe perfundon atje.
Forumi Shqiptar ka rregulla te shprehura qarte dhe nje staf qe i perforcon keto rregulla. Kushdo qe i shkel keto rregulla me vetedije humbet te drejten te shprehet ne kete forum. Forumi eshte serioz dhe ka per te mbetur i tille. (Keto ua thashe si njeri prej administratoreve te forumit).
Nisma juaj, pavaresisht nga qellimet e mira qe mund te kete, menyra se si eshte shtruar eshte qesharake dhe aspak serioze. E filluat me "beselidhjen e shqiptareve" dhe e perfunduat me "rrugen Prishtine-Durres". Sikur kjo te mos mjaftonte, gjuha qe perdorni karshi te gjithe atyre qe kane dashur te japin mendim ne kete teme ka qene tinzare. Nese keni ardhur ne kete forum per propagande dhe per te shitur mendimet tuaja, jeni ne vendin e gabuar. Provoni ndonje forum tjeter ku niveli i pjesmarrjes eshte ne raungun e adoleshenteve, pasi ky forum eshte shquar gjithmone per nivelin dhe brendine e diskutimit. Ju riperserit ate qe ju zuri ne goje edhe Ryckie me siper qe mos u perpiqni te privatizoni ceshtjen kombetare shqiptare. Ajo nuk pret zgjedhje vetem nga ju e une, pret zgjidhje nga tere shqiptaret. Jua them kete pasi beni figure shume te keqe ne syte e gjithe anetareve te respektuar te ketij forumi.
Gjeni kohe jo vetem te shkruani, por edhe te lexoni !
(keto ua thashe si anetare i thjeshte i ketij forumi e bashkeatdhetar)
Albo
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Albo, i kam lexuar pikat me serioze te ketij forumi dhe se cilat jane shkrimet me serioze e origjinale, fjalen e vleresimit e kane lexuesit serioz!
Beselidhja Shqiptare, si teme e re eshte kreu i ketij epigramit - shqiptare te bashkuar - per nje Shqiperi te Bashkuar, e cila do te realizohet ne kohe e moment te caktuar historik, nga shqiptare te caktuar nga vet populli shqiptar! Thene sinqerisht, ne fillim patem disa diskutues te mire, por, me inisiativen e dikujt qe ose nuk i intereson kjo teme - ose ka dro qe te shprehet me fuqine e mendimit serioz - erdhi deri tek mbyllja pikerisht na ju - me arsyen
"fale sjelljes se tij ndaj anetareve ne forum", duke shikuar neper gishta ata qe filluan te paret me ofendime personale e deri edhe te shpifjet pa asnje fakt konkret dhe padashur tu jepen verejtjet
publikisht atyre qe i bene dhe i bejne deriketu sot! Nuk ben dikujt jepi verejtje te hapur publikisht - kur mbrohet dhe dikujt leja tehun mbare edhe kur sulmon deri edhe dinjitetin personal!
Kur eshte rregulla: "kushdo qe shkele keto rregulla me vetedije, humbet te drejten te shprehet ne kete forum. Forumi eshte serioz dhe ka per te mbetur i tille" - atehere kjo rregulle duhet te vleje per te gjithe njesoj publikisht - si E drejte Permanente e Forumit Serioz! E kam thene hapur dhe e theme jo me mendime "tinzare" por me realitetin me te gjalle! Pranoj cdo verejtje edhe nga nje nxenes gjimnazi, apo nga nje analfabet - kur eshte me vend! Nuk eshte veshtire te jipet verejtje, por eshte veshtire te ngritet Vetedija Kombetare ne turma te popullit!
E fillova edhe ketu - Beselidhje Shqiptare dhe nuk e perfundova me 'rrugen Prishtine_Durres' - mbase Beselidhja Shqiptare nuk perfundon kurre - edhe mbasi te shpallet boterisht me kunorezimin e Bashkimit Kombetar (ne kohe e moment te caktuar historik) - por do te mbetet e gjithmonshme - Beselidhja - Kambana Epokale, ashtu sikur nuk perfundoi as me Beselidhjen e Lezhes, Prizrenit etj. Beselidhja si akti final, nuk behet as realizohet as vetem me demokrate, socialiste, balliste, legaliste, republikane, demokristiane, demomuslimane(qe nuk kane parti) - por, BESELIDHJA realizohet me SHQIPTARE KOMBETARE! E kush jane ATA kombetare, koha do te tregoj (qe me duket se askush nuk e vonon sa vet shqiptaret - deri ne ngritje te Vetedijes Kombetare, qe te jemi TE REALTE ne veprime e verejtje publike)!
Privatizimi me ceshtjen kombetare eshte gjeja me e demshme, te cilen e kam luftuar dhe e luftoj pameshire (pamarreparasyshe pasojat ndaj personit tim) dhe eshte e hapur! Urdheroni ju lutem! Mua mu shterrua zeri te gjeje dikend te mesoj prej tij! Por, jo, te filloj dikush me injorime, diskreditime - "nuk e pranoj, nuk meriton ti, nuk meriton ai, trillime, shpifje, paaftesi ne shprehje, servilizem..." por, te vazhdojme me sinqeritet, si shqiptare (vllazer e motra te nje gjuhe e gjaku), qe ate qe nuk mund ta beje une - vazhdoje ti!
Pikerisht, nga privatizimet e derisotme me ceshtjen kombetare edhe ka mbetur e pazgjidhur derisot, sepse sikur te ishin bashkuar 7 milion shqiptare, me nje interes te pergjithshem kombetar, per nje Qellim Kombetar (pa pretendime postesh te njeanshme, pa xhelozina, hipokrizina, hakmarrje, banalitete) - me siguri qe nuk na kishte ra hise kjo pune neve ketu ne kete forum!Do te ish kryer kahmot...albooo
Ne kete forum nuk erdha as per te shitur mendimet e mia, as per te 'peshkuar' qe me ke thene dikund... (mbase nga asnje studim imi edhe linguistik e letrar, publicistik... nuk mora asnje honorar botimesh, por krejt falas ne turmat e popullit dhe ndjehem i lumtur qe shkrimet e mia jane lexuar ne mase shume te madhe ne boten elektronike e publicistike, audio-vizuele anembane Botes Shqiptare, se nuk pretendoj perfitime materiale)
poashtu, por erdha per te blere pervoja (te atyreve qe dihet se shkruajne edhe ne nofkat tuaja), per ta ngritur e mbajtur gjalle Vetedijen Kombetare, per ta plase shpirtin e trurin e te gjithe dashakeqinjve te kombit tone plot disfata e sakrifica... me nje shprehje universale... sepse e ndjej se ka shqiptare te forte, qe lexojne (edhe nuk marrin pjese me shkrime ketu...), studjojne situaten aktuale, gjykojne, analizojne, vleresojne...sepse kam mjafte vende tjera ku mund ta shprehu vetveten e popullin tim (edhe deri ne OKB, brenda me fakte konkrete te gjalla...)!
E kuptoj cdo stervitje qofte edhe nder ma diplomatike, qe siellet per te me bere nje "ban" edhe permanent, e mua personalisht, vetem me liron nga nje barre e rende, por kam borxh ideal ndaj popullit e atdheut, deri ne momentin e fundit te frymemarrjes - haptaz, burrerisht, sinqerisht, guximshem (edhe po te vdes mu tash ne kete moment) dhe per te gjithe ata "kundershtare" te mij
do te ishja larguar vetiu (edhe atehere kur ishja moderator ne forumin shqiptar bash ketu) - por, nuk jam mesuar te dorezohem
as ne situata qe me kane kushtuar edhe me jete... Jam preher disfatash dhe vetemsa me hijeshojne e rritin edhe me shume...!
Post skript: ju siguroj me fakte se, te gjitha te mirat e Te Lumit Zot i kam, qe nga Dhunetia e Tij psiko-fizike, e deri tek veprimet e mia personale biografike dhe nuk me ben pershtypje as lakmi asnje aprioritet i askujt ne kete bote! Jam shume i lumtur me jeten e vepren time - por, gjithmone te synoj ngritje e jo renie...! Ia aprovoj fjalen e tij/saj pa sherr e pa lajka e dredhi - cdokujt, por,
nuk jam mesuar tradicionalisht te behem vegel e askujt edhe nese eshte cfaredo fuqie njerezore, qe demton interesat e popullit dhe atdheut tim! Nuk me vjen keq pse e qortoj rrebte e ashper edhe mikun me te shtrenjte - kur e ka dicka gabim, se me duket vetja servilizem, qe shkon kah fryne era... Ka shume qe mund te flasin per mua me mire e me shume, se sa une per vetveten...
Ju lutem shume, mos m'i merrni per komplimente keto mendime te ketij shkrimi - qe mendoj te ju 'liroj' - ndoshta ky mund te jete shkrimi i fundit ne kete forum... Cdokujt do t'i gjegjem ne forme!
Mirmbetshi!
illiriani
ilirian apo Nezir,
Tani me duket ke folur tamam me zemer te hapur dhe shtruar, ashtu sic duhej te te kishim lexuar ne ato shkrime te nxehta kur kritikoheshe ti apo idete e tua.
Shpresoj te mos largohesh nga ky forum megjithese dihet qe fjalet e tua per largim kane kenaqur disa sepse do na "shpetosh" nga debatet apo komente qe fusin zjarr.
E ndjej pasionin tend per ceshtjen kombetare por pikerisht sarkazma e kercenimet (ne pak raste ) te kane bere me teper armiq se sa miq, duke bere qe edhe te ftohesh qendrimin atdhetar te disa anetareve qe kane pare ne fjalet e tua nje person gjaknxehte,pak tolerant dhe qe nuk pranon kritika, aq me teper kur behet fjale per nje ceshtje aq te nderlikuar sic eshte problemi kombetar.
Perkrah shumicen e mendimeve te Ari- Int. pasi ai flet me shqetesimet e drejta te brezit qe perfaqeson.
Une mendoj se aksioni per rrugen Durres-Prishtine, po perkrahet pak ose me gjysem zemra sepse nuk dihet akoma fati i Kosoves dhe ekziston frika qe ate rruge ta gezojne doganat jugosllave (te pakten per
pak kohe, derisa edhe Ballkani te perfshihet ne Europen e Bashkuar )
Dihet qe Europa po shkon drejt heqjes se kufijve dhe nje nga arsyet e tjera eshte edhe menjanimi i problemeve nderkufitare apo nacionale ne mes te kombeve.
Nqs Kosova do fitonte pavaresi , atehere do duhej ti jepej nje status i tille edhe Vojvodines, baskeve ne Spanje , kurdeve ne veri te Turqise e perreth. Pra do hapej kutia e Pandoras, megjithese europianet e dine se shqiptaret jane coptuar pa deshiren e tyre dhe nqs Kosova fiton pavaresine shpejt do kerkoje qe t'i bashkohet Shqiperise. Por frika eshte se pas kesaj (+frymen nacionaliste ne Maqedoni ) do beje qe edhe pjesa perendimore e Maqedonise te kerkoje bashkim. Ndoshta mendohet se edhe jugu i Malit te Zi do kerkoje bashkim me trojet etnike.
Por nqs shikojme te ardhmen une mendoj se ky aksion (sido qe te organizohet)do kete vlera mbarekombetare pasi do sjelle se bashku shqiptare nga te gjitha viset duke u bere simbol i bashkepunimit e bashkimit kombetar.
Pike tjeter delikate eshte te parit e aksionit vullnetar si forme komuniste, sidomos prej nesh, shqipetareve te Shqiperise.
Eshte gabim dhe mendjeshkurtesi qe vullnetarizmi per atdheun te barazohet me komunizmin, thjesht sepse u perdor prej atij sistemi gjakatar.
Po pse more forumiste, po ato cetat qe formoi UCK nuk i ngjanin cetave partizane komuniste dhe per kete shqiptaret qe donin te luftonin per Kosoven do refuzonin te luftonin per atdheun sepse ato ceta i ngjanin modelit partizan komunist ?!?
Po ato fushatavullnetare qe behen ne Shqiperi per mbjellje pemesh mos valle duhen pare si komuniste e nuk duhen bere. Pse kush duhet te na i mbjelle pemet e pakte ne , Europa ?!?
Eshte vertet per te ardhur keq qe ne brezi i ri (apo edhe i mesem ) e keqkuptojme ndihmen ndaj atdheut thjesht sepse forma qe zgjidhet na sjell kujtime te keqia.
Po Kryqi i Kuq, Americorp (+ato te shteteve te ndryshme ) ,Habitat for Humanity (qe nderton shtepia falas ), Peace Corps etj etj qe bazohen mbi punen VULLNETARE te mijera njerezve , cfare jane komuniste ?!?
Po ato fshatra e lagje ne Shqiperi qe behen bashke dhe vullnetarisht vendosin te asfaltojne a permiresojne nje rruge, cfare jane komuniste ?!?
Ky aksion a ndermarrje kolektive me siguri ka per tu bere dhe nuk ka rendesi numri i atyre qe do marrin pjese ne te por fryma e mire dhe mesazhi i bashkepunimit qe do sjelle nder shqiptare.
Kuptohet qe disa shqiptare do tallen me "aksionistat" se kuptohet qe kur rri kafeneve tere diten nuk ke se me c'te merresh tjeter. Ashtu sic edhe ka shqiptare qe jo vullnetarisht nuk shkojne por edhe sikur t'i paguajne nuk e levizin kemben sepse akoma tek shqiptaret e Shqiperise (sidomos) ekziston mentaliteti se do cilesohesh "pak ****" nqs shkon ne aksione per atdheun se eshte me mire te shkosh ne plazh a te dalesh xhiro bulevardeve te mbushura plot.
Pershendetje, glaucus!
Biseda eshte mjeshtri. Lexuesit serioz e dijne se gjithmone kam fole e shkrua me zemer, tamam si e lype: koha, rrethanat e bisedes; konstruktiviteti methodologjist, si drejtpeshim mbi majat e njeanshme politike; per t'i zhdukur frustrimet hierarkike ne mendimet e disave, qe me teke rasti tentuan ta mbajne edhe kete forum pa forme, pa nje drejtepeshim kombetar - ku ideja kombetare e paraqitur nga disa ketu, ishte dhe eshte siperfaqesore ne emer te vetedijes kombetare! Sikur ta dinin disa konceptin - vetedije kombetare, mesiguri do te merrnin pjese ne menyre krejt te paanshme politike ne nje forum shqiptar!
Disa here e kam shtruar edhe kete ceshtje - Vetedija Kombetare ne kete forum dhe asush nuk kishte fuqi te vijoj as me nje shkrim
origjinal - se c'eshte vetedija kombetare (por duke e mveshur me nje perifraze, se ish-pushteti ne shtetin ame, na la pa te, sepse nuk ishte i interesuar te permendet koncepti vetedije kombetare
sepse do te conte ne nje teme 'zjarri' sikur thua ti ketu...). Gabimi me i madh, mendoj se eshte ketu, kur njeriu yne i ri dhe i vjeter, hyn me parimin e njeanshem politik! Atehere situata egersohet gjithmone nga palet tjera (ku rendon me se shumeti mbi kurrizin e mendjen e atij te paanshmit, qe ka vetedijen kombetare, si koncept themelor)! Pikerisht, kjo shprehi e disave, ka dro nga 'zjarri' i nje teme Beseldhja shqiptare, qe ia kane pase dhe ia kane dro gjithmone ata qe mbajne tokat e popullin shqiptar nen pushtim derisot - sepse nuk dihet se kush mund ta beje dhe secili i njeanshem, deshiron qe fuqia efektive relizuese e ketij akti final
te jete nga krahu i tij politik! Kjo con ne shprehje konfliktuoze, se nuk dihet nga cili krah, nga cila treve, nga cili subjekt del auditoriumi i realizimit te kesaj teme 'te zjarrte' e te ndieshme!
Pikerisht, nga kjo forme pjesemarrese e njeanshme politike edhe pati e ka pasoja edhe ne luften clirimtare te Kosoves e edhe sot, poashtu edhe ne integrimin e Shqiperise ne BE, sepse
thellimi konfiktuoz politik formoi koncenzuesin e paforme te luftes clirimtare! Kur fillon lufta - partite politike bijne poshte dhe ngritet
fuqia cliruese e perbashket kombetare deri ne clirim...e pas clirimit, vijon lufta politike me forma e mjete demokratike, se kush duhet marre pushtet... Revolucioni eshte shkence politike, qe nuk e duron politiken ne lufte (ashtu sikunder njeanshmerine politike ne zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, po edhe ketu ne forum) dhe mu ato veprime konfliktuoze politike, pruan deri ne vrasje te paskrupullta edhe te kreneve ushtarak e strategjike te Ushtrise Clirimtare - ku patem dy fraksione pa nevoje, kur duhej te ishte vetem NJE! Kete e pruni pikerisht koncepti - politika ne lufte! Qe ishte mirseardhja me e sigurte e armiqve te kombit - ata vetem te shikojne nga bregu, duke u shfarosur shqiptaret mesveti... Per ate duhet cortuar rrebte e ashper secilin qe mbjelle ide te tilla edhe neper biseda... Tash, kur kam patur guxim t'i veje ne pozicion mat edhe disa shefa te politikes se europes jugore e juglindore, pikerisht, se nuk e njihnin thelle situaten ne Ballkan ne lidhje me ceshtjen shqiptare (sepse ishin mesuar me luftat ne Kroaci e Bosnje, me tjera permasa etnogjenetike te atyre popujve qe flasin nje gjuhe, e bejne nje lufte nder me te ndyetat johistorike-histerike) - kur po i lexoj disa ne forme qe hudhen ne 'politike', po me shtyen te shprehem ashper dhe nuk me vjen keq (kur thoni se keni krijuar me shume armiq se miq), sepse ata 'armiq' fudulle kullakesh nuk cojne peshe ne vijimin e ceshtjes.
Por ruhem qe shqiptaret serioz e te thelle ne mendime, te mos me behen 'armiq' e shpresoj se ata me kuptojne, se gjithmone fola e shkrova me shpirt e mendje e zemer (tamam si e lype puna)! Mu pse eshte problem i nderlikuar problemi kombetar edhe shprehjet jane te nderlikuara dhe duhet patur shume kujdes kur flet per ate ceshtje! Kur dikush merr nje nisme te tille ne cfaredo forme, duhet perpara te hetosh, studjosh se kush na qenka ky njeri, cka beri ky derisot, ku ishte, cila eshte biografia e tij personale dhe jo - hop e mbatane gardhit, gjuaje se nuk vyen...
Politika ne forumin shqiptar, duhet te jete vetem politike kombetare, jo te flasesh nga cepi yt politik, sepse siur te flitshim ashtu te gjithe - atehere nuk do te vlente as epigrami, shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te Bashkuar! Hiqnu prrallave (kur fillon liria e njerit, mbaron e tjetrit) sepse ajo parulle nuk ka vend ne nje forum shqiptar, ku duhet te marrin pjese njerez te nje gjuhe e gjaku! Ai termin vlen per luftat e popujve per clirim kombetar, e jo per forumista! Ku me marre te dali dikush e ta vazhdoj kete inisiative Beselidhja Shqiptare, qe ne realitet eshte BESELIDHJA KOMBETARE SHQIPTARE dhe te shoh e kenaqem me veprime virtuoze te gjalla, konkrete, diplomatike, konceptuale etj. Urdheroni e vazhdoni... ja ku eshte tema e 'zjarrte' ja ku jeni ju!
Udheheqesit e forumit e kane per detyre, qe posa dikush ngritet ta rrenoj nje gur, nga ky mur hyjnore, a murane gjaku, te derisotem - kur nuk mund ta qet nje gur fjale per ngritje, menjehere duhet te ia terhjeku verejtjen haptazi atij qe cmonton vida me kapriciozitet (gjoja din gjithcka per ceshtjen kombetare). Sepse njeri din gjithcka dhe shpreh vetem ate qe din (atij i duket gjithcka)!
Tash, nese ne nisemi nga parimi se nje rruge nuk duhet ngutur ndertuar, se 'ka dro ta kontrollojne per disa kohe doganat jugosllave'...atehere, ne nuk bejme asgje te guximshme! Nuk e dij, si mund t'i duket dikujt kjo keshtu, kur eshte koha ta kemi paragraf - ne cdo bisede - konceptin gjeografik Prishtine_Durres
sepse eshte nje koncept qe i dergje armiqet dhe dashakeqinjte e kombit shqiptar! Si nuk e kuptojne kete koncept disa ketu...?! Por, une mendoj se, nuk eshte se nuk e kuptojne, por disa duan edhe te presin derisa te vie momenti i nje 'epoke tjeter politike', e cka ka te beje kjo me ate? Pikerisht, nga ky 'parim' edhe kemi mbetur gjithmone NE PRITJE - prit gomar se del bar! Kjo eshte verejtje e hapur per te gjite neve dhe nuk duhet fshehur!
Me vjen mire qe 'glaukus' ndriti pak mjegullen e termit 'komunist' mbi aksionet vllnetare shqiptare dhe kjo ide duhet rrahur vazhdimisht ne kudhren e mendimit te popullit tone, sepse nuk me eshte i huaj asnje cep i atdheut tim, por atdheun e ndjej mu si trupin tim - ku ta prekesh keq, dhemb - e ku ta prekesh mire ndjene kenaqesi virtuoze, qe te ben sikur te rritesh gjithmone!
Beselidhja Shqiptare nuk guxon, as te mendohet si e privatizuar!
Urdheroni zotatdhetare!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 04-08-2002 mė 23:13
Lexova disa argumente midis disa anetareve, dhe t'ju them te drejten jam shume i ngaterruar. Une kuptoj se per cka behet fjale ne kete forum. A behet fjale per BaHSKIMIN Kombetare apo per ndertimin e nje aksi rrugor. Tema titullohet, "BEselidhja Shqiptare," por une nuk di se c'fare ka te beje kjo teme me ndertimin e aksit rrugor Pr.-Durres. Tema do te ishte titulluar, "Aksioni per ndertimin e aksit rrugor."
Une mendoj se ketu qendron ngaterrimi. Kuptoj pse disa anetare nuk jane pro ketij mendimi, apo aksioni.
Une do ta jap mendimin tim:
Ne kete forum marrin pjese njerez me ideja laramane,
P.sh., z. Nezir Myrtaj. Nezir Myrtaj thote dhe mendon me gjithe shpirte dhe me gjithe kapacitetin e tij intelektual se Bashkimi Kombetare mund te arrihet me ndertimin e nje aksi rrugor Prishtine-Durres. Ndoshta jam gabim, por ne qofte se e kam kutpuar gabimisht, atehere kerkoje falje prej iniciatorit te kesaj teme. Une nuk kuptoj se si mund te arrihet Bashkimi Kombetare me ane te ndertimit te nje aksi rrugor. Kjo ide me pelqen, sepse e di se ndertimi i nje rruge te tille do te krijonte kushte shume te shpejte dhe te volitshme per shkembimin e mallrave midis Kosoves dhe vendeve tjera te ish-Jugosllavise. POr prape mendoj se Bashkimi Kombetare eshte nje process me i veshtire, dhe pajtohem me mendimet e Glaukus dhe Ari--Intimidator kur ata flasin per kete ceshtje.
Nuk kuptova se per c'fare Bashkimi Kombetare e ka fjalen z. Nezir Myrtaj. Bashkim fizik i kufijve apo Bashkim ne sensin ekonomik. Ne qofte se e ke fjalen per Bahskim Ekonomik atehere kjo ide eshte e shkelqyeshme, por ne qofte se e ke fjalen per Bashkim fizike i Kososves me Shqiperine, atehere them se kjo ide eshte pak sa ideale dhe veshtire per tu realizuar. Bashkimi total n emes te Kosoves dhe Shqiperise eshte veshtire te realizohet. E dijme se c'fare roli luanje BE dhe komuniteti nderkombetare per kete ceshtje.
Ketu nuk mendohet per menyren e arritjes se ketij aksioni, as per gjendjen financiare, politike e as per menyren e organizimit te nje aksioni gjigant te tille. Shkurte, ketu vetem flitet per nje aksion te tille, prandaj ju sygjeroj te gjitheve qe te shpreheni me respekt ndaj njeri-tjetrit. Kerkoj falje nqs mendoni se une ketu kam ardhur si nje mediator per ti zbutur gjerat midis juve.
Te vazhdoj mendimin tim:
Kosova eshte duke krijuar nje sistem tjeter politike, me demokratike, te influencuar nga vendet kapitaliste. Ky sistem qe eshte krejtesishte i kundert me ate te Shqiperise. Nuk ka rendesi se a jemi nje shtet Kosove-Shqiperi, me rendesi eshte qe te behemi krah njeri-tjeterit. Bahskimi mund te arrihetne aspektin kulturor, arsimor, ekonomik, deri ne nje menyre ne aspektin ushtarak dhe poltike, por jo edhe fizike. Nje gje e tille do ta hap "Kutijen e Pandoras." Basket ne spanje, Shqiptaret ne Male te zi e mAqedoni, cameria, Kurdet ne turqi dhe Irake..etje etj do te kerkojne te njejten gje. Kjo eshte e papranuar ne kete kohe kur BE mundohet ti elminoje kufijte fizike ne Evrope. Kam mendimin e njetje me Glaukus001. Kjo edhe do ti jap arsye legjitime Serbise qe te shfajsoj veten per krimet e bera ne Kosove. Kjo do te thote se Serbia e ka pas te drejte kur thoshte se Shqiptaret aspirojne ndertimin e nje Shqiperie te mAdhe.
Le te fiton Kosova Pavaresine e saj e pastaj mund te flasim per nje Bahskim te gjitheanshem. Edhe atehere do te jet veshtire qqe nje gje e tille te realizohet. Te mendojme per te ardhmen, bashkatdhetare te mij, e ta harrojme historine se c'fare na ka ndodhur. Vetem ne kete menyre mund te perparojme nga aspekti poltike, ekonomike, e do te mund te integrohemi ne BE. Une jam kunder perdorimit te nje politike te njejte sikur asaj te Jugosllavise drejte Kosoves.
Edhe une e c'do Shqiptare kemi deshire per Bashkimin e te gjitha trojeve Shqiptare prior to 1900. Edhe une kish pas deshire qe trojet Shqiptare nga Cameria, Maqedonia, Mali i zi te integrohen ne nje shtet Shqiptare. Por, face it, kjo kurre nuk do te ndodh sepse nuk e lejon BE dhe komuniteti nderkombetare. Hajde e te punojme drejt Pavaresise se Kosoves se kjo eshte dicka me e rendesishme per kombin Shqiptare.
Nje Trim nga Prishtina, Kosove
cdo te Mire Atdhetare
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Taulant-Dardani : 05-08-2002 mė 23:37
Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone
bravo-bravo, dy here per - Taulant-Dardani
kur ta thirrish tjetrin dy here ne emer, prezentohu e mos rri mbas dushku, e qet kryet mbi dushk dhe e thrret tjetrin! Nuk eshte mire
ashtu,per ate thua se je shume i ngaterruar!
Kush thote: nje gje e tille do te hapte Kutine e Pandoras?
bravo, trim nga Pristina!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 06-08-2002 mė 01:38
Krijoni Kontakt