Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 114
  1. #81

    Dy...

    Fisnik jeni artist edhe me sigur ne satir ke marre 10 .
    Kerkoj falje sinqerisht per shqetesimin qe ju kam bere me ate mesazh privat edhe pse ndoshta tani mendoni se jeni nje "macho man".
    Fisnik nga grindjet e juaj me ilirianin01 ashtu keni potencu ju vet me keni vu edhe mua ne ate kosh edhe pse nuk e kam meritu por nejse...kam te te them edhe diq por po heshti thuhet heshtja eshte flori...

    Ari jeni i ri shume edhe si duket jeni nje gjeni pasi qe ne moshen 23 vjeqare me kry fakultetin (Bachelor's degree) duhet te jeni kapacite nese jeni ju lumet...
    Suksese ne jeten tende politike shpresoj se do ju shofim ne jeten politike te Kosoves...

    Ju pershndes per here te fundit ne kete teme jo pse jam e ofenduar apo nuk kam argument per mbrojtjen e projekti por thjesht "Nuk ja vlen barra qiran" .

    Mire u lexofshim ne temat tjera
    Mjellma

  2. #82
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    AKSIONI PUNUES SYMBOL I BASHKIMIT

    Mjellma, (ne mungese kohe, por te sygjeroj mos te humbesh kurajon ne asnje menyre, por te ndikosh ne progres te idese)!

    nuk duhet te cuditeni aspak me fjalet e askujt edhe te atij qe aq sa ka njohuri aq edhe shprehet... kuptohet, se mentaliteti i te rinjve tane eshte ai qe eshte dhe nuk duhet per t'iu zene per te madhe, kur vertet, perpiqen sinqerisht per nje ceshtje - por, e keqja qendron se dikush eshte ende i politizuar me dogma e rryma te shkuara, qe eshte nje gabim fatal per te riun tone.
    Pyetja eshte: si ka mundesi qe nje i ri shqiptar rreth moshes 22 vjecare te jete i politizuar, kur sot ne shekullin kibernetik, pritet te kemi kuadro te mirefillta te te gjitha lamive shkencore, e kudo ne bote te formohen kuadro shqiptare nga te githa profilet...Kur duhet te clirohet rinia jone nga politizimet qorre dhe ta kuptoj njehere e pergjithmone, se e vetmja rruge shpetimi e kombit tone eshte te kemi nje gjenerate te re te papolitizuar, e cila do te ndikoje edhe ne prindet e tyre, se nuk shkohet metutje me ideologji te verbeta! Koha jone kerkon enthuziaste sa me univeral ne te gjitha sferat e jetes e shkollimit! Mos te ju fomohen dyshimet se nuk ka shprese per ardhmerine shqiptare, pamvaresisht disa miopve, qe pavetedije, siellen duke i shuar idete e mirefillta aksioniste te cdo profili. Inisiativat ane per tu realizuar, dikush sheh me larg, e vepron me kapacitetin e njohurive te veta - po dikush siellet vetem brenda rrethit te ngushte te nje partie politike te cilen e perfaqeson dhe aq sa ka njohuri edhe shprehet...
    Si do te behet e mundshme qe rinia jne shqptare te jete jashte rrjedhave politike - me nje edukate te shendoshe e arsim te larte
    shkencor, qe te dali nga ajo pezhishke politike qe e nguron ne vete me gjithe aktivitetin e tij, deri edhe te ai kombetar!

    Projekti per nje aksion te mundshem punues eshte ne nisme e mire dhe e qelluar, por kur dikush nuk e kupton rolin dhe rendesine e tij, atehere vetem pyet: si mundet te ndertohet nje rruge sot me kazma e lopata, kush duhet te jete sponzorimi e organizimi i tij, vetem duke gjetur pika te dobeta, e nuk e din se pikerisht ato jane ne ate qe injoron cfaredo aksioni shqiptar!
    Dikush ende mendon se ndertimi ne atdheun tone kryhet me 'pulla' (preke pullen e kryhet puna me kompjuter) e nuk e din se po ata njerez jemi, pamvaresisht ku gjendemi - sa ke mesuar - aq din te shprehesh, aq din te veprosh!

    Cdo aksion nisme, inisiative eshte e mirepritur dhe nuk ka kurrfare te drejte askush ta nencmoj, injoroj, demaskoj asnje askion shqiptar me qellim te mie te ndertimit e perparimit tekombit e atdheut! Nese dikuj nuk i duket e asyeshme, mund te heshti - por ne asnje menyre ta kompromitoj, demaskoj, injoroj, nencmoj asnje veprim askionist - perndryshe degradon vetveten vetem personin tend - sepse shihen kjarte qellimet e secilit shqiptari qofte edhe ne nje forum shqiptar!

    Aksioni ne rrugen Durres_Prishtine, eshte mirepritur nga shume institucione shqiptare te larta politike dhe apolitike dhe posa te ndermerret realizimi i projektit te rruges, jemi te gatshem te shprehim vetorganizimin edhe kete tonin, si organizim kombetar dhe mos t'i duket askujt dicka absurde nje inisiative e tille - sepse ka perkrahjen kombetare!

    Presim per nje kohe derisa te marrim udhezimet me shkrim per fillimin e aksinit ne fjale nga organet kompetente, te cilat shprehin
    kenaqesine e vecante - se rinia e botes shqiptare eshte e gatshme ne cfaredo veprimi progresiv ne ndihme te bashkimit te forcave te te gjitha profileve! Ky symbol kombetar ka sponzorime e realizime te mirefillta profesionale dhe mos te demoralizohet askush qe ia don vertet te miren kombit e atdheut!
    Detyre e shqipareve ne kete inisiative eshte vetem te japin mendimin individual secili/la, eshte pro apo kunder dhe pse? Mund te pergjegjet secili/la vetem per vetveten personale dhe jo ne aspektin e pergjithshem kombetar! Kjo nisme ka marre permasa kombetare!

    Secili te flet vetem per vetveten sa eshte i gatshem per nje aksion te tille - ose te heshti!

  3. #83
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Se pari ju pershendes me shprese qe te mos me keqkuptoni.

    Si cdo njeri nga ju, edhe une kam mendimin tim dhe kam lirin e plote qe ta shprehi.

    Aksioni i larte permendur me larte per mua tingllon i stili socialiste apo komuniste qe dikur ne ish-yugoslavi shqiptaret dhe kombesit tjera kane ndertuar rruge dhe kane pyllzuare km e km katrore (psh: rruga beograd-Zagreb etj).

    Per kete aksion punues me se paku na takon neve disporese shqiptare apo te gjithve qe jetojne jashte trojeve shqiptaresi te flasim si psh: ILovePejaa, Pelsgian, Mjellma, Ilirian01 etj etj. Detyre e jone eshte themelimi i fondeve dhe mbledhjen e parave per ndertimin e rruges dhe per krijimi i ndonje planprorgrami per bashkimi e shqiptareve jashte atdheut. Themelimin e ndonje fondi per bursa te studenteve te afte qe t'ju japim mundesi qe te shkollohen ne Evropen Perendimore apo SH.B.A.

    Vetem nje shembull: Shoqata Atlantiku -ish ushtaret e UCK nga Amerika ka bere mbledhjen e nje shume te medha parash dhe 5 studenta nga Kosova tani jane duke studiuar ne akademin ushtarake te US dhe mbas 4 vite studime, studentat shqiptare nga Kosova kane per detyre dhe duhen te kthehen ne TMK te japin kontributin e tyre dhe pervojen e tyre te fituare ne Akademin Ushtarake Amerikane. Qellimi i Shoqates ne fjale eshte qe keta student te jeni neser udheheqesit e ushterise se Kosoves dhe themeluesit e Ushtrise se Kosoves. 1 vite akademike per 1 student kushton 100 mije dollare ($).

    Ti kthehemi rruges dhe aksionit punues. Diaspora shqiptare jam i sigurte qe ka para dhe vullnet per dhenjen e parave per ndertimin e rruges. Po si te organizohet nje gjej e till? Fuqia punetore kushton shume lire ne atdheun tone por per ndertimin e nje rruge te till duhen me shume teknologji se sa fuqi punetore. Une kam udhetuare 3 here ne rrugen Kukes - Tirane dhe ndertimin e rruges se rre duhet teknologji per ndertimin e tunelave, urave etj, e jo me lopata e kazma, etj, nje gje e till me lopata nuk mund te behet te pakten ne nuk mund te arrime ta shohim.

    Aksion punues eshte mire per bashkim apo lidhjesh kontakte neqofse organizohet nje gjej e till ne shkolla te mesme si psh: maturantet e "Petro Ninit" apo "..Luarasit" nga Tirane maturantet e "Xhevdet Dodes" nga Prishtines duhen te shkojne per aksion aty ku ka nevoje per fuqi punetore. Por se pari duhet te sigurohen gjerat themelore, ndonje kamp etj. Ja pra, te rrinjet jane ardhmeria e kombit shqiptare dhe pse jo te gjithe maturantet e shkollave te Trianes dhe te Prishtines te shkojne ne aksion, kemi njoftime te reja, dashuri te rre, lidhje te rreja dhe me nje fjale bashkimi. Dhe ne fund te aksionit apo ne fund te dites ndonje party apo ndonje koncert, vallzime etj etj. Ka ide sa te duash per keto gjera por krejt problemi qendron tek qeveria e Tiranes dhe problemi paraja dhe mos lejimi i korupcionit. Se sa inciativat dhe organizimi eshte shume lehte dhe pa problem.

    Ju pershendes dhe rinia e shendoshte eshte ardhmeria e kombit.
    Une mendoje se shqiptaret e diaspores jane shpeti...

    p.s ilirian01, Mjellma dhe Pelsgian me se mire Sabri Fejzullahu i kendon bashkimit kombetare me kengen: "Do te kemi Shqiperin". Do t'ju sjelli tekstin.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #84
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    AKSIONI ESHTE VEPER E CDO KOHE DHE EPOKE, PREJ FORMIMIT TE SHOQERISE NJEREZORE

    cudi si dikush e merr dhe e lidhe edhe punen vullnetare, aksionin,
    me nje sistem yugosllav, komunist, socialist...thuase, cdogje ka filluar dje ne 50 vjetet e shkuara...

    aksionet jane veprime te bashkesive njerezore qe nga themelimi i organizimit shoqeror te nje popullit dhe ashtu sikur jane ndertuar rruget beograd-zagreb dikur e magjistralet poashtu duam te ndertohenedhe magjistralet e reja Prishtine_Durres_Tirane_Sarande_Vlore...dhe nese nuk i pelqen nje I love Peja, do t'i pelqen nje I Love Albania - I LOVE UNITED ALBANIA!

    Sa per fonde nuk shpresoj se do te bledhen para permes internetit, por fondi eshte nje inisiative symesy me nje grupa organizme, kur ulen rrafsh dhe bisedojne analizojne se cka mund te japim kontibut monetar ne nje fond dhe per qellimet e tij... Formimi i fondeve eshte inisiative e shoqatave, asociacioneve k jetojne ne nje treve bashke, punojne, vleresojne punen dhe aktivitetin organizativ, si shoqate a organizate...Si don te bejsh nje fond me njerez anonim ne internet, kush do te besoj te qet para fondesh, pa u organizua ne nje asociacion-shoqate, separi?
    Shoqata Atlantiku, ben punen e saj te frytshme dhe po qese je i interesuar, bene edhe ti nje shoqate dhe formo nje fond...

    Pikerisht, ne mungese te nje organizate mbarekombtare, me projekt apolitik e kombetar edhe po behet nje nisme e tille permes nje aksioni elektronik, ku nuk i kushton askujt asgje - vetem nje fjale e mire organizative. Por, kur njeriu nuk ka fuqi shprehese dhe as vet nuk don e te tjeret i pengon ne nje inisiative te tille - atehere pengon vetveten!

    Cdokush mund ta shrpehu mendimin e vet te lire, por mos ta roberoj mendimin e tjetrit, sepse kur nje inisiative diskuthet me mbi vetem 10 persona, ajo merr karakter organizativ dhe ti nuk mund ta injorosh nje ide te tille! Per kete inisiative jane te pelqimit jovetem keta 10-15 anetare te ketij forumi, por ka marre permase te gjere kombetare dhe perkrahje konkrete nga te gjitha institucionet edhe ato politike dhe apolitike deri tek udheheqesite ne atdhe...qe seshpejti do te behet e ditur...e si ka mundesi, kjo te lidhet individualisht apo personlisht me ideologji te shkuara...Rinia jone shqiptare eshte e gatshme te vazhdoj punen posa te njoftohei per fillimin e punimeve edhe ne rrugen Durres_Prishtine!

    Secili te shpreh mendimin e vet - pa injoruar inisiativen, sepse nuk do te fitoj asgje... Puna vullnetare nuk mund t'i ndalohet askujt, ashtu sikurse edhe fondeve qe jane ne veprim, sepse edhe ato jane bazuar ne pune vullnetare per ta formuar e pasuruar nje fond te tyre, (askush nuk i ka detyruar, por aksion vullnetar)! Nese dikujt i duket nje forme pune socialiste vullnetare,
    le ta beje pune demokratike monetare (urdhero djale hape konton dhe prije, bankat jane te hapura per ato pune...

    Edhe ky eshte aksion vullnetar! Hyn ose rri! Ne kete aksion nuk do te valojne flamujt politik te huaj, por flamuri kombetar shqiptar, ne balle aksioni! Nuk kemi per qellim te ndertojme magjistrale te huaja - por magjistralen tone, due folur shqip, duke kenduar shqip, duke vepruar me dhunetine e shqipes!

    Se cka do te punojme (a me kazma e lopata, a me 'pulla' ) do te na njoftojne fort mire organet kometente! Ato e dine me se miri, kur duhet perdore kazma e lopata, e kur marrshimi neper rruge!

    Aksioni organizativ vazhdon!

  5. #85
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    AKSIONI ESHTE VEPER E CDO KOHE DHE EPOKE, PREJ FORMIMIT TE SHOQERISE NJEREZORE

    cudi si dikush e merr dhe e lidhe edhe punen vullnetare, aksionin,
    me nje sistem yugosllav, komunist, socialist...thuase, cdogje ka filluar dje ne 50 vjetet e shkuara...

    aksionet jane veprime te bashkesive njerezore qe nga themelimi i organizimit shoqeror te nje popullit dhe ashtu sikur jane ndertuar rruget beograd-zagreb dikur e magjistralet poashtu duam te ndertohenedhe magjistralet e reja Prishtine_Durres_Tirane_Sarande_Vlore...dhe nese nuk i pelqen nje I love Peja, do t'i pelqen nje I Love Albania - I LOVE UNITED ALBANIA!

    Sa per fonde nuk shpresoj se do te bledhen para permes internetit, por fondi eshte nje inisiative symesy me nje grupa organizme, kur ulen rrafsh dhe bisedojne analizojne se cka mund te japim kontibut monetar ne nje fond dhe per qellimet e tij... Formimi i fondeve eshte inisiative e shoqatave, asociacioneve k jetojne ne nje treve bashke, punojne, vleresojne punen dhe aktivitetin organizativ, si shoqate a organizate...Si don te bejsh nje fond me njerez anonim ne internet, kush do te besoj te qet para fondesh, pa u organizua ne nje asociacion-shoqate, separi?
    Shoqata Atlantiku, ben punen e saj te frytshme dhe po qese je i interesuar, bene edhe ti nje shoqate dhe formo nje fond...

    Pikerisht, ne mungese te nje organizate mbarekombtare, me projekt apolitik e kombetar edhe po behet nje nisme e tille permes nje aksioni elektronik, ku nuk i kushton askujt asgje - vetem nje fjale e mire organizative. Por, kur njeriu nuk ka fuqi shprehese dhe as vet nuk don e te tjeret i pengon ne nje inisiative te tille - atehere pengon vetveten!

    Cdokush mund ta shrpehu mendimin e vet te lire, por mos ta roberoj mendimin e tjetrit, sepse kur nje inisiative diskuthet me mbi vetem 10 persona, ajo merr karakter organizativ dhe ti nuk mund ta injorosh nje ide te tille! Per kete inisiative jane te pelqimit jovetem keta 10-15 anetare te ketij forumi, por ka marre permase te gjere kombetare dhe perkrahje konkrete nga te gjitha institucionet edhe ato politike dhe apolitike deri tek udheheqesite ne atdhe...qe seshpejti do te behet e ditur...e si ka mundesi, kjo te lidhet individualisht apo personlisht me ideologji te shkuara...Rinia jone shqiptare eshte e gatshme te vazhdoj punen posa te njoftohei per fillimin e punimeve edhe ne rrugen Durres_Prishtine!

    Secili te shpreh mendimin e vet - pa injoruar inisiativen, sepse nuk do te fitoj asgje... Puna vullnetare nuk mund t'i ndalohet askujt, ashtu sikurse edhe fondeve qe jane ne veprim, sepse edhe ato jane bazuar ne pune vullnetare per ta formuar e pasuruar nje fond te tyre, (askush nuk i ka detyruar, por aksion vullnetar)! Nese dikujt i duket nje forme pune socialiste vullnetare,
    le ta beje pune demokratike monetare (urdhero djale hape konton dhe prije, bankat jane te hapura per ato pune...

    Edhe ky eshte aksion vullnetar! Hyn ose rri! Ne kete aksion nuk do te valojne flamujt politik te huaj, por flamuri kombetar shqiptar, ne balle aksioni! Nuk kemi per qellim te ndertojme magjistrale te huaja - por magjistralen tone, due folur shqip, duke kenduar shqip, duke vepruar me dhunetine e shqipes!

    Se cka do te punojme (a me kazma e lopata, a me 'pulla' ) do te na njoftojne fort mire organet kometente! Ato e dine me se miri, kur duhet perdore kazma e lopata, e kur marrshimi neper rruge!
    Do t'i kemi kenget e Sabriut e Lucie Milotit e te gjitha ato qe na pelqejne dhe jane ne fryme kombetare...!

    Aksioni organizativ vazhdon!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    I love Peja,

    AKSIONI PUNUES TINGELLON I STILIT SOCIALIST, KOMUNIST....


    Sipas kesaj shihet se edhe ti ke pak njohuri rreth Aksioneve Punuese. Kjo edhe tregon moshen tende perafersishte 23-4 vjeqare. Asgje te keqe.

    Aksionet Punuese te tilla organizohen edhe ne Angli dhe quhen "Kampe Verore". Ti e di se a eshte Anglia nje vend Socialist, a komunist. Permese ketyre kampeve verore Anglia mbledh te rinje nga gjithe bota per ti treguar atyre se Anglia eshte vendi me i mire ne bote. Pra ka qellimin e vete.

    Qellimi yne eshte bashkimi i te rinjeve tane, e cila perdoret si nxitje, fillim, thyerje e akullit per nje Bashkim te mundshem Kombetar.

    Kur te rinjte tane bashkohen permese mendjes dhe zemres se tyre shenon fillimin e Bashkimit praktik te Kombit.


    Sa per Sabri Fejzullahun une mund ta dergoj nje interviste qe ia kam bere atij para dy viteve. Aty shihet dhe ndegjohet kjarte Sabriu. Une kam qene shume i deshperuar sepse e kisha idol sikur ti qe e ke tash. Kjo me ka dhene mesimin me te mire te jetes deri me tani.

    HERO ESHTE AI QE BENE PUNE PATRIOTIKE, E JO NJE TJETER QE BROHORITE, APO KENDON NJE KENGE PATRIOTIKE.

    Me nderime,

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Pune vullnetare ... me polic

    Nė se keni pak njohuri nga historia mė moderne e Shqiperisė dhe pikėrisht nga ajo qė njihet si historia e Shqiperisė nėn regjimin e Dullės qė njihet ndryshe edhe me emrin Hoxha duhet tė dini se aksionet kanė qenė forma pėr tė mbikėqyrur rinin dhe atyre qė merrnin pjesė nė aksion u thoshin vullnetar qė do tė thotė njeri qė shkon me vullnet nė aksion. Ata qė mendojnė se edhe sot rinia do shkoj "vullnetare" ne njė kohė kur rinia po braktis atdheun shikon ėndrra me sy hapur. Dhe mos u bėni mė katolik nga papa dhe na tregoni ne patriotizmin tuaj. Uønė e dua Shqipėrinė dhe kur eerdhi puna midis interesit tim dhe Shqiperisė zgjodha interesin tim. Njerėzit qė propagandojnė se u dhimbset atdheu dhe se digjen pėr tė janė demagog. Lerini aksionet dhe mendoni diēka me kėmbė nė tokė. Nuk ka nevojė tė na tregoni se ēfare bėhet nė Angli dhe SHBA dhe ne jetojme ne Perendim dhe e njohim mire Perendimin dhe nuk kemi pare ndonje aksion qe ti perngjaj aksioneve komuniste.

    Pelasgian dhe Illirian01 mbase i njohin aksionet komuniste por ILovePejaa nuk di nga i ka lindur ky frymėsim pėr aksione tė kėtij tipi.

    E di qė do mė fillojnė sharjet nga ata qė po i japin drejtim aksionit por e vėrteta ėshtė kjo. I LOVE ALBANIA ngelet demagogji kur pėr bashkimin kombėtr propozohen rrugė e mjete tė pėrdorura dhe jo frytdhėnėse.

    E fundit, nuk ėshtė mirė qė JU personalitetet qė propozoni aksionet si mėnyrėn e Bashkimit tė kombit tė ofendoni tė tjerėt nga do dhe kudo duke i etiketuer armiq tė bashkimit, armiq tė kombit etj. etj. Bashkimi i kombit nuk ėshtė pronė juaja. Enver Hoxha e kishte shtetezuar dikur ēeshtjen kombetare. Nuk besoj se u pelqen ta imitoni.
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Ricky,

    Mos u be merak se nuk do te fillojne sharjet.

    Si behet Bashkimi Kombetar?

    Sikur te mos paraqitej kjo teme ketu, ne kishim jetuar jashte territorit te Shqiperise kurr nuk do te kuptonim se sa keni vuajtur nga diktatura te ndryshme.

    Bashkimi Kombetar fillon ketu ne kete forum, se pari duke u njoht me problemet dhe peripetit qe ne si populle kemi kaluar. Sa me shume qe njihemi me njeritjetrin aqe me shume do te duhemi. Eshte nje gje natyrale. Ti done me se shumti nje person qe rri me shume me te. Nuk mund ta duash nje person qe ke pare vetem njeher ne jeten tende.

    Pse kjo ide e Aksionit Punues aqe shume eshte duke u perkrahe nga gjithe Shqiptaret, perveq te atyre nga Shqiperia. Sepse vetem ne Shqiperi Aksionet punuese kane qene te detyrueshme.

    Pra kur te filloj Aksioni Punues dhe shihen te mirat, efektet e saj, dhe vellezerit tane nga Shqiperia te kuptojne se me te vertete eshte nje Aksion me deshire, edhe ata do te perkrahin.

    Aksioni Punues apo Kampi i Punes, ndoshta ky emer eshte me i pranueshem per vellezerit tane nga Shqiperia sepse eshte i njejte si "Summer Camp" i Anglezeve.

    NJEREZIT QE PROPOGANDOJNE SE U DHIMBSET ATDHEU JANE DEMAGOG

    Ekziston nje numer shume i madh i atyre qe ngriten, pasurohen, behen legjenda te gjalla per hire te kombit. Por ekziston edhe nje numer qe jane ne gjendje te japin gjithecka per te miren e kombit. Shume prej tyre dhane edhe jeten per hire te kombit, e sot familjet e tyre jetojne ne varferi te papershkrueshme.


    Ata te cileve u dhimbset kombi ekzistojne dhe jane duke jetuar ne mesin tone.
    Nuk kam deshire te degradoj jeten personale te nje njeriu te larte duke ia permend emrin, por ky njeri ka humb familjen, shtepin dhe te gjitha vetem duke i ndihmuar kombit. PSE? Sepse ajo eshte menyra e lumturise se tij. Ai nuk eshte duke u shetitur rrugeve te Londers me Mercedes 500.

    Nuk do te flase per veten time. Vetem koha do te tregoj idealin tim.


    Eshte ky nje rast historik te mblidhen 1000 te rinje nga te gjitha viset Shqiptare.

    Eshte ky nje shembull per gjithe boten se ne jemi nje populle, e jo pese.

    Eshte ky nje mengjese i Bashkimit Kombetar.

    Sa fat kemi ne qe jetojme ne keto vitet e Rilindjes Shqiptare.

    Me nderime,

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Mu ca Koka

    Pse sa here qe dikush kundershton nje ide, nismetari apo mbrojtesi i idese, te sulmon ose me fjale ofenduese ose me sarkazem?

    Z. Pellasgian. Une jam 23 vjeqar. N' realitet 23 vjet i mbusha me 17 Korrik. Kjo eshte ditelindja ime e 4 ne SHBA. MOsha nuk percakton aftesite intelektuale te personit. Pse beni diskriminim moshe? Ndoshta jam 23 vjeqar, por kjo nuk do te thot se jam ende i ri per te shprehur mendimin tim. Faktikisht, une mundohem te jemi drejte me secilin anetare te ketij forumi, duke respektuar mendimet e tyre pa bere dallim moshe, gjinie, perkatesie etj. KJo edhe tregon pjekurine time. Ju ne anen tjeter, nuk jeni tolerant. Jeni te preokupuar me nje ideal qe nuk posedon as shanse per realizim.

    Nuk do te them se ky aksion eshte aksion komunist ne natyre. E di se kjo po ju pengon. Shkurt, aksion i tille eshte veshtire te organizohet. C'fare hapa keni marre deri me tani lidhur me organizimin e ketij aksioni? Sa shume njerez para nesh jane munduar te bejne bashkimin kombetare dhe nuk i'a arriten qelimin, e ju dhe disa prej jush, mendoni se Bashkimi do te arrihet me ndertimin e nje rruge. Kjo rruge do te kete nje rendesi ekonomike, jam dakort. POr nuk do te ndertohet me nje aksion vullnetaresh. Njerezit jane te preokupuar me luften per egzistence. Kush do te kete kohe te lire qe t'ja dedikoj mundin ketij aksioni? Jo shume.


    Ju kontendoni se shumica e shqiptareve jane per nje aksion te tille, preveq atyre te Shqiperise. Kjo eshte nje gjeneralizim i fakteve. UNe jam nga Prishtina dhe nuk jam per nje aksion te tille. Eshte veshtire qe une ta besoj nje gje te tille. UNe bisedoj me shoket e mi ne Prishtine. Askujt nuk u'a ndin per nje gje te tille. Te gjithe jane te zene me punet e tyre.

    Me nderime
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Shenje e mire kur nuk shani...

    I nderuar Pelasgian, fakti qė nuk shani tregon se mbase po emancipoheni nė qėndrimet tuaja.

    Nuk dua tė harxhoj kohėn me debate tė gjata por dy gjėra desha tė theksoja meqenėse pretendoni "Bashkimin Kombėtar"

    Pėrse mundoheni tė bėni gjėra qė nuk kini fuqin ti bėni sepse realisht nuk varen nga Ju por nga dėshirat e tė tjerėve. Unė nuk di me kė keni bashkėpunuar por nėse dhe ata, "kokat" janė pėr ta arritur bashkimin e kombit me aksione, bashkimi i kombit ka marr fund. At'here ē'farė kemi ne nė dorė?????
    Hidhini pak sytė dhe shikoni historinė e diasporės shqiptare. Ajo i ka dhėnė tonet ngjarjeve politike nė gjithė trojet shqiptare. Dikush mė lart u pėrmendi Vatrėn shoqėrinė e famshme patriotike qė ae shumė i ka dhėnė ēėshtjes sonė kombėtare. Nė vend qė tė rrini dhe tė thurni ėndrra tė tipit "aksion" shikoni tė bėni gjėra qė kapen me dorė. Pse tė mos ringjallim njė organizėm si Vatra qė ka edukuar dhe mbajtur lartė patriotizmin e breza tė tėra emigrantėsh shqiptarė. Kjo organizatė ka veē njė tė metė : Nuk ka arritur tė integroj nė gjirin e saj brezin mė tė fundit tė shqiptarėve tė mbrritur nė Amerikė pas 1990. E pra ky brez jemi ne.

    Kur thoni Ju organizatorėt e Beslidhjes qė vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė nuk janė dakord duhet ti thėrrisni mirė mendjes. Shqiptarėt e Shqipėrisė nuk janė minoritet nė bashkėsinė shqiptare dhe ata kanė njė shtet. Pra na qenka njė arsye qė ata i kundėrshtojnė aksionet e propozuara prej jush. Nuk besoj se kosovarėt kanė shkuar me dėshirė nė aksionet e Titos, siē pretendon Pelasgian!!!!

    Bashkimi i kombit pėr ju ka njė rrugė, pėr mua ka qindra rrugė qė bashkohen nė njė ashkėpunimi i gjithė anshėm i faktorit shqiptar kudo qė ndodhet.

    Desha te pėrshėndes Arin pėr guximin pėr tė shprehur dhe mbrojtur idetė e veta.

    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •