Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 114
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    Gabro Gabi,

    Une nuk jam organizator i Beselidhjes, por vetem nje perkrahes si ti. Kete inisiativ historike une mund ta perkrahe edhe disa jave, para se te shkoj ne pushim ne Kosove. Atje do te takohem me disa Prof.Dr. disa regjisor te filmit, aktor e te tjere. Edhe pse per qellime personale, une do te shfrytezoj rastin ti njoftoj ata me keto inisiativa qe jane duke u zhvilluar. Dhe jo vetem per Beselidhjen, por edhe per Bashkimin. Duhet te jemi te sinqert ndaj qdokush qe mundohet per te miren e kombit.

    Une ndihmen time me te madhe popullit do tia jap permese filmit, per te cilin jam duke u pergatitur qe nga 1996. Pas pushimit jane te renditur disa filma te cilet duhet te realizohen, dhe nuk mund te jem aktiv siq jam tani.

    Do te vazhdoj me disa tema per te cilat ma mere mendja qe jane shume te rendesishme per te forcuar menyren e realizimit te Beselidhjes.

    Illiriani mund te njoftoj me detajisht per te gjitha aspektet e Beselidhjes.


    Me nderime,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 27-06-2002 mė 10:05

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Gabro Gabi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    zagreb
    Postime
    21
    te gjithe ata qe kane pushime do te shkojne ne Vendlindjet e veta edhe une gjithashtu do te jem ne Kosove por punen duhet vazhduar dhe duhet me ecen perpara me hapa konkret
    nje popull nje qendrim

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    Pa kurfar dyshimi.

    Nese gjendemi ne Kosove ne te njejten kohe mund te takohemi dhe te diskutojme te them si burrat.

    Nje prej hapave konkrete si fillim do te ishte hapja e faqes ne internet e cila do te paraqiste fytyren dhe shpirtin e Beselidhjes.

    Eshe pse kjo si duket eshte pak heret. Tash ne gjendemi ne fazen e pergaditjes dhe shtjellimit te qeshtjeve aqe vitale per nje realizim te sukseshem te Beselidhjes.

    Nuk do te ngutemi por do te vazhdojme. Kemi mesuar deri me tani se kjo qeshtje aqe madheshtore nuk mund te kryhet ne nguti. Ti e di qe ne kemi fjale popullore per ate qe ngutet.



    Me nderime,

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Gabro Gabi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    zagreb
    Postime
    21
    Me gjithe deshir do te takohesha, por dhe jam i pajtimit qe sa me par te hapet nje faqe e till
    nje popull nje qendrim

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    Si duhet te duket faqja ne internet.


    Ne faqen kryesore shihet amblema apo stema e Beselidhjes.


    1 Ne kete faqe kryesore shihet grupi ANETARET, te cilet pastaj ndahen ne nengrupe sipas kategorive te ndryshme, pune qe e bejne, pergjegjesive, anetareve te rinje, , grupi i veqant per ideologet, akademiket etj.

    2 Nje grupe tjeter kryesore eshte temat per diskutim, te cilat ndahen ne tema te veqanta te cilat jane qellimi yne i Beselidhjes Shqipetare.

    3 Ne nje grupe kryesore jane edhe postimet e veqanta te Akademikeve dhe ideologeve tjere, pasi qe ata nuk kane deshire te humbin kohen permese forumeve.

    4 Ne nje grupe tjeter kryesore mund te behen propozime nga secili anetar, te cilat propozime pastaj merren per shqyrtim nga ideologet.

    5 Ne kete grupe edhe pse ende eshte heret te diskutohet per qeshtjet financiare. Ne ne Beselidhje nuk do te fillojme me kurfar financa pa pelqimin e ideologeve te te gjitha krahinave dhe natyrishte duhet te diskutohet nga persona ekspert ne kete lamij.

    6 Ne kete grupe mund te diskutohet per te arriturat e deritanishme.

    7 Ne kete grup mund te diskutohet per qeshtje te ndryshme.

    8 Ne kete grupe mund te behet Lidhja (LINKS) me faqet tjera te cilat jane te rendesishme per Shqipetarine.



    Pra secili grup ndahet ne nengrupe apo tema te caktuara dhe qe do te zhvillohet me kohen. Kjo faqe do te jete si nje shtepi, si nje vend takimi, si nje mundesi per te mberri qellimin tone madheshtor.


    Illirian te lutem me trego se a ke mundesi ti ta besh kete, normal me nje ekspert ne kete lamij dhe a eshte koha e duhur te behet kjo. A kemi nevoj edhe pak te presim derisa te sqarohen disa gjera me rendesi.

    Ndegjohemi,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 29-06-2002 mė 09:40

  6. #16
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    BESELIDHJA SHQIPTARE

    po Pelasgian,

    te gjitha ato qe the jane ne program organizativ, te kesaj inisiative dhe organizatoret jane ne veprim, poashtu sikur u morem vesh heren e fundit, koha eshte per te gjitha ato qe jane ne aplikim...Ketu ne vetem mund te japim mendime rreth kesaj inisiative, e cila seshpejti do te vehet ne skene...Te gjitha lidhjet qe kemi me boten shqiptare dhe me atdheun, jane ne nivel dhe secili po kryen detyren e tij...

    Per emblemen e Beselidhjes jane duke punuar disa dhe mund te ofrosh edhe ti nje te tille sipas aftesive tua, qe kur te mbledhen te zgjedhet ajo me e mira...eshte te thuash si nje forme konkursi
    dhe nuk eshte cudi qe te zgjidhet e jotja, ose e dikujt tjeter...te gjithe jemi per me te bukuren, me domethenesen...

    Gjithashtu per faqen e rrejtit - Beselidhja Kombetare Shqiptare, jane disa projekte, ashtu sikurse jane edhe pese projekte te nje Platforme, si Projektplatforma, derisa te perpilohet nje e vetme dhe te shtrohet ne diskutim publik, per plotesime...Kuptohet aty mund te marrin pjese vetem ata qe disponojne me njohuri perkatese...

  7. #17
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    BESELIDHJA KOMBETARE SHQIPTARE

    LAJMERIM

    FAQJA E RE NE INTERNET - BESELIDHJA KOMBETARE SHQIPTARE

    Lajmerohen te gjithe te interesuarit, qe deshirojne te marrin pjese ne diskutime per inisiativen - Beselidhja Kombetare Shqiptare, ne faqen e re ne internet, qe te japin kontributin e tyre
    te gjithanshem, duke disponuar njohje kompetente te ceshtjes shqiptare, kualifikime sa me te peraferta perkatese, me biografi sa me te pastra kombetare - mund te merrni hyrjen ne rrjetfaqen e re, per kete inisiative, permes verifikimeve personale dokumentare, me prezentim real - sipas procedures inicuese - mund te paraqiteni per verifikim separi ne adresen elektronike:

    bashk01@aol.com

    post skript: cdo paraqitje anonime, apo per qellime te caktuara
    nuk mund te regjistrohet ne kete inisiative! Do te merren per baze
    cilesite kombetare dhe afirmative, me njohje te mirefilte! Ky verifikim eshte sikurse nje vize per te hyre ne inisiative vepruese!

    Jemi krenar para popullit e atdheut, si inisiatore te paster si dielli
    me te gjitha energjite tona dhe nuk ka askush as me te voglin dyshim ne punen tone atdhetare, as asnje fakt negativ askush nuk mund ta vertetoje per neve, si inisiatore te kesaj ceshtjeje kombetare shqiptare! Vertetojne biografite tona reale, para popullit shqiptar, para miqve dhe armiqve te kombit - haptazi!

    Paraqitjet behen deri me 10. Korrik, 2002.

    nga keshilli koordinues

    30.Qershor, 2002.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 30-06-2002 mė 10:22

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    IDETE-PLANET-PROPOZIMET


    Edhe pse ne ende gjendemi ne fazen pergaditore perseri ne bejme nje plane per te cilin mundihemi ti gjejme sherimin.

    Pra cilat jane idete, planet, propozimet. Kesaj pyetje mund ti pergjigjen gati secili shqipetar i rendomte ne rruge. Secili nga ne e dime se qka eshte keqe dhe qka na duhet. Problemi eshte se si keto te trasferohen ne nje realitet te dukshem.

    Nese Psh. marrim per qeshtje rrugen Durres-Tirane-Prishtine, e cila sipas mendimit tim eshte ne De Facto arritja e qellimit. Si mund te transferohet kjo ide, propozim ne realitet.? Nese i marrim per shqyrtim te gjitha gjerat qe duhet te rregullohen do te ishte nje list aqe e gjate sa do ta frigonte edhe Ameriken.

    Kjo me perkujton shkrimtarin i cili filloj te shkruaj 100 romane mirepo nuk arriti te perfundoj asnje.


    Une propozoje qe e gjithe forca Shqipetare te koncentrohet vetem ne realizimin e suksesshem te magjistrales Durres-Prishtine. E kjo te mos eshte nje rruge me nje vije, apo dy vija. Te behet kjo nje magjistrale me tri vija ne secilin drejtim, magjistrale kjo si te gjithe tjerat Evropiane.

    Qka ndodhe nese ne hapemi shume, duke u munduar te zgjedhim qdo problem qe ekziston. Te gjitha do te mbeteshin fillime, por jo perfundime. Sidomos do te kishin efekt te madh negativ ne projektin kryesor, ne shtyllen kryesore te bashkimit te popujve tane, Rruga e Bashkimit.


    Me nderime,

  9. #19
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    BESELIDHJA SHQIPTARE

    Format e koordinimit te kesaj inisiative jane te ndryshme, te cilat te gjitha cojne ne nje pikeqellim, neper faza te realizimit. Separi
    anulimi i kufirit politik Kosove-Shqiperi, te cilin as e mendoj nje kufi vllaznor - por thjeshte Shqiperi etnike...Probemet jane ne Kosoven Perendimore, Lindore e Jugore deri me Camerine (qe eshte e drejte e secilit shqiptari t'i kujtoj), si pjese te pandashme
    te atdheut shqiptar dhe te veproj per bashkim - te cilat keshtu nen pushtime nuk mund t'i kene as t'i realizojne kurre, as te drejtat themelore te njeriut (pervec ndoshta ne irjm, ku shqiptaret do te jene per nje kohe element shtetformues dhe barazia e shqipes zyrtare - me kushtetute, ku procesi po ecen me hapa breshke, nga dredhite politike maqedone).

    Mbajtja e nje Kuvendi kombetar me perfaqesues te te gjitha trevave shqiptare, si shpallje boterisht e ceshtjes shqiptare, qe kerkon zgjidhje akute, permes nje Beselidhjeje, te realizuar me nje Platforme - do te ishte me interes kombetar!

    E sa per inisiativen, per rrugen Durres-Tirane-Prishtine, une kam nje propozim konkret aktiv me nje aksion te pjeseshem, ku te gjitha ata qe po bisedojne ne ate forum, per ta ndihmuar ate Rruge Kombetare te kryhet sa me pare - te gjithe le te shkojne per pushime ne Shqiperi dhe secili nga 30 dite, kesaj vere dhe ta rroku kazmen e lopaten e te punoj fizikisht ne ate rruge, per ndihme konkrete - te ofrohemi, te punojme, si nje aksion vullnetar kombetar! Kjo sipas mendimit tim do te ishte ndihma me e madhe nga ky forum, ne menyre te organizuar! Nga aksionet e detyrueshme te dikurshme - ne aksione vullnetare kombetare! Dikush mund te thote: atje ka mjafte punetore, por ti bere punen tende!
    Poashtu edhe per shkollat, secila koloni shqiptare nga secili shtet ne diaspore te organizoj pune e ndihme vullnetare, ta mbaroj nje shkolle atje ku eshte me e nevojshme ne atdhe!
    Ky eshte mesazhi im, si nisme e mbare!

    Ka mjafte forma organizative, per ta ndihmua bashkimin e kombit
    - jo nga kolltuqet e zyrat, por drejpersedrejti ne pune vullnetare, aty ku ti mund ta japesh kontributin tend profesionalisht!

    Pune te Mbare!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 30-06-2002 mė 22:45

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    BESELIDHJA SHQIPETARE

    Po Illirian,

    Me pelqene kjo ide dhe eshte jashzakonishte e suksesshme.

    Kjo do te ishte shume mire te organizohej ne menure te hapur e te rregullte. Te gjithe anetareve do tu sigurohej ushqimi dhe fjetja aty afer, normal siguria. Askush nuk do te paguhej sepse ky eshte nje aksion kombetar, ku kombi, ne te gjithe do tia shihnim hajrin. Ketu ne menyre praktike do te bashoheshin shqipetaret nga te gjitha viset. Rast qe te njohin njeri tjetrin me afer.

    Me siguri e mbane ne mend se nje aksion i till zgjate rrethe nje muaj, per arsye te ndryshme.

    Ajo qe i ka munguar dhe ende vazhdone ti mungoje popullit tone eshte organizimi. asgje tjeter.

    Shume ide e mire qe mund te transferohet ne realitet per nje kohe shume te shkurte.

    Me nderime,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 30-07-2002 mė 00:26

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •