Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 114
  1. #51
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Kjo eshte mrekulli! Kam disa pyetje, nese nuk ju pengojne?

    Sa eshte pagesa per nje muj?

    Ne cilin aksion punues keni qene ju Pellasgian dhe Mjellma?

    Pse e keni harruar momentin e ngritjes se flamurit?

    Nese ia shtoni skedes tuaj edhe kete moment qe te jete sa me trondites per aksionistet, ju propozoj kengen pecjellese, "Enver Hoxha tungjatjeta" ose "Shoku Tito ne t'jemi betuar"!! Apo te dyjat, njenen kur te ngritet flamuri ne mengjes e tjetren kur te zbritet (ungjet) ne mbramje.

    Nese nuk ma zini per te madhe do tu propozoja qe shofer autobusi prej kampit deri ne trase per aksionistet te jete ai i "xhaxhit" sepse ka mbetur pa buke.

    Hah.. gati harrova e me kishit bā gaz pastaj, deshta te pyes cila rruge apo autostrade ne Evropen Perendimore apo SHBA eshte ndertuar nga aksionet punuese?

    Pra ju lumte! Kur shqiptaret e Shyiperise Vjeter durojne per buke dhe shesin edhe misht e tyne per nje vend pune, ju jeni aq humanitare sa u gjeni pune papagese dhe jau kujtoni ditet e lavirshme te aksioneve punuese te kohes se Enverit dhe te Tites. E ata nga gezmi marrin gomenet dhe braktisin atdheun nga kjo kenaqesi per tu fundosen ne Adriatik. Ju jeni humanitare por edhe kombetare aq sa edhe guarda del Italia qe i fundos gomenet e shqiptareve ne Adriatik.

    Per te qene enthuziazmi edhe me prekes mos harroni qe me pellumbin-postier t'i paisni aksionistet me tekstin e kengens se
    Shkurtes (asaj te Palvateve) qe lā jeten ne trase. Te mjeren ai i deges, me nder me thane e kishte pas derguar me zor ne aksion punues!

    Hajde Beselidhje 2002 hajde! Shume po i perngjane asaj te vellaznim-bashkimit! Po te mungojne aksionistet proletare, por pasi puna shkon duke u zhvilluar dhe duke u pjeke edhe as ata nuk do te mungojne.

    Pellasgian dhe Mjellma puna te mabare, pa mua edhe nese u dukem jo mjaft patriot, une nuk pranoj te kthehet koha e aksioneve te badihavxhive se edhe ashtu badihavxhi ka sa te duash ne tokat tona!!!

    Po si nuk u shkon mendja ta investoni kapitalin tuaj atje dhe te punesoni me rroga mojore njerezit qe vuajne per buke? Po a nuk ju vjen turp t'ju shitni taraf nga Perendimi me aksione punuese?

    Ju mendoni se ata ende kane trute e juaja. Po ata s'pjerdhin per aksione punuese.

    Propozimi i fundit: Per kete Beselidhje propozoj illirian01 te jete drejtor general (veē drejtor eshte pak), Pelasgian komesar politik ndersa Mjellma t'ua qep kanatieret aksionisteve, qe do t'i shkyejne nga puna e vrullshme vullnetare ..

    Nese duhet dikush t'i sherbej me uje aksionistet kam nje person ne dispozicion. Me telefononi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 23-07-2002 mė 09:05

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  2. #52
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Nese keni nevoj per ofiēar te gjendjes civile, se helbete martohet ndokush, une do vi ēdo te diele per te bere cereminin e e lidhjes se kurores.

    Per te evituar ēdo konfuzion per punen time vullnetare prej ofiēari kam vetem nje kusht: pasi ne shqiptaret kemi tri konfesione, ne dhomen e ofiēarise nuk duhet te kete kurrefare ikone as islamista, as janallutosa, as enverista, as titisata, mua me mjaftojnė fotografite e Azem Hajdarit dhe e Adem Jasharit e ne mes tyre e Skenderbeut.


    Shnet!

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Fisnik,

    Fjalet tua sa me dukeshin qesharake aqe me vinte edhe per te qare.

    SE PARI QESHARAKE

    Nuk jam ne dijeni per profesionin tend, por e di qe ka lidhje deri diku me humorin. Nese nuk ka lidhje me humor, atehere duhet te organizojme nje menyre qe te shfrytezjme kete aftesi tende per te bere poulin tone te qesh sa me shume. Mos harro se populli yne eshte nje populle shume i vuajtur. Humori eshte nje balance natyral i vuajtjeve. Per kete arsye Anglezet jane nje populle shume i sukseseshem.
    Une dhe ti duhet te ndegjohemi privat sepse edhe une jam i interesuar ne komedi.

    CKA ME VINTE TE QAJ?

    Nga vete shkrimi juaj shihet se pari nga je dhe ne qfare bote ke jetuar. Ketu shihet edhe mosnjohja mesveti te vete Shqipetareve te viseve te ndryshme.

    Akionet Punuese (nuk kam qene ne dijeni se jane bere ne Shqiperi) jane bere me urdhera nga Enveri, apo kushdo tjeter.

    Ne anen tjeter te kufirit Aksionet Punuese jane bere me deshire. Une me deshire kam shkuar ne Aksionin Punues, dhe kisha fat qe me kishin pranuar, sepse numri ka qene shume i kufizuar. Dhe ky ka qene muaji me i lumture i jetes sime.

    Pse te gjithe Kosovaret kane nje mendim aqe te mire per kete ide? Sepse nuk na eshte imponuar.

    Pse ju nga Shqiperia kini aqe ide te gabuar? Sepse ju eshte imponuar. Dhe une nuk quditem pse juve ju duket qesharake.


    Ke shume te drejte kur thua se asnje autostrade nuk eshte ndertuar nga Aksionistet.

    A DO TU MIRRET PUNA ATYRE QE NUK KANE USHQIM TE PERDITESHEM?

    Shume pyetje me vend. Por pergjegja natyrishte eshte JO. Aksionistet do te punojne nje muaj, kurse te tjeret gjate gjithe vitit. Kjo autostrade nuk mund te kryhet brenda nje muaji, as nje viti. Per te gjithe punetoret qe do marrin rroga ky muaj do te jete muaji kur me me deshire do te shkojne ne pune. Te shoqeruar nga te rinje e te rejat tona nga te gjitha viset. Dhe do ta ndiejn veten shume keqe kur Aksionistet te largohen.

    NA PERKUJTON VELLAZRIM-BASHKIMIN

    Po kesaj here fati yne Vellazerim-Bashkim te te gjithe Shqipetareve kudo qe jetojne.


    BADIHAVGJI KEMI MJAFTE

    Me mire me nje kazem ne dore se sa duke ndejte BODIHAVA.


    Me nderime,

    bashk01@aol.com
    nshillova@msn.com

  4. #54
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Urime per temen me pelqen Bashkimi ben Fuqine thot Populli
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni punues

    I nderuar Dardha,

    Nuk me kujtohet mire apo jo. Por me duket se kam lexuar diku nga ti se dine te besh dizajne.

    Nese kjo eshte e vertete a kishe pas deshire ta besh nje per Aksionin Punues.

    Une jetoj ne Egham, afer Heathrow dhe e di sa e ngarkuar eshte jeta ne Angli.


    Nese je shume i ngarkuar me pune tjera mos u bezdise se mund te gjejme ndonje tjeter.


    Me nderime,

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Fisnik tu te lumte pena...

    Fisnik ty te lumte pena per ato qe ke shkruajtur mė sipėr. Nuk dua tė shkruaj mė tepėr se ua prish bukurinė. Unė nuk para jam gjendur nė forume (arsye kohe..) dhe kėtė mesazh ma dėrgoi njė miku im me e-mail. Ja vlen tė lexosh mesazhe tė tilla. Edhe njėherė tė lumtė.
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  7. #57
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Pelasgian,

    Une nuk desha ta trajtoj me kete teme, sepse nuk ia vlene.

    Nuk ia vlene per shume arsye :

    1. Skedari yt nuk ka asnje vlere dhe me dhimbet koha jote, apo e grupit punues qe keni humbur per me bā. (hah… tash fola sikur Adim Doēi-he i lumte goja atij)

    2. Ne ate skedar ka shume gabime ortografike qe therrin syte dhe rendojne gjuhen shqipe, por pasi tash ēdo kujt i ka hy leng ne bisht dhe po mendon se di ēdo gje e gjithēka, atehere hahet disi edhe hallava per pilaf.

    Une po jap vetem nje shembull (nuk dini ku vihet shkronja q dhe ē, ngaterroni kohen e tashme te deftores me te ardhmen apo te tashmen e lidhores (psh : une punoj dhe ai do te punojė qe te punoje etj….

    Shembull i dyte eshte kur ju e ngaterroni termin aksionist me aksionar qe kane dallim te madh. Nese ne kete kontekst mund ta kuptojme disi fjalen aksionist, sepse eshte fjala aksion punues, termi aksionar ka kuptim krejt tjeter. Aksionar ka kuptim bankar, kuptim kapitali, investimi dhe fitimi. Ka edhe gjera tjera, ju nuk dalloni njejesin nga shumesi, psh: aksionar (njejes) shumes aksionarė.etj.etj. Keto gjera duhet tu bejne te qani, e jo shkrimi im, qe nuk eshte fare humoristik por shume serioz. Kur lexojne njerezit skedar me gabime keshtu te renda nuk jua kane besen edhe nese done te kontribuojne per te mire. Ky ishte pak nga aspekti gjuhesor, edhe pse nuk jam gjuhetar.

    3. Thua dikund, parafrazoj „kampi duhet te ruhet nga policia dhe ushtria“!!! Nese keta te rinj, me kete aksion jane nisma e pare e bashkimit, pse u dashka te ruhen nga policia dhe ushtria. Pse ne kete menyre i kriminalizoni pa qene kriminele. Kane vrare kend keta xhanem, apo ju i kriminalizoni? Ti flet per pishina e ne Shqiperi ka afro 600km bregdet. Kjo edhe mua me beri te qeshem. Nese keni menduar t’i ndertoni ato pishina atje kah Tropoja dhe Bajram Curri, ju kshilloj te shfrytezoni lumin Valbona, eshte uje pak i fresket por te rinjte e durojne.

    4. Duhet ta bindeni Parlamentin Shqiptar qe ventimet e veta mos t’i prishin, siē e bene para ca dite lidhur me taksen speciale per rrugen Durres - Prizren, te cilen, sa e votuan e hudhen. Po a duhet zene bese komunisteve mor? Te njejten gje bejne Dade e dadushe ne Qeveri.

    Kure kemi te institucionet shteterore:

    Rugova qe ka kuptuar drejte ēeshtjen e kesaj rruge para dy ditesh kerkoi nga Italia qe ajo te kyēet ne kete projekt. Nese Moisiu do te jete kembengules sa edhe Rugova, rruga te behet pa aksioniste por me kredi bakare dhe aksionare

    5. Tash pak per aksionet vullnetare te “vellazerim-bashkimit” qe i keni pasur ju Pelasgian. Me vjen mire qe ai muaj paska qene aq i lezetshem per ty. Por a mund te na thuash me ēfare skedari keni punuar dhe a ishte aty Beselidhja Shqiptare organizatore apo Lidhja e Rinise Socialiste per mos prishjen e Jugosllavise. Une tash pyes si ka mundur te duket aq i dashur ai muaj dhe ajo pune vullnetare me serbet, te cilet pergjaknin ēdo dite muret me te burgosurit shqiptare. Ketu ēuditem se si e pranon kete skedar edhe illiriani01, i cili pretendon te kete qene nje i burgosur politik.

    6. Ne Shqiperi ka pasur aksione te cilave u kane thene vullnetare, e nese i nxjerrim nga arkivat skedaret tone, ty do te turperohesh per ate tendin sa me te turpshem kane qene keta tanet.

    7. Une nuk dua ta zgjas me shume por prap them dhe insistoj qe nga kjo pune s’ka gje. Me se miri do te ishte qe ne te organizohemi dhe te bejme nje fond e t’i dergojme ne pushime verore nga 50 studente (prej me te mireve ne rezuletate) prej te gjitha universiteteve dhe shkollave te larta qe gjinden ne tokat shqiptare. Pastaj, ne vend te mesimit plotesues ne diaspore (i cili kurre nuk ka dhene rezultatet e deshiruara) te otganizojme pushime verore nje muajshe ne bregdetin shqiptar dhe per ēdo mbremje mesuesit me te mire t’ua mesojne gjuhen shqipe vetem nga 3 ore femijeve shqiptare te diaspores. E njejta gje mund te organizohet ne Alpet Shqiptare (Shqiperi-Kosove-Maqedini).

    8. Ju kisha lutur t’i leni perrallat dhe mos perzieni sintagmen kaq nobel siē eshte Beselidhja Shqiptare me aksionet punuese qe ende u vjen era KOMUNIZEM. Apo edhe nuk keni faj, sepse shqiptarit ēka t’i pjeket s’i hjeket.

    9. Me ke propozuar nje takim ne privat. Pse? Une jam (M), pra per qeshtje sentimentale nuk na shkon. Pastaj, une jam (M) pernjemend e jo gay. Nese mendon qe ne privat me bind per projektin tend (te juajin) gabon, sepse nuk pranoj marreveshje enveriste-titiste, bisede pas kuliseve kujt t’ia heqim koken.

    10. Piken e dhjete e kam ruajtur per humor pasi paske deshire:

    - Propozoj qe djemte-aksioniste, ne kohen e lire, ne vend te futbollit te luajne gurapeshk, vajzat kembekacel ose guracak. Meshkujt ne vend te tenisit te lujne me gogla “ma hongre ta hongra” (goglen-sferen, a di ato me ngjyra?).

    - Te dieleve pasi eshte pushim dhe aksionistet mund te flejne sa te duan , kur te zgjohen nga gjumi sa te hane mengjes te mirren edhe nja dy ore me aktivitete te lira, por fitimprurese: djemte t’iu ndihmojne barinjeve ne qethjen e deleve e vajzat te lenurin leshin.


    Shnet te gjitheve, special atyre qe mendojne sikur une: pra qe Beslishja Shqiptare eshte me nobel se sa nje Aksion Punues, cili do te udhehiqej nga nostalgjiket e “xhaxhit”, i cili veē qe ishte diktator dhe gjakpires, kishte edhe ca vese tjera… E di Milladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha.

    PS: Propozoj qe para se gjithash te ndertohet nje hekurudhe buze rruges Durres-Prizren dhe bartja e aksionisteve te behet me trenin blu te Tites, i cili do t’ua shtonte vullnetin per pune edhe nostalgjikeve te Tites.

    Tash Pelasgina, si te duash, qaj ose qesh, por mos me akuzo per patriotizem te manget, sepse humorin e kerkove vete. Te fala Mjellmes (a eshte blu apo e kuq ajo?)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 24-07-2002 mė 18:43

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni punues

    Fisnik,

    Keshtu behet HERO trimi.

    Qfaredo iniciative qe niset per Bashkimin Kombetar qeshe, perbuze, kundershtoje, shkaterroje.

    Me keto te arritura te jashtezakonshme per ty do te shkruhen kenge pas kenge. Ti o trim i madh do te hysh ne histori dhe te zesh vend me kolloset tjere.

    O Agim Doci, zgjou o i Madhi Poet e shkruaja kete trimi nje kenge, ta ndegjoj e gjithe Shqipetaria anembane.

    A ka mundesi se paku nje fotografi te shohim nga ti, ta qesim ne mure te cdo shtepie.


    Te fillojme me numra.

    1 SKEDARI SKA VLERE.
    Ndoshta keshtu edhe ideologe te ndryshem nga Kosova dhe vende tjera do te mendojne. Do te shohim se shpejti.

    2 SHUME GABIME NE DREJTESHKRIM.
    Cka ka lidhje drejteshkrimi me Bashkimin Kombetar?

    3 DUHET TE RUHEN NGA USHTRIA DHE POLOCIA
    Ne gjuhen Shqipe RUHEN do te thote MBROHEN, jo MBYLLEN, BURGOSEN.

    4 TA BINDIM PARLAMENTIN E SHQIPERISE.
    Ne vetem mund ta vizitojme Parlamentin Shqipetar dhe ti bejme disa fotografi. Kete vellezerit tone nga Shqiperia duhet ta bejne.

    5 NE KAMPIN PUNUES
    Kishte te rinje nga te gjitha viset. Ishte shume nje pervoje e mire te njiheshim me kulturen dhe zakonet e Slleveneve, Kroateve etj.

    6 PER AKSIONET E SHQIPERISE U KUPTUAM.

    7 PROPOZIMET TUA.
    Po me pelqejne shume. Edhe baba im eshte profesore (mesues) dhe mund te shkoje per pushime verore ne dete. Ide fantastike.

    8 BESELIDHJA SHQIPETARE
    Nuk mund te shkaterrohet nga une, ti, ai, ajo, apo vete ideologu i saj Nezir Myrta.
    Perderisa ekzistone ne mendjen dhe shpirtin e besimtareve te saj Beselidhja Shqipetare do te mbetet gjalle dhe ne fund te triumfoj.

    9 QESHTJET SENTIMENTALE
    Ki kujdese mos i keqekupto njerzit shume shpesh se mos po te pjeket ne koke.
    Aty ishte fjala per talentin tend komik. Une merrem me filma dhe tani jam duke u pergatitur te realizoj nje komedi.

    Sidomos propozimet tua ne fund te shkrimit tend jane aqe shume komike gjithesesi duhet ti shfytezoj ne nje nga komedit e mia.

    E pse thua qe nuk ke talent per komedi?


    Me nderime,

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni punues

    Ricky,

    Edhe ti moderator a?

    Urime, urime. Vetem shko perpara. Se paku ne kete menyre nuk mund te ndalohesh ne kete forum.

    Cka te bejme ne te shkretit qe shpesh na shkruan BANNED, tash *****.

    Hajte me shnet.

  10. #60
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mos e bej veten 1 me rrugace.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •