Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 114
  1. #21
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Per vullnetaret

    Nuk e di nese e kane marre vesh "vullnetare" e partise por data sot eshte 1 Korrik 2002 dhe jo 1 Korrik 1950. S'do te ishte keq ta merrnit ne konsiderate kete fakt dhe te mos benit propozime qe te bejne ta mbash barkun me dore nga qeshurat.

  2. #22
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    ti je per kazme e lopate

    po vizitor, tash nuk po u dashka te punojme aspak, vetem te ulemi ne kolltuqe, te japim urdhera bajraktaresh dhe qenka nje turp te ndihmojme rrugen Durres-Prishtine me ate qe posedojme
    edhe me fuqine fizike, kur per tjetergje nuk jemi te afte?
    Mos po mendoni se ajo rruge ndertohet me pulla? Ti me mire trego me cka mund te ndihmosh ate rruge, me cka konkretisht?
    Nese ke ndonje profesion arkitekti te famshem, projektuesi, laboranti, inxhinieri etj., atehere ndihmoje me profesinin tend, e kur nuk i ke asnje prej tyre - rroke kazmen e lopaten e rremih ne rruge e aksion vullnetar kombetar! Nuk ka metutje skllaver e skllavopronare, te ndertohet rruga e tille me te burgosur politik, me te internuar, apo me rober...por, duhet pervjelur llanet dhe vepro aty ku ke aftesine tende!

    Ata te viteve te 50-ta nuk ishin vullnetar, por ZORTARE me qyke te zorit dhe dikujt i dukej se po jepnin pune vullnetare, mbushi kamionat me zor me femra, kukatje e vaje mbrenda dhe dy tupana (lodra) krisnin kah fundi i kamioneve, duke bere zhurme
    se gjoja po behet pune vullnetare! (kete tregoi ai qe vet e ka perjetuar).

    Dikujt ndoshta mund t'i duket turp, te ndermarri nje aksion vullnetar kombetar, ne rrugen Durres_Prishtine, por mos harroni se shqiptaret bejne neper bote shume me pune turpi, te ndyeta
    ne pastrime etj., qe sikur te pnonim ashtu ne atdheun tone, do ta benim zvicerr atdheun shqiptar! Cka jane 30 dite aksion ne rrugen Durres-Prishtine per secilin shqiptar? Qenka nje turp ky?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 01-07-2002 mė 20:09

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Illirian,

    Ky aksion punues do te mbledhte mijera te rinje nga te gjitha viset.

    Ne perjetimin tim kur une kam qene atje ai muaj per mua ka qene nje nder muajte me te lumture te jetes sime. Kishte muzik aty. organizoheshin koncerte, diskoteka, gara te ndryshme, etj.

    Ne ne oret e lira te mbasditers mund te organizonim gjithashtu kurse te ndryshme per ata qe kane deshire te mesojne. Normal te gjitha keto falas. Une me gjithe deshire ua kisha mesuar bazat elementare te ndriqimit te filmit, skenarit, regjise. Shoket e mi mund ti mesonin per montazhen e filmit, kameren, zerimin etj. Kjo eshte vetem qka une dhe shoket e mi mund ti ofronim te rinjeve tane. Ne kete menyre edhe do te dilnin kuadro sado pak me te dijshme rreth njohurive praktike.

    Ma merre mendja qe shumica e te rinjeve do te shkonin ne nje aksion te till.

    Normal per ata qe ende jetojne ne mesjete mos ti lejojne vajzat e tyre te shkojne. Por mendimi im qe shumica e vajzave do te kishin deshire te shkonin vetem per te fituar pak pavaresi nga prinderit.

    Une do te hapi kete teme te personalitete te larta ne Kosove.


    Me nderime,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 03-07-2002 mė 06:47

  4. #24
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Nje aksion gjithshqiptar nga te gjitha vendet e botes shqiptare, konkret - ne nje beteje madhore per lidhjen ekonomiko-historike, te Durrsit me Prishtinen, eshte vertet, beteje per bashkimin e kombit, nen Flamurin Shqiptar - te vetmin Prijs, qe me gezimin me te madh, shenohet shkaterrimi i atij kufiri shqiptaro-shqiptar perfundimisht !

    Cdo shqiptar/e do te ndjehet madheshtor me nje aksion 30 ditesh, kur e din se Kosoven e Shqiperine, nuk i lidhe vetem ajo rruge historike, si nje Via Egnatia Shqiptare, ku lidhemi me boten -
    por na lidhe gjuha e gjaku - toka e qielli shqiptar!

    Jehona e kenges shqiptare, te vrullit rinor, do t'i japi energji te reja edhe te vjeterve, ku cdo ngulje kazme ne ate toke-rruge me ashk dashurie - do te jete nje freskim hyjnor i eshtrave te te pareve tane, qe gjate gjithe jetes se tyre, e kecyen pup varrin e tyre ne ate kufi te mallkuar qe - edhe vdekja e tyre tragjike - nuk ua zhduki dashurine per Fjaline Hyjnore - Rrofte Shqiperia!

    Nuk do te jete vetem nje aksion i thjeshte pune, por nje aksion historik, kulturor e atdhetar - ku me nje organizim madheshtor, do ta njohin vetveten vllazer e motra - gjithe shqiptaria !

    Dijeni rini e botes shqiptare, se nje aksion i tille fizik, do te jete aksion mendor-shpirteror e patriotik, e do te mbetet dhe nje aksion madheshtor vertet vullnetar - qe do te forcon te gjitha lidhjet tona te gjakut arberor - e ketu njihen trimat e trimereshat e bashkimit te kombit! Organizimi te filloj nga gjithe bota shqiptare, ne format me te mirefillta... ushtare te kombit!
    Ato kazma e lopata, jane armet me te renda, qe do ta tronditin
    rajonin, me nje krenari kombetare - se jemi vertete nje ushtri gjithshqiptare, ku do te rrudheshin e strukeshin edhe ata qe rremihin kulturen e historine dhe te arriturat ekonomike, kulturore kombetare, se - ekziston nje Beselidhje Kombetare Shqiptare, e pathyeshme e cila do te kete nje jehone historike ne kuvendet euro-boterore!

    Do t'i tregojme shqip - atdheut, popullit, e botes se - Shqiperia ka Zot!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 02-07-2002 mė 01:12

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Gabro Gabi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    zagreb
    Postime
    21
    Ateher qpo presim te kontaktojm me njerin prej antarve te forumit tja dham te dhenat personale te behet nje list e vullnetarve dhe te caktohet data e nisjes.
    nje popull nje qendrim

  6. #26
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Mire Gabi, te shohim edhe tjeret, qe marrin pjese ne kete aksion
    e kur te behet nje numer i madh vullnetaresh kombetare, atehere
    mund te japim pergjegjet nga baza atje dhe mund te fillojme sa me shpejt, keshtuqe mund te fillohet edhe kete vere.

    Une mendoj, qe aksioni te mbetet i hapur, deri ne fund te ketij muaji Korrik,02 dhe nga Gushti mund te fillojme...por, separi te paraqiten vullnetaret ketu...Pelasgiani me shoket e vet eshte i gatshem, edhe tjeret le te paraqiten te gatshem, qe dojne veprim konkret...Keshtuqe na mbetet, pasi te behemi sa me shume, aqe me mire...

    ku jane edhe tjeret...? Pse nuk paraqiten?

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Te nderuar miqe,

    Per Aksionin Punues nevojiten disa pergaditje paraprake.

    Se pari duhet te dihet se qfare pune duhet te kryhet. Pra nje qellim.

    Pike tjeter ketu eshte qe kjo iniciativ te perkrahet nga organet shteterore. Ata do te perkujdeseshin per qeshtjet si fjetja, mundesishte afer projektit te punes. Do te perkujdeseshin per ushqimin, sigurine, shendetin, transportin nga Prishtina apo kudo qe lajmerohen vullnetaret. Ky pra do te ishte si nje lloj kampi veror i punes.
    Pastaj do te organizoheshin te gjitha qeshtjet tjera kulturore, zbavitese, apo siq eshte propozimi im arsimor. Ketu hyjne koncertet e kengetareve me te famshem nga te gjitha trevat. Keta deri me tani jane treguar shume zemergjere duke mare pjese ne shume koncerte falas vetem per ti argetuar poppullin.


    Duke fole me konkretishte, se kjo fjale tash po na pjeket ne trurin tone magjeps.

    Une do te takohem me Veton Surroin, Isa Qosjen, Agim Sopin, Qun Lajqin, Enver Petrovcin dhe shume profesore.

    Une do te shfrytezoj rastin qe te fitoj perkrahjen e tyre per ta bere kete ide madheshtore dhe realitet ne nje kohe te shkurte.


    Duke pas parasysh problemet aktuale ne Shqiperi, ne Kosovaret se paku mund te ju japim shembuj konkrete miqeve tane ne Shqiperi. Duke shpresu keshtu qe edhe ata te bejne te njejten. Apo te them duke shpresu qe edhe ata te lejohen te bejne te njejten.


    Puna e mbare te gjitheve,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 03-07-2002 mė 00:18

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Gabro Gabi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    zagreb
    Postime
    21
    Ilirian01. kontakto me te gjith ata qe deshirojn ti bashkangjiten ketij propozimi krijo listen e tyre dhe me ne fund e ben publike dhe shifim se sa jan ku do takohemi dhe si do veprojm kj le te perfundoj deri me 10 korrik le te jet dita e fundi. qao
    nje popull nje qendrim

  9. #29
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64
    Me date 10 Korrik ajo lista do te kete keto dhe vetem keto emra:

    Illirian
    Pellazg
    Gabro Gabi.

    Tjeter njeri s'e ha ate kokerr ulliri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Aksioni Punues

    Edhe pse jam i sigurte keto postime do te qlyhen.

    Ti je nje shqipetaroviq qe sjell vetem deme kudo qe shkon. Per kete arsye edhe te ka bragtise gruaja jote.

    Mos pate deshire z Agim Doci me shkru nje kenge per ty.

    Trego kush je, nga je. Shihet kjarte nuk je nga Kosova.

    Trego si e mesove shqipen.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •