Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 114
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Defekte!!

    Bashkimi KOmbetar??????


    Si mendoni ju se Bashkimi kombetar do te realizohet me ndertimin e rruges Durres-Prishtine? Sa idealista qenkeni ju qe e besoni kete gje. Si te ndertohet kjo rruge kur statusi i Kosoves ende nuk eshte realizuar? Si te ndertohet kjo rruge kur organet komeptente as nuk bisedojne per kete gje. Si te ndertohet kjo rruge kur nuk ka plan te realizuar konkret per aplikimin e nje aksioni gjgant per ndertimin e kesaj rruge? Si? Duke enderruar, apo duke kuvenduar ne kete forum. Ju, Mjellma, Pelasgian, dhe te tjeret qe vertete besoni ne kete gje, qenkenni patriot te medhenje. KJo veti ne ndonje person eshte veti c'muese. Une e respektoj shume. Mirepo, patriotismi ndonjehere nuk te lejon te shikosh me larg. Hapni syte dhe shikoni realitetin, ju lutem.

    PO si mendoni ju, Pelasgian, Mjellma, dhe ata te tjeret, se disa njerez te idelaizuar sikur ju do t'ia arrijne qellimin te ndertojne nje rruge e cila kerkon planifikim, financim, mobilizim, stabilitet politik, etj. Zgjohuni nga gjumi, ju lutem.

    Kjo rruge do te ndertohet kur Kosova do te fitoj statusin perfundimtar. Asgje nuk eshte e garantuar Sot. A shini se c'fare presioni ekonomik eshte duke bere BE ne Shqiptaret e Kosoves per te pranuar rikthimin e Serbeve ne Kosove. Pastaj korrupcioni politik ka kapluar qeverine e Kosoves. Ky korrupcion eshte i manifestuar ne Shqiperi qe nga viti 1991. Me kete korrupcion kronik ju mendoni te ndertoni rrugen Prishitne-Durres e vice-versa? Perparimi jone si komb do te arrihet vetem kur ne mesojme te mendojme si realista, e jo si idealista. Une nuk shoh se kjo do te ndodh nje dite me heret.

    Mjellma thote se disa enderra realizohen. Une them se kjo eshte e vertete. PO ato enderra nuk jan iluzionare, sikur kjo. Ato enderra qe posedojne potencialin per tu realizuar jane te thjeshta---p.sh. nje enderr per te njfotuar partnerin ideal ne jete. Kjo enderr ka mundesi qe te realizohet. Kishte me qene mire po te kishim mindesin qe ta hajme mengjesin ne Prishtine, Dreken ne Durres, e darken ne Sarande. Mirepo aq diversion i ushqimit do te na shkaktoje dhimbje ne bark.

    Sa me vjen te qesh kur shoh se disa po hapin lista per rekrutimin e personave. ME tregoni!! A e beni ju kete per tu shitur si njerez "cool", apo vertete mendoni se do te arrini qellimin? Jam shume kurioz qe ta mesoj kete.

    Beselidhja arrihet me mendim te thelle logjik. Me veprime realiste politike. ME krijimin e Kosoves is Shtet i pavarur. Me eliminimin e korrupcionit shteteror. Dhe me eliminimin e idealistave.

    Shpresoj se ky postim i imi cinik nuk do t'ua ofendoje ndjenjat e Atdhetarve te mi te Kosoves, pelasgianit dhe Mjellmes.


    Ish lojtar i KB Prishtina...Student i Shkencave Politike.


    Ari...The Intimidator.

    Every man dies. No one truly lives the Life of the Intimidator.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Ari-Intimidator,

    1 A do te zbuloj dikush ndonje formule gjeniale per Bashkimin Kombetar?

    2 A do te shohim nje dite magjike qe quhet DITA E BASHKIMIT KOMBETAR?

    3 A do te kendojme kenge per nje person i cili beri Bashkimin Kombetar?

    Pergjegja e ketyre nuk ekziston dhe nuk do te zbulohet.

    Bashkimi Kombetar se pari behet ne ZEMREN dhe MENDJEN tone, e pastaj ne menyre praktike dhe fizike.

    Sa per ZEMER une mendoj se jemi te bashkuar, kurse te MENDJA ende po kemi problem. Duhet shume dallime mes nesh ti menjanojme, me shprese qe nje dite te flasim me te njejtin ze.


    Bashkimi Kombetar nuk behet lehte. Ne do te kemi shume mundim, vuajtje, peripeti, deshprime, gabime etj.

    Mendimi im eshte se ndertimi i magjistrales Durres-Prishtine behet nje shtylle, nje kurriz i Bashkimit Kombetar. Pjeset tjera te trupit ndertohen me vone.

    Kurse Aksioni Punues eshte forma e pare dhe me konkrete e bashkimit fizik te kombit tone. Shume simbolike por me rendesi te madhe historike.


    Te mos shkruaj shume,

    Vazhdojme,

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Response!

    Per Pellasgian:

    O z. pellasgian!! C'fare aksioni punues e ke fjalen ti? Ti thuash se ky askion punues eshte nje akt konkret per Bashkimin fizik te Shqiptareve. Pastaj vazhdon dhe thua se eshte simbolike por me rendesi te madhe historike. Po e kundershton veten ne dy fjali, o z Pellasgian.

    Une pajtohem se eshte simbolike. Simbolike dhe fund. Pa kurfare rendesie tjeter. A mendon ti se ky aksion do te filloj me iniciativen tende? JO, z. pellasgian.

    Ka kohe qe jeni duke folur per kete iniciative, Koha po kalon, Ende asgje konrkete nuk eshte ndermarre. A e din pse? Sepse ne nuk kemi potencial fizik, financor, politik, te arrijme nnje qellimi te tille. Kjo eshte thjeshte nje iluzion.

    Arian

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Arian,

    Faleminderit per pjesemarrje ne ankete.

    Te lutem tregom nese e kam gabim.

    Pra per Anketen e pare "A jemi per nje Shqiperi etnike", ti je PER.

    Kurse per Aksionin Punues KUNDER.

    Mire,


    A JAM DUKE KUNDERSHTUAR VETEVETEN?

    "Ky eshte akti i pare konkrete per bashkimin fizik te Shqipetareve.
    Gjithashtu akt simbolik dhe i rendesishem."

    Ta bejme nje formulim te ri te kesaj fjalie.

    KY ESHTE NJE AKT SIMBOLIK DHE KONKRETE PER NISMEN E BASHKIMIT FIZIK TE SHQIPTAREVE ME RENDESI AQE TE MADHE HISTORIKE.

    Nuk po kuptoj ku po e sheh ti ngaterrimin.


    PAJTOHEM SE ESHTE VETEM SIMBOLIKE

    Ndoshta ketu ke te drejte 10 milion Shqiptar nuk mund te organizojne nje Aksion Punues ku do te mblidhen 1000 te rinje nga te gjitha viset Shqiptare, per te shenuar hapin e pare te Bashkimit Kombetar.


    AKSIONI PUNUES NJE ILUZION

    Aksioni Punues do te mbetet nje iluzion perderisa ne besojme se eshte nje iluzion. Perderisa ne besojme se realizimi i tij eshte i pamundshem. Perderisa ne vetem e gjykojme ate nga karrikat e ngrohta te kompjuterit, e nuk bejme asgje konkrete per realizimin e tij.

    Une ka kohe qe jam duke fole per kete. Nese Aksioni Punues nuk do te realizohet se paku une do te them e kam provuar, e kam dhene ate qe populli do nga une.

    Nese nuk realizihet nga gjeneratat tona, per shkake se nuk mund ta financojme (nuk kemi mjafte milionera) dhe arsye tjera, gjeneratat qe vijne do ta realizojne.

    SHPRESA NA MBANE GJALLE.

  5. #75

    Fisnik more ????

    Oh Fisniko nuk e ka pas kurre shqiptari tradite ashtu mu largu do punojm se bashku ne arritjen e ati aksioni edhe nese ai aksion do mbet ne leter...se mund ti ndryshoj prefernecat e mia .
    Jeni si mjalta por disi po na pickon por kesaj here me pak ,shpresojm se ato pickime do i kthejm kunder armikut ton e jo kunder njeri tjetrit...
    Jam e pajtimit me juve se ai skader ka shume gabime por edhe Zoteri Pelasgian ka kerkuar ndihm nga ne...une ashtu e kam kuptu...prandaj pse te mos punojm se bashku ???
    Nese ka qen ai aksion ne kohrat e okupimit ton nuk do te thot se nuk mund te shfrytezojm si ide per bashkim kombtar.Sa i perket policis apo ushtris ne kemi shume armiq e mund te shfrytezojn armiq ate aksion per qellimet e tyre te errta,nuk do mbrohemi nga Vllzerit e ton te nje gjaku por nga pseudoshqiptaret...

    Ari
    "I Have dream" eshte thenje e Martin Luter Kingut me siguri e dini por ne vitin 1967 kur e tha kete fjali a ka menduar se tani gjeneratat po lindin nga prinderit me raca te kunderta ?Se besoj Zoteri Ari se ai as qe ka menduar po ja qe nje ideal i tina u plotesu edhe me shume se pretendonte ai une mendoj ashtu ...

    Ne vitin 1981 kur filluan demostrat e para te studenteve ne Kosove do mendonte ndokush se ende pa u bere 20 vjet Kosova do jete nje shtet nen protektoratin nderkombatar ?

    Ari para 3 vjeteve keni menduar se Shqiptaret jasht foleve te tyre do rreziten ne Bregdetin Adriatik apo Jon ?

    Te kesh idealizem nuk eshte nje e keqe por sa nga ne kemi ate idealizem te perbashket ?

    Ari ne vitin 1999 erdha ne SH.B.A si refugjate e thyer ne shpirt,me humbjet e me te dashurve,me humbje te statusit social erdha ne nje vend me nje valigje te vogel edhe me kujtime ne zemer per me te dashurit e mi.Ari me 19 gusht pritet fillimi i magjistratures ne Psikologji...as qe kam endrrua se mbas tri viteve do arrij ate por ja qe endrra ime filloj a do perfundoj mvaret nga une nga askush tjeter .... As kush nuk erdhi te me trokit ne deren time edhe te ma afron magjistraturen po per ate 'Luftova" vet ...ashtu edhe bashkimi kombtar nuk do na vjen tek dera por ne duhet ti gjejm menyrat si te "Luftojm" per ate bashkim,qofshin ato aksion punuse,qofshim ekskurzione,qofshim vllazerim ne mes te qyteteve nga te dyja anet e kufirit etj etj

    Do vjen ai bashkim kur ne fillojm te mendojm shqip...
    Do vjen ai bashkim kur ne te fillojm te dashurohemi shqip...
    Do vjen ai bashkim kur ne me shume do ta duajm Albon , Antonin , Enin , Eden,Rickin,Arin e me pak do duajm Hansin , Xhonin , Roberton.,Stellen etj etj

    Kaq per sonte

    Me rrespekt per te gjithe Shqiptaret
    Mjellma

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    per Mjellmen.

    Mjellma:

    Edhe une ne vitin 1999 erdha si refugjat me nje valigje hiq me shume. Edhe une pas tre viteve diplomova ne degen e Shkencave politike. Tash filloj magjistraturen. Keto nuk kane qene endrra te mija. Ky ka qene nje cak te cilin une vendosa ta arriti. dhe i'a arrita.

    Me vjen shume mire dhe jam shume i kenaqur qe edhe ju e keni bere te njejten gje. E di per ate se c'frae ka thene MLK. Mirepo ajo cka ne kerkojme te bejme eshte dicka qe une mendoj se kurre nuk do te arritet me iniciativen tone. Shkurt, ne nuk posedojme potencial financor, nuk posedojme fuqi politike e as fuqi per te organizuar nje thirrje te thjeshte.

    Ky aksion kerkon pune dhe organizim te madh. Ky projekt kerkon perkrahje nga te gjitha aspektet shoqerore....spektri politik etj. Ky prjojekt kerkon financim masiv te cilin ne as qe mund ta bejme. Ky projekt kerkon donacione nga shume Organizata JO-Qeveritare. Ky projekt kerkon nje stabilitet politik ne Kosove dhe Shqiperi...e keshtu me radhe.

    Me fal nese po dal pak si pesimist, por situata e ben te tille. Ky projekt nuk ka asgje te ngjajshme me MLK. MLK ishte ne vitin e dyte apo te trete ne aksion te tij per drejtat civile. Ai pat filluar iniciativen. Dhe mos harro, 100 vite me pare se 1969, ka pas MLK-ja tjere qe jane munduar te bejne te njeten gje, por nuk i'a arriten qellimin deri ne fund te viteve 60-ta.

    Ne po flasim per nje gje te tille. Mirepo kjo eshte e vetmja qe po bejme.

    Mjellma, endrra ime eshte qe ta shoh KOsoven te pavarur. Kjo eshte enderr qe mund te realizohet.


    Kjo rruge do te ndertohet vetem atehere kur statusi i Kosoves do te zgjidhet. askush nuk eshte injorant qe te invesotj ne nje projetk te tille duke e ditur se c'do gje mund te ndodh ne Kosove, dhe i gjithe ai mund do te shkoj poshte.

    ME fal n eqofte se te kam ofenduar


    Ariani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 30-07-2002 mė 10:23

  7. #77
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Une nuk kam ikur fare. Kam thene haptas e shkurt; nuk mund te shkruaj apo te diskutoj seriozisht per gjera qesharake. Ndoshta tingellon pak cuditshem por une e kam vleresuar keshtu. Te fillosh Bashkimin Kombetar me aksione punuse, sikur ne kohen e diktatures, eshte sikur te fillosh Bashkimin Kombetar me ceremoni dasmash, synetish apo batemash.

    Bashkimin Kombetar, Shqiperine Etnike apo Beselidhjen Shqiptare nuk duhet filluar me gjera qe historia i ka gjykuar te pavlera dhe te demshme per shqiptaret.

    Mjellma dhe Pelasgian, si keni guxuar te mendoni se Bashkimi Kombetar duhet filluar me mbeturianat ruse apo sllave sic jane aksionet punuese.

    Pasi nuk jemi te zote sa dhe si gjermanet, askush nuk na ndalon ta marrim si baze procesin e bashkimit te tyre. Nese nuk kemi kapital sa gjermanet, mud te krijojme nje qender te kontrollit te gjithe potencialit qe disponojme financiar, mendor dhe fizik.

    Tevona ne kemi leshuar disa raste gjate historise per ta realizuar Bashkimin Kombetar, here nga presioni i te huajve, here nga interesat e ngushta tonat.

    Mjellma, une nuk kam thumbuar askend, as nuk eshte qellimi im aty, por une u mundova te kontribuoj ne kete teme, ju me akuzuat per gjera qe nuk me perkasin. Kur une ua ktheva vetem pak sa per te treguar se thumba kemi te gjithe, Pelasgian me kerkoi ne privat, pas tij me shkrove edhe ti, duke me propozon ta vazhdojme bisedne ne privat.

    Une po pergjigjem edhe njehere: Per gjera publike nuk bisedoj ne privat, e per gjera private nuk bisedoj ne publik.

    Bashkimi Kombetar nuk behet duke vajtuar sesa kush ka pasur vujatje ne periudha te cakruara. Ne e dime qe edhe si komb edhe si individ kemi vuajtur. Ne Perendim pothajse askush nuk ka ardhur me valigje te medha e te mbushuara. Une kam pasur vuajtjet dhe mundimet e mija. Tash nuk dua te merrem me te askujt dhe ta lodhe askend me te mijat, aq me pak me shkollimin dhe diplomat.

    Njerez, kuptoni qe nuk jemi duke diskutuar kush sa ka vuajtur apo c`diploma ka ne xhep e sirtare, por per nje ceshtje teper nobel, pra eshte fjala per nje Beselidhje Shqiptare per te bere Bashkimin Kombetar.

    Per te perfunduar. Nuk ka Beselidhje me te madhe se kur dy parlamentet shqiptare (Shqiperi-Kosove) te mbeshtetura nga institucionet shteterore votojne per Bashkimin Kombetar. Ate dite kur keto dy parlamente kalojne rubikonin dhe votojne per Bashkimin Kombetar, ai edhe do te realizohet, sepse, nese jo me pene, atehere kete vote duhet mbrojtur edhe me pushke. Nese vjen puna deri te pushka, kam frike se do te kete nevoje te prishim rrugen nga armatimet.... Pse te ndertojme rruge dy here?

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Dy Ideal te medhenj!!

    Nuk e di se si nje njeri racional mund te mendon se me nje askion punues mund te bashkohet Shqiptari. Une kam lind ne vitin 1979. NUk i mbaj ne mend aksionet punuese te kohes se Komunizmit. Mirepo, kam njohuri te vogel te marre nga librat. Ky askion ka tematike komuniste.
    Mjellma dhe P{ellasgian jane shume patriot te medhenj. Te idealizuar me iluzione te cilat jane te pamundura te arrihen. Bashkimi Kombetare fillon me proces politik. Atehere kur Kosova krijon nje Qeveri te forte te perkrahur nga BE dhe perendimi, dhe atehere kur Shqiperia eliminon korrupcionin e krijuar nga Socialistat, bashkimi do te jete i mundshem.
    Bashkkimi nuk do te arrihet me nje aksion punues. Askion qe kerkon vetem ndertimin e nje rruge. Sa di une, edhe pse kjo rruge nuk egziston, Shqiptaret e Kosoves nuk i ndal asgje per te shkuar ne pushime verore ne Shqiperi.
    Edhe pse kjo rruge nuk egziston, kontrabandat mafioze ende vazhdojne. Kjo rruge nuk ka ndonje rendesi kombetare. Bahskimi mund te arrihet edhe pa e ndertuar kete rruge. Rruga mund te ndertohet edhe pas Bashkimit.

    Bashkimi eshte nje process politik shume i komplikuar. PO te ishte per neve, moti ishim bashkuar. Por, nuk eshte lehte sepse ka shume vende te ndryshme Ballkanike dhe Evropiane qe e konsiderojne nje gje te tille si "matter of national security." DMTH, me krijimin e nje Shqiepria te bashkuar, shume vende te ndryshme ballkainike, perfishire ketu Maqedonin, Greqin, dhe Serbijen, do te jene te kercenuara politiksiht dhe fizikisht nga nje gje e tille.

    Prandaj them se Bashkimi eshte nje proces i gjate politik, i cili mund te arrihet vetem nese punojne politikisht drejt ketij qellimi.
    Se pari, Kosova duhet te jete e pavarur qe bashkimi te ndodh.

    Ju lutem, harroni kete aksion, se ma qon mallin e ish-jugosllavise se Tito's. ME ben te terqethem.

    Ariani...Student i Shkencave Politike
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Fisnik,

    Mire se na vjene.

    Ku eshte gabimi kryesor qe ne po e bejme?

    UNE JAM ME I MENQURI NE BOTE.
    UNE JAM AJNSHTAJNI I SHQIPTARISE
    ME NDEGJONI MUA SE DO TU BIE MIRE.

    Vellezer, keto kohe kane kaluar. Tash eshte koha e demokracise. Tani ne vetem mund te japim mendimin personal.

    Pra thuani shkurte dhe Shqip mendimin tuaj per kete teme, por mos u mundoni tia impononi askujte mendimin tuaj se vetem humbni kohe.

    Ne vetem mund te japim voten e lire. Rezultati i fundit nuk do te jete ai qe une kam deshire, as Nezir Myrta, as Fisniku, as Ariani, as Mjellma, por deshira e popullit.

    Nese shumica e popullit mendon se eshte ide e mire, ajo do te realizohet, por nese shumica e popullit mendon se eshte ide e kote, kjo aty perfundon. A eshte ndonjeri nga ne i afte te di se cka mendojne per kete ide miliona Shqiptar? Une personalishte nuk e kam kete aftesi.

    Me nderime,

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Arian,

    Edhe njeriu me racional ne kete bote nuk mund ta gjykoj nje gje qe se ka pa kurre.

    Aksionet Punuese organizohen rregullishte ne shume vende te botes. Ne angli quhen "Kampe verore", ku te rinjte nga te gjitha vendet e botes marrin pjese ne kete kamp. Kjo edhe me dha idene qe kjo te mos quhet Aksion Punues, sepse ua perkujton vellezerve tane nga Shqiperia ato aksionet qe i organizonte "Xhaxhai".

    Pra propozoj qe kjo ide te quhet KAMPI VEROR.

    Kampi Veror nuk do te beje Bashkimin Kombetar. Por do te jete nje nisme, nje nxitje, nje thyerje e akullit.


    ME REND PESHON NJE KASHTE, SESA NJE THESE FJALE.

    Me nderime,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 30-07-2002 mė 21:10

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •